Portali i forumit

është si të thuash prezantimi i parë i forumit dhe ketu gjenden temat me të klikuara ose më të rejat.
Shqiptarët, një popull i mjerë,37 për qind e familjeve,më pak se 10 mijë lekë në muaj
Një sondazh i publikuar sot në Tiranë, pjesë e Vrojtimit Social Europian zbuloi një situatë tragjike sa i përket të ardhurave të familjeve shqiptare, të ardhura që qenë matur për herë të fundit nga Instituti i Statistikave pesë vjet më parë, pra para fillimit të krizës ekonomike botërore. Sondazhi, cilësia e të cilit konsiderohet shumë e lartë, zbuloi se afro 37 për qind e familjeve shqiptare disponojnë të ardhura mujore prej më pak se 9,630 lekë, një shifër kjo poshtë minimumit jetik, duke sugjeruar se varfëria është rritur me hapa marramendës gjatë viteve të fundit. Sondazhi zbuloi gjithashtu se 20 për qind e Njësive Ekonomike Familjare kanë të ardhura mes 9,600 dhe 15,600 lekë në muaj, ndërkohë që vetëm 1.2 për qind e...
Burri hyn në internet për të parë p*rno, sheh gruan në 11 video
Ramadani kishte hyrë në një internet kafe dhe për të parën herë siç tregon vetë ai, kishte vizituar një adresë web-i me përmbajtje p*rno. Gati sa nuk i ra të fikët, pasi teksa lundronte në faqe interneti p*rno, gjeti disa video ku protagoniste ishte as më pak dhe as më shumë por vetë gruaja e tij me të cilën kanë katër fëmijë. Siç informon agjencia e lajmeve noa.al, egjiptiani vrapo në shtëpi për ti kërkuar shpjegime së shoqes e cila fillimisht i mohoi akuzat duke e quajtur të çmendur. Pas kësaj gruaja e zënë mat pranoi pasi i shoqi Ramadan, i tregoi një nga 11 filmat ku ajo bënte seks me një tjetër. Gruaja pranoi se kishte pasur marrëdhënie seksuale me një ish të dashurin e saj gjatë martesës pasi nuk e donte më të...
Shqiperia e 5-ta ne Evrope per numrin e divorceve Numri i divorceve në vendin tonë dëshmon se tashmë ky fenomen social po zgjerohet gjithnjë e më shumë. Vetëm në 4 muajt e parë të vitit 2013, sipas statistikave të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, rezulton se 937 çifte kanë kërkuar zgjidhjen e martesës së tyre. Ndër to 563 martesa janë ndërprerë me vendim gjykate, ndërsa 374 janë ende në procedurë. Sipas statistikave të publikuara në websiten e Gjykatës së Tiranës, vitin që lamë pas janë regjistruar 1787 kërkesa për divorc. Numri më i madh i divorceve vërehet në rrethet e mëdha, ku kryeson Tirana, shkak për të nuk është vetëm për numri më i madh i popullsisë, por edhe për një sërë faktorësh të tjerë. Psikologë pranë...
Dy prijës fetarë të qytezës së Fushë Kosovës kishin dalë për t’i pastruar të premten varrezat ortodokse në Fushë-Kosovë, dhe për t’iu dhënë një porosi komuniteteve se dëmtimi i varreve e përmendoreve të të vdekurve nuk i ndihmon askujt.“Qëllimi i vizitës në varreza, është që të tregojmë se secili prej nesh duhet t’i mirëmbajë, jo vetëm varrezat e veta, por të gjitha varrezat në Fushë Kosovë, si ato ortodokse, myslimane dhe rome. Dhe, që të mos shkatërrohet ajo që njerëzit tanë, si ortodoksët, myslimanët dhe romët, ndërtuan, por t’i ruajmë ato varreza, t’i pastrojmë dhe t’i rregullojmë”, tha Nikolla Dragiçeviq, prift ortodoks i Fushë Kosovës. Gjatë shëtitjes disa minutëshe nëpër varreza, vullnetarët që kishin dalë për të pastruar...
Njerëzit vs Kafshët - Zhdukja e faunës në Shqipëri
Në një raport të inventarit të faunës në Shqipëri publikuar nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave vihet re se si ka ndryshuar popullsia shtazore në vendin tonë gjatë pjesës së dytë të tranzicionit, pra vitet 2000-2010. Raporti në fjalë thuajse të lë të shokuar kur shikon se si mbrenda një dekade popullsia shtazore në Shqipëri po shkon drejt shfarosjes totale. Nga lista prej 19 llojeve të kafshve të egra që jetojnë në pyjet dhe territorin e republikës sonë vetëm 4 prej tyre (Rrëqebull +7, Lunderzë +61, Kaproll +5, Gjel i egër +27) kanë pësuar rritje të ekzemplarve gjatë dekadës së fundit, edhe pse me rritje minimale. Ndërsa pjesa tjetër nga të dhënat statistikore janë thuajse shfarosur duke përmendur thëllëzë e...
I dua lumenjtë e Shqipërisë, urrej rrugët që të çojnë aty
-Zafiri ka më shumë se pesë vjet që jeton në Tiranë. Fillimisht, ka ardhur si turist. ثshtë i pasionuar aq shumë pas peshkimit, rafting-ut dhe shëtitjeve me biçikletë sa që preferoi të mos lëvizte nga vendi që ia ofronte të gjitha këto, Shqipëria. Dhe nuk mendon të lëvizë më tani që e njeh Shqipërinë kaq shumë. Zafir Shumanov na rrëfen se është diplomuar për farmaci, punon si menaxher dhe drejtues muzikor dhe sa herë që ka kohë të lirë shkon të peshkojë, të bëjë rafting ose të ngjisë malet me biçikletë. Ka ardhur nga Maqedonia gjashtë vjet më parë për një udhëtim turistik, ndërsa sot, më saktë një javë më parë, hapi një biznes që do të ofrojë turizëm. “Më ka pëlqyer të peshkoj që në moshën 4-vjeçare, atëherë kur xhaxhai im më...
Kontribuoni për shpëtimin e një jete! 2-vjeçares i duhen edhe 10 mijë euro...
Kontribuoni për shpëtimin e një jete! 2-vjeçares i duhen edhe 10 mijë euro për operacionin 18 mijë euro janë mbledhur në qytetin e Fierit në përpjekje për të shpëtuar vogëlushen Mejsi Xhaxhaj, e cila rrezikon të vdesë për shkak të një tumori të rrallë. Kutia me kontributet për 2-vjeçaren në qytetin e Fierit u mbyll sot, ndërkohë që e ëma e vogëlushes është shprehur se në total janë mbledhur 30 mijë euro nga 40 mijë që kushton operacioni që do i shpëtonte jetën. Nëna e dyvjeçares, Majlinda, i ka bërë thirrje shtetit për ndihmë, teksa e shqetësuar është shprehur se “koha nuk pret pasi gjendja e vajzës po përkeqësohet”. Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” një ditë më parë dhuroi 3 mijë euro për Mejsin, duke iu bashkuar kështu...
Zbulohet vila luksoze e Benet Becit në Prush të Tiranës (FOTOT)
Në fotot që shihni më poshtë, është vila supergjigande, superluksoze e super e shtrenjtë e Benet Becit, kreut të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Në fakt, duket se vetë zoti Beci, i cili do të jetë edhe kandidat i PD për qytetin e Shkodrës, nuk ka harxhuar asnjë lekë. Vila e shtrirë mes pemëve, në një sipërfaqe prej 900 metrash katrorë, është shumë kate dhe është bërë me firma private, më së shumti firma, të cilat kanë marrë rrugë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe gjendet në zonën e fshatit Prush, pak kilometra larg Tiranës, sa kalon zonën e Kombinatit. Jo vetëm kaq, dera e hekurit e portës së jashtme, siç shihet edhe nga fotot, nuk i lejon askujt të afrohet. Dhe për me tepër, vetë banorët thonë se muajt e fundit është rritur...
Një ditë në një jetë
Më bëri përshtypje shumë pozitive një organizim i bukur nga shoqëria Dora e Pajtimit, të cilin e pashë rastësisht në Web, përmes poetes së re Elona اuliq. Vinte shumë energji dhe dëshirë për jetë prej aty, si dhe shumë Shqipëri e mirë. Më poshtë një informacion nga Elona اuliq, si dhe foto nga aktiviteti. “Dora e Pajtimit” - Turizëm Kulturor në Kalanë e Drishtit Me më shumë se 200 pjesëmarrës në veprimtarinë e thurur datën e 27 prillit në Kalanë e Drishtit, aktiviteti i “DeP” u mirëprit dhe u mbyll me sukses. Ishte ditë kjo nën ndjesinë e gëzimit për të rishfaqur bukuritë natyrore, por edhe të banorëve të kësaj pllaje që gjendet jo veç 16 km nga Shkodra. Kllouni Pong ishte protagonisti i ditës që argëtonte, drejtonte dhe u...
Gazetari investigativ italian: Shqipëria destinacion i plehrave toksike
Nga: Aurora Allushaj “Ligji i plehrave një mënyrë për të mbuluar trafikun ilegal. “Shqipëria shihet nga Italia si një vend i botës së tretë” Pamja nga protesta e shoqerise civile kunder importit te plehraveKanë kaluar vetëm 10 ditë nga firmosja e ligjit për importimin e plehrave nga kryeministri Sali Berisha. Në një intervistë për Albaniaplus Presidenti i shoqatës së gazetarisë investigative në Itali Leonida Reitano, tregon prapaskenat që mund të fshihen pas këtij ligj. Ndër të tjera Reitano, thotë se ky ligj është një sinjal rreziku pasi do të bëhet import ilegal i mbetjeve toksike. Presidenti i AGI-t tregon se zbulimi i një të vërtete të tillë nuk do sillte ndonjë reagim nga opinioni publik italian, pasi Shqipëria konsiderohet si...
Studimi i ISHP-së: 40% e të moshuarve, me depresion
Sipas këtij shkrimi, flitet për brezin e lindur në vitet 40-50, dhe fëmijërine e tyre të kaluar në vitet 55-65. Nëse u referohemi shifrave te INSTAT, i bie te jene ne depresion rreth 80 mije vete. Rimbursohen barnat e depresionit? Studimi i ISHP-së: 40% e të moshuarve, me depresion TIRANE- Rreth 40% e personave të moshës 65-75 vjeç në vendin tonë vuajnë nga depresioni, ndërsa më të prekura janë femrat. Të dhënat i përkasin një studimi të realizuar për herë të parë nga Instituti i Shëndetit Publik mbi sëmundshmërinë dhe mobilitetin e të moshuarve. Sipas studimit, dalja në pension, braktisja nga fëmijët apo dhe mungesa e aktivitetit fizik janë disa prej faktorëve që kanë ndikuar në këtë lloj çrregullimi mendor. "Në...
Plakja e popullatës: Makthi i politikbërësve europianë të sotëm
Në disa vende si Letonia apo Portugalia, situata është bërë alarmante. Krijohet rrethi vicioz ku emigrimi sjell prapambetje ekonomike dhe prapambetja ekonomike sjell më shumë emigrim Alan Wheatley, Reuters Shumë kohë pasi kriza e borxheve të kapërcehet, Europa do të përballet me një problem të ri edhe më serioz – si të paguajë për numrin në rritje të të moshuarve. Popullata në disa vende është në stanjacion ose sakaq në rënie, veçanërisht në Gjermani. Kjo do të reduktojë kursimet dhe potencialin për rritje ekonomike. Punëtorët që mbeten po bëhen më të moshuar dhe rrjedhimisht janë më pak produktivë. Kjo do të dëmtojë standardet e jetesës. Dhe radhët e pensionistëve po rriten me shpejtësi. Kjo kërcënon skemën e financimit...
Armë për Gadafin, OKB-ja heton Shqipërinë
Shqipëria përmendet në një raport të OKB-së si vend që dyshohet se ka thyer embargon e armëve të vitit 2011 për regjimin e diktatorit të vdekur libian, Muamar Gadafi. Raporti citohet nga një artikull i “Asociated Press”, një pjesë të të cilit mund ta lexoni më poshtë: Armët libaneze po shpërndahen me ritëm alarmant në territore të reja në perëndim të Afrikës dhe në Mesdheun Lindor, përfshirë këtu Sirinë dhe Rripin e Gazës, ku po nxiten konfliktet dhe po rriten arsenalet e grupeve të armatosura dhe terroristëve, shprehet një kolegj i OKB-së. Në një raport për Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të hartuar këtë të martë, kolegji shprehet se rastet e kalimit të paligjshëm të armëve, që bien ndesh me embargon e Kombeve të Bashkuara...
Komunistët kërkojnë referendum për Enver Hoxhën
Komunistët e Gjirokastrës kanë kërkuar referendum për rikthimin e dinjitetit të diktatorit Enver Hoxha. Kërkesa është bërë gjatë një tubimi të organizuar mëngjesin së enjetes, në kuadër të përkujtimit të 28 vjetorin të vdekjes së diktatorit Hoxha. Në këtë tubim komunistët e Gjirokastrës, nën drejtimin e Bujar Sulemanit, kanë kërkuar referendum popullorë për rikthimin e emrit të rrugës së “Enver Hoxhës”. Bëhet fjalë për një rrugë në lagjen Palarto në Gjirokatër, që e lidh zonën me pazarin karakteristik të qytetit. Emri i rrugës është hequr 21 vjet më pare, e aktualisht është pa ndonjë emër tjetër. Krerët e Partisë Komuniste të degës Gjirokastër, duke përkujtuar ditën e vdekjes së udhëheqësit të tyre kanë kërkuar jo vetëm...
Rriten martesat midis shqiptareve dhe maqedonasve Numri i martesave të përziera në rajon ngadalë po rritet, duke sinjalizuar kështu ndryshime thelbësore në Ballkan. Martesat ndëretnik gjithnjë e më shumë po shtohen, duke kundërshtuar fuqishëm retorikën politike, shpesh konfliktuale. “SETimes” sjell një reportazh mjaft interesat në terren, ku zbulohet se numri i martesave ndëretnike është gjithnjë e në rritje, dhe për më tepër ato janë martesa të lumtura.Zllatko Trajkovski e përshkruan jetën e tij në Berovë, Maqedoni si të thjeshtë dhe të lumtur. Ai dhe gruaja e tij kanë “një martesë të mrekullueshme” me dy fëmijë dhe një fermë.Trajkovski është maqedonas, ndërsa gruaja e tij është nga Shqipëria. Ata u takuan nëpërmjet...
Eseja e deputetit të PS për Europën e sotme: “Shumë njerëz po kthehen prej aty, nuk kanë më punë, nuk kanë më shpresë”. Këto janë kohë të vështira për të jetuar në Europë. Nëse nuk do ishte historia, Europa do dukej si një vend pa të ardhme. Sepse, përveç historisë, Europa po humb dy shpikjet e veta të mëdha: demokracinë dhe kishën. Në kohë më të vjetra, Europa ishte fuqia më e madhe në botë, pastaj u bë më e pasura, pastaj më e drejta, ndërsa tani nuk është më asnjëra nga të tria. Ka disa vende që janë më të fuqishme se ajo, ka shumë shtete më të pasura dhe jo pak shoqëri më të lira, më të hapura dhe më demokratike. Europa nuk ka më monopolin e asgjëje. Ndoshta të kulturës. Vazhdon të mbetet një nga dy qendrat e mëdha të kulturës në...
Në të dy gadishujt, e njëjta popullsi iliro-pellazge Stambolli, me mbi 3 milionë shqiptarë Mbi bazën e burimeve direkte, apo të dhënave indirekte që disponojmë, mendohet se vetëm qyteti i Stambollit ka mbi 3 milion shqiptarë. ثshtë qyteti me më shumë shqiptarë në Ballkan, për t’u ndjekur nga qytete-metropole si Tirana dhe Shkupi dhe, tash së voni, edhe Prishtina. Për ngjashmërinë, apo më mirë njëjtësinë e shqiptarit, apo njeriut të Ballkanit me shqiptarin, apo njeriun e Anadollit të tjetërsuar në gjuhë etj., flet e do të flasë më mirë në të ardhmen antropologjia, etnografia, folkloristika e shkenca të tjera. Mjafton të krahasosh instrumentet muzikorë si çiftelia, gërneta e të tjera apo veshjet e një popullate të Detit të Zi...
Valëvitet krenarisht flamuri kuq e zi në tunelin më të gjatë në botë
BERNA- Punimet në tunelin më të gjatë në botë, atë të “Gotthard Baze” në Zvicër janë në gëzimin më të madh. Në këtë foto shihen minatorët, të cilën festojnë hapjen e aksit më të gjatë të tunelit në ****ionin Sedrun-Faido. Punëtorët festojnë me flamujt e vendeve të tyre, ndërsa në mesin e tyre shihet edhe flamuri shqiptar që valëvitet nga një punëtor shqiptar. Projekti përbëhet nga dy tunele paralele me pista të vetme, ku secila ka një gjatësi prej 57 km. Qëllimi kryesor i këtij tuneli është rritja e vëllimit të përgjithshëm të transportit në të gjithë rajonin, e sidomos mes Zvicrës, Gjermanisë dhe Italisë. Sipas planifikimeve, në këtë aks do të qarkullojnë trenat e shpejtë, kështu fjala vjen distanca mes Cyrihut dhe...
Ish-të përndjekurit: Policia na kërcënon dhe na vëzhgon në 24 orë
TIRANث - Në Institucionin e Avokatit të Popullit është paraqitur disa herë dhe ka bërë ankesë shtetasi Skënder Tufa, me banim në Bulevardin “Gjergj Fishta”, pallati Nr.2, shkalla 4, apartamenti 20/1 Tiranë. Ankuesi pretendon se, që prej muajit tetor të vitit 2012, ai së bashku me shtetasit Fatmir Lloçi, Petrit Lipo dhe Besim Valeri, të gjithë ish-të përndjekur politik të regjimit komunist dhe pjesmarrës në grevën e urisë të zhvilluar nga ky grupim shoqëror gjatë muajve shtator-tetor 2012, mbahen në vëzhgim 24 orë në 24 nga punonjësit e policisë kriminale të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë. Gjithashtu ankuesi pretendon se, ai dhe grupimi i tyre ndjehen nën presionin e policisë dhe të kërcënuar prej saj, sepse në mënyrë...
Nëse tenton të bësh  Se.ks  me zor me gruan denohesh, batuta mes deputetësh
Amendime që do të bëhen në Kodin Penal, mes të cilave edhe nisma që ndëshkon bashkëshortin me burg nëse kryen marrëdhënie sek.suale pa dëshirën e gruas janë kaluar me batuta dhe ironi në komisionin parlamentar të ligjeve. “Po në fshat mund të na pyesin, si do flemë me gratë do flemë me procesverbal? Gjobën kur ta paguajë, kush do ta marrë, gruaja, po në darkë si do ndodhë? Psikologjia është për një terren kur familja fle në një shtëpi me 3 kate, apo në një dhomë e kuzhinë? Dhe në fund, i di ministri i Brendshëm këto propozimet tuaja apo jo?”, ironizoi deputeti socialist i komisionit të Ligjeve, Pandeli Majko. Por përgjigja e deputetes propozuese të ndryshimeve ligjore, ministres së Integrimit Majlinda Bregu kishte po atë masë ironie...
Kërkon mbrojtje nga policia, e përcjellin duke i thënë: “Telefono 129”
Lavdije اerepin, një grua e cila ndihet e kërcënuar nga një person me precedent penalë i cili i ka dhunuar edhe bashkëshortin kohë më pare, nuk është marrë seriozisht nga policia e Shtetit ku ajo ka shkuar për të lkërkuar ndihmë. Nuk ke nevojë për urdhër mbrojtje. Merr 129”, i kanë thënë policët e komisariatit nr.6, duke e përcjellë. “Të shtunën ai ka ardhur poshtë pallatit tim, i është afruar vajzës time dhe unë kam bërtitur, se kam frikë mos i bën gjë vajzës. Se ai më kërcënon me mesazhe duke më thënë “Do të masakroj si burrin tend. Kam kërkuar mbrojtje dhe ata më kanë thënë që nuk kemi se çfarë t’i bëjmë , sepse D.B, u ka dhënë lekë policëve për ta lënë të lirë”, tregon Lavdija në një intervistë mediatike duke shtuar...
Jeton pa gjysmën e kokës (VIDEO)
Amerikani Carlos Rodriguez ka vite që paguan për jetën e shfrenuar dhe gabimet e bëra. Rodriguez ka thyer kafkën dhe ka dëmtuar një pjesë të trurit pas një aksidenti që ka ndodhur vite më parë, pasi ai përdori makinën duke qenë i droguar. Ai tani i ka vënë vetes detyrë që t′u spjegojë të rinjve pasojat e drogës dhe alkoolit. Mesazhi i tij është i shkurtër dhe i qartë: "Po përdorët drogë dhe alkool, fundi do të jetë si i imi". /albeu.com/ Shikoni videon me pamjen trishtuese të kokës së Carlos Rodriguez: http://www.youtube.com/watch?v=Xix4Yllz-gU
Historiani nuk do të donte të ishte mes firmëtarëve. Pëllumb Xhufi: Peticioni, me maraz “anti-Turqi” “Ka ndërhyrë më parë dhe Italia, Bashkimi Sovjetik, Greqia, por s’është reaguar kaq ashpër” Sipas historiani tekstet tona duhen korrigjuar, e kërkojnë ose jo të tjerët. “Turqia partner, këtë e kuptoi Ismail Qemali, Noli dhe Enveri” “Nuk do ta kisha nënshkruar edhe sikur të më ishte ofruar”. Kështu shprehet historiani Pëllumb Xhufi në lidhje me peticionin kundër ndryshimit të teksteve të historisë në Kosovë, me kërkesën e qeverisë turke. Në një intervistë për “Panoramën” historiani thotë se tekstet e historisë kanë nevojë për t’u riparo, pavarësisht nëse këtë e kërkojnë të huajt ose jo. Ai e konsideron peticionin “politik” dhe...
Të dielën me orë verore, akrepat 60 minuta para
Edhe në Shqipëri orët të dielën do të lëvizin 60 minuta para, një ndryshim ky që ndodh në javën e fundit të marsit dhe zgjat deri në javën e fundit të tetorit. Llogaritja verore e kohës fillon të dielën në mëngjes më 31 mars, në orën 02:00 pas mesnate, kur me zhvendosjen e akrepave për një orë përpara koha do të llogaritet si 03:00 pas mesnate. Në vende të tjera, ky ndryshim do të ndodhë sipas orëve përkatëse lokale. Për vendet e Bashkimit Evropian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast. Ndryshimi i orës më parë në Evropë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën ta çojnë përpara orën, në mënyrë që të shfrytëzonin më...
Perseri nje "Leter e Hapur" (Letra eshte shkruar ne kohen e zhgjedhjeve lokale ne Shqiperi) “Kandidatit” për Nobel, Ismail Kadare O gjeniu ynë i madh, Kadare! O populli ynë “i vogël” shqiptar! Thashë të bëja dhe unë një nga “këto” letrat e hapura, se kurrë nuk e kam provuar më parë. Një herë thashë ta bëja anonime, si Jovan Bregu, por kur lexova letrën tënde, o Gjeniu ynë, kur pashë nivelin e të shkruarit tënd sipë(mje)ran, mendova le të dalë ku të dalë... M’u kujtua që të gjitha “Letrat e Hapura” që u janë drejtuar shqiptarëve, popullit në dekada, pra, e kanë origjinën nga Gjinokastra (!). E mbani mend të nderuar lexues, që të gjithë Letrat e Hapura që dilnin nga korridoret e krimit të KQPPSH-së, i hartonte një gjirokastrit...
Pensioni, kafshatë që s’kapërdihet
Rrëfimi i Flora Vatës na tregon gjendjen në të cilën ndodhen shumica e moshës së tretë në Shqipëri. Detyrimet dhe pamundësia për të siguruar qoftë edhe një kafshatë buke Një vizitë tek mjeku, ilaçe dhe ca fruta. Vetëm kaq mund të blejë Flora me pjesën e mbetur të pensionit Luela Myftari Shekulli -ثshtë koha kur të gjithë politikanët premtojnë midis shumë të tjerave edhe rritjen e pensioneve. Po sa e vërtetë është kjo, mbetet për t’u vërtetuar në të ardhmen. E megjithatë, të moshuarit shqiptarë nuk kanë shumë shpresa. Madje, edhe ata që besojnë në rritjen e pensioneve, janë të sigurt edhe për rritjen e taksave, çka do të thotë se ato që do t’u japin, do t’ua marrin sërish. Midis shumë të moshuarve, Flora Vata është ajo që na shfaqet...
Irani paralajmëron fillimin e Luftës së Tretë Botërore
Ministri i Jashtëm i Turqisë kritikoi Iranin për reagimin ndaj vendimit të NATO-s mbi dislokimin e raketave Patriot në kufirin midis Turqisë dhe Sirisë. Vendimi i NATO-s i ka shtuar tensionet mes Iranit dhe Turqisë, marrëdhëniet mes të cilave kanë qenë të tensionuara edhe më parë lidhur me krizën në Siri. Davutoglu tha se në vend që të kritikojë sistemin Patriot, Irani duhet t’i thotë qeverisë siriane të ndalë shtypjen ndaj popullit të vet, si dhe provokimet ndaj Turqisë përmes shkeljeve kufitare. Teherani e ka dënuar me forcë këtë veprim. Shefi i forcave të armatosura iraniane paralajmëroi, se vendimi për vendosjen e sistemit anti-raketë rrezikon fillimin e Luftës së Tretë Botërore. Presidenti Iranian Mahmud Ahmadinexhad e anuloi...
Lindita Senia: Një nënë që ndihmon fëmijët me sindromën Down
Prej eksperiencës personale ajo është shtyrë të ndihmojë edhe nëna të tjera në pozitat e saj. Teksa rrit djalin e saj me sindromën daun, ajo ka menduar të hapë një qendër për kujdesin e këtyre fëmijëve dhe këshillimin e nënave të reja. Lindita Senia do kishte dashur që fëmija e saj të ishte “si gjithë të tjerët”. Ardhja në jetë e djalit të saj të tretë, me sindromën daun do t’i ndryshonte jetën. E përplasur me gjithëfarë vështirësish, shikimesh keqardhëse, paragjykimesh, ajo ka vendosur të hapë një qendër terapeutike të këtyre fëmijëve dhe këshillimin e prindërve të tyre, të cilët më shumë për mungesë informacioni, i braktisin ata. “ثshtë një sindromë, e cila nuk vjen si pasojë e trashëgimisë, por ndodh në mënyrë rastësore, një...
Alket Rizai dorëzohet. Nuk kishte as granata e as eksploziv.
Alket Rizai i reziston ndërhyrjes së forcave speciale në burg: Ose më vrisni, ose më lini të lirë 19:37-Ka marrë fund me sukses pengmarrja në burgun grek të Malandrinos. Shqiptari Alket Rizai, është dorëzuar pas 24 orësh pengmarrje tek forcat e policisë greke. Mësohet se ka qenë vetë ai që ka thënë: “Mori fund gjithçka.” Mediat greke thonë se shqiptari i dënuar në burgun grek nuk mbante vërtet në dorë eksploziv apo thikë, por vetëm pjesë metalike të një radioje të shkatërruar. Mësohet se drejt tij u nisën tre skuadra speciale me nga 2 snajpera. Mësohet se pengjet gëzojnë shëndet të plotë pas përfundimit të pengmarrjes. Rizai morri peng ditën e shtunë në mbrëmje 5 oficerë policie, në bashkëpunim me 2 të dënuar të tjerë. Ai...
E zhdukin me gjithë familje sapo botoi librin me të vërtetat e 11 shtatorit!
Ish piloti, Phillip Marshall pas publikimit të librit të tij me të vërtetat dhe ato që fshihen pas sulmit terrorist të 11 shtatorit, zhduket misteriozisht sëbashku me familjen e tij! Librat e tij për konspiracionin e ngritur për 9/11 “The Big Bamboozle:.9/11” dhe “Lufta kundër terrorizmit” shqetësuan shumë ata të cilët fshihen pas sajimit të këtyre ngjarjeve të mëdha. Gjatë periudhës së përpunimit të fakteve dhe të dhënave që ai kishte grumbulluar dhe po i pasqyronte në librat e tij, ai shpesh herë e kishte akuzuar qeverinë e George W. Bush, duke dhënë dhe detaje tronditëse. Marshall kishte deklaruar: “Arsyeja e vërtet që sulmi ishte i suksesshëm, qëndron në atë të një aktiviteti të brendshëm ushtarak të koordinuar mirë që...
Zbardhet pakti i fshehtë PS-PD për kthimin emrave sllavë
Rama dhe Ruçi takim me kreun e Komunës të dalë me votat nga koalicioni i djathtë. Në Kuvend është dorëzuar nisma e demokratëve për kthimin e Liqenarit në Pustec. Rama: Votoni pro! Luis Tanushi - Ndonëse deputetët socialistë votuan kundër sllavizimit të emërtimeve të komunave në juglindje, burime nga selia rozë bëjnë të ditur se grupi i PS-së do të votojnë pro në seancë plenare. Ndryshimi i qëndrimit ka gjetur të papërgatitur anëtarët e Komisionit të Ligjeve në mbledhje e grupit parlamentar socialist, të cilët ishin të përgatitur që në seancë e së hënës të votonin kundër. Të mbledhur për të diskutuar rreth qëndrimit që do të mbajnë ndaj ligjeve në seancën plenare të së hënës, pas diskutimeve me kryetarin Rama, u vendos që të...
Kryeministri Berisha ka propozuar sot, që të ulet mosha e votuesve nga 18 vjeç në 16 vjeç. Në mbledhjen e grupit të PD-së, kryeministri Berisha kërkoi nga kreu i grupit Astrit Patozi, që ta konsultojë këtë propozim me kreun e grupit të PS-së Gramoz Ruçi, por edhe me krerët e grupeve të tjera parlamentare. “Para se të ndalem tek reformat që vijnë kësaj jave në Parlament do t'i kërkoja kreut të grupit parlamentar të negociojë me Gramoz Ruçin dhe me krerët e grupeve të tjera parlamentare uljen e moshës së votimit në 16 vjeç. Janë me qindra të rinj, të cilët më pyesin në facebok dhe me sms, po ne a do të votojmë? Po ne pse nuk votojmë? Mirëpo, po të rrimë ta mendojmë thellë, moskonsiderimi i tyre dëshmon një prapambetje. Kjo është një...
Gjysma e rinise shqiptare kerkon te largohet nga vendi, vetem 10% interesohen per...
Gjysma e rinise shqiptare kerkon te largohet nga vendi, vetem 10 perqind interesohen per politiken Fondacioni Fridrih Ebert publikoi një studim mbi mendimet e rinisë shqiptare për të sotmen dhe të ardhmen e afërt, bazuar tek një sondazh i gjerë në të gjithë territorin e vendit Zeri i Amerikes (VOA) ne nje material te vetin raporton duke cituar kete sondazh se të rinjtë nuk duket se kanë ndonjë ndikim në rrjedhën e ngjarjeve, derisa shprehen skeptikë për shumicën e pyetësorit. Studimi ka nxjerrë që më shumë se 50 përqind e të rinjve janë të gatshëm të emigrojnë jashtë vendit dhe afërsisht po aq mendojnë se përmirësimi ekonomik i Shqipërisë në 10 vitet e ardhshme do të jetë modest, por gjithsesi, sipas tyre, ajo mund të jetë...
Nënë Tereza “e gozhduar”
Gazeta Metropol Nënë Tereza nuk është “humanistja” që njohim. Prapa sakrificës së saj duket se fshihet diçka tjetër. Kjo është hija që hedh mbi figurën e shqiptares Nënë Terezë një studim i kryer nga një grup akademikësh kanadezë. Sipas këtij studimi, thuhet se, Nënë Tereza është vetëm një produkt i suksesshëm i raporteve me publikun. Kjo për shkak se, sipas studimit, ajo ishte një grua që të varfërve e të sëmurëve u gjente strehim në vende të mjerueshme, megjithëse kishte qasje në pasuri marramendëse. Duke raportuar për këtë ese kontroverse, gazeta “The Times of Indi” nënvizon se në studim thuhet që “vuajtjen e të pafuqishmëve Nëna Terezë e përjetonte si një gjë të bukur – në vend që ta luftonte atë”. Thënë ndryshe...
Zjarr në uzinën e Ballshit, 3 të lënduar.
Një shpërthim i fuqishëm në uzinën e qytetit të Ballshit ka vënë sot në alarm banorët e kësaj zone. Lajmi për zjarrin është konfirmuar nga vetë shefi i zjarrfikeseve në qytetin e Ballshit, ku sipas tij uzina është përfshirë nga flakët si pasojë e shpërthimit të një depozitë të nëndheshme me naftë në këtë uzinë. Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur shefi i këtij reparti dhe njw punonjës të cilët janë transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Fierit në gjendje të rëndë, gjithashtu është plagosur dhe një tjetër person, që mendohet të jetë roja i repartit, i cili është transportuar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkaq në vendngjarje gjenden uniformat blu dhe forcat zjarrëfikëse, të cilat po...
Padi në Kushtetuese për shkrirjen e Aleancës Kuq e Zi
Luis Tanushi -Organizata “Lidhja Radikale” pretendoi se AK-ja nxit urrejtjen racore,etnike dhe krijon destabilitet në marrëdhënie me fqinjët luis tanushi Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i vendimit nr.2747, datë 21.03.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për regjistrimin si person juridik të partisë “Aleanca Kuq e Zi”. Mësohet se organizata “Lidhja Radikale”, i është drejtuar kushtetueses duke kërkuar nxjerrjen jashtë ligji të AK-së duke pretenduar se me deklaratat e drejtuesve të kësaj partive me tone nacionaliste ka nxitur urrejtjen racore dhe etnike. Sipas pretendimeve të drejtuesve të “Lidhjes Radikale”, kryetari i partisë “Aleanca Kuq e Zi”, në fjalimet e tij, të transmetuara nga...
Haradinaj merr titullin “Nderi i Qarkut të Beratit”
Ish-kreu i UاK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë sot titullin “Nderi i Qarkut të Beratit” në një ceremoni, që është zhvilluar në ambientet e universitetit, për kontributin e اmuar në اlirimin dhe fitoren e pavarësisë së Kosovës. I shoqëruar nga një staf mjaft i ngushtë, Haradinaj mbërriti fillimisht në Këshillin e Qarkut, ku u prit nga kryetari Petrit Sinaj. Ai e njohu ish-kryeministrin e Kosovës me resurset e këtij qarku, pozitën gjeografike si dhe mundësitë për bashkëpunim ndërmjet komunave të Kosovës dhe njësive vendore të këtij qarku. Më pas, ceremonia ka vijuar në sallën e konferencave të Universitetit të Beratit, ku morën pjesë deputetë, pushtetarë lokalë dhe studentë. Nënkryetari i parlamentit...
Tekstet e historisë do të vlerësohen dhe nga turqit
Komisioni për Rishikimin e Teksteve të Historisë, i formuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka përpiluar një raport, i cili para finalizimit do të shikohet dhe nga ekspertë nga Turqia. Në muajin mars, një grup ekspertësh nga shteti turk do të vijnë në Kosovë për të konstatuar nëse janë hequr termat në tekstet e historisë që qeveria e tyre kishte kërkuar të ndryshohen me arsyetimin se ofendohej e kaluara e këtij shteti - Perandorisë Osmane. Por, gjithë këtë ata do ta bëjnë në konsultim me anëtarët e Komisionit për Rishikimin e Teksteve të Historisë, e pa mohuar as autorët e teksteve, mendimi i të cilëve sipas MASHT-it nuk do të anashkalohet asnjëherë. Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit kanë konfirmuar se...
Ideologu i Agimit të Artë: Shqipëria është e gjitha provincë greke
Rrëfehet si asnjëherë më parë, përpara Artur Zhejit, ideologu neonazist i Agimit të Artë. Kristos Papas: Shqiptarët një konglamerat popullsish të cilët janë tërësisht me prejardhje greke. Nëse liria e Voiro-Epirit nënkupton dërgimin e ushtrisë do ta dërgtojmë… Jemi në luftë… Ne e dimë se zoti Berisha, mbështetësit e tij, si dhe psikopati zoti Rama, i cili kishte paturpësinë të bëntë deklarata të njëjta në qendër të Athinës, në një veprimtari në pallatin Sporting, trumbetojnë një tendencë më të përgjithshme të popullsive atje, pra të popullsive tuaja, të cilët në rrugëtimin historik treguan se nuk dinë të mbajnë as besën, por edhe se arritja e tyre luftarake e vetme dhe më e madhe është placckitja 1-Zoti Papas partia juaj Agimi i...

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top