Portali i forumit

është si të thuash prezantimi i parë i forumit dhe ketu gjenden temat me të klikuara ose më të rejat.
Zvicra, sa shumë armë dhe sa pak vrasje
Zvicra e armatosur Nga: Emma Jane Kirby, BBC Zvicra ka një nga normat më të larta në botë të pronësisë së armëve të zjarrit, por ka shumë pak krim rruge të kryer me armë. Kështu, kundërshtarët e planeve për kontrollin e armëve e lavdërojnë Zvicrën si vendi ku armët e zjarrit luajnë rol pozitiv në shoqëri. Megjithatë, kultura e armëve në Zvicër është unike dhe pajisja me armë është shumë më e mbikëqyrur nga sa imagjinohet. Përgjatë sulmit, Anne Ithen i mbajti sytë e mbyllur. “Unë nuk desha ta shihja se çfarë po ndodhte. Nuk doja që ato pamje të mbeteshin në kokën time për pjesën tjetër të jetës… por megjithatë mbaj mend gjithçka, çdo detaj”, thotë ajo. “Nëntëdhjetë plumba u qëlluan dhe natyrisht pati edhe një bombë artizanale...
E therën për së gjalli pse u pagëzua i krishterë, videon e publikua ne internet
Absurde! Nga mysliman, i krishterë dhe nga krishterë i… vdekur! Ky ishte dënimi që morën për të një grup myslimanësh fanatik në Tunizi. Dhe e gjitha kjo pse? Pse ai ndryshoi besimin fetar dhe braktisi myslimanizmin! Ekzekutuesi për dy minuta rresht mundohej t’i priste kokën të sapo pagëzuarit i krishterë, në shenjë dënimi pse ai refuzoi All-hun! Dhe si mos mjaftonte kjo, sapo mundi ti presë kokën, e mori atë dhe e shëtiste si trofe duke kënaqur kështu urrejtjen e tij të sëmur. Por, më e pabesueshmja e incidentit të pa precedent ishte se autorët e vrasjes makabre, e filmuan atë duke e publikuar në internet, madje videoja e horroit, u publikua dhe nga televizioni Egjiptian, gjë që neveriti së tepërmi prezantuesin e tij, duke u...
اfarë mendon bota për ne?
Sipas një harta të plotësuar automatikisht nga gjigant i motorëve të kërkimit “Google”, qytetarët e Shqipërisë shihen si “të këqinj”. Shumica e përfundimeve dalin automatikisht sapo emri i një vendi të caktuar shtypet në motorin e kërkimit. Formuesit e hartës kanë zëvendësuar emrat e shteteve me jehonën që kanë në internet vendet.Sipas hartës së vendeve Evropiane, Britania e Madhe shihet si “grackë”, Danimarka si “burg”, Franca si “bakon”, Polonia “e jashtëzakonshme”, Ukraina “e pafuqishme” ndërsa Italia shihet si “e ngrënshme”. Sa u takon vendeve nordike, Norvegjia shihet si “e shtrenjtë”, Suedia “neutrale”, ndërsa Finlanda “e çuditshme”. ​shekulli.com.al
Profilet e diktatorëve, liderët autoritarë, si shfaqen në Twitter e Facebook
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei po poston fotografi bardhë e zi nga vitet e ’70-ta, lideri çeçen Ramzan Kadyrov po poston mesazhe nostalgjike në Twitter mbi jetën e natës në اeçeni, ndërsa Gulnara Karimova e Ilham Aliyev po perfeksionojnë artin e bukur të Instagramit. Radio Evropa e Lirë hedh një vështrim se si këto regjime autokrate po përdorin (ose keqpërdorin) kanalet e mediave sociale për qëllimet e tyre personale dhe politike. Ayatollah Ali Khamenei, Lideri suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei ka një prani aktive në Twitter, Instagram, Google+, dhe, para një muaji në Facebook. Derisa ardhja e Khameneit në rrjetin më të popullarizuar social në botë ka nxitur thirrje për Teheranin që të zhbllokojë...
Benedikti XVI do të japë dorëheqje nga misioni tij papnor
Në Koncistorin e sotëm për shpalljen e shenjtorëve të rinj, Papa Benedikti XVI bëri një deklaratë pa precedent, me të cilën shpalli se jep dorëheqjen më 28 shkurt, pra në fund të këtij muaji. Ja deklarata e plotë: “Të dashur Vëllezër, ju thirra në këtë Koncistor jo vetëm për tre shenjtërimet, por edhe për t’ju komunikuar një vendim me rëndësi të madhe për jetën e Kishës. Pasi rrëmova shumë herë ndërgjegjen time para Zotit, jam tashmë i sigurtë se forcat e mia, për shkak të moshës së shtyrë, nuk janë më të mjaftueshme për të ushtruar si duhet shërbimin tim petrin. Jam mëse i vetëdijshëm se ky shërbim, për thelbin e tij shpirtëror, duhet të kryhet jo vetëm me vepra e me fjalë, por jo më pak, edhe duke vuajtur e duke u lutur...
23 vjet burg për Prendin dhe 25 për Llupon. Hetohet kreu i Gardës.
Në seancën e sotme për ngjarjet e “21 Janarit”, prokurori i çështjes ka deklaruar se Ndrea Prendi dhe Agim Llupo kanë qëlluar direkt mbi protestuesit e vrarë në protestë. Kërkesa e prokurorisë është për dënimin me 23 vjet burg ndaj Ndrea Prendin dhe 25 vjet për Agim Llupon.Në pretencën e prokurorisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Prendi dhe Llupo akuzohen “për vrasje të kryer në rrethana cilësuese dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ish-kreu i Gardës së Republikës Prendi akuzohet për vrasjen e protestuesit Faik Myrto ndërsa ish-gardisti Llupo akuzohet për vrasjen e Hakuran Dedës dhe Faik Myrtajt.Faktet e zbuluara nga prokuroria dëshmojnë se punonjësit e Gardës së Republikës kanë qëlluar mbi 500 herë nga plumbat e të cilëve...
Policia: Kujdes nga fëmijët me letër në dorë, është mënyrë trafikimi
TIRANث - Në Facebook po qarkullon një mesazh i Policisë Shqiptare, që sugjeron shpërndarjen e tij, për të shpëtuar fëmijët nga një mënyrë e re trafikimi, vjedhjeje apo dhunimi të tyre. Ja çfarë shkruhet në të: “Ky mesazh është për të gjithë ata që dalin natën, shkojnë në kinema apo për studentët që dalin nga universiteti apo kolegji. Nëse një fëmijë që qan në rrugë, në çdo lagje, me një adresë në dorë dhe ju kërkon ta çoni atje ku ju shkruan adresa, edhe nëse është afër, ju duhet ta çoni në komisariatin më të afërt dhe jo në adresën ku ju thotë. Kjo është n jë mënyrë e re që përdorin për trafikim organesh, vjedhje, përdhunim. Kopjojeni dhe dërgojeni këtë njoftim në sa më shumë shokë. Mund të ndalosh shumë dhimbje nëpër familje...
Studentët e juridikut shpërndajnë fletushka: “Zonja 3 milionëshe”, shporru nga Fakult
Tek Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin e Tiranës kanë nisur që të shpërndahen fletushka, ku kërkohet largimi i Argita Malltezit si pedagoge në këtë fakultet. “Zonja 3 milionëshe, shporru nga Fakulteti i Drejtësisë,” thuhet në fletushka. “Argita Malltezi Berisha merr 3 milion euro për firmën e babit. Kjo zonjë nuk mund të jetë pedagogia jonë,” thuhet në fletushkën e shpërndarë nga studentët./Tema
E rrallë, një vajzë kthehet në tmerrin e Fierit, grabit femrat në rrugë me pistoletë
Në fotot: Enkelejda Merkaj pas arrestimit nga policia e Fierit Një vajzë 27-vjeçare e cila prej vitesh jetonte në Itali dhe kohët e fundit e kthyer në Shqipëri, është kthyer në tmerrin e vajzave në qytetin e Fierit të cilat i grabit në rrugë me një pistoletë që nga hetimi i sotëm doli se ishte lodër. E veshur sportive, me një pamje moderne, Enkelejda Merkaj lëvizte nëpër qytetin e Fierit me një automjeti tip BMW me targa italiane. Teksa bënte xhiro nëpër rrugët e qytetit, 27-vjeçarja i vinte syrin femrave të veshura bukur të cilat mbanin në duar çanta të shtrenjta apo edhe celularë dhe bizhuteri të shtrenjta. Më pas ajo i ndiqte nga pas me makinë dhe sapo ndodhej në ndonjë rrugë pa kalimtarë të shumtë, Merkaj zbriste nga...
Varfëria në familjen Maska, ushqehen vetëm me bukë
Skamja është e vetmja fjalë që mund të përshkruajë jetesën e familjes së Haxhi Maskës në fshatin Mazhe të Krujës. Familja prej gjashtë anëtarësh nuk ka asnjë burim të ardhurash, ndërsa nuk përfiton as përkrahje sociale nga komuna e Bubqit. Kjo familje mbijeton vetëm me ndihmat që ofrojnë shoqatat e ndryshme humanitare për familjet në nevojë. Kryefamiljari i shtëpisë, Haxhiu është i sëmurë dhe trajtohet herë pas herë në spitalin e Krujës. Bashkëshortja e tij, Xhemile Maska, e cila prej kohësh mjekohet për problem psikike përpiqet të rrëfejë peripecitë me të cilat përballet kjo familje e varfër. “Nuk kam asgjë, asnjë lloj ndihme”, thotë Xhemile Maska. Ndërkohë që Altini, djali i tyre 13-vjeçar i cili mes shumë vështirësish...
Vrasjet e vitit 2012, dy vajzat 18-vjeçare që na tronditën
-Njëra viktimë e “dashurisë” ndaj xhelatit, përfundoi me kokë të prerë, tjera detyrohet të bëhet vrasëse -Masakra në familje dhe vrasje pa autor, të gjitha të kryera me urrejtje. Trupat masakrohen dhe priten copa copa. Kronika e krimit mbushet me kanun dhe mister, me krime pasioni deri te zhdukjet dhe eliminimet mafioze nga Nikoleta Kovaçi -Krimi i vrasjes në 2012-ën në vendin tonë i kaloi të gjithë parametrat që mund të rrokë arsyeja normale njerëzore. Masakrat e njëpasnjëshme përveç numrit të madh të viktimave, këtë vit kanë patur një veçori të frikshme: në prita nuk janë kursyer gratë dhe fëmijët. Vrasjet e grave nuk kanë qenë thjesht krime në familje, ku burrat i masakrojnë derisa iu marrin edhe jetën, por ky vit ka shënuar...
Krujë, familja Mhilli e priti Vitin e Ri me lakra të ziera (video)
ër familjen e Ded Mhillit, me 5 fëmijë ndërrimi i viteve është festuar me lakër të zier. Prej 20 vitesh kjo familje banon në një barake, e cila rrezikon nga dita në ditë shembjen, në fshatin Bilaj të komunës Bubq në rrethin e Krujës. Tryeza e fundvitit në familjen Mhilli është e boshatisur, aty ka vetëm lakra te ziera. Të 7 anëtarët e saj përballen çdo ditë me mjerimin ndërsa një prej 5 fëmijëve ka probleme shëndetësore. Sipas të ëmës mjekët nuk i kanë shërbyer pasi duan para, ndërsa institucionet kanë heshtur për këtë situatë. Familja Mhilli i bën apel qeverisë për ndihmë. /A1 REPORT/ Shekulli Online/ E.L/
Nuk është ky vendi që duam
U mbyllen edhe 12 muaj nga jeta e çdokujt. Një bilanc “Shekulli” ua kërkuar disa individëve. Në përgjigjet e tyre, komentet, qëndrimet dhe sfidat, qytetarët mund të gjejnë të përfaqësuar veten, familjen, të ardhmen e tyre të afërt. Jemi munduar që nëpërmjet një politikani, një nëne që lufton për drejtësi, një ekonomisti, një kryetari bashkie, një gazetareje dhe një këngëtareje, të hedhim një vështrim në vitin që po ikën dhe një shikim nga e ardhmja e vitit që po vjen. Gazmend Oketa i pozicionuar në krahun e një forcë të re partiake, na bën një analizë se si ka qenë Shqipëria në planin ekonomik dhe si e parashikon ai vitin që po vjen. Zamira Durda, gruaja që ka humbur djalin e saj 7-vjeçar nga shpërthimi në Gërdec, një tragjedi me...
Miset sakrifikojnë flokët për të dhënë një mesazh sensibilizues
Misi i parë i Kosovës, e diagnostikuar dikur me kancer, organizon sfilatën e veçantë. Misi i parë i Kosovës disa ditë më herët ka bërë prezantimin e linjës së saj të rrobave ”Aphrodite Couture”, nëpërmjes një sfilate ku të ftuara kanë qenë shumë modele të njohura dhe personalitete pubike. Motoja e këtij projekti ishte ”Jeta nuk është e mëndafshtë, por fustanet tona po” si dhe ”Mbijeto hijshëm”. Qëllimi i asaj nate ka qenë sensibilizimi për diagnostikimin dhe mjekimin në kohë të kancerit te femrat, sëmundje me të cilën është ballafaquar edhe ajo kohë më parë. Për t’u sensibilizuar me të gjitha gratë që kanë luftuar apo janë në luftë me kancerin, miset shqiptare kanë menduar të bëjnë diçka simbolike në shenjë respekti. Të gjitha...
Shqipëria sot duhej të ishte 6 milionë - 1 milion mund të jenë zhdukur ose vrarë
Më 1980 Shqipëria kishte 3.5 milionë banorë, e sot pas gati 35 vjetësh ka 2.8 milionë (INSTAT). اfarë dreqin ka ndodhur, ku u tretën njerëzit, ky është skandal i padëgjuar global. Më 1944 Shqipëria numëronte rreth 1 milion banorë, dhe deri më 1980 kjo shifër ishte ritur me 2.5 milionë të tjerë, që nënkupton faktin se e njëjta rritje duhej të ishte mbajtur të pakten edhe 35 vjetshin në vijim. Sot duhej të ishim 6 milionë. Maksimumi i emigrimit në këto vite nuk kalon 1 milion e 200 njerëz (ja të themi 1.5 milionë). Gjithashtu le të supozojmë se për shkak të kontrollit të lindjeve kemi një 10 përqindësh rënie në lindje, por përsëri mungojnë shumë njerëz, jashtëzakonisht shumë. Sot kemi 2.8 milionë njerëz në Shqipëri, rreth 1.5...
Ne shikim te pare te gjithe do te thonin po. Por une do te doja arsyet e verteta se trojet shqiptare duhet te bashkohen. Dmth duhet te konsiderohet se a ja vlen barra qirane, sepse duhet te derdhet prape gjak. Urgjente Tash qe Kosova u pavarsua une do te doja te dija se a do te duhej te bashkohej me Shqiperine. A duhet te tentojne apo te qendrojne keshtu si dy shtete shume te aferta (sepse te ndara kane numer me te madh). Apo ndoshta me mire nje e i forte se sa dy e te dobet. Ju lutem pergjigjuni gjithcka jo vetem per kete teme, por gjithcka rreth saj, sepse ketu jane edhe shume pyetje qe do doja ti beja, por ate qe keni per te thene thuajeni. Flm
CIA dhe GRU: Si do të jetë Europa në 2035!
Kosova, اamëria dhe një pjesë e Maqedonisë i bashkohen Shqipërisë. Modeli i ri gjeografik, kontinenti “plak” mes ndarjeve dhe bashkimeve, ja modeli i ri i servirur nga shërbimet sekrete ruse dhe amerikane. Nga: Ihor Losev* Harta me mbishkrime cirilike e Evropës perëndimore në vitin 2035. Ja disa shpjegime Në veri ishujt britanikë ndahen në shtete më vete: Anglia (në jug), Skocia (në veri), Irlanda (në veri-perëndim). Në verilindje të Evropës perëndimore krijohet Bashkimi Holandez dhe Valonia. Brenda Francës krijohen shtetet e Lotaringjisë (në perëndim bashkë me Gjermaninë), Piemonti Arab në jug, ishulli i pavarur i Korsikës (kafe e thellë). Brenda Spanjës, do jenë Konfederata Spanjolle, Vendi i Baskëve (në veri) dhe...
“Ndotja bën kërdinë”, raporti i OKB-së: Në Tiranë çdo vit vdesin 500 persona
Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën në raportin për Shqipërinë ka arritur në konkluzionin se në Tiranë vdesin nga ndotja në vitë rreth 500 persona. Në raport theksohet: “Vetëm 40 për qind e popullsisë urbane është e lidhur me sistemin e kanalizimit dhe vetëm një pjesë e vogël e zonave rurale janë të pajisura me rrjete kanalizimesh”. Po kështu, i rëndësishëm mbetet fakti se shumica e shërbimeve të ujit nuk janë në gjendje të mbulojnë shpenzimet operative, ndërsa kjo vjen edhe si pasojë e mungesës së kontrollit të matjeve. Megjithatë, raporti tregon se është ulur mjaft niveli i varfërisë, pasi nga 25.4 për qind që përllogaritej në vitin 2002, në vitin 2008 ai ka shkuar në masën 12.4 për qind. Ky është...
Viruset dhe Dielli kërcënojnë njerëzimin
Përvec parashikmit se Shtetet e Bashkuara dhe Europa bashkë do të parakalohën si fuqi ekonomike nga Azia dhe vendet e saj vazhdimisht në rritje të influencës së tyre, si Kina dhe India, studimi “Global Trends 2030” i Këshillit Kombëtar të Inteligjencës Amerikane, i publikuar kur presidenti amerikan Barack Obama sapo ka fituar mandatin e dytë, flet edhe për kërcënimet kryesore që i vijnë njerëzimit. Studimi i publikuar njëherë në çdo katër vjet, thotë se njerëzimi kërcënohet nga përhapja e patogjenëve vdekjeprurës. “Askush s’mund të parashikojë se cili patogjen do të përhapet mes njerëzve, as kur dhe as ku s’mund të thuhet. Por një gjë e tillë mund të rezultojë në vdekjen e miliona njerëzve në mbarë globin”, thuhet në raport. Studimi...
Kaq afër dhe larg Tiranës, kaq afër dhe kaq larg rrugëve të shtruara të kryeqytetit, kaq afër dhe larg dritave, trafikut, lokaleve zhurmëmedha , jetohet, jetojnë njerëz që presin, që shpresojnë, jetojnë njerëz në një vend që duket si bote paralele e fshehur pas shpatullave të një kryeqyteti që pak ose aspak di për ta dhe jeten e tyre këtu mes maleve. Ndryshe nga kilometrat që janë vetëm një grusht, udhëtimi i kamerave të reportazhit të “Shqipërisë Tjetër”, duket pafund mes gropave që e anojne makinën fortazi majtas e djathtas. Rrotullime të stërzgjatura që zbresin më pas në bregun tjetër të liqenit të Bovillës, nga ku merr uje një pjesë e mirë e kryeqytetit. Shtëpitë e Bruzallës ngrihen lartë mes majash të gjelbërta, aq sa shpesh...
Njerëzit e famshëm që kanë provuar burgun
Nga Al Pacino, Mel Gibson, Sophia Loren deri tek Bill Gates Disa prej mendjeve më të mëdha letrare në histori janë gjendur shpesh në telashe me ligjin. Ndërkohë që pjesa më e madhe ia dilte mbanë që t’u shpëtonte problemeve për shkak të famës së tyre, ka dhe nga ata që s’ia kanë arritur t’ia hedhin paq dhe janë detyruar të kalojnë një periudhë në burg. Disave prej këtyre shkrimtarëve, kjo u ka shkatërruar karrierën, ndërsa për të tjerë burgu ka shërbyer si formues i karrierës letrare. Një prej tyre është Miguel de Cervantes. Për shkak të problemeve financiare, Cervantes punoi si furnitor për “Spanish Armada” e më pas si mbledhës taksash. Në vitin 1597, për shkak të mospërputhjeve në llogaritë e tij të para tre viteve ai përfundoi në...
Femra shqiptare dje, sot dhe nesër…
Femra shqiptare dje, sot dhe nesër… Nga: Dr. Sadik Vrajolli Historia e femrës shqiptare sa është krenare aq është edhe e dhimbshme dhe tragjike. Krenare: se diti ta ruaj identitetin reproduksionin biologjik dhe gjenin shqiptar gjatë okupimit mijavjecar dhe luftrave të pandërprera deri më sot. E dhimbshme: sepse ka qenë e diskriminuar nga prindërit duke ju dhënë përparësi djemve si në shkollim edhe në pronë. E diskriminuar edhe në shtëpinë e burrit dhe e trajtuar vetëm si krah pune, e diskriminuar në shoqëri në punë si dhe në të gjitha segmentet e tjera të jetës. Tragjike: sepse ka qenë pre e dokeve dhe zakoneve patriarkale dhe errësirës religjioze si dhe gjatë luftrave ka qenë gjithmonë cak i sulmeve dhe dhunimeve...
Martohet me vellain e saj goca e Whitney Huston
Jetuan si vellezer per nje dekade, para vdekjes tragjike te nenes se tyre te famshme… Tani, jo vetem qe konfirmohen thashethemet qe cifti jane bashke por dhe puthjet qe publikojne ne Twitter, me nje unaze me gur qe zbukuron doren e zonjushes. Behet fjale per vajzen e Whitney Huston, Bobby Christina dhe vellain e saj te adoptues Nick Gordon. Bobby dhe Nick u rriten si vellezer, pas adoptimit te tij ne moshen 12 vjecare nga mbreteresha e muzikes pop, kur babai i tij u burgos dhe nena e tij nuk ishte ne gjendje te kujdesej per te, thote Daily Mail /Alblive/
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nuk është përkulur ndaj presionit të Turqisë për të votuar pro anëtarësimit të Palestinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Por Berisha ka zgjedhur të “dëgjojë” partnerit strategjik SHBA-të dhe jo vendin vëlla, siç e quan ai Turqinë. Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është përpjekur të bindë Berishën që të mos abstenojë për përmirësimin e statusit të Palestinës në OKB në mënyrë që të votojë pro, por nuk ia ka arritur, raporton gazeta turke “Hurriyet”. Ergodan u kishte thënë gazetarëve se ai personalisht u kishte telefonuar liderëve të vendeve që kishin ndërmend të abstenonin pavarësisht qëndrimit të tyre pozitiv të mëparshme sa i takon çështjes së Palestinës. Kryeministri turk...
SHBA: Shqipëria e humbi statusin
Drejtori i zyrës për Europës Jugore dhe Qendrore në Departamentin amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, në një intervistë për "Zërin e Amerikës" thotë se mungesa e vullnetit dhe bashkëpunimit politik në Shqipëri, bëri që vendi të humbasë rastin për të plotësuar kriteret që kishte vënë Bashkimi Europian. "Ndërsa ende nuk është shuar euforia e përvjetorit, thotë Moore ka po ashtu edhe një dozë të madhe zhgënjimi si në Shqipëri edhe jashtë Shqipërisë, përfshirë edhe në Uashington, se u humbën mundësitë për disa vendime të rëndësishme që duhet të ishin marrë nga parlamenti për të plotësuar kriteret e kandidaturës për në Bashkimin Europian. Zyrtari i lartë amerikan shprehet se BE-ja pas disa ditësh do të dalë me vendimin e saj...
Bomba atomike në Hënë: Plani sekret i SHBA-ës
Në një intervistë, fizikani Leonard Reiffel zbulon detajet e një programi sekret bërthamor amerikan për të hedhur bomba atomike në Hënë. I përfshirë gjithashtu edhe Carl Sagan. -Shtetet e Bashkuara kishin plane për të shpërthyer bomba atomike në Hënë. Kjo është ajo që ka zbuluar në një intervistë Leonardo Reiffel për shtypin amerikan Daily Mail dymbëdhjetë vjet më parë. Tema rikthehet për të ngritur polemika në një distancë të madhe nga ato vite të Luftës së Ftohtë: kjo ishte në gjysmën e dytë të viteve '50 dhe U.S. Air Force u kishte besuar Reiffel dhe kolegut të tij të ri Carl Sagan, një projekt me emrin e koduar "A119" për të studiuar mundësinë e kryerjes së testeve bërthamore në sipërfaqen e satelitit tonë natyror. (...
Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, ëndërr apo realitet?
Mesazhet inkurajuese për idenë e bashkimit të shqiptarëve në një shtet nuk janë vetëm pjesë e euforisë për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, por edhe ide realiste, vlerësojnë njohës të zhvillimeve politike në Kosovë. Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, atij të Shqipërisë Sali Berisha, si dhe përfaqësuesve nga jeta politike e akademike shqiptare, analistët e rrethanave e zhvillimeve politike vlerësojnë se ideja e bashkimit të shqiptarëve është me shekuj e vjetër, por që ka devijuar varësisht rrethanave dhe etapave të zhvillimeve historiko-politike. Profesori Ismajl Hasani thotë se paraqitjet e kryeministrave Thaçi e Berisha, qofshin edhe me eufori, janë legjitime pasi ata kanë folur...
Ndodhi dhe kjo! U fali 3 supermarkete punëtorëve të tij!
U bëri dhuratën më të bukur të krishtlindjeve! Amerikani 70-vjeçar Joe Loueken nga Minesota në vend që të pranojë një nga disa ofertat e shumta që i kishin dhënë atij një sërë supermarketesh të mëdha në SHBA për të blerë dyqanet e tij, ai zgjodhi ofertën më tumirë dhe më bujaren, duka u dhuruar tre supermarketet e tij 400 punonjësve si pjesë e një procesi pronësia të aksioneve nga ana e punonjësve. Mësohet se transferimi i pronësisë do të realizohet më 1 janar dhe nuk do t’u kushtoj punëtorëve as edhe një sent! Numri i aksioneve që do të marrë në pronësinë e tij çdo punonjës, do të bazohet në vjetërsinë e tij në punë dhe nga rroga që merë, ndërsa programi do të shlyej familjen e Joe Loueken për shitjen brenda 5-së vjetëve...
Avionë pa pilotë edhe për pasagjerë?
Prej disa vitesh tashmë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përdorin avionë të vegjël pa telekomandë për të gjurmuar dhe bombarduar talebanët në Pakistan dhe Afganistan. Një teknologji në dorë të disa shteteve të tjerë të rëndësishëm, ajo e aviacionit ushtarak pa pilot çmohet së tepërmi për shkak të mungesës së kostove njerëzore dhe aftësisë për të goditur kundërshtarin nga komoditeti i një zyre të çfarëdoshme. Aktualisht, kjo teknologji po testohet edhe në avionët që kryejnë transportin civil dhe së shpejti, mund të vijë momenti kur udhëtimet do të kontrollohen vetëm nga kompiuteri i specializuar i bordit. Një testim në avionët për udhëtarë pa pilotë do të nisë të zhvillohet përgjatë të gjithë muajit në Britaninë e Madhe dhe...
“The Guardian” denoncon therjen e 1 mijë deleve
Lajmi për therrjen e 1 mijë deshëve dhe deleve në kuadrin e festimeve të 100-vjetorit të pavarësisë ka ngjallur reagime ndërkombëtare, me të përditshmen “The Guardian” që dënoi ashpër këtë “masakër”. Në një shkrim të publikuar në uebsajtin e tabliodit të madh britanik citohej Partia Socialiste, që e konsideroi këtë ngjarje si një “turpërim grotesk”. Në artikull, kjo mënyrë festimi konsiderohej primitive, ndërsa pasqyroheshin kundërshtitë nga brenda Shqipërisë dhe disa organizatave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve. Në mbyllje të artikullit, “The Guardian” denoncoi se pavarësisht përpjekjeve për t’u lidhur me Kryeministrinë apo instutucionet përkatëse, nuk kishte arritur të merrte një koment zyrtar për...
Rekordi i 7-të i Saimirit, një Shqiponjë gjigante
Një shfaqje krejt e pazakonshme në kryeqytet, një performancë e artit modern me autor Saimir Strati, ka shënuar ngjarjen më interesante dhe më origjinale, në këtë 100-vjetor të pavarësisë. Artisti me mjeshtërinë e tij ka shpalosur veprën më të pazakonshme të artit të tij, e cila duke u shpalosur në këtë 100-vjetor, pos fuqisë për të shënuar festën e madhe, ka hyrë në librin Giness, si vepra më e madhe e punuar me kokrra të fasules. Në përformancën e tij në Hotel “Prishtina”, artisti për veprën e vet ka përdorur mbi 620 kilogramë fasule ose 1 milion e 350 mijë kokrra. Shfaqja kishte mbledhur figura të shumta nga arti, kultura dhe politika. Krijuesi i shqiponjës në mozaik ka thënë se ky ishte misioni i tij personal, pos...
Roli i Presidentit Woodrow Wilson në historinë e Shqipërisë
Shqipëria feston 100-vjetorin e Pavarësisë dhe në këtë vit jubilar veç heronjve dhe patriotëve shqiptarë që mbrojtën me mish e me gjak trojet shqiptare, nderohen edhe personalitete të huaja, miq të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Një ndër miqtë më të mëdhenj të Shqipërisë njihet edhe presidenti amerikan, Woodrow Wilson. Presidenti Wilson i njohur për qendrimet e mbajtura në diplomacinë ndërkombëtare të viteve të pas Pavarësisë së Shqipërisë, mbrojti të drejtën e shqiptarëve për t’u vetëqeverisur. Zëri i Amerikës solli një reportazh për rolin e presidentit amerikan në historinë e Shqipërisë. Woodrow Wilson fitoi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara tre javë para se Shqipëria të shpallte pavarësinë në nëntor të...
Qosja: Ky 100-vjetor është i Ismail Qemalit jo i Ahmet Zogut
Akademiku Rexhep Qosja gjatë një interviste për Top Channel ka bërë vklerësimin e tij për figurat kryesorë të 100 viteve shtet të Shqipërisë. Sipas tij Fan Noli kishte orientim amerikan ndërsa Ahmet Zogun e quan tradhtar dhe se sundonte me mjete despotike e intriga. “Kam dëgjuar se do t’i ngrihet përmendore si Ismail Qemali, do i bëhet edhe mauzole. I bëj vetes pyetjen si është e mundshme? Në këtë përpjekje për ta bërë Zogun figurë të madhe historike si Ismail Qemali, shqiptohet shumë gënjeshtra, e harrohen të vërteta”, u shpreh ai. Qosja thotë se ajo që po bën kryeministri Sali Berisha me historinë është “kombëtarisht e papranueshme”. “Berisha do objektivisht ta ndryshojë, ta feudalizojë historinë duke amnistuar, duke...
Ke vendosur të shkosh në Vlorë? Bëje!
Në Vlorë gjashtë ditë para 100-vjetorit të Pavarësisë. Ja si është qyteti në këtë prag feste Nga: Olsi Avdiaj -Më shumë se kurrë këto ditë Vlora është kthyer në një vend pelegrinazhi kombëtar për të gjithë ata që duhet të jenë të paktën për pak orë në “qytetin e flamurit” për këtë 100-vjetor të pavarësisë. Me një ide të çuditshme në kokë u nisa të enjten për të rrahur kryq e tërthor Vlorën. Doja të shihja sesi është qyteti gjashtë ditë para përvjetorit, një njëqindvjetëshi që nuk mund të përjetohet tjetër herë. Edhe pse për disa ditë koha nuk ka qenë nga më të përshtatshmet, kam fat. ثshtë kohë shumë e bukur. Dielli i ngrohtë ka zënë qytetet nga Tirana në Vlorë pas javës gri me shi. Dy orë e 30 minuta të lënë kohë që të sodisësh...
Gruaja shqiptare në 100 vjet shtet
MONIKA SHOSHORI STAFA Në qindvjetëshin e Shqipërisë shtetërore, një prej pyetjeve që bëhet është ajo se sa ka përparuar gruaja. Sami Frashëri shkruante se një shoqëri është aq e përparuar sa e përparuar është gruaja. Ky nuk është një problem shqiptar, është problem europian. Në shumicën e vendeve të Europës gratë e kanë fituar të drejtën e votës pas Luftës së Dytë Botërore. Vini re, sa herë përgjigjen gratë në telefon për profesionin e tyre thjesht “casalingha”. Shtëpiake, me gjuhën televizive, do të thotë “shtëpiake të dëshpëruara”. Por a keni dëgjuar ndonjëherë që ndonjë burrë të përgjigjet “shtëpiak”? Besoj se jo, sepse nuk ndodh. Po të bëhej një anketim i shpejtë i grave qeverisëse, çfarë do të na vinte në...
Shqiptarja zgjidhet Miss Libani,Motra Binjake përcjellësja e parë
Për herë të parë në historinë e një vendi ndodh që spektakli më i madh i bukurisë të dominohet nga dy motra binjake. Shteti i Libanit këtë vit e ka përjetuar një gjë të tillë, ku dy bukuroshet binjake Rina dhe Roma kanë fituar spektaklin ”Miss Lebanon” respektivisht Rina është shpallur miss kurse motra e saj binjake Roma si shoqëruesja e parë e misit. Por çfarë është akoma më interesante tek vajzat është mbiemri i tyre, gjë që aludon shumë në një mbiemër shqip. Sa që lirisht mund të thuhet se prejardhja e tyre nga babai është shqiptare, duke qenë se mbiemri i tyre është Shabani (Chibany), ndërsa i ati i tyre është një emigrant i cili për shkaqe të biznesit është vendosur në Liban nga ku është martuar me një libaneze, ku nga kjo...
Ia mësynë Vlorës në këmbë
Ekrem Avdiu, nga Gjilani, Dilaver Musliu, nga Presheva, Gani Shaqiri nga Bujanoci dhe Nazim Ajdini nga Medvegja, janë nisur të shtunën në këmbë për në Vlorë. Kjo është forma që ata kanë zgjedhur për të shënuar festimin e100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe për të përcjellë mesazhin e tyre se jemi një. Ekrem Avdiu, njëri prej atyre që ia mësyu Vlorës këmbë, tha se do të rrugëtojnë 18 ditë për të mbërri në ditën e caktuar në Vlorën heroike. Itinerari i rrugëtimit të këtyre qytetareve përshkon rrugët Gjilan – Ferizaj – Shtime – Suharekë – Prizren – Kukës – Rrëshen – Fushë Krujë – Durrës – Fier - Vlorë. Për të përcjellë këtë grup prej katër qytetarëve kishin dalë qytetarë gjilanas, zyrtarë, deputetë etj. Omer...
Mandy Yamanis: Interneti, fëmijët shqiptarë rrezikohen nga pedofilët online
Mandy Yamanis: Interneti, fëmijët shqiptarë rrezikohen nga pedofilët online Rritet rr eziku i “jetës” online në Shqipëri, rastet që kanë përfunduar në tragjedi dhe këshilla për prindërit Mandy Yamanis vjen në Shqipëri për të trajnuar fëmijët me qëllim mbrojtjen e tyre nga “sulmet” në internet. Ajo tregon rastet e frikshme dhe mënyrën si t’i shmangim Drejtori teknik i Abissnet shpjegon për gazetën shërbimin më të ri në treg dhe arsyet e nevojës së tij Nga: Shekulli Emri i saj është Mandy Yamanis dhe ka lindur në Zimbabve. Ka nisur të jetojë në Qipro 12 vjet më parë. Puna e saj është specialiste për mbrojtjen e fëmijëve. Tregon se ka zgjedhur të punojë në këtë fushë sepse fëmijët kanë qenë pjesë shumë e rëndësishme e jetës së saj...

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top