Tetovë, 16 gusht 2012 - Ish liderit të PDSH në Maqedoni, Arbën Xhaferrit, i cili ndërroi jetë ditën e mërkurë, i është dhënë sot lamtumira e fundit nga mijëra qytetarë, personalitet të larta politike nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, si dhe diplomatë të huaj.
Ai u përcoll për në varrezat e Tetovës, ndërsa lideri aktual i PDSH-së, Menduh Thaçi në fjalimin e tij u shpreh se për Arbën Xhaferri flet jeta e tij, puna e tij, përkushtimi dhe vizioni që ai kishte për shqiptarët kudo që ata jetojnë, informojnë mediat kosovare.
“Dhimbja është shumë e madhe, nuk mund të përshkruhet për familjarët e zotit Arbën Xhaferi, për mua si dhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Kur një njeri që kemi dashur shumë bëhet mbamendje, ashtu si ne...