Portali i forumit

është si të thuash prezantimi i parë i forumit dhe ketu gjenden temat me të klikuara ose më të rejat.
Një kompani minerare australiane ka njoftuar se ka gjetur një diamant rozë 12.76 karat, më i madhi diamant rozë i gjetur ndonjëherë në vend. Guri i rrallë u gjet në minierën e Rio Tintos, në perëndim të Australisë. Diamanti që mendohet se vlen miliona dollarë është quajtur Argyle Pink Jubilee dhe do të pastrohet në Perth. Ky gur do të shitet në fund të këtij viti pasi të jetë treguar fillimisht rreth e rrotull botës, përfshirë vende si Nju Jorku dhe Hong Kongu. Procesi i pastrimit, që ka nisur të martën, do të përfundojë pas 10 ditësh. Më pas diamanti do të vlerësohet nga një grup ekspertësh ndërkombëtarë.
Një djalë 5-vjeçar ka filluar jetën si vajzë pasi i tha prindërve të tij se është i bllokuar në “trupin e gabuar”. Fëmija me emrin Zach tashmë ka bishtaleca dhe të gjithë e trajtojnë si të ishte vajzë. Nëna e tij, 32-vjeçarja Theresa, thotë krenare për ‘The Sun’: “Nuk ka pasur asnjë problem për këtë ndryshim. Ai ishte vetëm 3 vjeç kur një ditë erdhi tek mua dhe më tha: “Mami, unë jam vajzë!” “Në fillim nuk e mora seriozisht, por sa më shumë që kalonte koha ai nxehej nëse i drejtoheshim si të ishte djalë. Fillonte të qante dhe ka tentuar disa herë të priste organet gjenitale. I kemi shpjeguar edhe drejtuesve të shkollës se Zach është mashkull në trup, por femër në mendje. Nuk e ka ngacmuar askush dhe për këtë jemi shumë të...
Transeksual vetem pese vjec. Buje ne Britanine e Madhe per rastin e vogelushit Zach Avery, i cili qe ne moshen tre vjecare ka treguar “te mos njohin“ seksin e tij mashkullor, dhe tani ne moshen pese vjecare, ndjen te gjitha efeketet e nje vajze. Sherbimi shendetesor kombetar, qe ka pranuar crregullimin e identitetit gjinor te Zach, i ka lejuar femijes te jete i rrethuar me kujdes, sidmos per interes shkencor te rastit, qe nuk ka ndodhur kurre tek nje femije kaq i vogel. Sipas prinderve te tij, per te cilin flet i perditeshmi birtanik Telegraph, femija ishte nje djale si gjithe te tjeret deri ne moshen tre vjec, por pastaj papritmas ka ndryshuar shprehite dhe shijet, duke zgjedhur lodra dhe rroba per vajza dhe duke i kerkuar...
Birmingham (Alabama) – I dyshuari per vrasjen e gruas se tij ne muajin e mjaltit, nderkohe qe ata ishin duke bere scuba diving, eshte shfaqur ne sallen e gjyqit me gruan e tij te re, cuditerisht kopje si e para. Sipas akuzes, 34 vjecari Gabe Watson, e mbyti bashkeshorten e tij, 26 vjecaren Tina, ne vitin 2003, ndersa zhyteshin ne Grand Reef Corallina pasi i bllokoi tubin e furnizimit te ajrit, per te marre parate e sigurimeve. Ai eshte vetembrojtur gjithmone duke thene se ai ishte nje aksident per shkak te mungeses se pervojes dhe panikut ne ate moment nga Tina, si nje zhytese fillestare qe ishte. Dhe tani, ka rinisur procesi kunder Birmingham (ku si deshmitar do te vijne edhe rojet bregdetare australiane te cilet asistuan ne vdekjen...
Edhe këtë vit një nga televizionet më të mëdha në Ballkan me seli në Sofje të Bullgarisë, që transmeton muzikë nga të gjitha trojet e Ballkanit, përfshirë këtu shtetet si Romania, Serbia, Sllovenia, Kroacia, Bosnja-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, Turqia dhe Shqipëria, do të organizohet eventi më i madh i ndarjeve të çmimeve për artistët, këngët, klipet, festivalet e performancat e artistëve nga mbarë trojet e lartpërmendura. Në këtë edicion ishte menduar që ftesë t’i bëhet njërës prej këngëtareve më të popullarizuara të gjeneratës së re, pop-divës Adelina Ismaili, që të bëhet nominimi i saj në kategorinë “Artist of the Year 2012”. Burime tona nga organizatorët në Tiranë dhe Sofje, tregojnë se këngëtarja ka refuzuar...
Një prej deputetëve të Partisë Demokratike në Kanada është kthyer në një personazh qesharak, pas publikimit të një video në Youtube. Jonathan Genest-Jourdain, 35-vjeç, është filmuar gjatë një seance parlamentare, duke bërë veprime të ngjashme me ato të personave me të meta mendore. Ndërsa kolegët e tij flisnin, ai fillimisht rregullonte flokët me anë të telefonit të tij, më pas tundte kokën dhe më pas ia futi gjumit. Një deputet në Kanada merr plot 10 000 euro në muaj. /g/tema/
Këto foto të pabesueshme tregojnë Nick Vujiçiç- autor i librave best-seller dhe predikues- dhe gruan e tij të re në Havai, duke festuar muajin e mjaltit si çdo çift tjetër. Vujiçiç ka lindur pa krahë e pa këmbë, një sindromë e rrallë e quajtur tetra-amelia. I lindur nga emigrantë serbë në Australi, ai tani jeton në Kaliforni. Kur ishte fëmijë, vuajti nga depresioni, por duke u rritur u mësua të pranojë problemin e tij. Në moshën 17 vjeçare nisi të fliste përpara një grupi në kishë dhe themeloi një organizatë për të ndihmuar të tjerët. Në vitin 2005 u shpall ‘Australiani i ri i vitit’. Por predikuesi dhe autori i librit ‘Jeta pa gjymtyrë’ ka gjetur tani lumturinë e vërtetë- ai është martuar javën e shkuar. Sot ai dhe gruaja e tij e...
Prindërit e një djali 8 vjeçar nga Ohio, SHBA, janë dënuar me tetë vite burg pasi i kanë mohuar atij trajtimin mjekësor. Djaloshi vdiq nga limfoma Hodgkin, një kancer shumë i kurueshëm. Willie Robinson u shemb në shtëpinë e tij më 22 mars 2008. Prokurorët thanë se ai iu ishte lutur prindërve ta dërgonin tek mjeku, por ata refuzuan. Vajza e familjes tha se ata nuk kishin para për trajtim mjekësor dhe u përpoqën shpesh të merrnin ndihmë nga shërbimet socialet. Ata vizituan një klinikë falas por u larguan kur ata u thanë se duhej të paguanin 180 dollarë. Prokurorët thanë se ndërsa djaloshi po vuante dhe prindërit pretendonin kompensim financiar, ata paguan plot 87 dollarë për të trajtuar qenin e tyre pitbull nga pleshtat. Mjeku...
Një burrë suedez ka mbijetuar i bllokuar në makinën e tij të mbuluar nga bora për dy muaj me radhë dhe pa ushqim. Sipas policisë suedeze, personi u gjet të premten në një makinë në fund në mes të një pylli dhe temperatura në atë zonë kishte rënë në -30 gradë Celsius. Burri ka thënë se është bllokuar në makinën e tij që nga data 19 dhjetor dhe ka mbijetuar duke ngrënë borë. Policia ka bërë të ditur për mediat se nuk ka arsye të vërë në dyshim këtë histori. Tashmë burri 45-vjeçar është në spital dhe mjekët mendojnë se mbijetesa e tij është një mrekulli. Sipas tyre, një person mund të mbijetojë pa ushqim vetëm një muaj. tpch
Kengetarja dhe aktorja amerikane Whitney Houston ka vdekur ne moshen 48 vjecare. Lajmi eshte konfirmuar nga publicistja i saj Kristen Foster. Nuk dihen per momentin shkaqet dhe vendi i vdekjes. Houston konsiderohet si nje prej kengetareve me te medha te te gjitha koherave, nderkohe qe ka arritur sukses te madh edhe ne kinematografi duke interpretuar ne filma si 'The Bodyguard' dhe 'Waiting to Exhale'. Suksesi i saj lihej shpesh ne hije nga skandalet e saj me drogen dhe martesa e turbullt me kengetarin Bobby Brown.//top-channel//
Në vende të ndryshme të Anglisë mund të hasni pemë të çuditshme, të trungjet e të cilave të jenë ngjitur mijëra monedha. ثshtë ky një zakon i banorëve të shumë zonave britanike, i cili filloi qindra vjet më parë. Monedhat vendosen në trungjet e pemëve me ndihmën e një çekiçi. Me kalimin e kohës, ky veprim u kthye në traditë dhe të shumtë janë ata që vazhdojnë ta ndjekin këtë taktikë. Në fakt, askush nuk e di me saktësi se kur e ka zanafillën kjo histori. Disa thonë se njerëzit fillimisht vendosnin monedha parash në trungjet e pemëve, pasi besonin se kështu do të kishin fat të mirë në jetë, apo besonin se këto monedha do t’u “siguronin” fitime të mëdha në punët e tyre… Dhe tradita vazhdon…
Policia e qytetit të Elbasanit ka arrestuar gjatë natës një 18-vjeçar të dyshuar për vjedhje të shumave të mëdha të parave. Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në pranga ka përfunduar shtetasi Panajot Tafani, i cili kishte vjedhur banesën e xhaxhait të tij dy ditë më parë. Sipas burimeve, gjatë kontrolleve të kryera në banesën e 18-vjeçarit, uniformat blu gjetën 20 mijë euro dhe tre milionë lekë të vjedhura. Vjedhjet që të rinjtë u bëjnë të afërmve të tyre nuk janë të rralla. Pak kohë më parë dy vajzë i vodhën 15 milionë lekë dajës së tyre, të cilat i shpenzuan për të plotësuar dëshirat. /t/ch/
Katër persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një gjeneratori në përiferi të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në Lundër pranë një cisterne nafte duke përhapur panik edhe tek banorët e kësaj zone. Të plagosurit janë dërguar me shpejtësi në spial për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë në vendngjarje ndodhen forcat e zjarrfikësve dhe ato të policisë të cilat kane arritur të vënë në kontroll situatën. /albeu.com/
Shoqata Botërore e Luksit ka publikuar listën e 100 markave më luksoze në botë dhe mes tyre renditen 4 marka italiane makinash. Ferrari, Maserati (të dyja i përkasin grupit Fiat), Lamborghini dhe Pagani bëjnë pjesë në këtë listë. Nga ana e saj Britania e Madhe rendit 3 marka të sajat mes firmave më luksoze. Bëhet fjalë për Rolls-Royce, Bentley dhe Aston Martin. Dhjetëshja e makinave më luksoze të botës kompletohet me francezen Bugatti, hollandezen Spyker dhe suedezen Koenigsegg. {tpch}
Miliona të dashuruar festojnë ashtu si cdo vit Shën Valentinin, festën e të dashuruarve duke blerë trëndafilë të kuq e zemra simbolike. Festa është një mundësi e mirë për dyqanet të cilët në vitrinat e tyre, në shumë vende kanë vendosur zemra dhe trëndafilët e kuq, dy simbolet kryesore të kësaj feste. Por në Arabinë Saudite, autoritetet penguan festimin e Shën Valentinit duke e cilësuar si festë “të krishterë dhe pagane”. Policia fetare e Mbretërisë Saudite në zbatim të një urdhëri të nxjerrë nga autoritetet, detyruan dhe ato pak dyqane që guxuan të vendosin zemra dhe trëndafilë të kuq në vitrinat e tyre, që t’i heqin nga lista e produkteve në shitje. B: Top Channel
Adele do të hedhë në gjyq një revistë franceze që ka publikuar foto që, sipas revistës, vijnë nga një video erotike e këngëtares së famshme. 23-vjeçarja përgënjeshtroi menjëherë revistën ‘Public’ që thotë se video është regjistruar në një smartphone. Fotot e marra prej videos janë publikuar në faqe të parë. Avokati i Adeles do të fillojë ndjekjen ligjore të këtij rasti. Ai e ka bërë të ditur këtë gjë në një komunikatë të shpërndarë për mediat britanike. “Jemi informuar se ditën e sotme, revista franceze ‘Public’ ka publikuar foto të klientes time sipas revistës të marra nga një video erotike. Klientja ime nuk ka bërë asnjë video erotike dhe nuk është Adele në fotot e publikuara nga revista. Do të nisim ndjekjen ligjore për...
Stokholm- Dashuria ekziston, madje edhe ne mesin e vrasesve me brutale, kete e deshmon historia e dashurise mes “gruas vampire” dhe “kanibalit te Skara-s”. Te dy jane njohur ne spitalin psikiatrik te burgut Karsuddens, ku jane mbajtur dhe nga i cili kane treguar fillimin e marredhenies se tyre ne te perditshmen suedeze The Expressen. Michelle, 23 vjece, eshte arrestuar ne vitin 2010, pas therjes se nje burri, baba i kater femijeve. Ajo thote se nuk mban mend asgje per ate dite, por pseudonimi i saj i eshte vene per shkak te fotografive te tmerrshme qe kishte postuar ne blogun e saj, ku ishte veshur si vampire, me dhembet e gjate dhe me gjak. Gjithmone ne blogun e saj kishte perseritur shume here se deshironte te vriste njerez qe i...
Një 15 vjeçare nga Gjermania po shihte televizor kur përpara iu shfaq mamaja dhe babai i saj në një klub seksi. Të dy ishin në një kafaz, të veshur me lëkurë dhe me lodra seksi në duar. اifti vendosi të padiste në gjykatë kompaninë televizive gjermane RTL pasi i kishte shkaktuar tronditje të bijës. Por gjykatësi tha se nuk mund të pranonte shumën gjigande të kompensimit që kishin kërkuar për shkak se ata kishin shkuar vullnetarisht në klub dhe e dinin se aty po filmohej. اifti tha se kishte menduar se pamjet e tyre do bëheshin flu për të mos u dukur qartë. Kompania e prodhimit tha se kishte bërë një premtim të tillë, por kishte harruar të bënte diçka të tillë. Gjykatësi tha se kjo është thjesht e turpshme dhe vendosi që çifti të marrë...
Fshati i quajtur Kodinhi i cili ndodhet në Indi mban një mister prej shumë dekatash. Në këtë zonë të thellë kanë lindur afërsisht 440 binjakë nga 670 familje. Janë të shumtë ata mjekë të cilët po studiojnë rastin në fjalë por nuk kanë arritur në një përfundim. Në këtë vend tropikal sipas statistikave numri i binjakëve është shume herë më shumë se mesatarja kombëtare. Ekpertët e fushës me në kryje Dr.Krishnan Sribiju prej vitesh kanë nisur studimin duke bërë analizat dhe eksperimentet e ndryshme, por me sa duket ende nuk ka shpjegim për këtë mister në Kodinhi të Indisë. Nga viti 2009 e deri me sot raportohet se kanë lindur 60 çifte binjakësh, një shifër e cila po rritet çdo vit e me shumë. Por gjatë studimeve mjeku Sribiju tregon se ka...
\ Një nga djemtë e magnatit Hugh Hefner, themeluesit të revistës Playboy, është arrestuar në Los Angeles për shkak se ka dhunuar të dashurën e tij dhe njëkohësisht një nga “lepurushet” e revistës së babait, modelen Claire Sinclair. Sipas ‘TMZ’, Marston Hefner ka goditur të dashurën në fytyrë dhe në stomak. Përveç kësaj e ka mbajtur të mbyllur për disa ditë në banesën ku jetojnë të dy, në Pasadena (SHBA). Ka qenë Sinclair ajo që ka telefonuar familjarët për t’i thënë se çfarë kishte ndodhur e më pas këta të fundit kanë lajmëruar policinë. Policia ka vënë menjëherë në pranga djalin e madh të Hugh Hefner. 21-vjeçari u lirua disa orë më pas pasi pagoi 20 mijë dollarë dhe tashmë duhet të përballet me gjyqin. Hefner dhe Sinclair...
Ish- presidenti amerikan, Dwight Eisenhower është takuar tre herë në mënyrë sekrete me alienët. Kështu pretendon një ish- këshilltar i qeverisë amerikane. Presidenti i 34-të i SHBA-ve është takuar me jashtëtokësorët në një bazë ajrore në New Mexico në vitin 1954, sipas lektorit dhe autorit Timothy Good. Sipas tij, takimin e kanë organizuar zyrtarët e FBI duke dërguar mesazhe telepatike. Dy palët janë takuar në tre raste të veçanta në bazën Holloman Air Force. Teori të shumta konspirative kanë qarkulluar në lidhje me këto takime, por kjo është hera e parë që një akademik i njohur pohon takimet. Ai shton se ka pasur shumë dëshmitarë. Eisenhower, president nga viti 1953 deri në vitin 1961, njihej si një person që besonte shumë tek...
Rrahjet e zemrës do të jenë shenjat e identifikimit në të ardhmen për secilin nga ne, ashtu si deri më tani, kanë qenë shenjat e gishtërinjve. Ky është varianti i ri dhe unik, i paraqitur në bazë të një studimi të zhvilluar nga hulumtuesit në Universitetin e Hsing Chung të Tajvanit, sipas të cilit, trupi ynë bëhet gjithnjë e më shumë një fjalëkalim. Kështu, sipas këtij studimi, rrahja e zemrës, ashtu si edhe shenjat e gishtave, do të tregojnë një model për çdo individ, dhe do të jetë unike sepse kurrë nuk do të mundet ta përsëritë veten e saj. “Përmes matjeve të punës së zemrës me leximin e elektro-kardiogramës së tyre, mund të përcaktohet edhe një model individual për një sistem kriptografik”, shpjegon Chun-Liang, studiues i...
Në Hollandë do të hapet muajin e ardhshëm (mars) klinika ku çdo person mund t’i japë fund jetës me dëshirën e tij. Kjo do të jetë edhe klinika e parë e specializuar në eutanazi. Ky lajm u bë i ditur nga portali i shoqatës “Right to Die” ( E drejta për të vdekur) dhe kushti i vetëm përflitet të jetë që personi që deshiron t’i japë fund jetës duhet të plotësojë kriteret e përcaktuara në ligjin holandez të asistencës. Shoqata mbron të drejtat për të vdekur me dëshirë për personat të cilët janë të sëmurë rëndë dhe që nuk kanë asnjë shpëtim. Sipas portalit holandez mësohet se klinika do të ofrojë edhe shërbime në shtëpi. Për këtë grupe të lëvizshme do të shkojnë në shtëpinë e kujt dëshiron t’i japë fund jetës së tij me dëshirë të...
Një pensionist pretendon se është njeriu më i vogël në botë. Chandra Bahadur Dangi, 72 vjeç nga Nepali, është vetëm 56 centimetra i gjatë. Ai thotë se gjithë jetën i ka ardhur turp për gjatësinë e tij por ka theksuar se nëse njihet zyrtarisht si njeriu më i shkurtër nga libri i Rekordeve Guinness mund të marrë një rrjedhje tjetër. Aktualisht rekordi mbahet nga Junrey Balauing nga Filipinet, i cili ka një gjatë si 59.93 centimetra. Ai ia mori titullin vitin e kaluar Khagendra Thapa Magar, 18 vjeç, e cila është 67 centimetra. Njeriu më i shkurt që ka jetuar ndonjëherë është Gul Mohammed nga India, gjatësia e të cilit arrinte në 57 centimetra. Ai vdiq në moshën 40 vjeç në vitin 1997. Dangi, i cili jeton në një fshat të Indisë...
E lindur me një kardiomiopati (sëmundja e muskolit kardiak), Hannah Clark-ut, që sot është 17 vjeç, iu desh t’i nënshtrohej një transplanti në zemër në vitin 1995. Që nga ai moment, në gjoksin e saj, një zemër e transplantuar ndihmonte atë të sëmurën të pompojë gjakun në organizëm. Pikërisht kështu, Hanna jetoi me dy zemra. Pastaj papritur, pas disa vjetësh, trupi i saj e refuzoi transplantin. Në vitin 2006, kirurgët eksperimentuan te Hannah një operacion që nuk ishte realizuar kurrë më parë: hoqën zemrën e dytë dhe kontrolluan nëse zemra e vërtetë e vajzës ishte në gjendje të funksiononte vetë. Si një mrekulli, ajo funksionoi. Zemra e Hannah kishte mundur të çlodhej për disa vjet, duke u forcuar dukshëm: tani ishte në gjendje të...
http://www.youtube.com/watch?v=TNEUfGtD-AE Një super operacion i rojës bregdetare greke ka çuar në sekuestrimin e një prej sasive më të mëdha të drogës të kapura ndonjëherë në Greqi. Sipas rojës bregdetare greke, njësitë speciale të saj kanë bërë të mundur bllokimin e një gomoneje me sasinë e drogës, e cila vinte nga Shqipëria. Aksioni u zhvillua në një zonë të gjerë. Fillimisht, rojet bregdetare ndoqën një gomone e cila ngarkoi lëndën narkotike në brigjet shqiptare. Në vazhdim, drejtuesi i gomones iu drejtua brendësisë së kufirit grek dhe nëpërmjet Korfuzit, Gumenicës, Mesologjit, iu drejtua një plazhi në afërsi të Patrës, 200 km në veri-perëndim të Athinës, për të shkarkuar sasinë e lëndës narkotike. Roja bregdetare...
Një mashkull në Britaninë e Madhe u shndërrua në të parin në historinë e këtij vendi që lindi një fëmijë. I lindur femër, ajo u shndërrua në mashkull pas një trajtimi hormonesh dhe një operacioni plastik. Megjithatë, disa vite më pas, anonimi vendosi se dëshironte të kishte fëmijë dhe për këtë iu drejtua mjekëve, duke i kërkuar që t’i riaktivizonin mitrën, në mënyrë që të ishte në gjendje të lindte pas farëzimit artificial. Pavarësisht ndërlikimeve dhe vështirësive, kura me hormone femërore funksionoi dhe mashkullit që mësohet se është në të 30-tat e tij iu mundësua mbartja e një fëmije. Fëmija, që gëzon një shëndet normal, erdhi në jetë nëpërmjet një operacioni cesarian. Në total, britaniku është personi i tretë në histori...
Kryeministri rus, Vladimir Putin, u kthye në një subjekt talljesh pasi u bëri thirrje banorëve të vendit të tij të bëjnë më shumë seks pasi popullsia është në rënie pikiatë. Për të inkurajuar lindjen e fëmijëve, ai tha se do japë rreth 200 dollarë në muaj për çdo fëmijë të tretë në familje. Rusia është vendi më i madh në botë nga pikëpamja gjeografike, por popullsia e saj prej 142 milion banorë është shumë evogël në krahasim me territorin. Me këto ritme, Rusia do ketë vetëm 107 milion banorë në vitin 2050. “Nëse një grua nuk do të lindë, asgjë nuk ndryshon, pavarësisht se ku i fut paratë ai,” tha një blogger-e. gazetatema.net
ثshtë fustani që asnjë nuse nuk mund të veshë në kishë, prezantimi i ri i linjës së veshjeve “Kaviar Gauche”. Në një paradë mode në Berlin, linja “skandalizoi” botën e modës, duke prezantuar një fustan që më shumë se për ditën e shënuar, i ngjan një kostumi për banjo. Në fakt, nëse një nuse do të zgjidhte atë veshje për ditën e saj të madhe, është e qartë që nuk do t’i linte aspak vend imagjinatës, pasi veshja do të mbulonte vetëm zonat më intime, duke lënë pothuajse të gjithë pjesën tjetër të trupit të zbuluar. E veçantë për këtë veshje është vello, e cila nuk është dizenjuar për të shkuar deri tek supet apo mesi, por mbulon të gjithë trupin.
Nje grua, nene e pese femijeve ka bere seks me dy minorene qe keta te demtojne makinen e rivales se saj.Davina Travi, 42 vjecare mesohet se ka mundur qe te beje seks me dy djem te rinj te moshes 13 deri 14 vjecare, me kusht qe keta te demtojne rende makinen e rivales se saj Stacey Allright, e cila nga ana e saj i kish rrembyer te dashurin Daniel Burgiss. Femijet mbasi kishin kryer demtiminn e makinese se rivales, nje Peugeot 306, i kishin hequr asaj edhe targen per ta patur si prove te realizimit te "detyres". Pas kesaj ata kishin marre ne kembim edhe premtimin e dhene qe me pare nga gruaja. Gruaja me emrin Davina Travi, eshte arrestuar pasi e dashura e njerit prej djemve e kishte denoncuar. /ikub/
Miliona të dashuruar festojnë ashtu si cdo vit Shën Valentinin, festën e të dashuruarve duke blerë trëndafilë të kuq e zemra simbolike. Festa është një mundësi e mirë për dyqanet të cilët në vitrinat e tyre, në shumë vende kanë vendosur zemra dhe trëndafilët e kuq, dy simbolet kryesore të kësaj feste. Por në Arabinë Saudite, autoritetet penguan festimin e Shën Valentinit duke e cilësuar si festë “të krishterë dhe pagane”. Policia fetare e Mbretërisë Saudite në zbatim të një urdhëri të nxjerrë nga autoritetet, detyruan dhe ato pak dyqane që guxuan të vendosin zemra dhe trëndafilë të kuq në vitrinat e tyre, që t’i heqin nga lista e produkteve në shitje.
Shën Valentini është festa për të cilën shkruhen më shumë kartolina në botë, duke përjashtuar këtu Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkëmbehen 1 miliardë fraza dashurie çdo 14 shkurt dhe kjo dashuri është e drejtuar jo vetëm tek partnerët, por tek të gjithë: mësues, fëmijë, prindër dhe kafshë. Ja një listë me kuriozitete mbi Shën Valentinin: Sipas një sondazhi të vitit të kaluar në Itali nga Coldiretti, 48% e të dashuruarve dhurojnë në 14 shkurt lule, që janë dhurata e preferuar. Më pas ndjekin çokollatat (25%), veshjet (15%), parfumet dhe bizhutë (12%). Janë rreth 20 milionë lule që blihen me një vlerë prej 75 milionë eurosh nga italianët. Sipas një sondazhi të ‘Reuters’ të vitit 2010, 1/5 e 24...
http://www.albeu.com/kuriozitete/pamje-spektakolare-e-tokes-dhe-henes-(video)/64592/ Këto pamje tregojë si kurrë më parë Tokën dhe Hënën. Pamjet e filmuara nga Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor tregon “ndriçimin” e planetit tonë dhe pamjet janë vërtet spektakolare. Këto pamje vijnë pasi NASA ka parashikuar se këtë vit drita – e njohur si Aurora Borealis – do të jetë më e shndritshme se në 50 vitet e fundit. Stuhia diellore do mund të shihet gjatë muajit shkurt të në të gjithë qiellin e Evropës. Drita e krijuar nga stuhia do mund të shihet vetëm në orët e natës. /albeu.com/
Djemtë duhen lejuar që të veshin funde në shkollë për shkak se uniformat nuk duhet të jenë diskriminuese. Kështu shprehet Tam Baillie, Komisionieri për Fëmijët dhe të Rinjtë në parlamentin skocez. Në këtë mënyrë ai ka dalë në mbështetje të vogëlushit 13 vjeçar Luca Scarabello, që po lufton për ndalimin e uniformave specifike sipas seksit. /b/shqip/
Pabi nuk është vetëm për të kërcyer. As vetëm për të dëgjuar muzikë. Diçka më shumë mund të marrësh nëse di fjalët e duhura apo më saktë “fjalëkalimet”. “Duam të zgjasim pak festën, ku mund të takojmë Bardhin?” është vetëm një mënyrë në lokalet e natës, e cila e thënë personit të duhur mund të të sigurojë kokainë. Mund të gjesh edhe hashash, megjithëse ky i fundit është më tepër i shitur në rrugë. Brenda lokaleve preferohet më shumë kokaina dhe ekstazi. “Nëse kokaina është e pastër, është mrekulli. Por nëpër lokalet tona shitet mall plehrë”, thotë një ish-punonjës i klubeve të natës. “Kushton deri 10 000 lekë grami”, vijon ai. Një rrëfim në detaje se si qarkullon droga nëpër lokalet e natës, se si mund të gjendet në mënyrë që nata të...
Ekspertët e shëndetësisë në Gjermani kanë mbetur të shokuar nga zbulimi se në një fshat me 1 500 banorë, ka të paktën një të sëmurë me kancer në çdo shtëpi. Rastet e tumoreve në 2011-n u rritën me 50%, jashtë çdo lloj proporcioni të përhapjes së sëmundjes që i merr jetën tetë milionë personave çdo vit në shkallë botërore. Kërkuesit e Universitetit të Lybekut, që hetuan fenomenin, të përhapur sidomos me tumore në mushëri, gjoks, ezofag, mitër dhe stomak, nuk janë në gjendje të përcaktojnë një shkak. Madje ata kanë përjashtuar edhe tre centralet e afërt bërthamorë dhe një fabrikë toksike bojrash pranë, të fajësuara si shkaktare të sëmundjes nga banorët e Vevelsuethit, pasi ekspertizat nuk treguan për prezencë të rëndësishme të...
Një lidhje e çuditëshme është bërë nga tifozët e futbollit në lidhje me vdekjen e këngëtares Whitney Houston. Ata kanë kanë vënë re me kujdes se sa herë që mesfushori i Arsenalit Aaron Ramsey shënon gol, pas pak ditësh do shënohet dhe vdekja e një VIP-i. Ylli i muzikës pop Whitney Houston ishte personazhi i katër brenda këtij viti që gjen vdekjen vetëm disa ditë më vonë pasi Aaron Ramsey shënoi golin e tij. Houston u gjet e vdekur vetëm pak orë pasi 21 vjeçari i kishte shënuar gol në ndeshjen e tij të fundit. Këto lidhje të çuditëshme kanë filluar të shikohen që Majin e kaluar kur Ramsey shënoi gol përballë Mançester Junajtid.Ditën tjetër u bë e ditur se lider i Al-Kaeda, Osama Bin Laden, u vra nga trupat amerikane. Në muajin...
<tbody> </tbody> <tbody> </tbody> Dietologët na rrëfejnë disa sekrete që do t’ju ndihmojnë të digjni shpejt disa kilogramë dhe të arrini në peshën e dëshiruar. 1. اaji jeshil dhe ushqimet pikante Nga disa kërkime është arritur në konkluzionin që nëse kombinoni çajin e gjelbër edhe gjatë...
Tiranë – Në kryeqytetet europiane, por jo vetëm, pikat e tregëtimit të karburanteve e zhvillojnë aktivitetin e tyre në anët periferike të qytetit, larg zonave të banimit, ndërsa në Tiranë prej vitesh këto biznese gjenden rrëzë pallateve, mes lagjeve të populluara dhe në disa raste pranë shkollave. Për vite me radhë pushteti vendor lejoi ndërtimin e karburanteve vend e pavend, duke mos marrë parasysh rreziqet mjedisore dhe shëndetësore për qytetin e qytetarët. Rreziku i parë, thekson eksperti i çështjeve të mjedisit në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), Agron Deliu, është ai i zjarrit. Pikat e karburantit shpërndajnë tre produkte bazë: dizelin (naftë), benzinën dhe gazin e...
Fëmijë të vegjël grushtojnë dhe shkelmojnë njëri-tjetrin për kënaqësinë e turistëve në Tajlandë. Lajmi jepet nga tabloidi britanik ‘The Sun’. Zbulimi i skandalit është bërë nga regjisori Todd Kellstein, i cili ka parë rreth 300 ndeshje mes 6-vjeçarëve gjatë xhirimeve të filmit të tij ‘Buffalo Girls’. “ثshtë e tmerrshme. Fëmijë që bëjnë boks për para dhe në fund turistët i japin edhe bakshishe fituesit”, thekson Kellstein. “Edhe pse janë të vegjël këta fëmijë janë të stërvitur mirë dhe luftojnë pa asnjë masë mbrojtëse. Gjithashtu janë të pamëshirshëm: e godasin kundërshtarin edhe kur ky i fundit ka rënë në tokë pa ndjenja”, shton regjisori. Këto ndeshje organizohen për të tërhequr turistët drejt bareve ku punojnë prostituta...

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top