Rrahja e zemrës, fjalëkalimi i ri si shenjat e gishtërinjve

1203.jpg

Rrahjet e zemrës do të jenë shenjat e identifikimit në të ardhmen për secilin nga ne, ashtu si deri më tani, kanë qenë shenjat e gishtërinjve.

Ky është varianti i ri dhe unik, i paraqitur në bazë të një studimi të zhvilluar nga hulumtuesit në Universitetin e Hsing Chung të Tajvanit, sipas të cilit, trupi ynë bëhet gjithnjë e më shumë një fjalëkalim.


Kështu, sipas këtij studimi, rrahja e zemrës, ashtu si edhe shenjat e gishtave, do të tregojnë një model për çdo individ, dhe do të jetë unike sepse kurrë nuk do të mundet ta përsëritë veten e saj.

“Përmes matjeve të punës së zemrës me leximin e elektro-kardiogramës së tyre, mund të përcaktohet edhe një model individual për një sistem kriptografik”, shpjegon Chun-Liang, studiues i njohur tajvanez.

Siç është raportuar edhe nga “New Scientist”, thjesht vendosni majat e gishtave në pajisjen tuaj të EKG-së dhe kështu mund ta lexoni ritmin tuaj të zemrës, i cili është unik dhe dallon nga njëri person tek tjetri.

Ndërsa bëhet me dije se edhe gjiganti Apple, është duke punuar në një sistem të ngjashëm me një patentë të veçantë që në vitin 2010.

B/NOA
 
Titulli: Rrahja e zemrës, fjalëkalimi i ri si shenjat e gishtërinjve

interesant !
 
Pe: Rrahja e zemrës, fjalëkalimi i ri si shenjat e gishtërinjve

Te shkretet ne cuna, kur do kaloj ndonje goce e bukur anash anash.. per nja 5-10 min sdo hapin dot kompjuterin se do jemi me sinus takikardi LOL
 
Pe: Rrahja e zemrës, fjalëkalimi i ri si shenjat e gishtërinjve

Hmmm shkenca cdo dit po na habit me shume....
 
Pe: Rrahja e zemrës, fjalëkalimi i ri si shenjat e gishtërinjve

Dicka interesante...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top