Klinika e parë ku mund t’i japësh fund jetës

eutanazi.jpg
Në Hollandë do të hapet muajin e ardhshëm (mars) klinika ku çdo person mund t’i japë fund jetës me dëshirën e tij. Kjo do të jetë edhe klinika e parë e specializuar në eutanazi.

Ky lajm u bë i ditur nga portali i shoqatës “Right to Die” ( E drejta për të vdekur) dhe kushti i vetëm përflitet të jetë që personi që deshiron t’i japë fund jetës duhet të plotësojë kriteret e përcaktuara në ligjin holandez të asistencës.

Shoqata mbron të drejtat për të vdekur me dëshirë për personat të cilët janë të sëmurë rëndë dhe që nuk kanë asnjë shpëtim.

Sipas portalit holandez mësohet se klinika do të ofrojë edhe shërbime në shtëpi. Për këtë grupe të lëvizshme do të shkojnë në shtëpinë e kujt dëshiron t’i japë fund jetës së tij me dëshirë të plotë.
 
Pe: Klinika e parë ku mund t’i japësh fund jetës

Ehe,sa shkon deri ne klinike ai,e ben ne shtepi apo ku tja presin mendja...Nese do kishte aq kthjelltesi ne mendje sa te shkonte me vetdije ne vetvrasje,sdo u vetvritej kurr...
 
Pe: Klinika e parë ku mund t’i japësh fund jetës

Po vete s'ja ben zemra Gloom. Behet fjale per nejrezit qe vuajne psh nga semundje te ndryshme te cilat skane sherim etj...pra nuk e duan vdekjen se sjane ne rregull nga mendte, por sepse vuajne gjate asaj jete qe po bejne... Kam pare nje film ku nje burre ish i paralizuar komplet pervec kokes. dhe ai kish vite i tille dhe vjen nje kohe qe kerkonte te aplikonte eutanazia pasi dhe trupi po i behej plage duke ndejt vetem shtrire...Pra nuk behet fjale per njerezit qe duan te vdesin si pasoj e deshperimeve apo traumave mendore...
 
Pe: Klinika e parë ku mund t’i japësh fund jetës

nuk e di pse do vdes une...... hajde na hapni ca tema me te bukura
 
Pe: Klinika e parë ku mund t’i japësh fund jetës

Po vete s'ja ben zemra Gloom. Behet fjale per nejrezit qe vuajne psh nga semundje te ndryshme te cilat skane sherim etj...pra nuk e duan vdekjen se sjane ne rregull nga mendte, por sepse vuajne gjate asaj jete qe po bejne... Kam pare nje film ku nje burre ish i paralizuar komplet pervec kokes. dhe ai kish vite i tille dhe vjen nje kohe qe kerkonte te aplikonte eutanazia pasi dhe trupi po i behej plage duke ndejt vetem shtrire...Pra nuk behet fjale per njerezit qe duan te vdesin si pasoj e deshperimeve apo traumave mendore...

Soulmind,ky rasti qe dhe ti,eshte teper i rradhe,pai dhe 90 vjec te jesh te duket e shtrenjte jeta...Sic thoshte gjyshja ime : Edhe me nje kembe me nje dore,me mir mbi toke e shoh e degjoj dicka,se sa nen toke...Ndaj se besoj shume qe ka njerez qe arrijne deri ne ate faze te kerkojne vdekjen,edhe NESE ato e kerkojne nga semundjet e renda,mund te jete nje moment i humbjes se kontrollit mendor,dmth nga deshperimi...Gjithsesi mua sme duket e bukur kjo idea e klinikes,sme pelqen...Me duket sikur i vrasin njerezit,edhe pse ndoshta per disa nga ato vdekja mund te jete shpetim,por thjesht si ide e vrasjes sme pelqen...
 
Pe: Klinika e parë ku mund t’i japësh fund jetës

Sa gjo e bukur :p
 
Titulli: Klinika e parë ku mund t’i japësh fund jetës

Hollanda, shteti i gjithe mundesive....
Tingellon aq shemtuar " vendi ku mund te vdesesh".

Uff, me duket xhest i veshtire te vrasesh nje njeri, edhe pse ska me shance per tu rikuperuar, edhe pse ka dhimbje. Se di, preferoj rrugen tjeter, ti lehtesohen dhimbjet, te sedohet, te mari mbeshtetje emocionale, por me duket e rende.
E kam parasysh fazen finale te semundjeve te renda, ku ata njerez thjesht jane dorezuar dhe e kane pranuar finalin, dhe sduan ta zgjasin me shume ate gjendje...por prap me duket i veshtire si veprim.
 
Titulli: Klinika e parë ku mund t’i japësh fund jetës

po legalizohet vetevrasja ... :p
apo si te lejosh te te vrasin njeriun e dashur pa te vrare ndegjegjja... :(
 
Titulli: Klinika e parë ku mund t’i japësh fund jetës

Me duket nje institucion kunder te drejtes per te jetuar ,vertet krijohet per nje qellim te caktuar ,per ti dhen fund dhimbjeve te renda por realisht te vret shume kur e mendon (larg qofte per te gjithe )
Po tregoj nje rast ..
Ne Itali ,jeton nje cift shqiptaresh (me orgjine nga Durrsi ) Te dy mbi 30 vjec, kishin me vite qe prisnin te lindnin nje femije ,mbas shume perpjekiesh u vjen ne jete nje djale .Sot djali eshte 5 vjec dhe eshte me leucemi.Doktoret nuk i japin me asnje shpres ,madje eshte ne muajt e fundit te jetes se tij.Sa me shume kalojne ditet aq me shume i afrohet vdekjes se tij,prindrit e kane humb fare te dy ,nuk kane force per ta perballuar por sido qe te jete i qendrojne prane pa lot ne sy ,thjesht per ti then atij se jeta jote do vazhdoj.
Mjeket kishin kerkuar ti pershpejtonin vdekjen ne menyre qe ai te mos shoh veten e tij mes dhimbjeve, prindrit s'kishin pranuar ,mbi te gjitha do dukej sikur eshte vrar nga duart e tyre ,me mire vdekja ti vij nga vet natyra .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top