Fshati i mallkuar, çdo shtëpi me rast kanceri

fshatiiiiiiiii.jpg

Ekspertët e shëndetësisë në Gjermani kanë mbetur të shokuar nga zbulimi se në një fshat me 1 500 banorë, ka të paktën një të sëmurë me kancer në çdo shtëpi.

Rastet e tumoreve në 2011-n u rritën me 50%, jashtë çdo lloj proporcioni të përhapjes së sëmundjes që i merr jetën tetë milionë personave çdo vit në shkallë botërore.

Kërkuesit e Universitetit të Lybekut, që hetuan fenomenin, të përhapur sidomos me tumore në mushëri, gjoks, ezofag, mitër dhe stomak, nuk janë në gjendje të përcaktojnë një shkak.

Madje ata kanë përjashtuar edhe tre centralet e afërt bërthamorë dhe një fabrikë toksike bojrash pranë, të fajësuara si shkaktare të sëmundjes nga banorët e Vevelsuethit, pasi ekspertizat nuk treguan për prezencë të rëndësishme të lëndëve të dëmshme për shëndetin, në zonat e ndodhura pranë.

Megjithatë, banorët nuk janë të bindur nga ekspertizat e para dhe i kanë bërë thirrje autoritetete shëndetësore në Berlin që të urdhërojnë një tjetër testim të zonës për gjetjen e asaj që ata e konsiderojnë si një “epidemi tumori”.

Kryetari i fshatit, Ingo Karstens, i cili ka humbur dy gra nga sëmundja, e konsideroi atë si “një mallkim”.

/t/ch/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top