Vdes Whitney Houston

Whitney-Houston-Wallpaper.jpg

Kengetarja dhe aktorja amerikane Whitney Houston ka vdekur ne moshen 48 vjecare. Lajmi eshte konfirmuar nga publicistja i saj Kristen Foster.

Nuk dihen per momentin shkaqet dhe vendi i vdekjes. Houston konsiderohet si nje prej kengetareve me te medha te te gjitha koherave, nderkohe qe ka arritur sukses te madh edhe ne kinematografi duke interpretuar ne filma si 'The Bodyguard' dhe 'Waiting to Exhale'. Suksesi i saj lihej shpesh ne hije nga skandalet e saj me drogen dhe martesa e turbullt me kengetarin Bobby Brown.//top-channel//
 
Titulli: Vdes Whitney Houston

Te prehet e qete ne paqe, ndoshta ndonje overdoze e coi drejte ksaj rruge ,gjynah shume gjynah artistet e medhenj te perfundojne keshtu.Kane nje emer te madh,por nje nenvlersim per veten e tyre.Nuk gjen nje artiste qe gezon shendet te plote,te gjithe rrugen e droges marin.Nejse,ngushellime!
Shikoj nje boom komentesh ne fb, te shqetsuar me shume per humbjen e w.Houston sesa per malsoret kosovare qe po vdesin nga orteku :/
 
Pe: Vdes Whitney Houston

Overdose ose koktejl ilacesh..
Nje ze i mrekullueshem qe sdo harrohet kollaj..
Akoma se kam lexuar kete punen e ortekut qe permend Ida po shpresoj qe te shpetohen sa me shpejte inshaeallah.
 
Vdes këngëtarja e njohur Whitney Houston

Këngëtarja e mirënjohur Whitney Houston, ka ndërruar jetë në moshën 48 vjeçare në Beverly Hills, Los Angeles, California. Trupi i pajetë është gjetur nga truproja i saj në hotelin Hilton.

Ende nuk njihen shkaqet e vdekjes të këngëtares dhe aktores amerikane. Sipas raportit të policisë nuk janë gjetur shenja krimi në vendngjarje. Whitney Houston prej kohësh vuante nga problemet e varësisë nga droga dhe alkooli.

Këngëtarja e njohur kishte një marrëdhënie martesore problematike me këngëtarin Bobby Brown, edhe ai vuante prej kohësh nga problemet lidhur me drogën.

Whitney Houston për të cilën ishte folur se gjendej në një situatë financiare shumë të vështirë dhe pranë falimentimit, kohët e fundit kishte bërë publike problemet e saj me drogën dhe alkoolin. Disa herë këngëtarja kishte nisur betejën me problemet e saj të varësisë duke provuar dhe rehabilitimin, por siç duket pa sukses.

Ditët e fundit këngëtarja është fotografuar teksa ka shkuar për një vizitë tek mjeku në Beverly Hills. Dhe një natë përpara ndarjes nga jeta është parë në gjendje shumë të keqe në një club nate në Beverly Hills.
Burimi: BalkanWeb



* Whitney ka qene nje nga kengetaret me nje ze teper te vecante. Njohja me Bobin e shkaterroi komplet..
Eshte per te ardhur keq sesi kengetar kaq te medhenj te perfundojne jeten ne menyre kaq gjynahqare, keqardhesese..
RIP Whitney nje yll nga me te bukurit e muzikes boterore..
 
Pe: Vdes Whitney Houston

:(..sa keq..u preft ne paqe,..
Ze krista,l kenget e saja te pavdekshme..i adhuroi kenget e saj..
 
Titulli: Vdes Whitney Houston

ishAllah na ka lan shneden :D
 
Ndërron jetë Whitney Houston

f.0212030523192_m.jpg


Ikona e muzikës pop dhe soul, Whitney Houston, ka ndërruar jetë në moshë 48-vjeçare. Konfirmimin për vdekjen e saj e ka bërë zëdhënësja Kristen Foster, e cila nuk ka dhënë detaje për shkakun dhe vendin e vdekjes së këngëtares.
Houston, vajza e artë e industrisë muzikore, nga mesi i tetëdhjetave deri kah fundi i nëntëdhjetave ishte një nga artistet më të kërkuara anekënd botës.

1whitney.jpg

Ajo joshi publikun me vokalin e saj të fuqishëm, të ëmbël dhe të pashoq. Suksesi i saj nuk u kufizua vetëm në muzikë, pasi ajo luajti edhe në filmat, si “The Bodyguard”, “Waiting to Exhale” e "The Preacher's Wife”.

Whitney frymëzoi një armatë të tërë këngëtaresh, duke filluar nga Mariah Carey e deri te Christina Aguilera.

Mirëpo, fundin e karrierës ia sollën problemet dhe vartësia nga droga. Ajo abuzonte me kokainë, marihuanë, ekstazi... që ia humbën shkëlqimin, imazhin dhe padyshim edhe fuqinë e zërit.

3whitney.jpg

Albumi debutues i Houston mbante pikërisht emrin dhe mbiemrin e saj ("Whitney Houston”, 1985) ndërsa shiti miliona kopje dhe fitoi disa çmime. Pasoi “Whitney” (1987) tjetër album ‘multiplatin’. Në vitin 1992, përveç kritikave pozitive si aktore në filmin “The Bodyguard”, ku luajti krahas Kevin Costner, ajo e shndërroi në hit të pavdekshëm këngën e Dolly Parton, "I Will Always Love You".

Një tjetër hit-album ishte "My Love Is Your Love" (1998), mirëpo gjatë kësaj kohe ajo abuzonte me droga dhe kishte probleme jetësore, sidomos gjatë martesës me Bobby Brown. Ajo shkoi disa herë në rehabilitim, duke tentuar që ta rikthente karrierën e saj. Dhe pikërisht këtë e bëri në njëfarë mënyre me albumin "I Look To You” (2009), mirëpo koncertet e drejtpërdrejta të saj ishin një dështim, pasi Houston kishte humbur fuqinë që të këndonte ‘live’.

2whitney.jpg

Kohët e fundit është spekuluar se ajo humbi gjithë pasurinë, ndërsa nuk kanë qenë të rralla rastet kur është sëmurë.

Këngëtarja legjendare lindi më 9 gusht 1963 në Newark të New Jerseyt, ndërsa gjatë karrierës, ndër të tjera ka fituar gjashtë çmime Grammy, dy çmime Emmy, si edhe 30 ‘Billboard Music Awards’. /Telegrafi/
 

Attachments

  • 1whitney.jpg
    1whitney.jpg
    31.6 KB · Shikime: 0
  • 3whitney.jpg
    3whitney.jpg
    49.2 KB · Shikime: 0
  • 2whitney.jpg
    2whitney.jpg
    67.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Ndërron jetë Whitney Houston

[h=1]Vdiq pop ikona Whitney Houston[/h]qRPdwSHSbgx3DWlmNas6Kfg4VnbxI-7RnLat6zhCVzwPPVpCNg.jpg
Los Angelos: Këngëtarja e njofur amerikane Whitney Houston ka ndrruar jetë informon CNN.Këngëtarja 48 vjeqare Whitney Houston gjete vdekur në hotelin Beverly Hilton ndërsa trupi i pajetë u dërgua për obduksion në spitalin e Los Angelos-it. Zhvillimet e fundit në jetën e sajë ishte mvarësia dhe lufta kundër drogës. Ajo priste që neser të merr pjesë në ndarjen e qmimit “Grammy award”.
Whitney kishte arritur suksese në karrierën e sajë qënga vitet e 80-ta. Hitete m♪7 të njofura të sajë ishin «Saving All My Love for You» dhe «I Will Always Love You»./comeze.net


Gjynah qe e perfundoj jeten ne kete menyre.:(
 

Attachments

  • qRPdwSHSbgx3DWlmNas6Kfg4VnbxI-7RnLat6zhCVzwPPVpCNg.jpg
    qRPdwSHSbgx3DWlmNas6Kfg4VnbxI-7RnLat6zhCVzwPPVpCNg.jpg
    7.4 KB · Shikime: 0
Pe: Vdes Whitney Houston

Gjynaf...gjithmone i kam degjuar kenget e saj sa here qe ndihesha down, kane pasur si veti kuruese. Me siguri nga droga do i kete ardhur vdekja. :(
 
Lamtumirë Whitney Houston! Këngetarja vdes në hotel

51285_1.jpg

LOS ANGELES-Këngëtarja e mirënjohur Whitney Houston, ka ndërruar jetë në moshën 48 vjeçare në Beverly Hills, Los Angeles, California. Trupi i pajetë është gjetur nga truproja i saj në hotelin Hilton.

Ende nuk njihen shkaqet e vdekjes të këngëtares dhe aktores amerikane. Sipas raportit të policisë nuk janë gjetur shenja krimi në vendngjarje. Hetuesit thanë se iu përgjigjën dhomës pasi morrën një telefonatë urgjente. Ata thanë se u bënë të gjitha përpjekjet për ta sjellë Houston-in në jetë. Policia tha se shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar ende.

Whitney Houston prej kohësh vuante nga problemet e varësisë nga droga dhe alkooli.

Këngëtarja e njohur kishte një marrëdhënie martesore problematike me këngëtarin Bobby Brown, edhe ai vuante prej kohësh nga problemet lidhur me drogën.

Whitney Houston për të cilën ishte folur se gjendej në një situatë financiare shumë të vështirë dhe pranë falimentimit, kohët e fundit kishte bërë publike problemet e saj me drogën dhe alkoolin. Disa herë këngëtarja kishte nisur betejën me problemet e saj të varësisë duke provuar dhe rehabilitimin, por siç duket pa sukses.

Ditët e fundit këngëtarja është fotografuar teksa ka shkuar për një vizitë tek mjeku në Beverly Hills. Dhe një natë përpara ndarjes nga jeta është parë në gjendje shumë të keqe në një club nate në Beverly Hills.

Nderkohe sot ngushëllimet dhe reagimet nga njerëz të famshëm dhe dashamirës të saj kanë mbushur faqet sociale në Internet.

Houston shiti mbi 170 milionë albume dhe këngë, duke u bërë një nga atristët më të shitur të botës. Albumi që mban emrin e saj, i hedhur në treg në vitin 1985, u shit në 25 milionë kopje.
Talenti i saj e çoi atë nga muzika në kinematografi, me interpretimet e saj në filma si 'The Bodyguard' dhe 'Waiting to Exhale'.

E ashtuquajtura "Zëri", Whitney Houston dominoi skenën muzikore amerikane të popit dhe të soulit në vitet 1980 dhe 1990 duke fituar gjashtë çmime Grammys.
Kushërirë e Dionne Warwick dhe vajza e një këngëtari Cissy Houston, Huston lindi më 9 gusht 1963 në Newark (Nju Xhersi).
Whitney nisi një rrugë të suksesshme në botën e muzikës.
Mes hiteve të saj më të mëdha bëjnë pjesë "How Will I Know", "Saving all My Love for You" dhe "I Will Always Love You."
Karriera e saj u pengua nga problemet e drogës.

Bota e Muzikës përshëndet kujtimin e Whitney Houston
Këngëtarë, produktorë dhe fansa përshëndetën sot kujtimin dhe zërin e jashtëzakonshëm të ثhitney Houston, e cila vdiq dje pasdite në Beverly Hills në moshën 48-vjeçare duke i bërë homazhe një prej këngëtareve më të mëdha të popit të kohëra tona.

Shumë artistë kanë reaguar menjëherë për vdekjen e divës së popit në rrjetin social Tëitter, si Mariah Carey, "zëmërthyer" nga lajmi.

"Jam e mbërthyer nga lotët pas vdekjes tronditëse të mikes time, të pakrahasueshmes ثhitney Houston", shkruan këngëtarja.

"Ne kemi humbur një legjendë tjetër. Dashuria ime dhe lutjet e mia shkojnë për familjen e Whitneyt", deklaroi Christina Aguilera, ndërkohë që Rihanna thjesht ka shruar: "Nuk kam fjalë! Vetëm lot".
Këngëtari Smokey Robinson deklaroi për CNN shpresoj që "njerëzit të mbajnë mend gjëra pozitive për këtë legjendë, dhe jo problemet. Të gjithë kanë probleme. Këngëtarja që humbi shkëlqimin nga droga, ishte një prej zërave më të bukur në historinë e muzikës'', shtoi ai.
Për këngëtarin amerikan, Tony Bennett, ''vdekja e Whitney Houston është një tragjedi'', shkruan "në rrjetin social Tëitter. Sipas tij diva ishte këngëtarja më e njohur që kishte dëgjuar ndonjëherë dhe ajo do të na mungojë.
Neil Portnoë, president i Recording Academy, organizator i Grammy Aëards, që do të jepen sot, theksoi në një komunikatë se artistja, laureate e gjashtë çmimeve Grammys, ishte një prej këngëtareve më të mëdha të popit në kohërat tona.
"Një dritë që u shua në komunitetin tonë sot dhe ne i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes së saj, miqve dhe fansave dhe të gjithë atyre që janë prekur nga zëri i saj'', shtoi ai.
Muzikanti dhe produktori Quincy Jones, i cili ishte një prej bashkëpunëtorëve të Michael Jackson, e cilësoi si një talent vërtet origjinal dhe të pakrahasueshëm. Ndjej vërtet keqardhje që nuk kam pasur mundësinë të punoj me të.
Disa fansa janë drejtuar drejt hotelit Beverly Hilton, ky ylli u gjend e vdekur dhe qëndrojnë në ambjentet e jashtme të ndërtesës, ku dëgjohet jehona e festës së organizuar nga produktori Clive Davis, "zbuluesi" i ثhitney Houston dhe ku kjo e fundit do të merrte pjesë.


(d.b/ar.si/BalkanWeb)
 
Titulli: Vdes Whitney Houston

Nje drogagjike , alkoholiste ma pak.
 
Titulli: Vdes Whitney Houston

Kjo ka qene "ahhhh-mazing" Te prehet ne paqe.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Vdes Whitney Houston

Zëri dhe fati brilant që humbën shkëlqimin nga droga
51285.jpg


LOS ANXHELES- Me fizikun e një modeleje, zërin brilant dhe të fuqishëm, amerikanja, Whitney Houston, e cila vdiq dje në Beverly Hills, ka pasur një prej karrierave më brilante mes këngëtarëve të popit të kohës së saj, por karriera e saj e humbi shkëlqimin si pasojë e problemeve me drogën.
Në moshën 48-vjeçare, ylli, laureate e 26 çmimeve American Music Awards dhe gjashtë çmimeve Grammys, ka grumbulluar shifra astronomike për të dëshmuar sukseset e të shkuarës.

Sipas faqes së saj zyrtare, ajo ka shitur rreth 170 milionë albume në 25 vjet. Huston ishte artistja e parë që vendosi shtatë këngë radhazi në krye të klasifikimeve botërore, sipas shtypit të specializuar.

Pushteti magjik në këngët fetare, soulin dhe R'n'B ishte i dukshëm që herët në fatin e Whitney Houston, lindur më 9 gusht 1963 në Newark (Nju Xhersi).
E afërme e një këngëtari të njohur në SHBA, Dionne Warwick, ajo mundi të ishte një koriste ashtu si mamaja e saj, Cissy Houston dhe përveç të tjerash do të krahasohej që prej adoleshencës me artistë si Chaka Khan dhe Lou Rawls.

Por pas një kohe të pjesëmarrjeve në Sitcome, Whitney Houston nënshkruan që prej vitit 1983, për 20 vjet, kontratën e parë me shtëpinë diskografike Arista.
Publikuar në vitin 1985, "Whitney Houston" njofton albumin e dytë me një titull akoma më modest "Whitney", 1987 dhe disa vite të triumfit.
Ikona bëhet objekt i kinemasë me filmin "The Bodyguard" (1992), ku ajo luan përkrah aktorit të njohur, Kevin Costner. Muzika origjinale e filmit do të ishte një prej më të shiturave në botë, falë baladës së soulit "I Will Always Love You": Whitney Houston shfaqte sharmin e një zëri jashtëzakonisht të gjallë, të fuqishëm, shpërthyes dhe brilant.

Këngëtarja u bë artistikisht dhe më pak e mediatizuar në vitet 1990. Ajo nënshkruan disa kontrata, por lejon të kalojnë tetë vjet me albumin "I'm Your Baby Tonight" (1990) dhe albumin e ardhshëm "My Love is your Love" (1998).
Në vitet 2000, ajo bëhet objekt i kronikave dhe faqeve kuturore të gazetave. Konsumuese e kokainës dhe mariuanës, ajo ndoqi shumë kura desintoksikimi duke e cilësuar veten si ''armikun më të keq''.

Bashkëshorti i saj, këngëtari Bobby Brown, i cili akuzohej për dhunë, drejtim të automjetit në gjëndje të dehur dhe konsum të drogës, shfaqet në familje në një emision reality në vitin 2005. Whitney Houston do të kërkonte divorcin disa vite më pas. Me shumë borxhe, këngëtarja u detyrua të shiste në vitin 2007 gjërat personale si veshje dhe instrumente me urdhër të drejtësisë.

Pas disa viteve mungesë artistike, gjatë të cilave iu la vendin këngëtareve më të reja si Mariah Carey dhe më pas Beyoncé dhe Rihanna, Whitney Houston nënshkroi në muajin shtator 2010 rikthimin e saj me një album të ri, "I Look to You".
Me një zë më pak të fuqishëm, ajo u mirëprit mirë nga kritika.

"Mund të rezistoj me dhimbje, po jeta ime nuk përmblidhet me këtë'', këndon Whitney Houston në "Nothin' But Love", kënga që i riktheu titullin në turneun e fundit botëror 2010, që iu desh ta ndërpriste për probleme shëndetësore.

(d.b/BalkanWeb)
 
Pe: Vdes Whitney Houston

U prehte ne paqe...kujtimi i saj kurre s'do te harrohet!
 
Pe: Vdes Whitney Houston

Te prehet ne paqe,mua me ka pelqyer kjo nga kenget e saj...
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Vdes Whitney Houston

Si i dha Dubai respektin e fundit witney Houston (Video)
Sinkronizimi spektakolar i “I will always love you” dhe disa fontanat në një liqe në Dubai.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Vdes Whitney Houston

Whitney Houston, i jepet lamtumira e fundit
Sot i’u dha lamtumira e fundit divës së muzikës Whitney Houston, ndërsa ceremonia mortore e cila është mbajtur në kishën e qytetit Newark, në lindje të SHBA-së është transmetuar drejtpërdrejtë në disa televizione.

Lajmi u bë i ditur nga pronarja e agjencisë se funeraleve, Carolyn Whigham, të cilës i është besuar organizimi i kësaj ceremonie të veçantë.
Me miliona fansa kanë ndjekur funeralin ditën e sotme, ndërsa nuk ka munguar nëna Cissy dhe vajza e këngëtares, Bobbi Kristina, ku i bërë nderimet.
Ndër të ftuarit e tjerë përmëndim dhe aktorin Kevin Costner, i cili luajti përballë Houston në vitin 1992 në filmin e mirënjohur “The Bodyguard”.
Ai është parë teksa largoheshe nga funerali në drejtim të aeroportit. Familja, përfshirë këtu vajzën Bobbi Kristina, 18-vjeç, së bashku me gjyshen Cissy 78-vjeç, i kanë dhënë lamtumirën e fundit. 48-vjeçarja vdiq të shtunën e kaluar në një hotel në Beverli Hills, vetëm disa orë para se të dilte në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy”.
Houston arriti famën gjatë viteve ’80 dhe ’90 me hitet si: “Greatest Love of All” dhe “I Will Always Love You”. Ajo ka luftuar për vite të tëra varësinë ndaj drogës. /Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top