Portali i forumit

është si të thuash prezantimi i parë i forumit dhe ketu gjenden temat me të klikuara ose më të rejat.
Emisioni "Fiks Fare" para ca muajsh denoncoi një skandal të bujshëm që droga kalohej dhe përmes makinave diplomatike. Skandali tjetër që ka pasuar, ka të bëjë me nxjerrjen e pasaportave biometrike nga ana e emigrantëve. Emigrantët si rregull për nxjerrjen e pasaportës biometrike duhet të aplikojnë pranë ambasadës së vendit tonë në atë shtet ku ndodhen. Tarifa është 50 euro por rradhët janë ndonjëherë dhe të gjata. Për këtë shkak ai qo dëshiron të marrë pasaportën pa rradhë dhe më shpejt duhet të paguajë sekserët e ambasadave që mund të jenë të brendshëm ose të jashtëm . Një gjë të tillë “Fiks fare” ka treguar në puntatën e së mërkurës sesi sekserët në dy ambasadat shqiptare që ofrojnë këtë shërbim, kërkojnë para për t’i...
STAMBOLL- Të paktën 10 persona janë plagosur nga shpërthimi i nje bombe pranë selisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, në Stamboll. Agjencia turke e lajmeve Anatolia thotë se incidenti ka ndodhur pranjë një autobusi të policisë dhe “të paktën tre policë janë cuar ne spital me plagë të lehta”. Shefi i policisë së Stambollit, Husein Kapkin, tha se shpërthimi është shkaktuar nga bomba e telekomanduar në një motoçikletë. Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup. Rebelët kurdë, të cilët luftojnë për më shumë autonomi në juglindje të Turqisë, kanë organizuar shpesh sulme me bomba duke përdorur motoçikletat. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim udhëhiqet nga kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan. /panorama/
Ky fustan është krijuar nga stilisti Oscar Carvallo dhe është prezantur në “The Vogue Talents Corner”, në një nga eventet e javë së modës, në Milano. E vecanta e këtij fustani është se i gjithi është bërë me 8521 çakmak të markës, Bic. Një mënyrë origjinale kjo për të festuar 40-vjetorin e çakmakut Bic. (er.cu/BalkanWeb)
Voskopoja, Shqipëri Edhe njëherë Shqipëria vihet në vëmendjen e mediave ndërkombëtare kur bëhet fjalë për turizmin. Një tur nëpër Evropën Lindore, duke nisur nga Shqipëria drejt Bullgarisë e Rumanisë, do ishte me leverdi për çdo pushues që adhuron borën e skitë, shkruan gazeta La Repubblica.(er.cu/BalkanWeb) Poiana Brasov, Rumani Poiana Brasov, Rumani Borovets, Bullgari Borovets, Bullgari Popova Sapka, Maqedoni Stubai, Austri San Bernardino, Svicër San Bernardino, Svicër
Mis Hawkins dhe 3 javë mbush 48 vjç ndërkohë që po pret 2 binjakët e saj, të tetin dhe të nëntin. Ajo është një nënë zëvendësuese për çiftet që nuk lindin fëmijë. Për këtë ajo merr embrionet e ngrira dhe i vendos në mitrën e saj për të zhvilluar shtatzaninë. Embrionet bëhen me dieni të çifteve që nuk lindin fëmijë, por që lejojnë dhe e duan një gjë të tillë. Mis Hawkins, çdo shtatzani i ka kushtuar 12 000 euro shpenzime thotë se ajo nuk ka qenë kurrë në dashuri, dhe se nuk do të heqë dorë së bëri këtë gjë si nënë zëvendësuese. Ajo është 14 javë shtatzënë tani, me binjakë nga embrionet e ngrira të prodhuara nga një mësues 42-vjeçar dhe gruaja 40-vjeçare e tij. Ajo shprehet se unë dua t'i jap personave në mënyrë natyrale...
Dhënia e shtetësisë shqiptare çdo të huaji që investon të paktën 100 mijë euro në Shqipëri, ide e publikuar së fundi nga kryeministri Berisha, nuk është mirëpritur nga opozita dhe analistë të pavarur të Tiranës. Legjislacioni i Shqipërisë për dhënien e shtetësisë mbështetet në orientimet e Konventës Europiane “Për shtetësinë” dhe përmban kritere dhe procedura ligjore. Kushtetuta e Shqipërisë i jep përparësi të huajve që edhe kur nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligj mund t' u jepet shtetësia shqiptare për interesa ekonomike, shkencore apo kombëtare të shtetit. Por ideja e kryemnistrit Berisha për dhënien e shtetësisë atyre që investojnë të paktën 100 mijë euro nuk është në këtë kontekst. Ajo është publikuar nga Berisha si një...
Një djalë 24-vjeçar është arrestuar në tualetet e departamentit të policisë së Everett, në shtetin e Washington, kjo pasi tentoi të shiste drogë pikërisht në banjat e policisë. Një agjent ishte në tualet në momentin që dëgjoi djalin të përgjigjej në celular: i surprizuar nga prania e agjentit, djali ishte duke arritur një marrëveshje për shitjen e drogës. Fillimisht agjenti mbeti disi i hutuar nga situata, por më pas çdo dyshim ja hoqi vetë djali, i cili vazhdoi me telefonatat e tij me 2 klientë të tjerë. Agjenti i policisë, që ndërkohë kishte lajmëruar dhe një koleg, e priti djalin në dalje të tualetit, duke i kërkuar sqarime. Pasi tentoi të mohonte, i riu nuk mund të bënte asgjë tjetër përveçse të pranonte që po përpiqej...
E gjithë Gjermania flet për këto pamje të kancelares gjermane Angela Merkel. Kancelarja gjermane ishte e ftuar në darkën e shtruar nga Demokristianët e qytetit Demmin. Gjatë darkës, ndërsa kamarrieri i afrohet Merkelit dhe mundohet t′i shërbejë birrën, gotat tjera që po i mbante në dorë rrëzohen dhe njëra prej tyre derdhet mbi qafën e kancelares
Frike ne brasil shkaku ishte nje sfere e madhe me diameter diku tek 1 meter me peshen 50 kg. Ky trup ra nga qielli diten e marte ,ne nje fshat te Riacho Poços qe gjendet ne shtetin brasilian te Maranhمo. Nje dashmitar tha se ka degjuar nje zhurme te fuqishme dhe se ka gjetur sferen ne nje cep te rruges . Lajmi u perhap shum shpejt dhe ne vendngjarje erdhen kurjoz nga te gjith anet e brasilit. Ne vendngjarje erdhi dhe policia ushtarake e cila rrethoi vendin e ngjarjes si dhe sekuestroi topin e hekurt qe ra nga qielli . Mendohet se kjo sfere eshte nje cope e ndonje stateliti , e cila eshte shkeputur,sic ndodhi ne Namibia ku ra nje tjeter sfere e mistershme . Ngelen problemet e sigurise ne te tilla aksidente , nese ky top gjigand do...
Nje familje ne Antibes, babai, nena, nje djale 19 vjec dhe nje vajze 23 vjece, kultivojne ne shtepi, ne kopshtin prej 950 hektare, sasi te konsiderueshme te kanabisit, me dashuri dhe perkushtim. Pe ta bere sa me efikas prodhimin, familja ka ndare keto detyra; mbjellja e bimes i ishte besuar vajzes, e cila perdorte pleh te vecante per te permiresuar ecurine, tharja i ishte besuar djalit, perpunuesi, qe e mbante bimen ne dhomen e tij deri ne paketimin ne vazot e numeruara, operimi behej nga i ati, nje shites, prova dhe vleresimi ne fund te punes ishte detyre e nenes. Edhe pse sasia e marihuanes se prodhuar ishte e madhe, konsumatoret pervec familjes, nuk ishin pertej disa miqeve te ngushte. Historia ka vazhduar per kater vjet...
Një studim i Universitetit të Kembrixhit ka hedhur dritë mbi dy faqet më të klikuara të internetit, që janë “Facebook” dhe “Twitter”: “Nuk është e vërtetë që na izolojnë. Ato na nxisin të arrijmë një qëllim” Mundet që një rrjet social të zhvillojë mënyra të shëndetshme jetese? Një studim i bërë nga Universiteti i Kembrixhit dhe i publikuar më pas në revistën “Science”, ka arritur në përfundimin se çelësi i gjithçkaje është homofobia, ose tendenca për të kërkuar online personat që ngjajnë me ne dhe kanë të njëjtat interesa. Me pak fjalë, rrjetet sociale jo vetëm që ndihmojnë duke na dhënë këshilla dhe opinione, por mund të ndikojnë edhe në ndryshimin e sjelljeve tona. Ky përfundim është arritur në bazë të disa studimeve të...
Nje histori e pabesueshme i ka ndodhur Dante Autullo,nje 32 vjecar qe jeton ne Orland Park,ne dalje te Chicagos. I punesuar per ndertimin e nje kapanoni,cuditerisht u ka plagosur nga pistoleta qe ngul gozhda . Ishte duke e perdorur siper kokes ,Dhe ne 1 moment 32 vjecari ka degjuardicka qe e goditi . Por kologu i tij Gail Glenzer , qe ishte aty kur ndodhi aksidenti , tha qe eshte nje plage siperfaqesore ,ivune pak disifektues dhe cdo gje mendohej se mbaroj aty . Mendonte se gozhda e kishte vetem ferkuar dhe e kishte gervishtur, saqe Autullo mori perseri veglat dhe filloi punen . Ne ditet ne vijim ,personi me origjine italiane,kishte marje mendsh , dhe vendosi te shkoj ne spital per tu vizituar . Rrezet-X konfermuan ate qe u dyshonte...
Lorani dhe Ledioni kane krijuar nje progrma per iphone dhe ipad, i cili gjendet ne dyqanet online te Apple-s. Loran dhe Ledion Dyrmishi kanë lindur në qytetin e Beratit ku kanë përfunduar edhe shkollën e mesme, ndërsa tani studiojnë në Bolonja të Italisë për Informatikë. Sapo kanë programuar një aplikacion për përpunimin e fotografive, që mund të përdoret në telefonat iPhone dhe në iPad. Lorani është në vitin e fundit të masterit, ndërsa Ledioni në vitin e tretë të shkollës së lartë, duke pritur një Bachelor. Ishte ideja e këtij të fundit, nisur nga një detyrë kursi, ajo që shkoi shumë më tej… Aq sa u vlerësua dhe nga kompania prestigjoze Apple e cila në fund të qershorit të vitit të kaluar lidhi një kontratë me djemtë shqiptarë dhe...
Një veterane 48 vjeçare rezulton të jetë supërmodelja më e paguar në botë duke mundur në garë edhe emra të tillë si Gisele Bundchen dhe Cindy Crawford. Kathy Ireland ka shokuar industrinë e modës ndërsa është deklaruar si bukuroshja më e pasur në planet. Lista e re e hartuar mbi këtë element e pozicion Kath me një pasuri prej 222 milion paund ndërsa Gisele Bundchen 159 milion paund. Në vendin e tretë vjen Cindy Craëford me 64 milion paund e ndjekur nga Tyra Banks me 57 milion paund. Në dhjetëshe janë edhe Christie Brinkley, Heidi Klum, Kate Moss, Naomi Campbell, Elle Macpherson dhe Claudia Schiffer.
Kur është shkruar të mos vdesësh, nuk ka gjë që mund të ndyshojë këtë fakt. Kështu ka ndodhur me një të ri i cili po ecte në trotuarin e rrugës ndërsa përballë tij papritmas shfaqet një makinë që kishte humbur kontrollin. I riu vëren makinën vetëm disa çaste para përplasjes dhe arrin të shpëtojë. /albeu.com/ Shikoni videon:
Për më shumë se 12 vjet fshihej në Greqi, një pedofil i rrezikshëm nga Shqipëria, i vendosur ne pranga pas nje operacioni mengjesin e se dieles. Bëhet fjalë për një 49-vjeçar,identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, për të cilin ekzistonte prej vitesh edhe urdhër ndërkombëtar arresti. Ai kërkohej nga organet italiane te rendit, por edhe nga policia shqiptare për një sërë veprash penale ndaj personave të mitur në periudhen kohore prej dates 2 deri ne 5 qershor të vitit 2000 në Itali. I shumëkërkuari akuzohet për bashkëpunim në përdhunime dhe sulme seksuale të përsëritura kundër të miturve, si dhe për organizimin e takimeve seksuale të bashkëpunëtorëve të tij. Sipas organeve greke të rendit, ai është fshehur...
Greta Koçi shfaqet e transformuar me një hundë të re. Ka bërë vërtet ndërhyrje kirurgjike, apo ky është një truk me photoshop? Kjo foto e këngëtares 20-vjeçare, Greta Koci, që po qarkullon këto ditë ne rrjetet e ndryshme sociale, është nga më të diskutuarat mes fansash që ndahen në dy grupe. Ka nga ata që mendojnë se Greta ka zvogëluar hundën, ndërsa të tjerë që thonë se është thjesht një ndryshim që i është bërë fotos me photoshop. Në foton ku bie në sy tjetërsimi i hundës se saj, Greta shfaqet me pamje të re, ndërsa pozon duke prezantuar me dashje ndërhyrjen e bërë në portret. Nuk dihet ende nëse Greta ka operuar vërtet hundën apo nëse ky është një modifikim kompjuterik. Gjithsesi, për pamjen që shihni ne foto, ka pasur komente se...
Protestë topless kundër botës së modës dhe tragjedisë së anoreksisë, që cdo vit po u merr jetën top modeleve. Kjo është protesta e radhës e aktivisteve ukrainase të grupit “Femme” të cilat zbarkuan në Milano për të “goditur” sipas mënyrës së tyre, zemrën e botës së modës. Ato mbanin në duar pankarta kundër sistemit në modë, kundër stilistëve dhe kompanive që operojnë në këtë industri, të cilat i quajnë fajtore për anoreksinë dhe fatin tragjik të shumë modeleve. “Stilistët dhe kompanitë në botën e modës janë në gjendje të ofendojnë dhe përdhosin të gjitha femrat në emër të biznesit të tyre, në emër të përfitimit, në emër të parasë”, thanë aktivistet ukrainase. Në duar ato mbanin parrullat me mbishkrimin moda = fashizëm...
The Sun, tregon historine e Alanna Wong, studentja 22 vjecare, e cila vuan nga nje semundje e rralle neurologjike qe e transformon ne nje femije. Vajza vuan nga sindroma Kleine-Levin Syndrome, KLS, qe con ne nje 'gjum te gjate' dhe mund te zgjase 22 ore ne dite. Kjo patologji e pasherueshme shtyn Alanna-n te kete 'sulme' e cila fillon te sillet si nje e mitur dhe te kthehet si nje zombie. Gjate sulmeve humbet edhe aftesine per te kontrolluar sjelljet e saj dhe fillon te flase me zerin e nje femije te vogel. Harron te lexoje dhe ndihet konfuze nga cdo gje qe e rrethon. E ema Diane, shprehet se: 'Ajo kthehet ne nje femije, sillet sikur te jete pese vjece, fillon te qaje dhe ndryshon humorin papritur, e binudr nga fakti se te gjithe...
Lajmet e fundit që vijnë nga Rihanna kanë lënë të zhgënjyer fansat e saj. Shkak është bërë bashkëpunimi i papritur me dy video “Birthday Cake” e “Turn up the Music” midis këngëtares nga Barbados me ish-të fejuarin e saj, Chris Brown, i njohur për ushtrimin e dhunës ndaj saj disa vite më parë. Në atë rast, fansat kishin dalë në mbështetje të idhullit të tyre, ndërsa tani nuk arrijnë të pranojnë faktin që ylli i ri ka vendosur, jo vetëm të falë ish-të fejuarin, por edhe të fillojë me të një bashkëpunim muzikor. Mesa duket, për shkak të vendimit të saj, këngëtarja duhet të jetë duke humbur paksa popullaritet. Megjithatë, për t’iu përgjigjur akuzave të fansave, ka menduar vetë Chris Brown, i cili në Twitter ka deklaruar: “S’jemi të...
Një nënë indiane ka lindur plot 11 fëmijë binjakë në Surat të Indisë. Gruaja e re tashmë është nëna e 11 bebeve të vogla që kanë madhësinë e parakrahut të dorës. Mësohet se të gjitha foshnjat gëzojnë shëndet të mirë. Në fakt pritej se do ishin 6 fëmijë por kjo lindje e pazakonte ka surprizuar edhe stafin e mjekëve që asistuan në lindje. Blogjet mbarë botërore kanë raportuar lajmin të parat edhe pse agjencitë e lajmeve edne s’kanë dhënë një konfirmim zyrtar. Por nëse gjithçka është siç raportohet nëpër forume atëherë kjo lindje do të shënohet me shumë gjasa në rekordin Guinness. /albeu/
Kushedi sa frikë duhet të kenë përjetuar njerëzit, që ishin pasagjerë në një autobus turistik në rrugët e Tapeit në Tajvan! Shkak për frikën e tyre është bërë një moment, kur mjeti ka mbetur pa shofer, mirëpo ka vazhduar të ecë nëpër rrugë...! E gjitha ka ndodhur për faktin se shoferi ishte tepër i impenjuar për t’u grindur përsa i takon trafikut me pronarin e një ‘scooter’-i ,duke harruar të ngrinte frenën e dorës. Për fat, shoferi është kthyer në kohën e duhur në pozicionin e tij dhe episodi i regjistruar në një nga rrugët qendrore të qytetit më të populluar të Tajvanit, nuk ka pasur fund tragjik. Gjithçka mund të vërehet edhe nga video e mëposhtme e filmuar nga telekamerat e pranishme në një makinë aty pranë:(LIveleak)
Daily Mail sjell historine e nje djali qe ka mbijetuar pasi ka lindur me zemren jashte kraharorit. Kur Ryan Marquiss erdhi ne jete, mjeket e denuan per shkak te keqformimit. Ai kishte vetem tre dite jete, zemra nuk ishte zhvilluar sic duhej dhe ishte gjysem jashte kraharorit, ne ajer te hapur, dhe ishte nje rast unik ne bote. Mjeket u bene te vetedijshem per defektin qe ne fillim te javes se dymbedhjete te shtatzanise, dhe sygjeruan prinderit per te nderprere gjithcka. Cifti refuzoi dhe tashme Ryan eshte gati te festoje ditelindjen e tij te trete. E ema e tij shprehet se: ”Donim qe natyra te ndiqte fatin e tij, per kete motiv refuzuam abortin.I shim qe te dy te vetedijshem se ekzistenca e tij ishte nje mrekulli. Mjeket na thane...
Një fotografi që shfaq Whitney Houston në arkivolin e hapur është publikuar në kopertinën e ‘National Enquirer’. Fotoja shokuese tregon këngëtaren të vdekur, me një fustan lejla dhe me një karficë diamanti në flokë. Revista e përjavshme amerikane shkruan me të mëdha në kopertinë: “Whitney, fotografia e fundit!” Bëhet e ditur se fotoja është bërë në Whigham Funeral Home, në Nju Xhersi, të premten e kaluar, por nuk publikohet emri i fotoreporterit. Reagimet në Twitter nuk kanë qenë të mira. Përdoruesit kanë kritikuar revistën që nuk po e lë të qetë këngëtaren as në botën tjetër. Burimi T/CH
Ndonjëherë puna e paparacëve është shumë e vështirë. Sidomos kur kanë të bëjnë me tipa si aktori i filmave aksion, Jason Statham. Ky i fundit është tërbuar me një paparac në Nju Jork, që ka qenë duke i bërë foto, teksa ishte bashkë me të dashurën e tij, Rosie Huntington-Whiteley. Statham i ka ulëritur para fytyrës paparacit dhe për pak e ka kapur për fyti. Për fatin e mirë të paparacit, aktori më pas është qetësuar. Por, tashmë paparacët e tjerë duhet të kenë kujdes. Me Jason nuk ka shaka /G/Tema/
Alabama, SHBA- Nje vajze 9 vjece u detyrua te vrapoje per me shume se tre ore nga gjyshja dhe njerka e saj si ndeshkim per nje genjeshter, dhe perfundoi kaq e dehidratuar saqe vdiq pak dite me pas. Kjo ngjarje e rende ka ndodhur ne Alabama, ku te dyja grate tashme ndodhen ne burg te akuzuara per vrasje. Savannah Hardin te premten e kaluar ka genjyer gjyshen e saj, 46 vjecaren Joyce Hardin Garrard, duke mohuar se kishte ngrene karamele. Per kete eshte detyruar nga ajo dhe nga njerka 27 vjecare Jessica Mae Hardin per te vrapuar per ore te tera. Nena te njejten mbremje ka thirrur ndihmen e shpejte, sepse vajza u semure dhe ishte pa ndjenja. Sforcimet i kishin provokuar asaj nje dehidratim te rende, dhe per pasoje ajo vdiq te...
I moshuari jetonte vetëm në një hangar përpara se të ndërronte jetë, pas një përplasje me makinë në një kabinë elektrike. Maurice John Young, i njohur si Johnny ka lënë 60 000 paund trashëgimi për kishën e zonës ku jetonte.Ai jetonte vetëm dhe askush nuk e mendonte se kishte aq shumë para. 81-vjeçari kishte shkuar të jetonte ne Devon në vitin 1947 dhe kishte punuar në një market. tring.tv
Nëntë çifte lidhën kurorë në ceremoninë e parë të martesës masive lakuriq në Xhamajka. Ceremonia u organizua në plazhin Negril. Dhëndurët kishin të veshur vetëm kravata flutur, ndërsa nuset kishin vënë vetëm bizhuteritë dhe vellon. Trupat i kishin zbukuruar me ngjyra. Ndër 100 të regjistruar për këtë ceremoni u zgjodhën vetëm 10 çifte të cilët patën fatin të martohen lakuriq. /albeu/ Shihni videon:
Të gjithëve na ka rastisur të shohim makina të vjetra të parkuara në të njëjtin vend për një kohë të gjatë. Një Citroen e vjetër me targa franceze qëndron prej vitit 2007 në një parking me pagesë në Luksemburg. Nëse pronari i saj do të rikthehet për ta marrë sërish makinën duhet të paguajë një çmim shumë të lartë: 50 mijë euro! Kjo për shkak se çdo ditë që ka kaluar është shtuar në “llogari”. Nga ana tjetër, ligji i vendit të vogël europian ndalon çdo lloj veprimi ndaj makinës së braktisur që duhet të rrijë aty deri sa të shlyhet pagesa nga pronari. Por, duke marrë parasysh faturën e kripur është shumë vështirë që pronari i Citroen të bëhet i gjallë. /t/ch/
Farmacistja Eleni Basho dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj. Policia deklaron se ka prova të mjaftueshme që e implikojnë Ilia Bashon si organizatorin e vrasjes së saj. Por sipas burimeve policore, 38-vjeçari nuk ka treguar deri më tani se cili ishte ekzkutori i krimit. Gjatë një konference për shtyp drejtori i policisë së Tiranës, Bernard اaushaj bëri të ditur se, ndalimi i bashkëshortit të gruas së vrarë u bë bazuar edhe në urdhërin e Prokurorisë së Tiranës, pas grumbullimit të provave dhe fakteve, që vërtetojnë implikimin e tij si organizator i vrasjes. Ilia Basho, gjatë marrjes në pyetje nuk e ka pranuar krimin, Ndalimi i këtij shtetasi u bë bazuar në urdhërin e Prokurorisë, pas grumbullimit të provave dhe...
Dy grekë kanë shpëtuar për mrekulli pas një aksidenti horror. Makina ku po udhëtonin, një Ferrari F430, goditi një pemë, u nda në dysh dhe u dogj. Dëshmitarët thanë se makina që kushton rreth 150 mijë euro po udhëtonte me shpejtësi në rrugët e lagura të Athinës. Makina ngjyrë gri goditi një ndarëse rrugësh, u përplas në pemë dhe u nda në dysh. Për fat të mirë zjarrfikësit ishin afër dhe arritën të nxjerrin shoferin dhe pasagjerin nga makina. Më pas makina shpërtheu në flakë. /g/tema/
Një 37-vjeçar është ekezekutuar me armë zjarri në qytetin e Elbasanit, para banesës së tij. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “Dyli Haxhire”, në afërsi të nje diskoteke e cila është në pronësi të viktimës. Almir Cani është dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe me gjithë ndihmën mjekësore që iu dha nga personeli mjekësor, ky shtetas nuk mundi të mbijetojë por gjeti vdekjen pas një ore si pasojë e dy plumbave të marra në kokë. Burime policore bëjnë me dije se personat që e kanë qëlluar, fillimisht i kanë thirrur 37-vjeçarit në emër e më pas e kanë ekzekutuar. Gjithashtu, ekzekutorët i kanë marrë edhe celularin personal viktimës, për arsye ende të paqarta. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar...
Një udhëtim i paharrueshëm në tempujt spektakolar të Madurai, në Indi. BalkanWeb.Com
Kryeqyteti tajlandez, Bangkoku njihet ndryshe si “qyteti i engjëjve” nga tempujt e shumtë, rezidencave, dhe krocerave të mrekullueshme në lumenjtë e tij. (er.cu/BalkanWeb)
Farmacistja Eleni Basho dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj. Policia deklaron se ka prova të mjaftueshme që e implikojnë Ilia Bashon si organizatorin e vrasjes së saj. Por sipas burimeve policore, 38-vjeçari nuk ka treguar deri më tani se cili ishte ekzkutori i krimit. Gjatë një konference për shtyp drejtori i policisë së Tiranës, Bernard اaushaj bëri të ditur se, ndalimi i bashkëshortit të gruas së vrarë u bë bazuar edhe në urdhërin e Prokurorisë së Tiranës, pas grumbullimit të provave dhe fakteve, që vërtetojnë implikimin e tij si organizator i vrasjes. Ilia Basho, gjatë marrjes në pyetje nuk e ka pranuar krimin, Ndalimi i këtij shtetasi u bë bazuar në urdhërin e Prokurorisë, pas grumbullimit të provave dhe...
TIRANE- Ka nisur dje në një spektakël gji gant ngjyrash, edicioni i pestë i reality shou-t më të ndjekur në Shqipëri, "Big Brother 5". Nën drejtimin e Arbana Osmanit dhe me analizën e hollë të opinionistit Arjan Konomi, i cili rikthehet në këtë spektakël pas një viti mungesë, ka filluar dje aventura e dhjetëra të rinjve nga të gjitha trevat shqipfolëse për të fituar 100 milionë. KONKURRENTثT E para që hyri në shtëpinë e madhe të "Big Brother" ishte Gentiana. Vajza nga Devolli, me një të folur tipike dialektore ra menjëherë në sy të publikut, falë lirshmërisë që kishte në raport me kamerat. E diplomuar për anglisht, Genta kishte si pasione të saj leximin dhe shkrimin, kryesisht të poezive, madje një të tillë, një poezi humoristike...
46 vjet më parë ajo doli nga deti me bikinin e parë të njerëzimit. Por edhe sot e kësaj dite, edhe pse 71 vjeç, Raquel Welsh është seks- simbol. Aktorja u shfaq në një festë të organizuar nga Vanity Fair në Los Angelos, duke treguar format e saj. E vlerësuar nga Playboy si femra më e dëshiruar në vitet ’70, Welch u bë seks simbol pasi u shfaq me bikini në filmin e vitit 1966 me titull ‘Një milion vjet Përpara Krishtit’. Welsh gjithashtu është shfaqur në të parën skenë seksuale interraciale në një film dhe po ashtu ka luajtur edhe rolin e një heroine transeksuale. /tema/
Nga: Mira Kazhani Gjithmonë i lexoj shkrimet e tij, ndoshta sepse marr përgjigje nga ato që kur i dëgjojmë na duket sikur i kemi patur brenda nesh, por thjesht na ka munguar ai grepi i cili i tërheq ato mbi sipërfaqen tonë. Eshtë vërtet një ditë e ftohtë dhe Blendi Kajsiu më kërkon që të shkoj në një bar afër shtëpisë së tij. Pak a shumë është një takim te kafja e lagjes, edhe pse, të paktën kafenetë në Tiranë, janë aq luksoze sa të mërzisin ndonjëherë. Blendi vjen me një hap të nxituar dhe rreth qafës ka mbështjellur disa herë një shall (ndoshta ngjyrë ulliri). ثshtë njeri komod. Nuk të shqetëson me pyetje të tepërta rreth rubrikës, që me shumë sinqeritet më thotë se nuk e ka lexuar. Ndoshta më mirë i them unë, kështu do jesh më i...
Burj Khalifa, që ndodhet në Dubai është ndërtesa më e lartë botë. Ajo është 828 metra dhe ndodhet në zonën, Downtown, në Dubai. Por për t’u ngjitur në ndëtresën më të lartë në botë, duhet dhe ashensori më i shprejtë në botë, i cili është ndërtuar në vitin 2010 dhe ecën me 64 km/h. Përvec ndërtesës Dubai është një qyteti që na habit cdo ditë e më shumë. Këto janë disa nga rekordet që mban ky qytet i mrekullueshëm. (er.cu/BalkanWeb) Pamje nga shatërvani Dubai Mall Ka qendrën më të madhe tregtare në botë Kulla Burj Khalifa dallon sipër të tjerave om Cruise është ngjitur në këtë kullë Tuneli brenda vaskës së akuariumit Restoranti Al Mahara brenda në kullë Ka popullsinë...
Një zjarr ka përfshirë një banesë në katin e parë të një pallati në qytetin e Shkodrës, duke e djegur atë tërësisht dhe duke i marrë jetën banorit të saj. Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur në lagjen Xhabie, ndërsa viktima është identifikuar me emrin Zija Tahiri. Burimet nënvizojnë se nga hetimet paraprake të kryera në vendin e ngjarjes pas shuarjes së falkëve dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar nga një furnelë. Përsa i përket viktimës, burimet shtojnë më tej se shtetasi Zija Tahiri ishte invalid dhe në momentin e rënies së zjarrit ka qenë i vetëm në banesë. Burimi T/CH

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top