Lënë djalin të vdesë, por kurojnë qenin e tyre për pleshtat

Prindërit e një djali 8 vjeçar nga Ohio, SHBA, janë dënuar me tetë vite burg pasi i kanë mohuar atij trajtimin mjekësor. Djaloshi vdiq nga limfoma Hodgkin, një kancer shumë i kurueshëm.

Willie Robinson u shemb në shtëpinë e tij më 22 mars 2008. Prokurorët thanë se ai iu ishte lutur prindërve ta dërgonin tek mjeku, por ata refuzuan. Vajza e familjes tha se ata nuk kishin para për trajtim mjekësor dhe u përpoqën shpesh të merrnin ndihmë nga shërbimet socialet. Ata vizituan një klinikë falas por u larguan kur ata u thanë se duhej të paguanin 180 dollarë.

Prokurorët thanë se ndërsa djaloshi po vuante dhe prindërit pretendonin kompensim financiar, ata paguan plot 87 dollarë për të trajtuar qenin e tyre pitbull nga pleshtat.

Mjeku ligjor tha se djali ishte viktimë e një neglizhimi mjekësor. Prindërit u divorcuan pas kësaj ngjarje. Ata thonë se do apelojnë vendimin.

prinderit-300x212.jpg

gazetatema.net
 
Titulli: Lënë djalin të vdesë, por kurojnë qenin e tyre për pleshtat

Un them si valle eshte e mundur nje gje e tille???!!!!
 
Titulli: Lënë djalin të vdesë, por kurojnë qenin e tyre për pleshtat

Ma mire me vdek se sa me pase pleshta :p
 
Pe: Lënë djalin të vdesë, por kurojnë qenin e tyre për pleshtat

Hajde prinder hajde...Duhet ti sjellesh ne Shqiperi,di nena e baballare qe kane shit gjak,per te nxjerr leket per te ndihmuar femijet...Pa lene menjane pastaj dhe neglizhencat e mjekesise ama...
 
Pe: Lënë djalin të vdesë, por kurojnë qenin e tyre për pleshtat

thua te jete e vertet..!?
nccc ,,kur shoh keshtu gjerash dua te gjeje fuqin te besoj qe do gjendet nje ferr,.turturues ketu ne toke, per keta kanibal,,me munges neuronesh njerzore.
8 vjet shume shume pake ,denimi..:(
 
Titulli: Lënë djalin të vdesë, por kurojnë qenin e tyre për pleshtat

Si mund te vlersosh me shume nje kafsh se sa femijen tend?

Mire thot Gloom, ka prinder qe shesin gjithcka e bejne te pamunduren ne raste te tilla, e keta ca bene? mereshin me qenin...E pa besueshme...:(

Pse i dhane vetem 8 vj, meritonin tere jeten ne burg:(

Jeta e nje femije eshte e cmuar!
 
Re: Lënë djalin të vdesë, por kurojnë qenin e tyre për pleshtat

e kam thene qe ne kete boten perendimore ,,,Per cdo gje ka nje patente...ama per prinder nuk ka,,,Dmth lejohet cdo qenje anti njerezore te quhet prind .........
 
Titulli: Lënë djalin të vdesë, por kurojnë qenin e tyre për pleshtat

Po me rrengjithet trupi...

Shkova e kerkova per te gjetur me shume info, me mire mos te kisha kerkuar se pash fytyren e pafajshme te ketij femije.
Disa gjera qe me bejne pershtypje nga kjo ngjarje:
1. Keta prinder jane marr me droge.
2. Femija ka pasur kancer te kurueshem.
3. Asnje doktor, ketu ne USA nuk te refuzon kurimin e femijes (sidomos ne spital)
4. Prinderit jane denuar per vetem 8 vjet. VETEM 8 vjet?
 
Po ne SHBA, sikur punojne mire sherbimet e mbrojtjes te femijes, sherbimet sociale, pse i eshte lene femija prinderve nqs s'ishin ne gjendje ta mbanin:(
 
Titulli: Lënë djalin të vdesë, por kurojnë qenin e tyre për pleshtat

po me keq eshte se kan kaluar 4 vjet...keto procedurat burokratike jan qesharake gjithmone.
 
Titulli: Lënë djalin të vdesë, por kurojnë qenin e tyre për pleshtat

Ti rroje qeni mos ju semuft kurr ishalla .
 
Pe: Lënë djalin të vdesë, por kurojnë qenin e tyre për pleshtat

Une jam gjithmone skeptik me keto ngjarjet, e dini pse? sepse jane akte dhe dokumente te dala nga gjykata dhe shpesh here aty luhen lojra dhe keshtuqe e verteta shpesh here fshihet..... per mua eshte dicka akoma per tu konstatuar aq me shume perderisa vendimi i kesaj gjykata do te apelohet.

Po ta llogarisesh se ne shqiperi shumica njerzeve vdesin vetem nga neglizhenca dmth ansjeri nuk shkon ne spital te bej vizita kjo behet e mundur vetem kur semundja ka perparuar dhe nuk ka njeri qe ti japi derman.... ne kete sens ne jemi akoma me keq, ne keto raste i kutj eshte faji ???
 
Re: Lënë djalin të vdesë, por kurojnë qenin e tyre për pleshtat

sa te pa shpirt!!! Ndoshta gaboj ne kte qe po them, por jashte Shqiperise sikur se kane konceptin e familjes ashtu sic e kemi ne!
Ca spo ndodh :(
Ps: qenit i uroj sherim sa me te shpejte, se gjynah :p
 
Titulli: Lënë djalin të vdesë, por kurojnë qenin e tyre për pleshtat

Kur lexon lajme tilla vertet mendon; ka me shum kafsh ne kete jet apo njerz? ti thuash drejtesi kesaj te denohet vetem me 8 vjet?kjo eshte kulmi i padrejtesis .
 
Titulli: Lënë djalin të vdesë, por kurojnë qenin e tyre për pleshtat

Po ne SHBA, sikur punojne mire sherbimet e mbrojtjes te femijes, sherbimet sociale, pse i eshte lene femija prinderve nqs s'ishin ne gjendje ta mbanin:(

Keto punojne nese kane dyshime dhe nese i denoncon dikush. Sic duket e kane ruajtur mire prapanicen (me falni per shprehjen) keta deri sot. Por tani eshte shume vone!!! :(
 
Titulli: Lënë djalin të vdesë, por kurojnë qenin e tyre për pleshtat

Jo 8 por 88 vjet burg do u jipja. Qeni qenka me i rendesishem se djali i tyre?! Aman o Zot cka ka mbi kete toke! Pse perendia u fal femije ketyre maniakeve aman.
 
Titulli: Lënë djalin të vdesë, por kurojnë qenin e tyre për pleshtat

Keto punojne nese kane dyshime dhe nese i denoncon dikush. Sic duket e kane ruajtur mire prapanicen (me falni per shprehjen) keta deri sot. Por tani eshte shume vone!!! :(

Po doktoret nuk mund te dyshonin ne momentin qe thane qe skane leke te pagonin ilacet, ti drejtonin per shoqata te ndryshme, ose te therisnim ata qe perkujdesen per femijet ne keto raste, kur familja ska si ti kujdesi?
 
Pe: Lënë djalin të vdesë, por kurojnë qenin e tyre për pleshtat

Ufff cdo dit me te pa kuptueshem behen njerezit...vertet paskemi qene qenje e pa kuptueshme
 
Titulli: Lënë djalin të vdesë, por kurojnë qenin e tyre për pleshtat

Un mendoj se si eshte e mundur qe njeriu te degjeneroje deri ne ket pik.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top