Portali i forumit

është si të thuash prezantimi i parë i forumit dhe ketu gjenden temat me të klikuara ose më të rejat.
Për afro dy orë, një ish-polic, ka mbërthyer pas vetes qindra kureshtarë duke tentuar vetëvrasjen nga një lartësi prej 80 metrash. Qemal Xhura me origjinë nga Gramshi, i vendosur në Tiranë, para pak vjetësh ka kaluar në depresion nervor, si pasojë e një gjendje të rënduar ekonomike në familje. Xhura ka vendosur t’i japë fund jetës së tij, duke u hedhur nga një vinc në afërsi të “Ushtarit të Panjohur”. Kanë qenë pikërisht kalimtarët e shumtë që kanë kaluar në qendrën e kryeqytetit, të cilët kur e kanë pikasur pak para se ora të shënonte 18:00 kanë lajmëruar policinë. Pasi ka rrethuar vendin e ngjarjes, forcat policore kanë bërë bllokimin e zonës në një perimetër të gjërë, duke hamendësuar zonën ku mund të binte Xhura, në rast...
Nga: Erviola Halili Brenda 20 viteve të tranzicionit të pafund e rraskapitës shqiptar, përveç varfërisë, papunësisë, trafiqeve, emigracionit masiv deri biblik e mungesës së shpresës për ndryshim, po vepron në mënyrë të pandalshme dhe një fenomen, një atavizëm i së shkuarës: GJAKMARRJA mes shqiptarësh. Ky fenomen para-mesjetar shqiptar e shoqëror është futur në jetën shqiptare dhe ka mbetur në veprim aktiv, i nxitur nga forca e Kanunit. Në shumë raste, përveç zbatimit të “KANUNIT” për konfliktet e vjetra, shkak është bërë e po bëhen edhe abuzimet e drejtësisë në mos zbatimin e ligjit në vendimet që japin. Acarimi i konflikteve e padrejtësive të krijuara, sjell përdorimin e dhunës, mandej, çështja precipiton në vetëgjyqësi. Për...
Ndërron jetë në spitalin e burgut 84-vjeçari, Gaqo Dumka i cili po gjykohej për masakrimin e shtetases, Liljana Arapi. Mesohet se 84-vjecari ka vdekur si pasojë e komplikacioneve kardiake. Prej dy javësh Dumka ishte shtruar në spitalin e burgut në Tiranë si pasojë e temperaturave të ftohta të cilat i kishin krijuar një gjendje jo të mirë shëndetësore. Sipas burimeve nga burgu i Drenovës mësohet se ende nuk ka një kërkesë nga ana e familjarëve të Dumkës për tërheqjen e trupit të tij dhe nuk dihet nëse do të përcillet në Korcë për t’u varrosur. Po të njëjtat burime sqaruan se Dumka regjistroi një gjendje të rëndë shëndetësore duke refuzuar edhe ushqimin, gjë që i detyroi autoritetet e burgut ta transportojnë atë drejt...
Një shqiptar me banim në Angli ka hedhur në gjyq shkollën ku punonte, pasi pretendon se kolegët e tij kanë kryer diskriminim dhe abuzim racial ndaj tij, thjesht pse është shqiptar. 30-vjeçari Gazmir Dema, i cili ka shkuar ne Britani ne vitin 2007 me nje anglishte shume te pakte, ka gjetur pune ne kuzhinen e restorantit te shkolles. Por me te filluar punen, ai thote se ka filluar te diskriminohet dhe abuzohet me fyerje raciale nga nje koleg thjesht per faktitn qe eshte shqiptar, duke e cilesuar terrorist shqiptar dhe magjyp. Ndaj ndaj tij ishte bere presion kur ka tentuar te ankohet per kete fakt. Por shqiptari me banim ne Oksford ka gjetur rrugen ligjore per keto fyerje ndaj personalitetit dhe origjines se tij etnike. Shkolla...
Publiciteti i L’Oreal u ndalua per shkak te shume modifikimeve mbi imazhin e aktores Rachel Weisz. Ne foton e reklames e shohim te rinuar te pakten 20 vjet dhe pa asnje shenje te te shprehurit, dhe kjo e ka merzitur shume parlamentarin e ri liberal demokratik skozec Jo Swinson. Swinson nuk eshte i ri ne kete lloj beteje, dhe ne fakt arriti t’ua kalonte gjigandeve te kozmetikes si Maybelline dhe Lancome, gjithmone per shkak te imazheve pak te vertete dhe te modifikuara permes fotoshopit (photoshop). Ne fakt keto marka, tashme prej vitesh, duan te na bindin gjithmone e me shume per efektet e mrekullueshme te produkteve te tyre, duke perdorur deshmitare te moshes 40 vjec dhe duke i bere 20 vjecare perfekte dhe plastike. Nuk...
Koloreto Cukali Pas Gërdecit, ngjarja më e rëndë që kam përjetuar në këtë vend, është ajo që atëherë kur ndodhi, gati një vit më parë, u denoncua me mjaft vonesë: spastrimi racor i 45 (a më shumë) familjeve rome në periferi të Tiranës, të njëjtët që pamë dje të merreshin në mbrojtje të drejtpërdrejtë nga Avokati i Popullit. Edhe 21 janari është i rëndë, e unë nuk e harroj 21 janarin. Por, romët e djegur te Stacioni i Trenit nuk kanë ardhur kurrë në derën e kryeministrit. Ata ndoshta nuk kanë hyrë kurrë as në qendër të Tiranës, përveçse për të lypur. Ata janë që në lindje qenie të deklasuara, të përbuzura, të rrahura e të shkelura, të lënë në mjerim në baraka. Fëmijët e tyre lindin pranë gjirizit, e vdesin pranë gjirizit. Kur...
inspektorët doganor mbrëmë kanë kapur një sasi të konsiderueshme të barërave të falsifikuar, gjatë kontrollit të bërë ndaj nj veture me targa te Tetovës te pikëpagesa rrugore në autostradën Shkup-Tetovë. Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur dy kuti të kartonit dhe një qese najloni me 824 tableta Viagra 100mgPfizer, 384 tableta Cialis prej 20mg, 147 qese gel Kamagra 100mg, Oral al Jelly dhe 168 tableta Levitra 20mg, njoftoi drejtoria e doganave të Maqedonisë. I dyshuari i ka ofruar barërat nëpërmjet shpalljeve të publikuara në mediat elektronike dhe gazeta, ndërsa pastaj pasi i ka siguruar ilaçet ua ka dërguar blerësve me anë të postës nëpër shtëpi, raporton Zhurnal. Ilaçet i ka shitur nga 1400-1500 denarë, ndërsa nga e gjithë...
Mbretëresha e muzikës pop Madonna duket se e ka tepruar me palestrën. Gjatë një konference për shtyp në Indianapolis,qytet ku të dielën do të zhvillohet Super Bowl, Madonna është shfaqur me një fizik pothuajse të një mashkulli. Ndërkohë në aspektin e karrierës, pritet që së shpejti të dalë singëlli ‘Give Me All Your Luvin’, por ndërkohë në iTunes në Japoni, melodia është publikuar tashmë. Madonna nuk e dinte ende se cfarë ka ndodhur në Japoni, përndryshe me atë fizik plot me muskuj nuk do të tregohej aq e qeshur sa u duk në konferencë /T/CH/
Nuk keni harruar kohen para disa viteve kur neper tubime dhe mbledhje te PD-se shfaqej kengetarja Ciljeta Xhilaga? Tashme si duket vendin e saj e ka zene kengetarja tjeter, Greta Koci, e zgjedhur nenkryetare e Forumit Rinor te partise se Sali Berishes. Greta si duket e ka me shume qejf angazhimin ne politike se sa Ciljeta. Kjo e dyta shfaqej vetem ne tubime te medha me rendesi te larte, dhe neper fushata ku performonte, derisa Greta ne pozicionin e nenkryetares duhet te mbaje dhe drejtoje mbledhjet e te rinjve te kesaj partie. Ka lene anash muziken per nje kohe, duke iu perkushtuar me shume politikes, teksa editimin e kengeve te reja ia ka lene per detyre motres se saj, Enit, duke i dhene hapesire edhe asaj te tregoje veten...
Kerkuesit e sigurimit kane lajmeruar se telefonet satelitore qe jane ne sherbim te bizneseve, organizatave te bamiresise dhe agjensive qeveritare qe ndodhen ne zonat problematike, me trazira dhe me emergjenca te shpeshta civile, mund te zbulohen dhe deshifrohen shume lehte. Akademiket gjermane thane se ata kane thyer dy sisteme te kriptuara qe perdoren per te mbrojtur sinjalet e telefoneve satelitore dhe kushdo qe ka nje kompjuter te thjeshte dhe nje radio mund te pergjoje telefonatat ne te gjithe kontinentin. Qindra e mijera perdorues te telefoneve satelitore mendohet se do te pergjohen. “Ne ishim ne gjendje qe te nderhynim ne algoritmet e kriptimeve. Mos u besoni telefoneve satelitore.” –thane Benedikt Driessen dhe Ralf Hund te...
Një shoqëri që është gjeografikisht në Europë dhe që shikon e pëlqen kultura dhe morale të Amerikës Latine e sot të Azisë perëndimore, është e destinuar të imitojë tjetër gjë, dhe të sundohet jo nga qytetërimi europian. Kur dikur na ndalohej të shihnin televizionin e huaj, arrinim të kulturoheshim edhe pse shpeshherë merrej me "miza" me Dinasty, pastaj me Santa Barbara dhe deri te Beatifull. Ishin telenovelat amerikane me shumë seri që në kohë të "ndalimit" të kulturës perëndimore, po bënin në një farë mënyre, edhe kulturizimin perëndimor, dashje pa dashje në Shqipëri. Patjetër që shihej kryesisht jeta të pasurve, por ama telenovelat ishin diçka që kishin në mos realisht, por efektivisht, jetën e qytetëruar të perëndimit. Minimumi...
Kine- Nje femije tre vjecar me nje deformim te rende ne fytyre, eshte braktisur nga prinderit e tij ne autostrade. Policia kineze ka gjetur femijen, te vetmuar dhe te te braktisur ne autostraden Hunkun prane Shangait. Policet treguan se kane pare femijen vetem ne korsine tjeter te rruges, dhe vendosen te nderhyjne menjehere per ta marre, me pas vune re se femija kishte fytyren e enjtur, shpjegon zedhenesi i policise Ma Jia. Djali nuk ishte ne gjendje te komunikonte se nga vinte dhe kush ishin prinderit e tij. Ai eshte derguar ne nje spital dhe mjeket i kane diagnostikuar nje gjendje te rralle ne te cilen indi rritet me shpejtesi. Me pas i eshte besuar nje shtepie familjare ne pritje qe te merret nga prinderit e tij mizor.
Lajmërimi se “Facebook”, rrjeti më i madh shoqëror, është duke planifikuar të shesë pesë miliardë aksione në bursë, duke vlerësuar kompaninë në total në 100 miliardë dollarë, ka krijuar shumë spekulime për milionerët e miliarderët e rinj që do të krijohen. Por, janë të paktë ata që kanë pyetur se çfarë ka nxjerrë realisht “Facebook” në shitje. Përgjigja? Klientët e tij, secilin prej 845 milionë personave që kanë një llogari në këtë rrjet shoqëror. ”Facebook”, që prej themelimit është bazuar në dy lajmotive. E para, ajo e bashkimit të njerëzve kudo ndodhen dhe e dyta, premtimi se hyrja në këtë rrjet do të mbetet gjithmonë pa para. Megjithatë, përderisa rrjeti nuk kërkon para nga klientët e tij, kjo do të thotë se ata në të...
Fundi i vitit 2011 ishte me shumë fat për banorët e një fshati spanjoll, që fituan superllotarinë kombëtare, që shpërndau një total prej më shumë se 750 milion eurosh. Pasi numrat zgjodhën serinë e biletave të shitur në fshatin e tyre, njerëzit nisën të kërcenin të lumtur në rrugë, të derdhin shampanjë dhe verë lumë, por në festime, mungonte vetëm njëri midis 250 banorëve. Regjizori Costis Mitsotakis ishte i vetmi që nuk kishte blerë një biletë që kushtonte 5 euro dhe do t’i kishte dhënë një fitim prej rreth 120 mijë eurosh, si të gjithë banorët e tjerë. Një shtetas me origjinë greke, 70-vjeçari u transferua në Sodeto për shkak të një lidhjeje me një grua, por kur marrëdhënia përfundoi, ai vendosi që të vazhdonte të qëndronte...
David beckham e ka kaluar një pjesë të mirë të jetës së tij nëpër dhomat e veshje zhveshjeve duke reklamuar kompani të të brendshmeve për meshkuj. Ka patur raste edhe kur ka pozuar nudo apo thuajse krejt i tillë por tanimë jo. Ai insiston se që pas ardhjes në jetë të vajzës së tij Harper ka vendosur që të “paketojë” topat duke mos guxuar më të dalë nudo. “Nuk mund të shfaqem mmë nudo tanimë kur kam vajzën e vogël. Jam në rregull me të brendshmet por jo më nudo. Mendoj se për djemtë nuk ishte problem pasi ata rrinë nudo shpesh herë por tanimë me vajzën gjithçka ndryshon”. L.fundit
Dy binjake te lindura ne Indonezi 29 vite me pare dhe te ndara pas adoptimit nga ana e dy familjeve te ndryshme, kane mesuar se jetojne pak kliometra larg, ne te njejten zone te Suedise Jugore. Emilie Falk e Lin Backman jane heterozigote, keshtuqe nuk ngjajne aspak. Nuk kane degjuar kurre te flasin per njera-tjetren, por nje test AND-je, ka percaktuar se ato jane motra binjake. Pas lindjes, ato i'u besuan jetimores Semerang, ne Indonezi. Atje i biresuan dy familje suedeze dhe ne asnje prej dokumenteve te Emilie apo te Lin nuk permendej asnje binjake. Vetem taksisti qe i transferoi per ne aeroport pyeti me nje ton te cuitshem familken Backman: “Po vajza tjeter ku eshte"?. Ata i kerkuan atij t’i shkruante emrin e vajzes tjeter dhe kjo...
NASA nëpërmjet një email-i top sekret paralajmëron punonjësit e saj që të përgatisin familjarët e tyre për një gjendje emergjence globale, për shkak të termeteve të fuqishëm që priten të godasin planetin tonë, por jo vetëm ato. Drejtori i NASA-s Charles Boldeni nëpërmjet një video email-i i bën thirrje gjithë punonjësve që të organizohen në mënyrë që të jenë të pergatitur për emergjencën e radhës globale që pritet të godasë Tokën, pasi nëse një punonjës i NASA-s e mbron familjen nga një rrezik i mundshëm, atëherë ai do të jetë i aftë të përballojë ditën e punës që e pret. Mesazhi i drejtorit të NASA-s është sa i frikshëm aq dhe i pazakontë, lexoni mesazhin e plotë dhe nxirrini vetë përfundimet. Ja çfarë thotë ai në këtë mesazh : “Unë...
Fundjava është dita kur të gjithë përpiqen t’i arratisen monotonisë, punës dhe postit që mbajnë. Ritmet latine, një gotë verë apo një darkë në shoqërinë e miqve janë zgjedhjet e atyre që gjejnë kohë për të shijuar jetën e natës. “ثshtë një pasion ose një zakon dhe nuk mund t’i ndahem. Mundohem të gjej mundësinë që të kërcej qoftë edhe një herë në javë”, shprehet një vajzë. Duket se muzika latine është ndër më të preferuarat e të rinjve. “Muzika latine më pëlqen më shumë sepse është e gjallë dhe ka shumë ritëm”, thekson një tjetër frekuentuese e jetës së natës. Ka shumë nga ata që nuk e mendojnë dot jetën e tyre pa daljet në mbrëmje. Por ka edhe nga ata të cilët nuk i japin dot kuptim ditës pa jetën e natës. Në Korçë...
Në Prado Museum të Spanjës ndodhet një ‘Mona Lisa’. Bëhet fjalë për një kopje të kryeveprës së Leonardo Da Vincit dhe mendohet, se kjo kopje e cila u publikua vetëm këtë fillimshkurt është pikturuar në të njëjtën kohë që është realizuar edhe origjinali i pikturës që ndodhet në Louvre në Paris. Janë studiuesit e arit që e mendojnë këtë gjë dhe që e kanë bërë publike pikërisht në momentin e ekspozimit të portretit në muzeun e Spanjës. “Ajo që bën kjo tablo, ky portret është që nga tani, ju ta shihni oriogjinalin me një sy krejt të ndryshëm edhe pse ju e dini vërtet që origjinali gjendet në Louvre. Megjithatë, nëse i hidhni një sy kopjes sonë, pjesa më e madhe e elementeve janë të njëjtë me ato të origjinalit megjithëse tani që gjendet...
Një farmaciste u ekzekutua vetëm pak metra nga shtëpia e saj rreth orës 18 e 30 minuta të së enjtes në lagjen Shkozë në Tiranë. 35 vjecarja Elena Basho ka qenë duke shkuar në shtepine e saj, kur është qëlluar me armë tre herë në trup dhe në kokë nga dy persona të armatosur, të cilët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Sipas të dhënave paraprake të policisë, njëri prej tyre e ka qëlluar me armë, ndërsa tjetri ka siguruar zonën, që vrasësin të mos e shikonte askush gjatë momentit të krimit. Pasi kanë dëgjuar të shtënat e armës, fqinjët e saj kanë dalë jashtë shtëpive të tyre për ta ndihmuar dhe e kanë dërguar urgjentisht në urgjencen e QSUT-së, por plagët e 35 vjecares Basho kanë qenë të rënda, duke e bërë të...
Hortikulturistët izraelitë kanë krijuar një hibrid të ri të domates, e cila është e kuq nga brenda dhe e zezë nga jashtë. Për këtë kryqëzim të domates janë përdorur domatet normale me ato të egra. Pigmenti i zi bën që kjo domate të jetë e pasuruar me antioksidant. Ajo është quajtur “Black Galaxy” (galaksia e zezë). Kompani e cila e ka prodhuar këtë varietet, “Technological Seeds” është e specializuar në prodhimin e perimeve hibride. Femerët e kësaj kompanie thonë se përveç antioksidantëve, kjo domate përbëhet edhe nga vitamina C e cila është e njohur për sistemin imunitar të njeriut. Brenda vitit pritet që kjo domate të dalë në treg
Kengetarja e cila aktualisht ndodhet me pushime ne Hawai ka perfituar nga rasti te ndaje me adhuruesit disa foto. Kujdes, nuk jane foto dosido... Bomba e Barbadosit nuk ndalon se ekspozuari trupin e saj “te nxehte”! Ne fakt Rihanna e cila eshte me pushime ne Hawai perfiton nga qetesia per t’u zhytur ne det, per te thithur ndonje cigare te dyshimte, por edhe per te treguar se ndihet mire me format e saj, te cilat joshin se tepermi meshkujt. Dhe derisa ka shijuar nje shetitje me jaht, ajo ka zgjedhur te veshe nje pale rroba banje te cilat nuk i lene shume vend imagjinates. Ato zbulojne cdo pjese te lekures se saj... Nje pale bikini ngjyre argjendi, shume seksi te cilat i shkojne shume per shtat. Dhe ne fakt Rihanna e ka kuptuar...
Veprimet bankare të Skënderbeut (Shekulli XV) Monedhat e ndryshme të prera nga qytetet shqiptare dhe nga zotërimet apo principatat shqiptare tregonin se, gjatë shek. XII-XIV, ekonomia monetare në Shqipëri po ndiqte pak a shumë atë rrugë që kishte përshkuar bota mesdhetare, e cila qëndronte ende në vijën e parë të zhvillimit të ekonomisë Evropiane. Në fakt para shek. XIV edhe në Evropën mesdhetare nuk kishte as unitet, as stabilitet në sistemin monetar. Secili formacion shtetëror i Mesdheut kishte monedhën e vet: nomiza në Bizant, folari dhe më vonë dinari në Napoli, dinari në Francë, dinari dhe më vonë dukati në Venedik, ovoli në Mantovë, perperi i anzhuinëve të Napolit, fiorini në Savoia dhe në Firence, testoni në Milano...
Detajet e ceremonisë madhështore të çmimeve Oscar që do të mbahet këtë 26 shkurt kanë nisur të publikohen një nga një prej shpalljes së kandidaturave. E pas konfirmimit se Jennifer Lopez do të ngjitej në skenën e çmimeve si prezantuese, mësohet se edhe aktori Tom Cruise do të jetë ndër prezantuesit e mbrëmjes e cila do të moderohet nga Billy Cristal. Raporti i aktorit Cruise me statujën e ccmimeve OSCAR është tepër i rëndësishëm. Ndonëse se ka fituar asnjëherë këtë trofe, ai ka qenë i nominuar në vite të ndryshme plot 3 herë, në vitin 1990, 1997 dhe 2000. Dhe prezenca e tij konsiderohet si tepër e rëndësishme në këtë gala çmimesh, pas asaj të Lopez e publikuar nga producentët Brian Grazer dhe Don Mischer pak ditë më parë...
Qetsor Ferunaj, fituesi i spektaklit televiziv Big Brother Albania në edicionin e dytë, është arrestuar sot nga policia e Vlorës nën akuzën dhe dyshimet për kryerjen e veprës penale të vjedhjes. Ngjarja është bërë e ditur në orën 17.00, kur duke cituar burimet e policisë së Vlorës, njoftoi se Policia e Vlorës ka vënë në pranga sot me akuzën e vjedhjes së tubave metalikë, Qetsor Farunajn, personazh i njohur për pjesëmarrje në emisionin Big Brother Albania 2. Burimet zyrtare thanë se rreth orës 11:00 nga shërbimet e patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë janë kapur në flagrancë duke prerë disa tubo hekuri që ndodheshin përgjatë rrugës që të con për bregdetin e Orikumit, shtetasit: Daniel Bardhyl Sadikaj, vjec 22...
Kënga shqiptare e cila do të përfaqësojë vendin në Eurovizion, ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuata të Amerikës, kur pritet të regjistrojë versionin e ri të këngës “Suus”. Kënga do të regjistrohet në studiot prestigjioze ku më parë në regjistruar artistë të mëdhenj si grupi “The Beatles”, Frank Sinatra, Ray Charles apo Lady Gaga. Mediat shkruajnë se Rona Nishliu ka udhëtuar bashkë me kompozitorin Florent Boshnjaku drejt SHBA, pasi kanë zgjedhur të punojnë me studio “Capitol Records” dhe “Oceanëay Recording”. “Parimisht besoj që asgjë në botë nuk është e përkryer, e që e mira nuk ka kufi. Kënga është shumë specifike dhe ne po përpiqemi për një nivel sa më të mirë të incizimit të saj”-ka thënë këngëtarja. Albeu
Ky ka qenë fati i çuditshëm i një adoleshenti nga Emiratet Arabe Ja që ka vende ku, vetëm puthja e një vajze, mund të të dërgojë në burg. Pikërisht në Emiratet Arabe një 15-vjeçar është dërguar për tre vjet prapa hekurave, pasi u kap duke puthur dy motra. Akuza për djaloshin ka ardhur nga babai i dy të rejave, pasi kishte zbuluar se ai i kishte puthur të bijat 13-vjecare në dhomën e tyre. Sipas një hetimi të mëvonshëm u zbulua se djali, jo vetëm kishte lënë takim me të dyja, por ato e kishin lënë të hynte në “mbretërinë” e tyre të vogël, që me siguri do të jetë më e rehatshme sesa burgu ku do të qëndrojë për 3 vitet e ardhshëm. Faktikisht, ky ligj është një nga të shumtët që “kufizojnë” lirinë personale në vendet e Gjirit Persik...
Njëzet persona janë shoqeruar në policinë e Pogradecit dhe Korçës në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për vrasjen e kryeplakut të fshatit Leshnicë, i cili u ekzekutua në Pogradec diten e djeshme. Shtetasi Myderi Verdha është vrarë me armë zjarri sot në datën 31 janar 2012 rreth ores 16:00. Policia tha se në vendin e ngjarjes ka gjetur 76 gezhoja arme zjarri ndërsa ka pohuar se të shtënat mbi viktimën dhe makinën e tij kanë qenë të shumta. Dyshohet se krimi ka ndodhur për hakmarrje pasi viktima ishte skeduar si person që ka kryer vrasje me pagesë. Lajmi i djeshëm: Policia ka marre njoftim se ne nje nga kthesat e Qaf-Plloces-Pogradec, siç citon lajmifundit.com, eshte gjetur i vrare me arme zjarri, brenda ne mjetin e tij tip...
“Të fshehur mes jush”, titullohet filmi dokumentar prej 12 minutash, ku një çift gay dhe një çift tjetër lesbikesh rrëfejnë dashurinë e tyre që nuk njeh gjini dhe që paragjykohet ende në Shqipëri. Dokumentar me protagonistë dy çifte nga Tirana, do të jetë dhuratë për të gjithë homoseksualët për këtë Shën Valentin. Filmi është realizuar me mbështetjen e Soros, në kuadër të një projekti mediatik që mbështet të rinjtë dhe që pritet të shfaqet në një nga televizionet e njohura së shpejti. Kristi Pinderi, aktivist për të drejtat e njeriut, është bashkautor i realizimit të këtij dokumentari dhe i vetmi që shfaqet me portret në rolin e intervistuesit të dy çifteve të dashuruar, përkatësisht dy djemve dhe dy vajzave, të cilët rrëfejnë...
Kapet me drogë në Durrës, djali i deputetit Gramoz Ruçi: Jam përdorues. Ledian Ruçi, djali i deputetit të PS Gramoz Ruçi bëhet sërish objekt i policisë, kësaj radhe pas kapjes me një sasi droge në Durrës. Mesohet se 28-vjecari eshte kapur me nje sasi droge por e ka justifikuar ate me faktin se e kishte per perdorim vetiak dhe jo per shitje apo per shperndarje. Nese nje gje e tille vertetohet, djali i deputetit shpeton nga ndjekja penale. Policia e qytetit bregdetar mësohet se ka bërë një kontroll në makinën e ledian Ruçit, 28 vjeç, dhe ka gjetur një sasi droge. Sipas policisë, sasia e narkotikut nuk është e madhe megjithatë ngjarja është duke u hetuar. Vetëm pak ditë më parë, djali i Gramoz Ruçit u shoqërua në policinë e Durrësit...
Filiali i një banke është grabitur mesditën e së hënës në Tiranë nga dy persona të maskuar dhe të armatosur. Ngjarja ndodhi në rrugën e Dibrës, pranë vendit të quajtur Selvia. Sipas dëshmitarëve, grabitësit kanë shfrytëzuar përfundimin e orarit zyrtar dhe nën kërcënimin e pistoletës kanë hyrë në filialin e bankës ku kanë marrë 2 milionë lekë të vjetra. Nga kjo situatë është shkaktuar panik tek punonjësit e bankës dhe kalimtarët e rastit. Dy grabitësit janë larguar nga një rrugë dytësore me një motor dhe deri më tani nuk janë ndaluar nga policia. Kjo e fundit mbërriti në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tyre përmes dëshmitarëve, por edhe përmes pamjeve të kamerave të sigurisë. Grabitjet e armatosura janë prej...
Shumë personave do t’u binte të fikët vetëm nga ideja, por në fakt, një fotograf i guximshëm realizoi pasionin e jetës së tij, duke u ngjitur në disa prej ndërtesave më të larta në Kanada, për të fotografuar buzë tyre se si dukeshin rrugët poshtë. Në shumë raste, 27-vjeçari Tom Ryaboi u var përgjysmë nga qiejgërvishtës me lartësi 300-400 metra nga toka apo iu desh të ecte në struktura të dala vendosura në majën e ndërtesave, pa asnjë masë sigurie. Ndonëse guximi ishte prej të çmendurish, Ryaboi realizoi objektivin e tij dhe publikoi disa foto me të vërtetë të rralla në disa gazeta vendase. /t/ch/
A do të dalë iPhone 5 në verën e këtij viti? "Apple" nuk jep asnjë detaj dhe asnjë datë në lidhje me nxjerrjen e produktit të ri. Eshtë një rregull i kompanisë. Motivi është i thjeshtë: Duhet rritur pritshmëria e blerësve, me qëllim që shitja e produktit të ketë sukses. Kështu që është shumë e vështirë të nxjerrësh ndonjë detaj nga ata të "Apple". Lajmi është bërë i ditur nga site 9to5Mac.com, megjithatë mund të jetë vetëm një bllof. Të gjithë e dimë se herët apo vonë "Apple" do të hedhë një tjetër iPhone në treg, por jo përpara se blerësit të kenë shijuar iPad3, që pritet të dalë në muajin mars. Ky site nuk është në gjendje të përshkruajë se si do të jetë iPhone 5, sepse deri tani qarkullojnë shumë prototipe. Kjo është një...
68 tërmete brënda vetëm 34 orëve në trekëndëshin detar të Egjeut midis ishujve të Kretës,Santorinit dhe Rodosit kanë shkaktuar shqetësim të madh në Greqi dhe dyzime të sizmiologëve grekë. Sipas specialistëve tërmeti i fundit pranë Kretës dhe më i madhi, me fuqi prej 5.3 ballë të shkallës Rihter, nuk ka lidhje me tërmetet afër Santorinit, ishulli me vullkanin e famshëm të Calderës. Por një grup tjetër sizmiologësh, të cilët theksojnë se tërmetet nuk paralajmerojnë,por vullkani paralajmëron -tregojnë me shqetësim një dukuri komplekse gjeologjike, e cila është nën monitorim shkencor, gjatë muajve të fundit në Santorini. Në rajonin ku janë regjistruar këto lëkundje sizmike ka dhe deformime në koren e tokës si dhe erë të...
Grupi i dikurshëm, “Spice Girls”, do të bashkohet sërish me rastin e jubileut të diamantit të mbretëreshës. Vajzat që mbretëruan në vitet e nëntëdhjeta do të bashkohen për një koncert të veçantë në pallatin Buckingham më 4 qershor, para familjes mbretërore. Gjatë një interviste për një televizion australian, Mel B, njëra nga ish-anëtaret, i ka zbuluar planet për këtë ribashkim kur është pyetur nëse grupi do të bashkohej për Lojërat Olimpike në Londër. “Oh, mendoj se kjo do të ndodhë madje më herët, në jubileun e diamantit të mbretëreshës”, ka thënë ajo. /Telegrafi/
Prapëseprapë duhet thënë se rreziku nuk është terminal, respektivisht “433 Eros” nuk do të godas Tokën, por do të kaloj mjaftë afër sa për të tërhequr vëmendjen. Asteroidi ka madhësinë 30.4×12.8×12.8 kilometra, e të premten e ardhshme pritet të parakaloj nëpër trajektoren rrethore që është në distancë të mjaftueshme nga orbita e Hënës. Evropa është duke e përgatitur edhe programin e mbrojtjes nga asteroidet, i cili quhet NEOShield dhe i cili do të duhej të jetësohet vetëm pas tri viteve. Thënë më saktë me ndihmën e mjeteve financiare në lartësi prej 5.4 milion eurove, të siguruar nga komisioni Evropian dhe institucionet shkencore dhe partnerët, qendra hapësinore Gjermane synon të mbaroj një test mision brenda periudhës së dhënë...
Dy yje të pornografisë do të kërkojnë votat e qytetarëve italianë ndërsa do të përballen në një garë për drejtimin e Bashkisë së Tarantos në Itali. Bëhet fjalë pikërisht për Amanda Foksin dhe Luana Borgian. Dhe për më tepër, ato do të përballen në një mënyrë krejt të veçantë. Sipas “The Sun”, stafet e të dyja kandidateve kanë vendosur të organizojnë një mbrëmje ku ato do të kërcejnë në skenë dhe ku të gjithë votuesit do të jenë të aftë të shohin se për çfarë do të votojnë. Një nga organizatorët tha: “Ne duam të jemi të drejtë dhe kështu që do të na pëlqente që edhe kandidatët e tjerë të vinin në këtë mbrëmje dhe të kërcenin gjithashtu”. Amanda u shpreh: “Dua që votuesit të shohin se si jam në të vërtetë” “Një gjë e tillë do të shërbejë...
Shumë nga yjet hollivudiane dhe të muzikës kanë ndryshuar pamjen e tyre me kalimin e viteve. Disa kanë humbur flokët, disa kanë humbur në peshë ose kanë shtuar, ndërsa të tjerë e kanë ndryshuar dukjen e tyre përmes ndërhyrjeve kirurgjike. Më poshtë ju sjellim përmes fotografive ndryshimet e disa personaliteteve të njohura të shoubizit .B.Web
Hante ne koshat e plehrave, bëhet milioner E Premte, 27 Janar 2012 14:52 Një 28-vjeçar ushqehej nga koshat e plehrave dhe flinte në rrugë, deri kur zbuloi se ishte trashëgimtar i një pasurie të jashtëzakonshme, zbuloi një revistë holandeze. Jerry Winkler, një shtetas i Vendeve të Ulta, kaloi një fëmijëri të vështirë, me nënën që e la të vogël pas një tumori, ndërsa u rrit nga ai që e mendonte si babai i tij natyral.Marrëdhënia me të ishte e vështirë dhe pas pak vitesh, Jerry përfundoi në rrugë, ndonëse ende minoren. Vetëm gjatë një zënke të dhunshme, mësoi mes nervave e sipër që ai që konsideronte si baba, në të vërtetë nuk ishte i tillë.”Në fillim më vdiq nëna dhe më vonë zbulova që babai im në të vërtetë nuk ishte babai im”, rrëfen...

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top