Sa herë Ramsey shënon gol,vdes një VIP!

Një lidhje e çuditëshme është bërë nga tifozët e futbollit në lidhje me vdekjen e këngëtares Whitney Houston. Ata kanë kanë vënë re me kujdes se sa herë që mesfushori i Arsenalit Aaron Ramsey shënon gol, pas pak ditësh do shënohet dhe vdekja e një VIP-i.


Ylli i muzikës pop Whitney Houston ishte personazhi i katër brenda këtij viti që gjen vdekjen vetëm disa ditë më vonë pasi Aaron Ramsey shënoi golin e tij.
Houston u gjet e vdekur vetëm pak orë pasi 21 vjeçari i kishte shënuar gol në ndeshjen e tij të fundit.

Këto lidhje të çuditëshme kanë filluar të shikohen që Majin e kaluar kur Ramsey shënoi gol përballë Mançester Junajtid.Ditën tjetër u bë e ditur se lider i Al-Kaeda, Osama Bin Laden, u vra nga trupat amerikane.

Në muajin tetor, ai shënoi gol përballë Totenhmit dhe vetëm tre ditë më vonë, u nda nga jeta themelues i “Apple”, Steve Jobbs.Po në të njëjtin muaj, ai shënoi përballë Marsejës në Ligën e Kampioneve. Të nesërmen, diktatori libian Muhamar Gedafi u qëllua për vdekje nga protestuesit.
Në forumet e klubit anglez tashmë ka filluar një diskutim “mistik” rreth kësaj çështje. “Jam i shqetësuar se mos situata del nga kontrolli nëse a shënon me më shumë rregullsi”, ishte komenti humoristik i një prej tifozëve të “topçinjve”.



albnow.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top