Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!
Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten,
kuptova se vuajtjet emocionale dhe dhimbjet janë vetëm një paralajmërim
për të më thënë mua që nuk mund të jetoj kundër së vërtetës sime.
Unë tani e di që ky quhet "ORIGJINALITET".
Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten,
kuptova se sa e sikleteshme paska qenë të kem dëshiruar ti imponoja dëshirat e mia dikujt tjetër,
duke ditur që kohët nuk ishin të pjekura dhe ai person nuk ndjehej gati,
edhe pse ai person isha UNث.
Unë tani e di që ky quhet "RESPEKT" për veten time.
Kur fillova të dua me të vërtet vetveten,
ndalova të dëshiroj një jetë tjetër dhe kuptova që çdo gje rreth meje
është një ftesë për rritjen time.
Tani e di që kjo gjë quhet “ PJEKURI ".
Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten,
kuptova që gjendesha gjithmonë dhe në çdo rast
në vendin e duhur, në momentin e duhur
dhe që gjthçka që po ndodhte ishte pozitive.
Që atëherë, unë munda të ndjehem i qetë.
Tani e di se kjo gjë quhet "RESPEKT" kundrejt vetvetes.
Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten,
ndalova të privoj vetveten nga koha ime e lirë
dhe të krijoj plane madhështore për të ardhmen.
Sot, unë vetëm bëj atë që më jep gëzim dhe kënaqësi,
atë që dua dhe që më bën të buzëqesh me mënyrën time dhe me ritmet e mija.
Tani e di që kjo gjë quhet “SINQERITET ".
Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten, hoqa qafe çdo gjë qe nuk më kishte bërë mirë: ushqimi, njerëzit, gjërat, situatat dhe çdo gjë që më tërhiqte poshtë duke më larguar nga vetvetja, në fillim e quaja një "egoizëm të shëndetshëm", por tani e di që kjo quhet “DASHURI PثR VETVETEN”
Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten,
ndalova të pretendoj që kam gjithmonë të drejtë.
Dhe kështu kam bërë më pak gabime.
Sot kam kuptuar që kjo gjë quhet “THJESHTثSI”
Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten, nuk pranova më të jetoj në të kaluarën dhe të shqetësohem për të ardhmen time. Tashmë unë jetoj më shumë në këtë moment të pranishëm, ku GJITHاKA ka një vend. Kjo është gjendja e jetës sime të përditshme dhe unë e quaj “PثRSOSMERI”.
Kur fillova të dua me të vërtetë veteveten,
kuptova se mendimi im mund të më bënte të mjerueshem dhe të sëmurë.
Por, kur thirra dhe grumbullova energjitë e zemrës sime,
intelekti m’u bë një partner i rëndësishëm.
Sot, këtij bashkimi i jap emrin “DITURIA E ZEMRثS”
Nuk duhet të vazhdojnë të kemi frikë nga kontrastet,
nga konfliktet dhe problemet me vetëveten dhe me të tjerët
Sepse edhe vetë yjet, ndonjëherë ndeshen mes tyre
për t'i dhëne origjinë lindjes së botëve të reja.
Sot unë e di që kjo është JETA !
Charlie Chaplin
