Zhgarravina...dedikuar vetes!

Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Sa e bukur eshte jeta kur ke prane personat qe i do dhe te duan.
Qe te tregojne cdo moment se sa e rendesishme je per ta.
Te falin dashuri pa kushte, te qendrojne prane ne te mire e te keq, jane aty me ty per te ndihmuar qe te perballosh cdo veshtiresi dhe sfide qe kalon ne jete..
Te pranojne me te mirat dhe te metat e tua ekzaktesisht ashtu sic je pa u perpjekur qe te ndryshojne..
Prej ketyre personave ke fuqi te ecesh perpara ti besh balle cdo gjeje.
Dhe e kupton qe jeta ja vlen te jetohet jeta eshte e mrekullushme kur ke ne krahe keta persona..
Faleminderit qe jeni pjese e jetes time..
Faleminderit qe me bete njeriun qe jam tani..
Faleminderit qe egzistoni..


---------- Post added at 11:26 ---------- Previous post was at 11:16 ----------

Dua shume thjeshtesine e shoqeruar me perulesi..
Me pelqejne njerzit qe i kushtojne vemendje eres kur kalon mbi lekuren e tyre.. qe ndalen per te kuptuar aromen e gjerave.. per te kapur shpirtin e tyre..
Sepse ne keto gjera eshte e verteta.. embelsia.. ndjeshmeria.. ne keto gjera ka gjithmone dashuri..!!

E di qe i ke bezdi keto citimet e mia se dalin ndesh ndaj rregullave te forumit :) sdq futi nje te fshire pa problem..
E veshtire per ti kuptuar njerezit..nqs ben keto dikush te thote je tip i ndjeshem, emocional.. kur ne thelb ti kerkon te jesh me ne paqe me ambientin..te cmosh te bukuren edhe te nje petale ose te milingonat qe te palodhura vazhdojne edhe mundohen per ekzistencen e tyre.
E cuditshme vertete, pas ca kohe fillon edhe behesh i pandejeshem ndaj gjerave te bukura qe na rrethojme dhe zhytemi teresishte ne jeten tone monotone te perditshme. Me behet qejfi qe dikush thote ndal dhe lumturohet me gjerat e vogela, dicka qe e kam humbur prej kohesh.
Love shpresoj mos te jene hormonet e dashurise :p
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

S'te pelqen qe jam zhveshur
Nga hijet tunduese
Perseris me ze te larte
Dukle interpretuar mekanikishit
Heshtjen e mbetur
E levarur ne fjalen e fundit e shprehur
Prej teje i plagosur.
Ndoshta isha une ajo qe...
Duke ndjekur
Kembengulesin
Shpeshtjellesit te monologut
I perkulem.
Hap nje faqe webi ne njejten adrese
Ku te kam humbur duke osciluar
Ndermjet meje e ...meje e shakmisur nga mundimet.
Dashurohemi edhepse lufta troket
Me paftyresi ne portat e te tjereve
Dhe koherat me te mira
Qe na anashkalojne.
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Te ndjek,..te ndjej,..me psheretin,..me rreshket,..neper hapesiren rreth meje,.....mbush ajerin..boshllekun…precepton fantazin…vjen,..vjen…qetesishte…dehese…e padepertushme…mbulon…fantazin…hipnotizon…..vjen..vjen,..si nje gjigande lumi I dallgezuar mes enderrave dhe I zgjon…fryne ,..ne ardhje….mpine ngadale…diten..muzgun..dhe vjen..vjen…potente dhe e pakompromis,,,eshte vec se nje nate,.Nentori..qe pas pake oresh do zbardhe…ne forme te pakundershtueshme,,nga dita…

epYwvMYY1umYkyH2BpqixxUthOJi5fU9hGJJh47lWQxA8ixo8Q.jpg
 

Attachments

  • epYwvMYY1umYkyH2BpqixxUthOJi5fU9hGJJh47lWQxA8ixo8Q.jpg
    epYwvMYY1umYkyH2BpqixxUthOJi5fU9hGJJh47lWQxA8ixo8Q.jpg
    7.6 KB · Shikime: 0
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Mos e ndrysho rrjedhën e jetës për hir të një dashurie që ti e mendon
Nëse jemi të denjë, vjen vetë dashuria e rrjedhën e jetës na e ndryshon
Me këtë botë nga uji e dheu askush s’është ngopur e qetësuar,
Dikush ankohet pa vuajtur, dikush vuan pa u ankuar

... Në këtë botë kur u nisa, vetëm isha, asgjë s’kisha,
Në këto rrugë kur hapërova, më shumë qava se këndova
Në këtë qiell çdo natë shikova si merr dritë hëna prej diellit
Njerëzit ikën e nuk thanë, as “më fal” as “faleminderit”…
Për një buzëqeshje në këtë botë, jeta t’i merr mijëra lotë
Sa gjëra zbuloi njeriu por një gjë nuk e bën dot
Kohën e humbur s’e kthen, e djeshmja s’mund të vijë sot

Por nëse trupi i nënshtrohet kohës dhe shpirti është jashtëkohor
Kur ndahen nga njëri-tjetri, cili është më njerëzor?”
Deri sa nuk erdhe ti, unë përgjigje nuk gjeta
Hëngra nga buka e tokës e prapë me uri mbeta
Betohem se fjalët tua sot nga kjo botë nuk vijnë:
“S’mjafton të dimë çfarë jemi, duhet të jemi çfarë dimë”

Rruga e dashurisë nuk mund të mbetet pa urë,
A mund ta duam dikë me të cilin s’qeshim kurrë?
Më fal që kaq gjatë ke pritur e pritja të ka mërzitur,
Ca gjëra që mendon se t’i falën, dije se shtrenjtë t’i kanë shitur......
f.m
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ejani, ejani o kujtime, se kam nevojë për ju. Zemra sot ka pikëllim. Ejani se u dua.
T'ëmbël a të hidhur, gjithnjë u kam dashur, o miqt' e mij. Të ngroht' a të ftohtë, si do që kini qenë, zemra u ka pritur me dashuri!
Ini miq të vjetër: m'arrin të mbyll sytë që t'u shoh këtu pranë meje. Ejani, pra, o kujtime.
Kur shpirti më ndjen të ftohtë, kur zemra ndjen veten e saj jetime, u dua o kujtime, si i... varfëri që trazon hin' e vatrës për të gjetur pak shpuzë.
Sa t'ëmbëla i duken ato shkëndijat e vogla!
Po edhe në kohë të gazit dhe të shpresës, ahere kur një e sotm' e qeshur më bën të dua gjithë kohën e shkuar
dhe të shoh t'ëmbël dhe të bukur udhën që kam përpara, edhe ahere o miqt' e mij,
dua të trazoj këtë hi të jetës që të shoh shpuzën, ta shoh e të gëzohem e të qesh duk' e flakur n'erë!
mit'hat frasheri

[IMG=http://img836.imageshack.us/img836/6066/memoriesofthepastbywici.jpg][/IMG]

Uploaded with ImageShack.us
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Erera frymesh ,.kujtimesh…qe enden lehte ne tretesiren ajrore,..diku diku ngjajn si precipitat ajeror..por cuditrishte nuk rreshkasin per ne toke..sikur bejne perpjekjen e fundit per most u perballur me pisllekun e tokes,.jane kaqe te virgjera ne permbajtje ,..lehtesishte te kuptushme..tmerrsishte te renda per te qendruar gjate ne kete tretesir ajerore,..ky fryn fryn pa pushim..disa peme vjeshtore qe nrihen larte,..ngjajne sikur prekun lartesi qiellore..qe shpesh I kane mbrojtur dhe nga ererat e fuqishme duke ua pritur rrebeshet,..tani keto peme te forta gjigande,,mbledhin gjethet e tyre vjeshtore mundohen te shtrojne poshte tyre..nje shtrate toksor qe ti ndihmojne sa do pake qe ato dhimbje mos te kene kur te zbresin,..kurdoqofte ,sidoqofte..thote njera nga pemet..si me mocme duket..eh..ehh tek ndjejme komunikimin..dhe muhbetet e natyres..qe shkemben me pjeset e saj ajrore te universit afer vetes..eshte vertet per tu pasur zili nga ne grimcat e vogela humane..qe endemi neper betonizimet e disa rrugeve metropoli ku as dielli as hena me nuk shkelqen plotesishte..nga mbingarkimi I betonizimt..e cuditshme kemi arrite te betonizojme dhe shkelqimin e tyre larte ne ajer,..sa lehte fiton e keqia mbi te miren..sa lehte..sa e padrejt..nganjehere natyra me duket qe hakmerret me rrebeshet e saj,,te fuqishme..sepse jane te vetmit gjygjtar te saje qe ajo i dergon ne toke,..per te mbrojtur shkeqimin e lidhjes ,toke,..atmosfer.. univers..hem errera frymesh ,,kujtimesh.kalojne lehtesishte ,,,...gjethe te pershpuritura..kompozojne muzike vjeshtore,..ne kete muaj festash..qe shoqerohet me shume rilindje shpirterore...duket sikur gjithcka kerkon qetesi,..dashuri..rilindje dhe perjetesi..

382850_299294363443961_112397672133632_971514_806289230_n.jpg
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Kur fresika e nje mengjesi prek shpirtin dhe mendjen,..liria e pafundme behet koncept I brendesis tende..tek roberohesh ne pafundesin e pafundesis se mendimit te lire dhe te gjalle…ne ikjen e kohes,..ne kapercimin e trampolinave te saj..sikur nje zog qe neper stine ndryshon rregulla mbijetese…tek thithim adrenalinen e kohes ,neper kohen qe vrapon..dhe mundohemi ta ndalojme ne disa moment…arrijme te behemi akrobate te mirfillte te hapsires..mes kohes dhe vetevetes sone,..


Q_-obWY9UZDtVe4wnZNjVi0COR49aAC9PNzu9nNt3ue4ggB2A4.jpg
 

Attachments

  • Q_-obWY9UZDtVe4wnZNjVi0COR49aAC9PNzu9nNt3ue4ggB2A4.jpg
    Q_-obWY9UZDtVe4wnZNjVi0COR49aAC9PNzu9nNt3ue4ggB2A4.jpg
    5.3 KB · Shikime: 0
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

[h=2]Faji, ky ‘’kopil’’ dreqi qe ngeli ne mes te rruges ate dite kur rruget tona moren kahe te ndryshme, eshte tek une. Po, po, eshte ulur kembekryq ne brendesin e jetes time dhe ka kohe qe bashkjetojme si nje simbioze e pandare, megjithese nuk me le rehat ngase me ngacmon dhe shqeteson. Me bertet, me qorton e me akuzon, nderkohe qe une mundohem ta binde qe nuk eshte pjese imja, perkunder se e bera me shtepi, dhe ngelemi ne rruge pa zgjidhje te pyetja qe me parashtron aq shpesh, AI: Pse me more kur nuk jam pjese e jotja?!?![/h] [h=2]Une nuk e mora nga krenaria per te pranuar se isha gabim e as nga pershtypja se ndjehesha nje cik me faj, por, megjithate ishte pjese e jona, pjelle e jona qe lindi si rezultat i nje mos komunikimi si duhet, si rezulat i krenarive dhe ngrehalucive tona kapricioze, dhe nuk desha ta le aty mes rruges, mes pluhurave, mes perbaltjes, ....thjeshte nuk desha ta le jetim duke ditur peripecite e jetimeve……[/h] [h=2]Thash ti jap rrite, ti jap shtat, pa anime, pa ledhatime, …..ti tregoje veshtiresite e jetes, ta rrahe me dallget e saj qe te piqet dhe si i formesuar te kerkoje vet deren, apo ate qe e solli ne jete……, dhe nese nje dite te gjene dhe troket ne deren tende, mos u befaso, ngase ka per te ardhur ne kerkim te se vertetes. Andaj, hapi deren e mos e perbuz, te lutem hapi deren. Thuaj cfar do qe te duash por vetem hapi deren, jo nga arsyeja e pranimit te faji, por ngase eshte pjelle e jona dhe te takon edhe ty po aq sa mua. Se paku, meq ishte pjelle jona, te mos e leme jetim ne rruge, ngase kohet do kalojne, ai do rritet dhe nje dite, nje dite kur se presim as une as ti, do gjeje te verteten dhe do na e hudhe te dyve ne sy: Jam pjese e budallallekut tuaj andaj beni cfare do qe deshironi por se paku me respektoni.[/h]
 
Pe: Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

muret e ketij qyteti nuk mbajne dashuri per mua

Muret e ketij qyteti nuk mbajne me dashuri per mua...
Nder rrugica hije vec jetojne dhe britma degjohen.
asnje s'me njeh me, te gjithe me harruan...
mure te trasha, dhe hekura gjithkund i rrethuar.


shadowkill.jpg
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ajo vraponte me ankth rrugicave te ngushta te qytetit te saj... Donte te arratisej nga ai realitet sa i bukur aq dhe i rreme...
Te besoi...Besoi se ishe i mahnitshem, nese do i duhej te zgjidhte mbi njerezit, ai do ishe ti...mendonte se ishe unik...por.... ajo gabonte...hm...si gjithmone ne fakt....
E mendon serish, i mungon thelle ne shpirt, enderron cdo nate se ai do kthehet nje nate me hene te plote...
“Do pres dhe pak”, peshperit me zerin e saj feminor, “por jo gjate”... “Shpejt do arrij te gjej rrugen time”.
Dhe do e gjeje...Do i marre kohe por do jete e lumtur dhe pa te..
Do arrij te clirohet nga prangat genjeshtare qe i vure ti...
Buzeqeshja do ja perkedhele serish fytyren e trishte..

tumblr_lko0u21sA21qah2fqo1_500.jpg
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!


Sonte duke pare henen e plote me zuri nje nostalgji per te kaluaren, dhe si pa dashje hapa kutine e kujtimeve te cilen e kisha fshehur kohe...Kisha vendosur qe nuk do ta hap ate kuti asnjehere, vec kur te behesha gjyshe dhe do kisha nipra e mbesa..Vec atehere do tu tregoja per ty, per mua me ty...per ne! Mbase atehere do isha mjaft e forte, e pjekur, realiste per tu perballur me kujtimin tend.
E mora ne duar dhe me kujdes fshihja pluhurin e kohes dhe mendja fluturonte nder rrugica te ndaluara.
E pse duhet te mbaj nje premtim qe tani me nuk i perket asnje ndjenje?! Eshte vec nje kujtim, asgje me shume...
E hapa me duart qe nga emocioni dridheshin. Ndjeja rrahjet e zemres siper kraharorit dhe ishte sikur i jetoja perseri ato momente. Ahhh ato momente sa te ngrohta, sa dashuri, sa pasion, xhelozi, trishtim...sa shume ndjenja! Tek shihja fotografite me vinte ne mendje dita-ora qe shikimet tone u perballen...

"E dija! E ndjeja qe une dhe ti dikur do ishim bashke...Duhej!" Keto ishin fjalet e tua dhe mua akoma dhe sot me ngacmojne trurin dhe me shpojne thelle nder qeliza!
Ishe i afte te me beje te ndjehesha femra me e lumtur ne bote...E meritoje dashurine time i dashur!

Mbyll kapakun dhe lotet rreshkasin ne faqe, dhe bashke me to nje kujtim i bukur struket perseri ne thesarin e mendjes!
Dashuria e pare thone qe nuk harrohet kurre, dhe une them qe: Ajo qe e ben ate te paharruar eshte pastertia e moshes se re, dhe e bardha e pafajsise, e virgjerise se shpirtit!
Forgotten_Memories_by_WiciaQ.jpg
 

Attachments

  • Forgotten_Memories_by_WiciaQ.jpg
    Forgotten_Memories_by_WiciaQ.jpg
    86.4 KB · Shikime: 0
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Te ikur nga bota,..dhe nga zhurma,.te strukur ne nje strofkull enderrash..
Shkembyem puthjet e para,..nen magjin e tyre largimet e galaktikes sone shpirterore.. ..nga toka e zhurmshme..ishin tashme te dukshme..hapesira na perkiste..dhe hena na terhiqte drejt saje,..si nje electron qe obiten e tij ka braktisur dhe lirishte ,,gjendet ne lirin e pafundme te yjeve.. ate nate yjet ndriconin shume me pake se sa ne te dy..
[/B]
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!


Loti lind i nxehte...
Lehte ne faqe rreshket,
njom buzet e thara nga malli.
Shija e kripur deperton thelle ne shpirt
djeg lekuren e lemuar,
si burim udheton nder pore.
Kristal i bukuri-stoli...
perfundon ne gji te etur.
Aty ku dhimbja s'ka fund...

189238_250338461650479_145971325420527_992242_1617315_n.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Me mer malli per Ty’ ! – Akoma nuk e ndjen ?
Se sa me zjarr vrapon, ne ajer e ne rruge .
Si ere e ngrohte vjen, tek ty e te mbeshtjell
I bute si nje shall, njesoj si kur t’jem Une .
Sa shpejt vrapon ai, mbi notat e nje kenge
Se pres une te degjoj, nje ze qe me pelqen
Po nata eshte e serte, s’me le t’ja degjoj zene

Akoma nuk e ndjen ? – Se si troket mbi xham.
Nje sinfoni te hereshme, ky shi i trishte malli
Me mijra jane kujtimet , qe une per ty i ruaj
Kam frike nga keto nete, qe lotet mos m’i lagin .

Me mer malli per Ty’; - kesaj dite te pajete
Kur befas s’ikur ndjej, se jam ne mes stuhise
Me doli thelle nga shpirti, nje ze kaq i vertete :
Ah sikur ta dish Ti, Se sa me ka mare malli !
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

E bardhë si shkuma, e
egër si vala mbi shkëmb,
e vetmuar si guaska në rërë
në pritje të puthjes së perëndimit,
e lirë si pulëbardha në fluturim.

Kalërim ndjenjash në pafundësinë blu.
Gjurmë patkonjsh fatndjellës në rërën e lagur,
djegur nga dashuria e valës.
Zhytem e s’mbytem
Piqem e s’digjem
përfundimisht në ty.
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!


Eci ne shi dhe kembet i ndjej te renda, te lagura brenda ne kepucet e verdha me lidhse.
E mbeshtjelle me shallin e zi dhe me duart ne xhepa shoh pellgjet qe krijohen ane tortuarit duke u menduar...
Sa bukur qe duket qyteti kur bje shi!
Zhurma qe bejne pikat tek bjene, era e tij, rruget qe zbrazen nga kalimtaret me friken qe do lagen nen furine e tij...
Ohhhh e adhuroje ndjesine e melakolise qe me fal...
Floket e lagura kur me prekin lekuren e etur sikur duan ta shuajne ate, dhe rrobat qe kullojne dhe behen nje me trupin!
Eci ne shi dhe njekohesisht udhetoj ne fshehtesine e mendjes feminore, zberthej cdo qelize te saj dhe nxjerr ne pah te gjitha deshirat e fshehta.
Se di mbase i kerkoj shiut te me vrullin e tij ti marri larg meje...Si dua! Ndjehem e pafuqishme duke imagjinuar peshen e tyre, rendesine e tyre ne jeten time!
Dhe duke luftuar me mendimet e mia vazhdoj te eci ne shiun e plotfuqishem per mua ne ato momente...Ai mbase do me shpetoje nga kjo humnere ndjenjash.
Pikat e tij mbulonin lotet qe me rreshkisnin ne faqe dhe dritat e qytetit me verbonin syte e lagur, por une vazhdoja te eci....
Tw5vHbJPXONQR9E45ZfPp6s_3pNxHaR54GJEg2AJaZabXQ3JDI.jpg
 

Attachments

  • Tw5vHbJPXONQR9E45ZfPp6s_3pNxHaR54GJEg2AJaZabXQ3JDI.jpg
    Tw5vHbJPXONQR9E45ZfPp6s_3pNxHaR54GJEg2AJaZabXQ3JDI.jpg
    10.2 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ate dite kur te vdes..
Dhe te jeni duke me mbartur trupin...
Mos pandehni se po me dhimbset kjo bote...
Dhe mos qani e mos vajtoni per mua...
Kur te me vini trupin ne dh'e...
Mos me thoni lamtumire..
Varri eshte nje perde...
Pas se ciles eshte kenaqesia..
Eshte prehja e parajses....
Une isha i vdekur dhe linda...
Isha lot dhe u bera buzeqeshje...
U kredha ne detin e pasjonit dhe arrita..
Me ne fund ne pavdekshmeri......!
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Në të marrtë malli për mua,
dil shëtit më këmbë njëherë,
nëse era nis të fryjë
dorën time do kesh ndjerë.

Tek të prek pakëz mbi ballë,
e kërkon t´i japësh dorë,
kur dy vetë vazhdojnë e duhen
mos kërko të gjesh fajtorë.

Në të marrtë malli për mua
e dritares sheh veç shi,
mos më thuaj kurrë s´ke qarë
se prej vjeshte je dhe ti.

Ndaj dhe xhamin mos e mbyll
lëre shiun të të lagë,
e çdo zënkë sido të jetë,
ta vulosim mbi një varg!
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Me largohen nga mendja,,per ne hapesir,,dote s “po u arrije,..forme ylberi ne te larget ,te deshiruara deri ne amshim....lozonjare dhe epsh ndjellese,,forte te bukur a ne nuanca,..te ngaterruar ne thellesi,,nga ku drite ju merrni,..te perhumubura ne nje perendim,,duke kerkuar rilindjen tuaj,..tashme zape s”po u bej,,,ndaj adhuroj lirin dhe perulem perpara jush , enederra galaktike dhe pushtuese te universit,,,butesishte shpirtin ua perkdhel dhe lastaret tuaj,,burim perjetesie behen per token e larget,,,dhe te ftohet,.

beautiful_feeling_by_eliara.jpg
 

Attachments

  • beautiful_feeling_by_eliara.jpg
    beautiful_feeling_by_eliara.jpg
    104.8 KB · Shikime: 0
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Nuk besoj ne largesine fizike, nuk me ben pershtypje. Me tremb largesia shpirterore.
Je larg nga njerezit qe do vetem nese humbet nga mendimet dhe kujtimet e tyre.
Je larg nese nuk fluturon ne mendimet e tyre qofte dhe vetem per nje fraksion sekondi.
Dhe une kam kaq shume njerez afer, te pakten ne mendime, ne afersine shpirterore.
Sa here qe i mendoj, i kam prane, e di kete. E kam ditur perhere!!!
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ka nje kohe per çdo gje dhe per te gjithe ...
Ka nje kohe per dashuri ...
ka nje... kohe per te falur ...
Ka nje kohe per te jetuar ...
Ka nje kohe per te vdekur ...
ka nje kohe per t'u çlodhur ...
ka nje kohe per te kembengulur ...
ka nje kohe per te vepruar ...
ka nje kohe per rrezikuar ...
Ka nje kohe per te humbur ...
ka nje kohe per te qene te lumtur ...
dhe ne fund ...
ka nje kohe qe te kuptojme se ka kaluar kaq kohe ...
Ndoshta ishte e vlefshme ...
E duke rrezikuar ... te vazhdosh nje endrrer me emocione te shkuara
ne te njejten kohe qe ka humbur.
Koha ... eshte e destinuar per ata te cilet dine ta jetojne ..
UNE JAM DUKE U PERPJEKUR..!!
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Disi loje e frikshme
ne stadium te endrrave
dhe sot
diçka nuk po luan siç duhet
para sysh duket e zhduket
nje lemsh
me ngjyra te ndezura
Ku e ke ngjyren tende
e timen?
Pse s'i shoh?
Dil tani
takohemi ne udhekryqin
e mistikave
aty na presin
anet orientuese...
Besoj do ta gjejme veten atje!
Te gjitha rruget e mendimit
me çojne tek ti
E une s'e gjej dot takimin.
pak te largeta rruget tona....
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

"GJITHCKA..."

E mora zanin tand
E shpirtit i injektova kange
E mora shikimin tand
E diteve ua bana mengjes
E mora ledhatimin
E zemres i vuna zjarr
Deshirova buzt e tuja..
Dhe mallin e futa ne gjak
E thyeva pasqyren ku shihem
Ne mijra copza u nda
E deshirova qenien tande
Sa toka me dysh u ca !
Edhe pse.. shume here shikimin
shirat e veres ma zan
Ah une prap e shof
vec ate emrin tand...
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Kjo eshte nje kohe e çuditshme
Kur njeriu perket tek gjerat qe s’ka
Kerkojme ta arrijme horizontin e syve,
Por zemra s’ka hapin ta kape.

Jetojme eger, pjerret. Mbi muret e moshes
Veme lule prej letre, dekor
Ndjenjash te rrejshme. Humbjet per fitore
I shesim me fjale.

Eshte kohe e çuditshme, na zbavit epika
Gabim kemi lindur si vend e si mot
Rrebelohemi si femije e durojme si pleqte
Dhimbjet qe trupin si rruget e pershkojne.

Veç mes tyre dime ta gjejme sot zemren
Lumturia shyqyr na ze rralle, me rralle se gripi
Qeshim me fuqine qe ruajtem per te qare
Nga nata e meparshme. Prape vjen dita

Dhe rinis nga e para koha e çuditshme.
Sa mire…
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Poppy_field_at_Kefalonia_island,_Greece.jpg


Kepute nje,..dy..tre...mblidhi..beje nje buqet te madhe,,,afroje nga vetja..shtrengoje,,fort,..ndjeje jeten Brenda tyre,,,aromen dehse,,,mbaj forte,..perqafoj,..ndjej,,butesin e tyre ne duart e tua,..
tani,.. hidhi...shpernadaj...neper livadhin e tyre NeNe,,,lej te lira sepse Aty perkasin...vetem aty ato lulezojn..shtohen..dhe nuk shterrojne...por kjo sdo te thote qe smunde ti adhurosh,.,,tu ndjesh aromen,..dhe ti admirosh..tani, shtriu neper petalet e tyre,,nen ajken e tyre..te liris..thithe diellin..bashke..me to..celu ne fetyre..qeshu bashke me to..shifi s ii buzqeshin, ato diellit gjithe dashuri...beje dhe ti..o Njeri....buzqeshi vetes,,tjetrit,,,ajrit,,dhe dashuris..folu syve te tu..folu qe te jene te qeshur deri ne perjetsi..
 

Attachments

  • Poppy_field_at_Kefalonia_island,_Greece.jpg
    Poppy_field_at_Kefalonia_island,_Greece.jpg
    384.4 KB · Shikime: 0
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

137642-onthebeach2_by_usuakari1.jpg


Re qe udhetojne, e me detin behen nje
si endrrat tona mbreme i dashur...
Nje hap une e nje hap ti,
rreth vatres pasionesh te ndezur
vallzuam edhe kete nate...
Si vale e shthurur une,
si shkemb qe era e pluhurezoi ti.
E pafund deshira jone...
fuqi- me te kuqe e sprekatur
Bashke ne shtratin tone i dashur...
ne ate me yje te shtruar nga qielli te rene
deshmitare te epshit tone-ata,
te neteve mekatare...
Nje hap une e nje ti
dhe prekje, nje si era-ledhatim
lotet mbi faqe u thane...
Fryma pervelon - flake hileqare
buzet e etura kerkon...
U gdhi i dashur...e di,
s'me ndjen me as ti e as une
Rizgjim imagjinar ishte, e di
duart e tua si ndjej me mbi trup...
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Me ler te ece me kembet e mia ne humneren qe hapa me krahet e mi, mos u mundo te me largosh prej saj se nuk do ja dalesh dot, tashme ai vendim eshte marre e nuk mund ta ndryshosh ! Me ler te ece drejt saj se mbase do arrij te dal serish, edhe pse nuk dihet se kur.... ja aty ne ate pus erresire do filloj te arsyetoj mbi ata qe kam perreth por mbi te gjitha mbi veten.Lufta me e madhe ndodh brenda shpirtit qe trazohet.. Thone qe njeriu ate qe kerkon gjen, une nuk kerkoj asgje ! ...humneren nuk po e kerkoj por dua ta eksploroj, te bej nje udhetim mbi kujtimet dhe veprimet e mia, cfare lashe pas e cfare me la... nuk kerkoj asgje pasi e di qe ne fund te fundit nuk do te marre kurre fare gjeje me vete dhe sikur te kem arritur gjithcka, njeriu lind vetem dhe po vetem vdes,i vetem arsyeton dhe njeh vetveten, i vetem bie dhe po prap vetem ngrihet... Ky udhetim nuk dihet se kur nis por gjithmon mbaj mend mos te me ndalosh, e nese do vendosesh te me shoqerosh me keq per ty ! un te them se nuk do ta beja. Pikerisht kur njeriu arrin fundin kupton se sa e lehte eshte per te dale prej tij (pavarsisht se si vendos te veproje )..e kur del nga aty besoj se kupton shum gjera te cilat i ka patur perpara syve e nuk i ka pare kurre, i verber para se mires dhe memec para se keqes, nuk ka fitore pa mund e djerse, dhe gjeja me e vogel kerkon pak sakrifice. Ja pra kjo esht loja qe truri yne luan me ne per aq kohe qe jemi gjalle, loja pra qe te gjithe e njohin por qe nuk dine ta luajne... kjo loje quhet jete... dhe atehere kur une mbase do ti mesoj rregullat e saj do te jete teper vone.... (pas cdo loje egziston ideali i vdekjes ) por qe, dilema me e madhe mbi jeten dhe vdekjen eshte jeta.
Te gjithe kemi frike nga vdekja, kur ne fakt eshte vete jeta qe na mundon, e ketu... vjen fundi i statusit e mbase fillimi i udhetimit tim...


tumblr_ly1qrccz341qi1c55o1_500_large.jpg
 

Attachments

  • tumblr_ly1qrccz341qi1c55o1_500_large.jpg
    tumblr_ly1qrccz341qi1c55o1_500_large.jpg
    33.4 KB · Shikime: 0
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Kur kohe te kesh hedhur pas
krejt te me kesh harruar
kur ne mengjes te zgjohesh
neper te tjera duar
ne heshtje dhimbjen do gelltas
e prap do te te dua....

Kur te mbetesh filikat
braktisur,harruar pabesisht
Vetem nje klithme t'me vi nga pas
e une do cmendem verberisht
plagen e hapur do ta fsheh
prap do te te dua...

Thelle shpirtit te helmuar
do ngrihem, vrapoj, zvarritem per tek ti
do te afroj fort afer vetes
edhe pse ti sdo te duash
ne gjoks kam per te t'shternguar

E une... une prape do te te dua !
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Lere te shkoje. Iku nje dite? Lere te shkoje. U largua pa te thene perse? Lere te shkoje. Te la vetem dhe shkoi te gjeje prehje diku tjeter? Lere te shkoje. Mos e ler te te shoh koke ulur. Mos e ler te mesoje se ti po qan per te. Mos e ler te degjoj se ti nuk mundesh pa te. Keshtu vetem kenaq egon e tij. Kujtoji kur te duhet te kuptosh se ku ke gabuar. Do te dashurosh perseri. Madje edhe me shume. Do te gezosh perseri. Madje edhe me shume. Lere te shkoje. Shiko perreth teje sa shume dashuri ke. Sa njerez te duan dhe vuajne me ty. Sa njerez trishtohen se ty po te del nje lot mbi faqe. Dhe sa deshirojne ato qe ti te jesh ajo e dikurshmja. Beje per veten. Beje per ata .Lere te shkoje
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top