Zhgarravina...dedikuar vetes!

Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Dua te jem esenca e diteve te tua,
Dua te shijoj cdo puthje tenden,
Dua te notoj ne thellesine e syve te tu,
Dua te shlodhem cdo nate mes flokeve te tu,
Dua buzeqeshjen tende si pasqyren time,
Dua ajrin e frymemarrjes tende,
Dua...
Dua...
Dua...
Ah sa pak dua,
Ah sa shume dua....
Close_by_7th_Heaven_Creative.jpg
 

Attachments

  • Close_by_7th_Heaven_Creative.jpg
    Close_by_7th_Heaven_Creative.jpg
    55.1 KB · Shikime: 0
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

copzat e kohes do i mbledh,..do formoj me to gjithesin..
gjdo gje qe nuk ka jete ,pas krahve do ta le,..
ngjyrat e jetes do ti gjej,..me penelin tim do i konturoj..
figurat antike dhe mistike,.ne forme verbale do ti gjej,..e deshifroj..
Do pushoj ne nje kohe tjeter,..aty ku koha ska limit,..
ne te tashmen do zhdervjellem te vrapoj ne gjdo segment,..
rruget dhe materien nuk do e lllogaris..
shpirterishte do i fitoj ..
sepse une jame
gjithcka qe materies se ngurte i mungon,.


285bff3d9578.jpg
 

Attachments

  • 285bff3d9578.jpg
    285bff3d9578.jpg
    27.7 KB · Shikime: 0
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Degjoj...rreth meje mbreteron heshtja, dhe une rri e degjoj me tere vemendjen time heshtjen qe embelsisht tingellon...por eshte vetem nje cast.Era qe fryn mes gjetheve te pemeve shkund deget, dhe i jep jete me valezim pellgjeve me uje...rrezet e diellit shkrihen ne bulezat e ujit dhe pasqyrohen duke reflektuar mijera xixa te zjarrta ngrohtesie...ngrohtesi te cilen e gjej edhe ne syte e tu...si te ishin zjarr pervelues qe burojne nga zemra e diellit...dhe ne kete moment ndjehem i zhytur pafundesisht...dhe humbas...si nje shqiponje e vogel qe me rrahjen e pare te flatrave zhytet ne pafundesine e kalter te qiellit...
d1cf6587b5713dd8d8333973599aa59d.jpeg
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

po ja dedikoj vetes ...

Sa ju kam dashur!

Sa ju kam dashur! Ndoshta dashuria
Nuk është shuar krejt në shpirtin tim!
Po s'dua që prej dhembjeve të mia
Të ngryseni sërish në dëshpërim…

I heshtur e pa shpresë u përvëlova
Me ndrojtje, xhelozi e mall për ju.
Po kaq me dlirësi ju dashurova,
Sa Zot! Ju dashtë tjetërkush kështu…!
Esenin
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Erë.
Shi.
Vetëtima.
Koka me oshëtin.
Se di ku eshte stuhia,
brenda a jashte kokes sime.
T'i largoj dua,
keto stuhi!
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Jeta

E njoh mire ate bushter...
Me ka qelluar me grusht aq fort sa do ti kem turinjte me gjak deri sa te vdes...
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Plage...
Qepalla te renda si perde teatri
vetull e ngrysur nen rrudhen e ballit
Muskuj te sforcuar nen lekure te gozhduar
tipare pikture siperfaqen mbuluar...


Maske shpirti ngulur thelle ne fytyre
Shkelqim verbues shikimi yt...
Trendafil i vyshkur buza gjysem hene
buzeqeshje genjeshtare nen petkun e saj vene...


C'njeri je ti valle ?
A je qenie pa jete, pa shpirt e pa gjak?
Maskes cfare i fshihet...mbas?
mos frike, mos trishtim, mos ndenja...
a nje dashuri e vjeter plage?
It_Hurts___Original___by_SEnigmaticX.jpg
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Vetmia (e stolit).

E zhytyr në mendime, ecte si e dehur rrugëve.
Nuk e ndjente shiun që binte, nuk e ndjente mungesën e çadrës, nuk e ndjente që i ftohti i paftuar i dimrit kishte pushtuar vjeshtën.
Instiktivisht mbështillet me shall, e përhumbet thellë në imazhet që vallëzonin në mendjen e saj.
... ….......
Njerëz, vende, fjalë, momente, kujtime.
Po kujtime të një vjeshte të shkuar, larë me shi e mbuluar me gjethe. Një vjeshte të bukur, të artë... një vjeshte të fortë që dimrin e mbjetoi, per t'i dhënë jetë një pranvere të gjelbëruar, të stolisur me kurora lulesh shumë-ngjyrëshe.

Viti.... -ka pranverën e rilindjes, ka verën e nxehtë, vjeshtën e artë dhe dimrin e acartë... Edhe jeta e saj, edhe jeta jonë, si një vit me katër stinë, me katër pamje të ndryshme... me përjetime të ndryshme... me njerëz të ndryshëm, protagonistë në to.

Thjeshtë kujtonte, vriste mendjen kush personazh kishte ngelur pas nëpër stinët e jetës së saj dhe nuk e kishte ndjekur dot.
Kush nuk ishte më sot?
Buzëqeshi hidhur me kujtimin e mungesës së shumë njerëzve në të tashmen e saj.
Disa të ikur me dëshirë, disa me ''duhet'', e disa që iu ishte larguar ajo vetë.
Eh ky karuzeli jetës vazhdon të rrotullohet, e në të hipin e zbresin shumë protagonistë të rinj.

Ata që duhet janë ende aty.

Buzëqeshi e qetë me mendimin se sa dashuri dhe ëmbëlsi e rrethonte, me idene e të mos qënurit e vetme.
I buzëqeshi qiellit, diku në një kënd tjetër të tij, dikush po buzëqeshte për atë.
Diku atje larg, atje tej, dikush mendonte për atë gjithmonë.
Ajo nuk ishte vetëm, asnjëherë!
…..........

Vendosi trëndafilin e vyshkur në stolin e braktisur(që të mos ndjehej më i vetmuar).
Pëshpëriti, do të vijë pranvera sërish. Do të gumëzhijë parku sërish plot dashuri.
Do të çelin trëndafilat prapë dhe malli përqafimeve do të shuhet.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Dy fjale...
Dy shkronja vec dhe mendja stakon, syte erren dhe ndjen gjakun me vrrull nder vena...Truri reagon, dhe buzet mblidhen-forcohen duart djersitin dhe pulsi rremben akrepin dhe zvendeson oren.
Jam njeri them, dhe eshte njerzore te ndikohem nga dy shkronja- dy fjale nje xhest...Justifikim?!
Se di, por une keshtu jam. Jam e tille...
Mendja luan lojra dhe vendos kufi te padukshem por une kam nje veti dhe i ndjej...I ndjej telat e kufirit tim aq se me gjakosin sa here qe mundohem ti kaloj, me cjerrin dhe me lene shenja. Shenja qe jeten pikturojne si penel ne tabllo. Gabim...sa po keni bere gabimin me te rende!
Dy fjale, dhe gjithcka humbet...derrmohet dhe maskat bjene pertok. Zbres nga ajo re e bardhe me nuanaca roz qe isha rehatosur kohe dhe toka me gjakos kembet ne mundin qe bej per ta shkelur. Rruaza te keputura fjalet qe deri tani kam lexuar moren hijen e tokes se ashper dhe dheu i mbulon ne cdo hap qe bej...
I trembem njerzve qe me udhetojne ne ndjenja te marra imagjinare...Behen pre te instiktit dhe luajne me ndjenjat qe u falen. I trembem vetes kur harroj se jam njeri dhe si e tille ndjehem e brishte dhe e dobet perballe shkronjave-fjaleve. Por ato jane si era, dhe si gjithmone kjo e dyta te merr me vete dhe te ben te humbasesh realitetin, dhe une e dua realitetin tim...nuk dua ta humb ate! E dua arsyen qe jeten me mbush, dhe vec asaj i falem!
Une jam pasqyra dhe vec une njihem me ate, qe ju mendoni se shihni!

8_121489501247203_100001584603304_149277_8231723_n.jpg
 

Attachments

  • 8_121489501247203_100001584603304_149277_8231723_n.jpg
    8_121489501247203_100001584603304_149277_8231723_n.jpg
    10 KB · Shikime: 0
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ne kete mbremje Nentori, nje fragment i Jacques Prevert me pushton mendimet:

"Kjo dashuri e gjitha, kaq e gjalle akoma
Dhe e puthur njehere nga dielli
Eshte e imja eshte e jotja"


Une e ti, dikur
Rrugetimin e kishim te perbashket
Nga te gjitha rrugetimet
Vjen
Me nje kthim me shume
E nuk e di
Ne cilen enderr jemi takuar
Nuk e di
As ne cilen dite duheshim
Me çdo levizje sysh
Shfaqja jone behet me e papritur
Me ndjekin
Te gjitha drejtimet e tua
Sonte
Ne kete nate
Te ftohte
Bashke
Nisim nje rrugetim
Me asgje tjeter
Nuk matet dashuria
Pos shpirtit
Te gjithe rruget jane
Te kalueshme
Por mos harro
Formulen
Qe si rezultat
Bashkoi mua e ty
E tani
اdo mbremje
Nentori
Trokasin ne dere
Mendime
Therrasin muzat
Mik
E gjithe jeta eshte nje rruge
E shkurter
Ne vetem nje nate kishim
Bashke
Sa e gjate
Sa e shkurter
Sa brilante ishin dy tre hapa
Rrugetim me ty
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Fshehtësi! Kjo është fjala që emërton ekzistencën tonë. Në botën materiale, ashtu siç e lodhë shikimi syrin, duke vështruar nga toka hapësirën qiellore, edhe mendja e lodhë trupin duke udhëtuar drejt synimit të saj. Dhe prapë fshehtësi! Fshehtësitë nuk i shohim sepse jetojmë me to. Përveç largësisë së madhe, edhe afërsia e madhe na i fsheh gjërat. Duhet ta kesh shumë afër një gjë që të mos mund ta shohësh në tërësinë e saj. Kur dy fytyra afrohen tepër afër njëra-tjetrës, ato më nuk e shohin njëra-tjetrën. Sa më shumë që numërojmë aq më shumë rritet shuma dhe sa më shumë që zbulojmë aq më shumë shtohet fshehtësia. Prandaj, është thënë se njeriu ka zbuluar shumë fshehtësi duke ngelur vetë fshehtësia më e madhe! Por, njeriu është e vetmja qenie në tokë që futë kokën e vet në mes dy gjunjëve dhe mendon për të fshehtën e tij. Ai është e vetmja qenie që parashtron pyetjen pse dhe përgjigjet me sepse. Pse-të dhe sepse-të e tij nuk kanë fund sepse ai u krijua për pafundësinë. Mirëpo, mendja e mbyllur brenda mureve të burgut të ekzistencës së kësobotshme, dëshmon vetëm për gjërat që takon në këtë burg dhe supozon për gjërat që gjenden jashtë tij. Megjithëkëtë, derisa mendja robërohet, zemra vazhdon të jetojë e lirë duke u tërhequr nga fshehtësia e jetës. Të menduarit e lodhë trupin por të dashuruarit nuk e lodhë zemrën. Bile, as atëherë kur zemra vuan nga dhimbjet që ia shkakton i dashuri, ajo nuk heq dorë nga ai. Askush nuk mund të mos e pëlqej erën e trëndafilit për arsye se ai ka gjemba dhe nuk mohohet bukuria e tij për shkak se shpohemi nga gjembat e tij.(F.M)
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ato si mua dhurojne endrrat
Edhe me kusht qe te mbeten pa to.

Ato si mua dhurojne shpirtin,
sepse nje shpirt i vetem
eshte si nje pike uji ne shkretetire.

Ato si une te zgjasin doren
Dhe te ndihmojne te ngrihesh, edhe duke rrezikuar
rrezimin.
Ato si mua shohin para,
edhe pse zemra mund te mbetet gjithnje disa hapa mbrapa.

Ato si mua kerkojne nje arsye per te jetuar dhe,
kur e gjejne, mundohen t’ua mesojne edhe atyre qe mezi mbijetojne.

Ato si mua dashurojne, dashurojne pergjithnje..
Dhe kur rreshtin se dashuruari ndodh vetem sepse
here here jane si copeza iluzionesh ne duart e jetes.

Ato si une ndjekin nje enderr:
te dashurohen per ate cfare jane,
dhe jo per ate qe duhet te jene.

Ato si une shetisin boten ne kerkim te..
vlerave qe, tashme, kane rene ne qeline e harreses se shpirtit.

Ato si une do te donin te ndryshonin,
por qe te ndodhe kjo do t'u duhej te rilindnin..

Ato si une ulerasin ne heshtje,
sepse zeri i tyre nuk ngaterrohet me lotet..

Ato si une jane ato qe ti gjithnje do te arrish t’u thyesh zemren,
sepse e dine qe do te te lene te shkosh…
pa te kerkuar asgje.

Ato si une dashurojne shume, edhe pse mire e dine qe vetem therrime do marrin ne kembim.

Ato si une, ushqehen me ate "pak’’, dhe ne ate "pak", per fat te keq, bazojne ekzistencen e tyre.

Ato si une kalojne dhe nuk vezhgohen,
por jane te vetmet qe do te te duan ne te vertete…

Ato si une jane ato qe…ne vjeshten e jetes tende,
do te te vije keq per gjithcka do mund te te kisha dhene…
dhe ti nuk e deshiroje..


5756041413_05ee973604.jpg
 

Attachments

  • 5756041413_05ee973604.jpg
    5756041413_05ee973604.jpg
    34.3 KB · Shikime: 0
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Sonte...
kam deshire te jem ere
breg me breg te ferferij,
te zgjoj endrrat si njehere,
ne te shpirtit shkretetire...

te jem ere kam deshire,
te puth dallget mbi lumenj,
te jem kenge e erresires,
shpirti nates te me ndjeje...

te me ndjeje çdo lendine,
te me ndjeje çdo bulze uji,
tek renkon nder enderrime
te me ndjej gjiri tij...

 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

FKALORESI-PER-WE.jpgjalet e nje kaloresi:

Para se të largohem nga bota, po t’i jap fjalët dhe lotët
“Mos u zemëro!” - tha tri herë radhazi, ai që erdhi mëshirë për botët
“Në botë jam si kalorësi që pushon nën hijen e nje druri pak,
pastaj e braktis atë dhe ikën shpejt me vrap”
Shumë perëndime të diellit në jetë të vetmuar do të të gjejnë
Mos u pikëllo kur njerëzit të mirat me të keq do t’i kthejnë
Në botë jetojnë shpirtra që kuptojnë por nuk ndjejnë
Ata që të duan të vogël, kur je i madh të urrejnë.

Vetmia do zbresë në zemrën tënde, errësira do zbresë në sytë e tu
Do jesh i braktisur nga njerëzit edhe pse njerëzit do jenë këtu
Dikush do ta falë zemrën e vet por zemrën tënde ka për ta vrarë
Nga ndarjet e kësaj bote s’ka mbetur shpirt pa qarë
Edhe ti do të qash si fëmija që me vaj dëshiron t’i përmbush dëshirat
Deri sa të kuptosh se bota s’është Zot që mund të t’i japë gjithë të mirat.

Mos u dëshpëro nëse njerëzit të bëjnë të ndjehesh vetëm në këtë jetë
Mos harro se barku njerëzor bluan e tret gjëra më të forta se sa vetë
por kur mbetet fare bosh, veten nuk e bluan as s’e tret’.
Do të të plagosin mu në zemër ata që zemrën ua ke falë
Por ti do forcohesh se s’ka dhimbje që rrugën tek Pafundësia ta ndal
Nëse ata që ua tregove emrin, në emër të thërrasin
Edhe ata që ua tregove plagën, në plagë do të të godasin
اdo plagë do të dëshmojë forcën tënde me të cilën ti do ngrihesh
Jeto si thesar që edhe kur zbulohesh, çmohesh njësoj, si kur fshihesh!

Nëse te uji të çon etja e te ushqimi uria
Mos harro se te vuajtjet të çojnë dëshira dhe dashuria
Por ti do të durosh se vuajtjet s’jetojnë për jetë të jetëve
Ata që duan mjaltin, durojnë pickimin e bletëve.
Atje ku të paditurit janë të lumtur, mençuria jote nuk do të vlejë
Pasuria e një shpirtit njerëzor matet me atë se sa mund të ndjejë
Nëse mendja s’e arrin lartësinë e ndjenjave
Kot do flasësh, kot do thërrasësh në drejtim të zemrave.

Para se të largohem nga bota, po t’i jap fjalët që i mësova në botë
Që fjalët të mos harrohen, po t’i perziej me lotë
Në shkretëtirat e jetës ku nuk del ujë, kurrë mos gërmo
Kur të përbuzin dhe dëbojnë, fal por kurrë mos harro
Përgjigja jote ndaj të pamendëve le të jetë veç heshtja
I mençuri në mesin e të pamendëve është i bukur dhe i trishtë si vjeshta
Nga ngjyrat e mëshirës hyjnore në fytyrë do të të pikturohet buzëqeshja
Do të dish të jetosh nëse mëson si të vdesësh
Të gjitha janë brenda teje, nga jashtë s’ke çfarë të presësh.
Tani më duhet të ik, mund të më përshëndesësh!
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Kerkesat...
Dikush kerkon krahe
qe te fluturoje,
i varferi buke,
qe te mbijetoje,
i pasuri, pasurine
kerkon
qe ta mbroje,
i poshtri, poshtersine
do qe ta tregoje.
Ne boten e kesaj bote,
njeriu diçka kerkon.
Ndersa une...
s'dua qe zemren time
e keqja ta ngacmoje.
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Me lot në sy,
I skuqur në fytyrë,
I ngatërruar në mendime,
I mbështjelltë në zem...ër,
I ngrohur me shpresën e rilindjes,
I rënduar prej njeriut të pakujdesshëm;
Të flas me tingujt më të bukur,
Të shikoj në sy i lënduar,
Të drejtohem me zemër i përmalluar,
Të mësyj me qëllimin për të shpëtuar;
Nuk arrij dot të të kap, fortë të të kap,
Të të shkund, prapë të të shkund,
Të të hap zemrën, ajo të kuptojë,
Të të hap mendjen, ajo të notojë;
Hape veten,
Hyr brenda saj!
Nxirr më të bukurën,
Duke flakur më të keqen;
Të lidhemi, e të shtrëngohemi,
Për krahësh të kapemi e të ndihmohemi;
Mos më urre,
Se rrënohemi;
Mos më copëto,
Se ndahemi;
Fal njerëzit,
Se falemi;
Mëshiro njerëzit,
Se mëshirohemi;
Ta njohim veten,
Se njihemi!

297771_192156934196837_116793561733175_408780_1022905003_n.jpg
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Me ty ndjej dallgen....
Me ty ndjej dallgen e lehte dhe eren e ngrohte mbi fytyre te mberthyera nga perdja e tejdukshme e deshires.Me ty ndjej elegancen qe dy trupa kane kur kercejne nje vals, ndjej shikimet tona te humbura te njeri tjetri ne kohe e ne hapesire.Me burgos....me zhyt ne lekuren tende, me rrembe me zerin tend, me bej te zbuloj token e ngrohte e te lagesht te kenaqesise tende.Me lesho vetem atehere kur te dy bashke do te prekim lartesi te frikshme, kur te prekim misterin e rreqethjes se vashdueshme e te pafundme, gjithnje e me shume, gjithnje e me lart, ku cdo rregull i vene nga arsyeja therrmohet si argjile e gjithcka kthehet ne origjinen dhe ne kuptimin e mirefillte te fillimit dhe mbarimit....e atehere te dy do i peshperisim njeri tjetrit `TE DUA`....dhe e di cfare?Jo , jo as atehere mos me lesho, me bej `te burgosurin` tend, pertej vendit, pertej kohes e pertej hapesires....
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Udhëto mes lotësh e buzëqeshjesh dhe kurrë mos ndalo rrugëtimin
E ardhmja ka brengat, e kaluara pikëllimin
Jeto me të tashmen se jeta është si mysafirët që gjithmonë na gëzojnë,
nëse jo kur vijnë, na gëzojnë kur shkojnë.
Ti qaj e qesh edhe nëse i ngjanë një fëmije që ende është i huaj në botë
... Nëse s’ta duan buzëqeshjen, përshëndeti me një pikë lot
Nëse s’ti duan lotët, dhurojua buzëqeshjen
Askush s’jeton dot pa njërën ose tjetrën.
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Te gjithe dua t'i kuptoj,
me te mirat qe i kane
ashtu dua t'i pranoj
dhe te keqijat pa ua ndare.

Ne kete bote
keshtu siç jemi,
vullnetin e lire
te gjithe e kemi.

***

Se ç'mund te mendoni nuk e di,
por dhe ta di nuk dua.
Mendimin e lire e ka çdo njeri,
ashtu siç e kam edhe une per mua.

Edhe po mendove se qenkam e keqe
a qenkam njeri, a qenkam nje "dreq"
e jo vetem kaq, por edhe me zi
mendimin e lire e ke edhe ti.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

06:00 hours...

Perpara pasqyres,
keshilloj veten....
Njihe veten tende,
duaje ate.

Mendo,
vetem nje minute ne dite
per VETEN tende...

Mendo,
Kush je ti?
Perse ke ardhur ne jete?
Mos ke ndonje detyre?
Mos ke ndonje borxh?

Mendo,
mos duhet te besh diçka te mire
per veten tende,
per familjen,
per kombin,
per njerezimin?

Mendo!

Mendo,
vetem nje minute ne dite
per VETEN tende...
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Kanibalizem
E cme sheh ashtu me sy te zgurdulluar? Me ty e kam dhe me ata qe jane si ty! Me kembe dhe duar, me mendje dhe zemer, qe te kafshojne ne vetull ,ne tulin pas qafes. ne gjoks, ne krah, ku te munden te ta ndukin mishin e te te nxjerrin gjak. E per cfare?! Per nje rritje rroge, per nje ngritje ne detyre, per nje perkedheli te shefit, per te blere nje rrobe me te shtrenje, per nje kolltuk me te rehatshem apo per ti ngushtuar kufijte fqinjit, ju te merrni jeten e te coptoni mishin. Po une nuk perzihem me ju. Vetem rri e ju shoh se si kafshoheni, gjer sa te vdisni te tere nga palget dhe i fundit qe do te mbes gjalle, edhe ai nuk do jetoje gjate sepse stomaku ka per ti plasur nga mbingopja! Dhe une qe vetem sodisja, do te dal fitimtar. E cfare do fitoje? Do jem fillikat i vetem midis kafshesh dhe insektesh qe ju hane mishin e kalbur, sepse ju te tere do keni vdekur! Do merzitem atehere, sepse nuk do kem askend per te shkembyer dy fjale, qofte edhe genjshtra! Jo, do te cmendem nga vetmia keshtu! Me mire, po futem dhe une mes jush. Te kafshoj dhe te kafshohem gjer sa te zhdukemi te gjithe si specie njerezore dhe mbi bote te mbizotrojne kafshet. E di pse do mbizotrojne ato? Sepse kafshet nuk e hane llojin e tyre. Luani nuk e ha luanin. As ujku ujkun dhe as cakalli cakallin. Jane ndryshe nga ne!

Edhe pse te ditur, me arsye dhe me grada shekncore, ne perseri "kanibalizmi" na bene me te ulet se kafshet! Ato, prandaj dhe nuk dalin ne qytet, por qendrojne vecmas aty ne pyll, nuk perziehen me ne, sepse na e kane kuptuar natyren dhe presin gjer sa te zhdukim njeri-tjeterin dhe me pas ato te mbreterojne boten me ne krye luanin, ashtu sic ne kujtojme se po mbreterojme sot!

Ndoshta nuk e dime, por kafshet ne kete mes mund te jemi ne dhe fjala "njeri" ne boten e tyre mund te perkthehet "kafshe" dhe shqiptohet me ulerimen me lebetitese te ndonje egersire! Madje, kur ndonjeri nga ne vdes, kafshet mes tyre mund te thone: "ngordhi nje njeri"!

uyt.jpg
 

Attachments

  • uyt.jpg
    uyt.jpg
    6.9 KB · Shikime: 0
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Eshte drame jeta
Me nje akt
Eshte e pafund
Aktore ne jete jane
Te gjithe
Ose nje i vetem
Gjithcka tjeter
Mbetet pas kuintave.
Suksesshem kush luan
Del i kerusur.
Pafundesia e te vetmit akt
Te tretur nuk ka.
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Te behemi nje, do te thote te marrim fryme permjet njeri tjetrit, te heshtim se fjalet na prishin çastet solemne, te fluturojme si zogj trumcake neper dege pemesh duke u çukitur, te ndriçojme edhe ne thellsite me te largeta te shpirtit, atje ku nuk ka zbritur asnje fjal, asnje mendim, asnje grimce qe na ben pis.
Te behemi nje, do te thote te puthemi dhe te peqafohemi deri ne brendi te njeri tjetrit siq ben toka me pemen, te puthen syte tane siq puthen hena me diellin, te qajme sebashku siq qajne rete mbi dheun e pluhurosun.
Te behemi nje do te thote qe endrrat te skuqen nga gjaku i dhimbjeve dhe shpirtrat tane te renkojne nga dhimbja e dashurise, piskama e asaj qe linde nga shpirti yne, te çaje rete te hidhet mbi henen, te puthe diellin dhe ti bertase pafundsise e ti tregoje qe po, ne jemi ktu...te shkrire ne nje, te lumtur per dhimbjen tone dhe te gezuar per shpirtrat tane.
Keshtu do na kishte zili edhe univesi, ai nuk e di cdo te thote te kesh buze qe puthen...

64VqXo7rGQCYIAMVPnL7_6JiP2ISCabE0sK4K9VfuFQ1EwY8-w.jpg
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

MثSIME JETE

Kam nisur të mësohem me jetën. Tani e shoh hënën
Dhe nuk mendoj se ajo ndriçon jo me dritën e saj.
Perëndimi nuk më mallëngjen më, as agimi
Kur zhvesh dridhshëm rrobën e natës.

Kam nisur të mësohem me zhurmën,
me makinat që vrasin ajrin
Me lulet që çelin gjithnjë e më vonë
Kam nisur të jetoj me idenë se dhimbjet janë si stinët.
Po nuk u kthyen ka një gjë që s’shkon.

Jam në paqë me mungesat, me pritjet që zhgënjejnë
Me njerëzit, që nuk më bëjnë më as të qaj, as të qesh
Po rritem si lisi që mbush moshën për t’u prerë
Se u zë dritën shtëpive apo se ka rrezik të bjerë
Nga trishtimi i një vetmie të thellë dhe qiellore

Po mësohem me jetën, me humbjet e pakthim
Me zemrën, që këndon çjerrë këngë lagjesh të varfra
“Sa të kam dashtë moj të shtifsha në dhe’…”

Jam mësuar me lodhjen. Nuk flej dot kur nuk më shtrihet afër
Për t’u shplodhur prej meje.

Jam i lumtur nganjëherë. Sukseset m’i tregojnë
Të tjerët, me gjeste gjithnjë e më të thjeshta.
Kam nisur ta kuptoj rëndësinë e buzëqeshjes
Si një qerasje falas, si një zarf pa adresë.

Në këtë cirk luanësh kam zgjedhur të jem zbutësi
Ngase nuk e ha mishin dhe kam probleme me dhëmbët.

Po mësohem dalngadalë me jetën. Të jetosh këtu
Do të thotë të dish si të mos jesh,
duke qenë…
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

LEXO Nث LIBRIN E JETثS!

Nëse mendimi për Të Vërtetën të erdhi nga brendia e qenies sate,
Përse e kërkon Të Vërtetën jashtë vetvetes?
Ti mund të thuash se edhe dhembja shfaqet brenda qenies
por ilaçet për t’u shëruar i gjejmë jashtë saj
Atëherë, më thuaj, mendja me të cilën ke mbërritur te ilaçi
është jashtë apo brenda teje?

Ah sa e tmerrshme është që duhet të flasësh
për gjërat që janë të kuptueshme vetvetiu,
Një fjalë e vjetër sa bota, thotë se i laguri s’ka frikë nga shiu
Pa frikë do të flas deri në frymën e fundit për hir të Pafundësisë
se jam lagur i tëri në rrugët e jetës nga Shiu i Dashurisë
Derisa s’isha lagur krejt nga ky Shi, trupi më digjej nga zemërimi
Në vesh me fjalët shëruese më pëshpëriste një mësues imi
Më thoshte: “Nga Një e Vërtetë e Vetme të gjitha gënjeshtrat tunden,
Qetësohu se ‘dhe mizat duan të krijojnë mjaltë, por nuk munden!”

E Vërteta afër nesh, e ne larg nga E Vërteta
Kot që i etshmi jeton afër burimit, nëse s’pi prej tij, vdes nga etja
Nuk mund ta njohësh Të Vërtetën prej krijesave, por krijesat prej Së Vërtetës
Nëse s’mund të ikësh nga hija jote, a mund të ikësh prej vetvetes?
O krijesë me trup, me mendje, me shpirt, ç’është hija jote?
A ekziston ajo njëmendësisht apo sytë t’i mashtron drita e kësaj bote?

Hidhe shikimin mbi veten tënde dhe shiko përtej shtatë qiejve
Ji kureshtar ta dish jo deri ku arrin rrezja e diellit por deri ku ajo s’arrin dot
Aty ku mbaron deti më i thellë e mali më i lart, fillon thellësia dhe lartësia jote
Lexo deri sa ta kuptosh se ti je vetë libër i gjallë që ecën në ekzistencë
Me ecjen tënde dëshmo se Dituria s’buron nga librat, por librat nga Dituria,
Se jeta nuk e mundësoi Dashurinë por u mundësua nga Dashuria,
Se dituria pa urtësi është zjarr të cilin njeriu e ndez për ta djegur veten,
Se gënjeshtrat s’do ekzistonin kurrë pa Të Vërtetën.

Lexo në librin e jetës se ëmbëlsia e mëkatit shpejt mbaron,
Dhe mbetet veç idhtësia e tij që gjithë jetën të hidhëron,
Mëkatet janë si era e pakëndshme në një vend që në fillim s’të vjen e mirë
Po qendrove aty më gjatë, mësohesh dhe s’e ke vështirë.

Sa herë lotove në jetë për ata që ishin larg, pa menduar pse lotët janë kaq afër syrit?
Dhe sapo u përballe me këtë pikëpyetje, u bëre kureshtar për përgjigjen
A mos do ta dish pse lotët janë ilaç për t’i çliruar zemrat e pushtuara nga pikëllimi?
Epo, ilaçi nuk është për ta kuptuar por dhembje për të shëruar
Sado larg të shkosh duke numëruar nuk do ta arrish kurrë të pakufishmen
Njëlloj, sado afër të më qëndrosh nuk do më arrish as mua
Hiq dorë nga unë dhe ec në rrugën time se unë jam valë që i takoj Një Deti
Mund të më prekësh me dorë, por s’mund të më kapësh
Nëse do, hidhu edhe ti në këtë Det dhe bëhu valë
Që afërsia dhe largësia të mbeten veç fjalë.

Fatmir Muja
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

keto qe postoni ju vec zhgarravina nuk jane :p
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

keto qe postoni ju vec zhgarravina nuk jane :p

ke te drejte Flow... por mua me duket vendi i vetem ku mudn te postoj kete lloj gjine prandaj...

ja po e shtoj dhe nje ::p:pmadje te pershedes ty


Cme duhet gezimi kur e di qe kalon shpejt....
Nuk me mposht as hidherimi se edhe ai kalon...
Cme duhet dynjaja kur e di se nje dite mbaron....
Thjesht udhetoj....
Nje hap i gezuar...
... Tjetri i hidheruar...
Nje fjale qe rruges me gezoje...
Nje fjale tjeter qe zemren ma hidheroje...
Diku nje buzeqeshje....
Diku tjeter nje vajtim...
Por nuk merzitem...
Sepse me sprova dhe mundime eshte rruga drejt Zotit tim..
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Diku ne Kosove: 27 Nentor 2011 (E cdovitshme)


Erdha, edhe kesaj radhe erdha miku im. Keto vite kam qendruar shpeshe ketu para jush kokeulur.Me heshtje varri. Kokeulur kam qare vetmevete veten time. Si nuk isha une ne vendin tuaj. Sa here jam lutur per kete. E di miku im se ketu nuk qahet por aq poshte kam rene sa vetem me te qare asytoj veten nese munde te aryetohem. Por, kesaj radhe nuk do hesht, as nuk do qaj. Kesaj radhe do shfryhem. Do them te gjitha te pathenat qe duhej thene kahere, se ketu eshte i vetmi vende i denjet ku shqipet duhet te rrefehen. Se paku keshtu e konsideroj une……………..’’…parasysh me qendron pamja kur ne ate plagosjen tende per vdekje dhe plagosjen time te lehte gjakerat tone u bashkuan me gjakun dhe amanetin e te reneve te tjere per liri nder shekuj. E kujtoj edhe amanetin, akoma e kujtoj …….. ‘’ Une kisha mbajtur amanetin ne nje fare menyre. Cdo vite ketu para jush ne vende qe te rrefehesha kisha heshtur. Kam heshtur o miku im se mendoja se mjegulla do qartesohej dhe se paku do ju jepja ne lajme te mire. Por mjegulla jo qe u qartesua por ajo vazhdoi dhe vazhdon te behet edhe me e dendur me verberin e saj qorre. Tani e shoh se sa kam gabuar sepse amaneti ishte qe tu tregohej shokeve per te arriturat. E di se jam turperuar dhe ky nuk eshte turperimi im i pare, por ky turperim vazhdon qe njembedhjet vite.
Erdha sot me 27 Nentor. Mos u befaso. Nuk kam ngaterruar datat. E di, e di se neser eshte i paharruari 28 Nentor, aty ku lidhen majet e idealeve tona te perbashketa. Ama, neser ketu do vijne ne mengjes familjaret tuaj dhe nuk dua qe ata ne mua te shohin turpin e turpit. Perdhosjen e idealeve. Nuk dua te prishe shkelqimin rrezatues te zogjeve te mbetur jetime dhe nenave e te vejave qe ushqejne dhe rrisin zogjet me buke e krenari.Vetem buke e krenari. Ky eshte i vetmi shkelqim qe na ka mbetur dhe nuk dua te jeme pjesmarres i erresimit te keti shkelqimi.
Madje, neser do jete shume zhurme ketu, miku im. Shume zhurme. Do vijne ATA, me veturat e tyre te zeza, me sirena shurdhuese dhe percjellje zagaresh me goje hapur per te lepire ndonje kocke te mbetur. E di miku im, e di se pamundesia dhe heshtja e varrit tuaj qe tu therret nga matan rruges ATYRE: o mizerje …..o t’kurres te idealeve……o pakurrizor………ju urrej, ju urrej ne pafundesi. Jeni per tu urryer…………. Pamundesia juaj dhe pafuqia ime per ta thene kete i ve majat e turperimit tim. Andaj erdha sot te rrefehem…………….!

Miku im, liria nuk erdhi ashtu si i kendonim maleve. Nuk ishte liri e idealeve. Madje ajo zgjati shume pak. E shijova me nje ulje te pazakonte ne mesin e rruges dhe nje thithje te shpejte te nje cigareje. Akoma pa e ndier mire ate shije, zhurma shurdhuese e mjeteve luftarake me flamuj shumengjyresh me prishi rehatin. Nuk dija ne ishte zevendesim roberimi apo mjegull lirie. Une e mora te paren e shoket me thane se une po vuaj pasojat e luftes……..Madje ata na perzune o miku im. Na mbledhen armet amanet dhe aty filloi percudja e atyre qe na prinin. Mjegull e dendur kaploi vendin e percudja nuk kishte te ndalur miku im. Filloi ajo qe me se paku e kishte enderruar dikush. Doli ne pah bajraktarizimi dhe liderizmi i rrejshem. Ndarja e deshmoreve ne te mir dhe ne te ……..S’mund ta them miku im. S’mundem ta them ate fjale. Madje ne varreza deshmoresh zune vend edhe ata qe me se paku e meritonin, edhe nje qe e kishte zene lisi ne male duke vjedhur dru. Ua sa invalidet u bene o miku im. Invalide per dhembje barku qe s’kishin pare fronte me sy. U bene edhe mbledhi me ndarje dekoratash e gradash. Disa u bene kalavesh nga gradat. Ne kete erresim mjegulle munde te takoje gjeneral pllazhin, gjeneral dezerterin, gjeneral munafikun. Te kujtohet miku im aj musteqoshi qe vazhdimisht pinte raki e meze me paramilitaret serb. Ehe, mu ai mori graden major per kontributin e dhene nga prapavija. O miku im fatkeqesia ishte se edhe u vrame mes vete. E di o miku im, e di qe sdo besosh. Nuk i besohet nje te turperuari si une. Ama, miku im akoma nuk kam luajtur nga mendja edhe pse veshtire qe mendja ti rezistoje tere keti turperimi. As pasoj lufte nuk jane keto fjale. As frustrim. Jane te verteta miku im. Te verteta. O miku im te mos besosh cfare kemi pare e ndegjuar. Me mire qe je vrare dhe lavdia eshte varrosur me ty. Te gjithe spiunat nderruan kostumet miku im. Veshur shik vardiseshin poshte e perpjete rrugeve me ATA. Me ATA qe dikur na prinin neve. Hanin, pinin e jargiteshin kafeneve nen ndikimin e kengeve patriotike, rakies dhe valleve te te miturave me belin e holle. U erresuan nga pushteti miku im. Vodhen miku im c’kishte per te vjedhur. Vodhen ardhmerin e ketij vendi miku im, vodhen lirine. Lirine, asaj lirise qe aq shume e deshem, kush ngrehet I pare I thithe gjirin deri ne shtjerrje e kush ze rendin ja ngre fustani e e perdhunon deri ne mekje….
Shoket? Eh shoket. Disa jane erresuar si ata. Me pushtet jane erresuar. Jane bere zevendes ministra, zevendes drejtor. Disa jane ne burgje miku im per te paberat e tyre. Disa u vrane ne lufterat qe ndoshen perreth. Disa vrane veten miku im per te mos pranuar turpin. E ne te turperuarit jemi strukur ne biruca minjesh dhe qajme. Jo qe qajme se ske cfare qane me. Vajtojme veten per turpin qe na ka kapluar………………………………………...
Miku im para ca viteve. Po po, vetem para ca viteve ATA kane shpallur pavaresin ne nje pjese te teritorit. Po po ne nje pjese te teritorit sepse kemi akoma hapesire ku sguxojme te shkele kembe shqiptari. Thuhet se atje nuk shkojme per te miren e Kosoves. Ama miku im ne atje nuk shkojme vetem per nje arsye. Thjeshte nuk guxojme o miku im dhe s’na I mba bytha. Kemi bere edhe kushtetuten ne te cilen ne jemi qytetar te rendit te dyte. Kemi nderru edhe flamurin oooooooooooooooooooooooooooo miku im. ATA e bene edhe kete per Kosoven…………………………………………………mjegulla vazhdon te erresohet o miku im. Madje mbreme ishte erresuar aq shume sa edhe ujqerit ndegjoheshin duke uleritur. Uleriniten shume miku im. Madje ju shiheshin edhe dhembet. Per here te pare mbreme ndjeva frike. Ndjeva frike se ujku do mjegull dhe mjegulla po dendesohet.
Ika miku im. Ika. neser ketu do jene ATA. Me zhurma shurdhuese dhe percjellje zagaresh. Do krekosen me mburrje per mbrojtjen e gjakut te derdhur. Ama, miku im neser nuk eshte Festa e FLAMURIT. ATA do jene per konsum ketu. Nese nuk me besoni pyetini. Ika miku im me gjithe turpin qe mbaje me vete, me zilin per lavdine tuaj……………………!!!!!.
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Sa e bukur eshte jeta kur ke prane personat qe i do dhe te duan.
Qe te tregojne cdo moment se sa e rendesishme je per ta.
Te falin dashuri pa kushte, te qendrojne prane ne te mire e te keq, jane aty me ty per te ndihmuar qe te perballosh cdo veshtiresi dhe sfide qe kalon ne jete..
Te pranojne me te mirat dhe te metat e tua ekzaktesisht ashtu sic je pa u perpjekur qe te ndryshojne..
Prej ketyre personave ke fuqi te ecesh perpara ti besh balle cdo gjeje.
Dhe e kupton qe jeta ja vlen te jetohet jeta eshte e mrekullushme kur ke ne krahe keta persona..
Faleminderit qe jeni pjese e jetes time..
Faleminderit qe me bete njeriun qe jam tani..
Faleminderit qe egzistoni..


---------- Post added at 11:26 ---------- Previous post was at 11:16 ----------

Dua shume thjeshtesine e shoqeruar me perulesi..
Me pelqejne njerzit qe i kushtojne vemendje eres kur kalon mbi lekuren e tyre.. qe ndalen per te kuptuar aromen e gjerave.. per te kapur shpirtin e tyre..
Sepse ne keto gjera eshte e verteta.. embelsia.. ndjeshmeria.. ne keto gjera ka gjithmone dashuri..!!
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Do doja te kisha pran dike qe te me degjoj,dua te flas me dike se kam shum nevoj,ti flas per ndjenjen qe me mungon,ti them per dhimbje qe shpirtin me lendon,per ate qe zemra ime dashuron,dua tme jap nje keshill qe tme ndihmoj,te me thoje menyren se si dhimbjen ta kaloj,te me qendroj pran qe ate qe dua ta harroj,a mundet qe dikush rrugen e drejt tme tregoj,se dua qe kte dhimbjen nga zemra ta largoj,te lutem a mund tme qendroj pran dikush?,sepse ndjej sikur sme do askush,jam munduar qe kte dhimbje ta kaloj vet,por esht e pamundur sepse realiteti akoma me vret,mendoja se do mund ta kaloj vet kte dhimbje por sesht e vertet,ndaj dua te kem prane ty perjete shoku im i shtrenjte .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top