Zhgarravina...dedikuar vetes!

Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Disa dite duken sikur nuk rrin ne vendin e tyre e te dhurjon gjithcka qe ti nuk do/
Duket sikur i gjithe njerezimi mbyllet ne xheto ku te ndajne shpirtra te njejta.
Gjithkush eshte i verbuar nga pasione spazmike.

Mund te jem e pasjellshme, e keqe, e mire, e kendshme, budallaqe apo antipatike....

Me pelqen te bej shaka, batuta te jem e para e te mos merrem seriozisht, te pranoj gjithcka nga cdo kush...

Pranoj shaka, nga persona nga te cilet shpresoj se do ndaj me ta edhe ne pershendetje.

Po sdo jem kurre nje mall per hipokritet.

Nuk do jem ne pushtetin e hipokriteve

Ky eshte ligji im i jetes.


(nje mikesha ime)
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Mbremje e rende nga ato qe pesha e tyre te derrmon shpirtin, dhe te le pa fryme. Mjafton nje fjale thua?...nje shikim. Mbase vec nje kujtim po...mjafton te te hedhi ne nje pellg mendimesh! Frike te mbulon si pelerine e zeze dhe nuk di si ti shmangesh, nuk di a ke fuqi ta perballosh ate dhe ti dalesh perballe. Jete e padrejte mendon...
E di!...qe nese iki, per ty do jem gjithmone ketu! E di!...ne shpirtin tend, ne buzeqeshjen tende do jem kur do me kujtosh. Ti qe jeten time zbukuron...Ti qe fryme, nga ty une marr! Do me kujtosh kur fjalen "nene" do duash te thuash dhe une do jem gjithnje aty per ty! Brenda teje do jem...aty diku e strukur. Kur mall per mua do ndjesh, para pasqyres me kerko...ne syte e tu do jem! Fjala ime kur te te mungoje, te lutem mos mu merzit...se shpirtin tend lehte do prek ashtu si fjala e embel ate kur ledhaton. Ketu do jem, me ty...ne zemren tende gjithmone.

imagesuiuttrryy.jpg
 

Attachments

  • imagesuiuttrryy.jpg
    imagesuiuttrryy.jpg
    5.5 KB · Shikime: 0
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Asnjëherë nuk merr atë që jep kjo dihet , vetem me raste merr edhe më shumë se sa ke dhënë. Nuk është rasti im ky, kjo eshtë e sigurt,kam dhënë gjithmonë ç'ka kam pasur në dorë te jap. Ndonjëherë nuk kam kerkuar më shumë se sa korrektësia , punë e madhe jo të gjithë mund të jenë ''Gjermanë'' por për dreq të jesh gjithmonë vonë ....... Sa trishtë ndjehesh kur di që ke dhënë veten dhe e ke marrë perseri mbrapa atë , sepse mbase dikush nuk e desh , ose sepse dikush nuk di të shfrytezojë atë qe i dhurohet.Mbase edhe unë nuk kam qënë korrekt , me veten më së shumti,kur kupton me mëndje edhe me zemër nuk pranon, je vërtet vonë , eh kushedi edhe i vonuar mëndërisht, jo vonë në atë që quhet kohë.Kupton ndonjëherë ,disa njerez nuk mund të pranojnë atë qe j'u dhurohet, duket më tërheqëse ajo c'ka nuk kanë dhe do të luftonin për ta pasur.Pse o njerez?Merreni atë që dhurohet pasi është e sigurt që është juaja ,ajo për të cilën do të luftonit është betejë prej të cilës shumë shpesh del edhe i humbur.Korrektësi , vetem kaq kërkon dikush që mund të dhuronte veten .Kam filluar të kuptoj që tani më duhet të jem gjithmone vonë , në kohë dhe në ndjenjë. Shumë pak njerëz e meritojnë korrektësinë , dhe ata ne pergjithesi jane edhe vetë korrektë. Më bukur ti bashkohem shumicës, i vonuar në kohë dhe në ndjenja.Të presësh është e dhimbshme , më mirë ler të të presin nëse duan .Tani më, gjithmonë vonë.........
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!


E c'ti bëj une yjet kur me mungon ti?
c'ti bej fjalet qe mendjen me mundojne?
Syte qe nga lotet me lagen...
c'ti bej...kur ti dot nuk i shikon?

Pulsin tim...nuk je te ndjesh,
zemren time te degjosh
Valle ne enderr mos me sheh?
Mos dhe ty, valle te mungoj?

Gjumin une ta prisha mbase?
dhe vetmia te derrmon...
Udhetar i jetes time time...Ti
rrugen tende po kerkon?

Une hena jote jam, dhe ti qielli i zi...
e c'ti bej une yjet kur me mungon ti?


196465_10150193411815120_652520119_8850418_48422_n.jpg
 

Attachments

  • 196465_10150193411815120_652520119_8850418_48422_n.jpg
    196465_10150193411815120_652520119_8850418_48422_n.jpg
    24.6 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Shpresoj qe ti flet per mua gjithe kohes...
shpresoj te pelqej....
kam nevoje te jap nje puthje....
kam nevoje per ty nuk kuptoj pse..
nuk mund te bej asgje..
me shkrine vetem me nje puthje....
me ngjalle me nje shikim...ehh
dashuria eshte si rrahjet e zemres...
asnje nuk i thote qe rref...
asnje nuk i thote rrif me forte...
keshtu ndodh pa e dashur jeton dhe pa e dashur
....DASHURON....
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Mbreme, pashe
nje xixellonje
me drite te bardhe
me krahe te lehte.
U dogj ne heshtje
ja rrembeu shpirtin nata
u zhduk.
Sikur,
te mos kish qene
kurre...
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Kur bota te largohet ti mos u tremb,..kur qetesia te mbuloj ti foli vetes se te degjon,..kur gjithesia te duket sikur te shkon kundra ti mbyll syte dhe fluturo permbi te,.kur qielli te nxihet dhe dielli nuk ndricon,..ti ndiz nje cigare dhe permes tymit te saje do shikosh kujtime te zvarritura ne driten e diellit,e do enderrosh duke pritur te nesermen me diell.,..kur etje te kesh ne mesin e nje shkretetire..shijoje per sedyti here te te njejtin wisky qe ne nje nate e pime bashke,.!
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ti ike ashtu i heshtur, e ndersa un lutem per ty..
Mos eja me thua,e un tek porta te pres..
Ahh me mungon ne kete jete te kote, me mungon e derdhe lote..
Kush do t'na udheheq drejt altarit.....kush??
Ec...e une vazhdoj te ec....por tashme e di,perjete ketu do te mbes...
Nuk me flet! Me pergjon si i marre...me shtyn,me vret...
Takohemi ne altar..TI DHE UN NJE SHPIRT I NDAR....
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Duke pare me syte e heshtjes ndihem si nje e humbur ne nje ishull te shkrete,
si nje vele e grisur nga stuhia,harruar ne nje qoshe,vrare nga dashuria..
Zjarri i ndezur nga rrenjet e gjethet e thata ma ngrohin shpirtin,
.. e veshtrimi im humbet ne flaken qe digjet ashtu si kujtimet e lena diku........
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Vere e nxeht ,, kalojne ditet vrapojne ne kohe,..shpesh ndjej zhytjen e monotonis te ketij qyteti zhurmues,.ne keto dite te nxhta vere,.!
Nganjehere zgjohem heret per te perjetuar lindjen , shtrihem vone per te perjetuar perendimin e nje dite ne athinen e mbytur nga zhurmat dhe nga dielli I nxeht I veres.
Dillei perpiqet te nxeh me shume, nga dashuria per ngrohtesi,duket sikur hakmerret me shume akoma ne fetyrat e njerzve te lodhur tek vrapojne me nje shishe uij ne duar,.te shkujdesur te perhumbur,.neper cepe tortuaresh,..metrosh dhe autobuzave,..
Athine e nxehte ! Ngjane e lodhur ne keto dite korriku,..peme te lodhura nga zhurmat dhe bisedat e merzitshme ty njerzve neper rruge.
Xhufka pemesh lulesh te lodhura,.qe kerkojne nje pike uij nga kopshtari I tyre qe prape diten e ardhshme te jene ne gjendje te perballen me fluksin brutal te zhurmave, vapes ,pluhrit,..dhe jetes zhurmuse te qytetit te ketyre gjetheve,.te lodhura nga proqesi I fotozintezes se veshtir ngjajne sikur skan me fuqi as jeshillek,..shpshe shkojne ne nuaca vjeshte te vonshme,..edhe pse eshte korrik,.!
Vere e nxeht,.pa pake vese mengjesore,..vere e nxehte,..dite qe ikin drejt prendimit te veres,.per te rilindur vjeshten,.!
U ktheva ne korridorin e freskte tek pallati im,.nje buke,.nja neskafe ne dore,..dhe seria ditore vazhdon,.ne veren e nxeht te athines,.!



athinas7665.jpg
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Accarezzami…
Accarezza la mia pelle
con petali di rose

Senti il battito del mio cuore
ogni battito è il tuo nome
ogni battito dice …ti amo..

Prendimi fammi volare
dove c’è amore e felicità
desiderio e passione...

Quando vuoi
portami un fiore
regala al mio cuore
un po'di colore....


26429105522816149796100.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

La pioggia scivola
Sui tuoi capelli di grano
in questa vallata di colori
che nasce da un bacio

Ho arcobaleni nel cuore
per dipingere questo amore
che spunta dalle colline
dei tuoi seni di sole

Abbracciami
in questa danza di pioggia
e tutto diventerà poesia
come la rugiada del tuo corpo che trema ...


kissingintherain1.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

...Kur ishim vetëm e s'na shihte njeri

putheshim e qeshnim sy më sy

Ah, ato flokët e tu...asokohe

ledhatoheshin lehte nga gishterinjte e mi..

ajo fetyre fisnike

me ata sy, si dy liqene të thellë

të kaltër... pranë e pranë

e qe une humbisja embelsisht aty...

Po kur loznim syçelasi pa lëviz qerpikët

copa-copa heresh pothuajse gjatë

ti më mundje mua , dridhesha e tera..

pastaj qeshnim fort ...pastaj putheshim prapë

hokat merrnin flakë... imazhe fëmijësh

luanim te dy bashke,luanim o zemer ..

ا'të kujtoj më parë, i dashur i mjerë

kur shtrihesha mbi ty e tjerë e tjerë..

më pastaj, se di... si krejt pa kuptuar

një heshtje ra.......

...dy lot të nxehtë...dhe shpirt i perveluar ....


19970914392803567512311.jpg
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Cnude%252Cwoman-f30fa8eb636cdc2b43569f95653e3e5e_m.jpg
Alter-Ego

Jam unё ajo,
qё ty tё lё pa gjumё?

Atёherё…..atёherё shtrёngomё.
Se jam deti e ti lumi ,
qё derdhesh furishёm tek unё

Unё..…..
do tё lёshoj zemrёn time gjoksit tёnd
Pastaj…..
Shshshsht….
Gjithçka e merr me mёnd
Se jam unё ajo qё ty tё lё pa gjumё.
Jam drita e beftё e agimit.
Marramёndje, a diçka mё shumё

Ah,valё e nxehtё buza jote e pёrmallur.
E trupi im…..trupi im lehtazi harkohet,
Si ylber nё gjysёm errёsirё,
dhe shkrihet afshit tёnd tё papёrmbajtur.
Se jam unё ajo qё ty tё lё pa gjumё!
 

Attachments

  • Cnude%252Cwoman-f30fa8eb636cdc2b43569f95653e3e5e_m.jpg
    Cnude%252Cwoman-f30fa8eb636cdc2b43569f95653e3e5e_m.jpg
    9.5 KB · Shikime: 0
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Per pakez...

Per pakez mendova se i imi ishe,
joshes...perballe meje imazh.
Syte e tu qenien time zhveshin
nen vena te ndjej, pasion i kuq -gjak

Prekjen tende te deshiroj si e marre
dhe afshin tend, nen lekure te mbaj
Per pakez mendova se trupin tend- prush
ndjeva, buzen time te etur te perveloje- zjarr

Te zgjas doren guxova, e te te prek pak
te tenden shije te deshiroj eshte valle mekat?

Sikur dhe per pakez, e jotja u bera...
dhe ti i imi mashkull qe shpirtin me mjekon...
Endrren time ti do stolisesh sonte
dhe une drejt parajses se instikit do fluturoj...

5D1%2581%25D0%25B5%25D0%25BB%25D0%25B5%25D0%25B222.jpg


p.s. I imi ti kurr nuk do behesh...
por ne endrrat e mija, c'kerkon valle?!
 

Attachments

  • 5D1%2581%25D0%25B5%25D0%25BB%25D0%25B5%25D0%25B222.jpg
    5D1%2581%25D0%25B5%25D0%25BB%25D0%25B5%25D0%25B222.jpg
    22.4 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Kjo ka qene nje zhgarravine dedikuar dikujt...nje here e nje kohe...e njekohesisht dedikuar edhe vetes time


Asnjehere nuk kam qene ne thellesi kaq te embla…
Ne thellesi marramendese, dehese si syte tu...si buzet e tua
Imagjinoja qe diku ishe...e si flutur krenare kaperceje kohen
Ty te prisja por se dija qe dhe ti.... kerkoje mua.
Askush si ty s`me ka dehur trupin dhe deshirat.Je,


Muze qe me perkund ndjenjat ne nje det dashurie.Je,
Arome e endrrave te mia me intime ne netet me yje.


Cepat e buzeve lemuar si petale trendafili ne maj
Orkide ne shperthim mollezat e fytyres tende
Qe nen syckat e tua si nje puthje e zjarrte ti sodis me endje…
Une i mrekulluar pas teje e i humbur ne syte e tu
I magjepsur nga fjala qe te rreshqet nen gjuhe
Nuk dua asgje me shume......asgje me pak nuk dua
Embelsisht te te puth......syckat....buzet....vetullat e tua.

Te desha…te prita...te preka...te putha...te ndjeva e te ndjej
Engjell qe s`te desha e te dua, djall qe te dua e te urrej....

Ditet me mengjeset, netet me mbremjet, zgjuar e ne gjume
Une s`te shoh por je me mua, une nuk mundem por te dua
Akoma me shume....cdo cast me shume...gjithnje me shume.

Sikur dielli te me shuante mallin e zjarrte qe me pushton,
Hena te me zbehte epshin e deshiren qe kam per ata sy
Une diten nen diell do rrija duke pritur netet per te qene me ty.
Ma coquine...kacurrelsja ime...dhikomu kormara...mon AMOUR
Est-ce que quelque`un t`as dit que je t`aime depuis toujours ?

---------- Post added at 07:47 ---------- Previous post was at 07:41 ----------

Tjeter zhgarravine per dike....e njekohesisht per veten

Ne dy syte qe sti kam pare,
humba syte e mi.
hyre thelle ne zemren time
As vete se di se si.

Mikja ime qe sdua te te kem.....

Me buzet qe s`ti preka
buzeqeshjen ma theve
Me heshtjen dhe me fjale
Zemren ma rrembeve.

Mikja ime qe sdua te te kem....

Ta njoh mire veshtrimin
por ste kam pare me sy
Edhe pse nuk jemi bashke
prapeseprape jam me ty.

Mikja ime qe sdua te te kem....

Pas perdes qe na ndan
dhe endrres time te thare
Te kam kerkuar,te kam ndjere
te kam prekur,te kam pare

Mikja ime qe sdua te te kem....

Endrra ime......,qe ste pash
lulja ime ......ste marr dot ere
dora ime.....qe ste ndjen
imazhi yt ....,sa me pelqen

Ti mikja ime qe mike sdua te te kem…

TI....FATKEQESISHT MIKJA IME
TI .....FATMIRESISHT MIKJA IME

---------- Post added at 07:51 ---------- Previous post was at 07:47 ----------

Ja dhe nje zhgarravine qe me kane dedikuar shume vite me pare....



Ti u largove nje dit papritur
dhe midis nesh cdo gje mbaroi
Un fshija lot e cuditur
pse kjo lidhje perfundoi

Nuk ngeli nate celit pa i rene
dhe cdo seconde, dukej nje vit
dhe ngela shpirtit duke i thene
qetesohu e dashur, prit pak, prit

Iku nje dite, nje jave, nje muaj, pese...
skishte nje nate te vetme pa lot
por zemres celsin i vura
sepse me se shtyja dot
...............................
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Nganjehere me rendon kaq shume koh,kujtimet,..momentet,..sa qe ndjej frymarrjet e mija gjysem te vdekura tek perpliten ne kerkimin e nje rruge neper labirinthat e mendjes sime,..pastaj trysnia rritet dhe gjdo gje kalon ne nje qetesi absolute,..ska me as tinguj,..as pershperima gjethesh tek bijen apo qelin,..ska me as vrensira as kaltersi../ska me asgje,..pastaj pushoj ne boshllekun e krijuar dhe kerkoj lartesi te reja ne kordinatat e asgjes ,..Brenda labirintheve te mendimit tim,..
Ngjitem ngjitem deri aty ku fale veten,..e perkdhel,..i flas emebel si nje femije tek kerkon lojen e tij te preferuar ,..i pershperish gjysma fjalesh ,..dhe I shof tek rendojne dhe bejne zhurem ne kete trysni qetesie absolute,..
Dhe pastaj,.pastaj..nje zhurme e forte me kthen prape ne veteveten e zhurmshme,..e shof pake eger dhe qetesia mbizotron perseri ne rilievin zhurmues te mendjes dhe mendimeve..por tashme kane marre rruge,..se per ku si cysh tek..kete do bisedojme gjate udhtimit me to,.



ecuador2007.1187973900.cuyabeno-sunset-black-x-white.jpg
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

o vetja ime sa te dua une ty :D
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Shpirt i humbur... enderr ngritur mbi dy shtylla iluzioni... ushqyer nga nje shprese qorre qe here shfaqet e here zhduket
ne horizontin e pafund te jetes time...
Ndjej ftohte!! Manteli i holle i besimin nuk me ngroh me..
Kam frike!!
Qendroj mberthyer ne kete karrige frikrash dhe shoh minutat qe marrin fryme para syve te mi...
Koha ka ngjyre, eshte e prekshme, e arritshme...
Shoh sesi ditet nderrohen njera pas tjetres duke mos lene asgje pas, vecse heshtje, trishtim...
Bota rrotullohet rreth meje dhe une ndjej vetem puhizen e lehte, ledhatimin e kohes tinzare qe ecen me hapa te ngadalte duke me mbajtur fort pas vetes...
S'leviz qe ketu, kam mbetur si objekt i palevizshem dhe ndjej presionin e cdo momenti...

Shpirt i humbur... ne horizontin e pafund te jetes time...
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Sot vendosa te shkruaj per ty...

Nje nga te paktat gjera te shtrenjta qe kam ne kete jete: Mami im♥ E para qe ka ndjere rrahjen e zemres time,e para qe me ka dhuruar dashuri,e para qe ka fshire lotin tim,e para te ciles i kam dhuruar buzeqeshje dhe i kam kushtuar fjalen e pare. E vetmja qe zoteron cdo qelize te zemres time,e vetmja per te cilen me lind deshira ta perqafoj e ta puth pa arsye,e vetmja qe njeh cdo pjesez te karakterit tim,nga anet me te keqija deri tek me te mirat. Qe me duron edhe kur jam nerva dhe bertas kot,edhe kur bej naze ne te ngrene, edhe kur jam ne humor dhe qesh pa e kuptuar dhe vete.E vetmja qe tre sekonda pasi me ka bertitur vjen e me perqafon ,dhe qe vjen cdo mengjes te krevati dhe me zgjon embelsisht nga gjumi, e vetmja e cila jeton jo vetem nga rrahjet e zemres se saj,por ne cdo rrahje te zemres time. TE DUA PAFUNDESISHT MAMUSH! ♥ 65754_112540612147370_100001742963483_79590_4686277_n.jpg
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Fjalet mbaruan...
Nuk di me cfare te them, nuk di me cfare te mendoj...
Jam lodhur se foluri...
Jam lodhur se qendisuri fjalet e duhura...
Jam lodhur se menduari "sa force do kene fjalet e thena"...
Jam lodhur se menduari "a do lendoje njeri me fjalen time"...
Te flas apo te hesht, te dyja lendojne njesoj...
Te shikoj e te mos flas, te vazhdoj te flas...
... Atehere po i perkushtohem heshtjes...!!
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ditari i humbur....

Shtator... E zbehte stina... Po marr pak vere te kuqe dhe po ngre nje dolli....
Kjo dolli do jete per ty....
Per syte e bukur vecanerisht kur hena lindte, per buzeqeshjen tende ne netet e gjata qe kaluam bashke....
Kjo dolli do jete per ty....
Per magjine e fjaleve te elmbla genjeshtare qe zoteron, per misherimin tend qe me jep cdo dite e me shume,
per pritjen tende derisa te merrja pergjigjen qe ty po te mban me pranga te lidhura prane meje..!!
Kjo dolli do jete per ne te dy....
Per kujtimet qe koha me pluhurin e saj po i fshin cdo dite e me shume... Per boshllokun qe ditet s'do arrijne ta mbyllin kurre...
Kjo dolli do jete per mua....
Per kete shpirt "budallacke" qe shume dha dhe asgje nuk mori ne shkembim, per kete dite me ere qe vjeshta po e perpin duke e cikluar si gjethet e rena ne toke....
Kjo dolli do jete per ty....
Per prangat qe tu hoqen....

Gezuar i dashur....!!
Po largohem dhe une me stinen....!!
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Fryne lehte era ne kete dite Shtatori..perballe meje gjethet e plepave vallzojne nen tingujt e shushuratur te ererave vjeshtore,.
Njeri nga plepat e kam me afer dhe tashme i njof gjdo dege,..levizje dhe tek njdek vallzimin e gjdo gjethje soditja e tij te deh nga ritmi qe njek tek derdhen dhe perqafohen butesishte gjethet e tij,..me njera tjetren..
tek zbres shikimn neper plepin madheshtor ne vetevete jo me pake bukuri permbajne dhe xhufkat e vogel si shkurre te rrethuara me lule vjeshtore rrez tij qe arrijne deri tek stoli ku jam ulur une,.
stolat e rrjeshtuar qe nderlidhen njeri me tjetrin me gure te vegjel qe ngjajne nen rrezet e diellit si copeza kristali,.. shikimi im rrembehet embelsishte nga britmat e femijve tek lozin pake me tutje,..ne gjdo te qeshur te tyre,.ndjeje qe rilinde,..une prinderit e tjere vete parku rilind nga lumturia e tyre dhe merr ngjyra jete dhe dashurie,.
ky parke tashme ngjan si pjes e imja gjdo dite disa ore une jam pjes e tij dhe ai si gjithmone me mirpret mua djalin time dhe shume femij te tjere,,,kam rene ne dashuri me kete parke,..njof gjdo dizenjo te tij,..gjdo cep..dhe cezmen guret e gdhendur rreth saj,...
E adhuoj kete parke ,..per bujarin zemergjersin dhe madheshtin e tij,..ku dhjetra femij kane luajtur mbi te e kane mbajtur gjalle me te qeshuren e tyre engjellore,..me te bertiturat dhe gezimet e tyre,..i kane dhen jete force bukuri dhe ai ndaj duket kaqe madheshtor ,,..
gjithe kete udhtim shikimi ,..ne kete paradite Shtatori,.akoma gjethet e plepit vallzojne,..eshte nje dite e bukur Vjeshte,..diku diku nuancat e saj kane filluar te duken,..si per te na then une jame ne prag te deres,....
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Kam deshire...deshire...perseri deshire
Deshire per te fluturuar...
I perqafuar nga era,nga rrezet e diellit,
nga rrahja e flatrave te zogjve,
mes reve te qiellit.
Kam deshire...deshire...perseri deshire
Qe te ndjej aromen e lartesise
Qe lekura ime te preke dekorin qiellor
Te zhytem.... lart e me lart...
Te ledhatoj henen me dore...
Shpirti im rizgjohet,
ndjej frymemarrjen e detit,
Marr fryme edhe vete...
thelle e me thelle,
lart e me lart,
Mbyll syte duke ndjekur rrymen e ajrit...
Mbyll syte dhe hap mendjen time,
Per te hapur zemren,
Dhe ne cdo rrahje krahesh
Nje emocion i ri,
Nje lartesi e re,
Se di ku jam as vete,
Por ne cdo moment,
Ne cdo frymemarjje,
Ne cdo kthese mes reve,
E di qe jam mire,
Jam gjallerisht hareshem,
Jam.....ne jete.
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ode to Innocence

Back to the time when I would let the sun fall straight in my face Without ever listening to my moms worried advice to put on the cream The time when I used to eat acacia flowers cause other kids used to do that Back to the nights when an imprisoned fire-fly in my hands used to make me so glad


There are times I remotely wish I could go back to all those places I knew nothing about Back to when I used to search for the sun in the middle of a thousand black clouds Back to the time when was I full of love, but had never fallen in love To the secret place in my mind, where i knew that you would belong

I surely yearn for the time when I was not ashamed to cry The time when I thought there was no need for wings to fly

To the time i had great expectations, the time I didnt know what was a marriage ring Back to the days when my only worry in life was to wait for the spring

To the time when I would suppose that sarcasm was the name of a pasta sauce and cynism a kind of poison to kill the insects that damage the crops Back to the time when you were the only one in my dreams, when i didnt know your face, your name, but still you were the one I would miss Back to the time when I used to count every single daisy in the green field To that time when the castles in the sand would fall down as soon as they were build Back to the time when I thought that Barbie dolls were made for me To the time when all I needed was endless space and time to fit my fantasy

Back to the time I had so much faith in me, in you To that time when I still didnt know that the color of sadness is blue Back to that time, when and where I was nothing and everything When my existence was just a morning dew drop in the first day of spring


spring.jpg
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

...Endrra...

dikur kam dashur te jem e lire,
te jem nje ere me fershellime,
te iki mes pyjesh si egersire,
te rri nen hene te ulerij...

te jem e lire desha dikur,
te rend pas yjeve si nje e marre,
te me gjemoje nje kenge e mitur
gjer te gjej paqen poshte nen varr...

dikur e sot jane larg shume,
sot e dikur nuk piqen kurre,
po mbeti endrra brenda tek une
qe me prish paqen edhe ne gjume...
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ka momente qe duam te flasim, te shprehim ate ndjejme dhimbjen deshperimin apo ato qe fshihen nen gremadhat e nje kujtimi, lendimi apo thjeshte mendimi,..por fjala,..nuk e shpreh dote ate qe ndjen,..pastaj te turbulluar nga ujerat e dhimbjes merr nje leter te zhuburitur dhe nje laps dhe fillon te belbezosh me te vogel ate qe do te shkruash,..me iden qe pasi ta shkruash ajo do te liroj,..do te qetesoj,..na duhet te prekum aty ku dhemb ,..dhe shpirti shpesh keto porta i mban mbyllur,,..tek i germojm me kujdes,..ato ngjajne si rrenojat e nje qyteti te shkaterruar nga dallget e forta te nje stuhie natyrore apo njerzore ska rendesi,.diku diku pamjet vijne te ftohta,,diku diku akoma te ngrohta dhe lengojne tyme dhimbje..neper llulla te mbushura me duhan,..neper tymin e zi digjen copeza kockash te ndara nga mishi i tyre,.disa te tjera notojne neper ca uij te turbullt,..disa prej tyre dhe shuhen ,..shuhen ne mesin e nje zymtesie te pashoqe,..sy gjysem te zgurdulluar nga keto pamje te frikshme,..ndjekin zymtesin e ketij qyteti,..kaqe te fikshem,fantazem,..korba te zinje bejne roje ne portat e qytetit ,..dhe jane kaqe fanatic ndaj atyre kockave te vdekur te zhveshur qe jetojne siper pusave te zinj te ketyre rrugeve,.te vobekta nga dhimja dhe malli,..per pake diell,..qytet i erret,..qytet nate,..qytet korbash..
Qytet qe nuk lejon qarjen e bijve te tij,..qytet qe jeton ne dhimjen e tij,..duke zier neper labirinthat e tij,.qytet qe nuk dashuron,.qytet qe nuk jeton,.sa mire qe nje britme e nje korbi shpitit i terhoqi vemendjen te largohej nga keto germadha te frikshme,..qe si perkasin ,ndoshta gabimishte ai u fute,..por drejtesishte i takon te dale,..ndaje korbat e mije te dashur,..pune te mbare,.ne ruajtjen e kesaj dhimbje qe vajton neper druret e pa jete neper rruget pa kalldrem,..neper pusat e turbullt te uijt ,..ishte vec se nje pike e erresuar ne shpirte,.arteriet do pompojn sasin e gjakut te duhur dhe ajo do kthjellohet,..ne po ate shpejtesi qe zemra rreh,..dhe ritmon frymarrjet e saj..


black-and-white.gif
kur mendja prek ekstreme ndjenjash te errta..
 

Attachments

  • black-and-white.gif
    black-and-white.gif
    3.6 KB · Shikime: 0
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Nuk di pse ndodh
që veç nxitohem,
Duhen jetuar
të gjitha jetët!
Kur gjysma e botës
është”e vdekur”,
Unë shkoj jetoj
tek gjysma tjetër!​

6192095228_f7f65fd5cd.jpg
 

Attachments

  • 6192095228_f7f65fd5cd.jpg
    6192095228_f7f65fd5cd.jpg
    31.4 KB · Shikime: 0
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Kam vrapuar
Dite e nate neper vite e dekada
Jetes sime
E kam luajtur bukur shume me te
Dhe shpesh hile me ka bere
Shume vone diku
E kam kuptuar po nejse me

Henes
Tanime i ka rene ndermend diçka
E une matem me veten
Per nje gje do te drejtohem
Dashuri
Mesome si te dua
Se ma merr mendja s'eshte vone
Vone nuk eshte kurre
Thone
Por une s'i besoj me kesaj
Te besoj ty si femija perralles

Mesome
Ama
Si te dua
Jo te dashurohem

Edhe nena
Me mesoi si te ec
Por e gjithe jeta me shkoi me vrap
Vrap
Njehere sa u rrita
Vrap
U ktheva nga malet
Uaaaaa
Sa ish rruga deri tek ti sonte
Mesome
Tani pa hile Dashuri
Si te dua

Ne mode eshte
Te mar nje
Te mendoj
E syte t'i hedh rrotull
Diku pak
E diku me shume
Pa asnje far orari
Dashuri
Mesome kur te dua

Te gjithe jane çuar ne kembe
Secili
Sipas kutise se vet mat
Rendesine e kohes se rrugeshkurtes
Disa nuk flasin te tjere thone
ا'eshte nje e zeze
Duan vetem ata qe jane primitive e koha
I ka shkelur
Te duash eshte sikur te dehesh
E çfare tjeter s'thone
Dashuri
Mesome pse te dua
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Kam frike
nga mendimet e mia
qe udhetimin nisin
nga truri
ne zemer.
Nese ne nje çast
shfaq dobesi
me ndjeni,
jam njeri.
Te kunderten dua,
por me kot
s'jam robot.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top