Zhgarravina...dedikuar vetes!

Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Koha ish errur e binte shi...
Buzët i kishte të ngrohta, duart i mbërdhinin..
e putha njëherë, për së dyti e putha
e kurrkush nuk na pa...përveç shiut.
Drita e syve më humbi, e mendja tutje iku...
Tani sa herë qe shi bje...
Kujtoj ate dhe turp jo, jo s'me vjen,
Buza me pervelon me djeg...e afshin ja ndjej.

1sZfVN0P4D31BeMFV-fJQIyfBog1IGKw7J0iPmIgqAccrqZN5g.jpg
 

Attachments

  • 1sZfVN0P4D31BeMFV-fJQIyfBog1IGKw7J0iPmIgqAccrqZN5g.jpg
    1sZfVN0P4D31BeMFV-fJQIyfBog1IGKw7J0iPmIgqAccrqZN5g.jpg
    11.6 KB · Shikime: 0
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

E c'eshte ajo qe prane meje te sjell?
Ajo qe zemren time tundon c'eshte valle?
E kush je ti qe shpirtin ma ke pushtuar?
E une per ty kush jam?...
Jam fryma jote, a ti je per mua?
Jam buzeqeshja e fshehte kur ermin tim thua?
Ndjenje jam, apo nevoje per ty...tregome, te lutem
me thuaj c'jam une per ty valle?..
Jam dallga qe me force godet kraharorin tend...
Mos zeri im si tingull veshin ta ledhaton..
Fjala ne heshtje jam, kur une te mungoj?
Jam nje pjese nga shpirti yt valle?
Jo! Une nuk jam asgje...
Ne asnje tenden ndjenje une nuk jam!
Une jam nje me shume nga "ato " ne tenden jete!
Nga ato qe as emrin mend nuk ja mban...
Vec gjinjte e mi mbase te kujtohen,
ose ato pak fjale qe shkembyem ate nate!
E di qe asgje per ty nuk isha....Po per mua ?
Per mua e di c'ndjenje ishe ti valle?


oikpkjj.jpg
 

Attachments

  • oikpkjj.jpg
    oikpkjj.jpg
    6.9 KB · Shikime: 0
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Nuk di - se ndoshta jeta s'ma mësoi
cfarë ndiejnë njerëzit kur braktisin
Një shpirt të ri që fort i dashuroi :
a preken , apo prap së pari e nisin ?

Të gjeta ty - a ti më gjete mua ?
këtë s'e di, vertet se si...
Di vec se shpirtin tim krejt te fala
e ti me fale tendin me ngashërim...


T0JovLwp-naroMRlFiFVNUulIZeUfHNxm544NJNnkdbScq1-1S.jpg
 

Attachments

  • T0JovLwp-naroMRlFiFVNUulIZeUfHNxm544NJNnkdbScq1-1S.jpg
    T0JovLwp-naroMRlFiFVNUulIZeUfHNxm544NJNnkdbScq1-1S.jpg
    8.6 KB · Shikime: 0
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Nuk jane gjetur te gjitha...
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Tdashuroj shoqja ime, edhe te tjere
por ty te dashuroj me gjithe zemer e din, ti ke nje pjese te vecante ,
ti ke nje dhome te vogel qe e mbush cdo here plot me magji,
Qe celesat e saj i ke vec ti
Qe edhe nese zihemi ti hyn nga dritarja,
Sepse dashuria qe kam per ty o e vogla motra ime i shperthen dyert kur jane te mbyllura,
Sepse ajo dhome zvogelohtvec kur ka frike se te humbet keshtu te krijon boshllekun me te vogel te mundshem qe te mos ikesh.
Sepse ti je krijese e vecante dhe te vecante i ben ato qe ke prane,
Sepse ti je e mrekullueshme,
Sepse ti je si nje lule qe te kenaq sa here qe flet
Sepse edhe kur merzitesh ti motrushe e vogel
Ajo dhoma sdo mbyllet kurre per ty,
Edhe nese sdo degjohemi per 50 vite ede do jene ndryshkur dorezat ajo do te hapet serish, ndoshta me pak zhurme, me pak kercitje, ndoshta joedhe e aq e bukur,
por do jete gjithnje me ngrohtesine e dikurshme.
Te dashuroj e vogla ime moter sepse ne jemi rritur bashke.

E pershpejtuar dhe jo ne kulmet e frymezimit :p
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Shpirti i një njeriu është i fshehur në një shikim , për këtë arsye shpesh kemi frikë të shihemi sy për sy...
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Me pelqejne minutat ne oret e vona,..qetesia,..melankolia e nates,..lirshmeria,..dhe gjdo fantazi qe sjell nata,..me pelqen tek rrukullisna ne minutat e mesnates zgjuar,,gjysem e perhumbur ne tingujt e nje melodie,..tek me perkunde embel ,sa ne nje kujtim ne tjetrin,..me pelqejn minutat e mesnates,..tek rreshkasin neper kujtimet e mija,..butesishte rikthejne ne nje forme valsi te shkuaren te tashmen dhe te ardhmen,..me pelqen mesnata,..me pelqejne ritmet e saje mistike,..


224069_218682761492697_217560288271611_851346_903952_n.jpg
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ajo ishte e gatuar keshtu
Nganjehere e mendonte veten cdo gje vec perfekte jo
Dashurohej me cdo gje
Dashuronte lulet,dashuronte yjet dashuronte naten, diellin
Dashuronte lotet
Dhe ndryshe nga cdukej ajo ishte ndryshe
Ajo keshtu ishte e gatuar
Nganjehere qante pa pushim pas 1 sek qeshte me te madhe
Skalonte ne cmenduri por kishte nje shpirt te lire
Buzeqeshte edhe i magjepste te tj, e kur ia thonin ajo e besonte
Vuante dhe donte edhe te provonte vuajtje
Dashuroi vertete dhe kur mbaroi nuk provoi urrejtje
Ajo ishte me e forte se sa mendonte
Syte e saj kishin humbur shkelqimin e dikurshem
Por femija brenda saj akoma nuk ishte rritur
As donte ta bente!
Ajo keshte ishte e gatuar
Qante dhe qeshte njeherazi
Enderronte ndersa ecte me hapa te avashte
E kur rrinte prane nje lumi?
Mendonte te hidhej apo te shijonte bukurine
I dukej vetja si personazhet e librave
Mbeshtillej ne nje bote cudirash
Mbeshtillej me petkun e endrrave e te tj e zgjonin mizorisht
Ajo keshtu ishte e gatuar
Qante dhe qeshte njeherazi
Jetonte..kthehej femi.. behej femer e pjekur..
Prekej por serish i duhej te kthehej ne bote e ‘’piset’’
E njollosur nga realiteti
Ajo keshtu ishte gatuar
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Besoj në ndershmëri, sepse i bën ndjenjat më të pastra, më të vërteta !
Besoj në lumturi, sepse ajo na bën të gjallë dhe të aftë të dhurojmë në mënyrë spontane pa pretenduar...
Besoj në respekt, sepse nuk kemi lindur për të gjykuar apo dënuar, por për të zbuluar vlerat e mëdha që të tjerët shpalosin para nesh...
Besoj në heshtje, sepse na ndihmon të kapërcejmë keqkuptimet e fjalëve, të reflektojmë, të kuptojmë, të dëgjojmë më qartë. Qetësia na ndihmon të kuptojmë më mirë se të dëgjuarit me veshë...
Besoj në dashuri , në pafundësinë e saj , na mbush zemrat plot gëzim dhe na jep guxim të përballemi me jetën...
Besoj në Lirinë e vetvetes, sepse na bën të veçantë, realë, dhe të lirë...


764rcygghb.jpg
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Heshtje! Asnje fjale....
Vetem dy sy te laguar nga lotet e fshehura
dhe nje zemer qe me dhimbjen vetmine mundohet te thyhej.
Peshe e rende! Trishtim emocionesh...

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
[/I]
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Nga: Katia Atem

Tmerr
Varre masive
pa identitet
Goje te qepura
shpirtra te shqyer
zera te cjerrur
Mendime te sterrosura
nate pa hene
endrra me temtha shternguar
deshira me shprese mjekuar
plage qe grryejne
makthe qe te lene pa gjume....
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

duke pare veten time ne pasqyre
shoh nje film te xhiruar bardhe e zi
ndersa veshtroj teksa mbyllet drita..
them me vete mos valle isha un...!
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Era fryu hirin,
e zbuloi thengjijte qe digjen zjarr.
Ndjenjat e vjetra na dolen zbuluar,
shikimet e fjalet na kapen si ne cark.
Ca tinguj te njohur.. si ne enderr
nisen te capiten nga larg...
Me ty oret-jane sekonda;
A te duken pak?! shume pak...
...koha sheron plaget,
por prape mban ne gji:
Dy zemra, distancen dhe nje Dashuri!
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Perseri nate...
Nga ato qe yjet qendisin qellin..
Nate e trishte qe mendjen udheton,aty ku gjurmet e tua kan shkelur
Hene qe shkrihet dhe shpirtin ta pervelon...

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ekziston pak e vërtete pas c'do "ishte shaka"...pak kuriozitet pas c'do " jo thjesht pyeta"... pak dije pas c'do "nuk e di"...pak emocion pas c'do " s'me intereson" dhe pak dhimbje pas c'do "e kam harruar"!
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Qenie femer...e brishte
zane malesh shetit ne burime dashurie
shpirti yt-flutur krahet hap i lire jeton
kenga jote melodi pyjesh- cicerima zogjsh
Qenie femer-lajkatere reflekton
buze mekat-lekure te bardhe
Je kudo!...Ujvare loti yt-dhimbje
ndjenje qe zemren te cjerr..
Pikon- nektar lulesh e jotja plage,
grimca ciltersie i joti mjekim
qenie e brishte...ti! Qenie femer!


QtZkijFsOOM5UW2IklyDmqpIcoqjsFITefSRi7-NBOpy4ElWOA.jpg
 

Attachments

  • QtZkijFsOOM5UW2IklyDmqpIcoqjsFITefSRi7-NBOpy4ElWOA.jpg
    QtZkijFsOOM5UW2IklyDmqpIcoqjsFITefSRi7-NBOpy4ElWOA.jpg
    8.4 KB · Shikime: 0
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Perse terbohesh o kohe nga kujtimet,..qe te shoqerojn ne hapat e frymarrjes tende,..citatet e grimcave te tyre jane shperndare neper ty,..si kristale te bardha te zeza,..me jete pa jete,..ti cke qe terbohesh nga keto copeza te vogela,..te vogela,,kaqe te lehta ne peshe,..cke qe sillesh eger,..perse shfren ne brigjet e nje deti te qete te patrazuar tashe sa vite,..
Si bishe e terbuar sillesh nganjehere kundrejt ketyre grimcave kaqe te lehte,..te vogela,..sa te vogela.. te brishta,..
perse,.terbohesh,..o kohe,..??/
T o e embela kohe merre jete ,.kuptim dhe fryme per te ardhmen nga keto,..kristalina te mermerta qe zhuburiten neper frymarrjet e tua..te thella dhe plote fuqi..
Kohe me mua mos u terbo ne ato kujtime qe ti vete i ke krijuar,..mos aborto qenjen tende qe e rrite ne barkun tende neneshore,..qetesou,.
pervelimet e momenteve kohore sdo djegun dote ate cfare ti ,..po vete e shkrove ne muret e tua ne forme frymore dhe te gjalle..ti nuk mundesh ta vdesesh femijen tende,..ndaje pusho se qenuri tutore,..ndaje asaj qe ti vete nderton,.dhe dashuron,..tradhtare e mallkuar,...
ti kohe tradhton,..mua,..te tjeret..kujtimet,..boten...dhe gjithesin...ti i tradhton te gjithe,..je veq se nje Rrugaçe qe ste paguajne,..dhe ti i denon klijentet dhe krijesat e tua me vdekje te perjetshme..pusho se punuari pune te pista dhe se denuari,.,..se u terbove ,..
Terbes e embel..dhe e pishme nga te gjithe,..!



Time.jpg
 

Attachments

  • Time.jpg
    Time.jpg
    125.1 KB · Shikime: 0
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

اfarë është lumturia?
Tani unë e di se është një gjë e thjeshtë....
Mbase lumturi është të gjesh gëzim edhe në gjërat e vogla, të kesh besim te vetja akoma dhe ne momentet me te veshtira,të frymosh me bark ,të ndjesh trupin tënd ,të ndash ,të komunikosh me kafshët ,të ndjesh erën mbi lëkurën tënde,të humbësh nëpër qiell ndërsa je akoma i pranishëm , të qeshësh dhe të qash, të kujdesesh për një bimë, të shikosh dritë aty ku të tjerët shikojnë errësirë, të shikosh pastërtinë e një fëmije në veprimet e tij, të jetosh në harmoni...Lumturi është të duash dhe të dhurosh dashuri! Mundemi te gjithe valle ta ndjejme lumturine?
TzFQi6wWy0_Dih7Jg0FcpFCtbaTisz04dQEOn29ZBoq6PP9YRZ.jpg
 

Attachments

  • TzFQi6wWy0_Dih7Jg0FcpFCtbaTisz04dQEOn29ZBoq6PP9YRZ.jpg
    TzFQi6wWy0_Dih7Jg0FcpFCtbaTisz04dQEOn29ZBoq6PP9YRZ.jpg
    9.2 KB · Shikime: 0
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

il_mio_tempo.jpg


Koha e humbur.... e kerkejme,e ndjekim por nuk e rrimarim.Por ajo eshte akoma aty e pranishme,si nje kujtim,dhe me shepjet te godet si nje çekiç ne mendje.
Po eshte ne te vertete e pa arritshme,e hidhet dhe poshteruese? Gjendemi ne momente te jetes kur duhet te bejme disa zgjedhje.Koerence kunder impulsit.Regull kunder rremujes.Dhe rremuja, e dime, eshte nje jete e copetuar. Si ja arrinin greket antike qe te jetonin nje jete me proporcionet e duhura te rregullit dhe harmonise?
Eshte cdo gje kam e pamundur...jo njerzore.
Eshte njerzore te gabosh,vetem nese do ishte i ditur kufiri midis gabimit dhe te drejtes,aty do ishte me e lehte te llogarisje kohen e humbur.Eshte veshtire per mua te flas per zgjedhjet qe kam bere ne nje forum....te kohes time te humbur...per ngjarje personale,perballje,emocione qe ndodhen ne nje pjese inteme te mendimeve personale.Por eshte e lehte te pranosh qe zgjedhjet e para ato qe shfaqen perseri si zinxhir te koshiences personale kane rrenjet qe nga adoleshenca,nga gjimnazi te cilin po e mbaroj dhe mbase disa do vine ne universitet.Mbase te parat e nje kohe qe do behet me e pergjeshme nga kercenimi i humbjes.....
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ka dallga ze?
Ka shkembi dhembje ne perplasje me te?
Ka dallga ngjyre? E nese ka atehere cila eshte ajo?
Mos ngjan gje me ngjyren e mendimeve te mija? Mos i ngjan ngjyres se trishtimit?


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Zgarravina .. dedikuar vetes!!

Boll....
Largohuni pergjithmone mendime te mallkuara.
Nuk ju lejoj te me mposhtni.
Jam me i forte se ju.
Kujtimet e bukura do t'i ruaj ne baule.
Do t'i hap here pas here,te buzeqesh me momentet e bukura.
Ne ate baule do te mbyll edhe ty,edhe kujtimin tend.
Do ruaj vetem te mirat,nga ty.
Do harroj gjithcka te keqe.
Une nuk mbaj meri.
Nuk kam pse ta helmoj te ardhmen time,me merira te kota.
Une do te jetoj!!!
Une do buzeqesh!!!
Do shikoj perpara,duke ecur me koken lart,drejt sfidave te reja...drejt aventura te bukura...drejt personazheve te rinj,qe presin te hyjne ne jeten time...
Mos kujto se nje fund,eshte edhe fundi i jetes sime...
Ky fund,me jep mundesine te rifilloj...
Fillim i ri...!!!
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Mua me mjafton nje xhest i vogel per te me rrembyer, Nje buzqeshje per te me bere te lumtur. Me mjafton nje fjale per te me bere per te qare, Mjafton nje shikim per te me bere xheloze se xhelozia nuk eshte mungesa e besimit por frika e humbjes. Me mjafton me te vertet pak. Sepse ne jete gjerat me te vogla jane ato qe vine nga zemra, Jane ato me te sinqerta. Pamja e jashtme me intereson, si per te tjeret dhe per veten, por nuk eshte ajo qe me ben te dua njerez. Ndonjehere jam perkushtuar aq shume per nje njeri sa kam harruar veten time. Une gjithmone jap, por e verteta mbi te gjitha dua te marr. dhe kam mesuar qe sa me shume jep aq me pak merr. Gezohem edhe me pak. Merzitem shume shpejt dhe me shume sepse shpesh bota behet shume e vogel dhe e ngushte per mua qe te kaloj. A e dini pse nuk jam perfekte ? Sepse ndoshta jo cdo veprim i imi tregon natyren time te vertete. Para se te fal dike per diçka qe me ka bere e bej te ndihet shume keq, Por kur fal dihet se nuk harroj kurr. Kam mesuar qe bota rrotullohet por atehere kur ste behet me vone. Jam kokeforte, kam nje karakter te veshtire dhe shume pak njerez arrijne te me kuptojne. Kam falur gabime gati te pafalshme, kam provuar te zevendesoj persona te pazevendesueshem dhe harruar persona te paharrueshem. Kam reaguar edhe keq, jam zhgenjyer nga persona qe nuk e prisja. Kam mbajtur dike ne krahe per ta mbrojtur, jam bere shok deri ne perjetesi. Kam qeshur kur nuk ka qene e nevojshme. Me donin dhe nuk kam mundur tia kthe me te njejten monedhe. Kam bertitur e kam kercyer per shume gezime. Kam jetuar me dashurine dhe kam bere premtime te perjetshme, por me eshte djegur zemra shpesh here. Kam qare duke degjuar muzike ose duke pare nje foto. Kam telefonuar vetem per te degjuar nje ze ♥♥♥ . Kam mesuar se lotet te ndimohjne te rritesh, se kujtimet nuk fshihen kurre, qe fjalet e hedhura ne ere te lendojne. Kam mesuar se dashuria e vertete nuk vdes kurr jan personat qe dorezohen. Une jam serish e dashuruar pas nje buzeqeshje. Serish kam besuar se do vdes nga dashuria dhe kam pasur frike se mos humb dike qe gjithsesi e kisha humbur, Por kam mbijetuar, Dhe jetoj akoma. Per njerez dikur do te kisha dhene dhe jeten Por tani e kam kuptuar qe do kisha bere nje budallek!♥
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Mos ma harro dritaren,
Trumcak.
Eja perseri.
Bashke, do te flasim ngapak,
Se meremi vesh,
E di.
Nese do,
Eja dhe ne vere,
Prane dritares do jem,
E heshtur si perhere.
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

*

Hutimin tend
Si ta mar?
C'te shashtisi, kalimtar?
Floket e dendur
A syri i zi?
Ti s'ke faj
Ka kohe
Qe kam ndjere
Nevojen e mbledhjes se flokeve.

*

Ti ec, kalimtar.
Me vete merr
Imazhin e mosbindjes
Dhe mbaj mend
Sa here te kalosh ketu
Ne kete vend,
do te shohesh patjeter nje vajze
me floke te shkurter a te gjate

*

Shkujdesur ne to,
Do te kalojne gishta, erera, mendime...
Jam e bindur.
Nuk do ta harrosh
Flokekuroren time.
Hutimin tend
Si ta mar?
C'te shashtisi kalimtar?
Nga heshtja jote,
Shqetesimin me vete marr.
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Iki shpesh nga vetja,
ngaqe nuk mbush dot,
zbrastesine e brendshme.
Copezuar me eshte jeta.
Ne ikje,
si e krisur, shtrengoj ne gji
Padjallezine.
I jepem harreses.
E lodhur, terheq floket.
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ne te quaesiveris extra - Mos kerko jashte vetvetes

Njeriu eshte ylli i vet, dhe shpirti qe mund
te ofroje njeri te ndershem dhe te perkryer,
e komandon tere driten, tere ndikimin, tere fatin;
atij asgje nuk i bie heret apo teper vone.
Aktet tona engjej tane jane, ose te mire ose te keqij,
hijet tona fatale qe ecin qete krah nesh.
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Peshtjellim...
Jo gjithmone ndihem e tille... e kur ndjej dyshoj per gjithcka kam perjetuar, e vertete apo false, per gjithcka kam kerkuar: deshire apo egoizem... do doja te gris, te cjerr me thonj, te gjymtoj ato ndjenja pa forme qe me turbullojne, me bejne te dashuroj, te urrej, te qesh, te qaj, te injoroj, e te vuaj injorimin e tjetrit... kujtim! I embel apo i hidhur??? Nje enderr qe s’e di a mund te behet realitet... nje enderr qe e mban ne duar si nje leter dashurie... me vargje, dedikime, perkushtim, emocion... mos duhet ta gris edhe kete? Po a kam frike te ngel pa kete enderr? C’te bej... mos mbase e tille eshte dashuria ‘e vdekur”, qe sdi ta mbash te tille, e te perpiqesh ta ringjalles, apo ta lesh te shkoje... Por ndoshta, ishte pikërisht kjo letër që më kishte sjellë këtë univers pështjellues, marramendës, të mbrapshtë dhe njëkohësisht tepër të butë, të dashur dhe miqësor, këtë fat dhe këtë tip që më duhet ta shkel, ta hedh poshtë me perbuzje. Të harroj dhe të kujtoj njëkohësisht pikërisht ato që duhen dhe që s’duhen, ndaj ajo duhej të grisej e para,madje të digjej, që as aroma e tymit të mos mbetej, të hidhej shkrumbi në humnerë dhe të zhdukej përgjithnjë si një ogur që do të më bënte të ndryshoja , të hidhja tej një histori të nisur keqazi, një histori pa përgjigje që më bëri të ftohtë sa edhe të nxehtë, në instinktet, dashuritë dhe dhimbjet e mia të pafund. Unë vuaja thellë nga vetja ime, nga çdo copë letër që po grisja, kisha dramën dhe përjetimin e vetëvrasjes se dashurise qe jepja por pa marre, të makthit, frikën që më krijonte largimi i dashurisë sime, mbytjen nga fakti se ai do të më tradhtonte me dikë tjetër.
Mendova,vetëm një çast dhe e grisa shpejt, me tepër mllef, me shumë urrejtje. Përdora të gjithë pasionin tim urryes duke ndjerë konvulsione në këtë ritual të pandjerë më parë.Pasi ish ai që më kishte sjellë shumë e shumë dhimbje, trishtime, netë të pafund pagjumësie dhe një shpirt që më mbeti i copëtuar duke mos ditur nëse dashuria e tij më donte më fort dhe më thellë.
E grisa dhe e hodha tej.
Por kjo nuk më mjaftoi. E kapa koshin dhe i rimblodha vërtik të gjithë copat e thërmuara të asaj magjie të kobshme dhe hapa vrullshëm kanaten e dritares që kisha në krah duke lënë erën të merrej me lodrimin e dashurisë sime të papërfunduar. Me copërat që herë shkonin poshtë e herë ngjiteshin lart ,u futa edhe unë në dalldinë e erës ngacmuese.
Ndjeva pendim,lodhje, shumë trishtim dhe ndërgjegje të vrarë. Përse ? Përse duhej të të grisja pikërisht atë? A mund të qëndroja dot pa dashurinë time, po të mos ishte ajo letër ? Si do të isha unë nesër, pa të, pa atë letër-instinkt që më fali shumë dashuri të përjetuar, çdo gjë të papërsëritshme ?
Por jo gjithcka eshte leter...
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

tani ik,..largou ngadale,.nen petkun e nates,..ajo do te ndihmoj te zhdukesh butesishte pa vene re dhimbjen tende as ti as une,..
largou nen driten e nje ylli qe diku ne kendin qiellor ndriqon veq per ne,..lere te te shoqeroj deri sa ti te shuhesh ne mendimin qe kishe,..
Lere veten te rilindesh nen driten e tij te zbehte dhe te vaket nga vuajtjet e embela...
largohu ngadale sonte,..tani veq ik me tutje ne hapat e erresires ..qe ti i dine mire...mos u kthe sepse prape do te largohesh por atehere nuk do kete me as nje yll...
dhe nata do te te gllaberoj ty dhe yllin dhe gjdo emebelsi te netve te errta..nen copeza yjesh te thermuara siper nesh..qe ne i perdornim si tantella mendimesh per njeri tjetrin..
ik ngadale,,largou ne hapat e kesaj erresire te pa emer por e gjalle akoma nga shpirterat tane,.!
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Kur te mberthen melankolia, e verteta rri gjithe ndrojtje dhe nguron ta cele gojen...
Asnje nuk e do te verteten tani, se jane ato momente qe bertasin ne heshjte, ankohen...qajne
Melankolia kur te mberthen, lotet behen lum qe shpirtin te derrmon, dallge qe zemren lendon.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top