Titulli: Thenie mbi shqiptaret
Meqenese kerkohet rishikimi i historise ne trojet shqiptare, pra qe te rishikohet prezenca osmane - turke dhe te paraqitet ne nje menyre tjeter, le te merren historianet turq dhe disa historiane (shqiptar apo shqipfolsa) proturq p.sh te na analizojne si duhet pare vepra e Kronistit Turk, Saidin Turku, ku ne vepren e tij paraqet mizorite turke, plaçkitjet si dhe skllaverimin e djemeve dh vashave shqiptare!
Le te na analizojne ate çka ka sjell kronisti turk i cili ne faqen 121 te vepres se tij shkruan si me poshte:
"PLACKITJA E SHQIPERISE, BOSNJES DHE E HERCEGOVINES (VITI 1375)
Kur çeshtjet e mbretit ne Azi ishin paqesore, dhe te qeta ne perputhje me deshiren e tij, ne vitin 785 (1375) kaloi ne Greqi me shpirtin per te luftuar, dhe te neneshtroje Vende, dhe u ndal ne rezidencen e tij Mbreterore te Adrianopolit, ku ishte keshilluar me Veziret dhe Governatoret e shtetit, urdheroi qe duheshin bere plaçkitje ne Shqiperi dhe Bosnje: Emeroi si Gjeneral Timurta-beun dhe e dergoi se pari drejt ketyre vendeve, jo vetem qe ushtaret te pasuroheshin, e te fuqizoheshin me preun dhe plaçken e ketyre Vendeve, dhe te Pafete te ktheheshin ne te varfer dhe varfanjake. ...
...Per kete Timurat.beu, se pari shkoi ne Shqiperi dhe mori (theu) disa keshtjella, te cilat ishin pergjate rruges se tij: Dhe me pas dergoi ushtare te sulmonin dhe te plaçkitnin Vendin. Aty ku kapeshin prej ushtareve vasha dhe djem te rinje Shqiptar me nje bukuri te pashoqe,,,,
çdo ushtar mori nje Skllav me shume plaçke& dhe çdonjeri prej tyre realizoi qellimin dhe deshiren e vet: Timurtan-Beu duke kerkuar nje te pesten e plaçkes u kthye me ushtrine me pre dhe pasuri te pafund ne Pallatin Mbreteror...."
---
Do ishte me te vertet interesante te dinim mendimin e ketyre biçim historianesh qe kerkojne te na paraqesin ndryshe barbarin osman-turk!
E. Canaj