Thenie mbi shqiptaret

Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Tek ne shqiptarët, politikën e bëjnë historianët, ndërsa historinë politikanët! (Rexhep Qosja)
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët.”E megjithatë, ata janë popuj kryesorë, të lashtë e të rëndësishëm, që çdo historian do të dëshironte t’i njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëti të mëdha në historinë e vjetër e të re të Evropës. Por… ata sot nuk luajnë më ndonjë rol të veçantë. Ata janë të nënshtruar, ata janë fatkeq dhe historiani shpesh është po aq i padrejtë, sa dhe njeriu i zakonshëm; ai nuk i përfill ata që nuk i ka prirë fati. (Johan Tunman, 1774, Leipzig, “Kërkime në historinë e popujve të Evropës Lindore”. )
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Ata janë mbi-njeiru i Niçes ( Fridrich Nietzsche), këta shqiptarët primitiv – diçka mes mbretërve dhe tigrave. (Henry Noel Brailsford)
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

“Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt". -
Rexhep Qosja
C'do te presesh me teper nga nje pleh i qelbur Boshnjak

rexhep_zpsda6180f6.png
 

Attachments

  • rexhep_zpsda6180f6.png
    rexhep_zpsda6180f6.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

“Dija e injoranca janë në kacafytje kudo për sot e mot, veçanërisht në botën shqiptare”

Faik Konica
FaikKonicaok_zps4e071b93.jpg
 

Attachments

  • FaikKonicaok_zps4e071b93.jpg
    FaikKonicaok_zps4e071b93.jpg
    13.6 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

SHQIPTARET NE PERANDORINE OSMANE

Megjithëse shqiptaret u bënë pjesë e apartit sundues të Perandorisë Otomane për rreth 500 vjet, zyrtaret e larte shqipatre et Perandorise nuk u lanë brezave pasardhës dhe vendit të tyre asnjë vepër kulturore, institucion dhe asnjë banesë personale të dallueshme.
Kjo gjë është vërejtur nga të gjithë udhpërshkruesit e asaj kohe. Esat Toptani, ishte një nga feudalët më të mëdhenj të Perandorisë dhe bile të Evropës të asaj kohe. Ndërsa në Tiranë e Durrës, ku ai kishte mbi 20 mijë hektarë tokë në pronësi, të marrë me ferman të sulltanit si shpërblim për gjakun e derdhur nga shqiptarët duke luftuar në tre kontinente në shërbim të perandorisë, nuk kishte ndërtuar as banesë për vete. “Tirana, selia e parë e Shqipërisë autonome, qyteza më e madhe dhe më e bukur e Shqipërisë së Mesme, trevë e shtëpive më të vjetra të bjelerëve dhe kryeqyteti i Esat Pashës, njeriut më të pasur në Shqipëri, ishte disa muaj qendra e garnizonit tonë. Ne u mësuam në këtë qytezë dhe shtëpinë e vjetër të Esat Pashës, nëpër të cilën fryn era si në një kosh të madh, të cilën tiranasit frikacakë e quajtën pallati i Esat Pashës”, - do të shkruante një nga pjestarët e armatës pushtuese serbe më 1912-1913, Kosta Novakoviç, kryetar i PSD-së serbe midis dy luftrave.

Zekeria Cana, Shpalime historike, Botimet "Rilindja" Prishtinë 1982, faqe 219.

Ne foto: varri i Esat Toptanit ne varrezat e serbeve ne France Miku i serbeve edhe i vdekur.
varri1_zpsaafc5ab9.png
 

Attachments

  • varri1_zpsaafc5ab9.png
    varri1_zpsaafc5ab9.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

(Në dhjetor të vitit 1924, duke luftuar kundër forcave mercenare që vinin nga Jugosllavia e kishin hyrë në Dibër me synim që të përmbysnin qëverinë e Tiranës, vritet në luftime të ashpra Sufë Xhelili dhe plagoset Elez Isufi, që do të vdesë pas dy javësh në Lisivale (Palaman të Sllovës), ku qëndroi ditët e fundit për të mbarur mortën e nipit të tij. I plagosur ai përcillet nga luftëtarët e Ujëmujës me një vig përmes rrugës së gjatë këmbësore për të shkuar fillimish në Sllatinë e më pas në Lisivalle.)

Gjenerali me shajak
``````````````````
ا’është ky vig përmes karvanit,
Një mijë burra i shkojnë përbri?!
Ai qëndron si shkëmb majë shkëmbit
Në çdo plagë tridhjetë trimëri.

Dynden kullat anë për anë:
-Kush po vjen kështu prej lufte
Porsi dhëndërr me danamë
Me bajrak e krisma pushke?!

ا’është ky varg i gjatë, i zi,
Midis resh e bubullimash?!
-Jo, s’ka vdekur, por rri shtrirë
Ky vigan në shtrat martinash!

Syri i shkrep dritë e stuhi
Me barot plagët i mbushi,
Thërrasin mallet për t’ju pri:
“ Jo, nuk vdes Elez Isufi “!

-Kush është vrarë, medet për ne!
Dalin nënat në çardak.
-As është vrarë e as nuk vritet
Gjenerali me shajak.

- اou, Elez, - thërrasin mallet
“ Besë-a-besë “ përmbi urdi!
Herë me mbret e herë me kralët
Për vatan e për liri!
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

"Populli vella turk"

A mendoni se u takuan kot ??? A do te kete ndonje marrveshje tjeter ???...Marrëveshja Tito-Kypërli 1953, e cila është realizuar në Split. Këtu do t’i sjellim vetëm disa fjalë nga ajo marrëveshje:
Tito: “Do të ishte në interes të të dyja vendeve që të punojmë për harmoninë e popujve në të ardhmen. Kjo do të thotë se nuk do të na ngarkojë fare e kaluara. Sa u takon shqiptarëve të religjionit musliman në Kosovë dhe Maqedoni, atyre përmes vizave që do t’u lejohen nga Qeveria e Juaj (turke), do të kenë mundësi të integrohen me familjet e tyre që i kanë andej në Turqi. Ato lidhje familjare janë krijuar shekuj me radhë. Për mënyrën e vizave të pasaportave, ne nuk do të vendosim, por ne do të përkujdesemi që të keni sa më tepër kërkues. Atyre u nevojitet t’u sigurohet pasuri tokësore, sepse afër 90% e tyre janë bujq... Besoj se deri në vitin 1959 atje do të keni përafërsisht një milion qytetarë bujq të zellshëm. Kështu flasin informatat nga terreni, për të cilat ne kemi punuar që nga viti 1951... Bartja le të fillojë nga Shkupi, sepse prej andej shqiptarët ndjehen më të sigurt që të lëvizin. Kosovarët janë më të egër, por do të përkujdesemi që të natyralizohen aty për fillim...” .

serb1_zps54ac8d65.png
 

Attachments

  • serb1_zps54ac8d65.png
    serb1_zps54ac8d65.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Pa na posto te Edvin Rames hahahhaha edhe kujdes kur perdor fjalen kosovar se ka kosovar qe te pren koken e lun futboll me te

Edhe su merzite me supozime e budallaqe te them kujdes me perdorimin e fjales kosovar se pernjemend ke pune me te eger
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Bibloteke ne shek e II ne Apoloni -Fier..)

DSC_0021_zps31fa8945.jpg
 

Attachments

  • DSC_0021_zps31fa8945.jpg
    DSC_0021_zps31fa8945.jpg
    135.7 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Pirro femije sillet ne oborrin e Glaukut, mbret i Ilirise, per mbrojtje-Pyrrhus, when a child, brought to Glaucias, king of Illyria, for protection 1739 - 1797 (John Hall after Benjamin West).

Albanopedia
pirro_zps9de6f414.png
 

Attachments

  • pirro_zps9de6f414.png
    pirro_zps9de6f414.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Illyricum Sacrum-1819-Sacrum Illyricum (Dan Farlatus).
Iliria e Shenjet
ilirikum_zpsb3e366b6.png

ilirikum2_zpsbbc67f25.png
 

Attachments

  • ilirikum2_zpsbbc67f25.png
    ilirikum2_zpsbbc67f25.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • ilirikum_zpsb3e366b6.png
    ilirikum_zpsb3e366b6.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Scanderbegus Poema-1662-Scanderbegus Poema (Ioannis de Bussieres).

skende_zps3292dbd6.png

skende2_zpsf0a204a0.png
 

Attachments

  • skende2_zpsf0a204a0.png
    skende2_zpsf0a204a0.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • skende_zps3292dbd6.png
    skende_zps3292dbd6.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

fishta4_zps0d2db69a.png
 

Attachments

  • fishta4_zps0d2db69a.png
    fishta4_zps0d2db69a.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Kryeministri i par i Greqis Jani (Gjon)Gjika nga Gjirokastra, te cilin Greket e vrane sepse kerkonte me kembengulje qe te pranohej dhe te flitej gjuha Arberore-Arvanitase ne Greqi!

vjeshte10_zpsd6278074.png
 

Attachments

  • vjeshte10_zpsd6278074.png
    vjeshte10_zpsd6278074.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Flamrin kombtلr nuk ka shka bân nder né,
Po kje se dashtunي nuk kem’ p’r Atdhè!
E, drue dashtnي p’r Atdhè nuk ka Shqyptari;
Me gjasë, s’çلn kryet Shqyptari per kَmb t’vet,
As per njatë gjuhë të ambel puth i la i Pari,
As pse Shqypnija n’vedi u bâ sod shtet;


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

"Unë skam kurrfarë pune me Sulltanin që vjen në Kosovë për dallavere e propagandë, per me na qitë pluhun syve e me i pa të "mirat" që ja kan ba këtij vëndi.
Mos harroni se me keto rreklama kan mashtrue popullin sa me harrue dajakun e tyne"

(Isa Boletini për refuzimin e tijë për të pritur Sulltan Rushadin)

isabu_zpse4cebbf4.png
 

Attachments

  • isabu_zpse4cebbf4.png
    isabu_zpse4cebbf4.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Fishta per politikantet shqiptar.

M'kamë kryekungujt prej si u vunë,
Duel padija n'krye të vendit;
Njerzt e kënuen u poshtnune,
Metën t'urtit jashtë kuvendit.
--
Duel me faqe t'bardhë trathtari,
Shpirt e fis puth ka kuletën;
U ndëshkue pa dhimë Shqyptari,
puth për fis nep gjan e jetën.
--
Ju rrugaca sallahana
vagabonda shakllabana
rricna t'ndyet, mikrobe të kqi
puth të mjerës moj Shqipni
--
Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftë,
se tash ma jemi tue u njoftë,
se kush jini e shka jini
se kah shkoni e se kah vini
--
Ani kush, pra, me i pri kombit:
ju, do pyka bijtë prej llomit
puth "shqiptarë" vedit i thoni,
jo pse ju Shqipninë e doni,
jo pse ju ndo 'i send kuptoni
shka asht Atdheu e shka asht Liria,
shka asht Vllaznija a Parasija,
Përparimi e Qytetnia,
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

63076_182485225232771_795673496_n_zpsb15d90ce.jpg
 

Attachments

  • 63076_182485225232771_795673496_n_zpsb15d90ce.jpg
    63076_182485225232771_795673496_n_zpsb15d90ce.jpg
    117.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Gjate nje interviste per revisten NOOR ne france, nje reviste qe si qellim ka cuarjen me tej te bashkimit per ndricimin Islamik bazuar ne idete e filozofit Malek Cabel, shkrimtari jone me fame boterore I Kadare nder te tjera dha kete pergjigje:

"Pse u konvertuan shqiptarët me ardhjen e ushtrisë otomane?"

Një pjesë e popullsisë së varfër, u detyrua të konvertohej me dhunë. Disa të tjerë ndërruan kamp për arsye ekonomike, disa të tjerë për një fenomen tepër të rëndësishëm për shqiptarët, pasi vetëm një mysliman kishte të drejtë të mbante armë. Shqiptari ishte para dilemës: si do mundte ai të mbronte dinjitetin e familjes së tij pa armë? Ndodhte që një vëlla i po të njëjtës çati konvertohej dhe një tjetër jo.

Pra, psikologjikisht ne ishim të përgatitur ndaj një jete sociale të tolerancës. Por pushtimi otoman nuk krijoi asnjë liri, pavarësisht iluzioneve, duke nxitur konfliktet mes klaneve. Feudalët ishin “të lirë” të bënin luftë mes tyre. Sot, nëpërmjet fesë së Islamit, Turqia përpiqet përsëri të ndikoj."
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Fishta shkruante:

“Ishin mbledhë t’thuesh 20 mijë vetë me zotnitë shkodranë, ku ishin ma t’zgjedhunt... M’atë ditë për tamand m’asht gzue zemra, jo vetëm pse ishem tujë pa muhamedan e t’kshtenë t’vllaznuem nën hije t’bajrakut (flamurit) t’Shqypnisë, por edhe për burrni e bujari, me t’cilën ky popull ishte tujë u interesue për interesë ma t’gjalla t’Shqypniës e t’vendit t’vet. Kështu kishte dashtë me punue gjithmonë për Shqipni: popull e punëshum; zhurmë, saa maa pak”..
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Ata të cilët marshuan drejt Babilonit, Persisë dhe Indisë ishin paraardhës të shqiptarëve… (Wadham Peacock)

Nëse dëshiron që njëqind italianë të heshtin, vrite një. Nëse dëshiron që njëqind shqiptarë të heshtin, duhesh të vrasësh nëntëdhjetë e nëntë. (Lord Byron)


Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët.”E megjithatë, ata janë popuj kryesorë, të lashtë e të rëndësishëm, që çdo historian do të dëshironte t’i njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëti të mëdha në historinë e vjetër e të re të Evropës. Por… ata sot nuk luajnë më ndonjë rol të veçantë. Ata janë të nënshtruar, ata janë fatkeq dhe historiani shpesh është po aq i padrejtë, sa dhe njeriu i zakonshëm; ai nuk i përfill ata që nuk i ka prirë fati. (Johan Tunman, 1774, Leipzig, “Kërkime në historinë e popujve të Evropës Lindore”. )


 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

“Shkurt , shqipëtaret paraqiten si popull i kundërt nga të gjitha kombësitë e tjera të sulltanit .. Kur të shohësh ndonjë që paraqitet me ndonjë pamje fizike të shkëlqyer , gjithnjë do të gjesh se e ke parë shqipëtarin . Përvec kësaj , nga tëgjithë popujt e ballkanit vetem shqipëtari është artist . Posaqëria e përsonalitetit tij të patundëshëm gjithnjë e çon përpara në mënyrë të dallueshme ..”

(Edith Durham , Brenga e Ballkanit,1909)
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Asgje nuk ka ndryshuar ne 100 vjet. Aty jemi akoma!!!

cajupi_zpse83c18c7.jpg
 

Attachments

  • cajupi_zpse83c18c7.jpg
    cajupi_zpse83c18c7.jpg
    106.4 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Ja c'i shkruan Disraeli atit te vet, ne nje nga letrat e para pas ardhjes ne Shqiperi, me 25 tetor 1830

"....me Sulltanin ku tema kryesore e bisedes sipas Disraelit do te
ishte kryengritja e shqiptareve. "Sulltani me pyeti mjaft
per ceshtje te ndryshme- shkruan ai- "ai donte te dinte
deri ne detaje per luften ne Shqiperi. Pa i bere elozhe te
kota komandantit tim une u perpoqa qe te pershkruaja
sa me sakte per betejat qe u bene ne ate vend. Kur dola
jashte nga Sarajet e Sulltanit enuku qe me shoqeronte
me tregoi dhuratat qe Padishahu me kish bere ne shenje
nderimi. Me sa duket per entuziazmin qe une tregova ne
betejen e Manastirit. Aty gjendeshin nje kal Arab, dy
shpata te mrekullueshme, nje shall kashmiri ngjyre
purpuri dhe dy cibuke te lare ne flori..."


"...Ketu mesova per here te
pare per masakren ndaje bejlereve kryesore shqiptare ne
Manastir, ne nje banket te shtruar nga Veziri i Madh.
Mikpritesi yne, i cuditur nga indinjimi im per kete pabesi
barbare, me tha:- Biri im, duhet te jetosh pak me gjate
ne keto vende per te kuptuar keta njerez. Mos mendo se
bejlere shqiptare kishin besimin me te vogel te Veziri i
Madh. Politika praktike e Lindjes mund te shprehet
vetem me dy fjale: shkaterrimi i kundershtarit.
Shkaterruesi me i madh eshte sundimtari me i forte..."

Benxhamin Disraeli me vone u be kryeminister ne Angli. (Nje pro-turk dhe vrasesh shqiptaresh, sidomos ne Shkoder)
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Përvetësimi i historisë dhe i personaliteteve historike të njeri-tjetrit është bërë në Ballkan jo vetëm një normë shkencore, por edhe një normë politike dhe diplomatike. Në muajin tetor mbaruan ceremonitë zyrtare dhe festimet grandomaniake të projektit gjithëvjetor të shtetit dhe të diplomacisë serbe për 1700-vjetorin e Ediktit të Milanos, akt dhe vepër lapidare e perandorit romak Kostandini i Madh, që ka lindur në trevat ilire të Dardanisë. Zyrtarisht viti i ceremonive zyrtare u mbyll në 8 tetor, me premierën e një opere të posaçme kushtuar jetës dhe vdekjes së perandorit Kostandin dhe që u shfaq në Teatrin Kombëtar të Beogradit në prani të presidentit T.Nikoliç.

Projektin shtetëror me emrin "Edikti i Milanos 313-2013, Serbia", me të cilin Serbia pretendoi autorësinë dhe të drejtën ekskluzive të celebrimit të përvjetorit të Ediktit të Milanos dhe të perandorit Kostandin, shteti dhe diplomacia serbe e shndërruan në një aksion të madh diplomatik për të afishuar ngjarjen e para 1700 vjetëve si sinonim i trashëgimisë serbe në historinë dhe në kulturën europiane dhe botërore. Diplomacia kulturore e Serbisë u angazhua gjatë gjithë vitit 2013 me veprimtari të shumta dhe të kushtueshme në disa shtete të Europës, duke synuar vetëm një objektiv: t'i krijonin botës bindjen se Kostandini i Madh dhe Edikti i Milanos i përkasin Serbisë. Ambasadat e Serbisë në gjitha vendet, ku janë akredituar nga Europa në Azi, shpallën se projekti i festimeve është shtetëror dhe në krye komitetit organizator qëndron presidenti i Serbisë dhe se ngjarja i takon kombit serb. Ambasadori i Serbisë në Vatikan, Mirko V.Jeliç, deklaronte në 17 shtator në Radio Vatikani se "Kombi i Serbisë, vendlindja e perandorit Konstandin, po feston 1700-vjetorin e Ediktit të Milanos".

Dimensioni diplomatik ndërkombëtar i celebrimeve të 1700-vjetorit kërkonte certifikimin e të drejtës së Serbisë, të historisë së Serbisë dhe të kulturës së Serbisë, mbi perandorin Kostandin dhe mbi Ediktin e Milanos. Kjo qe strategjia e shtetit, e qeverisë dhe e diplomacisë kulturore të Serbisë me përdorimin e 1700- vjetorit të Ediktit të Milanos. Por meqë historia operon dhe mbështetet vetëm në faktet dhe provat, pyetja e thjeshtë që qarkulloi me këtë rast gjatë gjithë vitit në mjediset diplomatike europiane dhe ballkanike është se si Kostandini i Madh i përket kombit të Serbisë dhe si Edikti i Milanos i përket kombit të Serbisë dhe historisë së Serbisë, kur në vitin e lindjes së perandorit romak dhe në vitin e shpalljes së Ediktit të Milanos, Serbia dhe serbët nuk ekzistonin si toponim dhe si tribu as në Europën Juglindore dhe madje as përtej Uraleve, nga ku u dyndën disa shekuj më vonë fiset sllave, pa emër të përveçëm, drejt zonave të ngrohta të Europës Juglindore. اdo enciklopedi dhe çdo botim serioz shkencor, përfshirë edhe ato të shteteve sllave, e datojnë dyndjen e fiseve pushtuese sllave në Europën Juglindore në shekujt 7 dhe 8 të erës sonë.

Ndaj nuk mund të mos i ngjajnë absurdit përpjekjet për të krijuar lidhje gjenetike të sllavëve dhe aq më pak të serbëve, me Kostandinin e Madh, i cili e shpalli Ediktin e Milanos 400 vjet para vërshimit të fiseve sllave në Europën Juglindore.
Ka një boshllëk të madh kohor dhe historik, që nuk mund të fshihet dhe as mund të mbushet dhe që pengon të lidhësh qoftë dhe simbolikisht perandorin romak Kostandinin dhe Ediktin e tij të Milanos, me historinë serbe dhe me popullin serb. Shteti, qeveria dhe diplomacia serbe shtihen sikur e harrojnë këtë vërtetësi historike dhe hollësi shkatërruese për pretendimin e pronësisë serbe mbi Kostandinin dhe Ediktin e Milanos. Mungesa e certifikatës së pronësisë historike është kaq flagrante, saqë diplomacia kulturore serbe detyrohet të shpikë njërin pretekst pas tjetrit për justifikuar këtë zbrazëtirë. Kështu, "Radio Serbia International", instrument zyrtar i diplomacisë kulturore serbe i destinuar për jashtë, për të mbajtur në këmbë pretendimin e shtetit dhe të diplomacisë serbe për pronësinë mbi Kostandinin dhe mbi Ediktin e Milanos, hidhte tezën se "mjafton që vendlindja e Kostandinit gjendet në Serbi dhe nuk është e rëndësishme lidhja me kohën".

Pretendimi i diplomacisë kulturore serbe mbështetet në dy argumente antihistorike dhe antilogjike: që Kostandini ka lindur në rrethinat e Nishit dhe që nuk ka rëndësi nëse Serbia dhe serbët nuk ekzistonin në atë kohë në rajon, as në Nish e as në hapësirat e Europës Juglindore. Argumenti i vendlindjes është vërtet me përmasa absurdi, sepse fakti që perandorë romakë si Kostandini kanë lindur në territoret e Ilirisë, shumë shekuj para se fiset sllave të kishin pushtuar trojet e Ilirisë, nuk prodhon logjikë për të reklamuar se ata perandorë u përkisnin popujve sllavë, që do të vinin në Ballkan disa shekuj më vonë. Kjo nuk është shkencë, por fantashkencë. Për fat të keq, qeveritë dhe diplomacitë e disa shteteve sllave në Ballkan duan t'i bëjnë të tyret dhe janë dashuruar pas disa perandorëve romakë apo personaliteteve të shquara të historisë antike, të cilët kanë lindur në trevat ilire, shumë shekuj përpara se sllavët të nguleshin si pushtues në këto hapësira.

ثshtë interesant se ardhacakët po kërkojnë të grabisin historinë dhe personalitete historike të dy popujve më të vjetër që gjetën në Ballkan, shqiptarëve dhe grekëve. I njëjti fenomen vërehet edhe me qeverinë e Maqedonisë, e cila në kërkim të një identiteti të munguar historik, ka shpallur projektin megaloman "Shkupi 2014", duke mbushur sheshet e kryeqytetit me statuja dhe monumente të personaliteteve apo ngjarjeve të historisë, që i përkasin Greqisë dhe Ilirisë. Qeveria dhe diplomacia maqedonase kanë formuluar si doktrinë dhe stra-tegji zyrtare pretendimin se Aleksandri i Madh, i cili ka jetuar jo njëqind, por njëmijë vjet para se sllavët të zbrisnin në Ballkan, i përket shtetit të sotëm maqedonas. Në këtë lo-gjikë antihistorike të manipulimit politik e diplomatik me vendlindjet e personaliteteve historike në trojet ballkanike, që do të pushtoheshin shumë më vonë nga sllavët, Maqedonia po pretendon për shembull se perandori romak Justiniani i Parë është maqedonas, vetëm nga fakti se ai ka lindur në rrethinat e Shkupit, pa u merakosur për faktin historik se perandori ka lindur në vitin 482 të erës sonë, pra 300-400 vjet para zbarkimit të sllavëve gjatë lumit Vardar. Qeveria e Shkupit e ka bërë këtë pretendim instrument të diplomacisë së saj kulturore dhe në 18 tetor Ministria e Kulturës e Maqedonisë financoi simpoziumin ndërkombëtar "Ditët e Justinianit të Parë", ku ministrja e Kulturës në fjalën e hapjes kumtoi argumentin e madh se Justiniani ka vendlindjen në Shkup. Natyrisht, ajo nuk tha se Shkupi në atë kohë ishte territor i Ilirisë dhe se Justiniani ka lindur 300 vjet para dyndjes së sllavëve në rajonin tonë, kur nuk kishte këmbë sllavi në gjithë hapësirën ballkanike.

Logjika e përkufizimit të etnisë së personalitetit antik historik në bazë të kufijve të sotëm politikë të vendlindjes, e kthen shkencën në folklor dhe natyrisht, të tillë e bën dhe diplomacinë, që ndjek atë rrugë. Sepse në këtë interpretim kokëposhtë do të duhej që Turqia të festonte përvjetorët e shumë filozofëve të mëdhenj grekë të antikitetit, që kanë lindur në territorin e sotëm të Turqisë, shumë shekuj përpara se osmanët të kapnin Azinë e Vogël. Në enciklopedi mund të gjesh dhjetëra e qindra filozofë, shkencëtarë, shkrimtarë dhe udhëheqës të shquar, që kanë lindur në territoret e shteteve, që nuk i kanë të përkatësisë kombëtare, por në botën e qytetëruar nuk mund të pranohet as shkencërisht dhe as diplomatikisht të shpallet pronësia kombëtare mbi këto personalitete, vetëm nga fakti se ku kanë lindur. Mbi këtë interpretim kokëposhtë u ngrit edhe pretendimi i shtetit dhe i diplomacisë së Maqedonisë për të shpallur përkatësinë maqedonase të Nobelistes shqiptare Nënë Tereza, duke spekuluar me faktin që ajo ka lindur në qytetin e Shkupit, i cili tani përfshihet në kufijtë politikë të shtetit të ri në lindje të Shqipërisë.

Natyrisht, ka disa shpjegime kjo diplomaci kulturore me histori të vjedhur. Qeveritë e disa shteteve sllave, si Serbia apo Maqedonia, e kanë shndërruar në politikë shtetërore akaparimin e historisë dhe të personaliteteve të shquara historike të popujve dhe të territoreve, që kanë ekzistuar para ardhjes së sllavëve në Balkan. Në radhë të parë shpjegohet me kompleksin e inferioritetit historik dhe të mungesës së një gjeneze historike të lidhjes së ardhacakëve me territoret ku jetojnë sot. Duke akaparuar dhe keqpërdoruar sot historinë e popujve që gjetën në Ballkan, diplomacitë e Serbisë dhe të Maqedonisë rreken të dëshmojnë përkatësinë dhe vjetërsinë e tyre ballkanike dhe europiane. Fushata politike dhe diplomatike si kjo e Serbisë për Ediktin e Milanos organizohen edhe si një mënyrë për të mbajtur lart frymën e nacionalizmit dhe të etnocentrizmit serb. Nga ana tjetër, fryrja dhe pompoziteti zyrtar i celebrimeve të vitit të 1700- vjetorit të Ediktit të Milanos synojnë të ngrenë në planin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Serbisë pretendimin efemer se Europa Perëndimore i ka një borxh të madh Serbisë, e cila ka përfaqësues të tillë si krijuesi i Ediktit të Milanos dhe duhet t'i falë Serbisë shumë mëkate historike dhe t'i akordojë me një çmim më të lirë integrimin europian.

Serbia dhe Maqedonia nuk kanë histori antike në Ballkan dhe histori vjedhin ato shtete që nuk kanë dhe jo ato që janë të pasur me histori antike në këto hapësira. Natyrisht, nuk mund të shmangim nevojën për të theksuar se vjedhjet e historisë lehtësohen edhe nga një farë neglizhence e shteteve dhe popujve të vjetër, të cilët duhet të jenë më aktivë në ruajtjen e historisë, të personaliteteve historike dhe të trashëgimisë historike të tyre.
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

-Pse mos ta marrin Kostandini serbet, kosovaret nuk e duan se na qenka serb.
-Pse mos ta marrin Nene Terezen Maqedonasit, shqiptaret atje nuk e duan se na qenka rrace vllehe.
-Edhe Skenderbeu per keta tipa na qenka serb qe luftoj turkun.

-Po cfare ju ngeli turko-shqiptarve ketu? As vendi qe shkelin me kembe nuk eshte i tyre pasi: Turku thote qe Kosova eshte Turqi, dhe keta duartokisin si fodull.

ps. kjo teme eshte e gjate dhe do ishte me mir ete behej nje teme ne vete tek historia.
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

0 vullnete të ndrydhuna ndër grushta të çelikta të shekujve të kaluem!
0 vullnete të shtypuna me themra të ngurta të titajve të tërbuem!
Të cilët n'udhë për në theqafje këtejpari i ranë
dhe vatrat tona në mjerim i përlanë...
0 vullnete të ndrydhura!
0 vullnete të shtypuna!
Shkundni prangat të mbrapshta! E me brimë ngadhnyese,
me hove viganash, dëshirash flatruese,
turniu në të gjitha anët dhe poshtë në dhe zbritni
- ndosht' aty keni për të gjetë fillin e një hymni,
që Illyri e vjetër ndër kremtime këndonte,
ndërsa zemra e kombit në liri kumbonte.
0 vullnete të ndrydhuna!
0 vullnete të shtypuna!
Tash shëgjetat e flakta të shprehjes suej zharitse
drejtoni kah qiella në ball të hyut a të dreqit,
i cili fatin tonë mbytte në mnijë të vet përpise -
a dijë se të Birt' e Shqipes folen ia ngrehën vetvetit.
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

H. STRATTON: SHQIPTARثT RACA Mث E VJETثR Nث EUROPث, PASARDHثS Tث PELLAZGO-ILIRثVE

Deklarimet e shqiptarëve se janë raca më e vjetër në Europë janë të bazuara pjesërisht te tradita dhe pjesërisht te historia. Analogjia ka vendin e saj në këtë rregullim, dhe arkeologjia nxjerr në pah shumë fakte të pashkatërrueshme nga vazhdimësia e kohës. Meqë mbetjet e epokës së gurit nuk mund të identifikojnë një racë, por vetëm një popullsi, ne mund të kënaqemi duke u lejuar shqiptarëve si paraardhës të tyre Pellazgo-Ilirët, meqë për identifikim kjo shërben po aq mirë sa çdo gjë tjetër.
(Illyrian King)


alban_zpsbadca486.jpg
 

Attachments

  • alban_zpsbadca486.jpg
    alban_zpsbadca486.jpg
    128.4 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

" Unë s'jam i krishterë; s’jam musliman e nuk i jap leje askujt të më pyesë se i çfarë feje jam pasi feja më përket mua, robve të mi e të parëve të fesë sime. Popullit unë i them – jam Shqiptar e të mos më lypin më tepër."

Terence Toçi,
(Arberesh , u pushkatua nga sllavo-komunistet ne v.1946. Edhe sot, fjalet e tij jane aktuale, po ashtu edhe armiqte e Shqiperise dhe kelyshet e tyre).

terencetoci_zps6e3a091d.jpg
 

Attachments

  • terencetoci_zps6e3a091d.jpg
    terencetoci_zps6e3a091d.jpg
    10.3 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 3 18.8%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 5 31.3%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 5 31.3%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 18.8%
Back
Top