Thenie mbi shqiptaret

Titulli: Thenie mbi shqiptaret

" Unë s'jam i krishterë; s’jam musliman e nuk i jap leje askujt të më pyesë se i çfarë feje jam pasi feja më përket mua, robve të mi e të parëve të fesë sime. Popullit unë i them – jam Shqiptar e të mos më lypin më tepër."

Terence Toçi,
(Arberesh , u pushkatua nga sllavo-komunistet ne v.1946. Edhe sot, fjalet e tij jane aktuale, po ashtu edhe armiqte e Shqiperise dhe kelyshet e tyre).

terencetoci_zps6e3a091d.jpg

Like per thenien. MEse e vertete qe feja eshte individuale dhe ske pse i jep llogari askujt se ne ca beson!. Do ishte mire qe dhe ne sot tmos ngaterrohemi fare me fene e tjetrit duke e ulur apo duke e ngritur...
 

Attachments

  • terencetoci_zps6e3a091d.jpg
    terencetoci_zps6e3a091d.jpg
    10.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

" Tradhti nuk është vetëm të ikësh nga balli i luftës. Tradhti është edhe kur mbjell farëra, që janë kundër interesave të kombit dhe gjallërisë kolektive të popullit."

(I.Toto)
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

" Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria- por mbi Shqipetar veç Perendia." Dhe jo Turqia, Serbia, e Greqia

ps. Soulmind nuk i bere like..;)
e ke pergjigjen tek; " Tradhti nuk është vetëm të ikësh nga balli i luftës. Tradhti është edhe kur mbjell farëra, që janë kundër interesave të kombit dhe gjallërisë kolektive të popullit."
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

«Vlora dhe Ismail Qemali ishin familjarizuar më herët me përdorimin e flamurit si simbol kombëtar. Një ndër to lidhet me manifestimin e datës 3 shtator 1908, i zhvilluar gjatë vizitës së Tij në Vlorë, në kuadër të zgjedhjeve për deputet në parlamentin osman. Dëshmitë e kohës evidentojnë sa reputacionin që Ai gëzonte në shtresat e gjera të popullsisë, e po ashtu edhe përdorimin prej Tij, në publik, të flamurit dhe të ngjyrave tona kombëtare kuq e zi.

Ja një fragment nga letra e nënkonsullit austro-hungarez Kraus, dërguar ministrit të jashtëm baronit Fon Erental, në Vjenë:… arritja e Ismail Qemal Beut mori pamjen e një manifesti patriotik madhështor. Në Skelë ishte mbledhur një mori njerëzish prej mijëra vetësh të ardhur prej qyteteve dhe fshatrave përqark. Moloja ishte e stolisur me shumë flamurë. Mastet dhe shtyllat ishin të dekoruara me pëlhura me bojërat kombëtare shqiptare kuq e zi. Në vendin ku moloja bashkohet me tokë, dhe në hyrjen e qytetit ngriheshin flamurë. Për t’u theksuar do të ishte gjithashtu, se duke udhëtuar prej Skelës në qytet, Ai mbante në mes përpara një flamur shqiptar me zhgabën dykrenore!

Eqrem Bej Vlora, në kujtimet e tij na jep një detaj domethënës mbi reagimin që patën disa qarqe fanatike për përzgjedhjen e këtij flamuri si flamur kombëtar të Shqipërisë. Aty thuhet se: ... Ismail Qemali kishte përzgjedhur një korb si simbol të Shqipërisë së lirë në vend që në flamur të kishim suret e bukura të kuranit! Dhe më tej:... Po ç`mund të presësh tjetër nga Ismail Beu, që e ka kaluar të gjithë jetën në vendin e frëngjve?!»

(Vasil S. Tole)

qemal_zps122464b1.png
 

Attachments

  • qemal_zps122464b1.png
    qemal_zps122464b1.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

… Nuk vij të flas si mik i njerëzisë, por vij si mik dhe adhuronjës i racës shqiptare. Dashuroj Shqipërinë, dashuroj burrat e Shqipërisë, siç dashuroj Amerikën, siç dashuroj burrat që i kanë dhënë lirinë Amerikës. Shqipëria do të jetë e lirë. Shqipëria i ka dhënë pesë imperatorë Romës dhe gjaku i shqipeve ka forcuar kombet e tjerë. E lashë Shqipërinë në vuajtje dhe të mbytur në gjak nga faji i Europës, e cila tani po lan gjynahet e saj. Unë protestova kundër paudhësisë së Europës, kundrejt Shqipërisë, lashë vendin tim zyrtar dhe ju siguroj, që unë besoj sa ajo ditë që unë protestova për Shqipërinë, është dita më e lumtur e jetës sime… Tregtia e Amerikës duhet të jetë e lirë për kombin shqiptar, që është vëllai i kombit amerikan. Unë jam gati për çdo shërbim për lirinë dhe shpëtimin e Shqipërisë, edhe me jetën time.

William ne mitingun organizuar per te mbrojtur te drejtat e kombit shqiptar, Boston, 7 Nentor 1915

p.s. deklarata eshte me e forte se nje xhest :P, gjthss sja bera like se s'kish vetem thenie por dhe komente. Nuk dua tte flas per pjesene dyte se bie ndesh me psotimin e pare tendin i cili dhe mpelqeu... e leme me kaq se s'ehte teme diskutimi mke pas thene dikur ;)
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Beteja e Fushe Kosoves 15 qershorit 1389. Kontigjentet luftarake. Serbet pretendojne se ishin ata qe luftuan kunder turqeve, por sipas fakteve historike del qe ne ate beteje ishin tre 3 grupime luftetaresh dhe principatave shqiptare. Serbet, jo vetem qe nuk ishte betej e tyre, por edhe ne numer pothuajse nuk ekzistonin fare.

Po ashtu edhe Nikoll Kopiliqi, (ndonje turk-shqiptar e quan kopil) ushtari qe vrau sulltanin ne ate beteje, ka mjaft teori per origjinen e tij. Fakti eshte qe ne Drenice ekziston nje fashat me emrin Kopiliq. Brez pas brezi kane ardhe kenge kushtuar keti personazhi te ngelur ne histori per ate vrasje madheshtore te sulltanit. E kush e ka tradite ta kaloje heroizmin ne vargje si shqiptari. Ndersa serbet e bene Mit nga shek 18°, si gjithmone, per te rritur pak historine e tyre prej xhuxhesh.


"..Aleanca anti-turke kishte ne perberje shqiptare, serbe, vllehe, boshnjake, hungareze dhe polake. Se sa i rendesishem ka qene elementi shqiptar ne kete beteje mjafton te lexojme Menzies-in kur thote: forcat e krishtera deshin te sulmonin naten, por shqiptari Kastriot (behet fjale per Pal Kastriotin, gjyshi i Gjergjit) kundeshtoi, pasi nata tha ai do e bente te pamundur ndjekjen.
Tani llogjika e thjeshte tregon se nese shqiptaret ishin minorance, sic mundohen te thone mongolet, fjala e nje fisniku shqiptar s’do kishte peshe. Aleatet nderruan planin sipas deshires se Kastriotit dhe kjo eshte domethenese. Kjo tregon qe shqiptaret ishin ne ballet e kesaj beteje dhe hedh poshte teorite sllavo-mongole..." (nga libri i britanikut Sutherland Menzies i titulluar “Turqia e vjeter dhe e re” ribotimi i trete, i vitit 1883, faqe 56. )


betejaekosoves_zpsb86ffc40.png
 

Attachments

  • betejaekosoves_zpsb86ffc40.png
    betejaekosoves_zpsb86ffc40.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

QELESHJA PELLAZGJIKE E ARKADIAS
QELESHJA, STATUJث E GJETUR Nث MALIN LYKAION, Nث ARKADINث E PELLAZGUT, BIRIT Tث ZEUSIT, NJERIUT Tث PARث

Hijerorja e Zeusit, në këmbët e malit Lykaion, mbante para saj dy kolona mbi të cilat qëndronin dy shqiponja të arta. Statuja e gjetur pikërisht në këtë vend, tregon një figurë mashkulli që mban në krye një qeleshe, veshje tradicionale e ruajtur si traditë te shqiptarët që nga antikiteti. Kjo statujë gjendet në Muzeun e Luvrit. Ky bari me qeleshe në krye dhe i mbështjellë me një veshje leshi i përket shek. 5 p.e.s. dhe i dedikohet Hermesit apo Panit.

----------------------------------
The sanctuary of Lycosura, at the foot of Mount Lycaeus in Arcadia, has offered up a huge number of small ex-votos - terra-cotta figurines and bronze statuettes - including some locally made shepherds. Wrapped in a wool cape and wearing a "pilos" on his head, this shepherd was made during the early fifth century BC and was probably dedicated to Hermes or Pan. We know that the worship of these two pastoral divinities flourished in Arcadia during this period.
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Ky ne foto eshte Enver Pasha-Minister i Luftes ne Perandorine Osmane, shqiptare nga gjaku, hero i revulucionit turk dhe njeri prej tre personave te akuzuar per masakren ndaj armeneve. Ne kohen kur ndodhi kjo masaker edhe kryevezeri i Perandorise Osmane ishte shqiptare. Vetem komandanti i trupave osmane ne terren Talat Beu, masakruesi i drejtperdrejt i armeneve, ishte turk. Treshja e ketyre oficereve ne histori njihet si "Treshja e Hekurt", pasi nga viti 1913 deri ne perfundim te Luftes se Pare Boterore, paten pushtetin efektiv, pasi kishin neutralizuar Sulltanin nga cdo vendim. Vendimi me i rendesishem i ketyre Arnauteve ishte futja e Perandorise Osmane ne Luften e Pare Boterore, ne aleance me Gjermanine dhe AustroHungarine, apo ne aleance me ate qe njihej si Boshti Qendrore..

shqipe_zpsd4cacf18.jpg

''Enver Bey, hero i revolucionit Turk'' (1909

Enver Pasha or Ismail Enver Pasha (1881-1922) was an Ottoman military officer of Albanian descent,
a leader of the Young Turk revolution, and one of the principal orchestrators of the Armenian Genocide (evil man).
He was the main leader of the Ottoman Empire in both Balkan Wars and World War I.
As a war minister and de facto Commander-in-Chief (despite only being the de jure Deputy Commander-in-Chief, as the Sultan formally held the title), Enver Pasha was considered to be the most powerful figure of the government of Ottoman Turkey or "the number one man in Istanbul" as many referred to him.
Back at home he was hailed as "the Hero of Revolution", Germans were speaking of Turkey as "Enverland" and the British referred to him as "the one whose power was absolute and ambitions were grandiose".
 

Attachments

  • shqipe_zpsd4cacf18.jpg
    shqipe_zpsd4cacf18.jpg
    91.4 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

" Një popull që nderon burrat e vet, një popull që pavdekeson kujtimin e tyne, jo vetëm ndêr faqet e historisë por edhe mbi rrasa e në monumenta, ai popull tregon se ka ndêrgjegje, se ka ndiesi të holla, se njef miradijen e ka dishirë me u sjell e me u drejtue mbâs shembullit të të Mëdhajvet të vet."

(Luigj Gurakuqi)

kombi_zpsaad59f8d.jpg
 

Attachments

  • kombi_zpsaad59f8d.jpg
    kombi_zpsaad59f8d.jpg
    89.4 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

" Fatkeqesite e shqiptarve nuk kane ardhur kurr nga diferencat fetare,por nga udheheqesit fetare."

Fan S. Noli
noli_zps0ce74c3e.png
 

Attachments

  • noli_zps0ce74c3e.png
    noli_zps0ce74c3e.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

" Nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që të shtyn të mohosh kombin tënd."

Naum Veqilharxhi
naumi_zpse570fa27.jpg
 

Attachments

  • naumi_zpse570fa27.jpg
    naumi_zpse570fa27.jpg
    18.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

I THEM TURQISث...

Mos më prek në tokë e në gjuhën time;
Mos më prek në palcë e në mjaltë...
Kur isha unë në Gjithësi, ti s'isha as thërrime
S'ishe, o turk, as vezë, s'ishe as baltë!

Mos harro, Turqi, Naisusin, mos harro,
Mos harro, o e mjerë, Konsatantin;
Alfabetin ta bëra unë, o mongol -o...
Ngrihet Gjergji e ta fik thëngjillin!
(Sylejman Qyqalla)

skenderbeu_zps8badf5af.png
 

Attachments

  • skenderbeu_zps8badf5af.png
    skenderbeu_zps8badf5af.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret


Shqiptarët do ti fitojn të gjitha luftërat në botë, pasi ta kenë përfunduar betejën mes vete !
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret


Shqiptaret janë popull i menqur...., por nuk din ta perdorin inteligjencen e tyre në gjera te mira.
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Ja se çfarë shkruhet në zërin “Albania”: “Albania (në gjuhën shqipe Shqipëria, në gjuhën turke Arnaut) është emertimi i pjesës perëndimore dhe jugperëndimore të zotërimeve të drejtpërdrejta të Perandorisë Otomane në Evropë. Duke përfshirë krahinat e Epirit të lashtë dhe të Ilirisë së lashtë, ajo vazhdon përgjatë brigjeve të Detit Jon dhe të Detit Adriatik, që nga Gjiri i Artës, deri në zonën që shtrihet matanë lumit Buna, nga 39 deri në 42 gradë të gjerësisë veriore. Në veri kufirin e saj e formon krahina që i është aneksuar Malit të Zi (Dulqinja) dhe Sanxhaku i Novipazarit që i ka kaluar Austrisë, në jug kufizohet me Gjirin e Artës dhe me mbretërinë e Greqisë, me të cilën Shqipërinë, që nga viti 1881, kur iu shkëputën ca territore, e ndan lumi i Artës. Në lindje…Shqipërisë i takojnë një pjesë e Thesalisë dhe e Maqedonisë. Sipërfaqja e këtij vendi …arrin në 134 mijë kilometra katrorë” (Russkij Encikllopediçeskij Sllovar. Sankt-Peterburg, 1896, f.359).

ne foto 4 vilajetet shqiptare
vilajetet-shqiptare_zpsde4ec27a.png
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

SKثNDERBEU I FSHEHUR NثPثR ARKIVAT GREKE

"SUNDUES DHE HERO I SHQIPTAREVE"

Libri i parë ka autor K.Velefanti i botuar në Athinë më 1857 dhe ka titullin:

Libri i kushtohet Perandorisë Bizantine nga themelimi i saj. Në të janë përfshirë historitë nga mbreti i parë i Bizantit Kostandini i Madh dhe mbyllet me rënien e princit të fundit Gjergj Kastrioti. Libri përbëhet nga 292 faqe. Nga faqja 102 fillon kapitulli që i kushtohet Skënderbeut me titull:

(Historia e Gjergjit të Kastriotëve, i njohur Skënderbe, Princi i Shqipërisë) dhe deri në faqen 238 shkruhet për të. Interesant është fakti se ky libër shoqërohet edhe me grafikë të ndryshme që i përkasin mbretërve të Bizantit, por edhe një grafikë të figurës së Skënderbeut. Pra me këtë zbulim shtohet edhe një grafikë ku na paraqitet me madhështinë e tij Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti. Më shumë në libër siç shihet shkruhet për Princin e Shqiptarëve.

(shkrimtar dhe historian Arben Llalla)

ske_zps1942e988.png
 

Attachments

  • ske_zps1942e988.png
    ske_zps1942e988.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Pe: Thenie mbi shqiptaret

Tito Maccio Plauto
I Menecmi

Ky eshte nje shkrimtar Romak qe shkruan per Epidamnin (Durresi)

Ne faqen 117 thote:

"Njerzit ketu jane te gatuar keshtu: keta te Epidamnit jane qeflinje dhe jane pijetor te jashtezakonshem, per me shume ne kete qytet jetojne njerez qe jane mashtrues, dhe kane deshire qe te tjeret te paguajne, thojne qe nuk ka toke ne bote qe kortigjianet dine te ta bejne qejfin me mire dhe per kete e kan quajtur qytetin Epidamno, sepse ketu eshte e veshtire te jetoje dikush pa pesuar nje dem"

E cuditeshme ky liber nuk eshte i perkthyer ne shqip.

A ngjajne me ne keto Iliret ?

E hidhur por e vertet se keshtu jemi te gatuar edhe sot pas 2 mije vjetesh.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

“Vetëm injorantët venë në peshore përkatësinë etnike dhe atë fetare që të përcaktojnë cila prej tyre sa peshon. Përkatësia fetare dhe ajo etnike me asgjë nuk e dëmtojnë dhe nuk e përjashtojnë njëra tjetrën. Fetarja ta përcakton faltoren ku duhet të vesh kokën kur gjunjëzohesh para të Vetmit që e meriton atë, ajo ta tregon rrugën që ta ka përcaktua Allahu që të mbetesh përgjithmonë në paqe me vetveten dhe Zotin, ndërkaq përkatësia etnike ta përcakton shqiponjën dykrerëshe si altarë të vetmin për të cilin ia vlen të japësh më të mirën që ke dhe që të detyron t’i ndjesh vëllezër të një gjaku edhe ata shqiptarë që nuk i takojnë fesë tënde!” ( Kim Mehmeti)
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

" Njeriu pa dijeni per te kaluaren e vet , eshte si druri pa rrenje. "

Naim Frashëri
1-naimi_zps2f305865.jpg

Kot e ke qe mbulohesh me gzof delesh, qimet e zeza prej ujkut i ke me te gjata.
 

Attachments

  • 1-naimi_zps2f305865.jpg
    1-naimi_zps2f305865.jpg
    29.7 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Medalion CLEMENTE XI (1700-1721)-- Giovanni Francesco Albani Nga babai i tij , Carlo Alban (1623-1684) , vinte nga një familje fisnike e origjinës së lashtë shqiptare ( themeluesi i Albanit , në Itali , ishte Filippo de ' Laci ka thënë " shqiptar " , i cili ishte një kapiten i ushtrisë së Gjergjit Castriota Scanderbeg dhe u zhvendos në Urbino , pas vdekjes së heroit , në vitin 1468 ) , ndërsa Elena , nëna e tij i përkiste familjes së Marquis e Moskës Pesaro , mbi origjinën e lashtë të Lombardisë ( më saktë , Bergamo ) .
Giovanni Francesco Albani ka pasur deri më tani këtë prejardhje shqiptare , pasi ai vetë përdoren për të mbështetur haptazi . Nga ana tjetër, ishte shumë i interesuar në Shqipëri , tani pushtua nga turqit , sidomos për mbrojtjen e gjuhës shqipe dhe e fesë katolike , shumë iniciativa nxitjen dhe inkurajimin lirimin e shumë librave në gjuhën shqipe . Nën shpresën e tij u mbajt në vitin 1700 në Merçine Alessio (Lezha) [sot Merqi-Lezhe]në Shqipëri , Arber historik i konferencës , ku ata janë marrë disa rezoluta në favor të gjuhës shqipe dhe të fesë katolike , për të mos lejuar zhdukjen e tyre nën sundimin osman .

monelle_zpsd1c477b1.png
 

Attachments

  • monelle_zpsd1c477b1.png
    monelle_zpsd1c477b1.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

moisi_zpsaa4779a3.png
 

Attachments

  • moisi_zpsaa4779a3.png
    moisi_zpsaa4779a3.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

SHQIPTARثT, Tث LASHTث SA HISTORIA E PARRثFYER
E EPOKAVE Tث HARRUARA...

Në të vërtetë, zor të dyshohet se “Shkipëtarët”, ose “malësorët” e Shqipërisë së sotme, janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Tesprotëve, Molosëve dhe fiseve të tjera të lashta, tradita e të cilëve u vëzhgua nga poeti i Odisesë (Homeri) në territorin e Epirit, madje në atë periudhë aq të largët, kur tashmë ishin duke u shtyrë në hijen e antikitetit, nga fama në rritje e botës së re helene.
[...]
Nuk ka asnjë gojëdhënë të ruajtur, që të flasë për ndonjë shtegtim të shqiptarëve në vendlindjen e tyre të sotme. Ata janë ç’ka grekët quanin "autoktonë", ose "të mbirë nga toka", - me fjalë të tjera, ardhja e tyre, i përket epokave të parrëfyera ndonjëherë.
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

SHQIPTARثT, RACA Mث E VJETثR E BALLKANIT, PASARDHثS Tث ILIRثVE VENDثS, Tث CILثT ISHIN ATY, KUR ABRAHAMI LA MESOPOTAMINث

Shqiptarët mendojnë se ata duhet të sundojnë Ballkanin, për shkak se ata janë raca më e vjetër atje, pasardhës të ilirëve vendës, të cilët, ishin aty kur Abrahami la Mesopotaminë. Padyshim që pretendimi për parësinë e zotërimit është i vërtetë ashtu si pretendimi se kjo racë ka prodhuar shumë burra të shquar. Duke lënë mënjanë polemikat e nxehta mes shqiptarëve dhe grekëve, për sa i përket origjinës së Aleksandërit të Madh, Perandorët Konstandini i Madh dhe Justiniani ishin ilirë, ashtu siç ishte edhe Shën Jeronimi, përkthyesi i Vulgate (përkthimi latin i Biblës). Shqiptarët modernë kanë kokat më të gjera se çdo racë tjetër në Europë (popullsi brakicefale).
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

@TrueLovE, ka ndonje burim, apo autor ata thenjet ..:)

skender_zps3a61910a.png
 

Attachments

  • skender_zps3a61910a.png
    skender_zps3a61910a.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

pogdani_zps36740b9f.png
 

Attachments

  • pogdani_zps36740b9f.png
    pogdani_zps36740b9f.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Nje "bombonjere"(karamele) turke ne kalane e Rozafes. Nje shenje miqesie nga vellezerit turq

bombeturke_zps5c8ab97b.png
 

Attachments

  • bombeturke_zps5c8ab97b.png
    bombeturke_zps5c8ab97b.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Pushtimi i Konstandinopojes se Konstandinit Ilir nga hordhit Turko-Otomane!

Ishin Shqiptaret Ortodoks ata qe e mbrojten me gjak deri ne momentin e fundit kete qytet madheshtor te fortifikuar nga civilizimi i lasht Krishter,madje edhe kur Bizantinet i tradhtuan Shqiptaret dhe ju bashkuan Osmanve,Shqiptaret ne asnje mnyre nuk pranuan te i nenshtrohen Sulltan Muratit por e vazhduan betejen deri ne momentin e fundit te pergjakur e braktisur nga te gjitha anet!!

kostandini2_zpsf20bd95b.png
 

Attachments

  • kostandini2_zpsf20bd95b.png
    kostandini2_zpsf20bd95b.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

(At Gjergj Fishta)
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

...Mos u çuditni me kundërshtinë, përplasjet dhe urrejtjen midis këtyre tri feve: judaizmit, krishterimit dhe myslimanizmit. Kundërshtitë e tyre të brendshme ideologjike janë shumë herë më barbare se çdo tjetër. Të gjithë rivendikojnë për veten e tyre dhuratën e perëndisë, të pagabueshmen, uniken, duke i konsideruar të tjerët “dhen flijimi”, ndërsa vetveten shpëtimtarë të perëndisë.
Fanatizmi i tyre i drejton drejt veprës që pëlqehet nga zoti i secilit që të të “shpëtojnë” me çdo mënyrë, qoftë dhe me prerje koke!

(Aristidh Kola Historian, publicist, jurist )
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Nper gjuhë shqype bota mbârë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë,
trima n'zâ, sikurse jîni
(Fishta)
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 1 20.0%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 1 20.0%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 2 40.0%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 1 20.0%
Back
Top