Thenie mbi shqiptaret

Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Kur ne sulm hodhen turqit
Hordhite e pambaruara
Keshtjellat e sintakses
S'i muar qe s'i muar.

Kur pane se gjuhes
S'i hodhen dot prangat
Leshuan drejt saj
Gjithfare merimangash.

Parashtesa e pjeseza
E lidheza se prapthi
Te bukuren gjuhe
Ta benin leshharpi.

Te te benin ty,donin
Shqiperi,memece
Po ja,erdhi Naimi
Si yll mbi ty ecte.

Doren e zbehte
Mbi ball ta vuri
Te te hiqte zjarrllekun
Prej te semuri.

Dhe vdisnin pjesezat
Thaheshin merimangat
Ndriste si perlat
Poezia e madhe.

(ISMAIL KADARE)
2sh_zps1e37d0af.jpg
 

Attachments

  • 2sh_zps1e37d0af.jpg
    2sh_zps1e37d0af.jpg
    43.2 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Zbulim arkeologjik i pabesueshëm që dëshmon se gjuha që sot neve e flasim është po e njejta gjuhë e ilirëve antik dhe se alfabeti që sot njihet si latin është në fakt alfabet ilir. Fimia hyn neron haire - fëmia hyun nderon, hajër. Nga kjo del se fjala hajër që zbërthehet si mbarësi nuk është huazim nga turqishtja por është fjalë burimore shqipe. Ku janë pseudo akademikët tanë dhe mediat tona që nuk e tregojnë këtë zbulim dhe ta njoftojnë gjithë botën për këtë dhe shumë zbulime tjera që mbahen në hije?! Serbët ardhacak na bëjnë të ardhur në shek. XlV pas Krishtit kurse ne jemi këtu para civilizimit romak e grek. ثshtë qudi që këto potenciale që kemi nuk i përdorim dhe shpesh i shkatërrojmë dhe pastaj habitemi se si armiqt tanë na falsifikojnë historinë tonë dhe nuk mendojmë se neve vet i ndihmojmë direkt ose indirekt. Kur pylli iu ankua Zotit dhe i tha se po më pret shumë sëpata, Zoti i tha se vetë i ke fajet që iu ke bërë bisht sëpatës. Ne fatkeqësisht shumë shpesh gjatë historisë por edhe sot i jemi bërë bisht sëpate armiqve tanë! - B.SH.

970269_547507358641149_1732553930_n.jpg
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Sweetie,

Sikur armiqet tane te kishin keto fakte ne favorin e tyre, do te kerkonin te na fshinin nga faqe e dheut, kurse ne i kemi dhe fatkeqesish, me te gjithe keta pseudoakademik, pseudo doktor shkencash, pseudo intelektual...edhe ate qe e kemi fakt te forte ne dore, jo qe nuk e perdorim ne favor tonin, por ia falim si artefakt armiqeve tane.
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

S H Q I P E R I A
nga : Naim Frasheri,,

Bota qe kur eshte zene
Shqiperia gjalle ka qene
Pellazg" u theshin me pare
Me ne fund Shqipetare

Gjuhe ' qe kishin Pellazgjinte
Ate flisnin Perendite
Ate kane Shqipetaret
Sic e kishin dhe te paret

Greqishten ajo e polli
Llatinishtja q'atje dolli
Bijte t'ane jan' Elinet
Si nderkur edhe Latinet

Edhe gjithe Evropianet
Qe kan,dale ngaromanet
Neve jemi me te pare
Ne Evrope nga c d'do fare

Gjithe bota vine qe moti
Ne Tomor ku ishte ZOTI
Qe t'i falen Perendise
Zotit math te Shqiperise

Zeri flaka s'kishte kot
Q'i nxjerr Tomorri edhe sot
Athere kish s 'di se cine
Tani kane Abaz Aline

Shqipetari trim me flete
Ka rojtur ne kete jete
Kemi pasur mbreterira
Edhe fort shume me te mira

Kemi bere shume pune
Po te gjitha vane lume
Aleksandrii ish Shqiptar
Q'u tha i madhi korrdhetar

Selefket dhe Ptolemenjte
Edhe gjithe te medhenjte
S'qene Greker as Bullgare
Ata ishin Shqipetare

Pirua qe nga Shqiperia
Qe po e levdone Historia
Skenderbegu Kastrioti
q'u deftye aq'i zoti

Ishte burr i Shqiperise
Q'i dha dermene Turqise
C'burra ndron Shiperia
Qe i shkruan Historia

Bajraktar e Qyperline
Shkodrane e Mehmet Aline
Xhavella e Marko Sule
Bubuline e Mihaule

Q'i dhane dermen Turqise
Dh'i vune nder Trimerise
Si keta e si te tjere
Qe qene shume te ndjere

Po nga gjithe trimeria
Nuk fitoje Shqiperia
Per kedo qe ne luftuam
E mbajtme e i liruam

Te gjitha na u harruan
Dhe sot te ligen na duan
Me kaqe burra te vyer
Qysh u dothem te genjyer?


E ce desha trimerine
Kur s m'u ndothe per Shqiperine
Me nder t'nee rroj Turqia
Po aq vuan Shqiperia

Ka vuar edhe po vuan
Turqit neve a na duan?
Neve e beme Greqine
Epo Grekrit na e din ?

S'duan fare te na shohin
Shqiperine sot s'e njohin
Shqiperia rron si ropi
Mendohet per te Evropi ?

Mos durofsh i Madhi Zot
Te jete ne zgjedhe sot !
Burr i madh qe ke luftuar
Edhe boten ke liruar

C'te na benje trimeria
Sa me qene gjalle padija?
Shqiperi!pse s'ishe e zonja
Te benje tri kater shkronja ?

Se ti punet i mbarove
Po te tjeret i nderove
Siku te paskerke shkruar
Gjesendi s'te ish haruar

Do te kishime Pllatone
Aristotel' e Stabone
Pindar,Omer dhe Esqille
Dant e Senek e Virxhile

Do te ish sot Shqiperia
Qe te mer boten zilija
Po te shkuara i lere
Dhe mso ment per te tjerter here

O vellezer Shqipetare
Lereni kohen e pare
Ejani tani te msojme
Pas ketaje t'a trashegojme

Se ne ndejcim te pa mesuar
Keshtu kemi per te vuar
Eshte turp per faren t'ene
Te mos mos nxjerrim fare zene

Po te ronje e pa ndjere
E shkret' e vorfee mjere
Pse te mbetet Shqiperia
T'e mbulonje babezia

Duke m ;e patur burra trima
Te umbase si vetetima?
Ah! mos ;Zoti mos e dhente
Jakeni te mbledhim mente
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Lgura_zps3cae6de4.jpg
 

Attachments

  • Lgura_zps3cae6de4.jpg
    Lgura_zps3cae6de4.jpg
    52.4 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,
Dashurinë tënde kurrë zemëra s'e ka harruar.

Kur dëgjon zëthin e s'ëmës qysh e le qengji kopenë,
Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,
Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,
E ta trëmbin, ajy s'kthehet, po shkon në mes si shigjetë,
Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua.
Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë,
Tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m'erë,
Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija,
Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.
Atje lint diell' i qeshur edhe hëna e gëzuar,
Fat' i bardh' e mirësija në atë vënt janë mbluar;
Nat'atje'shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë,
Në pyjet' e gjelbëruar, atje rrinë perënditë.

60731543.jpg


19334_1344907509069_1422711153_30979933_4552869_n.jpg
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë!
Fushat e gjëra me lule, q'u kam ndër mënt dit' e natë!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar!
اuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!
Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.

Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.


8941755219_d2e78a176c_c.jpg

7240882384_0d38b677ea_o.jpg
 

Attachments

  • 8941755219_d2e78a176c_c.jpg
    8941755219_d2e78a176c_c.jpg
    206.2 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Ne bulevardin "Vittorio Emanuele II" Bari, Itali. "Kujtojme Luigj Gurakuqi shkrimtar dhe patriot shqiptar ketu i vrare me 2 Mars 1925

luigj_zpsbe1f7344.png
 

Attachments

  • luigj_zpsbe1f7344.png
    luigj_zpsbe1f7344.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

"Feja e shqiptarit asht Shqiptaria"
(Pashko Vasa)

"S'ka fe pa atdhe"
(Hoxhe Mulla Idriz Gjilani)

"..Nuk shpëton jo, sot, as Xhamia pa Kishë, as Kisha pa Xhami, por as njena e as tjetra pa Shqipni.."
('At Anton Harapi)

“Për mëmëdhenë duhet me qenë shërbëtorë, njeriu sa dashuri të ketë në mëmëdhenë, aq dashuri ka në fenë”.
(Said Najdeni Hoxhë Voka)

"Vërtetë ne kemi Bajram dhe Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë"
(At Gjergj Fishta)
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

"Gjergj Kastrioti, princ i Epirit apo Shqiperise, si dhe Maqedonise... "
Shkeputur prej vepres me titull "Promtuarii iconum insigniorum à seculo hominum, subiectis eorum ..."
autor Guillaume Rouillé - viti, 1581


s32_zps77c601b4.png
 

Attachments

  • s32_zps77c601b4.png
    s32_zps77c601b4.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Meqenese kerkohet rishikimi i historise ne trojet shqiptare, pra qe te rishikohet prezenca osmane - turke dhe te paraqitet ne nje menyre tjeter, le te merren historianet turq dhe disa historiane (shqiptar apo shqipfolsa) proturq p.sh te na analizojne si duhet pare vepra e Kronistit Turk, Saidin Turku, ku ne vepren e tij paraqet mizorite turke, plaçkitjet si dhe skllaverimin e djemeve dh vashave shqiptare!
Le te na analizojne ate çka ka sjell kronisti turk i cili ne faqen 121 te vepres se tij shkruan si me poshte:
"PLACKITJA E SHQIPERISE, BOSNJES DHE E HERCEGOVINES (VITI 1375)
Kur çeshtjet e mbretit ne Azi ishin paqesore, dhe te qeta ne perputhje me deshiren e tij, ne vitin 785 (1375) kaloi ne Greqi me shpirtin per te luftuar, dhe te neneshtroje Vende, dhe u ndal ne rezidencen e tij Mbreterore te Adrianopolit, ku ishte keshilluar me Veziret dhe Governatoret e shtetit, urdheroi qe duheshin bere plaçkitje ne Shqiperi dhe Bosnje: Emeroi si Gjeneral Timurta-beun dhe e dergoi se pari drejt ketyre vendeve, jo vetem qe ushtaret te pasuroheshin, e te fuqizoheshin me preun dhe plaçken e ketyre Vendeve, dhe te Pafete te ktheheshin ne te varfer dhe varfanjake. ...
...Per kete Timurat.beu, se pari shkoi ne Shqiperi dhe mori (theu) disa keshtjella, te cilat ishin pergjate rruges se tij: Dhe me pas dergoi ushtare te sulmonin dhe te plaçkitnin Vendin. Aty ku kapeshin prej ushtareve vasha dhe djem te rinje Shqiptar me nje bukuri te pashoqe,,,,
çdo ushtar mori nje Skllav me shume plaçke& dhe çdonjeri prej tyre realizoi qellimin dhe deshiren e vet: Timurtan-Beu duke kerkuar nje te pesten e plaçkes u kthye me ushtrine me pre dhe pasuri te pafund ne Pallatin Mbreteror...."
---
Do ishte me te vertet interesante te dinim mendimin e ketyre biçim historianesh qe kerkojne te na paraqesin ndryshe barbarin osman-turk!

(E. Canaj)



turq_zpsb1fd59d3.png
 

Attachments

  • turq_zpsb1fd59d3.png
    turq_zpsb1fd59d3.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Një pikturë satirike britanike, që tallet me serbët, viti 1912.

serb_zpsffc4fce5.jpg
 

Attachments

  • serb_zpsffc4fce5.jpg
    serb_zpsffc4fce5.jpg
    182 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Të duash tënden, të nderosh t’huajën,
t’jesh mikpritës dhe bujar, të mbash besën dhe traditat, kësaj i thonë të jesh SHQIPثTAR…
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Pother – Wegner,1899
“Malësorët shqiptar e kan të zhvilluar shumë krenarinë dhe ndjenjën e nderit;ai që e ka pozitën më të lartë nuk i tregohet si i tillë atij me pozitë më të ulët;gjithnjë është gati t’i ndihmojë. Kurr nuk shahet,se përgjigje do të ishte plumbi. Vjedhja jashtë fisit asht nder.Mikëpritja dhe mbrojtja e mikut janë detyra të shejta. “

Bajroni ne nje leter te tij, derguar nenes nga Preveza, me 1809 , mes te tjerave i thote:
"..... Te gjithe shqiptaret jane te lindur te ndershem dhe besnik jane te ashper.... por jane ndoshta rraca me e bukur ne bote per nga paraqitja.Grate e tyre jane perhere nje gje fisnike, por burrat i perdorin si skllave, i godasin pra me pak fjale jane si nen zgjedhe.Ato punojne token, mbjellin dhe korrin.Merren me prerjen e drureve ne pyll e deri ne rregullimin e rrugeve publike.Burrat jane te gjithe luftetare.Lufta dhe gjahu jane te vetmet pune me te cilat merren ata.

Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë se - u vonuam - por - na iku !!
Nikë Palkola

Shqiptari është i gatshëm t'i ndezë një qiri Djallit, sapo zhgënjehet me Zotin.
Fan Noli

Zot! Jepu shqiptarëve vullnet dhe logjikë që të flasin shqip të paktën kur janë në Shqipëri.
Se, siç kanë zënë disa, shpejt a vonë do ta bëjnë atdheun babiloni gjuhësh, ku s’do ta marrë vesh qeni të zonë !

Nonda Bulka
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

SI SOT Nث HISTORI: 22 KORRIK

2010: Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, Hagë, vendos se shpallja e pavarësisë së Veriorit më 2008-n, nuk përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare
1942: Nën drejtimin e Ministrisë së Tokave të Lirueme zona e Krajës i bashkohet prefekturës së Shkodrës
1920: Ushtria shqiptare nën urdhrat e qeverisë nis mësymjen kundër pozicioneve italiane në Vlorë - Forcat shqiptare hyjnë deri në lagjet e jashtme të qytetit duke detyruar rishikimin e gjendjes diplomatike mes dy vendeve - Italia prish marrëveshjen paraprake me qeverinë greke dhe dërgon përfaqësuesin e saj për të lidhur paqe me qeverinë shqiptare
1478: Në Shkodrën e rrethuar mbërrin sulltani Mehmeti II, në krye të 200 000 ushtarëve - Turqit ngrenë kampin në Fushën e Shtojit - Intensifikohen bombardimet ndaj kështjellës - Për një muaj rresht janë lëshuar 506 gjyle, duke shkaktuar çarje në disa pika nëpërmjet të cilave turqit mundin të hyjnë në brendësi të mureve - Pas luftimeve të përgjakshme trup me trup, ushtria turke zmbrapset - Sulltani urdhëron bombardimin e portës së madhe të kështjellës me të 11 topat njëkohësisht - Porta qëndron
( vargmal.org)
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

fishta3_zpscc13d21f.jpg
 

Attachments

  • fishta3_zpscc13d21f.jpg
    fishta3_zpscc13d21f.jpg
    45.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

abc_zpsed570f31.png
 

Attachments

  • abc_zpsed570f31.png
    abc_zpsed570f31.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

1 Janar - 28 Nentor = 333 dite. 28 Nentor - 31 Dhjetor = 33 dite

Mos ndoshta mund te quhet rastesi qe simboli i Krijuesit perfshihet ne diten e shpalljes sone te Pavaresise ?!!!
ISMAIL QEMALI dhe gjithe miqte e tij te brendshem dhe te jashtem te cilet dhane kontributin e tyre ne kete dite, ishin FRIMASONE.
Pra, askush nuk mundet dot ta mohoje aktin Frimasonik te Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise !!!

iqemali_zps0a29ac60.png
 

Attachments

  • iqemali_zps0a29ac60.png
    iqemali_zps0a29ac60.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Per Shqiperine u perpoqa
sa flijova jeten time
nuk tregohet se sa hoqa
se shteti mi njihte krime.

Hoxhe-Hafiz Ali Korça
hafiz_zps1517b4ef.jpg
 

Attachments

  • hafiz_zps1517b4ef.jpg
    hafiz_zps1517b4ef.jpg
    6.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Në literaturën historike Gjusepe Katapango në v.1984, në Romë botoi librin me titull "THOTI FLISE SHQIP". Përndryshe, Thoti ishte perëndi egjiptiane. Ai para 6000 vjetëve ka krijuar sistemin e hieroglifeve në bazë të Ilirishtes-shqipes, që shërbeu si mostër për përpilimin e sistemeve të tjera alfabetike - thuhet në literaturën historike"

Po e përfytyroni dot ç’mund të ndodhte sot, sikur të përfaqësoheshim në kongres të egjiptologëve me dikë nga sharlatanët, që të referonte se “Thoti fliste shqip”???
(Rahmetpast Vehabiu)

thoth_zps0dd17991.jpg

Ne dore çelsin e jetes= pavdekshmeria
 

Attachments

  • thoth_zps0dd17991.jpg
    thoth_zps0dd17991.jpg
    52.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Nqs eshte per neser, le te vdesim sot. O flamur o vdekje!! Dom Nikoll Kaçorri

domkacorri_zps2f459b8c.jpg
 

Attachments

  • domkacorri_zps2f459b8c.jpg
    domkacorri_zps2f459b8c.jpg
    136 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

ale_zps3c741e7e.jpg

Aleksandri i III-të, i biri i Filipit të II-të dhe princeshës epirote Olimpia, lindi në verë 356, dhe ishte njëzet vjeç, kur në vitin 336 ia doli të marrë fronin e Maqedonisë. Edhe pse të dy prindërit e tij deklaronin prejardhje greke, ai kishte me siguri nga babai i tij, dhe me gjasa edhe nga nëna e tij, njëfarë gjaku ilir, domethënë gjak shqiptar.


Titulli: Alexander the Great, Volume 1
Autori: William Woodthorpe Tarn
Botuesi: CUP Archive, 1979
 

Attachments

  • ale_zps3c741e7e.jpg
    ale_zps3c741e7e.jpg
    102.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

"Flamuri kombetar eshte rrobe qe i bie tamam çdo Shqiptari "


Mulla Jakup Asipi

 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

«Kam shkuar jetën duke luftuar kundër asaj dinakërie të poshtër që quhet sharlatanëri dhe, të them të vërtetën, më ndizet gjaku kur shoh ca morra të ngordhur që, për ta nxjerrë veten e tyre si të qytetëruar e të hollë, tallen me veshjet kombëtare të Shqipërisë. Dua t’i marr disa nga ata ngordhanikë e t’i çoj në Skoci për të parë zotërinj të mëdhenj të veshur – në dasma e në mbledhje – me petkat e tyre kombëtare, të cilat u shëmbëllejnë shumë petkave tona. Pse Shqipëria të harrojë rrobat e hijshme të saj, të cilat me ca ndryshime të vogla mund të bëhen më praktike e më të lira pa humbur bukurinë e tyre?»

Faik Konica, 1905
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

"...Siç dihet nga të gjithë, në periudhën e lashtë shqiptarët quheshin ilirë. Rajoni i diskutueshëm në lashtësi njihej si Iliria e Jugut dhe më vonë është quajtur Shqipëria e Jugut, ndrsa grekët kanë vendosur ta quajnë Epir, një emër që do të thotë “kontinent”; në zanafillë përdorej për këtë rajon nga banorët e ishujve të vegjël, përtej bregut të Shqipërisë.

Faik Konica (Lexo "Sfondi i Konfliktit Italo-Grek")

Faik Konica 1909, vajti në Boston nga Anglia i veshur me kostumin kombëtar shqiptar, për të reklamuar Shqipërinë nëpër rrugët e Bostonit.
konicafaik_zps2589c581.jpg
 

Attachments

  • konicafaik_zps2589c581.jpg
    konicafaik_zps2589c581.jpg
    16.7 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

BASHKIMI KOMBETAR ESHTE NJE DOMOSDOSHMERI
Pashko Vasa O Moj Shqipni, e mjera Shqipni kush të ka qitë me krye në hi?... Ti ke pas kenë një zonjë e rande që burrat e dheut të thirrshin nanë
Në “Gazetën Shqiptare” të datës 04 korrik 2011 qenkej botuar një njoftim për një notë proteste që Rusia i paskej dërguar Tiranës zyrtare, në të cilën shprehej revolta e saj ndaj deklaratave për “Shqipërinë e Madhe”,të bëra nga nje ish-deputet i joni .Me këtë rast, në notëprotestën ruse, të përcjellë prej zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme Ruse, Aleksandër Lukasheviç, theksohej se“idetë nacionaliste të krijimit të një “Shqipërie të Madhe”, bien ndesh me përpjekjet ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor, që synojnë forcimin e sigurisë në rajon ndaj dhe duhet të marrin një reagim të përshtatshëm nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Pohime të tilla, që mbështeten në logjikën mesjetare, mund të çojnë në pasoja jashtëzakonisht negative”. Sa herë që dikush prek, qoftë edhe kalimthi çështjen kombëtare shqiptare, që vazhdon ende të mbahet pezull deri tani, në Rusi fillojnë të fryjnë erëra polare. Pastaj kukuvajkat ruse që nga Paqësori e deri në Balltik fillojnë kujamën e tyre të pafundme në të gjitha regjistrat e politikës ruse. Por te mos harrojme faktin se festimi i jubilarit te 100 vjetorit te pavarsise se Shqiperise tregoj fetyren e vertete te diplomacise nderkombetare ku nga rreth 100 kryetar shtetesh e kryeministra te ftuar morri pjese vetem kryeministri malazes dhe nje zevendes minister .

shqiperietnike_zps64a49681.jpg

Në periudhën e përpjekjeve për ripërtëritjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në vitet 1892 - 1897, Lëvizja Kombëtare Shqiptare, hoqi dorë publikisht nga e drejta juridike dhe politike shqiptare në Vilajetin e Selanikut për faktin se nuk e kishte të drejtën natyrore të dhënë nga Zoti, shumicën etnike. Realisht, nga Kongresi i Hagës më 1897, për Shqipëri do të konsiderohen katër vilajetet me shumicë shqiptare: i Kosovës, i Shkodrës, i Manastirit dhe i Janinës. Të saktësojm faktin se Shqipëria e fundshekullit XIX - fillimshekullit XX, kishte 90 100 km2.
Të ndjekim statistikat osmane:
Vilajeti i Shkodrës kishte 10 800 km2,
Vilajeti i Kosovës - 32 900 km2,
Vilajeti i Manastirit - 28 500 km2 dhe
Vilajeti i Janinës kishte 17 900 km2.
Këto katër vilajete të Shqipërisë, më 1910 patën 3 804 000 banorë. Në strukturën e banorëve të territorit perandorak osman që quhej Shqipëri (Arnautlluk, Albania)
 

Attachments

  • shqiperietnike_zps64a49681.jpg
    shqiperietnike_zps64a49681.jpg
    29 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Te krishtere dhe mysliman te gjunjezuar prane varrit te Skendebeut.

gravureskenderbeu_zps86ecd416.jpg
 

Attachments

  • gravureskenderbeu_zps86ecd416.jpg
    gravureskenderbeu_zps86ecd416.jpg
    87.4 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Një anekdotë historike e viteve 20’ rrëfen se kur imzot Noli ndodhej në Gjenevë në krye të delegacionit shqiptar për të mbrojtur hyrjen e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në bashkëbisedimet që kishte me një delegat francez, vazhdimisht shikonte mbrapa. Një moment diplomati francez e ndërpret bisedën dhe e pyet nëse e shqetësonte diçka. Im zot Noli iu përgjigj “ jam duke parë se mos më bie bishti që ju thoni se kanë shqiptarët”. Diplomati francez i cili kish rënë preh e propagandës serbe të viteve 20’ u skuq dhe nuk foli.
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

aharapi_zps36f4a18e.jpg
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Gjuha shqipe e ruajtur në shekuj nga arvanitas
parlamentigrk_zps7a6f902e.png

Elementi kryesor i cili dallon arvanitasit nga popujt e tjerë që përbëjnë shtetin grek, është gjuha shqipe, që ata flasim brenda në rrethin familjar.Deri në shekujt e mëparshëm gjuha shqipe nuk shkruhej nga masa e gjerë e popullit të saj, nuk përbënte gjuhën e shkollimit, këtë gjuhë e flisnin njerëzit e pashkolluar, ishte gjuhë e jetës së përditshme, prandaj arriti të përcillej nga brezi në brez. Pra, gjuha shqipe ishte gjuhë popullore dhe jo gjuhë letrare e fetare. Kështu, njerëzit e diturisë dhe të letërsisë e quanin gjuhën shqipe gjuhë “barbare”. Gjuha shqipe, duke mos u shkruar, mund të rrezikonte të humbiste gjatë shekujve, të humbiste origjinalitetin e saj dhe emocionet shpirtërore. Prandaj, stërgjyshërit tanë arbër krijuan ninullat, këngët e kreshnikëve dhe vajet. Një nga mënyrat e rruajtjes së gjuhës, pra, është kënga. Kështu, shumë ngjarje të përditshme dhe ngjarje historike u përcollën brez pas brezi nëpërmjet këngës popullore si në vargjet e mëposhtme:


Meqë nuk dimë të shkruajmë,

mjaftohemi me të folur,

me këngët dhe me vajet

kujtesa jonë kështu ruhet

Askush nesh nuk dinte të shkruante,

por i bëmë këngë dhe u ruajtën

goja-goja deri më sot

kujtesa jonë e gjallë mbet



Një tjetër këngë është:

Arvanitasit këndojnë,

gjuhën e tyre mos harrojnë

shiko atë plakun si këndon

edhe gjaku si i qarkullon.

Gojë më gojë ruhet jeta

me këngët e vërteta.

Arvanitasi nuk di të shkruajë,

por me këngë di ti ruajë.

Në një tjetër thonë:

Gjuha jonë vetëm thuhet

nuk e lanë që të shkruhet

bëmë këngë këshillat e urta

që të mos harrohet gjuha.

Vargjet e këtyre këngëve tregojnë qartë dhembjen e arvanitasve për gjuhën e tyre, por edhe mënyrën e ruajtjes së gjuhës.
 

Attachments

  • parlamentigrk_zps7a6f902e.png
    parlamentigrk_zps7a6f902e.png
    6.9 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top