Titulli: Thenie mbi shqiptaret
Historia e Shqipërisë
nga Johann Thumann
“… Qëllimi im nuk ishte që të shkruaja një histori të gjatë dhe të plotë. Përpjekjet e mia kanë qënë vetëm për të hedhur dritë mbi prejardhjen e shqiptarëve ashtu sikurse shfaqet tek një numër i madh faktesh dhe dokumentash të renditura në mënyrë kronologjike të cilat çjerrin errësirën, zhdukin konfuzionin dhe hedhin poshtë ato spekullime të paskrupullta mbi këtë popull, duke u përpjekur që ta bëj të njohur këtë vënd përgjatë gjithë historisë së tij si një komb i cili është ndër banorët më të vjetër të Evropës dhe që kanë ditur të mbijetojnë, me gjithë fluksin e grekëve, romakëve, gotëve, sllavëve, frengëve, italianëvet dhe turqve…”
JOHANN THUMANN (1774)
[Fragment nga “ـber die Geschichte und Sprache der Albaner und der Wlachen “(Mbi Historinë dhe Gjuhën e shqiptarëve dhe të vllehëve), me autor Johann Thunmann, botuar në Leipzig, më 1774 dhe e përkthyer në gjuhën angleze nga Dr.Robert Elsie.]
“Unë tani do të doja të kthehesha në historinë aktuale të shqiptarëve dhe të vendit ku ata banojnë. Ata janë pasardhësit e ilirëve të lashtë, ndërsa fqinjët e tyre, vllehët, me historinë e lashtë të të cilëve unë do të merrem më vonë, janë femijët e Thrakasve. Në këtë shkrim do të përpiqem sa të mundem për të provuar këtë dëshmi.
Njerëzit që jetojnë midis Detit Jon dhe Maqedonisë, në mes Chernagora [Mal i Zi] dhe Neo-Kastros, në Evenus [Evinos] edhe pse flasin shqip, jo gjithmonë janë quajtur me emrin shqiptar. Ata jetonin në terrene malore, duke ruajtur veten dhe emrin e tyre, pavarësisht nga të gjitha luftrat që kishin bërë në shekuj me popujt fqinjë. Ata mbetën në këto kufij të ngushtë që kurse, këta të fundit, i shikojmë të përmenden më pas, shekuj me radhë, nga shkrimtarët bizantinë dhe në korespondencën e papëve. Në vitin 1250, krahinat e Pulat-it [Pult] dhe Chounavia-s nuk u përfshinë në territorin e quajtur, Shqipëri.
……..Grekët, ishin të parët që bien në kontakt me shqiptarët aktualë si një komb i pavarur, me një popull të përkushtuar për luftë dhe të devotshëm për vendin e vet, duke e përdorur emrin e tyre për t’iu referuar në përgjithësi banorëve të zonave malore dhe të Epirit, të cilët përdornin të njëjtën gjuhë dhe kishtin të njëjtat zakone si dhe “Albanians” dhe që, së bashku me ta, zbrisnin për të jetuar poshtë në fusha dhe në vendbanime të reja që i merrnin nga grekët. Edhe kombet e tjera të Evropës ndoqën shembullin e grekëve. Vetëm turqit i quanin ata Arnautë, që vjen nga emri i princit të fundit të Shqipërisë Jugore, Arianiti. Vendasit e quanin veten e tyre ‘Skipatars’ por as ata vetë nuk e dinë se nga vinte kjo fjalë, Në fillim, përgjithësisht, emërtimi ‘Shqipëtar’, ashtu sikurse edhe ai ‘Albanian’ nuk ishin shumë të përdorshëm. Ndoshta nuk do të bëja gabim po të shprehja dyshimin se, fillimisht, banorët e trevës malore të Ceraunisë mund ta kenë quajtur veten sit të tillë, duke e marrë këtë emër nga një fshat aty afër, i quajtur Sipjatos, i cili i referohet dokumentave si i tillë që në vitin 870. Ka mundësi, gjithashtu, që mund të rrjedhë edhe nga emri i famshëm Spata [Shpata], familje e cila, në fund të shekullit të 14-të, kishte në pronësi, pjesën më të madhe të Shqipërisë. Një gjë është e sigurtë – se Chalcocondylas i referohet atyre si Spatai. Sido që të jetë e vërteta, unë unë nuk pretendoj se di gjithçka në këtë çështje mjaft të panjohur në lidhje me origjinën e fjalës.
Por kush janë këto Skipatars, këta ‘Albanians’? Askush nuk ka pretenduar të dijë ndonjë gjë të besueshme apo për të dëshmuar lidhur me të vërtetën rreth tyre pa u bërë pre e spekullimeve. ……. Në këtë çështje, vetëm sa ngriheshin pikpyetje dhe bëheshin spekullime. Historia e këtij populli dhe gjuha e tyre nuk ishin hetuar ashtu siç duhet… Jo çdo gjë që thuhej duhej të merrej si e sigurtë.
Unë kam arritur të bëj atë që të tjerët nuk kanë mundur ta realizojnë dhe që kanë dështuar. Unë nuk kam gjetur asnjë gjurmë imigracioni në tërë historinë e tyre. ثshtë, mbi të gjitha, gjuha e tyre, e cila ka lënë të tilla gjurmë lidhur me fatin e këtij populli sa që mua nuk më mbetet gjë tjetër veç se t’i shikoj ata si fqinjët e grekëve dhe subjekte të Romës antike. Këto dy fakte, së bashku, përcaktojnë origjinën e tyre të lashtë nga Ilirët. …..
. Përveç kësaj, është një popull i veçantë, të cilët, nga njëra anë, edhe pse për një kohë të gjatë kanë qënë evropianë, nga ana tjetër, ishte një vend me më pak lidhje me popujt e tjerë të Evropës, se sa këta të fundit kanë mes njëri – tjetrit. Unë do të bëja këtu një përjashtim për vllehët të cilët, ndoshta kanë të njëjtën origjinë si dhe shqiptarët, por që me kalimin e kohës dhe nga përzjerja e tyre me popujt e tjerë, kanë evoluar ndryshe nga këta të fundit. Që të dyja, historia dhe gjuha e folur e tyre janë prova më e saktë për këtë dëshmi. Unë e shikoj tepër të rëndësishme që të paraqes këtu ato ngjarje kryesore të cilat shquajnë popullin shqiptar, me qëllim që të hedh një dritë të mjaftueshme mbi historinë e tyre. Kjo është mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemit. Kush janë shqiptarët? Si u shfaqën ata? Cila është prejardhja e gjuhës së tyre?
Njerëzit e parë që njeh historia në këtë rajon janë ilirët, një komb i madh dhe i fuqishëm që ka jetuar në Detin Adriatik, nga Po deri në Gjirin Ambracian, dhe në veri deri në Danub. Straboni beson se kjo popullsi përhapet deri, tutje në perëndim, në Liqenin Constance, përmes Noricum-it dhe Vindelicia-s. Ai, gjithashtu, pohon se Pannonians-it e kanë prejardhjen nga ky popull. Appiani dëshmon qartë se Pannonians ishin ilirë. Istrians, Japodes, Dalmatët, Liburnians, Dardanians, Ardiaei, Autariates, me pak fjalë, të gjitha popujt deri në malet Ceraunian konsiderohen në përgjithësi si ilirët. …………
….Por këta Ilirë, si subjekte të Romakëve, ende nuk ishin të mbrojtur nga dyndjet barbare. Ardiaei dhe Palarians i sulmuan ata rreth vitit 135. ….
….Dassaretae dhe Hybrians ishin pjesërisht të prekur nga këto goditje dhe territoret e tyre ishin pothuajse plotësisht të çpopulluara. Me kalimin e kohės, rajonet e çpopulluara ishin mbuluar nga pyje të pashkelura që do të duheshin ditë të tëra për t’ i përshkuar. Epiri dhe Iliria që dikur kishin qënë treva të mbipopulluara, në kohën e Strabonit, ato pothuajse kishin mbetur fare shkretë. Ajo popullsi që kishte mundur të mbijetonte, rronte nëpër fshatra apo nëpër rënojat e qyteteve të shkatërruar.
Për këtë arsye, shumë koloni romake shpejtuan të venë atje dhe të vendosen përgjatë bregdetit dhe në qytetet e boshuara. Në kohën e Pliny’s, qytetet e Rhizon [Risani], Ascrivium [Kotorrit], Butua [Budva], Olchinium [Ulqini], Skodra [Shkodra], Lissus [Lezhe], Dyrrhachium [Durrës] dhe Bylisi u pushtuan nga kolonë romakë. Por,ende përreth,kishte shumë prej banorëve të vjetër ilirë. Straboni i referohet Taulantëve, Parthini, Bylliones, Phrygians, Lyncestae, Elimiotes, Eordi dhe të tjera fiseve që ishin ende aty në kohën e tij. Pliny, nga ana e tij, vë në dukje se në rajonin e Apollonisë, në kohën e tij, ishin popullsitë barbare (jo- greke), Amantes dhe Bylliones. Ai i quan Dassaretae, Amantes dhe Orestae, popuj të lirë. Ptolemeu përmend Taulantët, Elimiotes, Eordi, Orestae, Dassaretae, Lyncestae dhe Albanians, të cilët referohen në këtë mënyrë për herë të parë. Ata me siguri e kanë marrë këtë emër nga qyteti i Albanopolit, i cili më von u quajt Albanon dhe Arbanon. Ata jetonin në malet e vendosur përgjatë kufirit me Maqedoninë. ثshtë pikërisht egzistenca e këtyre maleve të cilëve ata u atribojnë mbijetesën e tyre dhe fatin e lumtur për të egzistuar si komb.
Romakët futën ligjet dhe zakonet e tyre kudo mes fiseve jo të qytetëruara ku ata shkuan. Gjuha e romakëve filloi të mbizotërojë kudo ku janë themeluar kolonitë e tyre, ose, të paktën, gjuha lokale filloi të përzihej në mënyrë të ndjeshme me elementë latinë. …
…. Gjuha depërtoi në rajonet malore të Ilirisë duke u përzjerë me gjuhën e folur të vendasve, por nuk arriti asnjëherë ta zëvendësojë gjuhën lokale ashtu siç ndodhi në Pyrenees dhe në malet Cantabria. Në fjalorin shqiptar që kam botuar, gjënden më shumë se 100 fjalë me origjinë të pamohueshme romake. Gjatë gjithë periudhës kur grekët ishin fqinjë me këtë popull, më pak se një e treta e fjalëve të përdorshmë të gjuhës greke mundën të depërtonin në të folurën e tyre. Por, para kohës së Perandorisë së Lindjes, grekët kurrë nuk mundën të vendosin pushtetin e tyre në këtë rajon.