Thenie mbi shqiptaret

Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Edhe pse vetë Leake apo dhe autorët e mëvonshëm britanikë nuk i “akuzojnë kurrë shqiptarët për padituri në mënyrën si akuzohen ndonjëherë grekët dhe shumë më shpesh turqit, në të vërtetë ata janë përshkruar si një popull inteligjent, të shquar për “mprehtësi dhe gjykim të shëndoshë” dhe që “nuk u mungonte talenti”.

(Diplomati anglez William Martin Leake)
MLike_zpsae811934.jpg
 

Attachments

  • MLike_zpsae811934.jpg
    MLike_zpsae811934.jpg
    8.6 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

“Kënaqësia më e madhe e shqiptarit, shkruan Hobhauzi, kur nuk është i zënë me luftë, është të ngrohet në diell, të pijë duhan, të hajë, të pijë raki, të dremisë ose të vijë rrotull në kopshtin rreth kasolles së vet, duke i rënë lahutës me një melodi të vetme. Ndonëse është i ngeshëm, përsëri ai është i paduruar dhe i gatshëm të rrëmbejë pushkën e të fshihet në pyll me thirrjen e parë të prijësit të vet. “

(John Cam Hobhouse)
jvb_zps8cfa06e1.jpg
 

Attachments

  • jvb_zps8cfa06e1.jpg
    jvb_zps8cfa06e1.jpg
    33.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

“Nga bota që e rrethon shqiptarin nuk pret kurrë të mirë, përkundër vetëm të këqija...dhe jeta shpirtërore e tij sillet vetëm rreth shqetësimeve sesi mund të mbrohet, gjer si të hakmerret. Për këto dy gjëra atij i duhet arma e, nëse dikur baba Homeri ka thënë se ‘hekuri e tërheq burrin’ nuk është për t’u çuditur që shqiptari e quan veten vetëm si luftëtar, ndaj punon vetëm për aq sa i duhet që të mos vdesë nga uria”.

(albanologu gjerman:Johann Georg von Hahn 1811-1869 )
johann_zps88238973.jpg
 

Attachments

  • johann_zps88238973.jpg
    johann_zps88238973.jpg
    45.1 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

“Në qoftë se shqiptari ka cilësitë fizike të zviceraneve dhe të tirolasve, në qoftë se ai është si dhe ata një ecës i palodhshëm në këmbë, i cili me pushkë majë supit, ngjitet e zbret posi dhia majat e maleve, janë bashkuar tek ai edhe gjallëria e shkathtësia jugore me hollësi dhe prani të jashtëzakonshme të mendjes. Ata janë popull i përgjigjeve të shpejta e therëse par exellence. Krenaria natyrore e shqiptarit shprehet në më të voglat fjalë të tija, në gjeste, në ecjen e tij të lehtë, madje mund të themi teatrale. Kuraja është e lindur për shqiptarin... Jeta në rreziqe është aq e fortë dhe elementi i tyre si në fatkeqësitë e si në luftë nuk peshon aspak për ata”.

(Ami Boué)
boue_zpse6440657.jpg
 

Attachments

  • boue_zpse6440657.jpg
    boue_zpse6440657.jpg
    10.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

"....Grekët erdhën në atë tokë ku jetojnë rreth 25 shekuj më parë; romakët 20 shekuj më parë; bullgarët rreth 11 shekuj; por shqiptarët gjendeshin aty ku janë sot, para se grekët e parë të shfaqeshin në tokë. Ky popull (d.m.th. shqiptarët) flet ende një gjuhë aq të vjetër sa edhe ajo e etruskëve. Ky popull nuk është asimiluar dot kurrë nga pushtimet e po kështu civilizimi s´ka mundur dot të depërtojë”.

Më poshtë ai shkruan se: "...ky popull është malësori skocez i Ballkanit, indiani amerikan që ka akses në vendkalimet tregtare…. Ju mund ta urreni një shqiptar apo ta doni atë, ta vrisni apo të shënjestroheni prej tij për t´u vrarë, por ai megjithatë mbetet unik, dhe, edhe pse pjesërisht barbar, kërcënon të bllokojë të gjitha planet për të zgjidhur çështjen ballkanike


(Europe’s “Autonomous Albania” Absurd, Says prof. Hart; Albert Bushnell Hart; New York Times; 19.10.1913).
albert_zpsc8d3d657.jpg
 
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Pra, me të dhënat e reja unë vetëm sa e përforcoj konkluzionin e historiografisë mbi Shqipërinë, si një gjenerator i historisë ballkanike e evropiane edhe në shek. XV-XVIII. Natyrisht sjell të dhëna të reja, ndonjëherë edhe lapidare, si p.sh. atë të një Ambasadori të Venedikut në Stamboll, i cili në vitet e shkëlqimit më të madh të Perandorisë osmane, shek. XVI, i shkruante Senatit se “në gjithë Turqinë evropiane, Shqiptarët janë të vetmit që luftojnë kundër Turkut”. Atë kohë, shqiptarët, që nga Tivari e deri poshtë në Paramithi e Margëlliç, u përfshinë në një varg kryengritjesh antiosmane, që shtrihen kohësisht deri në prag të krijimit të pashallëqeve të mëdha, në fund të shek. XVIII.
Interesante dhe e rëndësishme edhe në drejtim të zhbërjes së një miti që ka zenë vend në historiografi, sidomos në atë të huaj, është se kundër osmanëve luftonin sa shqiptarët e krishterë, aq edhe ata muslimanë. Në 1625, një misionar i Vatikanit, që raportonte për një përleshje të banorëve të Progonatit, në Labëri, me ushtrinë osmane, shprehte habinë e tij, se si ishte e mundur që në këtë vend “turqit luftonin kundër turqve”!

skend_zpsdb649ccf.jpg
 

Attachments

  • skend_zpsdb649ccf.jpg
    skend_zpsdb649ccf.jpg
    78.4 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

"Pa dyshim që Kosova do të jetë një vend më i vështirë pa Rugovën"
(Carl Bild)

rugova_zps930c9975.png
 

Attachments

  • rugova_zps930c9975.png
    rugova_zps930c9975.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Prof. Dr. Ferid Hudhri

Nga koleksionet më të vjetra me figurën e Skënderbeut, që njohim deri tani, por që nuk ekzistojnë më, janë ai i Pal Jovit (Paolo Giovio), i krijuar në vitin 1536 në Como, në vilën Pliniana buzë liqenit Lario, dhe ai i arkidukës Ferdinand ngritur nga fundi i shekullit XVI, në kështjellën e Ambras-it. Thuhet se në koleksionin e Jovit ruheshin vepra të Rafaelit, Ticianit, Mikelanxhelos, Vasarit etj. Kur muzeu u transferua te Cosimo I de Mediçi, në vitin 1552, në Como vajti piktori fiorentin Cristofano del’Altissimo që të kopjonte pjesën më të madhe të tablove (midis të cilave edhe portretin e Skënderbeut) që u vendosën në Galerinë Medici, tashti e quajtur Galeria degli Uffizi.

fotoja ne fjale
skenderi_zpsc4b2bf08.png
 

Attachments

  • skenderi_zpsc4b2bf08.png
    skenderi_zpsc4b2bf08.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Në një nga ndërtimet më të bukura përgjatë lumit Luar të Francës, pikërisht në kështjellën Borgar (Chataux de Beauregard), që nga shekulli XVII ndodhet një tablo për Gjergj Kastriotin. Skënderbeu është pikturuar midis 327 figurave më të shquara të historisë botërore që janë përjetësuar në atë kështjellë. Pranë tij dallohen Perandori i Kostntinopojës, Kostandini dhe në anën tjetër ish aleati në luftimet kundër otomanëve, Huniadi i Hungarisë. Më tej janë mbreti Henri V i Anglisë, Ferdinandi i Napolit, sulltan Mehmeti II, mbreti Filip i Spanjës, Papa Klementi II, Luigji XIII etj. Portretet u realizuan nga një grup artistësh nën drejtimin e Paul Ardier.Siç shkruhet në një nga guidat turistike në Francë, kështjella në Borgar është bërë më e vizitueshme prej shekujsh nga koleksioni i rrallë i portreteve. Pikërisht midis atyre portreteve qëndron dhe heroi ynë.
(Prof. Dr. Ferid Hudhri)
 
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Kronologjia e Arbanise

ANNALES RAGUSINI ANONYMI

Nje anonim nga qyteti i Raguses ka lene nje doreshkrim nje kopje e te cilit eshte ne arkivat e Zagrebit dhe njihet si Kodiku n-o 603 i cili qe thuhet te jete i vitit 1692.Doreshkrimi origjinal i Anonimit eshte shume i vjeter dhe eshte kopjuar fillimisht ne vitin 800 dhe me pas deri ne vitin 1607.Emri ARBANIA,ALBANIA, eshte permendur shume here qe ne shek. e 5-te ne vijim gjithashtu jane permendur shume arbane qe ne themelimin e qytetit te Raguses.

Per me shume: ARBERIAONLINE ? View topic - KRONOLOGJIA E ARBANISE

dor_zps3d2d9bdd.png
 

Attachments

  • dor_zps3d2d9bdd.png
    dor_zps3d2d9bdd.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

-Ludvig Holberg, një shkrimtar danez dhe filozof, pohon se Skënderbeu është një nga gjeneralët më të mëdhenjë në histori.
-Sir William Temple konsiderohet Skënderbeu të jetë një nga të shtatë krerët më të madha pa një kurorë, së bashku me Belisarius, Flavius Aetius, Gjon Huniadi, Gonzalo Fernلndez de Cordoba, Farnese Aleksandër, dhe William Heshtur.

Barok kompozitorit italian Antonio Vivaldi përbërë një opere me titull "Skënderbeu" (e parë e interpretuar 1718). Një tjetër opera me titull "Skënderbeu" ishte i përbërë nga shekulli 18 frëngjisht kompozitorit François Francœur (e parë e interpretuar 1763).

Sheshi "Skenderbe" ne France!!
france_zpsa5e9025a.png
 

Attachments

  • france_zpsa5e9025a.png
    france_zpsa5e9025a.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Kur Dedë Gjo’Luli i Hotit i mësoi Lidhjes së Prizrenit sesi fitohet Liria, e pa kalue viti u mblodhën në Gerçë me i thanë Europës se “nuk mjaftohemi me kaq!”, ishin malazezët që bash Atë Dedë kerkuen me e fshi me farë e me fis e që as nuk u kursyen me kerkue varjen në litar të At Mati Prennushit, që po i rrinte në krah Dedës, dhe nuk po i dhimbsej as jeta per me mbledhë Atdhetarët Shqiptarë në qelen e vet. Në fillim të muejt Qershor 1911, me datën 10 u nënshkrue Memorandumi i Gerçës, i cili njoftonte haptas Turgut Pashën, se: “Malësorët janë të vendosun për mos me ulë armët derisa, të pranohen nga qeveria turke të 12 pikat e këtij Memorandumi...” (Doc. Public Record Office Foreign Office, – P.R.O. F.O. 371. 1230. Fq. 450.)

Të gjithë këta Burra që nenshkruene “Memorandumin e Gerçës”(1911), nuk besoj se i keni lexue ndonjëherë në libra “historie”...tue fillue nga i Madhi Dedë Gjo’ Luli i Traboinit të Hotit, Sokol Baci i Grudës, Dedë Nika Bajraktar i Grudës, Gjeto Marku i Hotit, Dodë Preçi Bajraktar i Kastratit, Tomë Nika i Shkrelit, Col Dedi i Selcës Kelmendit, Lul Rrapuka i Vuklit të Kelmendit, Llesh Gjergji, Bajraktar i Nikçit, Mehmet Shpendi, i pari i Djelmnisë së Shalës, Martin Preka i Shkrelit, Prelë Marku, Bajraktari i Shalës, Avdi Kola Bajraktar i Gimaj, Nik Mëhilli i Shllakut, Pup اuni Prekalor, Binak Lulashi i Toplanës, Bash Bajrami Bajraktar i Nikajve dhe Bec Delia. (Marrë nga Revista L.E.K.A. Shkoder, 1937)
[Fritz RADOVANI]

Dedë Gjo’Luli
dedgjoluli_zps2817438d.jpg
 

Attachments

  • dedgjoluli_zps2817438d.jpg
    dedgjoluli_zps2817438d.jpg
    30.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Ligja ndalon cungimin e gjymtyrëve të trupit, por politika e Evropës pranon cungimin e organizmëvet të gjalla shoqnore që janë kombet”.

Don Lazër Shantoja, në gazetën “Ora e Maleve”, në vitin 1924


dom_zpsd64d74a4.jpg
 
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

“Qëllimi im nuk ishte që të shkruaja një histori të gjatë dhe të plotë. Përpjekjet e mia kanë qenë vetëm për të hedhur dritë mbi prejardhjen e shqiptarëve ashtu sikurse shfaqet tek një numër i madh faktesh dhe dokumentash të renditura në mënyrë kronologjike të cilat çjerrin errësirën, zhdukin konfuzionin dhe hedhin poshtë ato spekullime të paskrupullta mbi këtë popull, duke u përpjekur që ta bëj të njohur këtë vend përgjatë gjithë historisë së tij si një komb i cili është ndër banorët më të vjetër të Evropës dhe që kanë ditur të mbijetojnë, me gjithë fluksin e grekëve, romakëve, gotëve, sllavëve, frengëve, italianëvet dhe turqve…”.
(studiuesi Johann Thumann)
 
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

“As vala e madhe e emigrimit, dhe as betejat kundёr serbёve, turqve dhe armiqve e pushtuesve tё tjerё, nuk kanё mundur t’i pengojnё shqiptarёt pёr tё mbajtur gjithmonё tё pastra tiparet e rralla tё tyre lidhur me racёn, gjuhёn, traditat e zakonet”.

(Leo Freundlich)
 
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

“Sipas Herodotit, zona e banuar përreth Dodonës, është quajtur Pellazgji.”

(Enciklopedia Britanike për Historinë e Shqipërisë )
 
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Ne konferencen qe mbajti Kryetarii Komisionit te Gjuhes Shqipe ne Kongresin e Manastirt 1908 At Gjrgj Fishta, isht e pranishme edhe një misionare amerikane në Korçë,Zonja Fineas Kenedi ne cilesine e vezhgueses,e cila, mbas pak kohesh shkruante për poetin Gjergj Fishta “Kumtesa më e mirë u mbajt nga një prift katolik nga Shkodra, fjalët e të cilit bënë që dëgjuesve t'u rridhnin lotë; një hoxhë u prek aq shumë, saqë rendi ta përqafonte para gjithë të pranishmeve”. Kleriku mysliman ishte I NDERUEMI IBRAHIM EFENDIU i cili kishte kuptue mire peshen e fjaleve te Fishtes dhe po shifte me te vertete nje atdhetar te vertet qe nuk luftonte per interesat vetjake por per te miren, perparimin dhe bashkimin e popullit shiptar nan nji gjuhe dhe alfabet shqiptar pa ndikime otomane, greke dhe sllave.

fishta_zpsba4240a1.png
 

Attachments

  • fishta_zpsba4240a1.png
    fishta_zpsba4240a1.png
    685.1 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Kshtu n' “Fetih-name i Akçe Hisar” (Proklamata oficiale osmane per okupimin e Krujes n' 1478), thuhet:

...Thirrjet që nga krahërorët e tyre të dërmuar arritën gjer te tavani i Saturnit. Gjithsejt rreth pesëmijë të pafe që ishin secili një djall naftëhedhës dhe vetëtimëlëshues, u bënë kështu pre i shpatës së mprehtë dhe qokë e shigjetës goditëse... Turma e luftëtarëve u kënaq dhe u gëzua me plaçkë të shumëllojshme dhe të panumërt. Ata që mbetën nga armiku, gratë dhe fëmijët, i vunë në prangat poshtëruese të robërimit dhe i lidhën me zinxhirët e mjerimit. Paskëtaj do të fillojë shkatërrimi i kishave, ndërtimi i medreseve, ndalimi i këmbanave dhe prishja e ligjevet. Brenda në zemrat e të pafeve ku kishte bërë vend pafesia dhe mëkati, paskëtaj do të çelë burbuqja e besimit në një zot të vetëm. (“Lufta shqiptaro-turke në shekullin XV”, burime osmane, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë 1968, f. 380- 381-382.)

Turk3_zps656d2aaa.jpg
 

Attachments

  • Turk3_zps656d2aaa.jpg
    Turk3_zps656d2aaa.jpg
    28 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Te vrasesh nje shqiptar, nuk te kap ligji. Ai eshte i njejte me nje kafsh pune.

"..Rofte Turqia, rrofte pupulli vella turk, lavdi Perendorise Osmane"

selanik_zpsbc8e9ccb.jpg
 

Attachments

  • selanik_zpsbc8e9ccb.jpg
    selanik_zpsbc8e9ccb.jpg
    199.2 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

"Ottoman Empire - The Classic Age 1300-1600"

"Kadilerët formonin shtyllën kurrizore të administratës osmane dhe në shekullin XV, një kadi mund të ngrihej e të bëhej sanxhakbej ose bejlerbej. Një numër kadilerësh i keqpërdornin kompetencat e tyre të gjera. Duke qenë se numri i kadilerëve ishte i kufizuar, kishte një rivalitet të madh për këtë post, sikurse kishte edhe për timaret. Kadilerët e ardhshëm mund të prisnin me vite të regjistruar në lista pritjeje dhe sapo merrnin emërimin, përpiqeshin të fitonin parà. Më vonë, kadilerët nisën të emëroheshin vetëm për një vit. Në mesin e shekullit XVI kishte aq shumë studentë që studionin për t’u bërë kadilerë në qindra medrese të Anadollit, saqë ata u kthyen në një barrë për perandorinë. Ata nisën të formojnë vetë banda, të trazonin jetën në qytete e të plaçkitnin fshatrat."

kad1310_zps445833b4.jpg
 

Attachments

  • kad1310_zps445833b4.jpg
    kad1310_zps445833b4.jpg
    20.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Caterine Bedarida: "Shqiptaret kane nje moral dhe kulture te larte, edhe ferrin e shikojne me perbuzje, po te kishin frike ndaj tij, do te vdiste arti." (Mehmet Kajtazi)

Ne kete Shqiperine tone te dhembshur nuk ka kuptim te pranosh se ke gabuar, sepse edhe pas kesaj te kerkojne hesap. (Shaban Sinani)

S'ka popull tjeter qe ka kaq shume heronj dhe s'ka popull tjeter qe ka kaq shume roberi dhe mosdije historike. (Sulejman Aliu)

Koncepti shqiptar i nderit ka hutuar qyteterimet e tjera me mijera vjet. (Dr. Sewrge Doncette)

Shqiperine e krijuan idealistet, e ruajten rastesite mund ta varrosin politikanet. (Skender Rizaj)

Ceshtja jone po te varej nga ciftelite dhe sharkite, do te kishim arritur ne hene. (Esat Stavileci)
 
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

556422_352181791521352_2987602_n.jpg
 
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Myderriz Hasan ef. Nahi ishte pishtar i arsimit kombëtar shqiptar dhe mbeti një fanar historik në rrugëkryqet e jetës së kombit shqiptar të copëtuar nga të huajt dhe të dhunuar edhe nga “elita” jonë politikë shqipfolëse gjithandej në trojet shqiptare.

“..Mbaj mend se kur erdha nga Kajroja, në verë 1934, në ramazanin e parë, shkova hoxhë i ramazanit në katundin e dajave tu. Një natë po ligjëroja diçka dhe një burrë u përbe “në kofsha turk!” Reagova pak si ashpër, se as Ti as unë nuk jemi turq por jemi shqiptarë të fesë islame..”

hoxh_zpsea1b8543.jpg
 

Attachments

  • hoxh_zpsea1b8543.jpg
    hoxh_zpsea1b8543.jpg
    4.7 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Mulla Idriz Gjilani tyre që shitnin tokën për të shkuar në Turqi i thërriste: ”…Ju nuk jeni as myslimanë as shqiptarë…! Kurrë nuk do të bëheni Turq!? Ktheni kaparet e tokës dhe qëndroni me pushkë e sëpata në dorë…!? Kështu do t’u urdhëronte Muhamedi a.s., dhe Skënderbeu…!”.


"....Jemi përgjegjës për varret e prindërve tanë para Zotit dhe para kombit. Nuk guxojmë të heqim dorë prej tyre, t’i lëmë të shkreta për t’i lavruar derrat e naselenikëve (kolonë) sllavë. Jo vetëm në Turqi, por as në Shqipëri nuk bënë të shkojmë. Zoti në Kur’an na ka bërë përgjegjës për vatanin dhe për kombin…!

(Mulla Idriz Gjilani)
MullaIdrizGjilani_zpsbde6171c.jpg
 

Attachments

  • MullaIdrizGjilani_zpsbde6171c.jpg
    MullaIdrizGjilani_zpsbde6171c.jpg
    12.4 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

"E felliqura Turqi shqiptaret i ka rjepur e varferuar keq saqe mund te themi se varferi e vobesi si e shqiptareve nuk gjendet gjekundi. Pa shtepi, pa gje, pa mesim e pa me te voglen shprese kane mbetur, edhe prap pagese te rende i paguajne Turqise e cila i merr ushtare qe te vejne e vdesin nga klima dhe shigjetat e Mahmut Jahjait ne Arabi. As udhe s’kemi, as ura, as mesonjetore as ndonje te mire per vendin tone ka bere gjer me sot Turqia. Te gjitha te hollat qe mbledh i dergon ne Stamboll dhe çdo nepunesi te saj i ka dhene lejen te rjepe gjendjen ne çdo udhe te mundur…"
(Gazeta "Drita" Nr. 86, dhjetor 1906).

Dhe po në këtë artikull duke u bërë thirje bashkëkombasve të vet që t’i lanë menjanë përçarjet dhe dasitë fetare, Cercizi shkruan tekstualisht; "Duhet të bëjmë kurban, sakrifice e gjdo gjë që kemi, që të shpetojmë nga Turqia. Dua prap të them, se vdes per nji shqiptar të krishterë, se ay është gjak prej gjakut tonë dhe se ka eshtra prej eshtravet tona, ndersa me turqit ndryshojmë si dita nfa errësira, si jeta nga vdekja!”.
Cerciz Topulli “Leter e nje memedhetari “ (botuar ne Gazeta “Drita”, Sofje 1906)

cerciz_zps7e6cba78.jpg
 

Attachments

  • cerciz_zps7e6cba78.jpg
    cerciz_zps7e6cba78.jpg
    43.1 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

"Lideri rilindas, Naim Frashëri, shkoi edhe më tej, duke e parashtruar këtë ide të re në një formë përmbysjeje kozmike. Në një vjershë programatike ai do të shkruajë se drita për Shqipërinë nuk lind nga Lindja, por nga Perëndimi.
(O dritëz e bekuar, që lind nga perëndon)." - Ismail Kadare

tra_zpsccb22ac9.png

PثR SE?

Pse s’vjen, o dit’e mirë,
Pse vallë nukë vjen?
Gjer kur në errësirë?
Mos Zoti të pëlqen?
As hidhe gardhe,
Dhe shpejto pakë,
dit’e bardhë,
Dhe jakë, jakë,
Se të pres,
Nukë vdes.
Jak’o dit’e uruar!
Që lind nga perëndon,
At’an’e ke ndrituar
E ne pse na haron?
Dritëz’e jetës!
Edhe e motit
Dhe e së vërtetës,
Dhe gaz’i Zotit,
Ndritëna
E zgjohna.
 

Attachments

  • tra_zpsccb22ac9.png
    tra_zpsccb22ac9.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

MUSTAFA OSMAN BERBERI i njohur ndryshe me emrin Muç Shqiptari, ishte një djalosh që sillte libra shqip fshehtas nga Manastiri në Elbasan.
Nga ky pasion atdhetar ai humbi gjithë pasurinë. Vdiq më 20 mars 1923 kur ishte shpërndarës i zyrës postale në Elbasan, në moshën 43 vjeçare


shqiptari_zps5e9bc412.jpg
 

Attachments

  • shqiptari_zps5e9bc412.jpg
    shqiptari_zps5e9bc412.jpg
    85.7 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

"....Grekët erdhën në atë tokë ku jetojnë rreth 25 shekuj më parë; romakët 20 shekuj më parë; bullgarët rreth 11 shekuj; por shqiptarët gjendeshin aty ku janë sot, para se grekët e parë të shfaqeshin në tokë. Ky popull (d.m.th. shqiptarët) flet ende një gjuhë aq të vjetër sa edhe ajo e etruskëve. Ky popull nuk është asimiluar dot kurrë nga pushtimet e po kështu civilizimi s´ka mundur dot të depërtojë”.

Më poshtë ai shkruan se: ky popull është malësori skocez i Ballkanit, indiani amerikan që ka akses në vendkalimet tregtare…. Ju mund ta urreni një shqiptar apo ta doni atë, ta vrisni apo të shënjestroheni prej tij për t´u vrarë, por ai megjithatë mbetet unik, dhe, edhe pse pjesërisht barbar, kërcënon të bllokojë të gjitha planet për të zgjidhur çështjen ballkanike...

(Europe’s “Autonomous Albania” Absurd, Says prof. Hart; Albert Bushnell Hart; New York Times; 19.10.1913).
 
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Duke filluar punen time, kam besuar se trajtoj thjesht nje ceshtje gjuhesore dhe etnografike, gjithashtu me duket se kam prekur edhe nje ceshtje te qenesishme, madje dritheruese, nje ceshtje kombesie. Dhe cfare kombesie!
Kombesia me e vjeter e kontinentit tone, se bashku me ate te baskeve. Europa, me bazat e saj te medha diplomatike, duket se kerkon te formohet si nje gjykate e perhershme e drejtesise nderkombetare. Eshte momenti per te sakatosurit e historise, per te harruarit e familjes se madhe europiane, per te bere te ditura ankesat e tyre, per te vleresuar meritat e tyre ne interes dhe madje per mirenjohje te popujve te qyteteruar. Pavaresisht rezistences historike te Skenderbeut, gjysmehena turke krijoi nje hendek te thelle midis fiseve shqiptare. Sot nje numer i madh midis tyre jane myslymane. Gjithsesi admirojeni forcen e gjakut te fisit, qe trimfon edhe mbi urrejtjet fetare dhe jep mesime tolerance per te gjithe anetaret e te njejtes race:

Bashkohuni te krishtere e myslymane, kerkoni lirine...Me pas, kur Osmani te jete shporrur, Beni Pashket ose festoni Bajramin.

(Dora d'Istria-Shqiptaret)
Dora-Distria_zps7546b58c.jpg
 

Attachments

  • Dora-Distria_zps7546b58c.jpg
    Dora-Distria_zps7546b58c.jpg
    27.7 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

“Për të gjykuar më mirë një njeri që ka marrë pjesë në histori, nuk duhet të gjykojmë jo sipas mendimeve të kohës së sotme, por sipas kohës që ai vet u rrit, u suall dhe rrojti”
Konica
FaikKonicaok_zps4e071b93.jpg
 

Attachments

  • FaikKonicaok_zps4e071b93.jpg
    FaikKonicaok_zps4e071b93.jpg
    13.6 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top