Titulli: Thenje mbi shqiptaret
Hasan Riza Pasha, (
iraken dhe jo turk) më 1911 vjen në Shkodër si vali dhe komandant i ushtrisë osmane.
Megjithate, Pasha ishte kundërshtar i lëvizjes xhonturke dhe i shoqërisë “Bashkim e përparim”. Edhe vetë ai e simpatizonte mjaft lëvizjen kombëtare shqiptare, bisedonte me anëtarët e Komitetit Shqiptar, apo me anëtarët e klubit “Gjuha Shqipe” të Shkodrës. I çmonte shumë veprat e letërsisë shqiptare, sidomos ato me frymë patriotike, siç ishte poema “Lahuta e Malcisë”. Duke e vlerësuar shumë lart veprën “Lahuta e Malcisë”, ndikoi që At Gjergj Fishtës, pas propozimit të Pashës, t’i akordohet medalja e Sulltanit, “Mearif II”. Sipas asaj që tregohet në librin “At Gjergj Fishta, libër përkujtimor”, Shkodër 1941, fq. 96...
Hasani qeverisë në Stamboll i shkruan:
“Asht nevoja me e shtie në binarë e jo ma me e ndrydhë nacionalizmin shqiptar” (Bushati, H., 1998:453)...
"....
Më 27 janar 1913, Hasan Rizai deklaroi në shtabin osman se nuk mendon ta mbrojë më Shkodrën në favor të Turqisë, por për llogari të Shqipërisë. Shqiptarët myslimanë janë dakord, po ashtu edhe të krishterët…” ..
“i vendosur për të mos ua dorëzuar qytetin sllavëve, u përgatit t’ua lërë shqiptarëve.
Nga nëna ai kishte gjak shqiptari”..
Edith Durham,Argeta-LMG, 2001, f. 250.
"..do ta mbronin Shkodrën deri në
“pikën e fundit të gjakut”, Hasan Rizai ishte ngritur dhe kishte deklaruar publikisht:
“Edhe unë jam me gjak shqiptari!”
Mikel Prendushi "Studime historike", nr. 4, viti 1975, f. 167–175;
Edit Durhami shton: “Sjelljet i kishte madhështore… Ishte një ushtar i përkryer dhe falënderimet e të gjithë shqiptarëve i detyrohen kryesisht atij dhe planit të tij të shkëlqyer të fortifikimit. Ai qe mësuar nga gjermanët dhe njihte punët e tyre.”
(Rrethimi i Shkodrë,s tetor 1912 – prill 1913, përkthyer nga Ali Ohri)
ps. Kush eshte Hasan Riza Pasha ta kam mesuar une pak muaj me pare, ne temen e toptanve te Tiranes. E vrau Esat Toptani (simpatizanti yt)nje nate perpra ngritjes se flamurit shqiptare ne kala te Shkodres..
ps.2 del e hyn sa here te duash nga tema...."sillesh e perdridhesh prap ne kunje do lidhesh"..