Poezi te ndryshme

Titulli: Poezi te ndryshme

Besomë! - Erjola Kola


Mos e lësho kurrë dorën time.
Do të jem me ty.
Unë i mbaj premtimet gjithmonë.
Nuk të lë asnjeherë vetëm, besomë.

Besomë, nuk humbi shpresa.
Ndonjëherë është e vetmja dorë që na zgjatet në errësirë, ndonjëherë është i vetmi shteg që ndeshim në rrugën tonë.
Ndonjëherë thjeshtë nuk e dimë që ajo, shpresa është aty, në ty, në zemrën tënde, në shpirtin tënd.
Ndonjëherë e humbim, e ndonjëherë na humb ajo.
Mos ja shuaj dritën, mos e mbyt, me dashuri ndize dhe besomë.

Besomë, jeta ka edhe humbje.
Madje më shumë ka humbje sesa fitore.
Një humbje, nuk është arsyeja për të hequr dore.
Humbja është arsyeja për të luftuar, të mos ndalesh por edhe zvarrë, edhe me gjunj dhe shpirt të gjakosur me thonj në jetë të mbërthehesh dhe sërisht të ngrihesh.
Humbja nuk është asnjeherë fundi, është arsyeja për të rifilluar sërisht, besomë.

Besomë jeta ka edhe shi.
Pas çdo stuhie, dielli ringjallet fuqishëm dhe ndriçon më fortë se më parë.
Do të bjerë shi, do të trembin vetëtimat, do ndihesh i frikësuar, do ndihesh i dorëzuar, por do ngrihesh.
Do të ndriçosh me buzëqeshjen tënde më të bukur, më të ëmbël.

Besomë, jeta ka edhe diell.
Jeta ka katër stinë, ashtu sikundër viti. Do kalosh në stinën e rrebesheve, do rrëshkasësh nga acari, ngrica dhe do marrësh frymë me ringjalljen e luleve.
Do kalosh në çdo stacion dhe do e gjesh dritën, diellin, rilindjen.
Mos u dorëzo, stina e shirave do kalojë, dielli do të ndriçojë përsëri, besomë.

Besomë jeta ka edhe dashuri.
Jeta është dashuri. Në çdo shpirt mund të gjesh grimcën që të plotëson.
Shumë njerëz do të vijnë dhe do të ikin në jetën tënde, vetëm ata më të lidhurit me ty do të qëndrojnë.
Ti dhe dashuria do të jeni bashkë në një formë apo në një tjeter.
Beso tek dashuria dhe ajo do e gjejë rrugën tek ti.

Besomë, jeta është buzëqeshje!
Hapi sytë.
Shikoje!
Ajo po të buzëqesh.
Buzëqeshi edhe ti, sot e përgjithmonë.
 
Pe: Poezi te ndryshme

Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
اfarë pretendon se do shikoje?
Cilin përbindësh mendon se fsheh?
Po të zhgënjej, por nuk më njeh.
Nuk ka nevojë për të trokitur.
Hyr, shih, kërko, mbet e habitur

Mure të zbrazët lyer pa ngjyra
Fotografi, por pa fytyra
Diku e hedhur afër shtratit
ثshtë nje kuti e tersit, fatit
E mbushur plotë është me kujtime.
Brenda gjithë historia ime.
Janë fjalët që kam thënë aty,
gjithkush që njoha, perfshi ty.
Gjithcka që bëra, e ç’veç ëndërrova
Vendet ku shkela, ku jetova.
Janë zënkat tona dhe mërite
Janë puthjet netëve pa dritë
Veset e mia që aq urreve
Mërgimi i ngadaltë i reve.
Dënimet që vuajta për ty
Herët kur s’të pash ne sy
Jetët qe pa ty jetova.
Të tjera femra që dashurova
Janë dhe sekretet që s’të kam thënë
E amanetet që kam lënë
Fëmijet që kurrë nuk më lindën
Epshet që vrava se nuk mu bindën
Ka letra, që për ty i shkrova
Në zarfet që kurre nuk dërgova
E nëse gjithcka përmbys do kthesh
Sekretin më të madh do gjesh
Se e kam fshehur në fund fare.
Po nuk e pe, s’ke pare gjë fare.
Nxirre mes duarsh në shtrëngim.
K’të më të shtrenjtin sendin tim.
Balsamin që plagët shëronte,
kur kjo djall jete më kafshonte.
Para fytyrës ngadalë afroje.
Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje.
E kur ngadalë ta kesh zbuluar.
Veç një pasqyrë do gjesh në duar.
Do shohësh veten, reflektim.
Se ishe ti thesari im.

|Charles Baudelaire|
Poezia ime e preferuar...
 
Pe: Poezi te ndryshme

"Një heshtje e bukur" -

[Ndoc Gjetja]


Ka heshtje që na thonë gjëra të bukura,

si për shembull fytyra e gruas

në orët e vona të natës

kur e pagjumë numëron me vete

...
ditët e fundit të barrës.



Ec e thuaj po munde këtë heshtje

ti, muzikant, me nota

ti, piktor, me ngjyra

ti poet me vjersha

dhe ti, aktore e famshme

me gjeste dhe fjalë !



Për ta thënë duhet të jesh

nje grua shtatzënë

domethënë

dyfish e gjallë.
 
Pe: Poezi te ndryshme

E kuptoj sa e kotë është
Të të mbush mendjen
Se jeta është një peng i vdekjes
Që luan me ne, krijesat naive,
Që, sa jetojmë,
Dashurojmë fare pak
Dhe grindemi shumë
Si të ishim të pavdekshem ...

Petrit Qejvani
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Ismail Kadare "Të Huaj Jemi"

Të huaj jemi ne prej kohësh
ا'ish për t'u thënë është thënë.
Si gurët që zënë vend në tokë
Një jetë vend ne kemi zënë.

Drejt njëri tjetrit kemi mbyllur
Të gjitha rrugët edhe shtigjet
Si dy qytete mesjetarë
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por natën kur i lodhur truri
Portat i Mbyll me qetësi,
Ti gjen një shteg dhe futesh mbrenda
Një shteg që vetëm ti e di.

Futesh dhe si n'rrugica parqesh
Shetit mes cirkonvolucionesh.
Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.

Po kur mëngjesi zë ofrohet
Nis shqetësohesh befas ti.
Dhe heshturazi del përjashta
Nga shtegu që veç ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prap jeta
Dhe ne të dy si dhe më parë
Të ftohtë rrimë e të pamposhtur
Si dy qytete mesjetarë

387148_249399695119444_1938199181_n.jpg
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Takim

As ti as unë nuk e kemi në dorë
Për t'u takuar. ti... për atë gjë që e di.
Sa shumë kam dashur unë!
Këtë rrugë vazhdoje.
Duart
Të shpuara i kam
Nga gozhdët.
Nuk e sheh
Se si po rrjedh gjaku im?
Kurrë mos vështro prapa,
Ecë ngadale
Dhe, si unë, lutju
Shën Gaetanit,
Sepse as ti as unë
Nuk e kemi në dorë
Për t'u takuar.

Federico Garcia Lorca



Dashuria e vërtetë..

Le të ketë hapësirë në bashkësinë tuaj,
e fryma hyjnore le të vallëzojë mes jush.
Duajeni njëri tjetrin, e mos bëni lidhje dashurie,
Le të bëhet ajo një det lëvizës, mes
brigjeve të shpirtave tuaja.
Mbushni kupat njëri tjetrit, e mos
pini prej kupës së njëjtë.
Jipni njëri tjetrit prej bukës suaj,
e mos hani prej copës së njëjtë.
Këndoni e vallëzoni së bashku dhe dëfrehuni
e lejoni që secili të mbetet vetë.
Madje dhe anët e lahutës janë vetëm,
ndonëse fërfëllojnë me muzikë të njëjtë
Dhuroni zemrat tuaja, e mos i lini pranë njëra tjetrës nën roje.
Se, vetëm lumi i jetës mund t'i kënaqë zemrat tuaja.
Qëndroni së bashku, e prap se prap jo aq së bashku.
Edhe shtyllat e tempullit qëndrojnë të ndara
e ahu dhe selvia nuk rriten nën hijen e njëri tjetrit

Khalil Gibran
 
Titulli: Poezi te ndryshme

"Shtegtim pulebardhe"

Ndaj ngjitem lart, ndaj fluturoj,
në pupël reje jam shndërruar,
nëse ky qiell mbi det s´do flinte,
i imi mall do ish´ harruar.

- Alma Papamihali


74214_501769456522477_1413239611_n.jpg
 
Titulli: Poezi te ndryshme

DY BUZث

Dy buzë të kuqe,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën,
gëzimin ma fikën,
si fantazma ikën
ndër do bota të larta...
Dy buzë të përgjakta,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithen
në buzë kur m'u njitën -
andjeet m'i trazuen,
zemrën ma tërbuen,
trunin ma helmuen
e në fund u mërguen...
Dy buzë të kuqe,
bukuri fatale,
të një grueje stërzane
një pranverë të tanë më mome
një pjesë zemre më nxome,
dhe gëzimin ma vodhne...
Ato dy buzë të kuqe
dhe dy lotë të mia
qenë shenjat e dhimbjes
kur më vrau bukuria,
kur më zu dashunia
e më dogji rinia.
( Millosh Gjergj Nikolla )
 
Titulli: Poezi te ndryshme

NATA E FUNDIT Nث TIRANث

Ja si fshihet dielli përtej Dajtit e ia sjell edhe një natë Tiranës!
Nata çdoherë na e kujton një fund sepse çdo natë është fundi i një dite
Kur dielli të ketë perënduar për një anë të botës,
Sërish i falë dritë asaj ane nëpërmjet hënës, që errësira të mos e pushtojë tokën.
Kandili i jetës rri i ndezur në qiell për hir të tokës
Ai jeton për të edhe pse kurrë asaj s’i afrohet
Si dielli janë shumë zemra në tokë,
Ato jetojnë larg atyre që i duan vetëm për të mos i djegur
Prandaj, largësia dëshmon për afërsinë e të dashuruarve.

Janë ndezur kandilat e Tiranës dhe për të pestën herë një zë thërret: “Eja në shpëtim!”
Por ç’e do që për ta shpëtuar veten shumë zemra s’kanë guxim?
اdo natë është e fundit sepse çdo natë vetëm një herë vjen në botë
اdo mysafir i kësaj bote ndahet nga bota por jo çdo ndarje është fund
Ndarjet nuk janë fundi i dashurisë por fillimi i dhimbjeve për të dashurit
Sa zemra copëtohen në botë nga malli që ndarjet e shkaktojnë e takimet e shtojnë?
Sa vjet i humbëm në jetë dhe tani kërkojmë edhe një çast për t’u çmallur
E si mund të çmallemi në çastin e ndarjes kur s’u çmallëm në atë të takimit?

Nuk ka mjaftuar një mal me gurë për ta gdhendur buzëqeshjen tënde
Nuk ka mjaftuar një det me ngjyrë për ta pikturuar gëzimin e syve tu
Po ç’të gjeti që u këpute si gjethe e m’i solle të gjitha vjeshtat e jetës në zemër?
ا’është ai lot i përgjakur në syrin tënd që po e përmbyt një botë?
Përse u bëmë për njëri-tjetrin bukë e helmuar
me të cilën u ngopëm dje për t’u goditur sonte nga dhimbjet e helmit?
اfarëdo që të të pyes, sonte nuk duhet të përgjigjesh, mjafton të buzqeshësh
që Tirana ta mbajë mend se ka zemra që qeshin me dhimbjet.

A ke aq forcë sa të më thuash natën e mirë?
Nëse përshëndetjet nuk u mungojnë takimeve, përse duhet t’u mungojnë ndarjeve?
Le të ndahemi këtu ku u takuam se dashuritë kanë veç fillim e jo fund
Zemrat braktisin ata që duan më pak, për hir të atyre që duan më shumë
Veç shpirtrat që bashkohen për hir të Së Vërtetës, ndahen të bashkuar në rrugët e jetës.
Veç ata që përjetuan dhimbjen tonë, kur ne të kemi ikur, do të thonë:
“Këtu i lagte loti kur s’i lagte shiu, një zemër nga jugu, tjetrën nga veriu”

Ah sa gjëra do ishte më mirë të mos i kishim se sa t’i humbisnim!
Sa e qetë do ishte zemra nëse për gjërat që s’i dimë të mos flisnim!
Por ja, në botë jemi e botën s’mund ta kemi!
Përmbushja e çdo dëshire që vërtitet në mendje, do ishte ndëshkim për zemrat
Sepse jo çdo herë mendja e di çfarë është e mirë për zemrën
Jetuam në shtatin e nënës por s’mbajtëm mend asgjë nga ajo jetë
U ndamë nga shtati i saj dhe ajo nëpërmjet ndarjes na deshi edhe më shumë
Madje, edhe pse i shkaktuam dhimbje më të forta
Po ndahemi edhe ne sonte me dhimbje që nesër të duhemi më shumë
Nesër sërish dielli do të shfaqet mbi Dajt,
Nesër dhimbjet tona në det i çon Lana, e natën e fundit e ruan Tirana.

Fatmir Muja
 
Titulli: Poezi te ndryshme

IKONOKLASTE

Kemi rënë në dashuri me ikonat. Tash
Muret i puthim e njerëzit nuk i shquajmë dot
Pa një brerore...

Me ikonat po përqafohemi.
Me njerëzit nganjëherë na duhen
Duart, na duhet kohë,
Nerva u dashkan që të përqafohemi…
E si ta kapërcejmë veç me një ditë pushimi që kemi
Krejt historinë tonë?!

Përtej kësaj
Kur përqafojmë njerëzit nuk është kurrë festë. Ikonat
Janë të gëzueshme: asgjë nuk dimë për to.
Bëjnë jetën e tyre e ne - jetën tonë.

Ato në murin e tyre. Muri jonë
Ka rënë e është ringritur ndër mote
Pareshtur, si fati i një jehone.

Krejt shtëpitë i kthyem në tempuj. Qytetet
I veshëm për festë
Dhe sytë i mbyllëm me drita të forta
Për të mos i njohur më njerëzit.

Ne dashurojmë ikonat - historinë që kurrë
Nuk do të na bjerë në pjesë.
Zotin ndoshta do ta dashurojmë nesër
Po patëm ndonjë ditë pushimi më tepër…

Alban Bala
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Nderrim motmotesh

[FONT=&quot]Qeshen me ty njeri,
kolektivmoralet,
germadha mbulues
qe kerkojne persosmeri
ne fjale te mbarsura
me llum sembues

Qeshen me ty njeri,
te etiketuarit
kollarises te se drejtes,
te jetes normale
ata qe kane frike nga trupi i te tjereve,
e neteve vone fshihen,
zhvishen lakuriq,
fusin duart,
ne organet e tyre gjenitale.

Qeshen me ty njeri,
Narcizet e pellgjeve
kthjelluar nga etja,
teksa nje pike shiu
rrathe formoi liqenit.
Te lebetitur...
u tmerruan nga vetja.

(Vjedhur nga Era Kadare)
[/FONT]
 
Titulli: Poezi te ndryshme

ا'trishtim, në këtë qytet (vend) të çmendur,
Që më ngjan me një spital të madh!
Njerëzve ju mungojnë veç bizhamat me vija,
Dhe numërat në shpinë apo në krah!

ا'trishtim në këtë qytet (vend) që flet përçart,
Që as në gjumë nuk e heq paruken!
Dua t'i marr nga koka e t'ia flak,
Por edhe ai s'më le, edhe unë nuk mundem!

...
ا'trishtim në këtë qytet (vend) të pushtuar nga vdekja,
Që po më vdes edhe mua pak nga pak!
Më vjen të rrëmbej shpirtin e të zhdukem,
Sa më larg tij, sa më larg!

(Skënder Rusi)
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Dashuria ime ,prona e te tjereve
Tek une vjedhurazi vjen, hajdutshe shkon,
U trembesh syve si qelizave kanceroze ,
Nga dimri syve prej meje shtegton.

Dashuria ime dashuruar perdhunshem
pas vijave te bardha te kesaj bote
Sipas urdhrit te semaforeve vjen tek une
Prish puthjen e s'paguan nje kuintance gjobe .

Dashuria ime , shkurtimi i jetes time
Me gjate e me lumturisht pa ty do te rroja
Frika jote absurde kafshon ditet e mia
Keshtjellat e gezimit i kthen ne rrenoja .

Dashuria ime , prone e te tjereve ,
Puthja me orar, takimi me orar unik ,
Cdo thyerje ne maje te gishtrinjeve tinez botes ,
Sikur te isha me i tmerrshmi armik .

Dashuria ime , shkurtimi i jetes time !

_Teodor KEKO
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Nese me harron - Pablo Neruda



Nese me harron,
ateherë te dish
nje gje.

Ti e di si eshte:
kur veshtroj Henen e kristalte, degezen e kuqe
te vjeshtes kermill ne dritaren time,
kur prane zjarrit prek
hirin e shperbere
ose trupin gervishtes te drurit,
gjithcka me sjell tek ti,
gjithcka qe ekziston: aromat, drita, metalet,
barka nisur drejt ishujve te tu qe me presin.

Mire, atehere.
Nese pak nga pak s`do me duash me,
pak e nga pak s`do te te dua as une.

Nese dikur me harron, mos me kerko me kot,
sepse atehere do te te kem harruar.

Po pritja u duk e gjate dhe e marre
valvitja e flamujve
te jetes sime,
dhe vendos
te me harrosh ne bregun
e zemres ku kam rrenjet,
dije se
ate dite,
ate ore,
do t`i ngre krahet
do shkul rrenjet e mia
per diku tjeter

Por
nese cdo dite,
cdo ore,
ndjen se je perjetesisht e imja
me embelsi te paprekshme,
nese cdo dite nje lule cel
ne buzet e tua per te me kerkuar,
ah, e dashura ime, ah, e imja,
ne shpirtin tim ndizet perseri ai zjarr
tek une asgje nuk shuhet, as harrohet,
dashuria ime jeton ne dashurine tende, e dashur,
dhe sa te jesh gjalle do e kesh ne krahet e tu,
te mbeshtjelle nga te mite.
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Desha të hyja përsëri në zemrën tënde
اelësin e dikurshëm e kisha në duar
Provova, por nuk munda ta hapja atë
Mbas largimit tim, brava ishte ndruar.

Mos më pyesni ç'bëra me çelësin e vjetër
Mos më pyesni, pse ziles nuk i rashë,
Ulur në shkallë, me mendimin trishtuar
Ndjeva, çdo të thotë të mbetesh jashtë b.b
 
Të lash të ikje


Shkruan: Gresa Pirana.

Tث LASH Tث IKJE
(poezi)​


Të lash të ikje, sepse zgjedhja jote ishte kjo
të lash të ikje, sepse më s'dua të dehem me shijen e zhgënjimit
të lash të ikje, se me hijen e trishtimit më unë s'dua të shoqërohem
të lash të ikje se për buzëqeshjën time fillova të ndiej mall

Dua të jem një shpirt i lirë që fluturon majave pa pasur nevojë
për ty, për askë që një shkëndijë drite ta shohë
hapi krahët e tu dhe rehatohu në jetën e ndonjë shpirti tjetër
vajzën që të deshi e u shqetësua për ty, tani e ke larg
sepse në ndjenjat e saj ti....
e hodhe një kovë plotë me ujë të ftohtë, akull

Shkëlqen jeta ime edhe pa ty,
e di, ti s’arrite të më njohësh, prandaj edhe s’je këtu
zemra ime edhepse di të dashurojë shumë, ajo e fortë si çeliku është
sikur të kishe më shumë durim dhe të më kuptoje
këtë që sot e them do ta dije, por jo...
ti preferove të ikje, pa një shpjegim, pa një përshëndetje
ashtu si një qyqar që vrapimthi pafjalë zhduket,
andaj të lash, të lash të ikje, sepse ti
dite vetëm qiellit tim ti jepje ngjyrën gri dhe këtë ta dish më...
nuk ta lejoj.
 
Titulli: Poezi te ndryshme

...
Grua ma ke nxirë jetën dhe jetën ta kam nxirë,
Jemi sharë në dritë dhe jemi puthur në errësirë,
Kemi vendosur të ndahemi dhe kemi thënë; e po mirë!
Dhe prapë jemi puthur ashtu si për lamtumirë.

Kemi gënjyer njeri-tjetrin, kemi bërtitur s'të dua,
Kemi pështyrë mbi proverbin që qënkeshim mish e thua,
Kemi mburrur kontratat që bëjnë në Amerikë.
Kemi thënë njëmijë herë; u mbush kupa dhe pikë.

Pastaj jemi përqafuar ; “e po unë isha në gjumë “
Jam futur në mishin tënd siç futet në shkretëtirë një lumë,
Jemi sëmurur dhe fshehurazi i jemi lutur qiellit,
Na është holluar shpirti nga frika si fija e perit.

Dhe prapë jemi zënë sa janë tundur tepsitë,
Kemi ndarë dyshekun me vijë, (ah, vijë e florinjtë,)
Po në errësirë kufirin e kemi shkelur si barbarë
Me dredhi ballkanike që as O.K.B-ëja s'ka parë.

Grua, ma ke nxirë jetën dhe jetën ta kam nxirë,
Ma ke pirë gjithë vrerin dhe helmin ta kam pirë,
Po ja që s'bëjmë dot pa këtë helm të mallkuar
Mos pushofsh kurrë, moj luftë dhe qofsh e bekuar!

|Petrit Ruka|
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Fjala
I thane fjales: tani je e lire
Po fjala s’ kish fuqi t’u thosh: nuk me duhet
E c’ me duhet
kur s’ u thashe atehere kur duhet?
Kam mbetur pa krahe,
Kam mbetur pa qiell,
Jam jete pa enderr,
Jam enderr pa jete.
I thane fjales: je e lire
Veshtire, tha fjala, sa veshtire
Te besosh se je e lire;
Pasi ke ngrene rrokjet e tua,
Pasi ke mbetur cung
Dhe liria behet burg .
I thane fjales: liria jeton.
Fjala ua ktheu :
S’jam si Kostandini qe pas vdekjes udheton
I thane fjales: ti je liria
Per ta kuptuar kete duhet fare pak
Ajo e besoi,
Ajo hapi gojen,
Por ne vend te tingujve
Prej saj doli gjak .
(Xhevair Spahiu)
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Ata me paten munduar
dhe zemeruar sa s'ka.
Disa me dashurine e tyre
me urrejtjen e tyre disa.

Dhe shpirtin ma paten helmuar
me dhane vrer te pi, ata.
Disa me dashurine e tyre
me urrejtjen e tyre disa.

Por ata qe shume e me shume,
me munduan, zemeruan e trishtuan,
ata qe s'me urryen kurre,
dhe kurre s'me dashuruan.

Heinrich Heine
 
Titulli: Poezi te ndryshme


Fatos Arapi

“Si s'të desha pak më shumë”

Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s'ia fal dot vetes
S'i s'e desha pak më shumë...

Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T'i them ndarjes: - Prit, ca pak...
Të gënjejmë mallin që s'shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.

Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis "ca pak" tjetër,-
Asaj që më rri mes Zotave:
"Si s'të desha pak më tepër..."
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Aty Ndodhem un kur rreh zemra jote
me ke bere per vete o ylli i kesaj bote
Kur rreh zemra jote aty gjej ngrohtesi
o ylli i kesaj bote per mua je vec ti
sa here qe merr fryme ty te kujtoj
vec zoti e di se sa shume te dashuroj :) K.s
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Në një luginë me blerim
Kish çelur plot freski n’agim
Një vjollcë e urtë, e drojtur.
Papritur na kalon atje,
Si flutur, një bareshë e re,
Gjithë shend e gaz
E këngë plot hare.
“Ah, sikur t’isha,- vjollca tha,
-Mes luleve m’e bukura,
Një çast, një çast të vetëm,
Do më këpuste domosdo,
Në gji do më shtrëngonte ajo,
Një çast, një cast,
Të paktën për një çast!”
Po shkon aty baresha e re
Dhe nëpër bar as e ve re,
E shkel të shkretën vjollcë.
“S’ka gjë,- tha lulez’ e pafaj,
Të bukurës mëri s’i mbaj,
Se në po vdes, po vdes nga këmba e saj
(Gete)
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Si gonxhe trendafili eshte dashuria e pare
Keputma dhe kur te vdes me vendos mbi varr
Derdh dy pika lot qe gonxhja te lulezoje
Atehere edhe ne Varr do te Dashuroj
K.s
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Kur ti je larg meje un rri dhe mendoj
Dicka me nxit per ty por nuk e kuptoj
te dashuroj me shpirt te dashuroj un ty
Z'di se'c ndjej per ty kur ste shoh ne sy
nje shikim qe ma dhe-dhe un te mirkprita
te lutem kthehu-kthehu se un u merzita... K.s
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Dhembja ne gjoksin tim me rendon shum per ty
kur malli me buzeqesh, dhe ne zemer po me rri.
Ka zen vend dhe nuk luan dot qe me ben syrin me lot!
qe me dridhet buza e that, shpirti digjet flake-flake.
Shum rend qenka keshtu t'jetosh! me dhembje, mall, e dashuri
perse zemra nuk gezohet dot, perse shpirti rrin n'vetmi.
Kur ti lexosh keto rreshta mendo se jam afer me ty
te tregojn shkronjat e zeza! sa me mungon mua ti K.s
 
Titulli: Poezi te ndryshme

ike larg nga zemra ime
me le permbi buz nje fjale
dhe ne shpirt e mbylla ndjenjen
se per ty isha i marre
dua te te gjej prap sonte
ta prek trupin si nje zane
permbi gjunj ta ul un koken
si femi te them me fal
do te therras ku je ne ket nat
vec te te shoh kam etjen dhe mall
mbi trupin trupin tend te trem nga dal
si loti mbi xham
ike ti dhe ndali ora
diellin me sy me se pash
zemren e mbylla me pranga
askush tjeter mos ta marr
s'dua te mbetem i vetem
s'do te vdes jo pa te par
dhe nese s'te gjej mes botes
do te vi lart ne parajse K.s
 
Titulli: Poezi te ndryshme

po pres se ndoshta
nje mengjes me ty do t'me gjej
asgje nuk ka kuptim
ditet pa ty jan mundim
poezin shkruaj me mall per ty
lotet me bejn shoqri
ndoshta poezin ti do ta lexosh
dhe mua do t'me kujtosh
ndoshta me tjeter je taku
por zemra ime ty ste ka harru
ti humbe fjalet qe mi ke premtu
po dije se un te pres deri sa te vdes
me fal nese kam gabu
por me shum te kam dashuru
ti ike me the do te vij nje dit
nga n'darja jon u be nje vit
s'do qaj se ti se meriton
shpirti per ty vajton
vec shpresat me mbajn te gjall ne jet
qe ti te kthehesh nje dit e pres
Mbrapsht në krye Shko poshte K.s
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Nese nje dite me thua shko!
Te lutem mos me kerko me kurr
edhe une kam nje organ ne trup
qe quhet zemer e jo gur

nese don te me lendosh
mos me kerko per jete!
I lenduar jam qe moti
sherim nuk mundem me gjete

nese loti me rrjedh mbi fytyre
mos kerko t'ma largosh
u mesova te jetoj ne kete menyre
nga sot je e lire te shkosh!

Nese kam gabuar me ty
dua te kerkoj falje
ne tunelin e erret qe u futa
gjeta hyrje pa dalje!

Nga ti s'kerkova asgje
as ti mos kerko nga une
plaga me plage nuk sherohet
vetem zgjerohet me shum!! K.s
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Sergej ESENIN _ Nostalgi

Te kujtohen ato nete mike e dashur?
Shetitjet tona buze Neves se ngrire,
Nen dritat e zbehta te fenereve te vjeter
Dy zemra, dy duar pa thene naten e mire.

Nuk ta harroj akullin ne qerpik,
Ne syte e tu te kalter qe rrinin si kurora,
Pushkinin recitoje gjate bulevardit antik,
Dhe putheshim me zjarr gjer te Aurora.

U ndame mike e dashur, u ndame pa deshire,
Si akulli mbi Neve qe cahet nga pranvera,
Malli me keput tek degjoj Nataline,
Lermontovin tend sonte ma sjell Era.
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Po ecnim ne rrugen e lagur
ndoshta nga shiu i loteve tane
sa shume me mundon sot kjo rruge
aty ku u njohem dhe u ndame

Ne rrugen tone te dashur
une erdha nje dite perseri
ish mbushur me gjethe te verdha
sa e zbrazet mu duk ajo pa ty

As pema se dashka me gjethen
pameshirshem i rrezoi mbi tok
se di pse me erdhi kaq keq
me shiun edhe une derdha lot.K.s
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top