Poezi te ndryshme

Titulli: Krijime ......

Kujtimet po me mbytin
lotet po me thahen
buzeqeshja u thye
padrejtesia u krye
Jeta ime pa ty
eshte si lulja pa uje
si dielli pa ngrohtesi
si qielli pa yje
Cdo dite pres ne vetmi
veç nje lajm prej teje
por shpresa eshte e kote
se ti ke ikur larg meje


*Huazuar FB*
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Krijime ......

*Lotet po me thahen
nga malli per ty
Syte po me verbohen
ngaqe nuk te shohin ty
Jeta po me shkaterrohet
çdo dite po therrmohet
prane teje do te afrohet


* Do jepja gjithçka
per te patur ata dy sy
Do i bija detit ne kembe
vetem per te puthur ty
Do jepja jeten
vetem per nje çast prane teje
dhe le te humbja
ne shkretetire e vetme



*Huazuar FB*
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Krijime ......

Besim

Nese te flas eshte se te degjoj me mire
Nese te degjoj jam e sigurt qe te kuptoj

Nese ti qesh mua me pushton
Nese ti buzeqesh shikoj boten te tere


Nese te shtrengoj eshte per te vazhduar akoma
Nese do jetojme, gjitçka do jete nje kenaqesi

Nese te le ne do te kujtohemi
me lotet neper sy dhe fotot e ngrira ne album

Dhe pas ndarjes ne do te gjendemi serisht ...
Sepse shpirtrat tane nuk jetojne dot
pa patur ngrohtesine perjetesisht ...


*Huazuar FB*
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Krijime ......

Nje dite

Ne çdo shikim - kujdesje
ne çdo fjale - llogjike
ne çdo gjest - frike
ne çdo hap - djerse
Dhe rreshkas çdo dite ne erresire
ne koridorin e pafundesise
ne vallzimin e mendimeve
ne stuhine e kujtimeve
Shpirti im nuk eshte me
shpirti im ka humbur
dhe zgjohem ne mengjes
duke patur ne syte e mi
driten e nje bote te pa meshire
qe le plage pa sherim


Imrije Sadiku
Ps: tani sdi nese kjo eshte autorja e gjithe ketyre?!
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Krijime ......

Cfare eshte dashuria ?

Cfare eshte dashuria, mami ?
Eshte dora e babit tek e imja .

Cfare eshte dashuria, babi ?
Eshte trupi nje gruaje qe jep dhe harron.

Cfare eshte dashuria, vellai im ?
Jane buzet, nje parfum, nje buzeqeshje.

Cfare eshte dashuria, motra ime ?
Eshte e nesermja , shikimet e syrit në sy .

Cfare eshte dashuria, i dashuri im ?
Eshte deshira qe me ne fund rinovohet .

Cfare eshte dashuria, mesuesja ime ?
Eshte ne krahet tuaj , era e lirise.

Cfare eshte dashuria, engjelli im ?
Eshte universi i bashkuar sot ne zemrat tona.

Je ti , jam une , liria , deshira ,
jeta , syte , buzet , parfumi ,
buzeqeshja , koha , duart ,
dhe kurre dhe pergjithmone
fluturon ne momentin ku lulezon nen diell
per tu ofruar trupave tane .


*Huazuar*
 
Last edited by a moderator:
Strofa më e mirë e Azem Shkrelit

"Shollit të ditës s'i duhet spermë komete. Ky lloj Shën njeriu do bibël të re. Një fe tjetër. Fe besim në vete. Amen. Koha jonë s'goxon të kohosh pa ne"
A. Shkreli
 
Ja si duhet të shkruhet poezia !

Në vend të përshëndetjes

Shko se furishëm po fryn në mua erë mallkimi që s’të fal. Dhe dije mirë kurrë më një e një nuk bëjnë një
Si thonte Hikmeti, ai farë poeti me këngë prej zjarri.
Shko.
Merri me vete lutjet tua, edhe hijen tënde, hiqe zvarrë
Rrugëve si gjënë e ndyrë. Mos u kthe mbas. Mos i harro
Sytë e përlotur në shtekballin tim. Mos thuaj lamtumirë.
Asgjë mos thuaj. Merre me vete gjurmët nëpër të cilat
Erdhe një natë më e përvuajtur se frika dhe hyre në mua.
Shko.
Dhe behu fjalë e mrame n’gojën time. Bëhu shkreptimë e fikur n’ylberin e shikimit tim.
Bëhu çdo gjë pos Meje e Teje
Dhe asaj që e quajtëm Ne kur i zinim ujët si fluturat
E ua ngjisnim nga një emër mos ta harrojmë emrin tonë.
Shko.
Merri me vete edhe rrugët të mos kthehesh kurrë
Në vesë e lotit të rrejshëm gërmadhat e kujtimit t’i rrëzosh.
Shko.
Mbyllu në do kështjella të largëta harrimi ku s’të zgjojnë më
Kombonat e pendimit kur çmendet mallit vetmia ose kur buza buzën
E han n’pikëllim që mëkatin s’e lan, që s’mund ta shpojë
Gurin e rëndë, gurit e ftohtë të ndarjes. Shko, më mirë
Dhe hesht. Mos u kthe mbas. Mos i harro
Sytë e përlotur n’shtekkballin tim. Mos thuaj lamtumirë
E kur t’shkosh larg, më larg se prej blerimi n’blerim
E kur t’shkosh larg, më larg se prej zemre në zemër
Aq larg sa ta harrosh edhe emrin tënd dhe zërin tim, fshihu prej vetës
Shkurto flokëgjatat, mate me to mendjeshkurtrën tënde dhe mos qaj.
Shko.
Se tmerrshëm po lodrojnë sonte n’mua rrëketët e gjakut të ndezur.

A.Shkreli
 
Ja tri perla të shkeputura poetike...

‘’Sa janë kombe përmbi dhe
Me bashkimin në dritë kanë dalë .
Ka qitë dreqi, pushkë ndër ne,
Mos me u ba, dy vetë n’një fjalë!
Ma mirë dekë, me u shue nën hije
T’flamurit tonë në fushë t’mejdanit.
Së me rreu nji jetë robinje
Për nën zhele t’huaj t’ballkanit!"

Gj. Fishta

Kur nisem për udhë
Më ndritë çdo gjë e kam shpresë
Kur kthehem, kam gjumë,
Diçka fillon nga vetja ime të vdesë..."

D. Agolli

Jam shtrirë në barin përrallor
Diku në një fshat
E marr frymë thellë:
اlirohem robërohem
Lindi vdes
E bëj ç’dua vetë ..."

D. Mehmeti
 
O Redi, ja poezia më e mirë e dashurisë në shqiptarizëm, e shkruar nga A. Shkreli

Shko se furishëm po fryn në mua erë mallkimi që s’të fal. Dhe dije mirë kurrë më një e një nuk bëjnë një
Si thonte Hikmeti, ai farë poeti me këngë prej zjarri.
Shko.
Merri me vete lutjet tua, edhe hijen tënde, hiqe zvarrë
Rrugëve si gjënë e ndyrë. Mos u kthe mbas. Mos i harro
Sytë e përlotur në shtekballin tim. Mos thuaj lamtumirë.
Asgjë mos thuaj. Merre me vete gjurmët nëpër të cilat
Erdhe një natë më e përvuajtur se frika dhe hyre në mua.
Shko.
Dhe behu fjalë e mrame n’gojën time. Bëhu shkreptimë e fikur n’ylberin e shikimit tim.
Bëhu çdo gjë pos Meje e Teje
Dhe asaj që e quajtëm Ne kur i zinim ujët si fluturat
E ua ngjisnim nga një emër mos ta harrojmë emrin tonë.
Shko.
Merri me vete edhe rrugët të mos kthehesh kurrë
Në vesë e lotit të rrejshëm gërmadhat e kujtimit t’i rrëzosh.
Shko.
Mbyllu në do kështjella të largëta harrimi ku s’të zgjojnë më
Kombonat e pendimit kur çmendet mallit vetmia ose kur buza buzën
E han n’pikëllim që mëkatin s’e lan, që s’mund ta shpojë
Gurin e rëndë, gurit e ftohtë të ndarjes. Shko, më mirë
Dhe hesht. Mos u kthe mbas. Mos i harro
Sytë e përlotur n’shtekkballin tim. Mos thuaj lamtumirë
E kur t’shkosh larg, më larg se prej blerimi n’blerim
E kur t’shkosh larg, më larg se prej zemre në zemër
Aq larg sa ta harrosh edhe emrin tënd dhe zërin tim, fshihu prej vetës
Shkurto flokëgjatat, mate me to mendjeshkurtrën tënde dhe mos qaj.
Shko.
Se tmerrshëm po lodrojnë sonte n’mua rrëketët e gjakut të ndezur.
(Marrë nga origjinali)
 
Kujdes me fjalën !

Kujdes me Fjalën

Kujdes me fjalën, zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri
Pushteti i fjalës është i veçantë
Gatuan male dhe kakërdhi.

Me fjalën rrjedhin përrenj me mjaltë
Pikojnë çezma me helm të zi
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Nga fjala humbën Judë e Pilatë
Strategë e mbretër me mbretëri
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Kur fjala nxiret nga buzët jashtë
Si dallëndyshja s’vjen në shtëpi
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Unë fjalën vetë e shtroj në kartë
Dhe brenda syve se ç’është e di…
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Shkruan: Dritëro Agolli
 
Me merr malli

Me merr malli​

Me merr malli
per dallendyshet e fjaleve
qe leshova dikur
ne qiellin e vetmise.

Me merr malli
per syte ku varej
ylberi i loteve te mia
te miturise

Me merr malli
per zemren
qe mi trembi dallendyshet
e rrembeu vajzerine.

Me merr malli
per gjithcka
qe iken e me s'kthehet..

Mga: Yllka Iliazi
 
Margaritari më i mirë i shkruar në shqip ndonjëherë

Shkruan: Remzi Fetahaj

Për mendim tim, kjo është stofa më e mirë e shkruar nga Dritëro Agollit

“ Jam nisur të mbetem një kambanë,
Aspak s'tingëlloj e s'gjëmoj po s'më ranë.

Më bini , ju lutem , përherë e ngaherë
Në doni prej meje gjëmim e poterë ...”
 
Poezi te krijuara nga une

J –u më pyetni se kënd e dua?
U – sa pytje e lehtë për mua!
V – etëm shkronjat e para lexoni
E – pastaj do ta kuptoni.


*Huazuar*
 
Last edited by a moderator:
Një ëndërr...

Nje enderr e nates
me zgjoi nga gjumi
po me rrjedhin djerset
sikur rrjedh lumi.

Nje enderr e bukur
me ty pran teje
te perqafoj fort me duar
dhe s'mund te ndahem prej teje

Nje enderr e nates se erret
ra si hije ne mesin tone
dhe nje dashuri te pathyer
ajo e theu pergjithmon.

Nje enderr e pash me ty
nje enderr te gjate dhe me lot
ti me ike pa LAMTUMIR
dhe u trete ne kete bot.

Nje enderr qe dikur e kisha
me nuk e kam kurr per jete
nje dashuri qe ty ta fala
ajo me humbi pergjithmone.

Nje enderr me gjak te plageve
nje enderr me lotet e syrit tim
nje enderr qe vetem ty te kisha

tani me mbeti plage pa sherim.


*Huazuar*
 
Last edited by a moderator:
Sjelljet e tua

Me se 4 vjet ty te dashurova
dhe asnjehere nuk te lendova
te adhuroja porsi floriri
por ti mu trete porsi qiriri.

Kur me the jo per here te pare
shume u merzita nga turpi s'kam qare
kur me the jo per here te dyte
nate e dite lot me rridhnin nga syte.

E para iku e dyta shkoi
por rastin e trete kur se harroje
se fajin qe kishe ma ngarkove mua
me sjelljet e tua me thoje s'te dua.

Une kujtoja se isha i pari
ne zemren tende i dashurise lajmetari
por mallkoj veten qe shpejt ty tu dhashe
dhe ne kthetrat e tua menjehere une rrash.

Dhe tani me vjen keq more djal
qe ne letren time lamtumire te thashe
e di qe do vuaj,keshilla s'pranoj
por te pakten di qe nuk ju dashuroj.


*Huazuar*
 
Last edited by a moderator:
ME SHPRESE...

Shpresa vdes e fundit e tash jetoj me shpres,

dua te jetoj per ty ne preherin tend te vdes,

ndoshta do te dua perseri ndoshta do te dua me zemer,

ndoshta ende nuk do ta harroj ty ate te bukur emer,

valle a me deshte vetem nje pik ,

perse ne zemer tash me ngule thik,

perse tani te jetoj pa shpres ,

kur shpresa eshte ajo e fundit qe vdes,,

sa te besova , nuk e merr me mend,

ne zemren time , ti pate zan vend,

ne zemren tende une fitimtare,

por ne jeten time ti dole tradhtare,

ne syt e tu sa shume un besova,

se do t'me tradhtosh as qe e mendova,

sa te besova , tash une mendoj,

perse keshtyu fati , mua me mashtroj,

mos u ben ne jete tradhetare,

mos u ben ne jete pa zemer,

mos u ben laperice se nuk je e vetmja femer,

nuk dua tani te vdes,por dua te jetoj me shprese,

se jeta eshte e tille, shpresa e fundit vdes...



*Huazuar*
 
Last edited by a moderator:
S'ka Kuvend ta pleqërojë / As ndërmend më mos t'ju shkojë.."


Vargje të nënshkruara Zaim Korça | 24/10/2009

ا'ke flamur që nuk valëvitesh?

shqipe ç'ke që po koritesh?
Tash 'qind vjet në gjak je lyer
Syri frikë, s'të ka rrëfyer..
Shqipja klith me zë të lashtë:
"A dëgjoni ju njerëz bashkë?
Më kanë ardh' rreth grabitqarë
Nder, fuqi janë tu ma marrë.."
"Shqipe mbahu, nënë e vjetër!
"Dun t'ma thyejnë dhe krahun tjetër.."
Shqipja, sytë i mbush me lotë:
"Kam parë shumë e s'duroj dot
E shikoj, ma kanë me hile
ndaj s'duron kjo zemra ime.."
Ulet shqipja dalëngadalë
I zë fjalët t'gjitha radhë..:
Ma copëtuan e ma tretën
Njërin krah në '13-n
Ma këputën njërin krah
Më rrëmbyen motër, vëlla
Me përdhunë në zgrip ma morën
اamërinë edhe Kosovën..
Sot, sërish në sy përgjojnë
Krahun tjetër t'ma copëtojnë..
Deti shfryn, keq u zem'rua:
"Hej, çfarë bën ti plesht me mua?
Ti zyrtar që tund kollaren,
Ti spurdhjak që njeh veç paren,
Më ke nënë o djalë harram!
Nënë e nënës.. Shqipja jam..!"
S'ka Kuvend ta pleqërojë
As ndërmend më mos t'ju shkojë..
Ngrihu shqipe, fluturim
Lart në qiellin pa mbarim
Merre Iliridën mbarë
Jemi dhjetë milion shqiptarë
Bëhu trime, siç të dua
Jemi qelizat e tua ...
 
Ismail kadare-Kristal

Ka kohë që s’shihemi dhe ndjej
si të harroj une dalëngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokët dhe gjithçka.
Tani kërkoj poshtë e lartë
një vend ku ty të të lëshoj
nje strofë a notë, a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.
Në s’të pranoftë asnjë varr
asnjë mermer, a morg kristal
mos duhet vallë prapë të të mbart
gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.
Në s’gjetsha hon ku të të hedh
do gjej një fushë a një lulnajë
ku butësisht porsi polen
gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.
Të të mashtroj ndoshta kështu
dhe të të puth të ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harrim ish ky a s’ish harrim.
 
Malli i Shqiperise

Me ka marre malli per Shqiperine tone.
Sonte,kur po kthehesha me trolejbuz,
Tymi i cigarit "Partizani"qe pinte dikush
Dridhej kalteronte,bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh ne gjuhen e shqipetareve
Mua bashkatdhetarit.

Te shkoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi,
Dhe ne rruget ku skam bere asnje marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ma mbajne,
Koken do ma tundin,
Por une s'do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.
Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara,
Gjethe te thara,gjethe vjeshte,
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.

Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh,te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike,
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Per alpet flokebardha e mjekergjelbra,
Per netet e neilonta,qe nga flladet fergellojne,
Per mjegullat qe si indiane te kuq muzgjeve
shtegtojne

Per lokomotivat dhe kuajt,
Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
Per qiparisat,kopete dhe varret
Malli me ka marre.
Malli me ka marre,
Per shqipetaret.

Me ka marre malli dhe se shpejti vi atje,
Duke fluturuar mbi mjegullat,si mbi deshira.
Sa i larget,aq edhe i dashur je,atdhe.
Aerodromi do te dridhet nga uturima,
Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
Larg atdheut sigurisht do kene qene ndonjehere


Ismail Kadare...
 
Mos e kthe koken

Shtriji krahet
dhe perpara teje veshtro
dhe vetem perpara teje
Eshte nje vend, vendi yne
qe ngadale afrohet
Hapat tane, sekondat tona
ngadhenjyen kete truall e kete fat
Ne mund te kapim ajrin
si nje zog
ne mund te prekim ate lume
ate drite qe kendon
per ne,
mund te murmuritim
me kete turme e kete det, me keto shtepi,
te murmuritim gezimin tone,
gezimin e te gjitheve, gezimin tend dhe timin.
Therrasim, degjojme
kete kenge te madhe
nga agimi deri ne muzg
kah fytyra e yllit tone
ja atje para nesh
vendi yne dhe jeta jone.
Mos prit me
hiq dore nga keqardhjet!
Ne qofte se nje here, vetem nje here
do ta ktheje koken
duke hapur duart do ta humbje
kete thesar qe eshte nje çast
nje çast i vetem
i kesaj kohe, i kohes sone.

(Philippe Soupault)
 
Perla të shkëputura poetike

(..........)

Një ditë heshtja
do të më gjuaj me eshtrat e mia
ose do çmendem duke rrënuar

(Ali Podrimja )

(............)

''Jam shtrirë në barin përrallor
Diku në një fshat
E marr frymë thellë:
اlirohem robërohem
Lindi vdes
E bëj ç’dua vetë ..."

(Din Mehmeti)

"Kur nisem për udhë
Më ndritë çdo gjë e kam shpresë
Kur kthehem ,kam gjumë,
Diçka fillon nga vetja ime të vdesë..."

(Dritëro Agolli)
 
Një perime nga toka ime

Nga Kadri Sherifi

E kam në mendje atë perime

Që del nga gjiri i tokës sime

Në ato rrafshe, në ato shpate

Toka e shqipes rrit mirë patate



Nuk do shirëse, nuk do mulli

Pa mundim, me shumë lehtësi

E kthen tokën në pasuri

Sjell ushqim, sjell pavarësi



Bëhet bukë, e zëvendëson bukën

E mbush tavën, pjatën, lugën

E bën ëmbëlsirën, e bën sallaten

Ja pse e do shqiptari pataten



Kur kjo perime piqet n’oxhak

Kërcet prushi tak, tak, tak

Pomfrit, pure, e zier, e pjekur

ثshtë e lehtë për t’u tretur


Importimin mund ta frenojmë

Tokën e të parëve ta nderojmë

Nëse pataten e kultivojmë

Kombin mbarë e përparojmë



E kam në zemër atë perime

Që del nga gjiri i tokës sime

Në ato rrafshe, në ato shpate

Arbëria ime rrit mirë patate
 
Pe: Poezi te ndryshme

LEXIMI I VETMISث Sث SHTثPISث


Ali PODRIMJA



Troket dikush

ka kohë që troket

në shtëpinë e vetmisë sime



Hap derën dhe humb

në zbraztësi



Dëgjoj hapat shkallëve

kollitjet e shtjerra



Ndjej ftohtësinë si më mbështjell

të strukur në cep të dhomës



Përmes vrimës përcjell

në Kodër të Qyqes rënien e yllit



Mos është syri i Katallanit

shkallëve të vetmisë na vështron



Apo grithje të tmerrshme

të thonjve për mure



Ekzekutojnë muzikë mortale



Ka kohë që vetminë e shtëpisë

në lëkurën time e lexoj



(2006)
 
Pe: Poezi te ndryshme

VUAJ Nث HESHTJE!!!


- Per ty ende qaj
dhe ne heshtje vuaj
edhe pse se meritove
poezi te shkruaj


Vuaj per ty ne heshtje
kete se din askush
pse smund te harroj
kur ma djege zemren prush?



Mos mendo se fitove
qe mua me le vete
se rende me lendove
denimin ke me gjete



dhe ne enderr te shoh
kur sdua me te pa
kur e di shum mire se
ti me pate vra



kaluan shum vite
pa ty ne vetmi
vetem lotet e zemres
me bene shoqeri



smunda te harroj
edhe pse u mundova
smunda te dashurohem
se shum u lendova


perse me tradhetove
fare pa me treguar
kurr sme the se tjeter
ti ke dashuruar



do te isha i pajtuar
dhe nga ti do te largohesha
vetem nese me tregoje
tjeter dashurojsha



edhe pse me dhimbje
e me zemer te thyer
do te thoja lamtumire
kurr mos me u kthyer



pyetja e vetme per ty
qe e bera qdohere
perse me tradhetove
pse me le per tjere



pse me djege ne shpirt
pse me lendove ne zemer
kur per mua ishe
ti e vetmja femer



perse me bere te vuaj
perse me bere te qaj
per jete e per mot
ne zemer te mbaj


do te isha i lumtur
vetem ty te harroj
por sado qe po mundohem
ende me zemer po te kujtoj


meritove te mallkoj
por une i tille nuk jam
prap per ty me vjen keq
qe lumturin tone pas e lam



prap me dhimbsesh ti
mendoj se sje e gezuar
diqka me thot ne zemer
se ate se ke dashuruar


per tradhetine tende
kerkova nje arsye
perse keshtu pa meshire
zemren me ma thye



kerkova te me thuash
valle se ku gabova
tradhetine pas shpine
me qka e meritova



une kurr ste kam tradhetuar
me tjera kurr skam shkuar
por se ti je e tille
kurr nuk e kam menduar



une ti fala te gjitha te mirat
ti me fale avanturat
ne mes te dashurise sone
i shkaterrove urat


Vuaj tash ne heshtje
dhe loti po me vret
mbaj mend se pa ty
perjete mbeta vet



i mbyllur ne vetmi
me lot dhe pa shprese
e di se n'zemren time
ti me nuk ben pjese



shpresa qe une kisha
per nje qast me vdiq
e humbem dashurine
tash mbetem armiq



une e kam pak zemer
nuk mundem te urrej
por pse zemra jote
mua te me genjej?



me fal tash gabova
se ti skishe zemer
e ndyve perjete
emrin e quajtur femer!



tash qe jam ne vuajtje
dhe vdekjen kerkoj
ndoshta ne boten tjeter
mundem te takoj


por fytyren tende
sdua ta shoh kurr
se ishe vajza pa ndenja
veq per avantur



kujtoj lotet e mi
qe token e bene det
ajo jane deshmia
se te deshta me te vertete


Nuk eshte e lehte
per nje vajze te vuash
ate qe se meriton
ne zemer ta ruash



te thashe nese ike e me ste shoh
kur te kthehesh sdo te njoh
do te mbetesh e kaluar
ne zemren time e harruar!


por ndenjat sme lejuan
qe une ty te harroj
mbeta me zemer te thyer
te vuaj e te vajtoj



poezite e mia
ti nuk i sheh fare
moj vajze e pazemer
moj vajze tradhetare



tash vetem ta dish
sa shum per ty shkruaj
ndoshta e kupton pak
se sa shum po vuaj



poezite e mia
vuajtjen time tregojne
zoti i denofte rende
ata qe tradhetojne



jeta ime iku
ti ma vodhe shpresen
me genjeve rende !
dhe e theve besen!



mendoja se e ke
besen shqipetare
por ti e kishe nje bese
ate tradhetare!



kur me ty une isha
ardhmerine e planifikoja
mendoja kurr sdo te ndahemi
se vertete te dashuroja



tash me mua do te ishe
e lumtur dhe me femi
por ne vendin tim tjetri
po te ofron dashuri


e kuptoj qe dashurija jone
shum heret u shemb
por sjam fajtore qe ende
per ty zemra me dhemb



pse mbete ne zemren time
smundem ta kuptoj
valle ndenjat e mia
spo mund ti kontrolloj



Autori se di eshte e marre ne internet
 
Qaj e qesh...!‏

Sa të vetmuar janë ata sy që iu mungon loti kur bota ndien dhimbje! Sa të trishta janë ato buzë që nuk qeshin kur bota ndien gëzim! Cili sy njerëzor erdhi në botë pët të mos qarë? Cila buzë njeriu erdhi në botë për të mos qeshur? Ti qaj e qesh dhe me gazin e lotët tu, mbushe jetën.



اdo vdekje dëshmon për një jetë e çdo ilaç për një sëmundje
اdo qenie në botë lëviz drejt asaj që do
se zemra s’ka fuqi t’i thotë dashurisë: jo!
Bletët takohen me lule për hir të nektarit
E fluturat për hir të dritës digjen në flakën e zjarrit
Përmallimi i shpirtrave të dashuruar është më i madh se bota
Prandaj bota gjallëron nga mallëngjimi i të dashuruarve
Të gjitha lëvizjet në botë nuk janë tjetër veçse gjurmë të dashurisë
Njeriu nga dashuria vjen në botë duke qarë për t’i buzqeshur jetës
Se ai është i vetmi që dëshmon për ekzistencën e vetvetes.

Sa të vetmuar janë ata sy që iu mungon loti kur bota ndien dhimbje!
Sa të trishta janë ato buzë që nuk qeshin kur bota ndien gëzim!
Cili sy njerëzor erdhi në botë pët të mos qarë?
Cila buzë njeriu erdhi në botë për të mos qeshur?
Ti qaj e qesh dhe me gazin e lotët tu mbushe jetën
Kur të tjerët të lavdërjonë më shumë se sa je, kuptoje të vërtetën,
Ata që i japin peshkut ushqim nëpërmjet grepit, nuk e ushqejnë peshkun por veten.

Ai që nuk pranon se është i sëmurë nuk mund të shërohet kurrë
Nëse ilaçet janë të hidhura, shërimi është i ëmbël
Pavarësisht nëse mjeku vret sëmundjen apo të sëmurin
Ti duhet ta paguash, n’daç falja edhe kusurin
Nëse ke kaq mend mjekun për shërim ta paguash
Përse nuk ke aq mend të mos sëmuresh e të mos vuash?!
Të qeshet, ë? Nëse e qeshura s’do t’i shkonte buzëve të njeriut
përse në mesin e gjallesave vetëm njeriu buzëqesh?
Ke parë ti fytyrë të buzëqeshur që s’është dukur e bukur?
Buzqesh se e tëra u bë për njeriun por njeriu nuk është e tëra
Buzëqeshja është një vijë e shtrembër që mund t’i drejtojë shumë gjëra.

Në botë ka zemra që as tërheqin e as dëbojnë
Ato s’ka rëndësi nëse janë të pranishme ose mungojnë
Ka zemra që vetëm dëbojnë nga vetja të gjithë pa përjashtim
Ka edhe të atilla që të gjithë i tërheqin, pa dallim
Por në botë ka zemra që edhe tërheqin edhe dëbojnë
Disa i afrojnë pranë vetes e disa të tjerë largojnë
Se zemra gjithmonë e do atë që është si vetja
Ti qaj e loto e mos lejo zemrën të ta mund urrejtja
Nëse nga loti yt dikush do largohet për të mos u afruar
Dije se dhimbjen tënde kurrë s’e ka përjetuar.

Udhëto mes lotësh e buzëqeshjesh dhe kurrë mos ndalo rrugëtimin
E ardhmja ka brengat, e kaluara pikëllimin
Jeto me të tashmen se jeta është si mysafirët që gjithmonë na gëzojnë,
nëse jo kur vijnë, na gëzojnë kur shkojnë.
Ti qaj e qesh edhe nëse i ngjanë një fëmije që ende është i huaj në botë
Nëse s’ta duan buzëqeshjen, përshëndeti me një pikë lotë
Nëse s’ti duan lotët, dhurojua buzëqeshjen
Askush s’jeton dot pa njërën ose tjetrën.


Autor: Fatmir Muja
 
Last edited by a moderator:
Ashikut!

Eh more ashik, që pa dashuri nuk jeton e me dashuri mbytesh
Nuk mjafton vetëm t’i duam gjërat por duhet të dimë edhe si t’i duam
Sepse gjërat që i duam, ndodh t’i humbasim duke mos ditur si t’i dashurojmë
Ndonjëherë kur na shijon buka shumë, kafshata na ngel’ në fyt

More ashik, dashuronjës!
Zhgënjimi nuk ka vend në botën tonë
Sepse ne nuk u besojmë njerëzve por mendimeve tona që kemi për njerëzit
Prandaj, sado që bota është e kufizuar ne jetojmë të lirë
Ne nuk grindemi me askë sepse askush nuk na ka premtuar se do mendojë si ne
dhe as ne nuk u kemi premtuar të tjerëve se do mendojmë si ata
e dimë se jemi pjesë e botës por bota nuk është e jona
Prandaj, ne jetojmë qetësisht, sepse nuk mund ta humbasim atë që s’e kemi

Sado ta përziejmë grurin me gurin,
Toka do ta njohë edhe njërin edhe tjetrin
Nga një kokërr e vetme gruri do marrim dhjetëra të tjera
Nga një gur nuk do të marrim asnje gur
Pra, ti o dashuronjës, mos ke frikë nga mbjellësit e gurëve
Ata nuk shtojnë e as pakësojnë asgjë në tokë!

Ashik!
Ruaju nga ata që thonë se budallallëku s’ka fund
Sepse, nëse budallallëku është njerëzor
Dhe nëse numri i njerëzve që jetojnë në tokë është i kufizuar
Si ka mundësi që budallallëku të mos ketë kufi?

Aty ku dashuria gufon, mendja çalon
Por ti nuk je si shumica edhe pse shumicës i takon
Ti ruaje mendjen, se po të humbi mendja me çfarë do ta ruash dashurinë?!
Ti thua: “me zemër”, edhe unë jam dakord
Por jo të gjithë kanë zemër për të na kuptuar se ç’themi ne n’këtë botë.

O dashuronjës që dashuria ta ka dhuruar çelsin për ta hapur çdo dry
Ndodh që nga dëshira e madhe për t’i hapur drynat, të na thyhet çelësi
E kur gjysma e çelësit të ketë ngelur brenda drynit
Do ta kuptojmë se gjysma, sado që mund të qëndrojë pranë të plotës,
Nuk mund të na shpjerë dot te thesari.

Ashik!
Mbi të gjitha, ruaje mendjen kur përballesh me të pamendët!
Mos e shfaq thellësinë para atij që kënaqet me cektësinë
Kush qendron në turbullirat e ujërave të cekëta
Nuk është i prirur ta besojë kthejlltësinë e ujërave të thella
Mos i hap sytë në prani të dritës së fortë
Sepse, përveç që s’do shohësh gjë, do ta dëmtosh edhe shikimin
Mos ia thuaj të vërtetën të paditurit se do të quhesh gënjeshtar
Të gjitha “mos”-eve të mia, po deshe thuaju: “Mos!”
Veç ruaje veten nga vetvetja, e mos e plagos!

Autor: Fatmir Muja
 
Lexo në librin e jetës!

Nëse mendimi për Të Vërtetën të erdhi nga brendia e qenies sate,
Përse e kërkon Të Vërtetën jashtë vetvetes?
Ti mund të thuash se edhe dhembja shfaqet brenda qenies
por ilaçet për t’u shëruar i gjejmë jashtë saj
Atëherë, më thuaj, mendja me të cilën ke mbërritur te ilaçi
është jashtë apo brenda teje?

Ah sa e tmerrshme është që duhet të flasësh
për gjërat që janë të kuptueshme vetvetiu,
Një fjalë e vjetër sa bota, thotë se i laguri s’ka frikë nga shiu
Pa frikë do të flas deri në frymën e fundit për hir të Pafundësisë
se jam lagur i tëri në rrugët e jetës nga Shiu i Dashurisë
Derisa s’isha lagur krejt nga ky Shi, trupi më digjej nga zemërimi
Në vesh me fjalët shëruese më pëshpëriste një mësues imi
Më thoshte: “Nga Një e Vërtetë e Vetme të gjitha gënjeshtrat tunden,
Qetësohu se ‘dhe mizat duan të krijojnë mjaltë, por nuk munden!”

E Vërteta afër nesh, e ne larg nga E Vërteta
Kot që i etshmi jeton afër burimit, nëse s’pi prej tij, vdes nga etja
Nuk mund ta njohësh Të Vërtetën prej krijesave, por krijesat prej Së Vërtetës
Nëse s’mund të ikësh nga hija jote, a mund të ikësh prej vetvetes?
O krijesë me trup, me mendje, me shpirt, ç’është hija jote?
A ekziston ajo njëmendësisht apo sytë t’i mashtron drita e kësaj bote?

Hidhe shikimin mbi veten tënde dhe shiko përtej shtatë qiejve
Ji kureshtar ta dish jo deri ku arrin rrezja e diellit por deri ku ajo s’arrin dot
Aty ku mbaron deti më i thellë e mali më i lart, fillon thellësia dhe lartësia jote
Lexo deri sa ta kuptosh se ti je vetë libër i gjallë që ecën në ekzistencë
Me ecjen tënde dëshmo se Dituria s’buron nga librat, por librat nga Dituria,
Se jeta nuk e mundësoi Dashurinë por u mundësua nga Dashuria,
Se dituria pa urtësi është zjarr të cilin njeriu e ndez për ta djegur veten,
Se gënjeshtrat s’do ekzistonin kurrë pa Të Vërtetën.

Lexo në librin e jetës se ëmbëlsia e mëkatit shpejt mbaron,
Dhe mbetet veç idhtësia e tij që gjithë jetën të hidhëron,
Mëkatet janë si era e pakëndshme në një vend që në fillim s’të vjen e mirë
Po qendrove aty më gjatë, mësohesh dhe s’e ke vështirë.

Sa herë lotove në jetë për ata që ishin larg, pa menduar pse lotët janë kaq afër syrit?
Dhe sapo u përballe me këtë pikëpyetje, u bëre kureshtar për përgjigjen
A mos do ta dish pse lotët janë ilaç për t’i çliruar zemrat e pushtuara nga pikëllimi?
Epo, ilaçi nuk është për ta kuptuar por dhembje për të shëruar
Sado larg të shkosh duke numëruar nuk do ta arrish kurrë të pakufishmen
Njëlloj, sado afër të më qëndrosh nuk do më arrish as mua
Hiq dorë nga unë dhe ec në rrugën time se unë jam valë që i takoj Një Deti
Mund të më prekësh me dorë, por s’mund të më kapësh
Nëse do, hidhu edhe ti në këtë Det dhe bëhu valë
Që afërsia dhe largësia të mbeten veç fjalë.

Autor: Fatmir Muja
 
"Poezi per Jeten"

Kushtoi 2 minuta nga jeta jote ketij mbishkrimi eshte shum i bukur..
"Cdo dite qe jetojme eshte nje mundesi e vecant prandaj te lexojm me teper libra
dhe ti kushtojme me pak koh puneve te shtepis
te ulemi ne shkalle e te adhurojme pamjen..
pa domosdoshmerine per te pare nese ka bareta te keqia ne kopsht..
te kalojme me shume koh me Familjen dhe Miqte,Dhe me pak koh duke punuar per tetjeret..
Kam vene re se Jeta eshte nje bashkesi Eksperiencash per tu vlersuar e jo mbivlersuar..
tani nuk heq menjane asgje perdor gota kristali cdo dite
vesh rroba te reja dhe sikur per te shkuar ne market nese kam deshir...
nuk ruaj menjean parfumin me te mire per festat e vecanta,e perdor gjithnje sa her qe dua te ndjej aromen e tij...
Frazat "nje dite" po zhduken nga Fjalori im
te bejme cka kemi deshir sot.
Me vjen keq qe skam shkruar letra qe doja sepse qellimi per ti shkruar ishte "nje dite nga keto"
me vjen keq dhe Jam akoma i trishtuar kur kuptoj se skam rreshtur se theni Vellezerve dhe Shoqeris Time se sa i dua.
Tani perpiqem te mos kthej mbrapsh harroj apo ruaj asgje qe mund ti jap lumturi dhe alegri Jetes Time..
cdo Dite qe kalon eshte nje mundesi e vecant cdo dit,cdo or,cdo minut qe kalon esht nje mundesi vecant.
Nese e merr kete mesazh do te thote qe Dikush te mendon dhe te ka perzemer...
nese Je shum I'E zene per ti kushtuar disa minuta ketij mesazhi per ti a derguar Personave qe vlerson
ose nese preferon ti thuash Vetes 'sapo te kem koh" do ta nis "nje Dite nga keto" mund te presesh shum...
ose te mos mberrish kurr..
Ky Mesazh permban ushqim per Shpirtin
jepi Tetjerve me shume sec presin dhe beje me besim
mos lejo qe nje "keqkuptim" i vogel te prish nje Miqesi
mbaj mend Poezin Tende te perferuar ose muziken qe te pelqen me teperT....
Thuaj: "TE DUA" vetem atehere kur Dashuria Jote eshte e vertet
dhe nese duhet ti thuash "me vjen keq" shihe ate person drejt e ne Sy
nese nuk beson ne "Dashurine me shikim te par" mos u tall me Enderrat e Tetjerve...
Dashuro thellesisht dhe me pasion..
ndonjeher dhe mund te lendohesh por eshte e vtemja menyre per ta Jetuar jeten plotesisht..
nese sje dakort perpiqu te pakten te jesh I'E "Ndershem" fol ngadale por mendo me shpejtesi...
mos ofendu mos i Gjyko Tetjere per "ate qe keni degjuar per ta"...
nese Dikush te ben nje Pyetje teciles nuk do Ti pergjigjesh
buzeqesh dhe Pyete: perse do ta dish?
kujto qe nje Dashuri e madhe ashtu si nje sukses i madh,eshte nje risk.
Merre persiper Martohu me Dike me te cilin te pelqen te flasesh sepse kur te Plakeni Biseda do jete me e rendesishme se cdo gje tjeter
kujtohu dhe se disa here heshtja eshte pergjigja me e mire.
Lexo me teper libra,shiko me pak tv Jeto nje Jet te mir e te rregullt
nje shtepi e Lumtur esht ajo cka ka rendesi me teper Bej cte mundesh qe te krijosh nje ambient te tille.
mos e nderprit kurr Dike qe po te tregon Perzemersi..
kujto qe lidhja me e mire eshte ajo ku dashuria midis dy Personave eshte me madhe se sa nevoja qe kane per Njeri/Tjetrin..
mos e mbaj kete mesazh nese nuk Je dakort me cka shkruhet ne te..
por nese Je dakort qarkulloje dhe shiko se cfare do te ndodh brenda 5 diteve..
do te Marresh nje supriz te kendeshme,do Te zbulosh se sa I'E rendesishem je per shum Persona..
Kalofsh nje dit te bukur..
Dhe nje Jet te mbrekullushme.
:):):):):):):):):)

*Huazuar*
 
Last edited by a moderator:
Kush Do Te Postoj Poezite Me Te Bukura

Ti ..djali perfekt per mua ...
Ti njeriu me i durueshem ne bote...
mashkulli me ideal ne bote ...
ti qe me cdo xhest , me cdo perqafim ,
puthje me helmon cdo dite dhe me teper ...

Ti qe me mesove kuptimin e fjales dashuri ,
kur une vogelushja e papjekur qeshja me kuptimin patetik te saj ...
ti qe me bere te besoj
se gjerat e magjishme ndodhin ne diten me te zakonshme ...
ti qe me perqafove fort ndersa un drishesha
nga emocionet e puthjes se pare ...

Ti qe kurre s'u merzite nga une ...
nga telefonatat e mija te shpeshta dhe te bezdisura ...
ti qe me degjon me vemendje edhe kur flas budallalliqe...
ti qe ke ndryshuar per mua...
ti qe me thoje fjale te bukura ne fillim
vetem qe te beje per vete naiven qe ekzistonte brenda meje...

Ti qe ke falur gjera te pafalshme vetem sepse me doje vertet ...
ti qe ke nisur nje kapitull te jetes tende te cmuar me mua....
Ti i paperseritshmi qe kujton cdo detaj me mua ...
ti qe gjithmon deshiron qe gjerat te behen ashtu sic ndjehem une me mire
dhe jo ashtu si do doje ti te ndiheshe me mir ...

Ti qe me ke shtrenguar fort pas vetes
dhe ne krahet e tua jam ndjer me e sigut se kurre...
Me fal per cdo trishtim qe te kam shkaktuar ,
sepse kam kuptuar qe dashuria e vertete jetohet vetem njehere ,
dikush e jeton heret e dikush vone...

Ti qe me ben te ndihem si njeriu me i lumtur ne bote
me puthjet e tua ne ball ...me ledhatimet e tua ..
me xhestet qe tregojn shume me teper se fjalet ...
me preukupimin tend ndaj qenies time ...
Te dua ne cdo qelize ♥ Ishe ..je dhe do jesh i vetmi per mua...

Faleminderit qe me jep fryme,qe me dashuron 228870_265193033493929_159074060772494_1206960_7828282_n.jpg
Faleminderit qe slodhesh kurre prej meje ...

*Huazuar FB*
 
Last edited by a moderator:
Kur zemrat lule çelin

S’je gati, edhe nëse je gatuar,
Ke nevojë edhe për pak ujë,
Le të piqet avash-avash pastaj.
... Mos nxito !
Lulet nuk çelin vetëm në pranverë,
Kur zemrat janë ujitur e ndriçuar,
Edhe vjeshta është pranverë,
Kur prej kraharorëve tanë,
Lulet e shpresës së sigurt gufojnë,
Për ngadhënjimin tonë !
Fitoren tonë të gjithë e gëzojnë,
Edhe ata që kundër nesh luftojnë,
Sepse ne mendojmë dhe besojmë,
Për të ndërtuar, jo rrënuar,
Për të ndriçuar, jo errësuar,
Për të përhapë paqe e dashuri,
Jo dhunë e urrejtje !
Nëse dëshminë tonë s’e pranojnë,
Atëherë ata vetë do ta dëshmojnë !



Avni Tafili
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top