Poezi te ndryshme

Titulli: Poezi te ndryshme

The Road Not Taken

Two roads diverged in a yellow wood,
And sorry I could not travel both
And be one traveler, long I stood
And looked down one as far as I could
To where it bent in the undergrowth;

Then took the other, as just as fair,
And having perhaps the better claim
Because it was grassy and wanted wear,
Though as for that the passing there
Had worn them really about the same,

And both that morning equally lay
In leaves no step had trodden black.
Oh, I marked the first for another day!
Yet knowing how way leads on to way
I doubted if I should ever come back.

I shall be telling this with a sigh
Somewhere ages and ages hence:
Two roads diverged in a wood, and I,
I took the one less traveled by,
And that has made all the difference.
Robert Frost
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Trishtimi

Po iki me trishtim i zhgënjyer nga miqtë

E mbylla dhe derën që rrinte e hapur
Për lajkatarët, për rrenacakët e smirëzinjtë
Që shtireshin engjej të dashur.

Ku vete s'e di, veç s'dua të kthehem
Sërishmë në rrenat e jetës
Diku në një skaj të largët do prehem
me qafën e futur në jakën gri të xhaketës.

(- D. Agolli)
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Te lutem,
mos trokit me, ne deren
time!
Endrrat pa gjume ardhur,
jo mos m'i trazo!
Njeri jam,
e di te fal gabime!
Por s'mundet te te
them: -Eja ! ,
kur, ti vete, me the:
-Shko!

(F.Lami)
 
Pe: Poezi te ndryshme

AH ! Mث LINI Tث BثRTAS ...


Ah, më lini të bërtas, të bërtas, të bërtas …
Të bërtas sa grykën të çaj e të plas !
Të ulërij si një kafshë që therret,
Si hekuri që rrihet zjarr në farkëtore,
Si pema që këputet nga dhembët e sharrës,
Si xhami që pritet nga thika e diamantit …
Të çirrem, të bërtas, të grindem.
S’me prishet puna që njerëzit
Do tremben. Unë kam nevojë
Të bërtas që nga thellësia e shpirtit.
Njerëzit ? Se dini sa larg meje ata janë ?
Njëlloj si të mos ekzistonin fare,
Përderisa vuajtjet e dhimbjeve të mia
Më bëjnë ta ndjej veten fillikat në botë,
Si në burg vetmuar të heq e të lëngoj?
Të më flasin ? Jo, as që pres të më flasin.
Bile nuk di a duhet ndihme t’i u kërkoj
Kur si e çmendur klithmat i lëshoj,
Ditë e natë si e mallkuar nga dhimbjet,
Nga kjo egërsirë kaq mizore që më vret.
Besoni se kjo është diçka që durohet ?
Kjo dhimbje, o Zot, që djallëzisht më vret
E ngjitet e ngjitet lart pak nga pak
Me atë artin mizor të lëngimit kinez,
Që askush se sheh, bile as ti vetë,
Drejt shëndetit, shëndetit tim të brishtë ?
Eshte për atë që bërtas, ah, është për atë !
Në i dëgjon klithmat, shendeti im,
Atëherë dhimbjen pse s’ma mposht ?
Pse me le te vuaj të vuaj gjer në vdekje,
Thuajmë pse ?
Apo është ky i yti shpagim nga që kur të kisha
Për ty s’mendova kurrë, shëndeti im i pakët ?

Sabine Sicaud
 
Pe: Titulli: Poezi te ndryshme

VDES DALNGADALE


Vdes dalëngadalë

Ai që nuk udhëton,
Ai që nuk lexon,
Ai që muzike s’dëgjon,
Ai që nuk arrin të gjejë,
Me sytë e tij.

Vdes dalëngadalë

Ai që behet skllav i së zakonshmes,
Duke shkelur përditë në të njëjtën rrugë,
Ai që s’ndërron kurrë zakonet,
Që s’ndërron kurrë as ngjyrat e rrobave,
Që nuk i flet kurrë një të panjohuri.

Vdes dalëngadalë

Ai që shmang pasionin
Dhe dallgët e emocioneve,
Ato që syve u japin dritë
E jetë zemrave të plagosura.

Vdes dalëngadalë

Ai që s’ndërron kurrë udhë
Kur fati i keq atë e zë.
Në punë a në dashuri.
Ai që nuk rrezikon
Për të realizuar ëndrrat.
Ai që asnjëherë në jetë
S’u shmanget as këshillave me vlere

Atëherë jeto !
Rreziko sot,
Vepro shpejt,
Mos e lër veten të vdesësh dalëngadalë,
Mos e privo veten të ndihesh i lumtur..

Pablo Neruda
 
Pe: Poezi te ndryshme

NESE ME HARRON

Nese me harron,
ateherë
te dish nje gje.

E di si eshte:
kur veshtroj
henen e kristalte, degezen e kuqe
te vjeshtes kermill ne dritaren time,
ne se prane zjarrit
prek
hirin e shperbere
a trupin gervishtes te drurit,
gjithcka me sjell tek ti,
sikur gjithcka qe ekziston:
aromat, drita, metalet,
te ishin barka nisur drejt ishujve
te tu qe me presin.

Por,
nese pak nga pak s'do me duash me,
pak e nga pak s`do te te dua as une.
nese papritur
me harron,
mos me kerko me,
sepse do te kem harruar menjehere.
Po tu duk e gjate dhe e marre
valvitja e flamujve te jetes sime,
dhe vendos te me harrosh
ne bregun e zemres
ku kam rrenjet,
dije se ate dite,
ate ore,
do t`i ngre krahet
e rrenjet e mia
do kerkojne tjeter toke.

Por
nese cdo dite,
cdo ore,
ti ndjen se je perjetesisht e imja
me embelsi te paprekshme,
nese cdo dite
nje lule cel ne buzet e tua per te me kerkuar,
ah, e dashura ime, ah, e imja,
ne shpirtin tim asgje nuk shuhet, as harrohet,
dashuria ime ushqehet nga e jotja dashuri, e dashur,
dhe sa te jesh gjalle do e kesh ne krahet e tu,
shtrenguar fort nga imja.


Pablo Neruda
 
Fjalet e 1 te Burgosuri

‎|| Fjalet e 1 te Burgosuri ||

Pa me thuaj o njeri ca mesove ne kte jet
Une u rrita neper burgje kurse ti ne fakultet
Pa me fol per veten tende gjith kto kohe cke mesuar
Po ato qe ti lexon une ne jete i kam provuar
Une vertet kam emigruar qe i vogel ne kurbet
Kam vuajtur e punuar po nuk jam analfabet
Une tregoj gjera tverteta qe kam msu nga emigrimi
dhe jo histori te vjetra nga Abdyli dhe Naimi
Mos te duket kaq e lehte te largohesh nga pragu shpis
e te rrish te qash per nenen prapa portes se qelise
Une u rrita ne 1 vend pa fillore pa gjimnaz
ku shum shpesh degjohej fjala ik largohu se te vras
Ti je rritur ne qetsi qe se njeh tmerrin dhe friken
rrije ndore me stilolaps kurse une perdorja thiken...

581898_415326428487855_162526313767869_1364454_1500080866_n.jpg

*Huazuar FB*
 
Last edited by a moderator:
U nisa

U NISA!

U nisa sot drejt zemrës sate për ta gjetur zemrën time!
U nisa sot drejt qendrës, për t’i parë periferitë!
Malli i krejt jetës u shfaq sot në qeniet tona!
Koha dhe hapësira i ndajnë të dashuruarit vetëm me trup
Le të vdesin trupat, të mos e përjetojnë më ndarjen
Që nisja dhe arritja të bëhen Një!


Autor: Fatmir Muja

 
Mergimtari...


MERGIMTARI...


PREJ VENDLINJES U LARGOVA,
MORE UDHET E GJATA!
KURRE NUK U GEZOVE,
AS NGA DITA AS NGA NATA!

SI SKLLAV TY TE TRAJTUAN,
KUDO QE TI JETOVE!
CDO TE DREJTE TA MOHUAN,
POR PRAPE TI REZISTOVE!

EMIGRANT EMRIN E PATE,
NE TOK TE HUAJ KU ISHE!
REHAT SBERE AS NE GJUME NATE,
SE MENDJEN NE VENDLINDJE E KISHE!

NE ATDHE ME MALL TE PRISNIN,
NENA JOTE THE BABAI!
ME SY DONIN TE SHIHNIN,
MOTRA E VOGEL DHE VELLAI!

NE ATDHE TE PRISNIN SHOKET,
DHE SHOQET QE PATE LANE!
ATJE TE PRISTE VAJZA,
QE FJALEN I PATE DHANE!

NGA DREJTIMI QE PATE IKUR,
TE GJITHE SYTE SHPESH I DREJTONIN!
ME MENDIMIN QE MJAFTE TE KISHIN PRITUR,
DHE SE SHPEJTI DO TE SHIKONIN !!!...


Autor: Saimir Murati


 
Titulli: Poezi te ndryshme

Lotet ulur ishin mbi qerpik,
qante vogelushja per nje mik.

Miku na ishte nje arush
padashur humbur nga dikush.

U ul e ema qe ta qetesoj
dhe ja çfare nisi t'i tregoj:

Shiko, e vogla ime, ne kete bote
duhet te pergatitesh se ka dhe lote

Do humbesh miq e do fitosh,
po kurre nuk duhet t'i harrosh.

E vogla ndali e lotet i fshiu,
a thua biseda e perpiu.

Trishtimin mbyte me kujtime,
nga ato te bukurat, e vogla ime!

Deshperimin jo kurre mos e le,
te te mbysi per asgje!

E ne preher e mori, e perqafoi,
ja puthi syçkat dhe e ledhatoi.



(Gerhard Pregapuca)
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Ismail Kadare - Kristal

Ka kohë që s’shihemi dhe ndjej
si të harroj une dalëngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokët dhe gjithçka.

Tani kërkoj poshtë e lartë
një vend ku ty të të lëshoj
nje strofë a notë, a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.

Në s’të pranoftë asnjë varr
asnjë mermer, a morg kristal
mos duhet vallë prapë të të mbart
gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.

Në s’gjetsha hon ku të të hedh
do gjej një fushë a një lulnajë
ku butësisht porsi polen
gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.

Të të mashtroj ndoshta kështu
dhe të të puth të ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harim ish ky a s’ish harim.
 
Pe: Poezi te ndryshme

535756_460387050643818_100000175810837_2075280_47518379_n.jpg


Dua te jem atje..!

Te humbas ne qenien tende,
Dua..
Ne mes fjaleve dhe enderrave te bukura
Te largohem larg,larg nga ky realitet,
Te shkoj,
Dhe te ec pa pushim, pa ndalese..!

Te ik atje larg,
Ku do rilinde nje yll,
Edhe mendimet, gjejne strehe
Prane e prane diellit te bashkuar,
Realitet i nje dashurie,
Pasion zemre..!

Sekret i saj per vite me radhe
Naten e yjeve qe ndriçojne
Dua te fluturojme se bashku
Dua, duam te jemi atje
Te rilindim perseri..!

Nga: Lili Bimi
 
Pe: Poezi te ndryshme

Endrrës..

Ik më braktis!
Mos më tërhiq,
Po harroj kush jam,
kur ty të ëndërroj,
të pamundurën dua,
më sjell zhgënjim
pyes perëndinë,
kush vallë më mallkoj?

Ik më lërë vetëm,
të shëtis në realitet,
Kështu jam vetvetja
realiteti është Jetë.

Sado që ëndërroj
asgjë nuk ndryshoj,
Realitet i hidhur,
ashtu dua të Jetoj,

Kështu jam vetvetja!

Merita Berisha
 
Pe: Poezi te ndryshme

"Të desha,
S’të dua!
Në jetë ndodh dhe më keq.
Ka njerëz dashnorë
gjersa bëhen pleq. Ka që dashnorë janë vetëm një muaj.
Të desha,
S’të dua!
Ke lindur të vuash,
vuaj!
Jam burrë i ndershëm,
pëlqej të vërtetën.
Ka njerëz
që s’duhen,
po gënjehen
tërë jetën.
Jam burrë i drejtë,
i ashpër në ton; të them
“s’të dua”
në telefon."

_Dritero Agolli
 
Titulli: Krijime te ndryshme...

Ka me ardh' nji kohë
qielli bebe sysh ka me m'u ba,
e ylli fundit faren n'trup tem ka me e hedh
e lutja jote pa qiell ka me mbet.
N'Tokën e premtueme yjet kanë me çilë
dhe n'vyshkje sysh lulet e frymës kanë me u tret,
e jeta ka me m'u ngtatërrue flokëve t'djersituna
nga grahmat e dhimbjes t'dalun bojet nga lotët derdhun.
Ka me ardh' nji kohë
ku ti s'ke me dit sytë kah me i drejtu,
e lutja jote n'Qiell t'huej ka me shku derë m'derë
lëmoshë tu kërku.
N'prag t'pendimit gjunjët kanë me t'lëshu
dhe falja jeme tretun lotëve t'thamë
shpirtin tand n'morsa t'pengut ka me e shtrydhë.
Lutja e dërrmueme ka me i njomun buzët
lotëve t'thamë t'kohës shkueme,
e vedit ka me pas frikë me i pohu,
që lutjen e harrueme n'nji Qiell t'huej,
e lindi për së dyti njaj Qiell që dikur krahët ia ke kthy.

Elona اuliq
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Krijime te ndryshme...

Per Maturantet....!
==============
Ne ikem u ndam nje pike
loti ketu e lam,nje lot
qe na kujton castet me te bukura te shkolles
ton eshte nje lot i mbushur me dashuri e
dhimbje,dashuri per shoqerine dhe dhimbje per
ndarjen.
Sot jemi bashke ne krahet e
njeri-tjetrit
perqafuar,po neser nje
dite e re do na ndaje dhe
gjithcka do te kete perfunduar..
Sidoqoft nje mesazh ketu e lam nje
poezi apo emrin mbi banke
me kalimin e kohes
pluhuri i harrese do t'i
mbuloi.....

*Huazuar*
 
Last edited by a moderator:
Pe: Poezi te ndryshme

A i ke parë ndonjëherë fëmijët duke luajtur?
Vallë a e ke dëgjuar tik-takun e shiut?
A e ke ndjekur ndonjëherë fluturimin e një fluture?
Vallë a e ke vështruar perëndimin e diellit?

Ndalo, pra, mos vallëzo me ngutje.
Koha është e pakët, muzika nuk zgjat shumë.

اdo ditë e jeton gjithmonë duke rendur?
Kur pyet veten kush je, a e dëgjon përgjigjen tënde?
Kur dita mbaron shtrihesh në shtrat apo zhytesh në mijëra mendime?

Ndalo, pra, mos vallëzo me ngutje.
Koha është e pakët, muzika nuk zgjat shumë.

Ditët e tua rrjedhin shfrenueshëm?
A i ke thënë ndonjëherë fëmijës tënd “e bëjmë nesër”
Dhe në kotësinë tënde nuk e ke parë trishtimin?
Nganjëherë për mungesë mirësjelljeje a e ke lënë një mik të dashur
Të ketë vdekur pa e thirrur dhe pa i thënë lamtumirë?

Ndalo, pra, mos vallëzo me ngutje.
Koha është e pakët, muzika nuk zgjat shumë.

Kur ti rend tepër me ngutje për të arritur çfarëdo vendi,
Ti humb gjysmën e zbavitjes për të arritur atje.
Nëse je i shqetësuar, nëse rend gjithë ditën e lume
ثshtë njëlloj si të hedhësh jetën tënde në koshin e plehrave.
Jeta është një rendje, por do jetuar dhe përjetuar me qetësi.
Dëgjoje muzikën përpara se kënga të ketë mbaruar.

Borges
 
Titulli: Krijime te ndryshme...

Te pash ne enderr sikur u martove
Te erdha ne dasem dhe pse nuk me ftove.
U bera princ per ty zemra ime
U nisa drejt teje me mijra kujtime..
I kerkova ZOTIT forc ne at cast
Kur ne mes dasmorve nuse te pash
U afrova ngadal te putha ne faqe
Ti me perqafove fort..
Te urova me shpirt se te desha shum
te thash jet te lumtur dhe pse larg nga un...
Nga endrra u zgjova i mbuluar me lot, dhe thash me vete as lamtumir ste thash dot..........

Day_1__Kiss_the_Girl_by_DemoiselleDreamer.jpg


*Huazuar FB*
 

Attachments

  • Day_1__Kiss_the_Girl_by_DemoiselleDreamer.jpg
    Day_1__Kiss_the_Girl_by_DemoiselleDreamer.jpg
    166.1 KB · Shikime: 0
Last edited by a moderator:
Titulli: Krijime te ndryshme...

Djali Dhe Vajza...!

Na Ishte Nje Here Nje Djal,Nje Vajze Dashuronte
Por Ishte I Merzitur Se Ajo Se Pranonte
Gjithe Diten Per Te Mendonte, Dhe S'thoshte Tjeter Fjal
Ndaj U Semur Dhe U Shtrua Ne Spital

Erdhen E Vizituan Gjith Doktoret E Qytetit
Por Semundjen E Tij Asnje Nuk E Gjeti
I Shkreti Djale,Mbeti Ne Duart E Fatit
Shtrire Ne Krevat Mendonte Trokitjet E Sahatit

Ne اastin E Fundit Dicka Belbezoi, Askush Se Mori Vesh Askush Se Kupto
Vetem Shoku I Tij U Largua Me Nxitim, ا'Fare Kuptoi Ai Nga Ajo Fjale Pa Kuptim..?
Nuk Vonoi Shume Dhe Ai u Kthye Me Nje vajz Brune
I Semuri Kur E Pa Nuk I Besoi Dhe Ndaj I Kerkoi Qe Vajza Te Afrohej

Dhe Vajza E Perlotur Iu Afrua Ngadal, Me Dor E Perkedheli Dhe e Puthi Ne Ball
Ne Buze Ta Puthte Djali Vajzes I Kerkoi, Dhe Ajo Menjeher Puthjen E Par I Dhuroi
Tani Le Te Vdes Nuk Dua Gje Tjeter, Ne Krahet E Vajzes Ai Prehet ""I VDEKUR""....By cent 2002


*Huazuar FB*
 
Last edited by a moderator:
Lumturia

Lumturia

I qete jam ulur disi te mendoj
Gjendjen te te cilen une e perjetoj
Shpesh here pyes veten
A e meritoj,apo se meritoj
Se shume vuajtje po kaloj
Gezim dhe lumturi aspak spo shijoj
Shok te vetem lotin e kam
Fuqine per te jetuar po e humbas
Lumturine a thua do ta shijoj
Brengat a do te perfundojne
Apo gjithmone do t'me shoqerojne??

Befas dicka mendjen ma sulmoi
Nje ze i qete mua me ngacmoi
Gjendjen time mua ma perqeshi
Se dikush eshte edhe me keq se mua
Perderisa une prinderit te gjalle i kam
Shtepine ku te flej meshire ku aty gjej
Shendetin te plote une e kam
Perderisa ne spitale disa diten e kalojne
Une te gjitha ne shtepi i takoj
Dikuj gjithmone dikush ne shtepi i mungon
Lumturine gjithmone e kerkon...

Lumturia nuk gjenden ne para
Lumturia nuk eshte ne pasuri
Lumturia nuk mund te blihet
Lumturia eshte ne adhurim
Lumturia eshte ne dashuri per Allahun
Lumturia eshte ne Islam ..!!
OrhanDauti -
 
Titulli: Krijime te ndryshme...

Rastesisht u takuam, c’do gje filloj si loj
Ato caste ishin te bukura, kurr s’do ti harroj
C’do cast pran teje, per mua ishte shum
por me shum u shtuan, kur ne u dashurum

Kalonim caste te bukura, me ty ora nuk leviste
dhe kur ne nuk ishim bashk, zemra per dashuri bertiste
Keshtu kaluan ore, kaluan dit dhe muaj
per mua cdo gje tjeter, ne bote ishte e huaj

por gjerat ndryshuan, kur dashurija u shtua
ne vend qe te persmisohej, ajo thjesht u shkaterrua
filluam ti ziheshim, pa menduar per dashuri
por fajin e kishte, e mallkuara xhelozi

U ndam nga njeri tjetri, dhe jeta u be malore
deri sa u bashkuam, si ne endrra perrallore
ne u ndam serisht, per disa her me rradh
por larg nga njeri tjetri, nuk rrinim dot me mall

U bashkuam serisht, qe te mos u lendonim
duke menduar per dashuri, lendimet i harronim
por sa her u ndam, aq me shum u lenduam
deri sa nje dite, njeri tjetrin harruam.

Por per kte esht folur, akoma edhe flitet
qe shkopi qe thyhet, kurr nuk mund te ngjitet
.


*Huazuar*
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Krijime te ndryshme...

Dashuri hënore

Asnjëherë nuk e kuptova
Këtë dashurinë tënde gjysmake,
Që ecën sipas orës hënore.
Më bën të ndihem dështake!

Me vetveten fort u përlesha,
Në duel fantazie,
Zemra luftoi kundër trurit,
Kur Ti ,e ushqeje me thërrime dashurie.

Në detin e zhgënjimeve
ثndrrat e mia u tretën,
Digat-qerpikë përmbytin lotët,
Kur shohin lumturinë tutje të zbehet.

..Anonime..


*Huazuar FB*
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Krijime te ndryshme...

Jam tue shkrue kyt poezi
pa durë e penë, por me sy.
Jam tue shkrue me lotët e trazuem
t’kësaj mbramje me hanë të thinjun,
që andrrat i ka ndrye në guackat e nji deti
që na u tha në lëkurë.

Jam tue shkrue kyt poezi
me buzët që n’rrokopujën e puthjeve
gjurmojnë jetën
poshtë hapave tuej, diku në pritje.

Jam tue shkrue kyt poezi
me zhurmën e shpirtit tand
që tremb sytë e natës n’mbyllje
dhe terron qiellin e kohën.

Jam tue shkrue me frymë,
me hapat e natës që m’shkrumen në trup,
më shplodhjen e andrrimeve
që i shkundin shpresat e tyne gotës venës
pa shenja buzësh n’te,
pa shenja jetë n’bulzat e kuqe t’harrimit.

Jam tue shkrue kyt poezi me dridhjet e zemrës
që kanë etje për nji tjetër ikje,
nji tjetër diell me perëndue në çarçafët e pritjes t’çmendun.

Prejse nuk di ma në cilat fjalë me të humbë,
i lutem pa pushue Shenjtëve të poezisë!
Unë du me t’humbë,
du me e zbraz krejt shpirtin dhe trupin prej
fantazmës së frymës tande,
e me u çlirue, me u shpengue kohës
si nji fluturim që kërkon me iu qep
n’shpindë nji qielli që ka me lindë
vetëm për mue, krejt për Mue !


Elona اuliq
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Krijime te ndryshme...

Mendove se loder eshte dashuria
fillove te luash me ndjenjat e mia
me bere te vuaj,me bere me vaje
nje dite te qesh,nje jave te qaj
atehere te doja ,vdisja nga frika
me thoshe mjaft e une nuk flisja
mendove qe jete gjithmone eshte mrekulli
mendove qe e lumtur do jesh????
harrove sa lote per ty pata derdh
eh sa dit duke te pritur kam erre
ti me vrave mua zoti do te vrase ty
do te vije koha te cmendesh ne vetmi
mos kerko meshire se tash ka ndryshu moti
se q'ka i bene dikujt ta kthen zoti
mendove qe i vetmi ne bote je
si pranoje lutjet dhe kur qaja per ty
tash e di se erdhi fundi
por e di se kurre me nuk do me kesh
dije mire se cdo fillim e ka nje fund
dashurine time e kam hedh ne lume
do te digjem dhe te tjerve nuk do ju tregoje
edhe nese shkrihem kurre s'do te takoj
tash ndjej urretje dhe dashuri
por do ta leshoi rendin qe te vuash dhe ti


*Huazuar FB*
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Poezi te ndryshme

ERA - Alma Papamihali (Aromë Gruaje)

E dua, pa i largohem,
të vijë të më ndjekë,
në emër t´më thërrasë,
dhe në ia mbyllsha
të vetmen portë të hyrjes,
s´do fle pa e ndjerë,
kush do dhe pa duar
mundet të trokasë.

Dhe mëngjezi ndryshe
do jetë nga më parë,
mbi qilim patalet,
gjurmë do kenë lënë,
flokët pushpuritur
ende të pakrehur,
por, ah ç´ajër mali,
erë fryu mbrëmë!


534364_415920188440738_1258019523_n.jpg
 
Titulli: Poezi te ndryshme

USHQEMث ME SHIJEN TثNDE - Emma Al Rose -

Nga prekjet e tua ndihem femër ,
Më zhvish ngadalë ashtu si vjeshta pemët,
Me puthje më vish përsëri ,
Ushqemë me shijen tende !
Shëtit nëpër trupin tim ,harruar ,
Vrite kohën dhe ktheje përjetësi !
Ferrin zbrite në tokë ,
Ndërsa mua më ngjit në parajsë ! ♥
 
Më në fund rinjoha veten time


Mث Nث FUND RINJOHA VETEN TIME

Shkruan: Gresa Pirana

Prej se ike ti, diellit më rrezet s’ia ndjej
dita më duket e gjatë,
e gjatë, si një udhëtim i që nuk mbaron

Shpirtin tim bosh e mbaj e herë erës unë i'a dorëzoj
por ajo,atë sërish pas ma kthen,
se ai është i padenjë që të vallëzoj me të,
të përqafoj me lutjet e mija nga larg,edhepse s’të kam
e palos dhembjen ditë për ditë si rrobat në dollapin e vjetër
gjersa atë s'ia arrijë ta mbyll dot më

Shoh fytyrën time në pasqyren e jetës dhe vështroj veten time
si plakë që rrinte e ulur në kolltukun që e kisha pranë,
buzëvarrur dhe e kërrusur më shikonte,
mos më ishin vallë këto vetëm ca shenja që donin të më zgjonin
mendjes si me zile unë i thërras,
pëlcas si llava e vullkanit,
se kjo kënaqësi s’të përket ty që të më shkatërrosh

Më në fund e rinjoha veten teksa e shihja në pasqyrë
isha unë po ai njeri me më shumë forcë se dje
isha ajo që kësaj rrugeje do mund t’ia dilte edhe pa ty
kësaj here me më shumë siguri,
edhe pa ty,i dëgjoj disa zëra që më pshertijnë prej diku larg
si xixëllonja të vogla më duken që shpresën ma vizatojnë
se kjo jetë më qenka fushëbetejë dhe ne të dy luftëtarët e saj.



 
Pe: Poezi te ndryshme

MOS U LIDH ME ASGJث KAQ MARRثZISHT- Xhan Jyxhel

Mos u lidh pas një gjëje kaq marrëzisht
Mos thuaj kurrë “S’rroj dot pa të”!
Mos thuaj dhe pikë!
Sepse edhe mund të rrosh.

S’ka nevojë për fjalë kaq të fisme
Vetëm mos dashuro aq shumë,
Sepse do të thyhesh kur do të të dojë më pak.
E ajo gjithsesi do të të dojë më pak...
Po s’dashurove shumë, s’ do kesh as dhembshuri.

Po nuk zotërove shumë, as nuk do t’i përkasësh kujt.
As dorën e këmbën dot mos ia përvetëso
Sillu sikur s’të përkasin ty
Se kur të mos kesh gjë prej gjëje, s’do t’i kesh frikë as humbjet.
Sillu sikur mundesh edhe pa to.
Kur s’ke, për shembull, shumë gjëra në shtëpi,
Lirshëm do të mund të ecësh në të.
Po deshe patjetër të kesh dicka tënden
Vijën e horizontit zotëroje,
Qiellin e tërë,
Diellin, hënën, yjet...
Bie fjala, le të jetë yti Ylli Polar
“Imi është” thuaj!
Nëse patjetër do të duash të zotërosh dicka...
Bëje ylberin tëndin përgjithmonë
Nëse patjetër dëshiron t’i përkasësh dikujt, jepiju ngjyrave.
Portokallisë apo të trëndafiltës, për shembull.
Jeto pa zotëruar shumë dhe pa qenë i zotëruar.
Trajtoje jetën sikur cdo cast mund të të shkasë nga duart,
Po edhe sikur e jotja do të jetë gjithmonë.
Duke iu ngjitur pandashëm e duke e mbajtur për kindesh.
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Perse te dua : Lasgush Poradeci

Se te desha vete,
Dhe t'u nqasa vete,
Dhe te putha vete-
Prandaj.

Dhe te humba large,
Dhe te ndoqa large,
Dhe te gjeta large-
Prandaj.

Se te desha prape,
Dhe t'u nqasa prape,
Dhe te putha prape-
Prandaj.

Dhe te humba vashe,
Dhe te ndoqa vashe,
Dhe s'te gjeta vashe-
Prandaj.

Se te gjeta grua,
Dhe te desha grua,
Dhe te putha grua-
Prandaj.

Dhe s'me flet perhera,
Dhe s'me nqas perhera,
Dhe me plas perhera-
Prandaj.

O, prandaj te dua,
Prandaj vashe-e grua,
Fshehtesi per mua-
Prandaj.
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Asgjë s’mund të jetë siç ishte më parë,
Sepse kemi brenda vetes diçka tepër.
Një gjysmë dashurie nga ty e vrarë,
Dhe atë që ruaj unë, gjysma tjetër.

Por sot të ndara janë ato, veç e veç,
Ashtu siç jemi të ndarë unë dhe ti.
Tek njeri rri ajo që nuk di të vdesë,
Dhe e vdekura pa një varr tek tjetri rri.

Ndodh rrallë të shihemi në sy të heshtur,
Mbështjellë me urrejtje, mbështjellë me mall.
Unë që s’vrava kam pjesën tënde të vdekur,
Ti që vrave ke pjesën time të gjallë.
E.S
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top