Poezi te ndryshme

Titulli: Poezi te ndryshme

Lot...

Kam parë burrat të qajnë për gratë nga dashuria,
kam parë fëmijë të qajnë për prindër që s’i kanë,
kam parë të moshuarit të qajnë nga vetmia
dhe kafshët kam arritur t’i shoh që të qajnë.
Ky lot paska qenë një "send" i rëndësishëm,
që rrëzon nga zemrat kullat e trishtimit
dhe sillet ndër sysh i marrë dhe çoroditshëm,
duke thyer ngjyrat e ndryshme të shikimit.
Oh, të qash s’paska qenë e lehtë!
Të thyesh krenarinë me ca pika loti,
veç ata që s’qajnë s’e ditkan vërtetë,
çfarë krijim të vlefshëm u ka bërë Zoti.
Prej dhimbjes?! Jo, nuk qan veç prej dhimbjes!
Lumturia e tepërt me atë gjenë strehim…
Me lot i fillojmë hapat që prej lindjes
dhe loti e bën shpirtin që të gjejë lehtësim.
Kam parë lidera të qajnë kur fitojnë,
dhe nga humbja i kam parë të qajnë sërisht.
Dhe bashkë me ta servilat shpesh vajtojnë,
për të fshehur servilizmin me ca lotë të brishtë.
... dhe çfarë krijim i përsosur është ky lot,
pak ujë i kripur që ndjenjat t’i zbraz.
Nëse pa të do të ishte e ndërtuar kjo botë,
në shpirt do të na burgosej dhimbje dhe maraz.

d.b
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Nëse heshtja i flet zërit,e zëri e dëgjon,
atëherë do kuptohet se kush po gabon!
Por nëse zëri veç flet, e heshtja dëgjon,
atëherë do kuptohet se kush po kupton!

Sa zëra i folën heshtjes po ajo nuk foli!
E tallën, e qeshën, e thanë: nuk kuptoi!
E mohuan, injoruan, dikush e nënçmoi!
Po ajo veç heshti e në heshtje qëndroi!

E pyetën pse nuk flet,pse je e heshtur?
Nëse vërtetë brenda teje zë ka mbetur!
Flit,ndyshe do jeshë e humbur,e tretur!
Por ajo veç heshti, si heshtje e vdekur!

E kur zërat u lodhën dhe nisën të iknin!
Kur u pakësuan, dhe filluan të heshtnin!
Nisi t'dëgjohej heshtja tek ata që rrinin!
Me zërin që flet heshtur fjalët që flisnin!

Unë këtu isha, ju dëgjoja, e flisja, si ju,
por zërat tuaj bënë si të mos isha këtu!
Sa zëra flasin heshtur ashtu siç bëni ju,
por heshtje e tyre do të dëgjohet diku!

Do dëgjohet prej Atij që është Dëgjues,
që është pranë tyre e që është Shikues!
Ai është i Vetmi-Allahu, Zoti ynë- Krijues,
Dëgjuesi, i Dijshmi dhe më i Miri Gjykues!

E aty heshtja tha një fjalë,pastaj heshti:
E të gjithë zërat e tjerë në heshtje i treti
dhe të gjithë ikën,e vetëm heshtja mbeti!
"Flisni me heshtje, që të jeni prej vërteti!"

B. S.
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Kur ti nuk erdhe

Harqet e vetullave i hodha ne ere
qe te mos kaloje asnje mendim
te porta e trurit vura tabelen:
"Per sot pushim"

Por truma e mendimeve nuk deshi t'ia dije,
S'deshi t'ia dije per urdherin e rrepte.
ja, tani duken asfalteve te trurit
Kokat e mendimeve te thinjura krejt.


rudolf marku
 
Titulli: Poezi te ndryshme

LETRAT

Kur dashuroheshim ne kohen tone
Kur tretesha e digjesha per ty,
Nga njeri tjetri letrat vinin vone
Kalonte dhe nje muaj apo dy.

Po ndofta dashuria mbahej gjalle
Se zjarrin mbanin letrat ne udhetim
Me biciklete a mushke a me kale
Ne vape e shi, debore e thellim.

Kur dashuroheshim ne kohen tone
Me zor na vinin letrat fshat-qytet
Nuk kishim neper dhoma telefone
Dhe ne enderr s'kishte faks dhe
internet.

Megjithate me mire qe nuk kishte
As telefon, as internet, as faks,
Se fjale e nisur shpejt dhe mund te
vriste
Nje dashuri te vjeter , per nje cast.

Dritëro Agolli
 
Titulli: Poezi te ndryshme

PSE ?!_
(Sterjo Spasse)
ا'është jeta për ty? - e pyeta.
-Flluska sapuni, - m'u përgjigj.
-Po vdekja?
-Shpërblimi i jetës!
-ا'është bota?
-Një pikë helm në hapësirë!
-ا'është me e kuptuar në Botë?
-Vdekja?
-Cila është kafsha më e egër?
-Njeriu!
-Po më e butë?
-Ajo që s'ka lindur!
-Cili njeri ju duket më i poshtër?
-Ai që ndryshon veten me një emër të huaj dhe ai që punon aq mizorisht sa që nuk kujton as vdekjen!
-ا'është budallallëku?
-Të duash një gjë që s'e ke dhe të kujtosh se je ai që s'je!
-Po puna më e mençme?
-Te gëzosh të tanishmen!
-ا'është më e afërme?
-Vdekja!
-Po më e largët?
-Zemra ime me tënden dhe fillimi e fundi i hiçit.
-اfarë është e pavdekur?
-Hapësira!
-اfarë është më e bukur?
-Fantazia!
-Po më e shëmtuar?
-Sëmundja!
-Më e hidhur?
-Jeta!
-Më e ëmbël?
-Hiçi!
-ا'gjë e është më e madhe?
-Libri i Botës!
-Po më e rëndë?
-Fjala!
-Më e pamundur? - Këtu u mendua pak, sikur donte të çlodhej. më shikoi një copë herë në fytyrë si me habi e pastaj duke m'i shtrënguar të dy duart, më tha me butësi:
-Edhe në të pyetur duhet mjeshtëri! اfarë pyetët tani?
-اfarë gjë ju duket tani dhe do t'ju dukej mbas disa mijë vjetëve - sikur të jetonit - si e pamundur?
-Të ndryshosh veten dhe formën, dmth jam unë të bëhem ti, dhe jam njeri dhe të bëhem pëllumb!
-Kur shpërblehet njeriu?
-Kur e kujton veten të lumtur!
-اfarë gjë ju duket më e mërzitur?
-اdo send është më i mërzitur se njeri tjetër!
-اfarë gjë ju duket më e vështirë?
-Të jesh njeri!
-Po më e lehtë?
-Të krijosh krijesë njerëzore!
-Cili është ngushëllimi i të pasurit?
-Pesha e qeses!
-Po i të vobektit?
-E ardhmja!
-Nuk ju kuptoj, - i thashë për së dyti.
-Vdekja! -mu përgjigj serioz
-Po ç'përmban jeta e njeriut?
-Vetëm dyshime!
 
Titulli: Poezi te ndryshme

I Perndjekuri I Dashurise

Une jam i burgosuri yt
Rroj me prangat qe ti me ke vene
Po cudi as qelia s'me mbyt
Dhe s'me mbyt as dritarja e zeze
Kur ti prangat m'i hodhe ne mish
Une i putha duart e tua
Eshte rast i pashembullt ta dish
Qe xhelatin ta puth a ta dua
I perndjekuri yt erotik
I perndjekur te mbetet gjithmone
Erotim i mire a i lig
Hidhmi duart ne fyt, torturome
Ky burgim sa do zgjase s'e di
I perjetshem do kisha deshire
Vec ti eja me shih ne qeli
Te perndjekurit tend i vjen mire.

-Dritero Agolli.
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Never fall in love with a poet...

Never fall in love with a poet
for their words are sometimes lies
on occasions they're a shield
on occasions a disguise

They will take you on a journey
upon which they bare their soul
in a bid to ease your burdens
in a bid to make you whole

But in every word they choose
for the stories that they tell
lies a little piece of heaven
and a little piece of hell

Tormented souls we poets are
sometimes quite broken and despaired
in search of lost expressions
missed by others who once cared

Never fall in love with a poet
unless you're prepared to share their pain
to hold them close on the darkest nights
over and again


Thomas Hawkins
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Unë jam prej kohësh pelegrin
Udhëtar në vendin e shpresës së thyer
Jam ndarë padashur nga karvani im
Mes shtigjeve nga vapa e shirat gërryer

Kërkoj karvanin tim në rërë e në shpat
Karvanin që e ka ndërruar drejtimin me kohë
Ndaj në udhë jam krejt i humbur, jam fillikat
Me shami të grisur lidhur në kokë

Për ujë buza ime u bë zhur
Dhe sytë më shpojnë nga shterrja e lotit
Me duhet të arrijë karvanin e tretur qëkur
اapitur mes vapës, mes shiut e të ftohtit

Unë jam prej kohësh pelegrin
Shtegtar i karvanit të humbur
Dhe bart në kurriz një premtim
Të dhënë në hirin e gjyshërve të mundur.

Pelegrini i Vonuar
D. Agolli
 
Titulli: Poezi te ndryshme

"DITET"

Ecin me itinerar kohe me frymë jete...pa kthim
Ditët janë të çuditëshme shtohen duke pakësuar
arithmetikë e jetës magji e enigma bashkë treten.
Më shumë ditë… më shumë ngjarje e më pak...jetë
mbetet për të jetuar, ditët shtohen jeta pakësohet!
Dita me dritë zgjohet me agim, fle me natën hiroset n'erësirë
Ditënata, me të ecim në jetë pajtonit t’fatit e lëmë shpirtin peng!
Ditët marrin kuptim me dritën e yllit, t’përqafon në agim e t’puth natën!
Pa yllin tënd qiell nuk ka, hapësira e mbyllur e ti që mbetesh askund!
Udha për askund nuk është as ditë as natë, verbëri pa kohë e fat!
Ditëve puthu me yllin, ato pakësohen në jetën që mbidhet veç ji i lumtur...!
Ditët mallkim a bekim, falu në tempullin… këmbanë qielli, gjuza ylli yt!
Ditët pakësojnë jetën ....çdo kush ditët e tij ka, mallkuar qoftë vetmia!
Ku je pa nevojën e ditëve si jetimi i kohës pa emër!
Sot ka lindur një ditë e re....bashkë me të edhe ne!
Ditët janë jeta jonë…t’u falim dashurinë!

© Perparim Kabo

painted by
Alexey CHERNIGIN


563572_10151680402301513_1857488454_n.jpg
 
Titulli: Poezi te ndryshme

MOS U LIDH ME ASGJث KAQ MARRثZISHT-
(Xhan Jyxhel)

Mos u lidh pas një gjëje kaq marrëzisht
Mos thuaj kurrë “S’rroj dot pa të”!
Mos thuaj dhe pikë!
Sepse edhe mund të rrosh.

S’ka nevojë për fjalë kaq të fisme
Vetëm mos dashuro aq shumë,
Sepse do të thyhesh kur do të të dojë më pak.
E ajo gjithsesi do të të dojë më pak...
Po s’dashurove shumë, s’ do kesh as dhembshuri.

Po nuk zotërove shumë, as nuk do t’i përkasësh kujt.
As dorën e këmbën dot mos ia përvetëso
Sillu sikur s’të përkasin ty
Se kur të mos kesh gjë prej gjëje, s’do t’i kesh frikë as humbjet.
Sillu sikur mundesh edhe pa to.
Kur s’ke, për shembull, shumë gjëra në shtëpi,
Lirshëm do të mund të ecësh në të.
Po deshe patjetër të kesh dicka tënden
Vijën e horizontit zotëroje,
Qiellin e tërë,
Diellin, hënën, yjet...
Bie fjala, le të jetë yti Ylli Polar
“Imi është” thuaj!
Nëse patjetër do të duash të zotërosh dicka...
Bëje ylberin tëndin përgjithmonë
Nëse patjetër dëshiron t’i përkasësh dikujt, jepiju ngjyrave.
Portokallisë apo të trëndafiltës, për shembull.
Jeto pa zotëruar shumë dhe pa qenë i zotëruar.
Trajtoje jetën sikur cdo cast mund të të shkasë nga duart,
Po edhe sikur e jotja do të jetë gjithmonë.
Duke iu ngjitur pandashëm e duke e mbajtur për kindesh.


1395936_682723715095562_493824203_n.jpg
 
Titulli: Poezi te ndryshme

A je lodhur???
_______________Poezi____•

A je lodhur duke menduar n'vendë
Asnjë lajm s'të ka ardhur dot
A ke pasur durim apo je çmend
Gjat përballjes me valete e jetes not.

A je lodhur me pritjen siq unë jam lodhur
I kapluar nga etja s'flisja, kam heshtur
Si një insekt nga ngrica kam ngordhur
E jam ringjallur duke t'menduar ty pa rreshtur.

A je lodhur nga letrat që ti kam dërguar
Apo s'kan arritur asnjëher në adresen e qëlluar
E unë ende pres një lajm që se kam mësuar
Në porten e gabuar shpirtin e kam sakrifikuar.

A je lodhur edhe nga lodhja që t'ka mërzitur
Si ti bëj hall letres s'fundit që e qajë
E bukura vjesht më s'është përsëritur
Kam rilindur dhe po plakem me mërzin që e mbaj.

Nga: Mark Kuzhnini

________
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Liroje shpirtin

Një dorë tinzare,
zgjatet mbi çerdhen e zogjve, që ti mban mbi shpinë
frymë e ligë luhatet
e tremb spiralen e avullt të kafes së mëngjesit?

Qetësoje njeri gjysmën tënde dyshuese
nuk ka asgjë kërcënuese!

Ishte pranvera, ajo imcakja e pafaj,
që veshi tokën blerimlulnajë
një bishtlëkundse nga përtej deteve larg
me një diell të ri në krahë
në qelqin tënd sa fshiku pak

Qetësohu njeri
ishte pandehma e gjysmës tënde mospranuese,
që ti vet e ushqen mëdyshjeve, enigmave, rebuseve

I druhesh si djallit
dhe fytyrës së brishtë të manushaqes
dhe zjarrit që avullon diamantet

Ti, që i frikesh kryqëzimit në kryq si Krishti
rri, rri në tharkun tënd e nuhat
lulen e tëndit fat
në botën tënde sa rrethi i gishti

Lida Lazaj
(pikturë nga Leonid Afremov)

1458664_639078079471924_2085321948_n.jpg
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Paradoks....

Me lote në sy,
me këmbë të zbathura,
të gjakosura nga gurriçkat e rrugës,
vrapoj.... E vrapoj
as këmbët e mia nuk e dinë ku më çojnë,
me robat e trupit të zhgërryera, të çjerrura,
nga kthetrat e njerëzve,
të uritur për seks...
Të pamëshirshëm,
vrasin trupin tim të pafajshëm,
e lotët e mia nuk ndalen dot...
Kthetrat e njerëzve të urritur....
ا´farë bote është kjo ??
Urrejmë njëri-tjetrin,
e trembemi....
Të dashurojmë !!!.....

Jeton C. Shehu
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Mos valle bota, preku fundin
Dhe njerezit, u tjetersuan
Dashuria mori, emer tjeter
Dhe miresia, ne djallezi u shendrrua?!

E ka humb’, jeta kuptimin...
Sa pak gjendet njeriu, te njeriu
Sinqeriteti ka marre, arratine
ne troje la, hipokrizine.

Shpirtin se lexon, me askush
Veç kopertinen, e shpirtit shohin
per dashurine, te gjith flasin
por shume pak, ate e njohin.


(Mira Mira - E ka humb' jeta kuptimin)
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Ke lindur me dhunti.
Ke lindur me miresi e besim.
Ke lindur me ideale dhe endrra.
Ke lindur me krahe.
Nuk je i destinuar te zvarritesh, ndaj mos e bej.
Ke krahe!
Meso sesi t'i perdoresh dhe fluturo.

_Jelaluddin Rumi_


1463050_624762144255084_1639633992_n.jpg
 
Titulli: Poezi te ndryshme

...

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Më ka thanë një plak i thinjur,
Një plak mjekërrbardhë,
Mos u ngut shumë,
O djalë,
Se po dua ta them
Një fjalë:

Nëse ke humbur shëndetin,dije shumëçka ke humbur
Dhimbjet ta bëjnë orën vrer
Shëndeti është me vlerë,

Nëse ke humbur pasurinë
Mos lejo ngushtimi të të pushtojë.
Zanat e ka kjo Rrugaçe – pasurie
Të vijë, të rrijë ,
E të shkojë.
Ke humbur qdo gjë në këtë botë
Se trimëria është, o bir
Mjalta e jetës në gotë.
Aty trupin drejtoje
Ti bimë e fitimtarit
Kryet lart në qiell
E këmbët në tokë
Se vetëm kokëlartit,
Vetëm guximtarit
I ka hije jeta në këtë botë.
Edhe kur varfëria të copton,
Edhe kur sëmundja të sulmon
Edhe kur vetmia të robëron
Edhe kur dhimbja të shpon
Edhe kur mërzia të lëndon
Edhe kur bota të harron
Edhe kur dëshpërimi të rrëzon
Kokën lart,
Trupin drejtoje
E kokën lart çoje
Kokëlartin edhe toka e nderon
Se kokëlartin edhe Zoti e don.
Kokën lart në humbje,
Kokën lart në fitim,
Se të gjitha vijnë e shkojnë
Mbetet zemra që ka guxim.
Nëse përtoke
Rrëzohesh
Kurrë e kurrë
Kurrë mos u dorëzo,
Gjej fuqi e nisu
Në beteja të reja
Dhe hidhu në sulm
E si lua e fito.

Dështimet janë ndalesa
Dështimet janë pushimore
Që si nëna fëmijën të marrin përdore
Dhe të çojnë prej humbjes drejt në fitore.

Edhe kur bota ta bën me hile
Edhe kur të duken engjuj
E të dalin gjarpërinjë me zile
Edhe kur të gjithë humbin mendjen
E ty të akuzojnë ,
Edhe kur të gjithë
Fryhen prej hajnie
E ty të injorojnë,
Edhe kur prindi yt
Të hedhë përtoke
Si letër të vjetër
Edhe kur fëmija yt
Të thotë hupë
Unë dua dikend tjetër
Edhe kur miku
Të shikon dorën
Mos ke për të
Ndonjë dhuratë
E nuk të sheh në sy
E nuk të pyet
ا’është kjo lodhje,
ا’është kjo lëngatë?

Kokën lart, bir
Ti je shtizë flamuri – dije
Pasha emrin e Zotit
Kokëlartit edhe vdekja
I ka hije.

Ma dëgjo këtë fjalë
Ti vajzë e re,
Ti djalë i ri
Nëse mban këtë fjalë
Krejt bota është e jotja
Dhe ti do të jesh
NJERI.

Daut Demaku.
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Cka lind prej heshtjes jeton pergjithnji
Si dashurite.

Femijet dalin ne bote duke qare
Nuset shfaqen mes kengesh, mes lotesh,
Jane balada qe nisen ne kembe drejt harrimit...

Ne kercitjen e zemres se drurit te njome
Zjarri lind duke djegur veten; ushton
Lugina prej lumit qe shkon
Nga nje vdekje ne tjetren.

Gruri eshte nje moker qe flet per buken
Per duart e nenes, tryezen.

Vetem dashurite vijne ne heshtje, si shikime
Qe dalin prej syve si vajzat pesembedhjete vjece
Pa leje.

Cka lind prej heshtjes jeton pergjithnji...

A.B
 
Titulli: Poezi te ndryshme

KOSOVES

Hirushe fatkeqe...
më fatkeqe se e përrallës!
Këpucët e njerkës gjithmonë të vogla,
të mëmës së rraskapitur të grisura
bërë pis me baltë...
Princi ekziston vec në përralla.
Duhet ecur, Hirushja ime,
duhet ecur
Z B A TH U R
Jo gjithmonë këpucët e reja sjellin fat...

/Artan. Gj. H/
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Sa të dua o Shqipëri

Sa të dua, o Shqipëri,
sa me mall ndiej e sa dëshirë,
për ty gaz e dashuri
mu në zemër më ka mbirë!
Se për mua, o Atdhe,
je një lule aq e vyer,
sa nuk gjendet përmbi dhe
shpirtin tim për të ushqyer!

~Asdreni

MثMثDHEU

Mëmëdhe quhetë toka
ku më ka rënurë koka,
ku më ka dashur mëm' e atë,
ku më njeh dhe gur' i thatë,
ku kam pasurë shtëpinë,
ku kam njohur perëndinë,
stërgjyshet ku kanë qënë
dhe varret që kanë vënë,
ku jam rritur me thërrime,
ku kam folur gjuhën time,
ku kam fis e ku kam farë,
ku kam qeshur ku kam qarë,
ku rroj me gaz e me shpresë,
ku kam dëshirë të vdesë.




Do jenë të parat vargje që do ia mesoj femiut tim për atdheun:) Më pelqejnë tejmase.
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Si mundem te harroj,
netet qe kalonim bashke...
Trupat qe prisnin mengjesin
perqafuar..
Si mundem te pretendoj qe nuk ishte
dashuri..
Kur cdo dite fillonte me :Te dua..!
Si mundem te mos degjoj,
tastet e zemres
kur tinguj trishtimi tani luajne..

Mbaroi..
Si cdo gje e bukur
qe nuk zgjat..
Si nje flete libri e humbur..

~ R'n p ~

1521526_561741120577930_911870233_n.jpg
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Poezi te ndryshme

PRILLI YT I MOSHثS
Nadjas, sime bije

Ti ende je
në prillin tënd të moshës,
S’ke nisur ende,
ndjenjat t’i pjestosh!
Kjo ndodh me ty
si në çdo vend të botës,
Për muajin maj
ke lënë një vend bosh!

Të shoh kur fle
edhe më dukesh foshnjë,
Bëj të të puth në ballë
edhe të ik,
Po frikë kam
se s’dua që të zgjohesh,
Se brenda ëndrrës
flet me ndonjë princ!

E ja kështu,
largohem pa të puthur,
Vetëm çarçafin që të ka rënë,
e ngre!
Gjersa ti je
në prillin tënd të bukur,
Diku,pas majit,
do na vesh dhe ne!

Skender Rusi
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Ankimet e vajzes_Robert Berns

Shpesh jam merzitur dhe penduar
dhe mbi jastek kam qare,
qe fjalen tende kam besuar
dhe syte genjeshtare.

Ku shkoi, ku humbi ngjyre e purpurt
e faqeve te mia?
ku vajti shtati belkeputur,
Ku mbeti vajzeria?

Degjoj te qeshuren e hidhur
te fqinjeve mbi mua.
Packa se vete jane te krimbur
Me turpe gjer ne thua!

Tim eti kur i shfaqem une
ul syte e s`me veshtron,
dhe nene e mjere qan ne gjume
kur turpin tim kujton.

Sa ndjej nje hap te atit tim
i fshihem neper dere,
dhe nenen time skam guxim
ta shoh ne syte e mjere.

E embel lule e dashurise
e hidhur qenka pema
se syte e tu te djalerise
me lotin tim i bleva.

Mos paste kurre gaz ne jete
u shofte ne s'u shua
ai qe flaku ne kenete
femijen e tij dhe mua


1557554_413847525384281_2114357271_n.jpg
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Sot,per ditelindjen tande...
Sot nuk do te te marr ne telefon...

Sot do perpiqem me te harrue....

sot do perpiqem mos me te dashte...

Sot do perpiqem me ia plas tamthin te pamundunes...

Sot do perpiqem...

...
...me vdeke ne syte e tu!!!!
4188-sunset-beach-and-tree-iphone-hd-wallpaper_320x480.jpg


e vjellun lol
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Fat
Frederik Reshpja
(1940-2006)

Une per fatin tim pikellohem vete,
s'dua te pikellohet kush per fatin tim.
Me ndjek pas Perendia e Humbjes,
me mermerin e thyer ne luftera pa kuptim.

Mirepo une jam pagan i vjeter;
Pa kete fat te keq nuk ndjehem mire.
Cdo njeri e ka nje fjale ku ve kryet,
kam dhe une nje prehje per dhembjen time.

E c'do te preferoja tjeter pervec luftes,
i ndjekur pas nga ky fat budalla?
Vertet qe kam fituar shume pak ne kete jete,
por humbjet i kam patur te medha.

S'dua te trishtohet kush per fatin tim,
se per fatin tim trishtohem vete:
mermeri i thyer i Perendise se Humbjes,
tere lavdia ime kjo do jete!
 
Titulli: Poezi te ndryshme



Më dogji malli për Ty!

Nuk u zgjova dhe as nuk lava sy
Botën kalova tërë natën për Ty
Shalova ëndrrat pritë me të zënë
Me ikë një shteg s’desha me ta lënë

Mos e ndërro udhën kot e ke
Nga aroma e këndshme e di ku je
Lule të bukura s’do të dhuroj as sot
Si buza jote e kuqe nuk gjej dot.

Mos ik nga unë mos mbaj inat
Gjithë zemrën time e ke dhuratë
Shkrepi qepallat t’i shoh aty sy
Më dogji malli zemër për Ty!

[ Safet Hyseni ]

 
Titulli: Poezi te ndryshme

C'KA KA TOKA SI PO DRIDHET

C'ka ka toka si po dridhet
ku po ngjohet tan ky vaj
pse mileti lebetitet
vrau nana femijt e saj

ah ty e t'shitoft zana
si nuk tu tha ty ajo dor
femijt si i vret nana
u merr jeten fmijve te gjore

mos moj nane per hater t'zotit
mos po t'lutna se kena frik
po t'lutna me pika t'lotit
mos na i shpo zemrat me thik

djelli mir s'kish perendu
vajza e vogel n'preher asht ul
nana pa prit e pa mendu
thiken n'zemer ja ka ngul

e zen t'merri vajzen e dyte
me shpetu kerkon me hik
nana shume nuk ka pyt
n'zemer t'vogel ja ngul me thik

vajza e madhe asht t'merru
e ka shku ke telefoni
nana sonte po m'vret mu
hajdeni o njerez e me shpetoni

fjalen mire se ka marue
prej buzve t'vogla nuk ka dale
me thik n'zemer e ka qellue
e n'mes fjalen ja ka ndal

1525190_10203491028464726_1219294141_n.jpg
Agustin Menga 13/3/2014
 

Attachments

  • 1525190_10203491028464726_1219294141_n.jpg
    1525190_10203491028464726_1219294141_n.jpg
    26.2 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Poezi te ndryshme

10003997_1462408533975884_263364_n.jpg

اfare ka dielli qe sben drite
çfare ka hena qe ska dale
çfare ka ndodh sot ne kete dite
ka vrare nena femijt e saj

Pse moj nene ti nuk mendove
jeten femijeve u ndalove
a nuk te erdhi pak gjynah
zemra ty si ta dha.
(Vjedhur)
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Dritero Agolli - Te Mendohesh


Ka shume mallkime
per njerez te liq,
Sic ka dhe urime per shoke dhe miq.
Po une mallkimet aspak s'i kam dashur,
Vec shfryj
rralle-rralle kur jam buzeplasur,
Kur kupa ze mbushet e s'kam nga t'ia mbaj,
Merzitur-merzitur me vete ze shaj.
I them mendjemadhit nje llaf te florinjte
Te gjetur ne popull:ah,mendja t'u rritte!
Sa gjera ke
thene,o popull i shtrenjte,
Qe duhet patjeter te rri te vras mendte!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Poezi te ndryshme

-Cfare pret? Pret qe jeta te beje ndonje mrekulli? Qe rrethanat te ndryshojne ne favorin tend?
Ke pret? Perse? Sa kohe ke qe pret?!
Nese nuk ngrihesh dhe te behesh zoti i vetes, mos shpreso qe dicka te ndryshoje.
Nese nuk fillon, asgje nuk do te perfundoje!
Nese nuk troket, asnje porte nuk te hapet!
Nese nuk ndjek rrugen tende, asnje harte nuk do te mund te te coje gjekundi!
Mrekullite ndodhin vetem kur hedh hapin e pare drejt realizimit tend...Drejt endrres tende.
Askush nuk te do te ta sjelle lumturine dhurate, pervec teje.
Ndaj cohu, nis udhetimin drejt lumturise!
Kaperceje detin e emocioneve te tua.
Jetoje!
Mos e shtyj per me vone!
Mos prit askend!
Dora jote eshte e afte te vizatoje endrrat e tua, te shkruaj fatin tend.

_Colette Haddad-


1970901_697729423622713_963954943_n.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top