Poezi te ndryshme

Titulli: Poezi te ndryshme

To love is to hate,
to hate is to anger,
im lost in myself,
never feeling love,
never feeling hate,
never feeling anger,
i lost my pride to love,
i rejected love,
now its back to taunt me,
you’re here by my side,
but not quite,
i muted your love,
i dunt know why,
love brings hope,
hope brings me up,
I love love even though love doesn’t love my love,
love is easy to see at a view,
and is hard when looking through a dirty window when your face to face with it,
they say love is forever,
but i never knew that,
im not the one breaking hearts and closing chances,
its uncontainable just like my love for you,

andrew william
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Kur shuhet nje zjarr mbetet nje dore hi
Kur shuhet nje zjarr shuhet edhe nje dashuri
Mbi nje zjarr te tretur mos u lodh me kot
Se hiri i mbetur zjarr nuk behet dot
K.s
 
Titulli: Poezi te ndryshme

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Njerëzit


Ka njerëz që ecin me këmbë,
Ka që me këmbë të shtypën,
Ka njerëz që hanë bukë me dhëmbë,
Ka që me dhëmbë të mbytën.

Ka njerëz që puthen me buzë
Ka që me buzë pështyjnë
Ka njerëz që flasin me gjuhë
Ka që me gjuhë të ndyjnë

Dritëro Agolli
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Hiqe shaminë
mor armik.
Të kall, vallë, frikë?

Hunda, gollet e syve, dhëmbët në sërë?
Era e gojës
brenda ditës do të ikë.

Së shpejti mishi
që grop' e varrit e përpiu do të jetë
te unë në shtëpi të vet

unë grua që buzëqesh
Jam veç tridhjetë.
Dhe shtatë shpirtra si macja kam, do vdes.

Sylvia Plath
 
Titulli: Poezi te ndryshme

ZBULO LUMTURINث

Hulumto brenda vetes,
Për t'a zbuluar lumturinë,
Për të zbuluar fshehtësitë e jetës
Për t'a njohur Perëndinë .

Ketë stad për t'a arritur,
Thellë në brendi të shpirtit gjurmo,
Hulumto, në lartësitë e qiejve të ngritur,
Të vërtetën zbulo,në emër të All-llahut mëso.

Xhemil Sadiku
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Falmë yjet e një nate dimri
që askush s'mundet t'i shohë,
gjoksit tim të flenë mbështetur
der'sa pa fjalë të japin shpirt,
s'kam frikë t'i shoh ngadalë
tek shuhen heshtur një nga një,
më ndritshëm do lind' e ardhura ditë!

"NESER" - © alma papamihali
 
Titulli: Poezi te ndryshme

BORXHI NDAJ NثNثS

Nëna, e heshtura,
Shkon e nga shkon, e prapë aty është,
Në ajrin që duket dhe s'duket njëherësh,
Në rrembat e gjakut tonë, në zemër.

Në rrugët ku hyjmë, të mëdha e të vogla,
Kudo shkojmë,
mbi çfarëdo ecim,
Para se të vëmë këmbën ne,
Sa mban
E provon këmba e nënës.

Aty, ku mund të na shfaqen sirenat,
Na zë veshët,
Aty, ku duhet të tendosim harkun,
të marrim në shenjë,
Na bëhet forcë dhe mëri.

Odiseja, vëllai im ballkanas
tremijëvjeçar,
Në mirënjohje ndaj Athinasë,
I falej Olimpit të zbrazët.

Më dhimbset, s'arriti kurrë ta kuptojë se
qe nëna.
U kthye në Itakë, u mplak e vdiq edhe vetë
pa mbjellë një lule që s'thahet
Te varri i saj.

Besnik Mustafaj.
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Me pelqen vetmia
Ne te gjej qetesi
Kujtoj se se shpejti
Shekuj do jetoj ne vetmi

Me pelqejne ata sy
Thone: "ka me te bukur"
Nuk guxoj te kerkoj
Keta kam per te humbur

Dua te sodis boten
Andej nga nuk me njohin
Te shoh sa do te ndjej
Mungesen e syve kur me shohin

Ta kuptoj perfundimisht
Largesia ma shton mallin
Apo malli i madh,
Nga largesia ndez zjarrin?

Padyshim e dua vetmine
Por as hije s'mund te jem
Vetmia eshte per Tjeter kend
Pa ty as hije s'mund te kem


(Aldo Muçaj - Vetem)
 
Titulli: Poezi te ndryshme

MALL

Ca pika shiu rane mbi qelq
Per ty une befas ndjeva mall
Jetojme te dy ne njejtin qytet
Dhe sa rralle shihemi sa rralle...

Dhe mu duk pak e cuditshme
Si erdhi kjo vjesht ky mengjes
Qiejt e ngrysyr pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes.

Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Sec mu kujtua sot per dreq
"Te zgjuarit jane bashke ne kete bote
Kurse te fjeturit jane vec"

Ne c'enderr kemi rene kaq keq
Qe dot s'po zgjohemi valle?...
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty sec ndjeva mall


Te huaj jemi

Te huaj jemi ne prej kohesh
C'ish per t'u thene eshte thene,
Si guret qe zene vend ne toke,
Ne jete vend ne kemi zene.

Drejt njeri-tjetrit kemi mbyllur
Te gjitha rruget edhe shtigjet,
Si dy qytete mesjetare
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por naten, kur i lodhur truri
Portat i mbyll me qetesi,
Ti gjen nje shteg dhe futesh brenda,
Nje shteg qe vetem ti e di.

Pastaj si ne rrugica parqesh
Shetit me cirkovolucionesh
Hyn neper endrra i shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma ben me dore.

Por kur mengjesi ze afrohet,
Nis shqetesohesh befas ti
Dhe heshturazi del perjshta
Nga shtegu qe vec ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prape jeta
Dhe ne te dy si dhe me pare
Te ftohte rrime e te pamposhtur
Si dy qytete mesjetare.

Ismail Kadare
 
Titulli: Krijime te ndryshme...

Dashuri Deri ne Vdekje,


Dy te rinj shume te dashuruar me njeri tjetrin vendosen te martoheshin.Disa muaj perpara marteses, vajza peson nje aksident dhe pas kesaj mbetet me fytyre te shperfytyruar.
“Nuk mund te martohem me ty”,-i thote te fejuarit,”une do te mbetem gjithnje e shemtuar. Gjej ndonje vajze tjeter te bukur ashtu sic e meriton, sepse une nuk ia vlej per ty”
Pak dite me vone, ajo merr kete pergjigje nga djali:
“Ai qe duhet ne te vertete te ndihet keq, jam une. Pas nje vizite tjeter te mjekut, ai me tha qe se shpejti nuk do te mund te shoh dot me.Por megjithe kete, nqs ti do akoma te martohesh me mua, une jam gati”
Pas pak kohesh ata u martuan dhe djalit i iku shikimi.
Pavaresisht kesaj jetuan 20 vjet sebashku ne dashuri dhe mirekuptim.
Vajza ishte ajo qe kujdesej dhe u be drita e syve te tij.
Dashuria i drejtoi ata edhe ne tunelin e erresires.
Nje dite ajo u semur keq dhe vdiq, duke lene pas nje keqardhje te madhe qe po e linte ne ate gjendje.
Ate dite, per cudine e te gjitheve ai hapi syte.
“-Une nuk isha i verber”-tha, “Por bera si i tille ne menyre qe ajo mos te ndihej keq qe do e shihja perdite me fytyre te shperfytyruar, sepse dashuria ime ishte e bazuar ne bukurine qe ajo kishte ne shpirt”

*Huazuar*



:( :(
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Poezi te ndryshme

Liliana Bendo
MALL PثR Tث NJثMIJTثN HERث


Tokë djerësitur sot nga rrëshir ëndrrash

dhe loti si rrëshir rrëshket e s'shqitet

një perëndim shfaqet në cepin e syrit

e në cepin tjetër një diell lind

loti vazhdon të derdhet pa pendes si qirir

e formën trupore zhbën në një mas të panjohur

me dihatje kohe mas jetën time e i numëroj luhatjet

avulli ngrihet në kupa qiejsh

stalaktikt i kristalt bëhet nga ku

ëngjëjt dehen e vetndëshkohen në brerjesh

amshimi



ah dhe i rënd që mallin se tret

tret gjithshka përvec fjalës mallit e gurit dhe mua

guri i rënd sa edhe heshtja kur dëbuar ka fjalët

në rreshta ushtarësh rebelash të sfilitur

që pershkojnë shkretëtira shpirtrash

kapërcuer detrave e oqeaneve pa shuar pikën e etjes...

s'vonon të vij si hije që shket jeta

në platforma qiejsh ku hëna eklipsohet ngadalshëm

pa u ngutur e duke ravijëzuar orbitën me frymë hyjnore

pas dyerve të dhimbjes mërmërit zjarrin

fjalë toke e shkrumbuar

malli toka ime

guri e bekuar tokë

belbëzon e fjalë nxjerë

sytë i përhumb horizonteve...


 
Titulli: Poezi te ndryshme

Sot, eshte dita nderkombetare e poezise, po ju le ne vargjet e te mrekullueshmit Neruda.
E shqiptezova nga anglishtja tani, uroj qe esenca akoma t'i kete mbetur.


Poezi

Dhe ishte atehere...qe Poezia erdhi
ne kerkim per mua. Nuk e di, nuk e di nga ku
erdhi, nga dimer a lumenj.
Nuk e di si ose kur,
jo, nuk ishin zera, nuk ishin
fjale, as heshtje,
por nga nje rruge mu be thirrja
nga deget e nates,
befas nga te tjeret,
nder zjarre te dhunshem
ose te kthehesh vetem,
aty isha pa fytyre
dhe me preku.

Nuk dija ç'te thoja, goja
nuk kishte asnje menyre
me emra,
syte e mi ishin qorruar,
dhe diçka lindi ne shpirtin tim,
ethe ose krahe te harruar,
dhe e bera rrugen time vete,
deshifrova
ate zjarr,
dhe shkrova rrjeshtin e pare,
te mekur, pa thelb, delire
gjepura,
mençuri te thjeshte
te dikujt qe s'di asgje,
dhe befas pashe
perendite
shkopsiten
dhe hapen,
planetet,
plantacione dridhur,
hije shpuar,
shoshuar
me shigjeta, zjarr e lule,
nate e mbeshtjellte, universi.

Dhe une, nje qenie e pavlere
dehur me ndritshmerine e madhe
te boshllekut,
gjashmeri, imazh i
misterit,
per mua nje pjese te paster te honit,
u rrotullova me yjet,
zemra u leshua ne eren.
 
Titulli: Poezi te ndryshme

،Los suspiros son aire y van al aire!
،Las lلgrimas son agua y van al mar!
Dime, mujer, cuando el amor se olvida
؟sabes tْ adَnde va?

G.A.B
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Alma Papamihali
STINA E PESTE


Nuk rreshte së kërkuari,
Ndaj stinën e pestë krijove,
S’u lodhe së ecuri,
Me hapa heshtjen sfidove.

Ia zhveshe rrobat vjeshtës,
Pranvera puthje nisi të pikojë,
Dimrit i dhe lamtumirën,
Veren, bere të drithërojë.

Nuk rreshte së ecuri
Stinën e pestë krijove,
Atë të dashurisë,
Katër të tjerat sfidove.

Krijove të pestën e vitit,
Të ndihesha si në përrallë,
Ndaj stinët kur ndërrohen,
Të pestën pres me mall.


425812_561617943870961_1087714360_n.jpg
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Ty të gjeta - Natasha Lako

Ty të gjeta fare thjesht, fare papritur,
Dhe ti më the thjesht, vendlindjen, emrin tënd.

Trokita te ti, nuk më the as hyrë, as prit.
Pa ditur ç`të bëja, vetëm këndova,
i këndova dashurisë, shpresës, trëndafilit të bukur.

Ku ta dija unë se nëpërmjet teje,
si një trëndafil i vjetër, i këputur do të hyja,
të vështroja më pas gjithë botën.
 
Titulli: Poezi te ndryshme

O zemer e djegur
Ta puthje nje here
Pa le te kishe vdekur
T'ja puthje nje here syte
Ta plotesoje deshiren
Le te mbeteshe pa drite
Do ti mbaje mend fytyren
Eh si eshte ndertuar kjo bote
Themelet dot nuk ja gjen
Germon, por mundi te iken kot
Se ne drite asgje nuk kren
Ketu lindi gezimi
Ketu lindi perpjekja
Me tutje hidherimi
E me tutje vdekja
Vitet jane duke kaluar
Dita diten zevendeson
Dhe njeriu i shqetesuar
Ti ktheje prapa kerkon
Me falni qe shkruaj keshtu
Kjo eshte menyra ime
Nuk kisha rruge tjeter
Histori eshte jeta ime
Zemren e qeshur, te gezuar
Kur dikush e ngacmon
Sjo me s'ka per te pushuar
Por vetem helm leshon.
R.m
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Grua ma ke nxirë jetën dhe jetën t'a kam nxirë,
Jemi sharë në dritë dhe jemi puthur në errësirë,
Kemi vendosur të ndahemi dhe kemi thënë; e po mirë!
Dhe prapë jemi puthur ashtu si për lamtumirë.

Kemi gënjyer njeri-tjetrin, kemi bërtitur s'të dua,
Kemi pështyrë mbi proverbin që qënkeshim mish e thua,
Kemi mburrur kontratat që bëjnë në Amerikë.
Kemi thënë njëmijë herë; u mbush kupa dhe pikë.

Pastaj jemi përqafuar ; “e po unë isha në gjumë “
Jam futur në mishin tënd siç futet në shkretëtirë një lumë,
Jemi sëmurur dhe fshehurazi i jemi lutur qiellit,
Na është holluar shpirti nga frika si fija e perit.

Dhe prapë jemi zënë sa janë tundur tepsitë,
Kemi ndarë dyshekun me vijë, (ah, vijë e florinjtë,)
Po në errësirë kufirin e kemi shkelur si barbarë
Me dredhi ballkanike që as O.K.B-ëja s'ka parë.

Grua, ma ke nxirë jetën dhe jetën t'a kam nxirë,
Ma ke pirë gjithë vrerin dhe helmin t'a kam pirë,
Po ja që s'bëjmë dot pa këtë helm të mallkuar
Mos pushofsh kurrë, moj luftë dhe qofsh e bekuar!

Petrit Ruka
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Mirë se ju gjej,
o lule të bukurisë së çelur
në të gjitha ngjyra
dhe nuancat e spektrit!
Unë jam ajri i padukshëm
që vij pareshtur,
t’u fekondoj
në çdo fragment kohor të qiellit.
Kur vij i freskët,
nga lartësitë pa mbarim,
puthmëni fort sytë
dhe buzët e mia transparente,
me buzët e petaleve tuaja
të çelura në agim,
që të shpërndaj aromat
në hapësirat e njerëzve.
Vij përherë të përkëdhel
bisqet e njomë tek ju,
por kur ndalem
në stinën e flladit tim epshor,
për tu çiftuar në shtrat gjethesh,
gju më gju,
nën rrezet e vakëta
të diellit pranveror;
Atëherë më thithni fort,
me të gjitha poret në lulëzim,
që gonxhet e reja
t’i lë shtatzëna nëpër erë,
dhe nga kuzhinat e reve
t’u dërgoj ushqim,
të shuani etjen
me shirat e mi garsonierë.

Unë s’jam vetëm
dashnori i gjithë luleve të globit
por dhe i gjithë grave
që u jap bukuri lulesh me erë.
Puthmëni dhe thithmëni fort,
se ju dua përjetësisht,
o lule dhe gra
që lulëzoni botën në çdo hemisferë!

Vullnet Mato
 
Titulli: Poezi te ndryshme

TA MBURRIM NJERI-TJETRIN

Pa ejani ta mburrim njeri-tjetrin
Dhe mos kursejmë as fjalë lavdërimi,
T'ia bëjmë shoku-shokut komplimentin
Në caste dashurie dhe pendimi.

Pa ejani dhe ciltërisht të qajmë
Kur vec e vec dhe ku me shoqërinë,
Mëri për fjalët sharëse mos mbajmë,
Se dashuria fqinje ka mërinë.

Pa ejani, dhe gjysmë fjale qoftë
Për ne pendim, pajtim dhe marrëveshje:
Që kush gaboi, më tutje mos gaboftë,
Nese kupton se jeta ka një vdekje.

D.AGOLLI
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Njeriu dhe deti..

Ne driten e muzgut mbeshtetur, pa fjale,
Dhe ngjyra e detit humbiste, ne gri,
Fuqia e nates po shkelte, ngadale,
Nen zera pulebardhash, me shume gjalleri.!

Kujtimet stivosur prej kohesh, aty,
Ne shpirtin e mbyllur, me vite ngarkuar.
Vijne zera, vijne puthje,vijne duar e sy,
Lodron para teje gjithe koha e shkuar.!

Njeriu dhe deti, dy miq te vertete,
Sekrete te shpirtit permban ne thellesi,
Sa njerez deshirat i mbyten perjete?
Sa lutje u shprehen e ngelen tek ti.!

Ne terrin e nates mbeshtetur, pa fjale,
Dhe ngjyra e detit kish humbur ne te,
Kembet qe zhyten ne rere dale nga dale,
Dhe fjalet qe dalin nga shpirti, pa ze.!

B.Ylli
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Heshtja

Hesht, ëndrrat, ndjenjat mos i shfaq,
Fshehur thellë e thellë mbaji.
Atje në shpirt, në thellësi,
Të rrinë bashkë qetë e qetë.
Të heshtura, si yje nëpër natë.
Si ëndërrimet, mbetur shkretë.

A mund të jehojë zemra?
A mund të thuhet ëndrra?
Të kupton kush, si jeton,
Fjala e thënë, të mashtron.
Duke folur ti gënjen,
Hesht, se fjala nuk të vlen.

Jeto me shpirtin tënd të thellë,
Një botë e tërë, atje do të jetë.
Një botë e shpirtit plot magji,
Që s’mund të duket kursesi.
Dita, dritën e ka përpirë,
Ajo ndrin veç në errësirë.

(F. I. Tjutçev)
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Të isha TI!

Sikur unë të isha ti
me mendimet aq trazuar,
nuk do druhesha kurrsesi
... nëpër vargje për t’i shkruar.

Sikur unë të isha ti
dhe e shkuara t’më rrënqethte
aq ëmbël sikurse ti
do ta falja një buzëqeshje.

Sikur unë të isha ti
mizorisht i tradhëtuar,
do e falja atë poshtërsi
por se quaj të harruar.

Sikur unë të isha ti
dhe të isha vetëm unë,
do jetoja përsëri
jo për gjurmë, por për më shumë!

Ana Biçaku
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Mos rri me ata që janë të gjysmëdashuruar,
Mos u bëj mik me të gjysmëshoqëruar ,
Mos lexo asnjë të gjysmëtalentuar!


Mos jeto gjysmë jete
Mos vdis gjysmë vdekjeje!


Mos bëj gjysmë zgjidhjeje,
Mos u ndal në gjysmë të një të vërtete,
Mos ëndërro gjysmë ëndrre,
Mos u lidh për gjysmë shprese!


Kur je dakord, shprehe
E mos e shfaq me përgjysmim,
Kur refuzon, shprehe edhe këtë të plotë,
Se gjysmërefuzimi është pranim!


Kur të heshtësh, hesht deri në fund,
Kur të flasësh, fol deri në fund,
Por, asnjëherë mos hesht që të flasësh
As mos fol që të heshtësh, kurrë!


Gjysma është të arrish a të mos arrish,
Të punosh a të mos punosh,
Të prezantosh a të mungosh,
Gjysma ti je
Kur vetvetja nuk je,
Sepse nuk e di cili je!


Gjysma është jetë që nuk e ke jetuar,
Fjalë që nuk e ke thënë, po veç pëshpëritur,
Buzëqeshje që e ke shtyrë për më vonë,
Dashuri te e cila nuk ke mbërritur,
Miqësi që ta njohësh ende nuk ke arritur!

Gjysma është që të bën të huaj për njerëzit më të afërm që ke
Dhe që t’i bën të huaj për ty ata që më i afërm u je!


Në të njëjtën kohë,
Gjysmë pijeje e gjysmë racioni
As ta shuajnë etjen, as ta heqin urinë,
Gjysmë rruge nuk të çon askund
Gjysmë ideje s’ta jep asnjëherë begatinë!


Gjysma është momenti i pafuqisë tënde e ti nuk je i pafuqi,
Se ti nuk je gjysmë njeriu, por ti je tamam njeri,
Je krijuar ta jetosh të plotë jetën e jo me gjysmëri!


E vërteta e një njeriu nuk qëndron në atë çka ta shfaq ty,
Po pikërisht në atë që nuk mund ta shprehë dot,
Prandaj, kur do që ta njohësh mirë,
Mos e dëgjo, po virja veshin pikërisht çfarë nuk thotë!




~ Kahlil Gibran
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Agon.

Parku është një botë pemësh,
pemët janë shtëpi zogjësh,
zogjtë janë yjesi të shpirtit tim,
shpirti im
je ti,
ti!
Je përjetësia,
përjetësia është dielli që shfaqet
në fund të horizontit,
Horizonti dhe pamja jote madhështore,
e pranishme,
mrekullisht e përjetshme...

Vjeshta vjen bashkë me ty.
K.d
 
Titulli: Poezi te ndryshme

FLAS PAK....

Ti gjithmonë ankohesh që unë flas pak
Por kështu jam e s'mund të ndryshoj
Bile dhe kësaj pune po i vë kapak
Po, po...nuk flas shumë, po e pranoj
Por faj ta dish...nuk kam aspak.

Pothuajse gjithë kohën unë të puth ty
Ndaj nuk flas shumë e nuk dua të flas
Në do të më dëgjosh më shiko në sy
E sheh sa mirë shprehem e sa të ngas
Kështu shpirt, s'flas me gojë por me sy.
A.b
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Në se të duhen

S’ke kuptuar gjë...

Në se të duhen trena për t’ia mbathur botës
E anije me vela që udhëtimesh të shpien larg
Për të kërkuar diell që t’a mbash në sy
E kengë që ti lehte mund t’i kendosh
atëhere ...

Në se të duhet agimi për të besuar të nesërmen
Dhe të nesërmen që të mundësh të shpresosh
Për të gjetur shpresën që të kap për dore
Për të gjetur dorën që ti ke braktisur
Atëhere ...

Në se do të dëgjosh rrëfime e fjalë të moçme pleqsh
Për t’u ngushëlluar për ato që s’ke bërë dot
Në se poezia për ty humbet vlerë e bëhet lojë
E në se jeta jote nuk është veç një pleqëri
Atëhere ...

Në se do të duhet pak mërzitje për t’u dukur i thellë
A rrëmujë qytetesh për të harruar çdo zhgënjim
E pastaj delikatesë për t’a ndjerë vehten të denjë
E pastaj zjarr e nevrik per t’u dukur i fortë trim
Atëhere...

Atëhere ti s’ke kuptuar asgjë ...

-JACQUES BREL
 
Titulli: Poezi te ndryshme

IKA...

Ika…po të lë…
I dëgjon jehonat?
Po iki atje ku mbaron mendimi im…
Përtej atij pragu ku liria të bën frikacak
dhe frika të lirë…
përtej atij pragu ku dija të vret
dhe vdekja të mëson…
përtej atij pragu ku dëshirat prangosen
dhe pranga bëhet dëshirë…
përtej atij pragu ku kujtimet plagosin
dhe plaga të përgjon…

Ika…po të lë…
Për ku nuk e di…
(E c’kuptim ka të dish ku po shkon?)
M’u lodhën hapat mbi të njëjtat gjurmë…
(A ekziston kujtesa që harron? )
M’u cfilitën ëndrrat në të njëjtin gjumë…
Ka edhe rrugë që duhen bërë në vetmi…

Ika..po të lë…
Po ti?
Mos derdh lotë por qesh
sepse të kam mësuar aq mirë të qash…
(vetëm kush njeh lotin di kuptimin e qeshjes plot gaz…)
Kur të të mungoj kapërce Lumin e Destineve të Tredhura
dhe guxo të vështrosh larg…përtej…
mes pluhurit që troku i një kali të cmëndur la pas…

Ika…po të lë…
Atje poshtë është qyteti,
vendi ku njerëzit jetojnë
të vetmuar bashkarisht…
vendi ku njerëzit varrosen
së bashku të vetmuar…
vendi ku ne të dy
vetmojmë të mallkuar
në krahë të njëri -tjetrit
pambarimisht…Ika…
po të lë…
atje poshtë është qyteti
dhe më tutje s’ka asgjë…

-Artan Gjyzel Hasan-
 
Titulli: Poezi te ndryshme

Dhe erdhi një kohë,
Që t'i mata fjalët, miku im,
Me metrin e arsyes,
Me ndjenjën e shpirtit,
Me peshën e lotit,
Me forcën e dhimbjes,
Në largësitë, drejt ikjes.
Nuk të falte milimetrin arsyeja,
Shpirti i vrarë e dëgjonte,
Loti, pikëz në qerpik, hutuar,
Dhimbja kërciste eshtrat,
Merrej në analizë koha e shkuar.
Anonte peshorja majtas, djathtas,
Zemra nuk pranonte të vërtetën,
Shpirti përpëlitej,
Nuk donte të të shkulte,
Të të vinte në peshore,
E dinte, se do të humbiste vetveten.
Loti rodhi i fundit dhe lagu peshoren,
E gjithë në një anë, ajo rënduar,
Në anën tjetër, fjalë shumë fjalë,
Fjalë në ajër, peshë reduktuar.
Eh, kështu miku im, vajti peshimi!
Kështu u bënë një herë llogaritë,
Në se nuk beson vështroje peshoren,
Ose peshohu vetë, ti në të, një ditë. b.b
 
Titulli: Poezi te ndryshme

sxc_946621.gifS’ka gjë më të heshtur
se kur me grushta godasim të tjerët,
asgjë nuk e kërcënon më pak
qetësinë e shpirtit të kënaqur.
Dorëzimi në sytë e tyre nuk bëzanë,
e krahët
u bien poshtë pa zhurmë.

Sa qetësi e këndshme.

Përveç asaj zhurmës kumbuese
që mëngjeseve shqetëson
por që fashitet me lehtësi
nga shushurima qetësuese
e faqeve të gazetës.

Para se të varrosen nën rrënoja
zhduken së pari mes rreshtave të rubrikës nga bota e argëtimit
te filxhani i përgjysmuar i kafes
te përplasja e derës
në shtëpinë tonë
që qëndron në këmbë, aq e fortë.

Tal Nitzلn
 

Attachments

  • sxc_946621.gif
    sxc_946621.gif
    159.1 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top