Pe: Titulli: Hadithet ne islam
HISTORIA e të shkruarit të haditheve
Shkrimi dhe dokumentacioni e Sunnetit është një pjesë interesante dhe e rëndësishme e historisë islame. Në të gjitha detajet e tij, lexuesi i kësaj historie mund të gjeje të gjitha shenjat që Perëndia ka lejuar korrupsionin e haditheve dhe Sunnetit të profetit Muhamed, siç Ai na e tha në 6:112-113
Zoti vazhdimisht na tha në Kur'an se libri i tij, është i plotë, i përsosur dhe plotësisht të hollësishëm, shih 6:19,38,114,115, 50:45, 12:111, dhe nëse Ai donte, Ai do na kishte dhënë qindra libra, jo vetëm një Kur'an,
shiko 18 :109 dhe 31 : 27. Perëndia e dinte se Kur'ani është i mjaftueshëm dhe se ata që nuk gjejnë Kur'anin të jetë i mjaftueshëm do të kryejnë idhujtari duke pasur njerëz si Buhariu, Muslimi, Ahmedi dhe të tjerët si partnerë me Perëndinë, në vendosjen e ligjit për të përsosur fenë, shih 9:36,12:40, 30:43.
Hadithet DHE KHALIFAT e udhëzuar;
Të katër Khalifat e udhëzuar që udhëhoqën Umetin Musliman pas vdekjes së Profetit Muhamed, e respektuan urdhrin e Profetit për të ndaluar shkrimin dhe grumbullimin e haditheve. Ata besonin Zotin dhe librin e tij dhe pranuan urdhrin e Profetit.
Ebu Bekri në një moment nuk ishte i sigurt nëse duheshin mbajtur ato që ai dinte nga hadithet apo jo. Ai kishte mbledhur 500 hadithe gjatë shoqërisë shumë të gjatë me profetin Muhamed, por ai nuk mundi të fle natën deri sa ai i dogji ato. Omer Ibn el-Hatabi këmbënguli në shkatërrimin e haditheve të mbledhura nga i biri i tij Abdullah. Historia islame përmend historinë e Omer Ibn el-Hatab për ndalimin nga katër shokët e Profetit për shkak të insistimit në thënien e haditheve, këto ishin Ibn Mesudi, Ebu el-Dardaa, Ebu Masud Al-Anssari dhe Ebu Dherr el-Ghaffari. Omeri e thirri Ebu Hurejrën "gënjeshtar" dhe e kërcënoi se do t'a dërgojë atë përsëri në Jemen, nga ku ai kishte ardhur , nëse ai nuk ndalej duke thënë këto gënjeshtra në lidhje me profetin Muhamed. Ai u ndal deri sa vdiq Omeri, pastaj filloi përsëri.
Ali Ibn Ebu Talibi, Khalifa i katërt ,në një nga fjalimet e tij tha: "Unë kërkoj nga të gjithë ata që kanë shkruar nga i dërguari i Zotit që të shkojnë në shtëpi dhe t'i fshijnë ato. Njerëz para jush u asgjësuan për shkak se ata ndoqën hadithet nga dijetarët e tyre dhe e lanë librin e Zotit të tyre. " (Sunan el-Darami)
Khalifa OMAR IBN Abdul Aziz, fillimi i "fundit";
Ebu Hurejra ka transmetuar hadithe më shumë se kushdo tjetër, duke përfshirë Ebu Bekrin, Omerin, Aliun, dhe Aishen të cilët jetuan me profetin gjithë jetën e tyre. Në më pak se dy vjet që ka qenë me profetin, Ebu Hurejra, ka transmetuar hadithe më shumë se të gjitha shokët e profetit gjithsej. Ai ka transmetuar 5374 hadithe . Ibn Hanbeli citoi 3848 prej haditheve të tij në librin e tij. el-Khulafaa Al-Rashedun, i cili sundoi Umetin musliman pas vdekjes së Profetit Muhamed, ka respektuar dëshirën e Profetit për mos shkrimin e asgjëje, perveç Kur'anit dhe denoncoi çdo përpjekje te të shkruarit te haditheve dhe Sunetit. Shembullin i tyre u ndoq për dy shekujt e parë pas vdekjes së Profetit. në atë kohë, gënjeshtra u përhapën rreth profetit Muhamed dhe njerëzit e braktisen Kuranin për të kërkuar hadithet, kur Khalifa Omer Ibn Abdel-Aziz lëshoi një urdhër për të lejuar të shkruarit e haditheve dhe Sunetit duke menduar se ai do t’u vinte një fund të gjitha gënjeshtrave në lidhje me Profetin Muhamed. Në vendimin e tij ai shpërfilli urdhërimet e Perëndisë në Kuran dhe në mësimet e Profetit Muhamed dhe shembuj të tjerë të paraardhësve të tij si edhe kundërshtimin e shumë dijetarëve në kohën e tij. Që atëherë Islami u zhvendos nga feja e Zotit, Kur'ani, për tek hadithet famëkeqe dhe Suneti që ishin ndaluar fillimisht nga Zoti dhe Pejgamberi i Tij. Lëvduar qoftë Perëndia, Ai ruhet dhe mbrohet PERFEKT, Islami (Nënshtrimi ne shqip)këmbëngul ne Librin e Tij për hadithin me te mire(Kuranin).
SHKRIMI I HERSHثM i haditheve;
Sa për idenë qe hadithet janë shkruar që në kohën e Profetit, kjo është historikisht e saktë, por profeti vetë dhe ata që sunduan pas tij kane dënuar këto shkrime dhe i kanë shikuar ata që i shkruajtën këto hadithe me turp. Librat e haditheve kanë përmendur se Profeti Muhamed ka djegur hadithet e mbledhura, dhe ishte shumë i zemëruar me ata që shkruajtën ", një libër tjetër me librin e Allahut." Ebu Bekër dhe Omar Ibn el-Hatab, kanë transmetuar edhe për djegjen e koleksioneve të haditheve.
Ky ndalim i haditheve vazhdoi deri kur Omar Ibn Abdel-Aziz ka lejuar të shkruarit e haditheve dhe Sunetit, atëherë shumë libra u shfaqen qe përmbanin hadithe , p.sh. Ibn Greg, Malik Ibn Enesi, Muhamed Ibn Is'haku. Më i famshmi në mes të këtyre ishte libri i Malik Ibn Enesit, (El-Muvattaa). qe kishte rreth 500 hadithe. Në fund të shekullit të dytë librat e njohur si (Masaned) u shfaqen, p.sh. Masnad i Ahmed Ibn Hanbelit që ka rreth 40.000 hadithe. Në gjysmën e parë të shekullit të tretë u shfaqen gjashtë librat e haditheve me te famshme dhe këto janë libra të përdorur nga shumë prej dijetarëve të këtyre ditëve.
1 - Sahih Buhariu.
2 - Sahih Muslimi.
3 - Suna e Ebu Davudit.
4 - Suna e el-Tirmidhiut.
5 - Suna e el-Nesaiut.
6 - Suna e Ibn Maxhes.
Në këto libra një fe e re u shkrua e dominuar mbi Kur'anin, pavarësisht kërkesës për të kundërtën. Në shkrim e këtyre librave, autorët nuk u kujdesen nëse këto hadithe janë në kundërshtim me Kuranin ne kundërshtim me hadithet e tjera ose kuptime të kota. Në të vërtetë ata kane përmbushur premtimin e Perëndisë në 6:112-113
[6:112] I kemi lejuar armiqtë e secilit profet – djajtë njerëz dhe xhin – që të inspirojnë në njëri tjetrin fjalë të lustruara, në mënyrë që të mashtrojnë. Sikur të donte Zoti yt, ata nuk do e bënin atë. T‟i shpërfillësh ata dhe trillimet e tyre.
[6:113] Kjo është për t‟i lënë mendjet e atyre që nuk besojnë në Përjetësinë t‟i dëgjojnë trillimet e tilla, dhe t‟i pranojnë, dhe kështu t‟i nxjerrin në shesh bindjet e tyre të vërteta.
Sa hadithe janë?
Numri i haditheve të mbledhura dhe të atribuara profetit Muhamed është në qindra e mijëra, diku më shumë se 700.000 hadithe. Shumica e këtyre haditheve janë gënjeshtra të pastra dhe trillime qe u hodhën poshtë nga dijetarët e hershëm muslimanë që kanë menduar se mund të kuptonin se cili hadith është autentik(Sahih) dhe i cili jo. Le të shikojmë disa nga mbledhësit haditheve të famshëm dhe ajo se sa hadithe ata mblodhën.
(1) Malik Ibn Enesi ka mbledhur rreth 500 hadithe në librin e tij të famshëm, "Al-Muattaa"
(2) Ahmed Ibn Hanbel, ka mbledhur rreth 40.000 hadithe, në te famshmin e tij "Musned". Ai i zgjodhi këto 40.000 hadithe prej 700.000 haditheve. Me fjalë të tjera ai mendonte se 660,000 hadithe ishin të pa-provuar, gënjeshtra dhe / ose trillime dhe të tjerët mund të jenë autentik. Kjo është 94% gënjeshtra dhe trillime
(3) Buhariu ka mbledhur rreth 600.000 hadithe dhe ,hadithe të pranuara jane 7275 dhe konsideroi se 592.725 hadithe të jenë hadithe pa-provuara, gënjeshtra dhe / ose trillime, që është pothuajse 99% të asaj që ai ka mbledhur.
(4) Muslimi ka mbledhur rreth 300.000 hadithe dhe vetëm ka pranuar 4.000 prej tyre, dhe nuk pranoi rreth 296.000, që është pothuajse 99% e këtyre haditheve të mbledhura.
Kjo do t'ju japë një ide se sa korrupsion ka hyrë ose u përpoq të hyjë në Islam nga dera e pasme. Tani ne duhet të kuptojmë se pse Perëndia n’a premtoi se do t’a ruajë, dhe do marrë në mbrojtje librin e tij, hadithin e vetëm autentik, të VETMIN hadith të pranueshëm, Hadithin më të MIRث, Kuranin. Kaq garanci nuk është ofruar për trillimet dhe gënjeshtrat e fabrikuara dhe gënjeshtarët që u përpoqën për të përmirësuar librin e Zotit, dhe e quajten Kur'anin jo të plotë, te pa hollesishem dhe te padetajuar, dhe deklaruan se Kur'ani ka nevojë për sqarim nga një tjetër libër
EBU HUREJRA - dhe sa të shumta janë gënjeshtrat e tij:
Ebu Hurejra, erdhi nga Jemeni në vitin e shtatë të Hixhretit dhe u konvertua në Islam. Ai qëndroi në shoqërinë e profetit Muhamed me pak se dy vjet. Ai ka transmetuar më shumë se 5000 hadithe, në të vërtetë janë 5374 hadithe, nga ky shoqërim më pak se dy vjet me profetin, (Krahasoni këtë me hadithe relativisht te pakta te transmetuara nga Aishja, Ebu Bekri, ose Omeri, për shembull, pas shoqërimit shumë të gjatë të profetit). Shumica e haditheve të tij qe ka transmetuar janë quajtur "Aahad" , hadithe dmth te dëshmuar vetëm nga një person, ky person ishte vetë Ebu Hurejra. Disa nga shokët e Profetit (sahabë) dhe Aishja, gruaja e Pejgamberit, e akuzuan atë se ishte një gënjeshtar, duke thënë gënjeshtra në lidhje me profetin vetëm për të shkruar disa hadithe dhe për të fituar pak reputacion. Omar Ibn Al-Hattabi, Khalifa i dytë e kishte kërcënuar Ebu Hurejrën se do ta dërgonte atë në mërgim, nëse ai nuk ndalej së thëni hadithet për Muhamedin, ai e ndaloi shkrimin deri në vrasjen e Omerit e pastaj e rifilloi përsëri. Ai vazhdoi duke thënë hadithe për të kënaqur Khalifat e myslimanëve, atëherë, duke përfshirë edhe kohën kur ai jetoi në pallatin mbretëror të Mu'aauijahut në Siri. Ebu Hurejra i tha audiencës së tij se ai është duke u thënë atyre hadithe që nëse ai ndonjëherë do t'i thoshte hadithet kur Omeri ishte gjallë, ai do t'i jepte disa te rëna(rrihte).
Transmetimet e Ebu Hurejrës janë bërë te dyshimta për shkak se në disa raste ai pretendon të ketë qenë i pranishëm, ku në fakt ai nuk ishte i pranishëm për arsye të pamohueshme.
Për shembull, ai tha: Unë e thirra Rukijen, të bijën e Profetit të Shenjtë (S.A.), gruan e Uthmanit përderisa ajo ishte duke mbajtur një krehër në dorën e saj "Ajo tha, "Profeti i Allahut (S.A.) sapo u largua pasi që ia kreha flokët. Ai(Profeti) tha, "Cili është mendimi yt për Abu Abdullahun (pra Uthmanin)" Unë thashë, "ثshtë njeri i mirë". Ai tha, "Nderoje atë sepse nga të gjithë shokët e mijë ai i ka shprehitë më të ngjashme me mua".
Hakimi e ka përmendur këtë gojëdhënë në Mustadrakun e tij, vëllimi 2, faqe 48, duke thënë që burimet e kësaj gojëdhëne janë të sakta por përmbajtja është e pabesueshme sepse Rukija kishte vdekur tre vite pas Hixhres, në kohën e fitores në Bedër përderisa Abu Hureira e pranoi Islamin pas fitores në Hyber në vitin e shtatë Pas Hixhres. E njëjta vërejtje është bërë nga Zahabin Talkis-ul-Mustadrak për këtë gojëdhënë." (Abu Hureira, Syed Abdul Husai Sharafuddin Mossvi, faqe.89, Pirmahomed Ibrahim Trust)
Ebu Jaafar Al Iskafij ka përmendur se Khalifa, Mu'aauijah, zgjodhi disa nga njerëzit, duke përfshirë edhe Abu Hurejren për të treguar tregime të fabrikuara të haditheve në lidhje me Ali Ibn Ebu Talibin, kushëririn e Profetit, për t'a degraduar atë. Ebu Hurejra jetonte në Pallatin Mbretëror te Mu'aauijahut e pastaj dhe i shërbey atij, duke përfshirë edhe shërbimet ne pikëpamjet e tij politike. Ai ka prodhuar disa prej haditheve që nënçmojmë dhe fyejnë Ali Ibn Ebu Talibin, dhe e ulin atë në një shkallë më të ulët se sa Abu Bakeri, Omeri dhe Othmani, vetëm për kënaqësinë e Mu'aauijahut.
Gjatë sundimit te Mu'aauijahut, shumë hadithe, me ndihmën e Ebu Hurejrës u shpikën që mbështesnin pikëpamjen se Imamët ose Khalifat, duhet të zbatojnë ashtu si urdhërohen nga Perëndia, ose i dërguari, duke kundërshtuar sundimin e Kur'anit që të gjitha çështjet duhet të jenë demokratike për nga konsultimi. (Mos harroni se Ebu Hurejra jetonte në pallatin mbretëror te Khalifave në atë kohë.)
Shumë prej haditheve qe janë transmetuar nga Ebu Hurejra janë në kundërshtim me hadithet e tjera, duke përfshirë edhe hadithet e tij te transmetuara dhe hadithet e njerëzve të tjerë qe ishin në kundërshtim me Kur'anin dhe në kundërshtim me logjiken.
Ebu Hurejra ka transmetuar hadithe pas Kaab Al Ahbar, i cili ishte një i konvertuar hebre i cili u përpoq të shpjegojë Kuranin duke përdorur librat e korruptuar te Judenjve. Ai ka prodhuar disa prej haditheve më të ashpra që janë plotësisht ne kundërshtim me Kur'anin,duke u marrë nga tregimet e rreme në Tevrat.
Historianët islamik tregojnë historinë e Ebu Hurejrës, pas pushtetit të dhënë si guvernatori i Bahreinit, ai mori shumë pasuri në dy vjet, kështu që Omeri e ka thirrur atë dhe i tha atij: "Ti, armik i All-llahut, ke vjedhur paratë e All-llahut.Te Kam bërë ty Emir te Bahreinit, kur ti nuk kishe edhe një palë këpucë, Ku i ke marrë të gjitha këto para (400.000 Dirham)?? " Historia tregon se Omeri i mori 10.000 Dirham prej tij. (Ebu Hurejra ka pranuar për vetëm 20.000 Dirham)
Ebu Hurejra ishte akuzuar për fabrikimin e haditheve më të mëdha. Aishja, gruaja e Profetit gjithmonë e akuzoi atë se ai ka treguar histori të pasakta ose të paplota dhe të haditheve te fabrikuara që ajo kurrë nuk e kishte dëgjuar Profetin duke i thënë . Ebu Hurejra është i njohur për paragjykimet e tij kundër grave dhe qenëve. Ai ka prodhuar disa prej haditheve më fyese për gratë myslimane, dhe hadithe që bëjnë thirrje për vrasjen e qenëve. Nëse do të zbatohen kriteret e ngurta te pretenduara për t'u përdorur nga dijetarët si Buhariu dhe Muslimi, për pranimin e atyre që kanë transmetuar hadithe , Ebu Hurejra do të jetë i pari që do të dështonte në provë dhe hadithet të tij do të jenë te parat që do të numërohen në mesin e haditheve te trilluara.
Aishja dhe Ebu HUREJRA, mosmarrëveshjet mes tyre;
Në librin e famshëm "Taa'oueel Mukhtalaf Alhadith" nga Ibn el-Dinori Kutaiba, historia e Aishes (gruas së Pejgamberit) thënë nga Ebu Hurejra; "Ju thoni hadithe rreth profetit Muhamed që kurrë nuk kemi dëgjuar prej tij" Ai u përgjigj: ( siç është raportuar nga Buhariu); "Ti (Aishe) ishe e zënë me pasqyrën tende dhe makiazhin tënd" Ajo (Aishja) u përgjigj dhe tha;. "Ishit ju të cilët ishit të zënë me barkun tuaj dhe me urinë tuaj , keni qenë duke vrapuar pas aleatëve,duke i'u lypur atyre ushqim, dhe ata të kanë përdorur për të shmangur ty dhe për të nxjerrë larg nga rruga, dhe në fund ju do të ktheheshit dhe do të kalonit nga para dhomës time dhe njerëzit do mendojnë se ju ishit të çmendur që të hap të gjitha(dyert) për ju. "
"Marrë nga një libër i titulluar Literatura e Hadithit: Origjina e saj, Zhvillimi, dhe Rubrika Speciale nga Muhammed Zubejr Siddikui:
1. Ebu Hurejra 5374 hadithe
4. 'Aishja Umm el-Mu'minin 2210 hadithe
10. Umer Ibn el-Hatab 537 hadithe
11. Ali Ibn Ebi Talib 536 hadithe
31. Ebu Bekr el-Sidik 142 hadithe
Numri i parë tregon gradën ... numrin e dytë tregon numri i haditheve të dhëna.
Krahaso numri i haditheve të dhënë nga Ebu Bekri me atë të Ebu Hurejrës, duke mbajtur në mendje se Ebu Bekri ka shoqëruar Profetin për rreth 23 vjet, ndërsa Ebu Hurejra ka shoqëruar Profetin për më pak se 2 vjet.