Pe: Hadithet ne islam
*****************************
Vella 15 sexhde jane ne Kur`an...
Nuk kuptoj, kush thot jane se jane 14 ?
Mbylle krejt ket tem, do te ishte me mir...
dilema e numerit te sexhdeve ishte per ata qe mendojne qe jane 14 , e jo se une jam nje nga ata,
sa per mua sinqerisht nuk besoj se eshte e nevojshme te dihet se sa eshte numeri i ajeteve per sexhde , sepse njeriu e ndien vete se ku duhet bere sexhdeja.
qellimi im eshte per te kuptuar qe ne hadithet qofte edhe ato Sahih nuk ke siguri , per arsyen e thjeshte sepse ka edhe hadithe Sahih si keto qe ndalojne shkrimin e haditheve , apo parashtrojne vetem Kuranin si perdorim per burim fetar:
Myslimanet nuk ndjekin as vete hadithet e tyre SAHIH
E konsiderojne kusht qe nje person te besoje ne Synet per te qene Mysliman, natyrisht perkrah Kur'anit.
nderkohe qe shume hadithe "Sahih" nuk e thone kete gje;
1-)Sahih Muslimi Libri 35, Numer 6518
Ebu Hurejra ka transmetuar se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) ka thënë:
...All-llahu do të bëjë për ata(njerez) rrugë te lehtë, duke i çuar në parajsë dhe ata persona të cilët mblidhen në shtëpitë e All-llahut (xhamite) dhe lexojnë librin e All-llahut dhe ata që mësojnë dhe që studjojnë Kuranin (mes vete), do të vijë mbi ta qetësia dhe mëshira dhe do t'i mbulojë ata dhe engjëjt do t'i rrethojnë ata dhe Allahu bën një përmendje të tyre në praninë e atyre afër Tij...
nuk permendet fare ketu as rruga e profetit e as theniet e tij , le te mos harrojme qe hadithi eshte SAHIH
Sipas Sahihut te Muslimit , Profeti Muhamed ka lënë vetëm Kur'anin
2-)Sahih Muslimi Zuhd(Libri) 42, Numër 7147], si edhe [Ahmedi, Volumi. 1, Faqe 171)Profeti Muhamed tha:"Mos shkruani asgjë nga mua, përveç KURANIT. اdokush që ka shkruar ndonjë gjë tjetër veç Kur'anit ,duhet t'a fshijë atë."
disa argumentojn se kete profeti e ka thene per te mos ngaterruar Kut'anin me hadithet , por kjo nuk eshte e vertete sepse 30 vjet pas vdekjes se Profetit vazhdohet te zbatohet ky kusht i profetit , qe do te thote se profeti e mbajti qendrimin e tij kunder-hadith deri ne vdekje;
3-)Nga: Imam Ahmed ibn Hanbal ,Zejd Ibn Thabit (shkrimtari më i afërt i Profetit ) vizitoi Khalifën Mu'aauijah (më shumë se 30 vjet pas vdekjes së Profetit), dhe i tha atij një histori rreth Profetit. Mu'aauijahut i pëlqeu kjo histori dhe urdhëroi dikë që të shkruajnë atë. Por Zejdi tha. "I Dërguari i Allahut na urdhëroi që kurrë të mos shkruajmë ndonjë gjë nga hadithi i tij,
"Suna e Ebu Davudit Kitab Al-llm numer#3640
4-)Sahih Muslimi
Libri 7, Numër 2803
...(Pejgamberi Muhamed thotë) : Unë kam lënë ndër ju Librin e Allahut, dhe nëse ju i përmbaheni atij(Kur'anit), ju kurrë nuk do të devijoni. Dhe ju do të pyeteni për mua (në Ditën e Ringjalljes), (tani më tregoni) çfarë do të thoni? Ata (audienca-të pranishmit) thanë: Ne do të dëshmojmë se ju e keni përcjellur (shpalljen), shkarkohet (barra e profecisë) dhe dhatë mençuri (të sinqertë) dhe këshillim. Ai (transmetuesi) ka thënë: Ai (Profeti i Shenjtë), pastaj e ngriti gishtin e tij tregues drejt qiellit dhe duke e treguar atë më pas nga njerëzit (tha): "O Allah, ti je dëshmitar , 0 Allah ti je dëshmitar,. dhe e ka thënë këtë tri herë. (Bilali atëherë) thirri Ezanin dhe më vonë edhe ikametin dhe ai (Profeti i Shenjtë), ka udhëhequr namazin e drekës...
5-)Sahih Buhariu
Vellimi 1, Libri 8, Numër 394:
Transmeton Abdullah:......Profeti tha;unë jam një qënie njerëzore si ju dhe pergjëgjës për të harruar si ju. Pra, nëse harroj, kujtomani mua dhe nëse dikush nga ju është i dyshimtë në lidhje me lutjen e tij, ai duhet të ndjekë atë që ai mendon se mund të jetë e saktë dhe i plotë namazi i tij në përputhje me rrethanat dhe të perfundojë atë dhe të bëjë dy sexhde.
6-)EBU Davudi tek seksioni me numer 30;Gjykimet dhe betejat (Kitab Al-Fitan Ua Al-MalahimLibri 30, Numër 4234:...Ai(profeti) u përgjigj: do të ketë shume (fitne) dhe të keqe. Unë e pyeta: O i dërguari i All-llahut, do të ketë të mirë pas kësaj të keqje? Ai u përgjigj: Mëso Librin e All-llahut(Kur'anin), Hudhejfe, dhe t'i përmbahesh përmbajtjes së tij. Ai e tha këtë tri herë...
7-)El Muata ne hadithin (Libri # 38, Hadithi # 38.10.17)Aishja, gruaja e profetit,Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe, ka thënë:
... i Dërguari i Allahut, Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe, u ngrit përpara popullit, dhe lavdëroi Allahun dhe i dha Lavdet Atij(Allahut). Pastaj ai tha: "اfarë po ndodh me njerëzit që vejnë kushte të cilat nuk janë në librin e All-llahut(Kur'an)?اdo kusht që nuk është në librin e All-llahut(Kur'an) është i pavlefshëm edhe nëse janë njëqind kushte te tilla. Dekreti i All-llahut(Kur'ani) është i vërtetë dhe kushtet e All-llahut janë absolute...
"SAHIH MUSLIMI"Libri 13, Numër 4016:
Transmeton Ibn Abasi: Kur i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) ishte gati për të lënë këtë botë, ka pasur persona (rreth tij) në shtëpinë e tij,....Atëhere Umeri tha: Vërtet i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) është goditur thellë me dhimbje. Ju keni Kur'anin me vete. Libri i All-llahut është i mjaftueshëm për ne.
9-)Sahih Buhariu
Vëllimi 1, Libri 3, Numri 111:
Transmetohet Ash-Sha'bi:
Ebu Juhaifa tha: "Unë e pyeta Aliun," A keni ndonjë libër (i cili i është shpallur Profetit përveç Kuranit)? "'Aliu u përgjigj, "Jo, përveç Librit të Allahut apo fuqisë se të kuptuarit e cila është e dhënë (nga Allahu) mbi një musliman apo atë që është (me shkrim) në këtë fletë letre (me mua)." Ebu Juhaifa tha: "Unë e pyeta: 'اfarë është (me shkrim) në këtë fletë letre?' Aliu u përgjigj, ajo merret me Dijja-n (kompensimit (paratë e gjakut) të paguara nga nje vrasës, të afërmve të viktimës), shpërblim për lirimin e të burgosurve nga duart e armiqve, dhe ligji që asnjë musliman duhet të vritet në kisas (barazinë në ndëshkim) për vrasjen e nje (mosbesimtari).
10-)Sahih Buhariu Vëllimi 4, Libri 53, Numri 404:
Transmeton Aliu:
Ne nuk kemi shkruar ndonjë gjë nga Pejgamberi, përveç Kur'anit dhe asaj që është shkruar në këtë letër, (ku), Profeti tha: "Medina është një shenjtërore nga (mali i) Air , dhe-kështu, pra, kushdo që kryen (në të) një herezi ose kryen një mëkat, ose i jep strehim të tillë një shkelesi, do të ndodhe mallkimi i All-llahut, i engjëjve dhe i të gjithë njerëzve,......
kuptohet qe pjesa tjeter(qe ishte shkruar ne nje cope leter) nuk ishte nje shpallje hyjnore , por nje keshillim i logjikshem i Profetit ne lidhje me Medinen, pasi kjo ishte nje konkluzion logjik nga ana e profetit te cilen Sahabet e shkruan ne nje cope leter , por qe nuk mund te konsiderohet shpallje hyjnore , por nje keshillim nga ana e profetit.
si edhe keto me poshte:
Libri i famshëm, "ulum el-Hadith" i Ibn el-Salah, raporton një hadith nga Ebu Hurejra në të cilin Ebu Hurejra tha se i dërguari i Perëndisë doli jashtë tek ne, ndërsa ne ishim duke shkruar hadithet e tij dhe tha: " اjanë ato që keni shkruar? " Ne i thamë, "hadithet që ne dëgjojmë nga ju, o i dërguar i Perëndisë(Allahut)." Ai tha, "Një libër tjetër përveç librit të Zotit?!" Ne i thamë, "A duhet të flasim për ju?" Ai tha, Flisni për mua, që do të jetë mirë, por ata që do të gënjejnë do të shkojnë në ferr. Ebu Hurejra tha: ne i kemi mbledhur ato që kishim shkruar nga hadithet dhe i dogjëm në zjarr.
Në librin e famshëm, "Tak-jed Al-Ilm", Ebu Hurejra tha, i dërguari i Perëndisë ishte informuar se disa njerëz kanë shkruar hadithet e tij. Ai i mori këto libra në xhami dhe tha: "اfarë janë këto libra që kam dëgjuar që ju keni shkruajtur? Unë jam vetëm një qenie njerëzore. اdokush që ka ndonjë nga këto shkrime duhet ta sjellë atë këtu. Ebu Hurejra tha se ne i kemi mbledhur të gjitha këto dhe i kemi djegur në zjarr.
Ibn Hanbel në librin e tij, Musned, transmeton një hadith në të cilin Abdullah Ibn Omeri ka thënë, "i dërguarin e Perëndisë një ditë doli tek ne sikur ai do të largohej së shpejti dhe na tha," Kur unë të largohem nga ju (të vdes ), të mbani librin e Zotit, ndaloni atë që e ndalon dhe i pranoni si hallall atë që e bën hallall. "
Ai kurrë nuk përmendi Synetin në këtë hadith.
Përsëri, në librin "Tak-jed Al-Ilm", Abu Sajed Al-Khudhri tha: "E pyeta të dërguarin e Perëndisë për të marrë leje për të shkruar hadithet e tij, por ai nuk pranoi të më japë leje."