Nje liber nga dijetari Islam Ibn Kajim El Xheuzije Libri mund te gjendet
ketu:
Scribd
1
Ibn Kajim el Xheuzije
Gjykimi për atë që nuk e fal namazin qëllimisht
Myslimanët janë të pajtimit se mosfalja e namazit farz qëllimisht është prej mëkateve më të
mëdha dhe gabimeve më të rënda. Ky mëkat te Allahu është më i madh se mëkati i atij që vret
vetën, se mëkati i atij që rrëmben pasuritë pa të drejtë, se mëkati i amoralitetit (zinas), vjedhjes
dhe pirjes së alkoolit; sigurisht që i tilli i ekspozohet dënimit të Allahut, hidhërimit dhe
poshtërimit të Tij në dynja dhe Ahiret.
***
Më tej, ata patën mospërputhje mendimesh sa i takon vrasjes së tij, mënyrës së vrasjes dhe,
nëse i tilli është kafir.
Sipas Sufjan bin Seid Ethuriut, Ebu Amër el Euzaiut, Abdullah bin Mubarekut, Hamad bin
Zejdit, Veki bin Xherrahit, Malik bin Enesit, Muhamed bin Idris Eshafiut, Ahmed bin Hambelit,
Is’hak bin Rahujes dhe mbështetësve të tyre, ai duhet të vritet.
Pastaj midis këtyre pati disonancë mendimesh rreth mënyrës së vrasjes.
Shumica e tyre thonë: Vritet me shpatë duke u qëlluar në qafë.
Disa prej shafîve thonë: Rrihet me dru derisa të falet ose të vdesë.
Ibën Surejxhi thotë: ’Shpohet me shpatë derisa të vdesë; sepse kështu i fut llahtarin dhe
shpresohet se do të kthehet’.
Shumica, mendimin e tyre e mbështesin te fjalët e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem):
’Vërtet që Allahu ka përcaktuar bamirësinë në çdo gjë, kështu që kur të vrisni (therni), ta bëni
atë në formën më të mirë’.
1
Heqja e kokës me shpatë është mënyra më e mirë, më e shpejtë dhe mundëson të vdes më
shpejtë. Sigurisht që Allahu i lartësuar e bëri të ligjshme vrasjen e mosbesimtarëve dhe
renegatëve duke ua hequr kokat, jo duke i shpuar me shpatë. Në ndërkohë Allahu i lartësuar e
ligjësoi vrasjen me gurë të të martuarit (që është martuar së paku një herë në jetë, edhe nëse është
i ve) që kryen marrëdhënie të jashtëligjshme, meqë kështu dhimbjet arrijnë të përfshijnë gjithë
trupin; të gjitha ato pjesë që përjetuan kënaqësinë përmes mëkatit. Dhe për faktin se kjo është
mënyra më e neveritshme e vrasjes, sepse shtysa drejt zinas është tipar shumë i fortë i natyrës së
njeriut, kështu që vrazhdësia e këtij dënimi është vënë kundrejt kësaj shtyse të fortë. Dhe për
arsye se ky dënim është kujtim i dënimit të popullit të Lutit (aljehi selem), të cilët u ekzekutuan
me gurë si pasojë e amoralitetit.
1 Muslimi (nr. 1900).
2
***
Ibën Shihab Ezuhriu, Seid bin Musejibi, Omer bin Abdulazizi, Ebu Hanifja, Davud bin Aliu dhe
Muzeniu, thonë: Burgoset derisa të vdes ose të pendohet, por nuk vritet.
Gjykimi i tyre është argumentuar me hadithin që transmeton Ebu Hurejra (radiallahu anhu)
nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), i cili thotë: ’Jam urdhëruar (nga Allahu) t’i luftojë
njerëzit derisa të thonë: lل ilلhe il-lAllah (nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut),
dhe në qoftë se e bëjnë këtë (e thonë shprehjen lل ilلhe il-lAllah), ata e mbrojnë jetën dhe
pasurinë e tyre nga unë, përveç me të drejtën e saj’. E transmetojnë Buhariu (nr. 1399) dhe
Muslimi (nr. 20).
Ibn Mesudi transmeton se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: ’Gjaku i
myslimanit që dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut (lل ilلhe illAllah)
dhe se unë jam i dërguar i Tij (ennي resْlullلh), nuk mund të derdhet përveçse në tri
raste: i martuari/e martuara që kryen marrëdhënie intime të paligjshme, jetë për jetë në rast të
vrasjes me qëllim dhe pa të drejtë dhe ai që largohet nga Islami (ndërron fenë) dhe braktisë
bashkësinë muslimane’. E transmetojnë Buhariu (nr. 6878) dhe Muslimi (nr. 1676) në dy sahihat
e tyre.
Ata gjithashtu thanë se nuk duhet të vritet edhe për faktin se namazi është prej obligimeve që
kryhen me gjymtyrë, për lënien e të cilave nuk është paraparë dënim me vrasje, sikurse për
agjërimin, zekatin dhe haxhin.
***
Ata të cilët mendojnë se është detyrë të vritet, thonë: Allahu i lartësuar thotë:
‘Kur të kalojnë muajt e shenjtë (në të cilët ndalohet lufta), atëherë i vritni idhujtarët kudo
që t’i ndeshni, i zini robër, i rrethoni dhe u bëni pusi kudo! Por, nëse pendohen, falin namazin
dhe japin zekatin, atëherë i lini të qetë! Vërtet, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë’. (Kurani,
10: 5) Pra, urdhëroi të luftohen derisa të pendohen nga shirku, ta falin namazin dhe ta paguajnë
zekatin.
Ata që thonë se nuk duhet të vritet, pohojnë se i tilli porsa të pendohet prej shirkut, i hiqet
dënimi me vrasje, madje edhe nëse nuk e fal namazin dhe nuk e jep zekatin.
Por ky pohim bie ndesh me tekstin e qarta të Kuranit (ajetit të mësipërm).
Në dy përmbledhjet më të sakta (Buhariu nr. 3344; Muslimi nr. 1064)) transmetohet nga Seid
el Huduriu (radiallahu anhu), i cili tregon se Aliu (radiallahu anhu), ndërsa ndodhej në Jemen, i
çoi të Dërguarit (salallahu alejhi ue selem) një copëz floriri të pa përpunuar, në një çantë lëkure.
Dhe teksa i Dërguari (salallahu alejhi ue selem) po e ndante ndërmjet katër vetëve, njëri i tha: ‘O
i Dërguar i Allahut! Ki frikë Allahun!’ Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i tha: ’Mjerë për
ty! A nuk jam unë njeriu më meritorë prej banorëve të tokës, të kem më së shumti frikë ndaj
3
Allahut?’ Kur ky njeri u largua, Halid bin Velidi tha: ’O i dërguar i Allahut, a t’ia heq kokën?
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i tha: ’Jo, sepse ndoshta e fal namazin’. Halid bin Velidi i
tha: ’Sa prej atyre që falen, thonë me gojë atë që nuk është në zemrat e tyre!’ Pejgamberi
(salallahu alejhi ue selem) i tha: ’Unë nuk jam urdhëruar të gërmoj në zemrat e tyre, as t’i çaj
barqet e tyre.’ Pra, si pengesë për mosvrasjen e tij, Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem)
konsideroi faktin se ky njeri falej. Kjo tregon se ai që nuk falet, vritet. Mu për këtë, në një hadith
tjetër thotë: ‘Më është ndaluar t’i vras ata që falen.’2 Ky hadith tregon se ata që nuk falen,
Allahu i lartësuar nuk ia ka ndaluar të Dërguarin t’i vras.
Imam Ahmedi dhe Shafiu në musnedet e tyre transmetojnë hadithin e Abdullah bin Adij bin
Hajarit, të cilit njëri prej ensarve i kishte treguar se kishte shkuar tek Pejgamberi (salallahu
alejhi ue selem), teksa ai ndodhej në një ndejë, për t’i kërkuar (dhe fshehtazi kërkoi) leje për
vrasjen e një hipokriti. Me atë rast, Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) me zë të ngritur e
kishte pyetur: ’A nuk dëshmon ai se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut’?
Ensariu i tha: ’Gjithsesi o i Dërguar i Allahut, por nuk i vlen dëshmia!’ Pejgamberi (salallahu
alejhi ue selem) i tha: ’A nuk dëshmon ai se Muhamedi është i dërguar i Allahut’? Ensariu tha:
’Po o i Dërguar i Allahut, por nuk i vlen ajo!’ Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i tha: ’A
nuk falet ai’? Ai tha: ’Falet o i Dërguar i Allahut, por nuk ka namaz!’ Atëherë Pejgamberi
(salallahu alejhi ue selem) i tha: ’Këta janë ata, vrasjen e të cilëve ma ka ndaluar Allahu.’3
Domethënë, Allahu i lartësuar, nuk ia ndaloi vrasjen e atyre që nuk falen.
Transmeton Imam Muslimi (nr. 1854) nga Ummi Seleme (radijallahu anha) se Pejgamberi
(salallahu alejhi ue selem) kishte thënë: ’Do t’ju vihen juve udhëheqës, disa punë të të cilëve do
t’ju pëlqejnë e disa jo. Ai që i qorton është liruar nga përgjegjësia, ndërsa ai që vetëm i urren
punët e tyre ka shpëtuar, mirëpo mëkati është për atë që pajtohet dhe i pason’ I thanë: ’O i
Dërguar i Allahu, a të mos i luftojmë ata? Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) u tha:’Jo
përderisa ata falen!’
Në dy sahihat (Buhariu nr. 25; Muslimi nr. 22) është transmetuar nga Abdullah bin Omeri
(radiallahu anhu) se Pejgamberi (salallahu aeljhi ue selem) ka thënë: ’Jam urdhëruar që t’i
luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut dhe se
Muhamedi është i dërguar i Tij, ta falin namazin, ta japin zekatin, dhe nëse e bëjnë këtë, ata e
kanë të mbrojtur nga unë jetën dhe pasurinë e tyre, përveç për ndonjë të drejtë të Islamit, kurse
llogaria e tyre i mbetet Allahut’.
Argumentimi me këtë hadith bëhet nga dy këndvështrime:
i pari: ai është urdhëruar t’i luftojë ata derisa ta falin namazin;
i dyti: ka të bëjë me fjalët e tij ‘veçse me të drejtën e tij (Islamit)’, dhe namazi është prej të
drejtave më madhore të Islamit.
Transmeton Ebu Hurejra (radiallahu anhu) se Pejgamberi (salallahu aeljhi ue selem) ka
thënë:’Jam urdhëruar që t’i luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar tjetër me të
drejtë veç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij, të falin namazin dhe ta japin zekatin,
2 Transmeton Ebu Davudi (nr. 4927). Albani thotë: I saktë.
3 Ahmedi (5/433). Ibën Haxheri në librin e tij ‘El Isabeh’ (6/164) thotë se senedi i këtij hadithi është i saktë.
4
pastaj (d.m.th. nëse e bëjnë këtë) e kam të ndaluar gjakun dhe pasurinë e tyre, ndërsa llogaria e
tyre i mbetet Allahut.’ E transmetojnë Imam Ahmedi (2/345) dhe Ibën Huzejme (nr. 2248). Ky i
fundit thotë se hadithi është i saktë.
Këtu Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) njoftoi se është urdhëruar t’i luftojë ata derisa ta
falin namazin, ndërsa gjaku dhe pasuria e tyre mbrohen vetëm pasi ata ta thonë dëshminë
(shehadetin), ta falin namazin dhe ta paguajnë zekatin. Pra, para se t’i kryejnë këto detyrime, jeta
dhe pasuria e tyre nuk janë të mbrojtura, bile janë mubah (plotësisht të lejuara).
Enes bin Maliku thotë: ’Mbas vdekjes së Pejgamberit, arabët dolën nga feja. Omeri tha: ’O
Eba Bekër, përse (me çfarë justifikimi) po i lufton arabët?’ Ebu Bekri tha: Vërtet që Pejgamberi
(salallahu alejhi ue selem) ka thënë: ’Jam urdhëruar që t’i luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë se
nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut dhe se unë jam i dërguar i Allahut, ta falin
namazin dhe ta japin zekatin’. Hadithin e transmeton Nesaiu (nr. 3969) dhe është i saktë.
Përkufizimi i këtyre haditheve, na bën të qartë domethënien e hadithit të përgjithësuar, me të
cilin argumentuan për mosvrasjen e lënësit të namazit, megjithëse, i njëjti hadith është argument
kundër tyre, sepse nuk është provuar vërtetësia e mbrojtjes së jetës dhe pasurisë veçse me të
drejtë të Islamit, kurse namazi është prej të drejtave më parësore të tij.
Ndërsa, sa i përket hadithit të Ibën Mesudit: ’Nuk lejohet derdhja e gjakut të një myslimani
veçse për tri gjëra’, ky është argument pro nesh në këtë mesele, sepse prej atyre (që duhet të
vriten), në këtë hadith është përmendur edhe lënësi i fesë, kurse namazi është prej shtyllave më të
forta të fesë, për më tepër, nëse themi se ai (d.m.th. lënësi i namazit) është kafir, ai e ka lënë fenë
plotësisht. Por, nëse themi se nuk ka bërë kufër, atëherë ai ka lënë njërën prej shtyllave të fesë.
Imam Ahmedi thotë: Në një hadith është transmetuar: ’Nuk ka hise (pjesë) në Islam për atë
që e lë namazin.’4 Omer bin Hatabi (radiallahu anhu) u shkruante vartësve të tij: ‘Te unë,
namazi zë vendin më të rëndësishëm në fe. Kush e ruan atë, e ka ruajtur fenë e tij, ndërsa kush e
humbet atë, është më se e natyrshme t’i humbasë e t’i çojë dëm edhe gjërat e tjera veç tij dhe,
nuk ka hise në Islam ai që e lë namazin.’
Imam Ahmedi thotë: ‘Secili që e nënvleftëson dhe e përbuzë namazin, e ka nënvleftësuar dhe
përbuzur Islamin, sepse hisja e tyre në Islam është po aq sa hisja e tyre në namaz dhe, dëshira e
tyre për Islamin është po aq sa dëshira e tyre për namazin’.
Njihe veten o rob i Allahut dhe ki mendjen të mos e takosh Allahun duke mos pasur Islami një
vend meritor tek ti, sepse pozita e Islamit në zemrën tënde, është po aq sa është pozita e namazit
në zemrën tënde. ثshtë transmetuar në një hadith se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka
thënë: ’Namazi është shtylla e fesë’.
A nuk e di se nëse tendës i bije shtylla, ajo rrëzohet dhe nuk i bëjnë fare dobi litarët dhe
kunjat e tjerë? Por, në qoftë se shtylla e tendës ngrihet, vetëm atëherë i bëjnë dobi litarët dhe
kunjat. Kjo pra është pozita e namazit në Islam. ثshtë transmetuar në një hadithë se Pejgamberi
ka thënë: ’Gjëja e parë që do të humbisni prej fesë suaj është amaneti, ndërsa e fundit është
namazi. Disa njerëz do ta falin namazin, por nuk do të përfitojnë asgjë prej tij.’ Në një hadith
4 Këtë frazë është vërtetuar ta ketë thënë Omeri. E transmeton Axhurriu në librin e tij ‘Esheria’ (nr. 134).
5
tjetër është transmetuar si vijon: ’Vërtet gjëja e parë për të cilën robi do të pyetet ditën e
gjykimit prej punëve të tij është namazi. Në qoftë se namazi i pranohet, i janë pranuar të gjitha
veprat, ndërsa, në qoftë se i refuzohet namazi, atij i janë refuzuar të gjitha veprat.’
Namazi ynë është fundi i fesë sonë. Ai është puna e parë për të cilën do të pyetemi nesër në
ditën e gjykimit. Në qoftë se namazi është gjëja e fundit që ikën prej Islamit, atëherë pas ikjes së
tij nuk mbetët Islam e as Fe. Të gjitha këto ishin thënie të Imam Ahmedit.
Namazi është obligimi i parë i Islamit. Ai është gjëja e fundit që humbet prej fesë. ثshtë
fillimi dhe fundi i Islamit. Nëse ikën fillimi dhe fundi i tij, ka ikur i tëri, sepse çdo gjëje që i ikën
fillimi dhe fundi, ka ikur e tëra. Imam Ahmedi thotë: ’’اdo gjëje që i ikën fundi, ka ikur e tëra
dhe, kur njeriut i ikën namazi, i ka ikur feja.
Ajo që dua të them është se hadithi i Abdulla bin Mesudit: ’Gjaku i myslimanit nuk mund të
derdhet përveçse në tri raste: i martuari/e martuara që kryen marrëdhënie intime të paligjshme,
jetë për jetë në rast të vrasjes me qëllim, dhe pa të drejtë dhe ai që largohet nga Islami,
përçarësi i bashkësisë së muslimanëve’, është prova më bindëse për vrasjen e lënësit të namazit.5
5 Burimi: Libri i Namazit dhe gjykimi për lënësin e tij. Përktheu: B. K.