Pe: Titulli: Hadithet ne islam
kurse ne muslimanet deshmojme dhe deklarojme qe ska Zot tjeter qe guxon, qe duhet dhe qe meriton te adhurohet pos All-llahut nje dhe te vetem dhe se Muhamedi a.s. eshte rob , i derguar dhe vula e pejgambereve .
dhe jemi krenar per kete qe jemi.
me pare me pyete per namazet dhe pergjigja eshte ne postimin tim me lart per kete ceshtje ,
mrekullia matematikore e Kuranit bazohet ne numerin 19,
kemi gjithsej 5 namaze ne dite te cilat jane te obligueshme (farz), te cilat konsistojne sipas rradhe se tyre ne :
1)..
2 rekat
2)..
4 rekat
3)..
4 rekat
4)..
3 rekat
5)..
4 rekat
dhe nese i vendosim keto numra rrjesht kemi:
24434=19x1286
kjo konfirmon te pese namazet dhe rekatet qe behen ne secilin namaz,
MREKULLIA MBRESثLثNثSE MATEMATIKORE KONFIRMON 5
LUTJET E KONTAKTIT (Namazet)
[1] Surja 1 është dhuratë e Perëndisë për ne, për të vënë kontakt me Të (Salat). Nëse shkruani
numrin e sures dhe numrin e strofave njërin pranë tjetrit del 17, që është numri total i njësive në 5
lutjet e përditshme.
[2] Le të shkruajmë numrin e sures, duke u ndjekur nga numri i secilës strofë në sure. Ja çka del:
1 1 2 3 4 5 6 7. Ky numër është shumëfish i 19-shit.
[3] Tash, le të zëvendësojmë numrin e secilës strofë me numrin e shkronjave në atë strofë. Ja çka
del: 1 19 17 12 11 19 18 43 gjithashtu shumëfish i 19-shit. Teorikisht, mund t‟i ndryshojmë
shkronjat e Sures 1, dhe prapë të kemi numrin e njëjtë të shkronjave, megjithatë, fenomenet
matematikore në vijim e përjashtojnë një mundësi të tillë. Se vlera germore e secilës shkronjë
merret parasysh. Ja ku është:
[4] Le të përfshijmë vlerën germore të secilës strofë, dhe ta
shkruajmë në vijim të numrit të shkronjave në secilën strofë:
1 19 786 17 581 12 618 11 241 19 836 18 1072 43 6009
gjithashtu shumëfish i 19-shit.
[5] Tash, le të shtojmë numrin e secilës strofë, të ndjekur me
numrin e shkronjave në atë strofë, pastaj vlerën germore të
asaj strofe. Ja çka del: 1 1 19 786 2 17 581 3 12 618 4 11 241
5 19 836 6 18 1072 7 43 6009 shumëfish i 19-shit.
[6] Në vend të vlerës germore të secilës strofë, le të
shkruajmë vlerën germore të secilës shkronjë individuale në
Suren 1. Kjo mrekulli vërtetë mbresëlënëse, tregon që numri i gjatë që rrjedh, i përbërë nga 274
shifra, është gjithashtu shumëfish i 19-shit. ALLAHU AKBAR. 1 7 1 19 2 60 40 1 30 30 5 1 30
200 8 40 50 1 30 200 8 10 40 2 17 ... 50
Ky numër fillon me numrin e sures, i ndjekur me numrin e strofave në sure, i ndjekur nga numri i
strofës, i ndjekur nga numri i shkronjave në këtë strofë, i ndjekur nga vlera germore e secilës
shkronjë në këtë strofë, i ndjekur nga vlerat germore të secilës shkronjë në këtë strofë, dhe kështu
me radhë deri në fund të sures. Pra, përbërësi i fundit është 50, vlera e “N”-së (shkronjës së
fundit).
[7] Pasi që nuk mund të shkruaj numra shumë të gjatë këtu, le t‟i zëvendësojmë me një [*] këta
numra që përbëhen nga numri i secilës strofë, i ndjekur nga numri i shkronjave në atë strofë, i
ndjekur nga vlera germore e secilës shkronjë individuale në atë strofë. Nëse e shkruajmë numrin e
sures, të ndjekur nga numri i strofave të saj, marrim 17, numrin e njësive (Reqateve) në 5 lutjet e
përditshme. Afër numrit 17, shkruajmë numrin e lutjes së parë (1), të ndjekur nga numri i Reqateve
të saj, që është 2, pastaj dy [*], të ndjekur nga numri i lutjes së dytë (2), i ndjekur nga numri i
Reqateve në lutjen e dytë (4), i ndjekur nga katër [*], dhe kështu me radhë. Jo vetëm që numri i
gjatë që del është shumëfish i 19-shit, por numri i shifrave të tij përbërëse është 4636
(19x244)....Vini re që cilido përfaqësim i Sures 1 mund ta zëvendësojë [*] pa e ndryshuar
rezultatin; të gjitha ato japin shumëfisha të 19-shit. Për shembull, përfaqësimi i shkurtër i “اelësit”
përbëhet nga numri i Sures (1), i ndjekur nga strofat (7), i ndjekur nga numri total i shkronjave në
Suren 1 (139), i ndjekur nga vlera totale germore e të gjithë sures (10143). Numri që del
(1713910143) gjithashtu mund ta përfaqësojë [*].
1712[*][*]24[*][*][*][*]34[*][*][*][*]43[*][*][*]54[*][*][*][*]
KONFIRMIMI I LUTJEVE Tث Tث PREMTES
[8] Pasi që lutja e të Premtes përbëhet nga dy predikime dhe dy Reqate (totali është 4 njësi po
ashtu), pra lexojmë vetëm 15 “اelësa” të Premten, në krahasim me 17 ditëve të tjera. Abdullah
Ariku zbuloi që nëse e zëvendësojmë 17-shin me 15 në numrin e gjatë në [7] dhe heqim dy
“اelësa” nga lutja e mesditës, del shumëfish i 19-shit po ashtu. Kjo e konfirmon Lutjen e të
Premtes, në mesditë, me 2 “اelësa.” Numri i gjatë i paraqitur më poshtë përfaqëson pesë lutjet e të
Premtes; është shumëfish i 19-shit.
1512[*][*]24[*][*]34[*][*][*][*]43[*][*][*][*]54[*][*][*][*]
Goja hapet 19 here dhe mbyllet 19 here gjate recitimit te Al-Fatihas
Buzët tua e prekin njëra tjetrën ku ndodhen shkronjat “B” dhe “M”. Janë 4 “B-ja” dhe 15 “M-ja”
dhe kjo jep shumën 19. Vlera germore e 4 “B-ve” është 4x2=8, dhe vlera germore e 15 “M-ve”
është 15x40=600. Vlera germore totale e 4 “B-ve” dhe 15 “M-ve” është 608, që është 19x32.
KONFIRMIMI I 5 LUTJEVE DITORE, NUMRI I PثRKULJEVE
(Ruku), PثRULJEVE (Suxhud), dhe TESHEHHUDEVE
[10] Njëri prej sfidimeve të zakonshme...është: “Nëse Kurani është i plotë dhe krejtësisht i
hollësishëm (siç thuhet në 6:19, 38 & 114), ku janë hollësirat e Lutjeve të Kontaktit (Salatit)?”
Këta njerëz e pyesin këtë pyetje sepse ata nuk janë të vetëdijshëm që Kurani na njofton që Lutjet e
Kontaktit erdhën nga Abrahami (21:73 & 22:78). Nëse i shkruajmë numrat e lutjeve me përkuljet,
përuljet dhe Teshehudet e tyre, marrim:
1 1 2 2 4 1 2 4 4 8 2 3 4 4 8 2 4 3 3 6 2 5 4 4 8 2
Ky numër i gjatë përbëhet nga surja që e recitojmë në të pesë lutjet (1) të ndjekur nga numri i
lutjes së parë (1), pastaj numri i “اelësave” që i recitojmë në këtë lutje (2), pastaj numri i
përkuljeve (Ruku‟) (2), pastaj numri i përuljeve (4), pastaj numri i Teshehudeve (në pozitën e ulur)
(1), pastaj numri i lutjes së dytë (2), pastaj numri i “اelësit” që e recitojmë në lutjen e dytë (4),
pastaj numri i përkuljeve (Ruku) në këtë lutje (4), pastaj numri i përuljeve (8), pastaj numri i
Teshehudeve (2), pastaj numri i lutjes së tretë (3), dhe kështu me radhë deri në lutjen e fundit. Ky
numër i gjatë është shumëfish i 19-shit, dhe kjo konfirmon edhe hollësirat më të vogla të lutjeve,
madje edhe numrin e Rukuve, Suxhudeve, dhe Teshehhudeve.
Bamirësia e Obligueshme (Zeqati)
Zeqati duhet të jepet “në ditën e vjeljes” (6:141). Sa herë që pranojmë “të ardhura neto,” duhet të
ndajmë 2.5% dhe t‟ia japim marrësve të specifikuar – prindërve, të afërmve, jetimëve, të varfërve,
udhëtarit të huaj, në këtë radhë (2:215). Rëndësia jetike e Zeqatit pasqyrohet në ligjin e Perëndisë:
“Mëshira Ime i përfshinë të gjitha gjërat, por Unë do të përcaktoj atë për të drejtit që japin Zeqat”
(7:156).
Zeqati duhet të njehsohet me kujdes dhe të jepet rregullisht sa herë që pranojmë ndonjë të ardhur.
Tatimet e qeverisë duhet të zbriten, por jo shpenzimet e tjera siç janë borxhet, dhe shpenzimet
jetësore. Nëse dikush nuk njeh persona që kanë nevojë, ai ose ajo mund të japë Zeqat te një xhami
ose organizatë bamirësie me qëllimin e veçantë për t‟i ndihmuar njerëzit e varfër. Bamirësitë që iu
jepen xhamive ose spitaleve ose organizatave nuk mund të konsiderohen Zeqat.
Agjërimi
Hollësirat e plota të agjërimit jepen në 2:183-187.
Shtegtimi: Haxh & Umreh
Një herë në jetë, Haxhi dhe Umreh janë të shpallura për ata që kanë mundësi për to. Shtegtimi
përkujton nënshtrimin shembullor të Abrahamit ndaj Perëndisë (Shtojca 9), dhe duhet të zbatohet
gjatë katër Muajve të Shenjtë – Dhyl-Hixhxhe, Muharrem, Safer, dhe Rebi I (muaji i 12-të, i parë, i
2-të dhe i 3-të) (2:197, 9:2, 36). Umrah mund të zbatohet në cilëndo kohë. Si të gjitha detyrat tjera
në Islam, Haxhi është shtrembëruar. Shumica e Myslimanëve zbatojnë Haxhin vetëm gjatë pak
ditëve në Dhyl-Hixhxhe, dhe ata i konsiderojnë Rexhebin, Dhyl-Ka‟den, Dhyl-Hixhxhen, dhe
Muharremin (muajin e 7-të, 11-të, 12-të dhe të parë) të jenë Muajt e Shenjtë. Ky është
shtrembërim që dënohet fuqishëm. (9:37).
Shtegtimi fillon me banjë ose dush, i ndjekur nga gjendja e shenjtërisë e quajtur “Ihram,” kur
shtegtari mashkull veshë çarçafë të paqepur, dhe gruaja veshë fustan modest (2:196). Përgjatë
Haxhit, shtegtari abstenon nga marrëdhënia seksuale, kotësitë si rruajtja dhe prerja e flokëve,
grindjet, sjelljet e këqija, dhe fjalët e këqija (ndyta) (2:197). Pastërtia, banjat, dhe praktikat e
rregullta higjienike inkurajohen. Me arritjen në Xhaminë e Shenjtë në Mekë, shtegtari ecë rreth
Qabes shtatë herë, përderisa e madhëron dhe lartmadhëron Perëndinë (2:125, 22:26-29).
Formulimi i zakonshëm është: “Lebejke Allahuma Lebejk” (Perëndia Im, të jam përgjigjur Ty).
“Lebejke Le Sherike Leke Lebejk” (të jam përgjigjur Ty, dhe deklaroj që nuk ka perëndi tjetër
përveç Teje: të jam përgjigjur Ty). Hapi i ardhshëm është të ecësh në distancën prej rreth gjysmë
milje ndërmjet kodrinave të Safas dhe Merves shtatë herë, me ecje të shpejta të herëpashershme
(2:158). Kjo përfundon pjesën Umre të shtegtimit.
Shtegtari pastaj shkon në Arafat për të kaluar një ditë adhurimi, meditimi, dhe madhërimi të
Perëndisë, nga agimi deri në perëndim të diellit (2:198). Pas perëndimit të diellit, shtegtari shkon
në Muzdelife ku zbatohet Lutja e Natës, dhe 21 guralecë mblidhen për gurëzimin simbolik të
Dreqit në Mine. Nga Muzdelifah, shtegtari shkon në Mine për të kaluar dy ose tre ditë (2:203). Në
mëngjesin e parë në Mine, shtegtari ofron sakrificë shtazore (kurban) për t‟i ushqyer të varfrit dhe
për të përkujtuar ndërhyrjen e Perëndisë për të shpëtuar Ismailin dhe Abrahamin nga dredhia e
Dreqit (37:107, Shtojca 9). Ceremonitë e gurëzimit simbolizojnë refuzimin e politeizmit të Dreqit
dhe bëhen duke gjuajtur shtat guralecë në secilin prej tre stacioneve, përderisa madhërohet
Perëndia (15:34). Shtegtari pastaj kthehet në Mekë dhe zbaton silljen lamtumirëse rreth Qabes
shtatë herë.
Fatkeqësisht, shumica e shtegtarëve Mysliman të sotshëm e bëjnë zakon që të vizitojnë varrin e
profetit Muhammed ku ata bëjnë veprën me skandaloze të idhujtarisë dhe kështu asgjësojnë
Haxhin e tyre. Kurani vazhdimisht flet për “Xhaminë e Shenjtë”, përderisa Myslimanët e sotshëm
flasin për “Dy Xhami të Shenjta!” E sikur nuk shihej sa duhet idhujtaria e Myslimanëve të
korruptuar, kështu që ata kanë ngritur varrin e Muhamedit si një tjetër “Xhami të Shenjtë!” Kjo
është shkelje blasfemuese e Kuranit, dhe ironikisht, madje edhe e shkelë Hadithin. Hadithi i
paraqitur më poshtë e ilustron këtë shkallë të ironisë: