Berisha e Rama ne Strasburg

*deliza*

VIP
V.I.P
Berisha e Rama ne Strasburg

Kryeministri Berisha dhe kryesocialisti Edi Rama nisen drejt Strasburgut, te shoqëruar edhe nga një grup deputetesh qe pritet t'u ofrojnë asistence kryetareve te tyre, ne argumentet ligjore me te cilat do te përballen palët gjate negociatave. Kryesocialisti Rama është nisur i pari, qe ne orën 06:00 te mëngjesit te sotëm, i shoqëruar nga deputetet: Damian Gjiknuri, Vasilika Hysi e Taulant Balla. Ndërsa kryeministri Sali Berisha ka përfunduar dy takime zyrtare, qe kishte njoftuar qe me pare si pjese e axhendes dhe ka nisur fluturimin e tij ne orën 12:00, i shoqëruar nga Astrit Patozi dhe Oert Bylykbashi. Përveç faktit qe darka e negociatave do te shtrohet ne orën 20:30, asnjë detaj tjetër nuk është bere i qarte deri tani. I vetmi qe ka bere publik qëndrimin e tij paraprak, ka qene Rama, i cili ka deklaruar një nate me pare se niset drejt Strasburgut për te kërkuar hapjen e kutive. Ndërsa Berisha, paraditen e sotme ka evituar përgjigjet ne këtë drejtim, ndonëse gjatë vizitës ne Durrës, përpara përfundimit te grevës se urisë, u shpreh se ishte i gatshëm te plotësojë çdo opsion qe opozita e konsideron me te mirin, për te zgjidhur krizën.

vizion+
 
Titulli: Berisha e Rama ne Strasburg

kesaj i thone 'arrnautet ne divanin europianen'
 
Titulli: Berisha e Rama ne Strasburg

Si su rrezuan keta aeroplanet e te shpetoj mileti :lexim:
 
Titulli: Berisha e Rama ne Strasburg

Se mora vesh une, pse do shkojne atje keta? Nuk i zgjidhin dot problemet ne vendin e tyre keta?
 
Titulli: Berisha e Rama ne Strasburg

Kur do vjen koha qe na shqiptart mi zgjedh vet problemet e mos me na zgjedh t'hujt ?
 
Titulli: Berisha e Rama ne Strasburg

Derisa Berisha qenka shprehur se ishte i gatshem te plotesoje cdo opsion qe opozita e konsideron me te mirin pse at'her duhej te shkonin gjer ne Strasburg qe te zgjidhnin krizen...Pse behemi ndonjehere kaq qesharak lol
 
Titulli: Berisha e Rama ne Strasburg

Kur do vjen koha qe na shqiptart mi zgjedh vet problemet e mos me na zgjedh t'hujt ?

Koha ka ardh motiiii. Po ska faj koha pse ne skemi mend
Mua me teper se sa udhtimi me interesone ajo darka e shume perfolur. Ato qfar teprojne nga darka i lejohet Sales dhe Rames ti marin me vete ?
 
Titulli: Berisha e Rama ne Strasburg

Pikerishte kjo eshte e padurueshme, per cdo shqiptare, mungesa e autoritetit te politikaneve shqiptare,nje lloj inferioriteti qe shprehin ne ballafaqimet me te huajt.......jemi te denuar te durojme ,keto gjera ,sepse kemi te bejme me politikane qe nuk jane politikane, qe sillen si rrugace ,mjaftone ti degjosh se si flasin, fjalet me te ndyra i degjon nga goja e tyre, per ata nuk ekzitone etika, ziren,flasin ndyras ,genjejne ,akuzojne pa te drejte njeri - tjetrin , bejne nje lufte te ashper per pushtet, sikur te ishin armiq me njeri tjetrin duke dhene mesazhe dhune, dhe duke percare popullin.......flasin sikur te kishin te drejten ne dore ,dhe japin ultimatume, ose beje keshtu ose ,une te beje kete........,duke mos respektuar asnje institucion te shtetit, jane si ata femijet e llastuar qe nuk i shkon pershtat asgje........prandaj te huajt nuk i shikojne si partner dhe koleg, por si nxenes qe duhet ti japin keshilla, se perndryshe do te ngelin ne klase, kjo eshte e padurueshme qe ne perfaqesohemi nga politikane te tille ,po skemi cfare te bejme, jemi ne, pergjegjes ne njefare menyre, qe i kemi zgjedhur dhe mbeshtetur, dikujt i shkon ne mendje te sakrifikohet per ata , kjo eshte qesharake.............................
 
Titulli: Berisha e Rama ne Strasburg

Berisha dhe Rama ne takim me nderkombetaret te restorant "Crocodile".E c'ishte e nevojeshme te shkonin deri ne Strasburg per te biseduar .Mendoj se kjo ish nje menyre per te mbyllur me marifet greven e fameshme te urise.A do te ndryshoje situata politike por edhe ekonomike pas ketij takimi?Nuk e besoj.Te gjitha keto ishin nje komedi e dhimeshme qe luajne ne kurriz te popullit shqiptar dy partite kryesore politike PD+PS..
 
Titulli: Berisha e Rama ne Strasburg

Hahaha... kjo eshte demokracia europiane hahahaha...

Une cuditem se perse duhet te votojne shqiptaret. Le te vendose BE se cili do te jete kryeminsitri ne darka korkodili

Hahahaha...

---------- Post added 21-05-10 at 00:14 ---------- Previous post was 20-05-10 at 23:57 ----------

http://vertet.blogspot.com/2006/08/demi-real-leshkot-dhe-zoti-gill.html

Tuesday, August 01, 2006
Demi real, leshkot dhe zoti Gill

C’fare do te benin amerikanet ne se dikush atje ne BBC do te thoshte se;-”Kush e pjerdh falmurin amerikan?- Do te gajaseshin se qeshuri.- Pse? Sepse nuk eshte e vertete.
C’fare beme ne kur dikush atje ne BBC tha se;-“ Kush e pjerdh flamurin shqiptar?- U hodhem perjete.- Pse? Sepse eshte e vertet.
Cfare do te benin amerikanet ne se nje Gill i Time online do te ironizonte Ameriken duke the se;- “ Eshte nje toke qe koha e harroi dhe qeverite jane organizata kriminale…? Do te qeshnin…
C’fare beme ne kur ky Gilli nga Skocia qe i vjen verdalle botes me fund si femrat dhe pa benevreke nen to tha se;- “Shqiperia eshte nje vend qe koha e harroi dhe qeverite shqiptare jane organizata kriminale…? U hodhem perpjete. Pse ? Sepse jane te verteta.
E huuu… kush pyet per Gillat…! Lavdi te Madhit Zot qe na ka bere me fat dhe midis nesh na ka hedhur disa legena…
Njerit ja thone Landi Hysa. Ai po pergatit masterin atje ne SHBA… Uaaaa, Sa i zgjuar…
Tjetri eshte Samiu i Milloshit dhe ky,” rrufete” ne drejtim te gabuar i leshon, andej nga Amerika. Tjetrit ja thone Goro. Ky Gorua eshte ambasador ne Angli, vendi nga leshohen gjylet ne drejtim te shqiptareve.
Midis nesh kemi dhe leshkon. Leshkua ka marre statusin e muhaxhirit qysh kur ne marrveshje me Ramiz Aline beri rolin e disidentit duke ja futur palles andej nga Franca per te “miren” e Shqiperise. Leshkua nuk foli kete rradhe sepse ishte shume i zene me idenditetin e shqiptareve. Ai ne fakt ka qene gjithe kesaj kohe kaq i zene sa nuk e ka vene re fare qe ai, identiditeti, eshte shnderruar ne femrat prostituta dhe meshkujt kriminele…
Leshkua gjithmone ka qene i zene, sepse do nje “Nobel” dhe asnjehere nuk ka gjetur kohe qe, me se te munde te perpiqej te ndalonte degjenerimin dhe shkaterrimin e Shqiperise...
Por le te flasim pak per legenat. Kur ne perpiqeshim te mbronim Vendin dhe vlerat, na quanin, komunista dhe patriote arkaike... Legenat nuk i pame asnjehere qe, furrine e tyre ta drejtonin tek shkaktaret e vertete te gjendjes se mjeruar te Shqiperise, politikanet dhe qeveritaret tane (vegla te serbit dhe grekut).
Cili eshte demi me i madh qe ju eshte bere shqiptareve; shkaterrimi i familjes, firmat piramidale, shkaterrimi i vlerave historike, shkaterrimi i karakterit te shqiptarit, instalimi i Janullatosit ne krye te kishes ortodokse, perndjekja e inteligjences, shkaterrimi i ekonomise, vrasja e Azem Hajdarit, zhdukja pa gjurme e Ukshin Hotit, kolonizimi i Shqiperise, greqizimi i Jugut te Vendit, vjedhja e votave, 1997-ta, ripersekutimi i te persekutuarve, shkaterrimi i arsimit, vrrasja e shpreses… apo shkrimi i burrit me fustan, zotit Gill?
Ka nevoje per pergjigje….?
Perse nuk u degjuan legenat dhe leshkot kur po shkaterrohej Shqiperia dhe po i behej dem real dhe jo imagjinar? Ne c’vrime ishin futur…?

Por le te bejme keshtu; leshkon ta bejme “President”, se i ka ngel merak qysh atehere kur ja futi Ramiz Alia. Samiun e Milloshit ta bejme “keshilltar” te leshkos.
Kete me master, Landi Hysen, ta veme “Minister te Jashtem”, ndersa ky Gorua le te “rri” ambasador, se na "duhet" edhe per dimer edhe per behar…

Petrit Kola
[email protected]
 
Titulli: Berisha e Rama ne Strasburg

Cfare koincidence. Krokodilet tane, qane me lot krokodili ne Krokodil. :eek:hh:
 
Titulli: Berisha e Rama ne Strasburg

Imagjinoni se me sa seriozitet e marrin politikanet evropian punen e Shqiperise !!!!!! Bisede zbavitse pas nje darke te yndyrshme
dhe dy te ftuarit sherbejne si objekt per batuta . Mund te quhet darka e trapave .
Per te zgjidhur krizen greke u organizuan disa samite dhe u hoden qindra miljarda euro.
Keta te dy populli duhet ti pres ne Rinas me veze te prishura , por as veze te prishura nuk ka i shkreti popull.
 
Titulli: Berisha e Rama ne Strasburg

Strasburg, Rama-Berisha, nuk ka kompromis
21/05/2010 12:00

Strasburg, Rama-Berisha, nuk ka kompromis
Zyrtaret europiane dhe ata shqiptare shijuan gostine ne restorant "Crocodile”, por praktika europiane e negociatave per kompromis deshtoi tek menyja politike e darkes se Strasburgut.(UPDATE)


“Darka ishte realisht e kendshme, ky eshte nje nga restorantet me te njohura. Eshte bere nje diskutim i gjere per te gjitha problemet. Takimi i radhes, do te jete gjate kohes qe vjen”, u shpreh Berisha, pas takimit.

Kreu socialist Rama, ne nje prononcim te shkurter per mediat u shpreh se takimi pati nje rezultat te madh dhe te rendesishem, per faktin e gjitheperfshirjes dhe angazhimit te instancave dhe partnereve nderkombetare. "Ne kuptimin e rezultatit konkret jemi akoma pa rezultat”, theksoi Rama.

Komisioneri Fyle, i cili doli nga restoranti pak minuta pas lidereve shqiptare u shpreh: “Darka ishte mire por eshte shume vone tani e duhet te iki, perderisa do te kete nje komunikate per shtyp me vone. E vetmja gje qe mund te them eshte se pati nje diskutim te hapur dhe une mendoj se po perparojme. Diskutimi qe i hapur e i cilter, ishte hap perpara, por mbetet shume per t'u bere”.

Darka, Berisha mberriti i fundit

Darka nisi sic ishte parashkuar ne oren 20:30, Edi Rama mberriti i pari, ndersa Sali Berisha i fundit. Nderkohe, qe tryeza ishte mbushur me zyrtare te Komisionit, Parlamentit dhe Keshillit Europian.

Ndersa biseduan me ore te tera, informacioni nga brenda takimit rrodhi pak ose gati aspak, te vetmet citime qe Top Channel mundi te sigroje nga burimet europiane ne takim ishin: "Koha eshte flori. Durim".

Ekspert i BE-se, negociata ne Tirane

Ne nje moment u duk sikur arrit nje marreveshje per disa nga 5 pikat e planit te famshem, deri ne hapjen e materialeve zgjedhore, por me t'u hapur diskutimi per rruget e hapjes se kutive te votave gjithcka u perzie edhe me keq. Pasi konsumuan menyne e Strasburgut, palet dolen duarbosh e barkun plot.

Pas pese ore diskutimesh, te gjitha palet iken pa dhene rezultat konkret. Burime per Top Channel thone se eshte rene dakort qe nje ekspert ligjor i BE-se, te vije ne Shqiperi per te negociuar me ekspertet ligjore te PS e PD per te pare mundesine dhe menyren qe komisioni hetimor parlamentar do te hetoje transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit, perfshire ceshtjen nese do te kerkohet interpretim nga Venecia apo Gjykata Kushtetuese.

Nderkohe disa prej europianeve te pranishem ne darke te cilet kishin humbur rrugen per ne hotel, e qe sorrollateshin rreth restorantit ne oren 3:00 te mengjesit, te pyetur nga Top Channel se kush ishte fajtori i mbremjes, u pergjigjen, ne stilin e rendomte europian: Te dyja palet.
topchannel

Dmth su arrit gje as tek darka e famshme. lol
 
Titulli: Berisha e Rama ne Strasburg

Thirrja e kahershme e Partise Shpresa Demokrate: "Te clirojme Tiranen, ne menyre qe te zgjidhim ngercin kombetar dhe demokratik" sot eshte e prekshme per gjithe shqiptaret pas gjithe atyre te zezave qe kane hequr dhe po heqin cdo dite. Tashme ka lindur nje levizje popullore ndryshe nga ajo e viteve 1990. Kjo levizje per vet situaten e rrezikuar ne te cilin ndodhet Shqiperia pervec elementit demokratik, me te theksuar ka elementin kombetare. Shqiptaret nga te gjitha trojet por marrin dhe jane te ftuar te marrin pjese. Shqiptaret kerkojne numerimin e votave si fillim dhe mjet per te larguar te keqen kombetare. Pikerisht keto karakteristika te kesaj levizje i ka inkurajuar dhe inkurajon Partia Shpresa Demokrate. Clirimi i Tiranes i injektuar me force si parakusht per zgjidhjen e ngercit kombetaro-demokartik nga Partia Shpresa Demokrate bene qe ajo te mbeshtese me force kete levizje popullore, pa mbeshtetur asnje force politike ne vecanti. Te keqes po i vjen fundi.
 
Titulli: Berisha e Rama ne Strasburg

Dhe si perfundim do hapen apo jo ato kuti???...Se do na e shkulin veshin perseri keta te jashtit..Nuk marrim vesh ne me nje here :26:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top