23-vjeçarja mbyt me thonj foshnjën e saj

ida angel

:)
V.I.P
Sonila Lumi mësohet ta ketë vrarë fëmijën e saj pasi e ka rrahur, sepse nuk duronte të qarat e 18-muajshes.

Një 23-vjeçare ka rrahur për vdekje foshnjën saj, 18 muajshe. E reja ka dërguar fëmijën në spital pa ndjenja, por ndihma e mjekëve nuk ka mundur të mbajë në jetën foshnjën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në mesditë në Korçë kur Sonila Lumi ka rahuar dhe ka mbytur me duar foshnjën. Ekspertiza mjeko-ligjore ka provuar vetëm pak orë pas krimit të rëndë se foshnja kishte shenja të dukshme dhune në pjesë të ndryshme të trupit. Madje mjekët kanë konstatuar shenja të shumta dhunë ne grykën e foshnjës, të cilat u provua se ishin rezultat i shtrëngimit nga e 23-vjeçarja, nënë e fëmijës.

Ngjarja
Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 12:00 në fshatin Zemblak, në Korçë. Burime zyrtare nga policia lokale bënë të ditur se nga të dhënat paraprake mësohet se shtetasja Sonila Lumi, ka rrahur barbarisht fëmijën e saj, vetëm 18 muajshe. E para që ka dhënë deklarata mbi ngjarjen ishte nëna e foshnjës së vdekur e cila ka pohuar se fëmija ka vdekur për shkaqe natyrore. Por vetëm pak orë pas mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij, pasi foshnja është dërguar në spital. Mësohet se pas të rrahurave, fëmija ka rënë në gjendje kome dhe më pas nëna e ka dërguar në spital. Burime nga spitali Rajonal i Korçës bënë të ditur se mjekët kanë deklaruar se pasi e ka rrahur fëmijën e saj 23 vjeçarja i ka vënë duart në fyt duke e mbytur. Mjekët kanë vërejtur shenja gishtërinjsh në fytin e fëmijës. Familjarët kanë mbetur të shokuar pasi kanë marrë vesh lajmin, por ende nuk bëhet e ditur nëse gruaja vuante nga ndonjë sëmundje, apo gjendje depresioni.

Arrestimi
Policia e Korçës, me të mësuar ngjarjen e rëndë ka arrestuar autoren e ngjarjes, ndërsa pritet që dëshmia e saj të zbardhë më shumë detaje rreth ngjarjes. 23-vjeçarja akuzohet për vrasje. Sonila Lumi, 23-vjeçe, lindur në Bilisht dhe banuese në Zemblak, me arsim fillor pa profesion, ka ushtruar dhunë ndaj foshnjës së saj me iniciale K. L., rreth 1 vit e 6 muaj. Policia bën të ditur se si pasoje fëmija ka gjetur vdekjen. “Kjo shtetase bashkëjetonte me shtetasin E. Hoxhalli i dtl 05.09.1983 banues në Zemblak me profesion çoban. Kjo shtetase ka kryer veprën penale “Vrasje me dashje në rrethana të tjera cilësuese”, tha policia duke sqaruar arrestimin e nënës vrasëse. Duket se ishin konfliktet në mes çiftit, fakti që kanë shtyrë 23-vjeçaren drejt krimit makabër. Burimet nga policia bënë të ditur se 23-vjeçarja pritet të merret dëshmia e nënës së foshnjës për të hedhë më shumë dritë mbi motivet që çuan të dyshuarën drejt krimit.

Precedenti
Tragjedi në një familje shqiptare në qytetin verior të Selanikut në Greqi. Miana Vincani, ka mbytur me kravatë djalin e saj 7-vjeçar dhe më pas i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me thikë. Policia e Selanikut bën të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së mërkurës në apartamentin ku banonte emigrantja në rrugën “Kofitsa”, në zonën e “Agjiu Dhimitriu” në Selanik. Sipas të dhënave të policisë, 44-vjeçarja është gjetur e mbuluar me gjak nga bashkëshorti i saj dhe nga djali i saj i madh, të cilët u kthyen në shtëpi pasi ndodhi ngjarja e rëndë. Gruaja është transportuar menjëherë në spital, por ndërroi jetë pas mbërritjes aty. Mjeku ligjor tha se fëmija ishte mbytur me kravatë, ndërsa plagët e gruas janë shkaktuar nga prerja me thikë. Mësohet se 44-vjeçarja vuante nga çrregullime mendore. Babai i fëmijës kishte dalë xhiro me fëmijën tjetër që kishte çifti. Burri u përpoq që të hapte derën, mirëpo u detyrua ta thyejë, pasi ishte e kyçur nga brenda.

G. Sot
 
Titulli: 23-vjeçarja mbyt me thonj foshnjën e saj

Kane ikur njerzit per LESH
 
Titulli: 23-vjeçarja mbyt me thonj foshnjën e saj

kjo 23 vjecarja meriton te digjet e gjalle

ps... perdit po shtohen nenat killer :(
 
Titulli: 23-vjeçarja mbyt me thonj foshnjën e saj

Dmth spaska pasur baba femija? Ky ka qene i dashuri i nenes? Nje gje te tille kam degjuar, ku e vrau i dashuri i nenes femijen, por vete nena skam degjuar. Eshte c'menduri. Kjo qenka besimtare e asaj shprehjes "E solla une ne jete, une do ja marr jeten"... Te thuash se ska pasur mendje, se thua dot se e coi ne spital pastaj. Kjo e ka bere me vete dije. Burgun e ka pak.
 
Mase ka qen ne pun i shkreti nuk o hera par qe ndodhin kto gjona..
 
Titulli: 23-vjeçarja mbyt me thonj foshnjën e saj

Mase ka qen ne pun i shkreti nuk o hera par qe ndodhin kto gjona..

Jo jo, aty thote qe kjo goca me shkolle fillore bashkjetonte me nje coban i moshes 27 vjecare. Mjere femija i shkrete ne duart e kujt kishte rene.
 
Titulli: 23-vjeçarja mbyt me thonj foshnjën e saj

Gjynaf kalamoni:(
 
Titulli: 23-vjeçarja mbyt me thonj foshnjën e saj

iiii sa keq :(
Po kur nuk je gati te behesh nene,pse fut veten kot ne telashe, o per te mbajtur dike afer , pfff, por njeri pa shkolle...., keq per femijen qe vdiq ashtu
 
Titulli: 23-vjeçarja mbyt me thonj foshnjën e saj

Po clidhje ka ka qen o jo i ati a njeri ttjr,nena kurre sdo ti bente keq femijes se vet ne momentin qe kjo ka arrit i ka bere per mua squhet as nene,as grua as njeri,kurre smund te mendoj qe te arrish deri ne ate pike te mbytesh nje femije 18 muajsh se qan ??? kjo meriton te rrije gjithe jeten e saj ne burg e izoluar e te mendoj cdo dite te jetes ate qe ka bere,jam e shokuar na gjithe kjo :(:(
 
Titulli: 23-vjeçarja mbyt me thonj foshnjën e saj

Tragjedi...Nuke lexova tani artikullin por ndegjova dje ne lajme se nuk i kishte duruar te qarat dhe i kishte hyre ne dajak pastaj :26:..mendje e semure...cfar ti thuash tjeter.
 
Titulli: 23-vjeçarja mbyt me thonj foshnjën e saj

Kot qe ta gjykosh kete nenen ,patjeter qe ka pat ndonje crregullim ne tru ...............kush eshte ajo nene normale qe do ta bente kete gje ?
 
Titulli: 23-vjeçarja mbyt me thonj foshnjën e saj

O ka qene e semure kjo, se nena nuk e vret femijen e saj, ose ka mundesi ta kete bere dhe ky djali me te cilin jetonte kjo (pasi aty thote qe ka pasur mosmarrveshje)... Deri sa te behen mire hetimet jam kurioze ta di vertete arsyjen pasi eshte vertete cmenduri te vrasesh femijen tend.
 
Titulli: 23-vjeçarja mbyt me thonj foshnjën e saj

Jam ne te njejtin mendim me Zanen se nuk eshte e mundur qe nje nene te vrasi femijen e saj pasi e ka lindur ska qen mire nga mendja kjo..se ska mundesi!Ne keto ditet e sotme ndodhin shume shpesh gjera te tilla kjo ndodh edhe nga ajo qe gocat martohen te vogla dhe sdin cte bejn pastaj ..se kan ate pjekurin x te rritur femij ne kete mosh..edhe ndodhin keto gjera qe po ngrihet ky fenomen dita dites..qe vrasin foshnjet e tyre!Besoj se jan te pashpirta se te vrasesh nje jet kshu pa gje te keqe fare..jan x te cuar direkt te 17!Edhe ne fund te fundit vin puna qe vazhdojn jeten pa te keq fare si me para se me te shumtat e herave nuk marin asnje denim!
Jeta eshte e padrejt!Ehh
 
Titulli: 23-vjeçarja mbyt me thonj foshnjën e saj

Ne nje rast te tille.........dhe regjizori me i keq s'do kishte shpirt te bente nje skenar te tille.
 
Titulli: 23-vjeçarja mbyt me thonj foshnjën e saj

Jam ne te njejtin mendim me Zanen se nuk eshte e mundur qe nje nene te vrasi femijen e saj pasi e ka lindur ska qen mire nga mendja kjo..se ska mundesi!Ne keto ditet e sotme ndodhin shume shpesh gjera te tilla kjo ndodh edhe nga ajo qe gocat martohen te vogla dhe sdin cte bejn pastaj ..se kan ate pjekurin x te rritur femij ne kete mosh..edhe ndodhin keto gjera qe po ngrihet ky fenomen dita dites..qe vrasin foshnjet e tyre!Besoj se jan te pashpirta se te vrasesh nje jet kshu pa gje te keqe fare..jan x te cuar direkt te 17!Edhe ne fund te fundit vin puna qe vazhdojn jeten pa te keq fare si me para se me te shumtat e herave nuk marin asnje denim!
Jeta eshte e padrejt!Ehh

Denimin me te madh ajo vetem sa e ka mar..ka humb femijen qe me ska gje qe e kthen mbrapa!
 
Titulli: 23-vjeçarja mbyt me thonj foshnjën e saj

Denimin me te madh ajo vetem sa e ka mar..ka humb femijen qe me ska gje qe e kthen mbrapa!

Denimi me i madh thua?!Sbesoj se eshte e mjaftueshme..besoj se duhet ta mendonte me perpara si i thon asaj fjales urt"Kur te vin ment sti han as qent"..
Duhet te jet dicka e till dhe kesaj ..tashme eshte teper von nuk arrij ta kuptoj si e ka vrar!Lere qe ne fund te fundit normale qe kjo ish nena e femijes e tani
mbase i kan ardhur mend..te rri te gryj syte!Pff po shkaterrohet Bota x zotin
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top