Titulli: "Feja" e shqiptarit.
ILirjam:
por nese ti ke argument vjetersin e dickaje,,,at´her pse nuk behesh katolik??
pasi bibla esht 500 vjet me e vjeter se kurani
Mos u fut andej se nuk te zen gjumi, kot e ke. Nje genjeshter mund te jetoje edhe 10 shekuj ndoshta...???
Mes gjithë librave fetarë që ekzistojnë sot, Kurani është libri i vetëm që ka privilegjin e të qenurit i përpiluar dhe i miratuar nga Profeti, të cilit iu zbrit shpallja. Azvesta, libri i Zjarrputistëve, u përpilua 1.500 vjet pas vdekjes së autorit. Hindu Vedas u shkruan qindra vjet pas vdekjes së dijetarëve, të cilët ishin përshkruar si autorët e tyre. Ramajana u përcoll gojarisht derisa u shkrua, 1.600 vjet pas ngjarjes. Bagdad Gita ishte në mendjet e njerëzve për qindra vjet para se të fillonte të shkruhej. Testamenti i Vjetër u përpilua nga më shumë se 40 autorë. Një vështrim i përciptë në disa fakte kryesore sugjerojnë se morri ca kohë që Bibla të shfaqej si një version përfundimtar i shkrimeve. Bibla përfshin 66 libra, të ndarë midis Testamentit të Vjetër dhe të Ri. Megjithatë disa besime të krishtera besojnë se ka 73 kapituj. Mbi 40 autorë të ndryshëm nga të gjitha sferat e jetës e shkruan Biblën: barinj, fermerë, bërësa tendash, fizikantë, peshkatarë, priftërinj, filozofë dhe mbretër. Profeti Musa trasmetohet se ka shkruar pesë librat e parë të Biblës, të referuara si Pentateuku; themelimi i Biblës. Apostulli Pal shkruajti 14 libra (më tepër se gjysmën) e Testamentit të Ri. Për plotësimin e shkrimeve morri gati 1.500 vjet. Bibla u shkruajt gjatë një periudhe 1.500 vjeçare, rreth vitit 1.450 p.e.s (kohën e Musës) deri në 100 e.s. Shumë dijetarë janë dakord se ‘Jobi’ është libri më i vjetër në Bibël, i shkruar nga një israelit i panjohur rreth 1.500 p.e.s. të tjerat duke përfshirë edhe atë të ‘Pentateukut’ (pesë librat e parë të Biblës) janë librat më të vjetër në Bibël, të shkruar midis 1.446 dhe 1.406 p.e.s. Libri i Malakias u shkrua rreth 400 vjet p.e.s.
Libri i Zbulesës është libri më i ri i Testamentit të Ri, i shkruar rreth vitit 95 e.s. Bibla u shkrua në tre gjuhë: hebraishte, armenishte dhe koine greke. I tërë Testamenti i Ri siç ne e njohim atë sot u pranua në vitin 375 e.s. Testamenti i Vjetër kishte qenë i pranuar më parë si një tekst i shenjtë, shumë kohë para ardhjes së krishtit. Dorëshkrimi thuajse më i vjetër, i plotë i Biblës tashmë ekziston në Kodeksin e Vatikanit, i cili daton qysh prej gjysmës së parë të shekullit të katërt. ثshtë i vendosur në librarinë e Vatikanit në Romë. Fragmente të tjera më të vjetra të Biblës ekzistojnë, megjithatë –një copëz e vogël e Biblës së Gjonit u gjet në Egjipt, duke datuar para fillimit të shekullit të dytë. (Gjenden aktualisht në Librarinë Rajmond në Mançester, Angli.) Këto fakte rreth Biblës sigurojnë një provë autentike të formatit të shkruar disa qindra vjet pas ikjes së autorëve të tyre.
Në anën tjetër, Kurani është shkrimi i vetëm hyjnor, që u përpilua gjatë jetës së Profetit, i cili sipas Kuranit ishte marrësi i tij. Vetëm tre ishin që e dinin mesazhin e Kuranit para se ai t’i shqiptohej njeriut : Zoti, engjëlli Xhibrail dhe Profeti Muhammed. Në burimet historike të pranuara nga muslimanët, engjelli Xhibrail ishte lidhja midis Hyjnores dhe Profetit. Profeti do të merrte shpalljen dhe do ta përsëriste pas Xhibrailit, i cili do t’a mësonte në mendjen e tij dhe pastaj do t’a shqiptonte atë tek njerëzit dhe do t’i udhëzonte ata për t’a shkruar, pasi ai vetë nuk kishte mundësi të lexonte apo të shkruante.
Nga dita që ai morri shpalljen e parë deri sa ndërroi jetë, gjithçka që Profeti Muhammed merrte nga shpallja, i thuhej edhe popullit, të cilët e mësonin përmendësh në mendjet e tyre si dhe e shkruan në materiale të mundshme për shkrim. Në kohën kur Profeti ndëroi jetë, Kurani ishte tashmë i shkruar në formën e një libri nga fillimi deri në fund. Transmetohet se Profeti a.s. e ka aprovuar Kuranin pasi e ka dëgjuar atë nga burra dhe gra, të cilët e kishin memorizuar dhe shkruar atë. Një kopje e këtij Kurani ishte nëduart e gruas së tij Hafsa bint Omar. Si rrjedhim, kjo përdorej si kopja kryesore për bërjen e dublikime gjatë kohës së Kalifit të Ebu Bekrit, Omarit, Othmanit dhe Aliut.