Thenie mbi shqiptaret

Titulli: Thenje mbi shqiptaret


Rexhep Mitrovica thotë:


"Të drejtat t'ona kombëtare do të mbrohen, me të gjitha fuqit. Kombi Shqiptar, këtë herë, nuk do të lejojë ma të kryhen mbi kurriz të tij padrejtësinat e së shkuemes. Shqiptarët, të bashkuem të gjithë me nji dëshirë dhe për nji qëllim, pa marrë para syshë asnji dallim krahinor, besimi as ideologjije, do të jenë nesër, po të gjindemi para nji gjase përtrimi të padrejtësisë, nji blok i vetëm kundra çdo dredhije imperijaliste".

"Na duhet t'i përgatitemi, të gjithë së bashku, edhe nji përpjekjeje tjetër: asaj politike dhe diplomatike. Nesër, kur të shtrohet tryeza e paqës, duhet që Kombi Shqiptar të dalë para saja me të tana dokumentat që do të provojnë të drejtat e tij nga çdo pikëpamje. Duhet që kombi i jonë të jetë në gjendje, me nji herë, porsa të fillojë bisedimi mbi fatin e popujve, për t'i dalë zot vetvetes edhe në këtë fushë, madje kryesisht në këtë fushë (vend)".


Cituar nga diskutimi në kuvendin:
Lidhja e Dytë e Prizrenit
shtator 1943 në Prizren.


 
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Mu m'therrasin shqiptar - se mu syni nuk sum tremet
shqiptar burre i kulles - i ni kulles qe s'shemet
ni toke qe s'nemet - prej turkut as shkaut
ni toke ku qajne motrat - mbi varrin e vllaut
 
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Albania has great nature, great seas, great sand, great food, grate artistic culture. Beautiful and warm hearted people. However, I am disappointed that we tend to ignore the massive problems of albania just for some deformed patriotic bullshit.

Aurel Kurtula
 
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

sami_zps8420dd01.jpg
 

Attachments

  • sami_zps8420dd01.jpg
    sami_zps8420dd01.jpg
    115.4 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Koha e maskarenjeve po shqiperia e shqiptareve ,,,,,
 
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

''Shqiptarit nuk i mjafton vetëm të jetojë.
Për të ka rëndesi mënyra se si do jetojë. Preferon zhdukjen fizike, vdekjen sesa një jetë të c'nderuar.
''Më mire një vit në liri sesa njëqind në robëri'' dhe ''Më mirë të vdesesh në këmbë, sesa të rrosh i gjunjezuar'' për shqiptaret nuk ishin fjalë gojë apo shprehje poetike, por menyrë jetese.''

- Aristidh Kola ''Arvanitet, dhe prejardhja greke'' f.270
 
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Shqiptaret, si kane qene?

Patjeter, qe shqiptaret e vjeter nuk kane pasur ndryshime thelbesore me shqiptaret e sotem. Duke marre parasysh koeficientin e kohes kur kane jetuar, atyre te rrethanave historike dhe sociale, ata mbeten pothuaj te njejtet me te sotmit. Ndersa, ata qe mundohen qe te gjejne ndryshimet ne librat e historise, qe zakonisht nuk te mesojne asgje nga historia, patjeter qe duhet te jene zhgenjyer shpesh, nga ky fakt. Ndoshta me afer te vertetes per te, kane qene udhetaret e huaj, qe e kane pershkruar Shqiperine, ne shekujt e kaluar. Sot, kur i lexojme, me shenimet e kujdesshme te Lumos Skendo-s, ato duken si nje rruge e vertete imagjinare drejt imazhit te paraardhesve. Kuptohet duke hequr subjektivizmat here pozitive dhe here negative te tyre, qe i kane shoqeruar shpesh hartuesit e tyre, qe ne duhet ti vleresojme per kontributin e tyre, pavaresisht frymes se vepres. E cila ne shume raste ka qene e hidhur per shqiptaret.

Gjithsesi, me percaktimet qe lexojme, duhet thene se paraardhesit tane, nuk kane ndryshuar shume nga ne. Ata kane qene po kaq grindavece dhe luftetare sa ne, po kaq punetore dhe po kaq te dhene pas te rese sa edhe ne, dhe madje po kaq te kuptueshem me njeri-tjetrin, sa edhe pasardhesit e tyre kohe me vone, ne vitin 1991 dhe 1997. Nje lexues jo i vemendshem mund te gjendet edhe perballe groteskut, kurse nje vemendje e lehte te percjell natyrshem drejt lidhjes me te kaluaren tone .

Ne librin e ardhur vitet e fundit, dhe te botuar nga EuroRilindja, Udhetaret e huaj ne Shqiperi Lumo Skendo ka bere nje pune, qe ne ditet tona eshte pak te thuash e lavderueshme. Ne permbledhjen e tij, ai ka shkuar edhe me tej, duke u dhene nje ushqim studiuesve por me shume publikut te kohes se tij, per nje sere gjerash qe lidhen me Shqiperine. Fale pregatitjes se dy studiuesve te njohur, Luan Malltezi dhe Sherif Delvina, qe e kane sjelle botimin, libri tingellon aktual ne te gjithe ndarjet e autoreve te tij.

E vecanta e librit eshte se Lumo Skendo eshte munduar qe te evidentoje cilesite e mira te shqiptareve pa menjanuar ne te njejten kohe karakteristikat e tyre negative. Ne kete kontekst te dy studjuesit duke iu referuar paralajmerimeve te autorit, i cili ka bere vete nje vleresim kritik te udhetareve te vecante qe jane treguar te padrejte me shqiptaret, theksojne se libri eshte nje kontribut me vlere ne fushen e albanologjise.

Gjithsesi, ne suplementin tone, per shqiptaret jane shmangur nje moment cilesimet e skajshme pozitive duke fokusuar me shume disa prej aneve te tyre negative. Keto te fundit, te mbartura njesoj, edhe disa shekuj me vone, jane nje pengese e madhe e shqiptareve ne rrugen e tyre ne perparim. E me teper, ato vihen ne dukje, si katerqind, apo tre qind vjet me pare, kur i largohesh kryeqytetit shqiptar dhe afrohesh ne skajet e vendit. B.an


Udhetaret e huaj: Keshtu i pame bijte e eger te shqiponjes


Udhetimet njohese drejt Shqiperise jane te paraqitur ne nje liber nga shekulli i XV dhe kane vazhduar deri ne shekullin e kaluar. Eshte publicisti dhe studjuesi i njohur shqiptar Mithat Frasheri (Lumo Skendo), qe hedh drite mbi vezhgimin e aventurierve, diplomateve, ushtarakeve dhe studjuesve te ndryshem te kaluar evropiane mbi shqiptaret. E, tiparet qe kane evidentuar ata, duhet thene se kane ndryshuar shume pak me karakteristikat e shqiptareve te sotem. Sepse eshte po ajo vemendje per punen, po ai temp luftarak dhe po ai trajtim per femren, ne shume vende te Shqiperise, edhe sot ne shekullin XXI. Keto te gjitha e bejne librin Udhetaret e huaj ne Shqiperi gjer ne fund te shekullit XIX, te botuar ne cerekun e shekullit XX, ende shume aktual.


Arnold von Harff, shekulli XV


Nga ky autor qe ka bere nje udhetim neper Shqiperi ka ardhur nje nga shenimet me te hershme te gjuhes shqipe, ne kohen, qe e ka shkruar Lumo Skendo. Arnold Von Harff, ka ardhur nga nje familje fisnike e Rinit. Ai niset nga Kelni ne 1496 dhe ka udhetuar ne Azi, Afrike dhe ne Evrope deri ne 1499. Ka pak shenime edhe per Shqiperine. Nga Raguza ne Dulcin eshte nje qind milje. Ky eshte nje qytet i bukur i vogel, ne prone te venecianeve dhe eshte ne token shqiptare. Nga Dulcini ne Duratzo 70 milje , vajtem me ere te keqe; ky eshte nje qytet i madh shkretuar prej turqve, tani ne dore te venecianeve. Edhe ky qytet eshte ne Shqiperi. Shqiptaret kane nje gjuhe te tyre, qe nuk mund te shkruhet mire, meqenese nuk kane shkronja te tyre&Ja disa fjale te permendur nga ai.

Boicke-buke

Vene-vere

Mische-mish

Pyske-peshk

Myr-mire

Criste-krisht

Kale-kal

Kijrij-qiri

Mirenestrasse-miremengjez

Myreprama-Mirembrema
 
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Shqiptarët kur bashkohen në një mendim janë të zotet t’i zgjidhin vetë problemet e tyre.

Historia e civilizimit është një histori e ngadalshme dhe e dhimbshme e lirisë së njerëzimit.

Historia është mendja e njerëzimit e cila i lartëson disa, si heronj, anipse ata kanë qenë vetëm një viktimë.

Historia ushqehet me të kaluarën dhe shkruhet me të vërteta e jo me gënjeshtra. Edhe duke heshtur, duke mos thënë asnjë fjalë për gënjeshtrën - gënjejmë.

Me histori po i filloi dhe me histori do t’i përfundojë së shkruari mendimet për këtë studim!

Ne jetë qëndrojnë vetëm dy rrugë: njëra të shpie/çon kah ideali, e tjetra të shpie kah vdekja! Tjetër rrugë nuk ka.
 
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

fishta_zpsbd1bf7c3.png
 

Attachments

  • fishta_zpsbd1bf7c3.png
    fishta_zpsbd1bf7c3.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Kelly Miller:

- "Shqiptarët pasardhës të racave pellazgjike, që e banonin vendin, që para se grekët të ndërtonin Athinën e tyre"...

Përgjatë deteve Adriatik, Jon dhe Egje janë tokat dhe territoret e populluara me raca, origjina e të cilave daton që në kohërat më të errëta. Shqipëria, vendi i mbrojtur nga terreni shkëmbor i saj, llogarit si popullsi të sajën Arnautët, origjina e të cilëve eshte një mister. Ata ekzistonin qysh më parë se ditët e Greqisë dhe Romës. Te turqeve osmanë, bullgarëve nga fushat e Vollgas dhe malet Urale, serbëve, rumunëve, rusëve, italianëve, sllavëve, tartarëve...

Një rajon malesh...

Shqipëria është një rajon malor përgjatë bregut të Adriatikut, populluar me pasardhës të të lashtëve, të cilët vazhdojnë të ruajnë karakteristikat e tyre. Thuhet për ta, të jenë pasardhës të racave pellazgjike, të cilat e banonin vendin, që para se grekët të ndërtonin Athinën e tyre.

Shqiptarët janë të egër, malësorë të guximshëm, dhe edhe pse ky popull, për të gjitha qëllimet dhe synimet, ishin nën sundimin turk për shekuj me radhë, ata kurrë nuk e kanë njohur sovranitetin e sulltanit. Fillimisht pjesë e Perandorisë Turke në Evropë, zaptuar nga Turqia në vitin 1467, ajo (Shqipëria) është një vend pjellor, por i egër.

E njëjta popullsi piktoreske që përbën popullsinë e Shqipërisë, formon edhe popullatën e vendit të vogël të Malit të Zi, i cili ishte dikur pjesë e posedimit turk.

(Kelly Miller's History of the World War for Human)
 
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

giuseppe_catapano_zps4095f576.jpg

Prof.Gjusepe Katapangu:
"Atllantida e cila është zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e Ilirëve(Pellazgëve), të cilët shpëtun nga përmbytja e Atlantidës dhe filluan civilizimet e reja në të gjitha kontinentet, sidomos në Europë, Afrik dhe Azi të vogël". Përndryshe, "Atllantida" ka edhe nje shpjegim etimologjik vetem ne gjuhen shqipe qe do ta elaborojme me tutje... poashtu ajo quhej edhe "Borei", që dmth "e Bardhë", nga fjala shqipe "Borë"(dëborë). Në literaturën historike Gjusepe Katapango në v.1984, në Romë botoi librin me titull "THOTI FLISE SHQIP". Përndryshe, Thoti ishte perëndi egjiptiane. Ai para 6000 vjetëve ka krijuar sistemin e hieroglifeve në bazë të Ilirishtes-shqipes, që shërbeu si mostër për përpilimin e sistemeve të tjera alfabetike - thuhet në literaturën historike"
 
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Shkenctari hungarez Lajosh Taloci (1834-1916) shpall hapur:“Nuk ekziston popull tjetër në Ballkan, as ai i Greqisë së re, që mund ta ndjekë historinë e fisit të vetm ashtu me rendkronologjik, qysh prej kohëve më të lashta gjer në ditët tona, sikurse populli shqiptar”.
 
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Se pari asgje kunder fes. Por thjesht ai koment nga "Oliver Jens Schmitt" aka "ftyr buk pogaqe" kur thot se ne ate kohe Shqiptaret e kane pranuar fene edhe skena lidhje me ILIRET eshte shum apsurde dej ne maximum. Ne ate kohe kur Turki erdhi te pushtoj Shqiptaret nuk kan pasur zgjidhje, ja u duft Shqiptari me pranu fejen islame me zor ose vdekje.

Qka je tu than more ti? si nuk do ishim Shqiptare? lol Cfare pasuri na la Turki?



Pyet Konicen jo Mua sbesoj se jam me i mencure se KONICA
 
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Rudolf Virchow: Kafkat e shqiptarëve tregojnë racën më superiore të Europës

Rezultatet e shkencëtarit Rudolf Virchow, krijuesit të shkencës së kronologjisë, një prej shkencëtarëve më në zë të viteve 1800, politikanit e antropologut të famshëm gjerman, për racën shqiptare
Shumëkujt mund t’i ketë rënë rasti të lexojë librin e Mit’hat Frashërit, “Shqiptarët” (Zenit Editions 2005) i cili është përkthyer nga origjinali i shkruar në frëngjisht “Les albanais dans leur pays et â l’etranger”. Ndër shumë citime autorësh – duke bërë komente e përshkrime – që Mit’hat Frashëri sjell për të dhënë një përshkrim të natyrës e karakterit që ka kombi shqiptar, aty nga fundi, ai ruan si diçka të veçantë një citim të cilin e thekson. Ky citim që ai bën, ngjan me ato fjongot që u vihen mbi krye vajzave të vogla, pasi i kanë veshur me hijeshi. Duke qenë se ka folur për tiparet, doket, zakonet, kulturën, aftësinë, jetën e frymën e një kombi që ka prodhuar histori e që ka lënë gjurmët e tij te kjo e fundit prej shumë shekujsh, ai, ndoshta, mendon që për të dhënë edhe një përgjigje përfundimtare për karakterin e shqiptarit, po aq mirë – e ndoshta më shumë se historia – mund të na vijë në ndihmë shkenca. “Po e ruajmë për në fund opinionin e një dijetari dhe antropologu të madh, profesor Virchow. Blowitz, korrespondent i “Times”, na kujton takimin e tij me doktorin” – shkruan Mit’hat Frashëri në librin e tij.
Illyrians&Pelasgians indigenous european
kafka_zpsd37f4cf3.jpg
 

Attachments

  • kafka_zpsd37f4cf3.jpg
    kafka_zpsd37f4cf3.jpg
    78 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

“ Gjuha Shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe i përparimit moral. Ajo është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar.”

Holger Pedersen
ee_zps83db000c.jpg
Albanische Texte mit Glossar. Leipzig: S. Hirzel. (= Abhandlungen der Kِniglichen Sنchsischen Akademie der Wissenschaften 15.3.) - 1895.
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

941618_609141855764063_844631144_n.jpg


Reginald Wyon - udhëtari i njohur anglez i shkroi këto rreshta gati 1 shekull më parë, kur teksa rrekej të zbulonte vende të reja mbërriti në viset shqiptare. Shqipëria do të ishte një thesar për Uajonin, ditët e së cilës nuk do t’i harronte lehtë. Gjithçka që përjetoi në veriun shqiptar, gjithë njerëzit që takoi apo pamjet e mrekullueshme të natyrës që e shoqëroi gjatë këtij udhëtimi, ai i hodhi në shënimet e tij, të cilat më 1916-n do të botoheshin në Nju Jork me titullin “The Balkans from within”.
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Ludwik Thalloczy:

“Nuk ka një popull tjetër në Ballkan,as ai i Greqisë së re,që mundet me e ndjek historinë e fisit të vet ashtu me rend gjenealogjik,qysh prej kohëve më të lashta e deri në ditët tona,si populli shqiptar”.

Edith Durham për malësorët e Shqipërisë së veriut:

- “ Unë nuk gjej tjetër gjë që ata i besojnë vertetë përveç “Kanunit” dhe thënjes që përbën kodin e tyre: “nuk ka ushtri që të na nënshrojë” Brenga e Ballkanit,fq170

- “Nëse ata i besonin një qeverie dhe do të trajtoheshin mire,fiset malësore nuk do të ishte e vështirë të qeveriseshin. Ata kan një force të mrekullueshme bindjeje kur besojnë se bindja është e nevojshme dhe zakonisht i binden zotit të shtëpisë” Brenga e ballkanit,fq.164

- “Ata i mbahen fjalës së dhënë dhe mundë të jenë të ndershëm pa asnjë njollë” Brenga e Ballkanit,fq.170
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Bajroni ne nje leter te tij, derguar nenes nga Preveza, me 1809 , mes te tjerave i thote:
“….. Te gjithe shqiptaret jane te lindur te ndershem dhe besnik jane te ashper…. por jane ndoshta rraca me e bukur ne bote per nga paraqitja.Grate e tyre jane perhere nje gje fisnike, por burrat i perdorin si skllave, i godasin pra me pak fjale jane si nen zgjedhe.Ato punojne token, mbjellin dhe korrin.Merren me prerjen e drureve ne pyll e deri ne rregullimin e rrugeve publike.Burrat jane te gjithe luftetare.Lufta dhe gjahu jane te vetmet pune me te cilat merren ata.
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

“ثshtë mrekulli ta shohësh popullin trim luftëtar shqiptar… Ata nuk lodhen për pasuri e luks… gjithmonë janë të aramtosur, madje edhe gratë të cilat njihen nga shikimi i tyre krenar dhe të ecurit të sigurtë… Lumturinë nuk e kërkojnë te bukuria, por në kënaqësinë e tyre, të burrit të vet, të fëmijëve dhe popullit të tyre”

(B. Vranisheviq: Piktor nga Vojvodina)
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Prof. Dr. Tashko Bellçev, për ta paraqitur Jezu Krishtin si stërgjysh të maqedonëve të sotëm, shkruan se ai ka origjinën e venetëve, të cilët i nxjerr si stërgjysh të sllavëve, duke mos e ditur se venetët janë ilirë, gjë që, pa dashur, edhe ai e vërteton kur thotë se nga venetët kanë dalë dardanët, e këta, siç dihet, janë ilirë, gjë që poashtu edhe vet ai vërteton, kur thekson se Dardani ishte djali i Zeusit, e ky, siç dihet ishte perëndi ilire. (Historia e popullit shqiptar, I, Prishtinë, 1969, f.102) Autori në fjalë, gjithashtu, Lekën e Madh dhe Bardhylin i nxjerr nga dinastia e Maqedonëve të Vjetër – temenidët, me çka, pa dashur Lekën e Madh e nxjerr ilir, sepse Bardhyli ishte i tillë.
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

naimi_zpsfd5c9fa6.jpg
 

Attachments

  • naimi_zpsfd5c9fa6.jpg
    naimi_zpsfd5c9fa6.jpg
    57.4 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

arber_zps3d01940c.jpg
 

Attachments

  • arber_zps3d01940c.jpg
    arber_zps3d01940c.jpg
    76.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Nese shqiptaret do kishin jetuar vetem ne malet e tyre, atehere eruditi i njohur Brokardus (Guillame Adae, 1332 A.D.), nuk do shkruante qe shqiptaret kishin nje letersi te tyre te mirefillte dhe ne gjuhen shqipe: "Shqiptarët me të vërtetë kanë një gjuhë krejt të ndryshme nga latinishtja. Megjithatë ata përdorin shkronja latine në të gjitha librat e tyre" >>> Pra ne vitin 1332 A.D. shqiptaret kishin letersi te tyre te shkruar dhe ne gjuhen e tyre ame! [Rif: "De modo Sarracenis extirpandi" i autorit Guillaume Adam (Guillelmus Adae)
(Brunilda Ternova)


gjuha_zpsd5bdd60f.jpg
 

Attachments

  • gjuha_zpsd5bdd60f.jpg
    gjuha_zpsd5bdd60f.jpg
    108.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Këtu ambiciet janë pa fre, pa kufi.
Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha (F.Noli)
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Kurrë nuk kam parë male më të bukura se këto të vendit të shqiptarëve..

Rose Wilder Lane


b09730d1-eab8-427e-9c23-2e1c6cbee588---0-.jpg
 

Attachments

  • b09730d1-eab8-427e-9c23-2e1c6cbee588---0-.jpg
    b09730d1-eab8-427e-9c23-2e1c6cbee588---0-.jpg
    182.7 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Nga kroati Andrija Kačić Miošić ,April 17, 1704 – December 14, 1760

"Razgovor ugodni naroda slovinskoga"


Jure ,kreu i Raskes(Serbise) i jep ndihme sulltanit, kundër mbretit të Hungarisë.

Duke qene se Mbreti i Hungarisë ishte ne lufte me Sulltan Muratin, dhe princi Gjergj Kastrioti i Albanise dëshironte t'i jepte ndihmë atij,ishte nevojshme e nevojshme te kalonte neper shtetin e George Brankoviç,vjehrrit te Sulltan Muratit, i cili mbante anen e turqve dhe jo te kristianeve dhe nuk i dha leje te kalonte ne tokat e tij dhe te takohej me mbretin Janko(Huniadin).Gjergj Kastrioti Skenderbeu, duke pare kete poshtersi te madhe te mbretit te Serbise te lart permendur ,e sulmoi ate me furi,duke ja djegur fshatrat dhe qytetet,por nuk pati fat te takohej me Huniadin sepse ndeshkoi serbet dhe u kthye mbrapsht.Gjergj Brankovici duke pare cfare i beri Skenderbeu,shkoi tek dhendri tij Sulltan Murati dhe ju drejtua me keto fjale:

"Zot i krejt botes prej lindjes ne perendim,Perandori im ! sidoqe jam sherbetori yt i padenje dhe nga dashuria e madhe qe kam per kuroren tende te pavdekshme,nuk e lashe Skenderbeun, armikun tend per vdekje ,te kalonte ne tokat e mija, te bashkohej me Huniadin e te te sulmonte dhe mua sherbetorit tend, ma skllaveroi krejt token,mi dogji fshatrat dhe qytetet pa meshire,per kete o Sulltan i Madherishem,tani eshte koha te hakmerresh per mua dhe per vete,sulmoje ti nga lindja dhe une do ta sulmoj nga veriu,qe ta shkulim kete armik nga themelet".

Sulltan Murati i premtoi se do te conte ushtrine kunder Gjergj Kastriotit,kreut te Albanise,sic e donte Gjergj Brankovici,kreu i Raskes,por Murati e dinte se kush eshte Gjergj Kastrioti,Skenderbeu,nuk mundej ne ate kohe te conte ushtrine kunder tij.Huniadi,i cili ishte kreu dhe trimi i madh i gjithe ushtrise hungareze sulmoi ushtrine e Muratit,por duke qene kunder jo vetem atij por edhe mbretit te Serbise,Gjergj Brankovicit u gjend i sulmuar nga dy krahet dhe keshtu ushtria e tij humbi luften."
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Compendio historico delle guerre ultimamente successe tra Christiani e ...
By Césare Campana

Pas letres se Vladislavit Mbret Hungarise,Skenderbeu ra dakort per tu bashkuar me ushtrine e tij kunder turkut.Keshtu me ndihmen e Pal Dukagjinit grumbulloi nje ushtri prej 15000 vetesh dhe bashke me ushtrine qe Skenderbeu sapo kishte mposhtur Alibeg Pashen,beheshin gjthsej 30000 ushtare.
Per tu bashkuar me trupat hungareze Skenderbeut i duhej te kalonte permes Serbise dhe Despoti i Serbise Giorgio Vucotic, i cili i kishte dhene vajzen e tij per grua sulltan Muratit nuk ja dha lejen Skenderbeut te kalonte neper Serbi.Keshtu, Vladislavi humbi betejen me turqit dhe mbeti i vrare.
Skenderbeu i inatosur me serbet qe nuk e lejuan te kalonte,e shkaterroi dhe ja vuri flaken krejt despotatit te Vucoticit dhe u rikthye ne atdhe.



Edhe nje burim tjeter,

Ne librin 'Historia e republikave italiane..'1773-1842, Charles,Sismond na japin nje histori te shkurter per Skenderbeun dhe Serbine.
Aty thuhet se me 10 Nentor 1444 ,pas humbjes ne Betejen e Varnes ,Huniadi iku ne Transilvani.Skenderbeu qe nje vit me pare kishte korrur nje fitore te madhe kunder turkut Ali Pasha ,mblodhi pjesen tjeter te ushtrise hungarese dhe i ndihmoi te shkonin ne Raguse dhe ne Hungari,dhe u hakmorr me inkursione ne Serbi sepse Krajl George Bulkowits kishte ndihmuar dy pashallaret Feruz dhe Mustafa te derguarit e Muratit II ,kunder Skenderbeut, te cilet i kishte mundur.

burimi:arberiaonline

skendleter_zps700b7e5c.png
 

Attachments

  • skendleter_zps700b7e5c.png
    skendleter_zps700b7e5c.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Nga fjala e lamtumirës së Pater Anton Harapit:

“Ndaluni! Ku veni burra?!

اerçiz e Muço, dy fjalë ka me ju Shkodra Kreshnike, ktu në log të kuvendit para se të daheni. Do ta leni Shkodrën, të shkoni e të pushoni atje, ku së parit pat t’amblat rreze të diellit, ku, si filiza të shndoshtë, gëzueshëm e rritët shtatin, atje prej kah Shqypnija u qiti dhe u ndriti!

…Veç, o burra, puth, dekun, flitni, të metun, njalleni, të hupun, sod ndritni, kah rreth e rrokull t’i bini Shqypnis, deh, lshonie nji za, at zanin t’uej kumbues si të luajve, diftoni djelmnis shqiptare shka u ushqeu idealin, shka u mbajti karakterin, shka u bani të pavdekshëm.

….T’i diftojm, po, botës, se shqyptarët janë njimend burra; se mund të jemi Toskë e Geg, muhamedan e kristjan, e njiherit shqyptarë të njimendtë.
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Atij fanatizmi fetar , qe ndoshta gjendet tek shqiptari i sotem, per shkak te mesimeve te vjetra kuranore dhe te propagandes katolike, nuk i gjendet asnje gjurme ne Mesjete. Perkundrazi, shpeshhere shqiptarit katolik i nevojitej nje injektim papnor i drejteperdrejte, me qellim qe te shkundej per t'u zgjuar nga pafuqia, qe madje nganjehere arrinte deri na apati kundrejt ortodoksise, rendesen e te cilit shqiptaret nuk e kuptuan kurre si duhet dhe kontradiksionet e te cilit, ato nuk i ndjene kurre thellesisht.
Vetem rreziku turk, qe prekte thellesisht jeten e fisnikut shqiptar, i beri shqiptaret te jene perkohesisht nje mur mbrojtes i ndergjegjshem i katolicizmit perballe islamit, dhe i beri ato, qe per nje kohe shume te gjate te harrojne cdo kontradite qe kishin me vellezerit e tyre ortodokse te armes.
Marre nga "Situata te kishes ne Shqiperine paraturke" nga Milan fon Shuflaj

Suflaj u vra barbarisht nga nacionalistet serbe. Doreshkrimi i historise se Shqiperise, mbi te cilin ai po punonte kur u vra, u zhduk.
Mbreti Zog e kontaktoi Suflain dhe e ngarkoi per te bere historine e Shqiperise, se bashku me fon Thallozin dhe Jirecekun. Zogu vuri ne dispozicion 3 milione dollare (vlera e sotme) per kete veper.

(I.Sh.)
mshuflaj_zps330bede0.jpg
 

Attachments

  • mshuflaj_zps330bede0.jpg
    mshuflaj_zps330bede0.jpg
    8.1 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Shqiptarët? Sot s'ka shqiptarë, turku, greku na kanë përndarë! Prifti, hoxha, kisha dhe xhamia, na gënjejnë... U prish Shqipëria...
Të ndahet feja nga kombësia.

(A.çajupi 1902)
cajupiA_zpsadd060ea.jpg
 

Attachments

  • cajupiA_zpsadd060ea.jpg
    cajupiA_zpsadd060ea.jpg
    5.1 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top