Zhgarravina...dedikuar vetes!

Ku? اfare? Si? Kur? Pse?

Ku?
Atje ku eshte nevoja.

اfare?
Ate te tashmen dhe te arsyeshmen.

Si?
Ashtu si eshte me qarte, me lehte, me mire dhe me sakte.

Kur?
Ne momentin e volitshem ose sa eshte pa u bere vone.

Pse?
Sepse ka nevoje jeta.
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Me shtrengo fort
Rrotulluar ne endrren tende,
Qe di te fluturoje lart drejt reve
E di te notoje thelle ne trupin tend...

Me shtrengo, me perqafo
Me lejo te marr fryme ne shpirtin tend...

Me shiko ne sy...
Drejtperdrejte
Dhe skalit me nje buzeqeshje
silueten tende ne trupin tim...

Me co lart, sa me lart
atje ku dielli di vetem te qeshe
Larg, shume larg prej hijeve te rende njerezore.

Me degjo...me shtrengo...
Sa me shume te mundesh...
Me trego zjarrin, ngrohtesine
driten, afshin qe vetem ti mund te kesh brenda teje...

Sepse...
ndoshta...
Ti me njeh...
Po aq sa te njoh une ty...
Sepse...
Ndoshta...
Une te njoh...
Njihemi prej endrrash,
deshirash,
mendimesh,
botekuptimesh,
Njihemi shpirterisht...
ne te dy...
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Rastesi

Asgje nuk rritet vete,
Une, vullnetare e shoqerise
Lulet, token ujis.

Dielli me dashuron
Ne trajte rrezesh.

Nata me zhvesh me zbulon,
Une e Hena
Japim e marrim nga njera-tjetra

Ve veshin e degjoj
Kengetarin e vetmuar:

Kush humb zemren, kush çel thesarin.
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

“I’m nothing great. But I’m a rose…I’m a rose whether I’m admired or not, I’m a rose whether anyone’s crazy about me or not…Like I said, nothing great. Just a rose…But, do you know what it means to be a rose, my friend? Being a rose means ‘freedom.’ It means not existing by the praises of others or not ceasing to exist by their disapproval.”

3745932103_60c9c61030.jpg
 

Attachments

  • 3745932103_60c9c61030.jpg
    3745932103_60c9c61030.jpg
    59.8 KB · Shikime: 0
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Shikome!!!

Shikome,
Me syte e tu!
Shikome,
Me shpirtin tend!
Shikome,
Me emocionet e tua!
Me prek,
Pa duar ama!
Me prek,
Pa ditur ku!
Me prek,
Pa ndjekur frymemarrjen tone,
Me thuaj,
Pa hapur gojen,
Me thuaj,
Vetem me gjeste!
Me jep,
Auren tende!
Me jep,
zjarrin tend!
Me bej,
Te ndjej gjithcka,
Me bej,
Te te shoh me sy mbyllur!
Me jep,
C`te duash ti,
E di....e di.... e di....
17840_1359721318832_1405527809_31003812_609211_n.jpg
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten,
kuptova se vuajtjet emocionale dhe dhimbjet janë vetëm një paralajmërim
për të më thënë mua që nuk mund të jetoj kundër së vërtetës sime.
Unë tani e di që ky quhet "ORIGJINALITET".

Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten,
kuptova se sa e sikleteshme paska qenë të kem dëshiruar ti imponoja dëshirat e mia dikujt tjetër,
duke ditur që kohët nuk ishin të pjekura dhe ai person nuk ndjehej gati,
edhe pse ai person isha UNث.
Unë tani e di që ky quhet "RESPEKT" për veten time.

Kur fillova të dua me të vërtet vetveten,
ndalova të dëshiroj një jetë tjetër dhe kuptova që çdo gje rreth meje
është një ftesë për rritjen time.
Tani e di që kjo gjë quhet “ PJEKURI ".

Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten,
kuptova që gjendesha gjithmonë dhe në çdo rast
në vendin e duhur, në momentin e duhur
dhe që gjthçka që po ndodhte ishte pozitive.
Që atëherë, unë munda të ndjehem i qetë.
Tani e di se kjo gjë quhet "RESPEKT" kundrejt vetvetes.

Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten,
ndalova të privoj vetveten nga koha ime e lirë
dhe të krijoj plane madhështore për të ardhmen.
Sot, unë vetëm bëj atë që më jep gëzim dhe kënaqësi,
atë që dua dhe që më bën të buzëqesh me mënyrën time dhe me ritmet e mija.
Tani e di që kjo gjë quhet “SINQERITET ".

Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten, hoqa qafe çdo gjë qe nuk më kishte bërë mirë: ushqimi, njerëzit, gjërat, situatat dhe çdo gjë që më tërhiqte poshtë duke më larguar nga vetvetja, në fillim e quaja një "egoizëm të shëndetshëm", por tani e di që kjo quhet “DASHURI PثR VETVETEN”

Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten,
ndalova të pretendoj që kam gjithmonë të drejtë.
Dhe kështu kam bërë më pak gabime.
Sot kam kuptuar që kjo gjë quhet “THJESHTثSI”

Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten, nuk pranova më të jetoj në të kaluarën dhe të shqetësohem për të ardhmen time. Tashmë unë jetoj më shumë në këtë moment të pranishëm, ku GJITHاKA ka një vend. Kjo është gjendja e jetës sime të përditshme dhe unë e quaj “PثRSOSMERI”.

Kur fillova të dua me të vërtetë veteveten,
kuptova se mendimi im mund të më bënte të mjerueshem dhe të sëmurë.
Por, kur thirra dhe grumbullova energjitë e zemrës sime,
intelekti m’u bë një partner i rëndësishëm.
Sot, këtij bashkimi i jap emrin “DITURIA E ZEMRثS”

Nuk duhet të vazhdojnë të kemi frikë nga kontrastet,
nga konfliktet dhe problemet me vetëveten dhe me të tjerët
Sepse edhe vetë yjet, ndonjëherë ndeshen mes tyre
për t'i dhëne origjinë lindjes së botëve të reja.
Sot unë e di që kjo është JETA !

Charlie Chaplin

5745763112_951f021849.jpg
 

Attachments

  • 5745763112_951f021849.jpg
    5745763112_951f021849.jpg
    45.4 KB · Shikime: 0
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

LeVoyageur.jpg
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

T'u jepem rrugeve
te endem ne to,
shpesh dua.
Edhe te pengohem,
te le gjurme,
te ngrihem serish
e te ec
gjer ne dhimbje gjunjesh.
Hapat e pasigurte,
floket shpupurisur
i shkojne rruges.
T'u jepem rrugeve dua,
ta le veten diku.
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Veresoje Veten
Vlerësoje veten...
Zoti të krijoi në formën më të bukur...
Në formën më të përkryer...
Askush nuk është më i mirë se ty...
Mos lejo askënd të të gjunjëzojë...
Sepse Zoti na krijoi te barabarte te gjithëve...
Sepse ti vecse Zotit i gjunjëzohesh...
Askujt tjetër...

320530_180753922004918_100556283358016_384517_1796493378_n.jpg
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Shokët, paraja dhe fama mund të zhduken një ditë... por ajo që mbetet dhe do mbetet me ty është dashuria e nënës..ndaj duaje dhe respektoje nënën, fali asaj dashuri në cdo moment.!!
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Mesimi i dites se sotme...Faleminderit!...Me fal!...

Te faleminderit, te thashe dhe me the
E me pas me vone, mendova pse?
Une gje s'te dhashe, ti gje s'me dhe
Por me faleminderit u ndame ne.

Une falje kerkova, kerkove edhe ti
Pse duhej qe falje te kerkonim ne te dy?
Une gje s'te bera, s'me bere gje as ti
Edhe te pa berat i falim ne te dy.

Te falenderosh dhe falje te kerkosh
S'do te thote te japesh, a te gabosh
Por faleminderit qe te takova
Edhe me fal...se mos gabova
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Te kaloj shume prane
me mendjen time,
Te prek dhe nuk te prek,
Ne cdo levizje qepallash
Mbushem me...
frymemarrjen tende,
Dhe e mbaj brenda mushkerive te mi....
Te prek dhe nuk te prek,
Njoh poret e tua....
Lekuren e ngrohte nen gishtat e mi...
Me mungon...
Te kerkoj...
Dhe zemra rreh fort,
Nen ritmiken e deshires,
qe ti je diku...
Larg..sa larg dhe afer shume...
Ti je diku...
frymemarrja jote degjohet,
tingellon deri tek une....
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ne nxitimin tim
drejt skajit fundor te jetes
ne harrese lashe dashurine
si nje fustan te bukur,
por qe kurre s'ke rast ta veshesh.
Pluhur ka zene
por ende mban
aromen e parfumit dehes.
Ne nxitim e siper
ne kurriz me rendoi
humbja,
fitorja,
shpresa.
Ndonese nxitova
mike m'u be vonesa.
Vone,
shume vone!
Edhe agimi i dites sot
eshte i vone,
menjehere
fillon per nxitimin tim
اuditerisht,
me buzeqesh
dashuri e harruar,
por teper vone.
Ne gryketharje,
etje te pashuar
rrenjezon
dashuri e harruar,
Se di
kur me erdhi
e kur me iku rasti
fustanin e bukur t'a vishja,
e s'do kish rendesi
nese me vone
do te qaja
a do te qeshja.
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ndihmoje veten!...keshtu me kane thene
Edhe une ty, kete po ta them
Perndryshe nuk ka kush te ndihmon
Nese ndihme ti nuk kerkon

Kerkoje ndihmen ne ç'do vend
ا'do njeriu i thuaj "me ndihmo"
Me ndihmen ndaj vetes, behu zot
Perndryshe ç'do ndihme eshte e kote.

Ndihmoje veten, ti o njeri,
Ashtu siç do doje te ndihmoje nje femi
Ndihmoje veten, te mundesh edhe mua
Kur te kem nevoje per ndihmat e tua.
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Nese kerkon te shikosh gjithcka, dhe jo vetem me sy...nese kerkon te degjosh gjithcka dhe jo vetem me veshe...nese ndjen eren qe embelsisht te perkedhel fytyren...nese shtrihesh mbi nje gur, ose ne butesine e reres se detit dhe kerkon thellesine pafundesisht marramendese te qiellit...nese kerkon te ndjesh rrahjet e tokes dhe ngrohtesine e llaves se vullkanit...nese mundesh te degjosh sa poetike jane vargjet e heshtjes...atehere do e ndjesh dhe do e kuptosh qe shpirti yt nuk ka kufij...qe shpirti yt eshte i lire dhe askush e asgje nuk ka te drejte e nuk mundet ta mbylle brenda nje ringu...qofte ky ring edhe jeta vete!!!
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Dua...te ngjyros gjithcka qe me rrethon me ngjyra te ndezura, te forta, verbuese, te ngjyej penelin me emocion... me emocionin brenda meje...I forte, i paperballeshem,energjik,vibrues, dua te inkurajoj skeptiket...Duke zbrapsur te paditurit dhe arrogantet, duke i dhuruar buzeqeshje me ndergjegje te qete.
I vetedijshem per forcen qe kam qe ndjej, qe kerkoj e qe gjej.Duke pare ne sy gjithcka para meje pa e ulur kurre veshtrimin, pa e nderprere asnjehere shikimin.
Ndjej forcen qe me jep aureola e shpirtit tim,per ate qe jam, per ate qe dua, per ate qe ndjej e si e perjetoj.Ne kete dite vjeshte ndjehem si Dionisi...
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Zgjohu para se te flesh,
s'do t'kesh kohe te prekesh mengjesin...
Kthehu para se te shkosh,
engjejt sic lindin vdesin...


Angels_sleep_in_cornfields_by_RisaSue.jpg
 

Attachments

  • Angels_sleep_in_cornfields_by_RisaSue.jpg
    Angels_sleep_in_cornfields_by_RisaSue.jpg
    79.2 KB · Shikime: 0
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Nuk eshte e lehte te jesh i sinqerte
sepse nuk do aq shume sqarim
dukeqenese eshte realitet
shume te tjere i ve ne dyshim!

Disa te duan e disa te shajne
disa te kendojne e disa te qajne
disa te urojne e disa te bekojne
por ka dhe disa qe te mallkojne.

Mos i shaj!! se jane te gjore
te keqen e mbajne ne dore
te gjitha ato qe i paraqet
s'i pranojne se s'jane te sinqerte.
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Eshte hyjnore dituria
ajo eshte gjeja me e shtrenjte
ndjenja djallzore eshte e pavend
dhe per Zotin eshte e shenjte...

Njeriu lind sebashku me dijen
dhe gjate gjithe jetes ai meson
ashtu sikur trupi qe ka hije
dija mendjen e zoteron...

Sot, njeriu ben çudira
dijen e blen me para
dhe sa me shtrenjt qe e paguan
ze poziten e vendit pare...
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Pikat e ujit...edhe ato mund te ngrijne e te behen akull para se te behen nje me oqeanin.I ftohti i madh qe leshojne njerezit, i le keto pika uji-akulli te notojne deri sa nje rreze dielli te depertoje mbi shtresen e ftohte te cipes se ngrire per ti dhene jete pikave te ujit para se oqeani i madh ti shtrengoje fort ne gjirin e tij...Nuk jam diell, e as rreze dielli por nese shkelqimi i tij bie mbi mua atehere do pasqyroja tere kete energji jetedhenese mbi cdo cope akulli nen horizontin e jo vetem syve te mi por edhe te shpirtit tim....edhe pse.... thelle-thelle brenda meje gjithmone kam dashur te jem nje rreze dielli......
180759.jpg
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Zhgarravine

Prit
Ose
Eja ti
Zemra
Ime - shpirt

Dua
Adhuroj
Si e
Hutuar
Uleras
Rrugeve te
Ikjes bashke me vetmine - VETEM

E
dhe
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Për një herë, të lutem, jeto. Jeto momentin në lavdinë e tij, jeto momentin në tërësinë e tij ...Për një herë... jeto me zemër. Lëre mendjen dhe lër të të pushtojnë emocionet ...
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Inspiruar nga: Vendodhja: Me kembe te ngulura mire mbi......re :)

Rruget e mia..
Jam udhetar
qe kerkon Itaken* e vet.
Meridianeve te Europes
shetita,
neper hotele luksoze
kam fjetur
dhe asnje çast pushimi
nuk kisha
As buka s'kishe shije
as uji ne shishe,
pa i prekur nena ime.
Shesheve te qyteteve
u mungonte aroma e pemeve
te buzerrugeve te mia.
Dhe vazhdoj rrugen
se di kush me shtyn
ne Itaken* time, s'arrij kurre.


*toka, rrisku (nje fjale e vjeter qe e kam degjuar nga gjyshi im)
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!


Tjetersoj ndihem,
kur pikat e shiut,
depertojne floket e mi.
E ndonjera prej tyre
Rreshqet poshte supeve
Dhe e ndjej ne trup.
Harroj ku jam.
Harroj ku vete.
Orkester e tere,
Organet e mia.
Lageshti e shiut,
Ujit gonxhet,
Qe kane mbetur pa çelur,
Ne kaq vite.
Mundohem te largoj
Pikat e shiut
Nga qerpiket.
E kote...
Bashke me mblidhen te tera,
Ne mjekerr.
E vrullshem me pikojne ne gjoks,
Ne zemer.
Presim gonxhet e paçelura,
Hapke e kohes,
Rrezet e diellit.
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Jam krenare!!
E kam diku nje vater.
Vjen dita prane saj,
Me pret krahehapur.
Me gufon zemra,
Se kam nje udhetim,
اdo dite me shkon mendja,
Te nisem fluturim...
E kam nje dashuri!
Per Token time,
atje ndihem e re,
Me zgjon shume kujtime.
E kam nje mall!
qe digjet nga larg,
Dikush me therret,
Atje me pret, ne prag.
Ne endrren time,
trokas tek porta,
hapen kanatet,
shendrisin dhomat...
Nje lumturi.
Pa kufi.
Vendi im i shtrenjte,
Me fal kaq dashuri...
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Duar qe krijojne endrrat e mia
ju japin formen e botes qe kerkoj.
Ne rrjetat e tyre perkedhelin te krijuaren
...ne endrren e tyre krijimin dashurojne.

Duar qe rrezojne mure iluzionesh,
duke perqeshur naten, te kuqe e lyejne.
Nen hijen e tyre ndjenjat e mia,
nder vena te brishta, peng jeta ime.

Duar...oh duar perendesha! Duar te shenjta dhe mekatare...

____by_ugnne-d46wsay.jpg
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Stine qe nderrojne,..kohe qe ndryshojne,.
ndjenja qe shuhen,,tjera qe lindin,..
lule qe celin lastar qe rriten,.,,,
mirazhe enderrashe qe vertiten,.
ne valsin e jetes njerzore,..,
refrene te pafundme kompozohen,..


music.jpg



Copeza emocionesh rigjenerohen,.
univers qe thithe dhe jeton nga frymarrje njerzore,..
qiell qe uijte deshira feminore,..
lumenje qe uijtin mekatet njerzore,..
dete qe i fshijne dhe i kthejne ne kenaqsi,..
rrepira malesh ngrejne padii,..
e keshtu vazhdon e tera si nje komendi,..
ne kete mori dhe cmenduri,.te nderthurura me adrenalin e kenaqsi..
protagoniste dhe shikues te pashmangshem,..dhe une dhe ti..
ne funde te fundit jeta eshte kenaqsi,..
ndaj dhe ne preferojme gjithmone te jete nje komedi,.
ku te gjithe marrim pjese me kenaqsi,.


JohnMaedaMotionPaintings.jpg
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

U mbeshteta dje
mbi nje petale trendafili,
Enderroja sikur po
shihja shpirtin e saj,
Te lehte e laskuriq,
E mbaja ne dore...
Larg njerezve e larg zhurmave,
Duke harruar te gjitha pse-te e kesaj bote...
144038.jpg
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

me vjen mire qe ke te njejten vuajtje si une,..
nepermjet saj ne dashurohemi,..
neper dashurin tone ne flijohemi,..
nepermjet flijimit te saje ne rilindim,.
per te dashuruar perseri njeri-tjetrin,..
ne ikje dhe largim,.arratisje dhe kthim,,,
une jam gjithmone aty ku je ti shpirti im,.


red-roses-dsc05551-g.jpg
 
Pe: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Perpara pasqyres...
Zemra i thote syrit,
mos u be xheloz
shpirti eshte, sheh me larg se ti.
Ai eshte i paprekshem
e dashuron pa kufi...
lodhet e nuk plaket
lodhet e nuk vdes
vazhdon...dhe lindjet s'ndalen
Une e ti plakemi
nje dite edhe vdesim!
Ai shndrit edhe pas vdekjes sone
shndrit me aq fuqi
sa ne lodhim mendjen e trupin
per dashurine!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top