Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!
Ti që po e ndien çizmen e rëndë të buzëqeshjeve të akullta.
Ti që je mërzitur nga shikimet e vrenjtura të atyre që përherë mendojnë se dinë diçka më shumë se ti.
Ti që beson se diçka është thyer brenda teje dhe është shembur në pakthim.
E di se je lodhur nga lufta e pashpallur, por sonte dua që ti të besosh.
Të besosh te flaka e së vërtetës brenda teje.
Të besosh në atë që as poshtërsia më e madhe e kësaj bote nuk mund ta fikë.
Ndieje të jashtëzakonshmen brenda teje.
Ndieje atë për të cilën edhe të luftojnë.
Brenda teje frymon ajo që ata kurrë nuk mund ta kenë...
Guximi për të jetësuar ëndrrat.
(A.R)