Zhgarravina...dedikuar vetes!

Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ti që po e ndien çizmen e rëndë të buzëqeshjeve të akullta.
Ti që je mërzitur nga shikimet e vrenjtura të atyre që përherë mendojnë se dinë diçka më shumë se ti.
Ti që beson se diçka është thyer brenda teje dhe është shembur në pakthim.
E di se je lodhur nga lufta e pashpallur, por sonte dua që ti të besosh.
Të besosh te flaka e së vërtetës brenda teje.
Të besosh në atë që as poshtërsia më e madhe e kësaj bote nuk mund ta fikë.
Ndieje të jashtëzakonshmen brenda teje.
Ndieje atë për të cilën edhe të luftojnë.
Brenda teje frymon ajo që ata kurrë nuk mund ta kenë...
Guximi për të jetësuar ëndrrat.
(A.R)
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Gjithçka ka një zgjidhje, e cila është fare e thjeshtë: duhet të jeni gjithmonë të dehur, për të mos ndjerë zgjedhën e rendë të kohës e cila ju dërmon shpatullat e ju përul mizorisht për tokë. Duhet të pini e të deheni pa pushim! Po me çfarë? Me verë, poezi a vyrtute, sipas shijes suaj. S'ka rendësi me ç'farë, vetëm të dehur të jeni ! E në se, nganjëherë, do të zgjoheni plasur në shkallet e një pallati, mbi barin e gjelbër të një varri e pija do t'i u ketë dalë, i kërkoni erës, valës së detit, zogjve, orës së pazarit, gjithçkaje që ecën, që ikën, që këndon, që flet. Pyeteni sa vajti ora. Dhe era, vala, ylli, zogu, ora do ju përgjigjen: është sahati të bëheni përsëri tapë. Që të mos ta ndjeni veten skllevër, martirë të kohës, dehuni, dehuni pa pushim me verë, me poezi, me vyrtute, sipas dëshirës ...
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

PثRQAFIM

Sa netë kanë kaluar nga ai çast i përqafimit
Malluar kujtoj buzët flakë e sytë shkëlqim
Me ty përhumbur, bëhem preh e harrimit
O shpresë agim i artë, o dritë e parë në zgjim.

Eja...më humb ti brenda shpirtit tënd të ngrohtë
Dhe më kërko përgjumesh, se jam aty i fshehur
Pastaj më përqafo...më bëj mos të kem ftohtë
Kur duart ndjej mbi flokë do dal unë pa pandehur.

A.B
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Nje nate ishte si te tjerat,
por si te tjeret nuk ishim ne te dy.
Hena na puthte faqet e gushen
dashuria na puthte ne zemer e sy.
Duart shtrengonin shoqen
qe bashke te ishin perjete,
sa hena te na veshtroje nga lart
me the,se ndarje kurre s'do te kete.
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Jam i heshtur.. - Nuk do te thote qe s'kam asgje per te thene.
Perdor sarkazem.. - Nuk do te thote qe nuk i marr gjerat seriozisht.
Fal.. - Nuk do te thote qe harroj.
Jam kokeforte.. - Nuk do te thote qe jam person strikt.
Nuk i shfaq ndjenjat e mia.. - Nuk do te thote qe nuk kam.
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ne marredhenie me te tjeret, pyet gjithmone veten a ia vlen. A ia vlen ti presesh, ti kuptosh, te deshifrosh heshtjet e tyre. Te justifikosh sjelljet dhe largimet e tyre. Pyet veten deri ne çfare pike je i gatshem te durosh keto gjera. Nuk hyn aspak sa e ke perzemer dike. Gjithçka e ka nje kufi!
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ndjej te ftohte
kam nevoj per ty
te me thuash te dua
te me puthesh ne sy ..
Te me ngrohesh me ngrohtesine e trupit tend
se te kam dashur me shum se askend ...
Tani akoma per ty mendoj shum e hutuar
shpesh harroj se ka mbaruar .....
 
Titulli: Copeza Shkrimesh

Mbi ëndërrat e mia të qëmotshme unë krijoja gjithnjë kasollen time , bukën time , lëngjet e mia , krijoja sepse kërkoja përjetësi të pa tundshme në mes nesh , dëshiroja zingjirë lidhës që të mos mundësoj ndarjen në mes nesh , kështu ëndërroja unë , ëndërroja dhe ti nuk e dije , sepse kështu ëndërrojnë vetëm fëmrat .Ti gjithnjë kërkoje mbështetje tjera duke menduar se të tjerat do të të falin apo do të mbështesin sikur unë , dhe pastaj ç doherë vëreje se sinqeriteti jo gjithnjë gjendet njësoj tek të gjitha.Unë heshtja ,sepse parashikoja gjithnjë se ai që duron nuk mbytet nga shpresa dhe lutjet që vetëm mesnata I dëgjon.Realisht nuk e din se çdo të thotë të tradhëtosh ndjenjat e tjetrit që shumë vështirë e pati derisa vendosi të lë fatin mbi duart e një shpirti tjetër .Dhe shpeshëherë tërheq gishtin duke të joshur e bukura dhe jo e mira , harron se gjërat e mira shihen nga zemra dhe jo nga syri , dhe dikur bindesh ,bindesh se dikush ndjehet mbretëreshë edhe pa kurorë , sepse ajo din të ndjejë dashurinë edhe nëse ty e lëndon , edhe nëse vendos për të mos u kthyer më , ajo sheh praninë e pa largueshme gjithnjë .Ti vendos për të mos u kthyer më , por edhe nëse sot nuk durove dhe I lejove vetes të ikësh , ajo të prêt , sepse ajo është ajo femra që vetëm një herë të vetme sheh dhe vetëm në një palë sy , dhe ,është ajo femra që e din se vetëm nëse ka qenë gënjeshter vendos për të mos u kthyer më .
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Lumturia e te keqijve.- Keta njeres te heshtur, te ngrysur dhe te keqij
kane dicka qe ju nuk mund t'ua shani,nje kenaqesi te rralle dhe te vecante nga ''Dolce far niente''
nje pushim ne mbremje kur perendon dielli,te cilin e njeh vetem nje zemer e cila eshte shqyer,care,helmuar nga pasionet e saje
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ndoshta shkrimet e mija ketu nuk kan ate anen artistike te artisteve te medhenje se une shfrytezoj ate qe kam ne zemer per te shkruajtur jo ndjenjat e njerezve qe kan bere emer ne letersi...
Erdhi shtatori sot se di as vet me cilen date jemi gjersa prisnim qe te gezoheshim kete shtator te kishim nje fije shprese per Brazil ajo fije shprese na u vra ne Islande...
Por mbi te gjitha sot po shkruaj si nje tifoz i kombetares djemt kan nevoj per perkrahje dua ti falenderoj te gjithe per besnikerin qe treguan ndaj kombit te tyre,dua qe te jem me 11 shtator te ju shterngoj duart te ju them djema ju pas shume kohe na thate ate qe na mungonte ate qe na duhej ju na dhate shpresen per te enderruar e enderrat te bejne te fluturosh per pak kohe ju na derguat ne brazil na bete te enderronim nje ndeshje Brazil -Shqiperi....
Me 11 shtator do te jeni ju djemt me te mire e me te zot qe ka pas shqiptaria ndonjehere kunder mercenareve qe u shiten qe tradhetuan vendin e tyre kisha dasht nga cdo tifoz te tregoj mosrespekt per ta qe Qemal Stafa te jete dita e ferrit nese eshte e shkruar te mos kualifikohemi atehere ti thyjeme kembesh e dhembesh qelbesirat qe na perbuzen si komb.....


Me ne fund nje pershendetje per krejt Tifozat kuq e zi....

Dashni per jete...

Etno3
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

E bindim veten se nuk mund të ngrihemi më në këmbë.
Edhe gjërat më të bukura nuk na bëjnë më përshtypje. Arratisemi në një botë imagjinare, edhe pse e dimë se nuk kemi ku të fshihemi. Si mund të fshihet njeriu nga vetja e tij?
Pastaj bëjmë gjëra të çmendura, që, aty për aty, na duken sfiduese. Gjithçka, vetëm që të harrojmë. Ngazëlluese, por që mbajnë aromë trishtimi. Më pas e urrejmë veten për gjërat që i bëjmë.
E ndiejmë se problemi është diku tjetër. ثshtë diçka që na gërryen në thelb dhe që nuk mund të zëvendësohet me asgjë. E kemi humbur besimin në dashuri, prandaj edhe jemi ftohur nga të jetuarit.
Kështu isha edhe unë. Njëjtë si shumë të tjerë, që i mbushin pabet dhe klubet e natës. Të hidhëruar me tërë botën dhe që kulmin e hidhërimit e festojnë me dafrunga pafund. Të qeshura dhe lot. Të paaftë që t'ia kapim fillin se ku nis njëra dhe ku mbaron tjetra.
Por jo më.
Jo më, sepse tani ti je këtu.
Unë besoj përsëri...
Dhe kjo më bën të ndihem e lirë.
E lirë që të dashuroj pa frikë... - A.Rexhaj
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

PO DIELLI ا’KA ME MUA?

Edhe drita e diellit këtu nuk ngroh, vetëm lehtë të miklon fytyrën. Si duket edhe ai e di që në vendin e huaj nuk duhet të të ngroh, nuk duhet të të ofroj kënaqësi, ashtuqë qëndrimi këtu të jetë sa më i shkurtër. Nuk e di, nuk e kap dot, si është e mundur që i njejti diell në vendin tim më ngroh më shumë?! Apo ndoshta nuk është vetëm dielli, por është reflektimi që rrezeve të këtij dielli i bënë toka e mëmëdheut! Vallë të jetë kjo e vërtetë? Dikur sa nuk e kisha lëshuar vendin tim, këtë nuk e kuptoja dot, por tash e vërej që gjithëcka në vendin tim është më e ngroht, më miqësore, më e afërt, me më shumë dashuri!? Këtu, në këtë atmosferë armiqësore, as dielli nuk ngroh, as hëna nuk ndriqon netët e errëta skëterrë, as fytyrat e njerëzve nuk janë miqësore, edhe të qeshurit e tyre është si një ngërdhezje, edhe përshëndetja e tyre si një sharje, edhe shikimi i tyre si një shigjetë therrëse…Vallë këta njerëz këtu janë të tillë vërtëtë, apo vetëm mua kjo atmosferë, ky vend, ky ambient më duket aq armiqëror sa nuk e përballoj dot. Gurët nëpër të cilët shkeli, më duken sikur thepa malesh që më shpojnë në zemër, barrikadat, sikur rrethoja të një burgu që po më zë frymën. Kahdo që sillesh, barikada, kahdo shikon mure betoni, kahdo që shkelë gurë, gurë dhe vetëm gurë. Ky vend të bën të të marrë malli për baltën e vendit, për drunjët e pyllit që këtu nuk i sheh askund. Më duket se atje edhe bora që bie është më e ngrohtë, edhe era kur fryen më miqësore, edhe shiu kur bie më freskues…e këtu asgjë, asgjë nuk e ka efektin e duhur, asgjë nuk ka shije, asnjë veprim nuk ka llogjik, asnjë fjalë nuk ka kuptim dhe asnjë buzëqeshje nuk ka efektin e vet. Jo që nuk të buzëqesh askush, sepse këtu ti je një numër, një i huaj, një shkelës në tokën e tyre…po përse vallë unë, përse…vallë nuk janë shkelës ata që më morën në punë… ç’faj kam unë? Vetëm po bëj punën time, përse të më urrejnë? Po, po kanë të drejtë, edhe unë jam armiku që po ua uzurpon tokën, edhe unë jam pjesë e okupimit të trollit të tyre…edhe unë…Po dielli ç‘ka ka me mua, vallë edhe për të jam armik në këtë vend? Po hëna përse nuk mi ndriqon netët e kaluara në vetmi, çfarë i kam bërë unë asaj? Po gurët pse më lëndojnë, ç’punë kanë ata me mua?
Po po, nga çdo anë vije zëri: Ti je armiku i këtyre trojeve, ti je armik, armik….armik…

26.02.2011 / 13:17
SHANK – Afganistan
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Unë mundohem ti dua të tjerët , por është e vështirë , sepse shumica e njerëzve nuk janë mësuar me të mirën . Kështu që , meqë nuk dinë ta japin , nuk dinë as ta marrin ..

Miremengjesi miq !
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

NE JEMI ZEMERUAR ME NJERI-TJETRIN

Ne jemi zemёruar me njeri-tjetrin
Si erdhi kёshtu befas akullimi i planetit?

Ne jemi zёmёruar me njeri-tjetrin
Ne e vёshtrojmё njeri-tjetrin nga larg
Ashtu si dy male qё rrinё ballё pёrballё
Dhe malet dikur tё bashkuar kanё qёnё
Po kushedi ç’rrebesh do t’i ketё ndarё.

Dhe tek rrinё si malet pёrballё nё heshtje
Me majat mbёshtjellur me re vjeshte
Me mllef i flakin njeri-tjetrit vetёtima
Ashtu si ne shikimet shkrepёtima.

Erdhi befasisht koha e akullnajave
Bota ёshtё zhytur nё dёshpёrim epokal
Duke ёndёrruar kohrat fatlume
Nёn lbyrimin e ngrirё boreal.

Malet mbetёn ne shekuj tё ndarё
Po ne a do tё bashkohemi mё vallё?

1971-2013

P.ا
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ti mund te me godasesh, perplasesh, lendosh,
flakesh, shkelesh, shkaterrosh, por asnjehere
sdo mundesh te ma zhdukesh shpresen per tu
ngritur serisht, per te ecur para!!
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

“DO JEM…!”

Them se do të jem...
shtrëngim i pandarë ..një dorë,
një zjarr i ndezur në dëborë,
një fjalë e ngrohtë ,
kur dimrit të kesh ftohtë,
një strehë larg mërzisë.
për netët e vetmisë,

Do jem ..dashuri,
e denjë ,e plotë pa xhelozi,
Shpirtin ..do e dërgoj te Ti
Ty..do të mbaj në brendi,

Do jem …
një shpirt ..rrënjosur te Ti
që netëve mos të ndiesh mërzi…!
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Kam eleminuar njerez te ndryshem nga jeta ime.
Njerez qe i kujtoja thelbesore, per ekzistencen time, njerez te krijuar nga shume premtime, e aspak veprime.
E sa me shume kalon koha, ve re qe ai vendim sado i eger ka qene vendimi me i mire.
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ups...
Jet,o jet mizore,?
ne kohen e kurves cna jep.?
I kujtoj disa kohera,
dhe koha duke ecur nuk resht.!

Cme iku rinia,
nuk mbaj mend as nga adoleshenca.!
E cte pres nga burreria,?
se jeta ste mban as sa nje thes.!
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Pika e shiut eshte e vrazhde si nata. E mbarsur me kujtime te lageshta, te largeta.
Ajo eshte shoqeruesja e heshtur e tingujve ritmike te hapave te mi qe ecin skajeve te realitetit.
Qartesuese imazhesh, ajo shkakton dritherima ne trupat e lagur. Buzeqeshje te zbehta qe fshihen mes lotesh prej pikash ashtu si shiu I fundit qe fsheh pluhurin mes rrekesh zigzage.
Pika eshte kaq shume dhe kaq pak…
Ajo eshte nje det uji dhe nje molekule e shterur shkretetirash me skelete te shkermoqur nga vdekja. Nje mike e mire per te degjuar budallalleqet e buzeve, kurdohere e heshtur per te kritikuar. Ndoshta obsesion I casteve romantike, merzise se madhe te monotonise, aromes se kerpudhave.
Pika eshte nje cast qe nuk perseritet me. E qarte si kristali, me shpirtin e saj te kthjellet qe shpelan papastertite e kesaj bote. Shket kacurelave te gjate e me puth ne intimitet. Ajo me flet ngrohtesisht me gjuhen hyjnore te trokitjes dhe une ndjehem mire. E c’ka me te persosur se nje pike e pafajshme, ajo shoqeron me melankoli te ikurit e kesaj bote dhe nuk vulgarizon kurre jeten. Pika freskon qeniet e cmendura nga vapa dhe nuk kerkon kurre shperblim.
Ajo vdes mbi toke si nje ujvare endrrash bredharake. Nje vetetime jete.
Forme e persosur e bukurise qe natyra krijoi per te shoqeruar dashurine.
E vogla pike shiu…
Anonim

20070804011.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Kur ndihesh vetëm shih diellin dhe hënën... E do të shohësh që edhe ata janë vetëm e pavarësisht nga kjo, kurrë nuk e ndalojnë shkëlqimin e tyre..!
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ishim parë edhe herë të tjera, por ky ishte takimi ynë i parë. Një kryqëzim i beftë në rrugë apo pak kohë e kaluar bashkë duke pirë kafe, nuk mund të quhet takim. Së paku jo në botën time. Për mua, "takim" është përvoja kur dy shpirtra ndihen të lirë të shfaqen pa maska. Dy njerëz mund të rrinë bashkë me qindra herë, por nuk është e thënë që shpirtrat e tyre të takohen ndonjëherë. Takimi i vërtetë i dy shpirtrave është peng i besimit. Pa besim nuk mund të ketë liri dhe pa liri nuk ka as ndjenjë sigurie. Vetëm atëherë kur ndihet i lirë dhe i fuqizuar me ndjenjën e sigurisë se nuk do të keqkuptohet, njeriu i beson tjetrit dhe gjen kurajë të shfaqet me fytyrën e vërtetë.
(A.Rexhaj)
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

>Po pres ...<
Po pres ty te kthehesh te une
Dhe te me thuash te dua
Te me thuash,-
zemra ime me fal ,jam gabuar
Dhe une plot gezim
Nga larg do te te perkedhel
Do te them te fal se te dua perjet !
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

DASHURIA E VETME

Mbi gjunje te tjerash, s'kam harruar
ate veshtrim qe gjithnje me ndjek.
Te tjerat duke dashuruar,
nga dashuria e saj vuaj e heq.
Si nje demon i plotfuqishem
te vjetren zgjoja me cdo gje.
Dhe perserisja dhe serishem:
une dua vetem, - vetem nje!

M.Lermontov
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Lodhemi derisa molisemi në shpirt.
Kërkojmë një ishull imagjinar ku do të mund të fshiheshim nga bota.
Por edhe nga vetja!
Presim...
Presim edhe pse e dimë se ndryshimi vjen vetëm atëherë kur çlirohemi nga kthetrat e përditshmërisë.
Ah, përditshmëria!
Kjo vrasëse e heshtur e ëndrrave tona...

Albatros Rexhaj
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

...Na ishte nje here ,eshte dhe tani e do jete pergjithmon

Tradhtia dhe Genjeshtra...!
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Nje force e madhe vlon brenda meje
vjen me shpejtesi e ashtu siç vjen shperrthen
Pastaj them " Ndal " eshte e kote !
Nje vrull te ri marr por tani me te shpejt
e perseri-perseri-perseri deri sa gjithçka
shperrthen e ndahet ne copa e grima.
Shembet e gjitha , lumturia ime.
Nje dhimje qe me mberrthyer shpirtin
me afron trishtimin, me largon lumturia
e enderruar per te cilen duhet luftuar.
Jam i pa fuqishem,?
Nuk mundem mé? Nuk mund ta ndal apo
nuk dua ta ndal ?

Jo - Mora vrull e dua me luftua per ty e mua.
Per ate qe kemi ndertua per te jetua.

Se te dua............
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Nuk du me e zhgaravit vetën, du me ba ndonjë vijë të drejtë, boll po zhgaravisin te unë:p
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ti dhe une te humbur ne nje enderr,nga e cila nuk dua te zgjohem kurre ................
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top