Zhgarravina...dedikuar vetes!

Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Vetem pasuria e shpirtit eshte pasuri e vertete, te tjerat jane te tejmbushura me dhimbje....


ack-and-white-of-little-girl-slightly-surrealistic.jpg
 

Attachments

  • ack-and-white-of-little-girl-slightly-surrealistic.jpg
    ack-and-white-of-little-girl-slightly-surrealistic.jpg
    1,017.1 KB · Shikime: 0
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

U zvogelua nena dhe u tret e gjitha,
U be si pulebardhe e lehte
Dhe nje mengjes pa zbardhur ende drita
Renkoi e fluturoi mbi rete

Andej u fsheh si ylli Aferdita
Dhe ne pastaj s'e pame, paste ndjese!
Vec ndodh qe vale e endrrave te trishta
E sjell ne breg te shtratit tim si shpeze

bw_portrait_best_entries_06.jpg
 

Attachments

  • bw_portrait_best_entries_06.jpg
    bw_portrait_best_entries_06.jpg
    101.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

DO T'A THEM

Atë që ndjej për ty s'ta them dot
Ngaqë kam frikë se të humbas
Marramendje të jetë a besim në Zot
Apo ndoshta...do t'a them më pas
Tani do të puth e nuk të ngas.

Do të puth e nuk të ngas
Se ashtu, ashtu më vjen
Të puth ty e të humbas
Veç atje zemra më zjen
Se ashtu, ashtu më vjen.

Pastaj hutuar në një muzg të qetë
I heshtur do të t'a them ngadalë
Se të desha në të parën jetë
Por dhe në tjetrën kur emri të më dalë
Në ''gjumë'' do jem por do të dua si i marrë.

Se të desha në të parën jetë
Por dhe ne tjetrën kur emri të më dalë.

A.B
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ajo kurre sdo ta kuptoj se qdo fjale qe i kem then qdo ndjenje qe kam pas per te ka qen e paster si nje loti i nje femiu.
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Disa njerez flen në të njëjtin jastek, por bëjnë endrra të ndryshme...
Kurse disa të tjere flenë në jastek te ndar por ëndërrojnë të njëjtën ëndërr.
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Nji ditë
nuk kena me pas faqe me lanë n'sy t'njeni tjetrit,
kur t'shifena
kena me sjellë kryt n'krah tjetër si indiferent
tu ba sikur jena t'xanun me pun,

sa me thane,
e me ba demek se s'ndjejmë kurgja,

e di e dashtun,
tesh asgja ma s'ndjejmë, as nuk jena,
perveç se bashkplakes n'mend, t'nji kohe t'pa jetume...
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

KTHEMA SHPIRTIN

Endrra më tha se ti më sheh në ëndërr
Tani e ndjeva pse veten nuk e kam këtu
Dhe mora vesh pse gjumi m'sillet egër
E buza pse s'më qesh kuptova gjithashtu.

Sa dua të di - në ëndërr si po sillem
A jam unë...që të desha...si unë
Apo nga të ftohtit kruspull po mbështillem
Dhe loti im ngadale po bëhet si lume ??

Kthema veten time shpirt, të vij ajo tek unë
T'a pyes një herë të paktën, se ç'bëri ajo tek ti
Amanetin që kisha...të të puthte aq shumë
A e le të të prekte...apo i bëre magji ??

Kthema shpirtin tim...të vij ai tek unë
Pas tij fluturo...se më do më shumë.


A.B
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ndryshe nga mbrem...sonte po e festoj ikjen tende! I vetem,pa dhimbje,vuajtje apo lot! Madje dhe erresiren u mundova qe ta largoja! Ndeza te gjitha dritat e dhomes dhe sikur u ndjeva me ndryshe. I thash vetes qe Ti vlen me shume se Ajo! Dhe si per cudi ashtu u ndjeva...i vlersuar! Fundi fundit ti humbe dike qe te donte. Ndersa une...thjesht ate qe me shkaterronte c'do dit! C'fare ndryshimi apo jo?...! Po ngre dolli per veten...per ty...per ne te dy! Po ngre dolli per dhimbjen,vuajtjet dhe lotet! Po ngre dolli per te shkuaren,te tashmen dhe te ardhmen! Dhe dollin e fundit e ngreva per shoqerin tende!!
Per ato qe perflasin dhe manipulojn fjalet si mbas deshires se tyre!! Per ato qe nderhyn kur ne u lidhem,dhe heshten kur u ndam!!
Per ato qe ti fshinin lotet kur ishin me ty,dhe qeshnin kur largoheshin!!
Por mbi te gjitha prandaj ekziston nje Zot. E me kaq mbaroi dhe shishja e veres! Doja te hapja te dyten po s'kisha se per ke te ngreja me dolli! Fundja...me kaq mjaftoi! Mbase do ta pi kur te mesoj dicka te ngjashme me mua,per ty apo shoqerin tende!! Apsolutisht mos e merr si urim,sepse nuk eshte i tille! Por thjesht bota me rrota eshte...ashtu sic thua dhe ti...
As te fle nuk dua. Dua qe agimi i kesaj dite bashke me lindjen e diellit te me gjejn zgjuar ashtu si c'do nate. Por ama ndryshe nga netet e tjera! Dua ti them qe e permbysa realitetin me emrin sfid! Ja dola vetem pa Ate!
Dua ti them qe e rigjeta forcen qe kisha DIKUR!
Dua ti them aq shume...sa qe s'do pushoja kurre se shprehuri ketu!
Por kryesorja mbi te gjitha eshte se dua ti them qe ATE dhe ATO qe na ndan me vjen keq qe nje dit do ti shoh keshtu si veten! Keshtu sic une isha! Per ATE me vjen vertet keq. Jo se e doja...por nuk e meriton,sepse nuk eshte si ATO. Ndersa per ATO s'do kem keqardhje! As gezim. S'di se si ta quaj! Mbase Krenari! Une ja dola...duke u rrezuar e duke u ngritur serish! Duke u zvarritur pas gjithckaje qe mendoja se me jepte force! Mbi te gjitha duke gjet mbeshtetjen e disa personave qe vertet ja vlen ti FALENDEROSH!
Ne rrugen e gjate te jetes,e di qe do perballem serish me shume disfata.
Por mjaftoi nje fitore per te kuptuar se e pamundura nuk ekziston!
Thjesht paska njerez pa kurajo...te cilen duke luftuar arrin ta fitojn ate...KURAJON!
Me fal ZEMER... Mbi te gjitha,me fal qe po te quaj serish Keshtu!
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ketu s' do te jem, do jem larguar;
Ne toke e tretur si te tjeret,
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret.

Dhe neper udhet ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thate,
Mbi varrin tim do te rrije e heshtur
Nje qiparis si murg i ngrate.

Ti do trishtohesh atehere,
Se s'do me kesh ne dhome gjalle,
Dhe, kur ne xham te fryje ere,
Do qash me eren dalengadale.

Po kur te jesh merzitur shume.
Ne raft te librave kerkome,
Atje do te jem e fshehur une,
Ne ndonje varg a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshesh,
Si nje blerim pas nje rrekeje.....


tumblr_lxpxrofk1d1qfmu7ho1_1280.jpg
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Epsh plot ndjenje..... mes corcafeve te shprishura, nga zjarri i dashurise,
Lehte...... lehte del ne siperfaqe esenza, duke buzeqeshur mbi syte e etur,
Puthjet nen driten e henes xheloze, nuk i largohen njera- tjetres,
Ai refleks dashurie, ku shtrengoje fort zemren, mes shpirtit te fshehur,
Ngrohtesia e trupave te lakuriqte, jane si dy shpirtra qe flasin ne heshtje.....

tumblr_inline_mis33cKniI1rbbudr.jpg
 

Attachments

  • tumblr_inline_mis33cKniI1rbbudr.jpg
    tumblr_inline_mis33cKniI1rbbudr.jpg
    26 KB · Shikime: 0
  • Më pëlqen
Reactions: E3
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Vetmi nuk është të jetuarit vetëm,
vetmi është të mos qenit të zotë
për t'i bërë shoqëri dikujt a diçkaje
që është brenda nesh,
vetmia nuk është një pemë
në mes të fushës së zhveshur,
është distanca mes linfes së thellë e lëkurës,
në mes gjethes e rrënjës...

José Saramago
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Dashuria


me e rend se toka, me e leht se hija

e vjeter sa lindja, e pafund sa gjithesia

e embel sa fjala, e hidhur sa pikellimi

e ngrohte sa falja, e forte sa qendrimi

rrenon dhe atje ku fare ska ndertuar

ep fryte ne ate vend ku rrenje s'ka leshuar

e shendrrit erresiren, erreson ndriqimin

i pasuron enderrat dhe ndalon ndriqimin

ujitet dhe jeton dhe ne shkretetire

perballon acarin dhe nuk ka te ngrire

rrallehere aty qe mund te del njeher

eshte fuqi e forte te pushton perhere

pastron cdo plage nje ofshame liron

sa do te jete e shimbshme plagen e sheron

vajin e kthen ne keng, ngushellim e urim

ndryshk unazat ne gisht kur nuk ka bashkim

kur ndizet si zjarri flaka e saj perjetohet

vetem nese prushi mbetet nuk harrohet

syri nuk e shef veshet nuk e degjojne

zemra eshte folea qe ne te banon
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Sa gënjejnë ata që thonë se e ke tërë jetën përpara!
Si mund ta dinë këtë?
E tërë jeta përpara nesh mund të jetë vetëm edhe një sekondë më tepër.
Ne sillemi sikur të jemi të pavdekshëm, por e vërteta është se askush nuk e ka të sigurt as edhe një minutë më shumë në këtë botë. Fundi mund të rrijë fshehur para gjithkujt, duke pritur në pusi, në kthinën tjetër të radhës.
E tëra që kemi është ky çast, ky ‘tani’, ky për të cilin jemi të vetëdijshëm e që ikën ende pa arritur ta shijojmë.
Sa herë ndodhesha në udhëkryqe, sa herë lodhesha, sa herë ndieja peshën e zilisë dhe intrigave, sa herë prisja ndihmë nga të tjerët, isha vetë unë ajo që në fund i jepja kurajë vetes.
“Pavarësisht se çfarë të thonë, pavarësisht sa përpiqen të të shkurajojnë, mos hiq dorë. Ndiqe ëndrrën tënde!” Këto fjalë ia thosha vetes dhe vazhdoj t’ia them sa herë gjendem në situata të ngjashme.
Ndërsa ti, ti që ende hamendëson, mos prit që të vijë dikush e të t’i mbushë bateritë. Jepi kurajë vetes. Jetoje të tashmen, sepse përndryshe jeta shndërrohet në një ritual shterp të kujtimit të ëndrrave të largëta. ثndrrave që nuk pate guxim t'u japësh jetë!

nga "Ditar dashurie i një shkrimtari", Albatros Rexhaj
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Për mua je një në një milion, pra pranoje që vetëm shqiptare kam dhe nja 5 a 6 të tjera si ty!
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

DESHIRE PER HESHTJE

Te heshtesh fillikat diku ne kafe,
Te ndjekesh shushuritjet ne filxhanet
Pa nje mendim te keq, pa zhurme e llafe,
Te shohesh shiun tek kercet ne xhamet;

Te heshtesh ne enderrim per dicka tjeter
Dicka te larget mjegullit mbuluar
Si doreshkrim a testament i vjeter
Diku i fshehur, tretur e harruar;

Te ngrihesh e te ikesh perseri i heshtur
Ne trotuarin ku peshtyjne rete,
Nen sqetull canten viteve te rrjepur,
Ku mban nje laps me dy-tri-kater flete;

Ti lutesh vetes rruges duke ecur:
"Ah, mjaft fjalosem, s'kemi c'themi prape!..."
Nje çerdhe zogu ne ballkon ka mbetur
Nga vere e shkuar plot me ankth e vape.

D. Agolli
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

I have to move on ’cause I know it’s been too long
I’ve got to stop the tears, keep my faith and be strong
I’ll try to take it all, even though it’s so hard
I see you in my dreams but when I wake up you are gone
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Do të doja të bëja qoftë
Dhe për nje ditë të vetme drejtësi..
Të kërkoja t'u çirrja maskën
Të gjithë atyre grabitqarëve
Që ecin të veshur nën petkun
E një kafshe të urtë shtëpiake.
Tu hedh në fytyrë peshtymën e turpit
Kur turpin himnizojnë.
Rreth e rrotull
Mbi karkasa kockash
Kërkojnë të shohin trëndafilat që rriten
Dhe territoret e mbretërisë së tyre
Kërkojnë të matin me shikim.

Nuk është terren për ju..
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

DETIT !

Nuk me besohet qe prap jam ne shtrat me ty...
as mua- ju pergjigja...
u shtriva prap...
siper botes ku ndjehem i lire,
pastaj u zhyta...
pa fryme...
gjate...
pastaj atje i hapa syt
dhe hijen time dallova larg...
do te ki...
sa here ta bej , jam matur...
e vetmja tradhti qe kur skam mohuar
ajo me detin dhe ujin e tij te bekuar,
I vetmi vend qe nuk pranon shenja mbi trup...
Lekura jote det...
ndihem i shplodhur, njesoj si ne shpi
sa here qe jam brenda tek ty
dhe prap do te vij...
tek ty o det..
te zhytem ne boten qe me ben te ndihem Mbret.
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Nuk eshte ndonje habi e madhe, kur shof ne perditshmerite qe jetoje, madje dhe rreth vetes njerez qe bejne armiq dhe urrejn njerez qe nuk i kane pare kurre ne jetet e tyre. Fatkeqësisht, kjo kategori kanibalesh, specie me e përhapur midis popullates tone, madje me shtueshmeri shume te larte, ka arrite, qe me kujen e saj (padyshim duke shkelur apo tentuar per te shkelur mbi tjeret) e duke luajtur rolin e viktimes, te prek thuajse atje larte. Atje lart, sipas trumbetimit te tyre, paskan prekur dicka te zbutur, me demek paskan prekur re-te e bardha si shpërblim i ‘’shpirtbardhesise’’ se tyre korb e sketerr.

Kesaj specje nuk duhet ti ruhesh fare. Po i bere roje, ajo te ha, te shfarose ngadalë, progresivisht, deri sa fikesh pa e kuptuar se kush ta ka bere varrin. Dhe pastaj keta shkrihen me turmen duke u masturbuar fshehtas. As rruge nuk bene ti leshosh sepse krekoset ne budallallëk.

Duhet ta perbuzesh! Lehtesou duke zbraz vrer sepse eshte e vetmja qe meriton. Qendro ashtu siper tyre, shikoje tek kridhen ne vetkenaqesi, ne vetngritjen e tyre, deri sa te prekin tek re-te e bardha dhe ne momentin kur ndjen prekjen e tyre, te arrituren e tyre aq te deshiruar ne ate vendin e zbutur, shpraz vrerin: Kruaj, kruaj .........
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

I dua ata sy kur zgjohem ne mengjes,
t'i shoh tek hapin qepallat me pertese,
t'me veshtrojne embel, ashtu si neper gjume,
do te dish dicka? Nuk lutem per me shume!...
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

E kur te thone ke nje zemer te madhe cf presin nga ty?
Oh ta siguroj une qe ska asgje te mire pas ketyre fjaleve
E verteta eshte se ajo zemra ime e madhe nese futesh aty sdel me
Sepse kam zbuluar se eshte sh posesive, pastaj hap dyert e shterngon muret
e saj si ti doje qejfi, pastaj lendon e sheron serish
Eshte zi katran dhe gjeja me e bute qe gjen
Une per vete cf skam gjetur aty nese do hysh duhet te pranosh te gjithe paketen!
Nje zemer e madhe por aq sa e vogel.
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

MOS U VONO !

Nëse vonohesh sot, në heshtje do të pres
Do ul kokën e do flas me të fundit puthje
Ndoshta shoh shkëndijën...atë që më ndez
Do t'a gjej patjetër ndaj s'e kam me ngutje.

Pastaj më vjen një fjalë, më flet si për çudi
Zërin tënd mes flokësh ndjej unë si një valë
Më prek, më lag, më flet-më prit se ja po vij
Por ti më puth, mos ndal ashtu ashtu ngadalë.

Dhe jo...nuk lodhem jo...me buzët e tua
Por ti mos u vono...bëje këtë për mua....
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!



Sot kur me nje Jack ne dore mundohem me e shty ,kur cdo dite dal me makin me mendje dal sikur te jete dita e fundit,lutem te mos takohem rruges qe dikur e ndanim bashke se ka shume malle ne kete zemren time,,,|Se di qfare do te ndodh ne jeten time ne te ardhmen por qfaredo qe te ndodh nuk merzitem me se nje pjese e jetes time ka ikur bashke me ty.....Tani ka mbet veq nje njeri qe duket i fort qe te tjeret te mos mendojne se jeta e tij eshte nje teater i absurdit....
Betoheshim per enderra per pasterti per dashuri te sinqert po gjitheqka i prishi egoja ime prej manjaki ,dashuria ime e madhe per boten e nendheshme per te jetuar ne aventure qe sbesoj se do te zgjas me shume se edhe 1 vit.
Me tregoi nje shoqe e jotja qe i kishe thene sikur te ishte mire tani do kishim femijen ton bashke po ai zgjothi adrenalinen ,miqte fallco parat edhe jeten naper clube te nates....
Me vrane ato fjale se thone e verteta dhemb gjithe ato nete kur lutej te dilnim eune skisha kohe se mendoja te shtoja numrin e parave ,numrin e femrave ,numrin e makinave edhe pse te gjithe e kan dite se ajo ishte pika jem e dobet por mua me udhehiqte diqka tjeter jo ndjenjat egoja ...
Sot me dhemb shume asgje nuk eshte si me pare prej punes se dikurshme u transformova ne diqka qe sgucoj ti tregoj as kujt se qfare beje,shita te gjitha per ato sekonda knaqesi e per nje grime qetesi shpirterore...
Ah sa mire ishte dikur te gjithe mburreshin me cilesit e mija sot ndjej mbas shpinde qe thone ky i ka qu ne dreq te gjitha lere rehat mos u kruaj me te se sdihet qfare behet me ty.....
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

I dua njerëzit që më bëjnë të qesh. Sinqerisht mendoj
se është gjëja që më pëlqen më së shumti . E qeshura.
Ajo shëron një numër të madh të sëmundjeve. Kjo
është ndoshta gjëja më e rëndësishme për një
person..!
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

E prisja qe te shenoje sot... por megjithese e prisja, prap nuk e dija se cfare do beja kur ti te shenoje...

Kur pashe topin qe hyri ne rrjete, di vetem qe kam bertitur me te madhe...nje e bertitur cliruese, gjysem duke qeshur e gjysem duke qare... me kaluan para syve dhjetra e dhjetra gola, gezime e hidherime , trofe e deshtime qe i kemi kaluar bashke...

E kur syte mu mbushen me lot, me erdhi ne mendje ai 14 shkurt i mallkuar... Ato lot qe me rrodhen kur ti dole nga fusha me barrele dhe me pas kur u zyrtarizua demtimi i rende qe do te mbante larg fushave per shume kohe... Shumekush nuk besonte se do te ktheheshe prap... Shumekush te mendonte nje plak te mbaruar... POR JO UNE....

220 dite me mbrapa, ti u riktheve aty ku e ke vendin, ne fushen e blerte... duke bere gjithnje ate qe di te besh me mire... te shenosh dhe te na ngresh peshe zemrat nga gezimi...

MIRE SE U RIKTHEVE PRINCI I MILANOS... JAM KRENAR QE KAM BESUAR GJITHNJE TEK TI... JAM KRENAR QE NUK ME KE ZHGENJYER NE ASNJE MOMENT... DHE JAM KRENAR QE TE SHOH TE JAPESH SHPIRTIN NE FUSHE E TE DERDHESH LOT PER EKIPIN TIM TE ZEMRES... 22
UN DO JEM KETU DUKE TE MBESHTETUR...NE TE MIRE E NE TE KEQ, ASHTU SIC KAM BERE GJITHMONE... YOU ARE MY HERO
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Një super mërzi në shpirt!
Tinëzare ...
Vjen e maskuar si një domosdoshmëri për t'u mbrojtur nga presioni i botës.
E egër ...
Posa lëshon rrënjë si grerëz furishëm hidhet në sulm.
Flasim ...
Dëshirojmë ta ndajmë barrën me dikë tjetër.
E tëra që e marrim është një: "Mendo pozitivisht!"
Dhe kjo ta fyen inteligjencën.
Nuk është se njerëzit nuk janë të aftë të mendojnë pozitivisht.
Askush nuk dëshiron që tërë kohën të mendoj keq.
Por njeriut i duhet diçka më shumë.
I duhet një mbështetje.
Një lloz, ku do ta përqendronte tërë arsenalin e mendimeve pozitive.
Sepse më pas të tjerat i bën vetë!
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ajo që kam brenda meje nuk është pikërisht ajo që ti sheh nga jashtë dhe ndoshta as ajo që imagjinon. Atë çka kam brenda meje e mbaj veç, e mbuloj, madje ndonjëherë ia fsheh vetes time ose e rrotulloj nëpër duar dhe pyes veten se çdo të bëj me të.
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

Ndonjehere jeta eshte e mbushur plot çaste te bukura.
Te shpejta dhe te mrekullueshme.
Ndoshta jetohet vetem per to.....per keto pak çaste.
Pjesa tjeter e kohes na sherben per t'u ndjere te kenaqur qe i kemi jetuar
 
Titulli: Zhgarravina .. dedikuar vetes!!

...Numeroi ditet....

Mbremje vone pas nje dite te ngarkuar me pune shikoj kthehem ne shpi me shume gjera ne mendje ,syte jan te enjetur nga pagjumesia ,kam ndejt me teper se 6 ore para nje lokali duke prite te dal ai dikushi qe ti tregoja se jam gjalle se kur kam qen femije me kan thene se kam 9 shpirta si macorr....
Ndihem keq nuk mendoj asgje vetem numeroj ditet edhe shof se temperamenti im po shkaterron diqka ,o zot sa shume dua te kaloj me shpejt ky shtator.....Te vij dhjetori ku qdo gje do te perfundoj ose do iki ne nje vend ku do i shoh njerezit nga larte ose do jem i humbur diku ne rruget e ndonje shteti tjeter.,...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top