Nëse mendoni se fotoja e shqiptares Rita Ora në kopertinën e revistës “Lui” ishte tepër e ekzagjeruar, nuk keni parë gjë akoma. Kjo pasi, këngëtarja 25-vjeçare ka realizuar një set të plotë fotografish ku shfaqet tërësisht nudo teksa luan në piano.
Në një tjetër fotografi ajo shfaqet e veshur vetëm me një rrip të hollë në pjesën e të pasmeve, teksa tregon format e saj. Gjithashtu mund të shihni foton e kopertinës më pak të censuruar.
Ka qenë vetë fotografi Terry Richardson, i cili ka realizuar setin e “nxehtë” të yllit të popit, dhe ka publikuar disa foto të tjera në llogarinë e tij në Instagram.
shekulli