Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature currently requires accessing the site using the built-in Safari browser.
Ehh mo Dr Flori mirë që je shitur tek Sala, se deri dje bërtisje dhe lëpije menderen e Edit, por ke filluar kopjon dhe kenget e huaja i ben si hite ..
Turp për ty dhe ata që merren me ty..
Kënga sa e dëgjova, melodia, ritmi.. direkt më erdhi në mendje kënga e Calogeros me Passi ..
[video=youtube;O-akbw8VF-0]http://www.youtube.com/watch?v=O-akbw8VF-0[/video]
Besoj se nuk e keni ndryshuar mendimin ju Salistat dhe kur kendonte me Ramen Dr.Flori...
Na jepni ndonje emer qe nuk i ka fut duret ne parate e taksapaguesve Shqiptar duke ju servilosur Edit(kur ishte ne Bashki),Saliut,keto pseudo-artiste qe i futen politikes dhe duan te perfaqsojn popullin ne Parlament pas 23 Qershorit.
Ku e more ate se eshte shitur LOve kur ai mbreme deklaroi se do kendonte edhe ne koncertet e PS po te ftohej po me kusht qe te mos kushtezohej qfare te ndikonte,nuk besoj nje person si DR Flori te shitej aq lehte duke ditur se ishte pikerisht kenga TIRANA ajo qe e afirmoi EDI RAMEN po ai eshte revoltuar me mareveshjen me LSI.
Te jemi fer shefica e forumit te gjithe antaret e PS skan lene te gjithe asgje pa thene per Ilir Meten e tane duartrokasin per te ,ste duket paksa paradoksale sipas nje logjike EDI RAMA shkeli parimet e veta per karrigen e kryeministrit.
Florit jepi pak drogë dhe je ok o xhebro .. Kush merret më me drogaxhinjtë si Flori aman të keqen..
Per mendimin tim dr flori ka qen nder me te miret si ne atekohe si tani nuk dyshoj ne aftesite e tija....
BOMBASTICK qfare nenkupton me ate marreveshje kur RAMA beri thirrje te dalin ne demostrat kunder metes ? tani bene aleanca me te eshte tradheti e elektoratit te ti kjo a jo ama pergjigju sinqerisht...
Pse flet ashtu per nje artist te ishte kenga ne favor te RAMES ti sdo i thoje drogagji,,,,Po te them diqka jeta e tij personale nuk perzihet me art se ashtu edhe Curt Cobain i bie te jete nje askushi sipas tij .
Xhebrail me lejo te them qe nuk jam as me Edvin,as me Sali as me Kreshnik! Ndihem i pa perfaqsuar.
Politika esht e pabes dhe politikanet e kan ber te tille! Politika esht mbeshtetesja e popullit ose gjakpiresja e saj (ne rastin e Shqiperise kjo e dyta)
Fjala tradheti nuk mund ta pershkruaj nje monstruozitet ç'njerzor qe kan ber Meta-Rama qe e dim shum mir per çfare dolen me 21 Janar ato 4 deshmor! Dolen per te denoncuar 7% (700.000€) qe u vidhnin ne zyrat e taksapaguesve Shqiptar nga zv.Kryeministri.
Meta ishte benzina qe ju hodh zjarrit me ate video,tensioni per zgjedhjet lokale rritej dhe kjo video u shfrytezua nga Rama,Gramoz Ruçi (dhe shum prapaskeniste tjer pas Rames) per te zhvilluar nje proteste te pa bese! Ku Edi Rama,Fidel Ylli dhe gjith biznesmenet e PS rrinin perballe kryeministrise te Kullat Binjake te Fidel Yllit duke u lutur per nje hyrje te atyre protestuesve brenda kryeministrise per te mar kontrollin.
Saliu nuk ndejti duke e par kete skene dhe me gojen e Lulzim Bashes urdheroi t'u qellonte turma per te tremb kete turme te provokuar.
Politikanet Shqiptar jan te pabese dhe tradhtar te Kombit Shqiptar!
Mos e krahaso kurrë një këngëtar që mundohet të bëjë famë me politikën .. me një legjendë si Kobain shttt se turp kush e lexon mos e bëj më ..
Dhe për Edin të këndonte ky është një këngëtar, që i ka humbur vlerat vetes me kohën .. se ka qënë shumë ndryshe në fillimet e tij por... që kur u nda nga grupi mori fund ..
Mund te pyes diqka te videoja shihet se edi therret te dalin ne demonstrat edhe dr flori thote se ka dal ne demostrat se eshte ftuar nga edi ,une ska drejt vote neshqiperi vetem me interesojne realitetet askund ne bote nuk kerkohet as nuk lejohet te neperkemben institucionet ne momentin qe tenton te futesh ne kryeministri eshteperpjekje per grusht shteti askund ne bote slejohet qe populli civil te shkaterroj pronen publike tesulmoj garden per te marrre qeverin me force.
Ishin 700 000 mij euro jo 700 000 milion euro .
Kur opozita kishte fakte pse nuki drejtohej gjykates po benin aso thirrje se une skuqem kur kujtoj 97 edhe 21 janarin po ta them troq kjo o lufta per karrika po sipas ligjeve te kosoves po flas kush tenton te futet ne zyrat e qeveris e han plumbin e pastaj kush eshte fajtori per qka ndodhi ai send gjykohet...Po nese sulmon qeverin edhe nese sulmon kurqeveria eshte gabim ti je fajtor edhe per mendimin tim garda ska pas zgjithje tjeter ....
Kur u bo ne byca e dr florit aman.
E kisha dëgjuar këngën kur doli dhe sinqerisht si realizim ishte i mirë,nuk e di në kishte ndopak plagjaturë sepse tingujt ishin shumë të ëmbël dhe familjarë.Klipi dmth me fëmijë dhe me njerëzit e tjerë që këndojnë është pak a shumë kopje e këngës ''Nënat Shqiptare'' Vagabondi,Korini,Jorgaqi.Gjithsesi si këngë shumë e mirë.Ajo që nuk më pëlqen është prirja politike dhe në kuadër fushatash të këngës.Nëse do të kishte dalë më vonë apo më herët kish për të qënë e mirë.Me daljen sot, tregon që edhe artistët si gjithkush këtu, janë shumë të varur politikisht për fat të keq.
Dr.Flori këngë kundër paktit Rama-Meta : Pazar me idealin, pse u zhgënjeva nga kreu i PS
Ka qenë pjesëmarrës në disa festivale shqiptare dhe ndër vite ka realizuar dhjetëra këngë, por asnjëra prej tyre nuk është komentuar aq shumë sa lançimi i fundit i tij, “Zemërthyer”.
Kjo është kënga më e re e Dr.Florit (Florian Kondi), e cila brenda 24 orësh ka pasur një “boom” të madh klikimesh dhe opinionesh në internet. Pavarësisht profesionalizmit, mbase kënga nuk do të kishte bërë aq bujë, sikur ajo të mos kritikonte aleancat e reja të kreut të PS-së, Edi Rama, me të cilin Dr.Flori pati bashkëpunim prej një dekade. Madje, ai dhe dy djemtë e tjerë të grupit “West Side Family” kanë kënduar “himnet” e fushatave të Ramës si kryebashkiak në vitin 2003 dhe si kryesocialist për garën parlamentare të vitit 2009. Viti 2013 e gjen krejt ndryshe Dr. Florin…
“Kjo është një këngë që është krijuar nga çdo gjë që ka ndodhur këto vite. Zhgënjimi është kudo në këtë projekt. Zemërthyer, nga pazari që u bë me idealin. Zhgënjim për ne idealistët, që dolëm në shesh në protestën e 21 janarit 2011”, thotë Dr.Flori, që ka qenë atëherë pjesëmarrës i kësaj proteste, teksa flet për gazetën “Panorama”. Ashtu siç vihet re edhe në videoklipin e këngës, ai shfaqet kundër paktit Rama-Meta në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Megjithatë, Dr. Flori duket se zhgënjimin e ka me kreun e PS-së dhe jo me atë të LSI-së. “Nuk kam asgjë me Ilir Metën. Përkundrazi, e vlerësoj si politikan”, thekson ai, ndërsa le të hapur shtegun e rrugëtimit politik djathtas si artist…
Nga këngët për fushatat elektorale pro Edi Ramës, prej 24 orësh në një tjetër këngë, por kësaj here kundër, me “Zemërthyer”. اfarë ju shtyu të dilni në oponencë me Ramën ?
Ndjesia. Mendoj se kënga flet më shumë se fjalët. Ashtu siç kanë folur dhe këngët e tjera.
“Zemërthyer” është kënga me muzikë të Ermal Mamaqit, por tekstin e keni bërë vetë. A mund ta cilësojmë si këngë autobiografike ?
Kjo është një këngë që është krijuar nga çdo gjë që ka ndodhur këto vite. Zhgënjimi është kudo në këtë projekt.
Konkretisht, për çfarë ju “është thyer” zemra me Edi Ramën ?
Pazari që u bë me idealin. Zhgënjimi për ne idealistët që dolëm në shesh në protestën e 21 janarit 2011.
Sa miq keni qenë dhe kur ka nisur distancimi juaj nga Rama ?
Miq nuk kemi qenë asnjëherë, pasi me miqtë unë komunikoj. Ndërsa me Ramën 99% e komunikimit ka qenë vetëm për këngët e fushatave.
Cili është komunikimi i fundit që keni pasur me Ramën ?
Nuk e mbaj mend…
Pas lançimit të këngës, a keni pasur ndonjë reagim nga ana e Ramës ?
Nuk besoj që ka vend për reagime. Nuk bëra asnjë montazh dhe nuk thashë asnjë gënjeshtër. اdo gjë është ajo që ka ndodhur me të vërtetë. “Dikush më tha rri urtë, thashë më mirë mos flas…”. është një nga vargjet e këngës.
A ju ka paralajmëruar vërtet ndokush që të mos flisnit kundër Ramës ?
ثshtë shumë e zakonshme që të të thonë rri urtë, ç’të duhet ty. Por ja që duhet ndonjëherë të tregosh guximin që disa njerëz nuk e kanë.
Në një tjetër varg, këndoni: “Tradhtar në sy të njerëzve, tradhtar përpara Zotit…”. Cilat janë veprimet që sipas jush e bëjnë Edi Ramën “tradhtar” ?
Njerëzit që dolën në demonstratë, e dinë shumë mirë se kundër kujt dolën dhe ajo që morën, ishte një bashkim me atë për të cilën dolën për të kundërshtuar.
A do bënit këngë për Berishën ?
Me Berishën nuk kam pasur as raporte personale dhe as politike, kështu që nuk besoj se do të bëja një këngë për të.
Në videoklipin e këngës shfaqen shpesh skena nga protesta e 21 janarit 2011. A keni qenë pjesëmarrës i saj ?
Sigurisht. Madje jam i dokumentuar, pasi më ka kapur dhe kamera.
Siç duket qartë nga videoklipi, por siç nënkuptohet edhe nga kënga, ju dukeni i zhgënjyer dhe kundër paktit Rama-Meta. Pse ?
Nuk kam asgjë me Ilir Metën. Përkundrazi, e vlerësoj si politikan. Sidoqoftë,…
Panorama
Dhe, i pyetur drejtpërdrejt, “Sa ju ka paguar Berisha?”, Dr Flori gjegjet: “Vota dhe rroga nuk tregohen…”
lol lol
Ne përdorim cookiese cila eshte thelbësore për ta bërë këtë faqe të funksionojë dhe ruaj sigurinë tua ne kete faqe, Cookies është opsionale.