"Sy me sy"
Kalimthi tek ti m' shkuan sytë
Diçka seç më mbyti, kalimthi.
E ngela ashtu, si " i dytë''
Mes njerz've që vinin e iknin.
Ti ecje e unë të vështroja
Në rrugën e drejtë n' atë park.
Diçka të pengoi edhe gjoja
Vështrimin e hodhe, përqark…
Si era u nisa, të kapa.
E gjuha m'u lidh n'ata sy.
Vazhdova me ty disa hapa
"E humba në hapa me ty".
U ndale, u ndala, qetësi.
Mes zhurmës që vinte përqark.
Të shihja, më shije dhe ti
Mes lulesh shumëngjyrëshe në park.
Më iku dhe zëri mes ngjyrash
Dhe zemra më shkoi tek ti.
Ambjenti mes qindra fytyrash
Aspak s'i pengoi sytë e mi.
Të etur veç ty të vështronin,
Por fjalët mungonin për dreq.
I ndjeja, që do të lotonin
E s'munda që s'munda ti heq!
Ashtu n' emocione i mbytur
Dhe ndjenjat rreshtuar në rresht.
Diçka belbëzova, papritur
E ti më kërkove të hesht.
Më the të hesht! Unë nuk fola
Heshta, duke parë nga ty.
Sa të kota duken fjalët.
Në bisedat "sy me sy"
E huazuar
