Poezi te ndryshme

Ohh i mjeri un çme gjeti,
Nga stomaku perpjet mhipi sikleti.
Cdesha une qe ja nisa ksaj valle,
Anavie moj sorkalle.
Nga dhent mduket me ndave.🤣🤣🤣
Mos e quaj veten te mjere
Kte lloj vallje jo cdo kush mund ta ndjeke
Rendesi ka mos te ndaj nga delet
Po sdukesh nga ata qe te hipen sikleti
Me knaq kur te lexoj ti shprehesh kto
Besimin e kam humb
se mund tme tashurojne akoma
Mkupton a jo 😝🤣🤣
Lart e poshte e poshte e lart
Derdhim ne gjith kte art :p😜😝
 
Mos e quaj veten te mjere
Kte lloj vallje jo cdo kush mund ta ndjeke
Rendesi ka mos te ndaj nga delet
Po sdukesh nga ata qe te hipen sikleti
Me knaq kur te lexoj ti shprehesh kto
Besimin e kam humb
se mund tme tashurojne akoma
Mkupton a jo 😝🤣🤣
Lart e poshte e poshte e lart
Derdhim ne gjith kte art :p😜😝
Qeni qepe te haje pra,
Se si dathnija jon nuk ka.
Furumi ra nqetsi
Sikur i bem magji,
Mos u bej merak
Se ke akoma dathni nstomak.
Me grep dathnin do ta qis,
Qe ta bej supe me oriz.🤣🤣🤣
 
Qeni qepe te haje pra,
Se si dathnija jon nuk ka.
Furumi ra nqetsi
Sikur i bem magji,
Mos u bej merak
Se ke akoma dathni nstomak.
Me grep dathnin do ta qis,
Qe ta bej supe me oriz.🤣🤣🤣
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

🤗🤗🤗🥰🥰
 
Ka njerěz tě gjallë qě i ndjejmĕ tě vdekur

Ka edhe tě vdekur qě gjallë mbesin gjithmoně.

Pěr kěta tě parět, zemrën e bĕjmě hekur

Kurse ata tě dytět, janĕ vetě zemra jonĕ.

Ble Y...
 
Te shkami i kavajes
t'djelen kam shku ne plazh
kur te bregu i detit
turinin ta pash

Me trupin si njal
ma hoqe trunin fare
O zot na i hudh syt
o zocka lozonjare

Me ca rrobe banje
si drane kopliku
po u rrotullojshe
qe t'shifte publiku

Per i xhiro te bregu
te ftova per pak kohe
por ti refuzove
gjasme se nuk do

Po un e di
se ti per mu vdes
dhe un s'te ndahem
o ylli lalit t'vet

Ajo plaka jote
me inat me pa
kujdes mi dreq kujdes
se gocen nuk ta ha

Per drek i fute
domate me qep
dhe tasin e llalltes
e rrujte komplet

Per t'hy ne muhabet
te kerkova nje kaptin qep
po ti s'me dhe gja
se nje gjysem kishe vet

dallget bejne shkum
dielli rrezaton
po ti o yll bote
plazhin po terbon

O zot falemnderit
qe yllin tim kam pa
qe ja hongsha buzen
e tgjitha ca ka

Per ne cunat e rinj
o zot bej bismilah
se si rrushi lalit
ne kete dynja s'ka😁
 
754E81C7-5666-47E0-8753-3C5779B97C4F.jpeg

Så tag mit hjerte​

1. Så tag mit hjerte i dine hænder,
men tag det varsomt og tag det blidt,
det røde hjerte, ah, nu er det dit.
2. Det slår så roligt, det slår så dæmpet,
for det har elsket, og det har lidt,
nu er det stille, ah, nu er det dit.
3. Og det kan såres, og det kan segne,
og det kan glemme og glemme tit,
men glemmer aldrig, ah, at det er dit.
4. Det var så stærkt og så stolt, mit hjerte,
det sov og drømte i lyst og leg, leg,
nu kan det knuses, ah, men kun af dig.

T. D.
 
"Sy me sy"


Kalimthi tek ti m' shkuan sytë
Diçka seç më mbyti, kalimthi.
E ngela ashtu, si " i dytë''
Mes njerz've që vinin e iknin.

Ti ecje e unë të vështroja
Në rrugën e drejtë n' atë park.
Diçka të pengoi edhe gjoja
Vështrimin e hodhe, përqark…

Si era u nisa, të kapa.
E gjuha m'u lidh n'ata sy.
Vazhdova me ty disa hapa
"E humba në hapa me ty".

U ndale, u ndala, qetësi.
Mes zhurmës që vinte përqark.
Të shihja, më shije dhe ti
Mes lulesh shumëngjyrëshe në park.

Më iku dhe zëri mes ngjyrash
Dhe zemra më shkoi tek ti.
Ambjenti mes qindra fytyrash
Aspak s'i pengoi sytë e mi.

Të etur veç ty të vështronin,
Por fjalët mungonin për dreq.
I ndjeja, që do të lotonin
E s'munda që s'munda ti heq!

Ashtu n' emocione i mbytur
Dhe ndjenjat rreshtuar në rresht.
Diçka belbëzova, papritur
E ti më kërkove të hesht.

Më the të hesht! Unë nuk fola
Heshta, duke parë nga ty.
Sa të kota duken fjalët.
Në bisedat "sy me sy"

E huazuar

45EEA4C6-5687-41DE-92B4-351340A15A87.jpeg
 
Unë, ti dhe distanca…


Kthehu të lutem nga udha e largët
Eja me erën që sonte bën zhurmë.
Kjo mbrëmje e heshtur, e plogësht e vakët
Kujtime të tuat më pruri në turmë.

Të lutem, mos luaj me kohën që ikën
Sepse dashuria në dhimbje zë rrënjë
Në do të më heqësh nga sytë edhe dritën
Qëndro e larguar pa dhënë asnjë shenjë.

Lëshoji ti fjalët ashtu, për së largu
Më thuaj ''të dua'' , qoftë dhe gënjeshtër.
Për mua nuk bëre asgjë, më së paku
Nuk di përse dreqin, të ndjej gjer në eshtër!

Të lutem mos rri kaq kohë e larguar
Eja ti ëmbël, tek unë që të pres
Nuk ''vdiqa'' se ndoshta nuk ishte e shkruar
Veç ti mund të ''shkruash'', kur unë do të vdes!

@Bledi Ylli / Shenime shiu

2F55FDA0-F491-463C-A4CA-FC97AB2677DB.jpeg
 
Gjithmonë diçka mungon

Njerëz me fytyra të zbehta shtrëngojnë paqartësinë.
Ata kërkojnë diçka, sepse gjithmonë diçka u mungon.

Pas këtij shiu të zymtë si pikëllimi, ka mundësi që nesër dielli kthen shikimin,
Dhe ne vazhdojmë mosmarrëveshjet tona. Kërkimet tona.

E sheh: dielli sërish thyhet nëpër kodra dhe lind diku tjetër si një rrëfim i ri shprese.
Megjithatë ti heshtur si paqja qiellore kërkon rrugëve të botës:
Itakën apo Penelopën e shtrirë me dëshira të paqarta,
Kujtime të trishta e net pa gjumë. Një tokë të premtuar
Ku do ta vendosësh kokën tënde e dhimbjet e tua.

Çka gjen!
Rrugë të mjegullta,
Tokën e Premtuar mbushur me gjarpërinj.
Ku s’ka tambël, mjaltë e as vend për këmbën tënde.

Gjen shtëpinë e pagjumësisë ku shoshiten ëndrrat,
Ku hahen ëndrrat dhe shpjegohet lumturia.

Ti gjithmonë kërkon diçka,
Dhe harron se gjithmonë diçka të mungon;
Të mungon rruga drejt cakut apo Itaka ku do të kthehesh.
Atje ku pret e trishtuar një grua
Dhe një qen që fle i trazuar pranë këmbëve të saj.

Ti gjithmonë pret diçka,
Dhe harron se gjithmonë diçka të mungon:
Shtëpia e ëndrrave dhe treguesit e lumturisë.

Ti kërkon rrugën drejt cakut,
E të duket vetja leckaman i gjuajtur me gurë.
Sepse ti gjithmonë kërkon diçka ndryshe,
Për shembull: një njeri pa syza të urrejtjes.

Dhe çka gjen!
Një rrugë dhe një kryq.
Ta japin kryqin e gozhdat t’i dorëzojnë,
E me to duan të mbysin miq e armiq.
Sepse ti gjithmonë kërkon diçka
Dhe harron se gjithmonë diçka mungon.

Ndue Ukaj
 
“Edhe nëntëdhjetë e nëntë herë po të biem,
ne duhet të ngrihemi përsëri!”
Dhe u sulën mbi Feniksin e urtë
tufanët, korbat, uria
E rrahën, e kapën, e molisën
dhe mortja përmbi i qëndroi,
po ai prapë fluturoi.
Dhe i ranë Feniksit të gjorë
me gurë, me plumb, me zjarr
dhe qafën ia vunë në litar.
As “of ”, as “lele”, as “lot”;
Të vërtetën nuk e vritnin dot!
Dhe e ndollën Feniksin zemërbardhë
me bukë, me gjellë “perëndie”,
S’i preku, s’i erdhën për shije,
i flaku të gjitha, për besë,
veç kores së njomur me djersë.
Dhe e shpunë Feniksin martir
në zjarr. – Të digjet – thanë. – Të humbasë!
Po hiri i tij e përvëloi
Dhe vazhdën e ndritur la pas.
Feniksi përsëri fluturoi.

A.V.

83E4C0D3-9D64-4AAA-9E8E-B2FD6FD539F1.jpeg
 
Në mes të urrejtjes zbulova se brenda meje ishte një dashuri e pamposhtur.
Në mes të lotëve zbulova se brenda meje ishte një buzëqeshje e pamposhtur.
Në mes të kaosit zbulova se brenda meje qëndron një qetësi e pamposhtur.
Përmes gjithë këtyre kuptova se…
Në mes të dimrit, brenda meje qëndron një verë e pamposhtur.
Dhe kjo më bën të lumtur, sepse pavarësisht se sa fuqishëm bota shtyn kundër meje, brenda meje ekziston diçka më e fortë – diçka më e mirë, që e shtyn mbrapa.

Albert Kamy
 
Edhe pse
asgjë s' më hyn më në sy
dhe e çoj dëm pjesën më të madhe të kohës
jashtë shtëpisë,
edhe pse
prej ditësh
nuk ua ndërroj ujin luleve
dhe se librat e mi,
gotat
e sheqerkat
ndihen të kënaqura
me pluhurosjen,
përkundër gjithë kësaj,
gjej kohën
të ushqej ujqërit
e mungesës sate
para gjumit.

✍️Husein Bin Hamza
Ujdisi shqip Rielna Paja
 
Dy syve te bukur

Diçka krejt të veçantë ju keni në vështrim;
siç pasqyrohet hëna pafund gjolit ndër netë,
bebëza, ku një grimcëz e artë ju ndrin plot jetë,
përskaj syve të ëmbël shket si një perëndim.

Duket sikur prej perlës kanë marrë vezullim;
E prapë janë më të kthjellët sesa dhe perla vetë,
qerpikët që ju rrahin, me flatrëzën e shqetë,
s'e fshehin veç përgjysmë gjithë atë rrezellim.

N'atë pasqyrë flakësh, të mbl;edhura prëej kohësh,
gjithë dashuritë mahniten, vetveten tek sodisin,
ndërsa pishtarë ëndjesh pas pak do të shëndrisin.

Aq tejdukshëm janë sa shpirtin mund ta shohësh
mu si një lule e bukur me kupëz të përkryer,
kur përmes një kristali e kemi shëmbëllyer.

Paul Fort529BBB0A-653D-4DC0-A2D2-585B0603177F.jpeg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top