Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

@MonaLisa , dhe kolege @Freya ... dy postimet tuaja, sipër këtij postimi edhe më shumë më shtuan këtë që e kem thënë kaq herë, si në postimin tim të cilin po e citoj.

Hiqeni pra dyshimin për gjithë cfarë kam thënë: unë nuk bëj komplimete, sepse fjala kompliment do të thotë: t'ia bësh qejfin dikujt! ( dhe kjo quhet lajkë ose dyfytyrësi )

Ju uroj një ditë të mrekullueshme e në vazhdim fundjavë me njerëzit që doni më së shumti!

Demkë xhani!
Unë jam duke shkruar librin tim 🤗 në të ardhme kur ta botoj do të të dhuroj 1 kopje 🤗

Unë shkruaj pa chatGPT @Gi de Masha koleg i dashtun😜
Mua më shkruan shpirti 😋
 
Mua më shkruan shpirti 😋
e kam hetuar këtë ... por ti ke edhe një të mirë tjetër, të cilën gjithashtu e kam hetuar...
ti ke shpirt lirik ( kështu e quaj unë ), njerëzit që kanë shpirt lirik, rrezatojnë dashuri, respekt e njerëzillëk e pozitivitet dhe u ka hije kur shkruajnë për të bukurën, për dashurinë dhe për cdo gjë të mirë.

PS.Me tertip ia pata thënë një herë njëres "atje": Mos u merr me lirikë, se ti ke shpirt katran, ke inat derri dhe je hakamrrëse barabare, me inteligjencë neandertalo krapinase... Po "atje" , ajo që e quan veten elitë, fatkeqësisht të gjithë të tillë janë... prandaj ka shumë probleme dhe padretësi

Të tillët nuk duhet të merren me lirikë!
Unë jam duke shkruar librin tim 🤗 në të ardhme kur ta botoj do të të dhuroj 1 kopje 🤗
Të faleminderit ... do të ta di shumë për nder, por, në këtë rast kam një propozim konkret: edhe unë dua të bëj dicka për ty, si kolege dhe si mike e mirë që je. Unë ka nja 12-13 libra të miqve në të cilat jam redaktor gjuhësor ( dmth lektor ) ... me gjithë dëshirë e dashamirësi do ta bëja këtë punë edhe për ty, pa asnjë kompensim ( si gati gjithë librat tjerë që i kam bërë )

Urime! Uroj që libri te dalë sa më shpejt!
 
Redaktimi i fundit:

Të falenderoj shumë për çdo fjalë 🤗
Unë jam shumë origjinale dhe përpiqem të jem vajzë e thjeshtë dhe me këmbë në tokë 😊
Nuk jam perfekte dhe as shenjtore ...ndryshe nga disa as e mbaj veten për të tillë.Unë jam një shpirt i lirë që ka shumë dashuri përbrenda dhe do të pushtoj gjithë botën me atë ndjenjë pavarsisht sa e rimarr pas 😊.

Shumë përpiqen të më hedhin baltë por floriri mbetet prap flori tha ai poeti im i preferuar 🥰

Hugs dhe lëri "njerëzit shpirt ngushtë e të vegjël në botën e tyre të vogël" nuk ka vend për të gjithë atje ,sepse është botë selektive interesi ajo 🤗
 
U bë shumë kohë që nuk flasim.
Më mungon… jo vetëm zëri yt, por mënyra si e thyeje heshtjen. Më mungon mënyra si më flisje pa më parë vërtet, por gjithsesi më kuptoje. Si ndodhi që u fute kaq papritur në jetën time dhe dole po aq lehtë, sikur të mos kishe qenë kurrë? Sikur gjithçka të kishte qenë një ëndërr — e bukur, e shkurtër dhe tepër e largët tani.
Nuk jam e sigurt nëse ndihesh njësoj. Në fakt, e dyshoj.
Ndoshta për ty isha thjesht një ndalesë, një faqe që u kthye dhe nuk u rilexua kurrë më. Por unë… unë mbeta e ngecur aty. Në atë faqe ku gjithçka nisi.
1743955474649.webp
Mbrëmjeve, kur çdo gjë hesht, dal në dritare. Qielli më shikon i qetë, i pafajshëm. Dhe unë rri aty, duke kërkuar diçka që nuk ka më formë — ndoshta zërin tënd,qeshjen tënde...
Aty më kujtohen fjalët e tua kur më the : "Unë jam ende gjallë nuk ke pse sheh qiellin ."
E si për çudi, buzëqeshem.
Sikur ka ende diçka që s’është shuar plotësisht. Ndoshta një ndjenjë që endet mes nesh, një fije që nuk e pret dot koha.
E di që jam e çuditshme. E komplikuar. E trazuar. Shpesh nuk di as vetë çfarë ndjej. Por mbi të gjitha… jam e përhumbur.
E mbërthyer mes asaj që ishte dhe asaj që s’po ndodh më. Nuk e di si ta mbyll këtë kapitull kur zemra ime ende shkruan faqe për ty.
Ti ishe si një stuhi që më trazoi gjithçka brenda — dhe më pas u largove, duke lënë pas një heshtje që nuk di ta përballoj.
Ka netë që dua të të harroj, por ka më shumë netë kur dua të të kujtoj edhe më shumë.
Ndoshta ky është mallkimi i ndjenjave të papërmbushura që mbesin përgjithmonë në ajër, në hapësira që askush nuk i sheh, por dikush i ndien.
Unë i ndiej. Çdo ditë. Çdo natë. Çdoherë që nuk je.
Dhe ndonjëherë pyes veten… A do të të mungoj ndonjëherë edhe unë kështu,ose a të mungoj aktualisht?
Sido të jen përgjigjet nuk dua ti di,jo më,jo tani ...
 
1744058267090.webp

Nën qiellin me yje kur nata më flet,
Çdo yll është një fjalë që zemra e pret.
Në heshtje të thellë, pa zhurmë, pa zë,
Më fton universi të flas me të.

Si flakë të vogla në detin pafund,
Ata më tregojnë ishullin "Kurkund"
Një rrugë ku mendimi bëhet i lehtë,
Dhe shpirti fluturon si flutur qetë-qetë.

Çdo yll ka një emër, një plagë, një kujtim,
Një ëndërr të fikur, një psherëtim’,
Dhe unë i shikoj me sytë lotuar,
Me shpirtin e heshtur por brenda përvëluar

Me sy të ndritur që shkëlqimi më flet
Më shikojnë yjet me dritën e vet,
E ndjej se më njohin më mirë se unë,
Se mbajnë në heshtje dhimbje pafund

Dhe pse në dritën e yjeve shpirti mu tret,
Si fjalët në heshtje që s’u than kurrë,
Nata befas ma lë një dritë të fshehtë
Një paqe të pastër që rrëzon çdo mur
 
E kam dashur dikë. Me gjithë zemër. Me gjithë shpirt.
Dhe për mua, kjo ka qenë mjaftueshëm për ti mbushur boshllëqet e mija plot edhe pse jo për një kohë të gjatë .Për mua mjaftonte sepse kisha harruar të isha e lumtur edhe pse ajo në thelb ishte veç një copëz lumturie.
Ishte një dashuri jo e zakonshme.
Ishte një univers brenda një zemre. Ishte një stinë që nuk ikte kurrë.Nuk do ik...

Nga çfarëdo që të jenë bërë shpirtrat tanë…
i imi dhe i yti janë të njëjtë, do thoshte Bronte.
E ndiej këtë kur hesht. Kur mbyll sytë. Kur bota më kthehet kundër, dhe prapë, një pjesë e imja të thërret ty.
Si një jehonë që nuk shuhet kurrë.
1744922443304.webp
Mund të dyshosh në gjithçka.
Dysho se yjet janë zjarr. Dysho për diellin,hënën,qiellin. Dysho të vërtetën për një gënjeshtër.
Por kurrë ... kurrë mos dysho në dashurinë që kam ndjerë për ty
Ajo është gjëja më e vërtetë që kam njohur ndonjëherë.Ama më dhemb ,më dhembi kur mësova që do më bëheshe veç një mësim dhe të të hidhja në faqet e librit tim .E pashpresë dhe e harruar,sikur të kishte qen veç 1 ëndërr e imja e gjitha sepse tek ty nuk paskam ekzistuar..
 
Shiko fotografinë 2229131

je e hatashme @Bebw
me endje lexoj shkrimet tua.

e kam thënë edhe më herët: në këtë forum ka krijues të mirë.
 
Luoghi che porterò dentro in un battito di cuore,
in una lacrima dolce scesa lungo la guancia fino a toccare le labbra,
assaporando quel dolce ricordo,
quello sguardo profondo come sempre stato dai tempi del amore innocente.
Quel brivido ricordo rimane intatto,
dolce puro e vero,
come solo tra due che si amano oltre gli anni, oltre la vita e oltre il destino.
IMG_0784.webp
 
  • Zemer
Reactions: WxP
Më mungon

Shumë larg,po vazhdojmë rrugët tona
Në çdo hap të hedhur dëgjohen jehona
Flas me heshtjen, me dritën në sy,
Çdo minutë që kaloj ,të mendoj veç ty
Kur më mungon, mjafton veç frymë të marr
I mbyll syt të kujtoj ditën e parë

Se ti je me mua
Në çdo ndjenjë më zotërron
Në çdo natë pa gjumë që veç ëndrra më dhuron
Më mungon,e vështirë ta pranoj
Kam nevoj të të shoh
Fort të t'përqafoj

Dua kohën pas ta kthej ,të të kem si dikur
Krenari e çmendur që mes nesh është ngritur murë
Por ,kur dimri të kaloj vera prapë të vij
Do më ndizen shpresat
Nuk do ket më stuhi...tek ti do vij .

E kjo zemër kaq shumë ty të don
Lutem zotit lart njëjtë a më mendon
Dhe pse ende ,e ndarë në dy
Fillon të më rrah sa herë të mendoj ty

Nëse fati na ndau
Në zemrën time jeton
Pasi qielli qau
Ret po mi largon

Ps: Është këngë ky teksti 🙈
@Soulmind @A2. kam nevoj për syrin kritikë 🥰 ku ka nevoj për rregullim? O @E**A** duku pak se dua të flas me tyy 🙄 1744981716547.webp
 
Më mungon

Shumë larg,po vazhdojmë rrugët tona
Në çdo hap të hedhur dëgjohen jehona
Flas me heshtjen, me dritën në sy,
Çdo minutë që kaloj ,të mendoj veç ty
Kur më mungon, mjafton veç frymë të marr
I mbyll syt të kujtoj ditën e parë

Se ti je me mua
Në çdo ndjenjë më zotërron
Në çdo natë pa gjumë që veç ëndrra më dhuron
Më mungon,e vështirë ta pranoj
Kam nevoj të të shoh
Fort të t'përqafoj

Dua kohën pas ta kthej ,të të kem si dikur
Krenari e çmendur që mes nesh është ngritur murë
Por ,kur dimri të kaloj vera prapë të vij
Do më ndizen shpresat
Nuk do ket më stuhi...tek ti do vij .

E kjo zemër kaq shumë ty të don
Lutem zotit lart njëjtë a më mendon
Dhe pse ende ,e ndarë në dy
Fillon të më rrah sa herë të mendoj ty

Nëse fati na ndau
Në zemrën time jeton
Pasi qielli qau
Ret po mi largon

Ps: Është këngë ky teksti 🙈
@Soulmind @A2. kam nevoj për syrin kritikë 🥰 ku ka nevoj për rregullim? O @E**A** duku pak se dua të flas me tyy 🙄 Shiko fotografinë 2229138
Me kujtove kete:
Në gjuhën turke ekziston një fjalë e mrekullueshme "𝘴𝘦𝘯𝘴𝘪𝘻𝘭𝘪𝘬", të cilën nuk e gjejmë dot te asnjë gjuhë tjetër. 𝘚𝘦𝘯𝘴𝘪𝘻𝘭𝘪𝘬, shpreh mungesën e një personi të caktuar, mungesën e një burri ose të një gruaje. Pra. “Të qenit pa ty".
Jo vetmia, jo të vetmuarit, por thjesht 𝒑𝒂𝒕𝒚𝒔𝒉𝒎𝒆̈𝒓𝒊𝒂. Gjendja në të cilën të mungon një person real. Mbase mund ta përkthejmë pra si patyshmëri, me njëtrajtshmëri zanoresh sipas tingëllimës së SENSÍZLÍK.

𝑵𝒈𝒂 𝑿𝒉𝒆𝒗𝒅𝒆𝒕 𝑫𝒐𝒅𝒂, 𝒂𝒌𝒕𝒐𝒓 𝒊 𝒏𝒋𝒐𝒉𝒖𝒓 𝒔𝒉𝒒𝒊𝒑𝒕𝒂𝒓

Sh e bukur kenga. Pervec disa rregullime nga ana gramatikore, s'kam asnje sugjerim tjeter ❤️
 
Ashtu ma kërkuan përmbajtjen 😂
Pa merak i thash se dramë jam ,do të ta qaj si tekst se do e ndjejë më shumë se ty 😂

Më mungon

Shumë larg… por vazhdojmë rrugët tona,
Në çdo hap të hedhur, dëgjohen jehona.
Flas me heshtjen, me dritën në sy,
Çdo minutë që kalon, të mendoj veç ty.
Kur më mungon, mjafton veç frymë të marr,
I mbyll sytë, të kujtoj ditën e parë.

Se ti je me mua,
Në çdo ndjenjë më zotëron,
Në çdo natë pa gjumë, që veç ëndrra më dhuron.
Më mungon , e vështirë ta pranoj
Kam nevojë të të shoh,
Fort të të përqafoj.

Do doja kohën pas ta kthej, të të kem si dikur,
Krenaria e çmendur mes nesh ngriti mur.
Por kur dimri të kalojë, vera prapë të vijë,
Do më ndizen shpresat,
Nuk do ketë më stuhi… tek ti do vij.

E kjo zemër kaq shumë ty të don,
Lutem Zotit lart: njësoj a më mendon?
Dhe pse ende e ndarë në dy,
Fillon të më rrah sa herë të mendoj ty.

Nëse fati na ndau,
Në zemrën time ti jeton.
Pasi qielli qau,
Retë po m’i largon

Ja e përpunova kështu për të fundit herë
 
Ja te shohim cfare komplimentrsh do bej A2 😋🤣
 
Luoghi che porterò dentro in un battito di cuore,
in una lacrima dolce scesa lungo la guancia fino a toccare le labbra,
assaporando quel dolce ricordo,
quello sguardo profondo come sempre stato dai tempi del amore innocente.
Quel brivido ricordo rimane intatto,
dolce puro e vero,
come solo tra due che si amano oltre gli anni, oltre la vita e oltre il destino.
Shiko fotografinë 2229135
Eeeeeeeee icik Isha me djerse mbone edhe ti 😂
 
Ja te shohim cfare komplimentrsh do bej A2 😋🤣
Ja të shohim 😂 ,i bëj shkrimeve redaktime të herë pas hershme🙄.Më jan lodhur syt se kam shumë ngarkesë .
O Sol si ja bën mos të ndjesh mungesën e gjumit kur të duhet të rrish orë të tëra para pc? Sepse unë se pij dot kafen nga stomaku .Ka ndonjë çaj bimor që të ndihmon?

@A2. Dukuu 😁😁
 
  • Përqafim
Reactions: A2.
Më mungon

Shumë larg,po vazhdojmë rrugët tona
Në çdo hap të hedhur dëgjohen jehona
Flas me heshtjen, me dritën në sy,
Çdo minutë që kaloj ,të mendoj veç ty
Kur më mungon, mjafton veç frymë të marr
I mbyll syt të kujtoj ditën e parë

Se ti je me mua
Në çdo ndjenjë më zotërron
Në çdo natë pa gjumë që veç ëndrra më dhuron
Më mungon,e vështirë ta pranoj
Kam nevoj të të shoh
Fort të t'përqafoj

Dua kohën pas ta kthej ,të të kem si dikur
Krenari e çmendur që mes nesh është ngritur murë
Por ,kur dimri të kaloj vera prapë të vij
Do më ndizen shpresat
Nuk do ket më stuhi...tek ti do vij .

E kjo zemër kaq shumë ty të don
Lutem zotit lart njëjtë a më mendon
Dhe pse ende ,e ndarë në dy
Fillon të më rrah sa herë të mendoj ty

Nëse fati na ndau
Në zemrën time jeton
Pasi qielli qau
Ret po mi largon

Ps: Është këngë ky teksti 🙈
@Soulmind @A2. kam nevoj për syrin kritikë 🥰 ku ka nevoj për rregullim? O @E**A** duku pak se dua të flas me tyy 🙄 Shiko fotografinë 2229138

Shume bukur 🤗
Mu be mishi pupurra pupurra 😁
Te pershendes me poezine dhe kengen me poshte, xhan 😁🤗

S’rreshta kurrë së menduari për ty,
do doja aq shumë të ta them.

Do doja të shkruaja se më pëlqen të kthehem,
Se më mungon dhe të mendoj.
Po s’të kërkoj.
Madje s’të shkruaj as njatjeta.
Nuk di si je.
Dhe më mungon ta di.

Ke projekte?
Buzëqeshe sot?
Ç’ëndërrove?
Do dalësh?
Ku do t’shkosh?
Ke ëndrra?
A hëngre?.

Do t’më pëlqente të mund të kërkoja.
Po s’kam forcë.
Dhe as ti nuk e ke.
Dhe at’herë rrimë e presim më kot”.

“Dhe mendojmë.
Dhe kujtomë.
Kujtohu se të mendoj, se ti nuk e di, por ty të jetoj çdo ditë, që shkruaj për ty.

Dhe kujtohu se të kërkosh e të mendosh, janë dy gjëra të ndryshme.

Dhe unë të mendoj, po s’të kërkoj / Bukowski

View: https://www.youtube.com/watch?v=xLNit8qlwHw
 
Dua ti them lamtumirë,
por lamtumirë dot s'i them
Është bërë hije në çdo mendim,
zë i pashuar në heshtje dhemb

Kam dashur ta harroj,
por zemra se dinte
E kam dashur aq shumë
As nuk priti që ai t'më linte

Më kujtohet ajo natë
E mbaj mend në çdo detaj.
Fill pas ndarjes natë e gjatë
Dita zbardhi me lotët vaj

Sot i them se mbaroi,
Dhe pse ndjenja nuk njeh mbarime.
Sa më deshe se kuptoj
Pse u fute në jetën time ?!

Ike largë një kohë të gjatë.
Frymë nuk merrja dhe pse jetoja
Pas një kohe erdhe prapë
Kuptova se ende të doja

Duhet të të them lamtumirë…
por lamtumirën dot s'ta jap
po e lë këtë errësirë
Jetën pas me vrap ta kap

Do të mbaj në kujtime, dhe pse jo në jetë,
si një pranverë që s’u kthye njësojë
Nuk do ta harroj kjo zemër e shkretë
Pa të do e mësoj të lulëzoj

Xhan xhan 🤗🤗🤗🤗
 
Më mungon

Shumë larg,po vazhdojmë rrugët tona
Në çdo hap të hedhur dëgjohen jehona
Flas me heshtjen, me dritën në sy,
Çdo minutë që kaloj ,të mendoj veç ty
Kur më mungon, mjafton veç frymë të marr
I mbyll syt të kujtoj ditën e parë

Se ti je me mua
Në çdo ndjenjë më zotërron
Në çdo natë pa gjumë që veç ëndrra më dhuron
Më mungon,e vështirë ta pranoj
Kam nevoj të të shoh
Fort të t'përqafoj

Dua kohën pas ta kthej ,të të kem si dikur
Krenari e çmendur që mes nesh është ngritur murë
Por ,kur dimri të kaloj vera prapë të vij
Do më ndizen shpresat
Nuk do ket më stuhi...tek ti do vij .

E kjo zemër kaq shumë ty të don
Lutem zotit lart njëjtë a më mendon
Dhe pse ende ,e ndarë në dy
Fillon të më rrah sa herë të mendoj ty

Nëse fati na ndau
Në zemrën time jeton
Pasi qielli qau
Ret po mi largon

Ps: Është këngë ky teksti 🙈
@Soulmind @A2. kam nevoj për syrin kritikë 🥰 ku ka nevoj për rregullim? O @E**A** duku pak se dua të flas me tyy 🙄 Shiko fotografinë 2229138
e bukur, veç ta dija kush e ka për kë :p

nuk është që e fiton çmimin nobel për letërsi me këto vargje, po në përgjithësi janë ok-ish, për shijen time... këtë e them për shkak se duke qenë këngë është dashur t'i rregullohen rimat e kjo ka lënë disa mangësi në shprehjen e kuptimeve... ja 2-3 shembuj:

në çdo hap të hedhur dëgjohen jehonat - mund të jem dhe gabim, por në mendjen time nuk ka një lidhje direkte mes jehonës dhe hapave... hapat lidhen më shumë me gjurmë, ndërkohë rënkimi psh mund të lidhet me jehonën...
Pasi qielli qau Ret po mi largon - edhe kjo disi nuk më lidhet
gjithsesi është thjeshtë shije e imja... përveç gabimeve gjuhësore pjesa tjetër ka të bëj me shijen, dhe s'mund të jetë gabim
😁
 
Hahaha "dëgjohen jehona" ,pra kumbimi i ish lumturis së dikurshmee 🙄.
"Pasi qielli qau",pra pasi ra shi ,po ikin retë të dal dielli 😂.Si është ajo shprehja frazeologjike "pas shiut del dielli" 😂

Tani mua përmbajtje dashurie me prerje damarësh skiç më kërkohen 😂😂😂

Ps: e kam unë për ty që ike dhe më le 😝😂
 
  • Haha

Awww 🥹
 
të jehojnë rrahjet e një zemre të ndarë në dysh :plool
Ohoo 🥺 grimca grimca më pikon 🥺

Ah kjo dashuria sa gjë e bukur që është 😁
Të bën bualla për ca kohë ,dhe më pas kupton që të ka ik dhe 1 dërrasë tjetër 😂
Dhe për aq kohë sa do dashurojmë do ngelemi pa dërrasa hiç duke filozofuar 😂😂
 
  • Haha
Reactions: A2.
Jeta vazhdon, koha rrëshqet pa mëshirë,
Dy muaj kaluan, du me ditë a je mirë
Gjërat po ndryshojnë, unë përpiqem të jem njejtë,
Fajin po e mbaj por se meritoj krejt.

Lëri fjalët e botës, që s’e njohin dashurinë,
Shpejt do t'harrojnë, edhe të ta kthejnë shpin'
E thjeshtë do t'ishte t’i jepnim fund heshtjes sonë,
Para se kjo ndjenjë të kthehet në diçka që t'lëndon

A të kujtohem ende, me gjithë plagët që kemi
S’kam shumë për të thënë,bashkë më ne nuk jemi
Shoh veten t'largohem, si një hije në shi,
Nëpër rrugë e zbrazëta,më mungon vetëm ti

Era fryn fort, jeta është stuhi,
unë ndoshta po pres diçka që se di,
Një mrekulli, a një shenjë, që s’jemi të humbur
A ndihesh edhe ti ,si unë e përhumbur
Nuk munda me ta dhuru jetën që ëndërruam
Kohë e gabuar ,jo koha që duam

Largë udhëve të largëta, mes heshtjes dhe dyshimit,
Mes dritës pa dhimbje, errësirën e trishtimit
Ku fjala nuk vret dhe dashnia s'vonon,
Për fatin e keq, kjo plagë sërish po pulson.

@E**A**
@Zak

😁
 
Të dua… por jo ashtu si dashurojnë shumica.
Unë nuk pres, nuk kërkoj, nuk llogaris.
Të dua në heshtje, siç lulëzojnë lulet në errësirë, pa u parë, pa u duartrokitur.
Të dua siç mund të dojë vetëm një shpirt që ka vuajtur më parë ,
dhe ka mësuar se dashuria nuk është gëzim i lehtë, por e shenjtë.
E ndiej shpesh peshën tënde mbi supe, edhe kur nuk je pranë.
Fjalët që s’i the kurrë, vuajtjet që s’m’i tregove, frikërat që i mbajte fshehur.
I kam marrë unë. I mbaj unë. Sepse dashuria ime nuk pyeti “pse”.
Ajo u përkul, u fal, dhe qëndroi.
Më kanë thënë shpesh “Ti meriton më shumë”.
Por ç’është “më shumë”, kur zemra ime të përket ty?
Nuk është çmim që ta vlerësosh dashurinë.
Nuk është treg ku zgjedhë ofertën më të mirë.
Zemra ime nuk bëri asnjë pazar. Ajo të zgjodhi ty. Dhe të zgjedh ende ,çdo ditë.
Të dua edhe kur nuk më sheh.
Të dua edhe kur më largohesh, kur më shtyn, kur më lëndon.
Sepse dashuria nuk është parajsa ime .
1745655559636.webp
Dashuria është vendimi im për të qëndruar… edhe kur dhemb.
Nuk jam këtu për të të ndryshuar.
Jam këtu për të të dashur ashtu siç je , me gjithë plagët, hapat e gabuar, heshtjet që djegin.
Jam këtu për të vuajtur bashkë me ty.
Sepse unë besoj se aty ku ka dhimbje , lind shërimi për të dy.
Ndonjëherë më mjafton veç një kujtim yt, një natë e vetme që nuk harrohet, një ëndërr që jeton më shumë se çdo realitet.
Sepse e dua atë ëndërr… më shumë se gjithçka tjetër që kam përjetuar në jetë.
Dhe e di që s’do të jem kurrë pjesë e jetës tënde ashtu siç kam ëndërruar.
Por do të jem gjithmonë aty ku zemra ime kërkon
një dashuri që nuk kërkon kthim, në heshtje por të flas më shumë se fjalët,
një sakrificë pa emër ...një dashuri në plot kuptimin e saj,në çdo formë të mundshme.
E destinuar të fal,të harroj,të dua ,të më lëndojnë.Por përsëri nuk do heq dorë nga ndjenja më e bukur e ekzistencës "dashuria" .Sa të jetoj do të dashuroj me gjithë qenien time...
 
Shiko fotografinë 2229305

Une per vete qenkam si shumica.
Po te desha duhet me me dasht mbrapsht, madje me shume. Perndryshe te kerkoj llogari. Dhe kur e shoh se nuk marr aq sa jap e largoj fare. Nese jo nga zemra, nga komunikimi. 🤣
 
Hahah o Sol ehh unë jam si Dostojevski 🤣🤣 burim vuajtjesh për dashuri😝 🤣

Unë jam person që i shkoj shumë pas ndjenjave ,por nuk është gjë e mirë kjo ❤❤️
 
Konkursi Letërsisë

  • Kur shiu pushoi

    Votat: 5 33.3%
  • Luna

    Votat: 8 53.3%
  • Në rrugët e qytetit

    Votat: 5 33.3%
Back
Top