Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature may not be available in some browsers.
nuk eshte ne fakt sepse thejsht vuan pak me shume sec duhet, ama me kohen mesoheshHahah o Sol ehh unë jam si Dostojevskiburim vuajtjesh për dashuri
![]()
Unë jam person që i shkoj shumë pas ndjenjave ,por nuk është gjë e mirë kjo ❤![]()
Do duroj dhe 2 vitenuk eshte ne fakt sepse thejsht vuan pak me shume sec duhet, ama me kohen mesoheshnuk u shkon me hic, ja te kapesh 30-ten edhe e kupto
![]()
Ne heshtje dhe me dënesëO @Xhelozi po ti mor s na the si dashuron ne momente me veten
Te kuptoj vllaNe heshtje dhe me dënesë![]()
Thash se do u bashkoje dhe ti po ehehTe kuptoj vlla![]()
Ku kam mosh per vetmi une morThash se do u bashkoje dhe ti po eheh![]()
Si ka munci ke harru Demi MooreKu kam mosh per vetmi une mor
Dikur po ...dashuroja cdo nate ne vetmi , Pamela Anderson dhe Naomi Campbell njekohesisht
I kisha vene posterat perballe![]()
Se kam pas mire muhabetin , qe kur preu floket ... s me degjoiSi ka munci ke harru Demi Moore![]()
I kishe perball njera tjetres apo n krah
i kishte pre flokt ai muhabetiSe kam pas mire muhabetin , qe kur preu floket ... s me degjoi![]()
Xhelo , mos me sill kujtime rinie te lutemI kishe perball njera tjetres apo n krah
i kishte pre flokt ai muhabeti![]()
Vuj n rini knaqu npleqniXhelo , mos me sill kujtime rinie te lutem![]()
Kam vujt boll vallahiVuj n rini knaqu npleqni![]()
Të dua… por jo ashtu si dashurojnë shumica.
Unë nuk pres, nuk kërkoj, nuk llogaris.
Të dua në heshtje, siç lulëzojnë lulet në errësirë, pa u parë, pa u duartrokitur.
Të dua siç mund të dojë vetëm një shpirt që ka vuajtur më parë ,
dhe ka mësuar se dashuria nuk është gëzim i lehtë, por e shenjtë.
E ndiej shpesh peshën tënde mbi supe, edhe kur nuk je pranë.
Fjalët që s’i the kurrë, vuajtjet që s’m’i tregove, frikërat që i mbajte fshehur.
I kam marrë unë. I mbaj unë. Sepse dashuria ime nuk pyeti “pse”.
Ajo u përkul, u fal, dhe qëndroi.
Më kanë thënë shpesh “Ti meriton më shumë”.
Por ç’është “më shumë”, kur zemra ime të përket ty?
Nuk është çmim që ta vlerësosh dashurinë.
Nuk është treg ku zgjedhë ofertën më të mirë.
Zemra ime nuk bëri asnjë pazar. Ajo të zgjodhi ty. Dhe të zgjedh ende ,çdo ditë.
Të dua edhe kur nuk më sheh.
Të dua edhe kur më largohesh, kur më shtyn, kur më lëndon.
Sepse dashuria nuk është parajsa ime .
Shiko fotografinë 2229305
Dashuria është vendimi im për të qëndruar… edhe kur dhemb.
Nuk jam këtu për të të ndryshuar.
Jam këtu për të të dashur ashtu siç je , me gjithë plagët, hapat e gabuar, heshtjet që djegin.
Jam këtu për të vuajtur bashkë me ty.
Sepse unë besoj se aty ku ka dhimbje , lind shërimi për të dy.
Ndonjëherë më mjafton veç një kujtim yt, një natë e vetme që nuk harrohet, një ëndërr që jeton më shumë se çdo realitet.
Sepse e dua atë ëndërr… më shumë se gjithçka tjetër që kam përjetuar në jetë.
Dhe e di që s’do të jem kurrë pjesë e jetës tënde ashtu siç kam ëndërruar.
Por do të jem gjithmonë aty ku zemra ime kërkon
një dashuri që nuk kërkon kthim, në heshtje por të flas më shumë se fjalët,
një sakrificë pa emër ...një dashuri në plot kuptimin e saj,në çdo formë të mundshme.
E destinuar të fal,të harroj,të dua ,të më lëndojnë.Por përsëri nuk do heq dorë nga ndjenja më e bukur e ekzistencës "dashuria" .Sa të jetoj do të dashuroj me gjithë qenien time...
Sa kopertin të bukur paska zgjedhur kjo Xhunga
Sa kopertin të bukur paska zgjedhur kjo Xhunga![]()
tashmë që je larguar,E di… kur dikush të do vërtet, nuk largohet.
As kur gabon, as kur rrëzohet, as kur zemra i shndërrohet në copëza të vogla që mezi mbajnë shpirtin brenda.
Por ti u largove.
U largove pa kthyer kokën mbrapa, sikur çdo gjë që ndërtuam të mos kishte ekzistuar kurrë.
Ti ftoheshe pak nga pak, si dimri që vjen pa zhurmë plot ngricë.
Çdo fjalë jotja filloi të bëhej më e thatë, më e huaj.
Deri sa, një ditë, më the me zë të ulët e sy të ftohtë
“Nuk mund të vazhdojmë më bashkë.”
Aty ndaloi gjithçka për mua.
Ndërsa ti ikje me qetësi, unë luftoja me mijëra stuhira brenda vetes.
Folëm për herë të fundit...
Të përqafova fort, me trupin që dridhej e me zemrën që bërtiste në heshtje
“Mos ik”
Por ti heshte. Dhe heshtja jote vriste më shumë se çdo fjalë.
Të ndjeva si herën e parë, por ishte hera e fundit.
Të pashë në sy për një çast të gjatë, ku çdo kujtim kaloi si film para meje.
U drodha e tëra.
Aty, në atë përqafimin që nuk do të rikthehet më, u thye çdo gjë brenda meje.
U dëmtova në vende që nuk shërohen kurrë me kohën.
Kur u ktheva në shtëpi, nuk isha më unë.
Ecja si e vdekur rrugëve të zbrazëta .
Jo sepse nuk të doja më, por sepse të lash të ikje...
Sepse ai që të do me shpirt, nuk të ndal me dhunë,
por të lë të zgjedhësh vetë, edhe nëse kjo e shkatërron.
Ti ike.
Ike pa kthyer kokën mbrapa.
Ike nga një zemër që do të kishte falur gjithçka.
Ike nga një shpirt që të kishte bërë vend në çdo cep të vetes.
Ike nga dikush që do të rrinte pranë edhe kur bota do të kthehej kundër teje.
Ike nga ajo që të donte jo për atë që ishe, por edhe për gjithçka që nuk ishe akoma.
Ike pa e ditur se sa shumë dhimbje le pas.
Ike si dikush që kurrë s’e ka njohur dashurinë vërtet.Ende mendoj që nuk e njeh dashurinë.
Dashuria nuk lë boshllëqe.
Nuk e copëton tjetrin në emër të lirisë.
Nuk largohet .
Kjo quhet fund.
Një fund që ti zgjodhe ta shkruash vetë.
Me duart e tua, me heshtjen tënde, me ikjen tënde.
Dhe unë?
Unë mbeta me kujtimet,
me përqafimin që më dogji lëkurën,
me zërin që m'u ngjir nga e pathëna.
Mbeta me një zemër që më rreh për dikë që nuk është më.
Por unë po ngrihem.
Po ngrihem nga ky fund që shkrove ti, do nis një fillim që do ta zgjedh unë.Ti përsëri do shfaqesh,do më kërkosh .Por do të jem dikush tjetër,thuajse e panjohur për ty që veç do të buzëqeshi për së largu .
Shiko fotografinë 2229766
"Luna"
Unë premtoj të dashuroj gjithmonë Profetashmë që je larguar,
ani, jetën e gëzofsh,
unë me vuajtjen kam pajtuar
edhe këtë do ta kuptosh!
ti i bën bukur këto ...Unë premtoj të dashuroj gjithmonë Profe![]()
Mua më pëlqen të shkruaj drama sepse i përshtaten më së shumti realitetit ,ndërsa happy end jan për përralla më shumë .Unë them shpesh "asgjë nuk zgjatë përgjithmonë" ,në shumicën e rasteve .ti i bën bukur këto ...
" Po ngrihem nga ky fund që shkrove ti, do nis një fillim që do ta zgjedh unë.Ti përsëri do shfaqesh,do më kërkosh .Por do të jem dikush tjetër, thuajse e panjohur për ty që veç do të buzëqeshi për së largu ."
këtu, ti humbësin e bën krenar dhe mospërfillëse ndaj mospërfillësit ... në njëfarë forme si hakmarrës/e ... mospërfillja dhe hakmarrja nuk janë të dëshirueshme te lexuesi...
Bëj përpjekje që ndonjë tregim i këtillë të përfundojë me Happy end ... me pajtim!
Mua më pëlqen të shkruaj drama sepse i përshtaten më së shumti realitetit ,ndërsa happy end jan për përralla më shumë .Unë them shpesh "asgjë nuk zgjatë përgjithmonë" ,në shumicën e rasteve .![]()
Më shumë kështu profe![]()
![]()
![]()
![]()
po i bie edhe pak më trup ...
" Po ngrihem nga ky fund që shkrove ti, do nis një fillim që do ta zgjedh unë.Ti përsëri do shfaqesh,do më kërkosh .Por do të jem dikush tjetër, thuajse e panjohur për ty që veç do të buzëqeshi për së largu ."
po i thua tjetrit ( po shprehem katundarqe ): vetë e deshe .... shko në RRS, jam vetja e nuk ma ninë për ty!
( në faqe )