Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Hahah o Sol ehh unë jam si Dostojevski 🤣🤣 burim vuajtjesh për dashuri😝 🤣

Unë jam person që i shkoj shumë pas ndjenjave ,por nuk është gjë e mirë kjo ❤❤️
nuk eshte ne fakt sepse thejsht vuan pak me shume sec duhet, ama me kohen mesohesh :D nuk u shkon me hic, ja te kapesh 30-ten edhe e kupto :P
 
Të dua… por jo ashtu si dashurojnë shumica.
Unë nuk pres, nuk kërkoj, nuk llogaris.
Të dua në heshtje, siç lulëzojnë lulet në errësirë, pa u parë, pa u duartrokitur.
Të dua siç mund të dojë vetëm një shpirt që ka vuajtur më parë ,
dhe ka mësuar se dashuria nuk është gëzim i lehtë, por e shenjtë.
E ndiej shpesh peshën tënde mbi supe, edhe kur nuk je pranë.
Fjalët që s’i the kurrë, vuajtjet që s’m’i tregove, frikërat që i mbajte fshehur.
I kam marrë unë. I mbaj unë. Sepse dashuria ime nuk pyeti “pse”.
Ajo u përkul, u fal, dhe qëndroi.
Më kanë thënë shpesh “Ti meriton më shumë”.
Por ç’është “më shumë”, kur zemra ime të përket ty?

Nuk është çmim që ta vlerësosh dashurinë.
Nuk është treg ku zgjedhë ofertën më të mirë.
Zemra ime nuk bëri asnjë pazar. Ajo të zgjodhi ty. Dhe të zgjedh ende ,çdo ditë.
Të dua edhe kur nuk më sheh.
Të dua edhe kur më largohesh, kur më shtyn, kur më lëndon.
Sepse dashuria nuk është parajsa ime .
Shiko fotografinë 2229305
Dashuria është vendimi im për të qëndruar… edhe kur dhemb.
Nuk jam këtu për të të ndryshuar.
Jam këtu për të të dashur ashtu siç je , me gjithë plagët, hapat e gabuar, heshtjet që djegin.
Jam këtu për të vuajtur bashkë me ty.
Sepse unë besoj se aty ku ka dhimbje , lind shërimi për të dy.
Ndonjëherë më mjafton veç një kujtim yt, një natë e vetme që nuk harrohet, një ëndërr që jeton më shumë se çdo realitet.
Sepse e dua atë ëndërr… më shumë se gjithçka tjetër që kam përjetuar në jetë.
Dhe e di që s’do të jem kurrë pjesë e jetës tënde ashtu siç kam ëndërruar.
Por do të jem gjithmonë aty ku zemra ime kërkon
një dashuri që nuk kërkon kthim, në heshtje por të flas më shumë se fjalët,
një sakrificë pa emër ...një dashuri në plot kuptimin e saj,në çdo formë të mundshme.
E destinuar të fal,të harroj,të dua ,të më lëndojnë.Por përsëri nuk do heq dorë nga ndjenja më e bukur e ekzistencës "dashuria" .Sa të jetoj do të dashuroj me gjithë qenien time...

Bukur 🤗😁

WhatsApp-Image-2025-01-13-at-15.35.00-4.webp
 
Në qetësinë që nata më fal,
kur qyteti hesht dhe hapat mungojnë,
ndjej veten më pranë se kurrë,
një shpirt që flet me hijet e kohës.


Çaste të shkuara trokasin lehtë,
si gjethe që bien mbi xhamin e ftohtë,
kujtime që digjen e ngrohin shpirtin,
herë si mall, herë si plagë që s'shërohet.


Unë e vetja, përballë në pasqyrë,
flasim me sy, pa fjalë, pa zë,
ajo më rrëfen për ëndrrat e fshehura,
unë i rrëfej për çka më mungon.


Janë netë si këto që krijoj pa pushim,
fjalë që lindin nga dhimbja dhe shpresa,
rreshta që dridhen në letrën e bardhë,
si jeta, e paqartë, por e ndjerë thellë.


Ëndrrat më ndjekin, të vogla, të mëdha,
disa më gënjejnë, disa më frymëzojnë,
të tjerat flenë në një qoshe të mendjes,
duke pritur një ditë të rilindin në vargje.


Sa shumë kam folur me vetminë time,
ajo nuk më gjykon, nuk më nxiton,
më lejon të jem ai që jam,
i lirë, i çiltër, pa maska në fytyrë.


Në çdo rresht që shkruaj, jam unë,
në çdo rimë, një copëz e shpirtit tim,
krijimet janë dritaret e heshtjes sime,
ku shpirti merr frymë e frymëzon.


Kujtimet? Janë si libra të vjetër,
me faqe të zverdhura, por plot jetë,
herë qaj kur i lexoj, herë qesh,
por asnjëherë nuk i harroj.


Dhe kështu, ndërmjet natës dhe fjalës,
ndërtoj botën time të brishtë e të fortë,
me momente të thjeshta e të vërteta,
me ëndrra që s’ndalen, me zemrën që shkruan.
 
A e di?

A e di? Zëri yt si melodi,
Gjithçka dua, je veç ti.
Por ti jo, nuk e kupton,
Lumturohesh, kur më trishton.

A e di, çdo ndjenjë e imja je ti,
Çdo shkëlqim në syt’ e mi.
Je arsyeja që unë buzëqesh,
Je mendimi që më ngre peshë.

A e di, sa dashni kam për ty – e di?
Sa rëndësi ke në syt e mi?
Se askënd më nuk e shikoj,
Asnjë s’e le që të më zgjoj.

Ti s’e di, sa të vret kjo ndjesi,
Të të dojë vetëm një njeri.
Ti shteron në këtë dashuri,
Por te ti, unë vij përsëri.

Tek ti do vij, veç tek ti,
Tek ti shpirti më gjen qetësi.
Kam rënë thellë në dashuri,
Me buzëqeshjen tënde – e di.


1746560878659.webp
 
Kam ndërtuar një vend për ty në mendjen time. Një realitet timin, ku ti nuk ke ikur. Aty të them gjithçka që nuk arrita të them kurrë. Aty të kërkoj. Aty më prek dorën kur më dridhet zëri. Aty je ende imi. Aty s’të kam humbur.
Të flas...Pa zë. Brenda vetes. Dhe më duket sikur më dëgjon.
Nuk di ta quaj më këtë dhimbje. Nuk është thjesht mungesë. Është një peshë që rri mbi gjithçka që bëj, gjithçka që jam. E bukura është që s’dua ta largoj. Sepse është e vetmja mënyrë që të të kem.
Unë të dua ende… në një kohë tjetër, në një hapësirë tjetër… që ekziston vetëm brenda meje...
1746908918264.webp
 
U zgjova sot me 1 dhimbje në kraharor .Më doli gjumi herët dhe ndjeva që nuk jam mirë.Kuptova që e kisha ngarkuar shumë veten emocionalisht kohët e fundit ,dhe tani më dhembin pasojat .Ndonjëherë mendojmë se kemi çdo gjë në dorë ne ,se kur diçka shkon për "dreq" është faj ynë.Mendojmë se nuk jemi duke bërë më të mirën ose sikur jemi jo mjaftueshëm për të tjerët.Ti sillesh mirë dhe lë dashurinë të shpërndahet në ajër ,dhe ajo godet tek shpirtërat e zbrazët.Në moment që ata mbushen sheh që ti je konsumuar.Përpiqesh të kërkosh disa grimca të rikuperohesh sepse e di që e ke aftësin ti shëndrosh ato grimca molekulash në një atom të veçantë veç me jone pozitive .Ti përhumbesh duke kërkuar grimcat dhe përfundon në rrugë pa krye.Pikërisht aty fillon të reflektosh...qan për herë të fundit duke larë çdo plagë që more në atë udhëtim shpirtëror, dhe i lë të shkojnë ndjesitë e dëmshme të ikin bashkë me flladin pranveror, duke i ngjitur shumë shumë lart në oazin e kujtimeve .
Përpiqesh të rimarrësh frymë dhe gjen motive të reja për të shëruar apo mbushur veten me energji të mirë.Kur shërohemi plotësisht kjo periudhë e vështirë tani për ne do të na duket si diçka e lehtë,dhe çdo gjë e paskemi ndërlikuar vet ne...
Dhuro dashuri aq sa duhet dhe aty ku duhet se jo të gjithë e meritojnë atë dashuri të pastër tënden -i thash vetes në pasqyrë pasi i pash rrathët e syve goxha të theksuar.Koha të tregohesh ashtu siç meritojnë.Jep harres dhe ec përpara ...lulëzo ,ndriço.Ngrihu dhe shkëlqe


1742051270608.webp
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 6 75.0%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 3 37.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 1 12.5%
Back
Top