Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Ylli im

Dikur shihnim yllin bashkë..tani të shoh si yllin më të bukur. A duhet të jem xheloze për hënën që të mban në gjirin e saj ? Normalë kam qën unë e priviligjuara…

A duhet të mendoj tashmë që më ke lën të vetmuar ?

Nuk jam xheloze …thjeshtë mendimet e mia dua ti mbash vetęm ti. I pushtetshëm deri në përjetësi.

Urime o ëngjëll i përjetshëm i shpirtit tim.

Sot është përvjetori yt ..e un nuk jam me ty …ama që të dy e dim se në çdo lloj bote jemi të pandarë me njëri tjetrin . Ne kemi qën dhe do të mbetemi një. Festo dhe buzëqesh edhe për mua . Shkëlqe si gjithëmon o ylli im i bukur .

E di ? Te gjithë më pyesin se pse i adhuron yjet…. ? Pse nuk flë kurrë pa shkëlqimin e tyre?

Por asnjë se di që aty je ti edhe unë nuk flë pa puthjen tënde .

O admirim i përjetshëm ylli im plot shkëlqim ..kam shumë mall për ty ylli im.

Viki 11/01
 
Me fal

Më fal perëndeshë…

Ti Hëna ime që gjkthë jetën ke shkëlqyer ..e më ke dhën më të mirën e mundshme .
Ti që di vetëm të injektosh dashuri …ti je përkufizimi i plotë i fjalës dashuri shpirti im..

Më fal që ndonjëherë mund të kem lan pas dore ….jo se nuk kishe rëndësi …përkundrazi ti ke merituar cdo gjë të bukur , gjithe dashurine e botës …Edhe jetën un për ty e jap veç jeto!

Sikur ta kthjeja kohën prapsh nuk do largohesha kurrë nga ty Mam..
Sikur të ta falja universin oh sa pak do ishte .
Por jo unë Isha obsédé që të kisha dhëne mjaftueshëm .

Që të kam bër të ndjehesh krenare për çka unë kam arritur , për cdo veprim timin , për zgjedhjet e mia ….ne fakt jo . Ti meriton shumë…

Edhe pse tani që jam rritur kuptoj që jam shembellimi yt . Po Mam ..dhe jam krenare për ktê gjë sepse kushdo do dëshironte të ishte ne vëndin tim ….

Por jo Fatlume isha unë…

Te shoh e them o Zot Mam ti je Shumë e bukur ….ai shpirti yt nuk ka çmim.

Aroma jote ….mua më largon cdo dhimbje… e cuditshme kur isha sëmur nuk duroja dot të piperinte miza ..nuk di sa herë ti vije t’më përkëdhelje flokët dhe unë si njeri i egërsire të largoja . E ti duroje ..vije perseri e un aty gjeja qetesine . Ishe ilac shpirti .

E di?! Ti nuk e di akoma që një natë ëndërrovq sikur te humba…

E tmerruar zgjohem dhe zgjohem Edhe jastëkun e kisha larë me lot .
O zot çfare dhimbje e madhe .
Jo un pa ty sdo jetoja dot .

Tani që jam rritur më vjen të ulëras ! Ti je hyjnesha îme . Je inspirim e je arsyeja Pse un jetoj .

Të dua mam . Më fal që gjithë jetën kam qen e përkëdhelura e babit ..më fal për cdo lot .
Por jeta îme pa ty nuk do kishte sens .


Behu hëna ime që me përkedhelinë e saj tmë vëre në gjumë…

Bëhu dielli qe ngroh shpirtîn tim .

Bëhu dritë më ndriço udhën…

Bëhu Zot o engjëlli im mbrojtës…

Mam un akoma sjam rritur .
Të dua prane vetes perjtesishtë!

Viki 15/03
 
Kesaj teme nuk po i ndez qiri ...se paska lidhje me veten !
Une me veten nuk kam konflikte te ashpra , po ka edhe momente qe zgjohem keq dhe kam thyer 29 pasqyra ne momente kontradiktash me veten !
Nuk jam perpjekur te perllogaris vitet e tersit , se une zakonisht jam shume optimist ...kam gjetur edhe nje tip qe i i qaj hallet dhe mi ben pasqyrat lire ! Eshte njeri te Siri Kodra , po s po i mbush dot mendjen te futet ne forum , qe te mi beje pasqyrat pa lek !
Pasqyra me filtra bën ai 😂😂
 
Pranvera trokiti sërish por ajo e kish arkivin e shpirtit plot me lule të thata.
Nostalgjia dhe kujtimet i ishin shtriqur aq shumë në qenien e saj saqë nuk e linin të ngrinte kokë e të shihte aromën dehëse të kësaj pranvere.
Degët e pemëve i kishin shtrirë krahët anë e mbanë dhe ngecnin në flokët e saj sa herë kalonte, mirëpo ajo kacafytej aq shumë me to,me të njëjtin intensitet siç bënte me fatin e saj.
Fluturat i rrinin mbi supe ,mbase për t'i kujtuar se ajo nuk ishte vetëm dhe pse dhimbja e kish kapur përdore si mikja më e pandalshme e saj.
Ishin dhe ato zogjtë që i cicëronin te veshi dhe i dukej sikur po dëgjonte melodinë e kujtimeve..
Flladi i ngrohtë e rrëzonte në Lëndina dhe rrokullisej bashkë me lotët e saj..
Furishëm binte hera herës edhe shi,e dërrmonte deri në palcë nga lagështira, po ku i bëhej vonë? Ajo sytë i kishte çdo ditë shi..
Trëndafilat kishin çelur, i mbushte duart duke i këputur në çdo shtëpi dhe pse gishtërinjtë i ishin çarë nga gjembat por ajo ishte mësuar nga gërvishtjet e shpirtit dhe kjo nuk i dukej gjë ,për habi.

Ah ç'pranverë..
E mbushur plot mall dhe mungesë lulëzimi shpirtëror.



Shkruar kështu,tani,në kushte të mjerueshme, autobuz..04.03.2024
 
Në errësirën që na bashkoj
Aty nisëm rrugëtimin
Dorë përdore të bashkuar
Për ta gjetur pak ndriçimin
Ashtu të heshtur dorështrënguar
Errësirën pas po linim
Nëpër ëndrra të trazuar
Gati për të prit Agimin
Dhe kur djelli më në fund lindi
Ball për ballë ne ndaluam
Na përhumbi i thell shikimi
Aty shpirtrat bashkë bashkuam
Lëm të futem të pëshpërita
Në zemrën tënde aty më mbaj
"Me kohë qëndron aty si drita"
Më the dhe ike ti pastaj .
Bashkë do jemi përgjithmonë
Asnjëherë nuk do të humb
Ktheve kokën mërmërite
Ky është fillimi nuk është fund 🌞
 
Era..

Dielli duket se perendoi sebashku me deshiren.
Hija e saj e rende pershkon ngadal erresiren.
Te shkuaren e larget shetit rrotull meje era.
Gjithcka eshte rrezuar ne toke, tamam si sende te pavlera..

Mund te heshtesh pasi ndienja te ngurron.
Por sa keq veshtrimi jot pa e kuptuar te tradhëton.
S'mund ta perballosh dot aspak te verteten.
Dobesia jote ngjason me nje gjeagjez per jeten..

Tani mund te degjoj vec fershellimat therese te eres..
Gjithcka me ngjason me nje dimer ne mes te pranveres.
Cdo pjese e se gjalles u mbulua krejt nga acari.
Cdo pjese e ati kapitulli u dogj nen hijen e nje zjarri..

Vetmia nis te ndjek eren e me te sebashku te udhetoj..
Ndoshta ende sjam gati lamtumiren ta dhuroj.
Mbase do jete me mire te largohem nen hijen e eres..
Pasi e ndiej veten si efekti i alkolit te veres.
 
Po mbledhe neper forum shkrimet e dikurshme

Gjeta kete:

Kur pranvera vonohet

Shkriu bora maje mali
Gjalleroi cdo gje mbi dhe
Ku eshte struke ai shpirt yt
Qe n'kto kohe nuk u vu re

Lulet qelen plote arome
Dallendyshet erdhen ladrim
Mos t'perlau rreze e diellit
Sikur vesen ne agim

Po te pres cdo dite te rruga
Qe te sjellesh gjallerim
Kur do vje kete vit pranvera
E te ngrohe dhe shpirtin tim
 
images.jpeg

Në thellësinë e natës, ku qetësia flet më fort se çdo fjalë, dhimbja e brendshme zgjohet e të lë ty të ngratë. Ajo nuk bërtet, nuk rënkon me zë të lartë. Thjesht, qëndron aty, si një hije . E shtrirë në krahët e heshtjes, përpëlitem të gjej një fije shprese ,por më kot ajo mungon.Dhimbja është një zjarr i ftohtë, që nuk digjet me flakë, por mbërdhin me boshllëk.

Pse është kaq e vështirë të flasësh për atë që s’e sheh askush? Njerëzit mendojnë se dhimbja ka formë, se ka zë, por ajo nuk ka asgjë përveç peshës së saj. Një peshë që bie mbi shpirtin tim dhe më lë pa frymë. Çdo mendim më ngjan si një gur në zemër, çdo kujtim një plagë që s'duket. Ata që rreth meje më shohin, por nuk më njohin vërtet. Nuk mund ta ndjesh këtë dhimbje me shikim, duhet ta mbartësh brenda teje, si unë që ta kuptosh.

A është kjo e përjetshme? A ka fund ky udhëtim i pafund? Ndoshta jo. Ndoshta dhimbja është një pjesë e imja që s'mund ta largoj. Më shoqëron në çdo hap, më rikujton se ekzistoj, se ndiej. Dhe ndoshta është pikërisht ky paradoksi – pa të, s’do të isha më unë. Pa dhimbjen, do të humbja vetveten.

Por a do të dua unë të jem vetvetja në këtë formë? A jam e dënuar ta jetoj këtë brenda këtyre mureve që kam ndërtuar vetë? Ndoshta, ndoshta jo. Thjesht di që brenda çdo qetësie ka një stuhi, dhe brenda çdo stuhie ka një dëshirë për t’u çliruar. Ndoshta një ditë kjo dëshirë do të triumfojë mbi errësirën time të brendshme. Ndoshta jo por kam shpresë .
 
1726415167092.png
Unë dhe ti vetmi

Vetmi… o heshtje që s’ka nevojë për fjalë. Gjithmonë më ndjek, si një hije e padukshme që nuk largohet kurrë. Më përcjell në mëngjes kur hap sytë, dhe natën, kur mbyll sytë, je aty, duke më vështruar nga errësira. Ndjej prani, por asnjë njeri pranë. Ka vetëm boshllëk. Çdo tingull që dëgjoj nuk është veçse një jehonë e zbehtë, një kujtesë e asaj që mungon.

Nuk është se mungojnë njerëzit përreth meje, jo, ata janë aty. Rrugët janë plot. Zhurma e qytetit është si një mur që më mban brenda mendimeve të mia, duke më shtyrë më thellë në vetvete. Ndonjëherë ulem mes njerëzve, ndjej ngrohtësinë e tyre, dëgjoj të qeshurat e tyre, por nuk e ndiej veten aty. Është si të jesh në një dhomë të mbushur me zëra, por të mos dëgjosh asnjë fjalë.

Vetmia nuk është thjesht mungesë e dikujt pranë. Është boshllëku që ndjen brenda, boshllëku që nuk mbushet me fjalë, as me praninë e të tjerëve. Është mungesa e diçkaje që nuk di si ta përcaktosh, si ta emërosh. Sikur të kesh një zbrazëti të madhe brenda zemrës që nuk arrin ta mbushësh.

Shpeshëherë mendoj se vetmia është një pjesë e natyrshme e qenies njerëzore. Një pjesë e jona që kërkon vazhdimisht, por nuk gjen kurrë atë që kërkon. Dhe ndoshta, në fund të fundit, nuk ka asgjë për të gjetur. Ndoshta vetmia është e vetmja gjë që kemi për vete. Dhe ndoshta, është e mjaftueshme... ose ndoshta jo.
 
1729328130849.png
Ndodh!
Ndodh të zhgënjehesh e vetes mos t'ja pranosh që sje si ata.Ndodh, të helmohesh pikërisht nga duart e atyre që të hiqeshin si miq e helmi tyre të të depërtonte në lëkurë ,e më pas në vena ndërkohë që ti jepje dozat e dashuris.Ndodh të të dhembin plagët sa herë që qielli vrenjtet e koha prishet,rebeshet e furishëm të të përmbytin e llumi tokës të të vesh me baltë .Ndodh të fundosesh e kur stuhia mbaron ti se njeh dot më veten sepse të ka transformuar totalisht .Ndodh, të kërkosh ndihmë dhe ata që ti i shihje si armiq të të dalin personat që të zgjasin dorën e të rimëkëmbin .Ndodh,të përjetosh ndjenjën e neveris e mos ti durosh dot më fallcitetet e njerëzve .Ndodh ,që në fund përqafon paqen dhe beson te drejtësia e te një zot lart .Buzëqesh dhe pret me padurim të të paguhen të gjitha ligësit që të kan bërë ,sepse askush si shpëton dot "Karmës" .Ndodh e do të ndodh për aq kohë sa tjetri prek fundin ,bërtet dhimbjen dhe ngre kokën lart nga qielli ashtu i vrarë.Ndodh ta rigjesh veten pësëri ,por sje si më parë .Ndodh të të ndryshojnë të gjitha çka kalove .Ndodh ,të ndryshosh karakterin,por jo zemrën.Ndodh të ndryshosh besimin por jo vlerat .Ndodh të mos jesh më ajo që ke qen sepse ashtu të kan bërë ,të akullt nga jashtë e të mos kesh më besim.
 
Sot po mendoja per nje fragment te ktheja koken mbrapa por pastaj u kujtova qe vuj nga ngrirja e muskujve te qafes dhe e lash fare 🤣

A thua se nuk kam perpara nje bot per te eksploruar, duar te ngrohta qe me shoqerojne dhe zemra te pastra qe me ledhatojne ne cdo hap, qe qeshin me lot me gafat e mia por kurre per mua... parajsa ime ne tok, kur kthehem brenda ktyre 4 mureve dikur armike.
 
Sot po mendoja per nje fragment te ktheja koken mbrapa por pastaj u kujtova qe vuj nga ngrirja e muskujve te qafes dhe e lash fare 🤣

A thua se nuk kam perpara nje bot per te eksploruar, duar te ngrohta qe me shoqerojne dhe zemra te pastra qe me ledhatojne ne cdo hap, qe qeshin me lot me gafat e mia por kurre per mua... parajsa ime ne tok, kur kthehem brenda ktyre 4 mureve dikur armike.
Unë gjej paqe te ty ❤️
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 2 14.3%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 5 35.7%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 4 28.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 21.4%
Back
Top