Të dua… por jo ashtu si dashurojnë shumica.
Unë nuk pres, nuk kërkoj, nuk llogaris.
Të dua në heshtje, siç lulëzojnë lulet në errësirë, pa u parë, pa u duartrokitur.
Të dua siç mund të dojë vetëm një shpirt që ka vuajtur më parë ,
dhe ka mësuar se dashuria nuk është gëzim i lehtë, por e shenjtë.
E ndiej shpesh peshën tënde mbi supe, edhe kur nuk je pranë.
Fjalët që s’i the kurrë, vuajtjet që s’m’i tregove, frikërat që i mbajte fshehur.
I kam marrë unë. I mbaj unë. Sepse dashuria ime nuk pyeti “pse”.
Ajo u përkul, u fal, dhe qëndroi.
Më kanë thënë shpesh “Ti meriton më shumë”.
Por ç’është “më shumë”, kur zemra ime të përket ty?
Nuk është çmim që ta vlerësosh dashurinë.
Nuk është treg ku zgjedhë ofertën më të mirë.
Zemra ime nuk bëri asnjë pazar. Ajo të zgjodhi ty. Dhe të zgjedh ende ,çdo ditë.
Të dua edhe kur nuk më sheh.
Të dua edhe kur më largohesh, kur më shtyn, kur më lëndon.
Sepse dashuria nuk është parajsa ime .
Shiko fotografinë 2229305
Dashuria është vendimi im për të qëndruar… edhe kur dhemb.
Nuk jam këtu për të të ndryshuar.
Jam këtu për të të dashur ashtu siç je , me gjithë plagët, hapat e gabuar, heshtjet që djegin.
Jam këtu për të vuajtur bashkë me ty.
Sepse unë besoj se aty ku ka dhimbje , lind shërimi për të dy.
Ndonjëherë më mjafton veç një kujtim yt, një natë e vetme që nuk harrohet, një ëndërr që jeton më shumë se çdo realitet.
Sepse e dua atë ëndërr… më shumë se gjithçka tjetër që kam përjetuar në jetë.
Dhe e di që s’do të jem kurrë pjesë e jetës tënde ashtu siç kam ëndërruar.
Por do të jem gjithmonë aty ku zemra ime kërkon
një dashuri që nuk kërkon kthim, në heshtje por të flas më shumë se fjalët,
një sakrificë pa emër ...një dashuri në plot kuptimin e saj,në çdo formë të mundshme.
E destinuar të fal,të harroj,të dua ,të më lëndojnë.Por përsëri nuk do heq dorë nga ndjenja më e bukur e ekzistencës "dashuria" .Sa të jetoj do të dashuroj me gjithë qenien time...